Protesta e dytë për shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç dhe shtetëzimin e Trepçës përshkallëzoi sërish në tension, dhunë dhe përleshje mes forcave të policisë dhe mijëra pjesëmarrësve në demonstratën masive në Prishtinë, duke lënë dhjetëra të plagosur. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autoblinda me ujë për shpërndarjen e rreth 15 mijë protestuesve që u mblodhën nga qytete të ndryshme të Kosovës në sheshin “Skënderbej” , pikërisht para godinës së qeverisë.  Tre parti opozitare, Vetëvendosja, AAK e Ramush Haradinaj dhe Nisma e Fatmir Limajt organizuan këtë protestë në kundërpërgjigje të mos reagimit të Mustafës të cilit iu kërkua shkarkimi nga qeveria e Kosovës i ministrit serb për Kthim dhe Komunitetet Jabllanoviç, i cili ofendoi nënat gjakovare duke i cilësuar egërsira. Po ashtu kërkohet edhe një ligj i veçantë për statusin e minierës së Trepçës për ta kthyer në pronë shtetërore.
 
Protesta e Prishtinës nisi që në fillim me ovacione dhe thirrje të ashpra si “Jabllanoviç jashtë”, “Isë, argat i Serbisë”, “Trepça është e jona, jo e Serbisë” etj.
 
Por si u përshkallëzua dhuna në protestë?

Dardan Moliçaj i Vetëvendosjes ndërsa akuzoi kryeministrin Isa Mustafa për represion dhe masa të dhunshme, iu drejtua policisë nga foltorja e protestës duke i dhënë ultimatum prej 15 minutash për të larguar forcat policore që kishin rrethuar ndërtesën qeveritare dhe për të liruar sheshin “Skënderbej” për protestuesit. Mos realizimi i kësaj kërkese çoi në përleshjet e para fizike mes protestuesve e policisë si dhe në ovacione kundër qeverisë me thirrje “Poshtë Qeveria” .
 
Organizatorët bënë thirrje që “policia mos të godiste qytetarët” ashtu si dhe ndaj protestuesve që të mos gjuanin ndaj efektivëve dhe godinës së qeverisë, po situata kaloi shumë shpejt në kaotike. Ajo që ra në sy, ashtu si edhe në protestën e të shtunës, është fakti se protestuesit mbanin flamurin e Shqipërisë me shqiponjën dykrenore.  
 
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka reaguar ndaj ngjarjeve të sotme në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter.“Protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Shkatërrimi i pronës publike dhe private është një akt kriminal”, shkruan Jacobson.

Dhjetëra të plagosur, mes tyre Albin Kurti dhe dhe Visar Ymeri të Vetëvendosjes

Dhjetëra persona u raportuan të lënduar, mes tyre policë dhe qytetarë. Mes të lënduarve u pa dhe lideri i vetëvendosjes Albin Kurti, i cili u shfaq duke lotuar pasi nuk përballoi dot gazin lotësjellës. Sipas mediave kosovare edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendjes Visar Ymeri është lënduar dhe mësohet se është transportuar me ambulancë pranë urgjencës.
 
Qeveria e Kosovës: Protesta politike, dënojmë dhunën

Edhe qeveria e Kosovës reagoi nëpërmjet zëdhënësit Arban Abrashi, i cili e cilësoi protestën si një organizim politik dhe se ajo nuk ka lidhje me kërkesat që pretendojnë protestuesit, duke dënuar ashpër aktet e dhunshme dhe përgëzoi policinë për menaxhimin e situatës.
 
Gjatë protestës së të shtunës, kryeministrit Mustafa iu dha ultimatum deri në orën 16:00 të 26 Janarit për shkarkimin e Jabllanoviç, ndërsa me skadimin e këtij afati u organizua protesta e radhës këtë të martë. Sipas vetëvendosjes protestat nuk do të ndalen, ndërsa bashkëorganizatorët kanë deklaruar se protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por gjithëpopullore.

Policia e Kosovës: U provokuam nga protestuesit

Policia e Kosovës reagoi pas tensionimit të situatës në një deklaratë ku sqarohej se ndërhyrja e tyre erdhi pas provokimit nga ana e protestuesve të cilët nisën sulmin ndaj tyre, e megjithatë sqaruan se siguria e qytetarëve dhe ruajtja e rendit do të ishte prioritet për forcat policore. Pamjet e publikuara nga mediat kosovare shfaqin përshkallëzimin e situatës dhe në rrugët e sheshe të tjera të Prishtinës me dëmtimin e veturave dhe pronave private, ku policia formoi kordonë specialë për mos lejimin e kthimit të protestuesve sërish në sheshin ‘Skënderbej’.

