Walt Disney thoshte: Dallimi mes ëndrrës dhe projektit është afati 

Unë besoj se çdo ëndërr që njeriu ka, me sy hapur jo me sy mbyllur, është e realizueshme. Por sigurisht sa më e madhe ëndrra, aq më e madhe përpjekja për t'ia dalë. E për t'ia dalë duhet ta projektosh ëndrrën ashtu siç duhet dhe ta ndjekësh projektin tënd me kurajo e vendosmëri.

Sot po ju prezantoj një aplikacion për të bërë realitet 10 ëndrrat më bindëse qe ju keni për këtë vit. Po natyrisht ato duhet të jenë edhe të artikuluara bindshëm përmes një projekti. Afati për të kërkuar financim për projektin tuaj është 28 shkurti. Në mars do të shpallen 10 ëndërrimtarët apo grupet e endërrimtarëve, të cilët i kane kthyer në 10 projektet me interesante për financim ëndrrat e tyre.

Kurajo miq, mos e harroni asnjëherë se ku ka një ëndërr dhe një vullnet të fortë, ka gjithnjë një rrugë për t'ia dalë.

64 Komente

Ky llosh ka nisur të bëhet i neveritshëm pa mbushur ende dy vjet në krye të qeverisë. Nuk bëhen punët e Këshillit të Ministrave me aplikacione. E as hapen vende pune me propagandë aplikacionesh. E as rregullohet ekonomia me aplikacione të këtij lloji.

Aplikacioni nuk prish pune. Nuk ka asgje te keqe. Me mire te jete se sa te mos jete.

Shume ide e mire. Edhe ketej organizohen pervit keshtu eventesh. Di qe nasa pervit ben ksho konkursesh. E mer Ed mer Ed, nona je. 

Shume ide e mire. Edhe ketej organizohen pervit keshtu eventesh. Di qe nasa pervit ben ksho konkursesh. E mer Ed mer Ed, nona je.

Ose Edi Rama edhe kryeminister, edhe NASA, edhe anije kozmike. 

Kush mund te aplikoje?

Cdo gjimnazist, student apo i ri deri ne moshen 30-vjecare

Kur thu i ri deri ne moshen 30-vjecare ke te perfshire edhe gjimnazistin, o mere me long.

 

E specifikon qe te mos shkojne ata te tetevjecares me kot. Eshte nga gjimnazist deri ne 30 vjec. E ka thene ashtu duke hamendesuar qe te gjithe e kane nivelin baze te inteligjences per te kuptuar 2+2=4.

rrofsh per sqarimin po simas kesaj atehere paska fut studentin kot ne fjali smiley prap mere me long ngelet

1 ne 70 milion eshte shume thoshe dje smiley.

 

nuk ishe ti mere me long mos ki merak smiley

 

Keshtu PO .Njesoj si para pllakes se shkruar ne Toke ne Mnahattan."Amerika vendi i Plotesimit te enderrave" Kjo ftese mund te jete nje enderr Europiane me mundesi per te gjithe . Te ringjall kohen e Luterkingut " Une kam nje ender "

Ec aty ,po shndrroje ne realitet me masa plotesuese .

E para Ligj kunder Berishisteve me rrahje Publike sa here qe lehin e trazojn  enderrat e shqiptareve duke i ftuar per Krim , Gjak e Permbysje !

ps ..rrahje Publike vetem Berishen . Behar Mera duke e zene per shpatullash dhe nxjerr jashte nga nje dere me shqelm Bytheve . Sigla me e ndjekur e Mediave ! Bene smiley

Dikur i thonim aplikim. Tani qenka aplikacion.

Aplikacion eshte per apps, Gjembi. Aplikimi eshte po njesoj.

Po çne njoftim ke Peshku?

Ktu vetem 1 (një) gjimnazist kemi smiley

....smiley  

Ikkk... Qamil ik, tha..smiley
 

mire mer ai ta fitoje, hallall ia bofte peshkusmiley

ai eshte juria mer shoku smiley

smiley Sa i keq je

Lene lene se paskemi qen me nji gjatesi vale me S1KQ-ne tuj shkru vjersha ket jave smiley

 

O qumësht pamor
Që ushqen prej gjijve
Demon e korifej
Të harresës korrektive
Këmbë përmbi këmbë
Mbështet mbi pëllëmbë
Nën peshën shkërmuese
Të një gjumi të rëndë
Ëndërrova dhe unë
Një Cirqe magjepëse
Harkuar si mace 
Mbi makinën qepëse
Me sy gastare
Të thyera në dritare
Me zjarrmi shkrumbuese
Shfarosëse për fare
Por kurrë nuk foli korbi
Nuk kërkëlliti dera
Burrash, edhe unë
Kam pas plot halle tjera.

 

 

Edi ma cosa hai bevuto?Vai a lavorare dai!smiley

smiley 

E duam Shqiprine si gjith Europaaa.

Uppppsssss
Onderr e parrallizume dhe mos u rralizoft jarebi se do na mysin bythzijte. Te bohet si Greqi Pakit e Afganet rrugve.

Keni pare enderr te keqe? Telefononi Kryeministrin ne numrin e tij personal qe tia u shpjegoje se c'kuptim ka. 

P.S. shkabe, urime per detyren e faqosjes se artikujve kryesore te Peshkut. 1 enderr down, 2 more to go.

Dmth, vetëm 10 vetave do u bëhet ëndrra realitet, të tjerët do shikojnë ëndrra në diell

Problem nuk jane "te tjeret" por ai qe do renditet i njembedhjeti.

Ku qendron problemi te i 11-ti? Që iu mbyll dera në surrat?

 

Kot ka vene limit moshe Rama. Endrrat nuk pyesin per Moshe! E zakonisht u jipet prioritet atyre qe s'u ka mbet shume kohe per t'realizu endrrren. Otherwise u mbeti ne sirtar! 

I duen endrra me tinejxher komunistat. Kane luejt mensh.

 

Llastice, qa t'ka mbet pishman ty ngaqe s'e ke realizuar dot n'rini, hapja zemren KM Forever21.

What a joke!!!!!

Endra ime-thote miku. Po cdo qenie  qe lind jeton me endra, dhe me endra shqiptaret nuk jane keq. Puna eshte si qeveria i krijon mundesi njerzeve qe endrat ti kthje ne realitet. Fakti eshte qe shumica e te rinjeve ne shqiperi jane pa pune megjithse kane mbaruar "shkolla te larta" punojne kamarier, ose ne `call center` , mungojne mundesite per te gjetur pune, mungojne investime serioze. 

Unë besoj se çdo ëndërr që njeriu ka, me sy hapur jo me sy mbyllur, është e realizueshme.

Nje pyetje Edi Rames- Cbehet me endren e madhe, Rilindja shpresa e te gjithe shqiptareve, po realizohet  ?

smiley

Djali i kusheririt tim ka marre nje diplome per gjemranishten, dhe punon kamarier, here ne pune here pa pune punon ne te zeze pa siguracione dhe eshte 23 vjec .Endra e tije eshte te kete nje pune por e vetmja mundesi per te gjetur pune eshte nje "bos" nga Kuksi, qe i jep kesh ne dore, 25. 000 lek ne muaj, duke punuar gati 50-60 ore ne jave! 

Edi Rama  a mund t`ja realizosh endren ketij djali ? Ti krijosh nje vend pune te sigurte me letra, me siguracione, ect ect  ?  smiley

Endrra ime "ti humbi blloku ilirit dhe ta gjej une". Maje icik shenim z. KM 

Po normal, pse ca kujtove mos doja bllokun e ilir kernit me pa datat kur ka shafqje TOB-i e? smiley

Po pse blloku i I. Floriri ka ndonje skeme sekrete per vendodhjen e pasurise ? smiley 

Sa te varfra i kane endrrat shqiptaret... 

1. Siguri per jeten

2. Siguri per pronen

3. Vende pune

 

Te pakten realizo njeren nga keto endrra o njeri perfid!

A me prezanton dot njeri me Cameroon Diaz? Thank you.

me i rras tyten kallashit osht nji onderr e realizushme nga kryeministria..

si duket leshi nuk tregon rrudhat ,  ashtu i rruar do te dukej i shemtuar,  simbas Diaz  smiley 

Siguria e jetes-eshte detyra kryesore e cdo kryeministri, e cdo qeverie, dhe kjo eshte e lidhur, me Rendin, me Ministrine e shendetsise, me Ministrine e Buqsiise dhe ushqimit, me Ministrine eDrejtesise, Puneve sociale, ..ect pra me te gjithe aktivitetin e Kabinetit qe Edi Rama, drejton.

... keto qe shkruan ai "Endra ime ne 2015" jane pune e njerzeve te tjere poshte qeverise  ! 

Ky duhet te bej detyrat e shtepise dhe t`mos harxhoje kohen kot, duke dal per dite ne TV me keq se ai paraardhesi i vet, i cmendur! 

 

Kam hall se mos e morin vesh te gjith qe ka fut aplikim dhe kanakari. Mos u cudisni, ai i shkru leter ene santes. 