Arrestohet Shpend Ahmeti

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Sipas mediave kosovare, ai është arrestuar ndërsa i ishte bashkuar protestës në sheshin “Nënë Tereza”. Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është lënë i lirë pasi u arrestua nga forcat e policisë së Kosovës. 

Zyrtare: 14 policë edhe 12 qytetarë janë lënduar

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani në një konferencë për shtyp në Qendrën Emergjente ka konfirmuar se zyrtarisht deri më tani në këtë Klinikë janë 14 policë dhe 12 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë, raporton zeri.info.
 
Sipas Lenjanit, gjendja e të gjithë të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.
Lenojani ka treguar po ashtu se të gjithë të lënduarit janë trajtuar sipas protokolleve dhe se shumica e tyre kanë ardhur me lëndime të ekstremiteteve.
 
Po ashtu Lenjani ka treguar se edhe në Entin e ndihmës së shpejtë ka të lënduar, mirëpo, sipas Lenjanit, besohet se ky numër është më i vogël. 

Nëna e dëshmorit falënderon pjesëmarrësit në protestë

Sanije Berisha, nëna e një dëshmori nga Gjakova, ka folur në emër të organizatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se i vjen mirë që ka kaq shumë nëna dhe pjesëmarrës tjerë në këtë protestë kundër fjalëve të Jabllanoviçit.

Policia arreston pronarin e autobusëve që do kryenin transportin e protestuesve

Ndërkohë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosja ka njoftuar se policia ka arrestuar pronarin e autobusëve dhe pengon ardhjen e qytetarëve në protestë.

“Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”  - shkruan Vetëvendosja.  

88 Komente

Kta or vlla se kane me ministrin. Kta e kane me inatin qe ngelen pa pushtet. Deri dje thonin thaci eshte i keqi e u bene bashke kuci me macin. Pastaj kur srane dakord per torten e pushtetit u prishen. Tani prishjen na e sjellin me nota parimore. Pune shqiptaresh. 

dakort po nuk te bo pershtypje menyra si u orkestru e gjitha kjo?
Pas zgjedhjeve Thaci nuk ishte i afte me formu qeveri per shkak te numrave qe nuk i kish. Po ne vend te pohonte kte, nuk e leshoi karrigen shumices ne leter (Mustafa+Haradinaj+Kurti). E mbajti pezull qeverisjen (qe perben shkelje flagrante) derisa Mustafa ju shit sic i shitet bleresit me te mire.

Ndaj them pune shqiptaresh, se sme ben pershtypje. Si meta dhe rama dhe keta. Shahen grihen pajtohen zihen prape. Vt. 

Protwsta u organizua per shkarkim te filoserbeve qeverises te kosoves. Pronesise se Trepcess, per mosjapjen e brezovices ne administrim serbeve, per fyerje te dinjitetit te familjareve te viktimave te luftes etj etj etj.
Ti futja naj koment per naj stuhi bore a najsan....

Mirepo, KM thote se kulfare pazari nuk eshte fol per Trepcen, dhe as nuk kane ndermend ta bejne.

Shume mesazhe tw gabura e nxituara i nga KM-ja. Ajo cka po ndodh ktu ne prishtine nuk duhej te ndodhte per nje cope Jabllanoviq! KMja spo tregon aftesi ta amortizoje situaten! Biles Policia ishte ajo qe e ndezi situaten.

Nuk duhej te ndodhte, gjithe themi, por karakteri protestues (per Jabllanoviqin) do e arsyetonte vetem ai i denji, paqesori. Pak eshte deshmu se ka kahje tille, prandaj shifet qe me teper eshte politizuar, per pushtet.

VV-ja, po te donte pushtet, te kishte ulur hunden  

ngjalen e perditshme pragmatise te pusht-etit falna ti o shkabe-shtrigan Berishe-Rilindje relativizuesi smiley

Ne Kosove po aplikohet nje double standard i flliqte. Qyetatareve po u kerkohet me protestu me standarte perendimore kurse administratoreve publik nuk i kerkohet standarte perendimore ne komunikim. Nese nje sherbyes publik ne perendim do ti kish cilesu qytetaret e vet si egersira shkarkimi i tij kish me qene i menjehereshem.

Ta djegin Prishtinen, hi ta bojne! 

Te ai monumenti Skenderbeu eshte duke u nis per ne Albulene. Peshtyn nje here pertoke, thote: "ah po u di, mor u di, se c'muter jeni", edhe i jep atij kalit "cil".