Une kam nje enderr te rrenjosur thelle ne enderren shqiptare qe ne vitin 2015 KM te qendroje nje nate te vetme pa dale ne TV.smiley

Alba..meqe ra muhabeti edhe une kam nje enderr. Të ta them?

nje mendje e turbullueme si e jotja patjeter qe ka enderra .smiley

Qent mocet e konet ordinere lehin, programi dhe enderrat ecin para. Ta hengsha zemren o edi rama, vetem per ket peshtjellimin qe i shkakton katunarve dhe provincialve merito 24 vjet aty. Se dhe pordha modhe o art. O artist

Ta hengsha zemren o edi rama

help is on the way...smiley

daj, plas mren zullumqaret e mdhenj. si psh, ky qe iu tha "na fal se u nxitum n'akuza". me ate realizo nji milion projekte ondrrash. sjell edhe zonjen "ndeshkueshmeri", qe osht nji nusja bukur shume. a ke byth me e bo?

po e bone, hallall i shpi ne monako. jo m'surrel. po s'e bone, pirdhu me gjith te tjeret para teje edhe ti, se kshu per hartime dhe filma, dmth me lujt pa top dhe dry runs, jena vete.

This too shall pass ka thone kauri.eshte e vertete .kujt i behet vone sot psh se cili ishte ministri i puneve botore ne kohe te zogut qe vodhi parate e bonifikimt te fushe kavajes...

Ja si e imagjinoj une kokon si ketij qe i shkulet veshi smiley 

Flm qe me permende zeQir. Si ka thone e hijshmja Bleona, permendja eshte lavdi. Thuj faleminderit qe msove i gje te re tani o kokrra katunarit. 

koko je i modh mos kem njeri,cun tirone lale.smiley

prap me bipolar bleonen ju

Po ca projektesh pret o edo me njerezit qe ngrohen me batanije dhe lahen njeher ne jave , i moret ne qafe njerzit tashi po tallni edhe lesht

megjithate shpresa vdes e fundit smiley

Keni ndonje link qe te kulturohemi me shume? Ke faqja e KM u lodha po nuk e gjeta.

Djema dhe vajza, nisma eshte e mire, nxitese ndaj brezit te ri, mundet qe Edi te jete inspiruar nga mbeshtetja qe OKB iu beri tre projekteve te studenteve, ku fitues doli nje student 20 vjeçar hollandez qe kishte projektin e pastrimit te detit nga plastikrat, projekt me kosto te ulet. Nje gje te tille e aplikojne edhe ketu ne Belgjike, Flanderen, Vallonie, por nuk vene kufizime per moshen, pavarsisht se iu jepet prioritet studenteve. 

Kujtimet tona u shqyen egërsisht,

Ndërsa shtrirë cimbisnim kokrra të tejpjekura
Nën dritën e kandilit.
Grindja, një vazhdim i dashurisë me mjete të tjera,
Ndërsa kafja tkurrej
Buzë e filxhanit nuk dinte të puthte.
Nga siberitë solle ushtarë që e njohin ciknën,
Shiun e pinë të ftohtë
Dhe qentë nuk u lodhen kurrë,
Gjuajtën nga slitat - të jesh mashkulli yt është vazhdim i luftës me disfata të tjera, -
Pak armëpushim,
Në llogoret e baltës
Ngrohtë e hatër.
Daullet e orgazmës me sy të zmadhuar 
Që tradhëtojnë ngjyrën, 
Ranë si shi mbi çatitë e pubisit,
Ulluqet qull,
Lëngje vesi,
Një ikje ikën e para, 
Braktis gjymtyrët e mbetura
Si kopaçe pas djegies së dy heretikëve me magji të zeza, 
Pimë se duam shpjegim për dehjen
Dhe atë pishman barbari pse theu pse të mermerta Romës,
Siberianët e tu u nisën për në izbat e tyre me tym të hidhët,
Kanë hallet e tyre me siguri,
Me nyje xunkthesh dhe bujqësi të keqe,
U kalben panxharët, toka u bëhet me gjak,
Thëngjijtë u mbulohen në borë, 
U klithin karthijat,
Paqja e tyre, vazhdim i disfatës me vija të ndërprera,
Tegelat e mbathjeve qepur aq saktë.