Protesta duhej te ishte paqesore, dhe se ishin policet apo protestuesit qe e nisen te paret, kjo  nuk llogaritet, para asaj se kjo gje shpie uje ne mullirin e tjeterkujt. 

Gjithe ata qe jane ne shesh per shtetezim te cilesdogje, jane ose injorante, ose idiote, ose egersira ose te gjitha  keto bashke!

 

Cdo gje po shkon sipas skenarit te Serbise.

Sa te jene serbo-arabet e VV, Serbia vetem mire do te kete.

VV serbo arab?! Cfare komenti idiot! Merru me Ramen e Berishen se per Kosove sja paske haberin!

Po more njeri, serbo arabo islamik. E konfirmuar!! smiley

Persa kohe kelyshat e Shefqet Krasniqit do te udheheqin VV, cdo gje con uje ne mullirin e Serbise.

Shkoni sulmoni ambasadat perendimore se ai do te jete hapi tjeter i Albin islamikut.

Braveheart22, po qe kundershtar politik (i majte, ne kete rast), je serb\grek me doemos. Kjo eshte tradita e debatit politik. Shpresoja qe Kosova te mos behej si Shqiperia ne politike, por vertet qe jemi nje. smiley

Kudo ne bote politika e majte dhe media e rreshtuar pro te majtes eshte ajo qe flet u ben apoligji akteve terrorriste dhe pushtimit te europes nga turma njerzish qe duan te sundojne me rregullat qe i kane sjelle me vete qe nga fundi i botes.

 

Ne kosove si marrim vesh kto konceptet e te majtes djathtes.. dallimi mes realiteti tone eshte qe Ju keni luftu me vetveten....ne ende luftojme me serbi...veq lufte e nje formati tjeter tashti...

ne ende luftojme me serbi

dhe me asgje tjeter, me duket mu. Psh, nuk luftoni me islamin radikal. Po? 

Kush do ta kishte parashikuar se, pas një investimi sistematik për rrënimin e idealit shqiptar për pavarësi e për drejtësi, identitetin kombëtar do ta zëvendësonin me identitete fetare, të importuara nga lindja e mesme? Kush do ta mendonte se të rinjtë tanë, të zhgënjyer nga pavarësia ku përdhunuesi u bë shef e ku servili u bë intelektual, nuk do të ngriheshin në betejë për ta rifituar pavarësinë denjësisht këtu, por do të shkonin të vdisnin në luftëra terrori, duke mos e ndjerë më këtë atdhe si atdheun e vet? Kush do ta kishte përfytyruar se në këtë pavarësi të cunguar shkollat do të shkatërroheshin dhe vendin e tyre do ta zinin xhamitë e financuara nga kushedi se kush, vendin e gjykatave do ta zinin portalet e thashethemeve dhe rrjetet sociale, vendin e universiteteve OJQ-të.

Shkeputur nga ky shkrim i Zaimit. 

Ne kosove si marrim vesh kto konceptet e te majtes djathtes.. dallimi mes realiteti tone eshte qe Ju keni luftu me vetveten....ne ende luftojme me serbi...veq lufte e nje formati tjeter tashti...

Flas per ngjashmerine ne egersine politike. 

ai qe ka shkruajtur kete shkrim eshte njeri shume i ulet,deri ne serbofil.  si mor e quaka flamurin kombetar ''flamur te shqiperise''???

te mos terhiqet vv-ja se po u vjen fundi veglave te serbise dhe greqise ne trojet shqiptare.

ju do ta beni shqiperine e madhe,jo keta qe vrasin popullin e tyre per nje cope serb!

Ka proceset bota o njeri. Nuk behen gjerat si ne kohen e njerzve primitive, me dhune dhe vjedhje...

Ka institucione, ligje dhe norma... S'te pelqejne puno per t'i ndryshuar... Por mos u sill si barbar.

Kta marrin 12% ne zgjedhje e thone me inot e siper hajt ta provojm prap. Inoti shqiptar gje e modhe. Me kujtojn kur ishim te vegjel qe u zinim sherr mbrapa shkolles. Kush humbte ne vend thonte neser prap sherr ktuuu, more vesh mos me ik mu si kurv. Surratin e ënjt dhe prap se pranonte donte sherr te nesermen. 

Kur kishte sherr visheshim me kallçine. smiley

kjo eshte politika kokolepso. 

Ministri i qeverise se Kosoves i quan nje pjese te qytetareve Kosovare egersira. Dhe kete e ben nje perfaqesues i minoritetit serb. Varret te cilat hapen bashkombasit e ministrit jane akoma te njoma. Ngrihet gjindja dhe (per menimin tim) me te drejte kerkon shkarkimin. Qeveria nuk e shkarko. Tashti kushdo qe mendon se mos-shkarkimi i Jabllanoviqit vjen pa pasoja politike eshte naiv. 

Jabllamovci eshte  plehere, por ai kerkoi zyrtarisht falje.

Po keta islamiket qe shkojne e gjuajne me gure.njerezit qe shkojne ne kishe, cfare jane?

Jane vertet egersira fashiste!

Provoje si public servant ne Amerike te thushe black people are beasts edhe ta shofim se sa pune te bo kerkesa e faljes.

Mos u bo cop mishi me dy sy!

Keta te VV jane si Agimi i Arte ne Greqi.

Keta jane fashiste-islamike ata te AA jane fashiste- ortodokse.

Kauza e protestuesve eshte per t'u mbeshtetur, ama nje fakt qe e çvlereson eshte kompromentimi politik i saj (pavaresisht simpatise qe kam per VV-n). 

Sa per dhunen, ku ka me te dhunshem se shteti qe refuzon te degjoje popullin e vet?

Fashistet islamike te VV perbejne 10% te popullsise.

Nuk mund te quhen perfaqesues te popullit.

Le nam o njeri duke fol per gjera qe s'ia ke haberin. Burri i botes ka bere burg Serbie e ngeli ta nxjerresh ti tradhetar nga cepi tjeter i botes. 

o xhastin bibersmiley,le nam o burr i dheut!

andej thua qe shqiptaret votojne per aa-te(nderkohe qe 98% e shqiptareve nuk kane te drejte vote),ketej u thua kombetaristeve islamike!   dakort,e kuptojme qe ti quan salen patriot,por edhe militantizmi ka kufi.

se,me logjiken tende,edhe naim frasherin,edhe isa boletinin do ti quajme islamike!

vertet kane 10%,por prandaj ne jemi prapa botes,se kane salinjte dhe isat nga 40%.. kur te veje vv-ja 40%do jemi bere edhe ne si evropa.

Kujt i sha xhastin biber ti mer te martofsha me Selena Gomez! smiley

Amon mos e ngacmoni ate ...! Ju betohem qe mas dy gotash vere eshte burim qeshje me lot. Provoje plako ene do folim.

Qekur qenka bere Selena Gomez si mallkim? Ti s'e martoje keshtu? Do ishe i pari ne rradhe.

i pari xhanem jo, tha xhibi dhe u kollit 2 here si per te bere te ditur pranine e tij ne radhe

Per ate te vendosin vete pastaj.

Kushedi çfare endrre te frikshme mengjesore ke pasur qe i ke kaq frike.

Hapini ketij psallesit nga nje teme cdo Jave me VV dhe le te pellase atje sa te doje . Keshtu te perzier  shurdhon dynjane me te pellitura ne cdo kohe . Dhe me e bukura ( qe ekziston smiley  mendon akoma se duhet ta dallojme qe eshte Nje dhe vetem Nje Gomar ne kete blog pasi nuk e ndan nr 1 pas nikut ...Aleluja !

75% te papune sebep per sherr duan..

Ky Albin Kurti duket qe eshte politikan me nje axhende afatgjate, te pashpallur haptasi akoma. Megjithate me kete levizje te fundit tregoi serisht qe eshte zog kurve ne politike. Megjithese i urryer nga te gjithe partite e medha dhe diplomatet e huaj per shkak te politikave te tij guerrile, arrin prape qe te vihet ne krye te njerezve dhe t'i udheheqe ato duke fituar serish kredit te ri politik prej tribuni, pas doreheqjes nga partia. 

Ky njeri ne plan afatgjate ka per ti sjelle goxha probleme Kosoves, e mbase edhe Shqiperise, po sidoqofte pergatituni ta keni per nje kohe te gjate politikisht mes tuaj, po nuk e hoqen qafe me ndonje aksident apo atentat.

Megjithese i urryer nga te gjithe partite e medha dhe diplomatet e huaj per shkak te politikave te tij guerrile, arrin prape qe te vihet ne krye te njerezve

PF, m'fal qe te bie n'qafe (te argumentit) po partite e medha shqiptare jane ne konsiderate te shqiptareve jo-milidele pak a shume si kanceri. Ti habitesh qe populli i Kosoves e perkrah VV/Kurtin edhe pse partite e medha te Kosoves nuk kane konsiderate per ta? smiley 

Plus qe, pertej realitetit makaber shqip-politik, ne cilin vend te botes kane konsiderate partite e medha per ato me te vogla? P.sh. sikur ti dhe ACDC te themelonit partine Peshku Anti-islamik, e sigurt qe nuk do perkraheni nga asnje parti e madhe amerikane apo kanadeze smiley

Ti je idiot.