Shkurt

Ndjej kockat e kujtimeve,
Mullaga kupton pa fjalë mbi parvaz,
Duhet të fryjë erë, gjersa velenxa rri gati si një nënë meraku
Të më qafojë e butë, s’jam i vetëm… fare,
Thëllim përjashta, të ftohtët veç shihet, therja me dhembjen nuk ngjan
Sa me jetën,
Një vetje nga të miat më sheh kruspull mbi brryla:
Mbi mua mund të mbijë çdo ngushëllim,
Borzilokë të paqes së të tjerëve. 
Ndanë gardhit të thurur në krahët e mi 
Nenexhik i vjetër,
Qumësht rrjedh mbi parvaze nëne.
Shumë vite më kanë harruar,
Unë ata jo, 
Por bëj sikur s’i shoh,
Po s’i pe nuk të kafshojnë
Besoj;
As kjo frikën s’ma shuan,
Ata frikën nuhasin.
Ndjej prapë kockat e kujtimeve, murlani jashtë një film pa zë,
Një fyt që e braktisi qarja.
Kujtohem,
Kjo është lumturia me përkufizim:
Një sferë
Që përbrenda mbyll sfera të tjera
Trishti të hollë,
Fëshfërimë burkash që zbusin inatet e gjunjve
E zemra gollganesh që zgjerohen rrezikshëm.
Jashtë duhet të ulërijë era,
E prapë unë nuk di 
A bën t’i gëzohem qetimit.

PF, ja dhe nji per tyna, ta bojm edhe ktu tre, se ashtu ishte muhabeti, nje copez e vockel nga novela jeme "Vojeristet", behet llaf per nji vend qe ti duhet ta njofesh mire, se nuk osht shum larg nga Kacelt smiley

Kur arriti më në fund të shkëputej prej tyre, vuri re se ora e kish kaluar njëshin e pasdites. U tërhoq osh deri tek stacioni, të cilit nuk kujtohej kush t’i vinte një strehë. Njerëzit të rrëgjuar nga vapa si hijet e tyre mbi asfaltin e zhveshur kishin mbërritur aty me një durim të sosur. Një siklet hapej si sqetull djerse, dikush tha “s’po vjen që i ardhtë koka” për autobuzin, dhe ai arriti të nënqeshte hidhët. Me siguri mallkuesi nuk e dinte që mallkimi i tij vinte nga kohë të vjetra dhe zakoni i sjelljes së kokës së armikut në sini argjendi. Përballë monumenti i partizanit fitimtar me kushtrim në gojë, grushtin lart dhe me armën në dorën tjetër dukej si i sapo vënë – edhe pse piedestali ishte masiv dhe i rëndë. Ka ca gurë që nuk e gjejnë kurrë vendin e vet, mendoi ai. Midis tij dhe monumentit gërryhej guva e nëndheshme e nevojtores publike, ku ai nuk guxonte të hynte për shkak të erës mbytëse. Një pastrues i përjetshëm i saj me kovë në dorë nuk arrinte ta pastronte kurrë atë, sado që e shpëlante vazhdimisht. Ai dilte nga guva Herkul i dëshpëruar dhe ndizte cigaren e radhës për të marrë veten, ndërsa kalimtarë të panumërt, duke marrë frymë thellë si para ndonjë zhytjeje në zemër të detit, nxitonin të theqafeshin atje brenda, duke u lutur që të kish një urinore të lirë, përndryshe do ish e pamundur ta mbanin frymën më gjatë se një urinim pa pritje, e pamundur të mbanin fillin e ajrit nga bota e sipërme që e lidhinin në hyrje për të dalë prapë nga ai labirinth kur të mbaronin… Ai ndjeu djegien e lehtë të fshikëzës së urinës - kishte ndenjur vërtet gjatë duke dëgjuar dërdëllitjet e pafund të atyre pleqve kopuk. Njerëzit vazhdonin të hynin në nevojtore heroikisht, duke lidhur frymëmarrjet e tyre në të hyrë të humbellës, dukej vërtet sikur do vrisnin ndonjë bishë atje poshtë, ndërsa karshi monumenti heroik vraponte papra për diku, pa u kthyer asnjëherë tek nevojtorja… 

(vazhdon dhe pak)

Njerëzit në nevojë vazhdonin edhe ata me heroizmën e tyre për tek guva nën tokë, ishte si një garë heroizmi… e popullit tonë në shekuj… ai mundohej të mbante mend hyrësit e nevojtores që t’i shikonte prapë tek dilnin, kjo ish një mënyrë e mirë për të kaluar më lehtë pritjen e atij autobuzi të pamundur, por gjithnjë i harronte, pasi tipin e fundit që mundohej ta ngulte në tru e zëvendësonte tjetri që futej, heroikisht edhe ai, duke hedhur kushedi ç’gunë mbi ato shkallë xhehnemi, kështu që ata që dilnin mbesnin po aq të panjohur sa ata që hynin, me ndryshimin e vetëm se çdo kush dilte, veç fitores mbi bishën e murrme atje poshtë, kishte edhe një të zbehtë meiti në fytyrë, me siguri prej mbajtjes së frymës. Shtati i pastruesit të nevojtores publike, për të cilin thuhej se ishte edhe poeti i qytetit, shfaqej herë pas here me dëshpërimin e pamundësisë, kova e tij e madhe shpëlarëse dukej edhe më e dëshpëruar në zbrazëtinë e vet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).