Xhibo, un nuk them se cfare do populli dhe cfare ben partia dhe historikisht keta tribunet ekstra-popullore dhe extra-komunitare jane ato qe zakonisht ja kane fut me shume popullit. Une them se ky njeri politikisht ne planin afatgjate do t'i sjelle me shume dem Kosoves se cdo politikan tjeter paraardhes nese lihet te vazhdoje. Tani une e di qe ti e ke inat kur une ne vend qe te ulem e te lexoj kuranin sic na meson Ajatollahu, ulem e kritikoj Albinin, po hajt mo, do bejme si do bejme. Une e thashe c'kisha per ta thene dhe i rri asaj ihere per ihere. 

VV eshte sot per sot partia më shqiptare ne te dy anet e kufirit, ashtu sic partite e medha jane me shumti partite e xhepit personal dhe korrupsionit. VV eshte gjithashtu e vetmja parti qe mëton shprese ne keneten e felliqur qe eshte sot poltika shqiptare ne Shqiperi (e me ca shoh perciptazi dhe ne Kosove).

Kjo eshte e tashmja, bazuar ne realitetin e sotem, jo ne parashikimet se ca mund te behet mot.

Normal qe ti, une e cdokush tjeter ka te drejten e opnionit, apo parashikimit. P.sh. per ACDC VV-ja eshte islamike, por dhe serbe (sic per disa amerikane Obama eshte edhe fashist edhe komunist, e padyshim edhe musliman), per Wellbekun e Frances pasneser muslimanet do marrin kontrollin e qeverise franceze, per disa te tjere 11 shtatorin ne SHBA e organizuan cifutet, etj. Dmth opinionet s'kane mbarim.

Amon o burre, po pse cdo muhabet qe hap e mbyll me kush prek myslimanet do t'i presim doren dhe krahun...! Se i del edhe lezeti muhabetit. Ishim tek Albini si person qe eshte person non gratta si nga partite politike ashtu edhe nga diplomatet. Dhe edhe une personalisht te njejtin mendim kam me ta. Kaq. 

Albini eshte nje shqiptar e patriot i mire, sic dhe shume te tjere ne VV, ndaj shume shqiptare--sic dhe une--kane simpati per ta. 

Muslimanet s'kane fare lidhje ne kete pike, perpos ne komentet time/tona ironike per mufkat e ACDC (qe shef enderra me muslimane serbe) apo gjera te ngjashme qe thuhen rendom ne Peshk ne kete drejtim. 

Nejse, ndjese qe e ngava komentin tend qe ne fillim, aq me teper qe s'ka kuptim te debatojme per opinione/preferenca (mua me pelqejne, ty jo). 

Yes, that's true. Le t'ia leme kohes, aq me teper qe per ne qe s'jetojme atje ky eshte me shume si tip sporti. smiley

Do tja shikoni tymin VV juve,por kam frike deri atehere do te jete vone.

Po ti  duroje njehere Albinin,,se Thacit&Co ja ke pa tymin me kohesmiley,,

O Mushke, Kosova eshte sot e pavarur vetem sepse pati lider qe diten te qendrojne te qete dhe te kene mbeshtetjen e Amerikes dhe NATO-s.

Qurravecet dhe mendje mushkat si puna jote dine vetem te hane bar dhe te pellasin propagande. Nuk shikonii dot pertej ngjarjes se dites.

 

N'guulo vai a fare il culo.Ndaje luften nga politika,pastaj hajde bej analistin e leshit ktu.

ishte ok kur Rama me PS hodhen gure kryeministrise dhe i vune zjarrin makinave perreth - nuk qenka ok qe kte ta beje Kurti me VV. smiley
it makes perfect sense. It's called llogjike peshkiste

Po ata ishin rilindas mer. Ja te deklaronje dhe Albini qe eshte i tille e meshtetjen e nershme peshkore do ta kete pa fun. 

qekur nuk pranoi me prit Ramen ne Prishtine, e 10u lodren. U shpall non grata te forumi antifashist i peshkut

Sikur ta heqesh ate "antifashist" nuk bo keq, me qene mrena, se ashtu osht nje ceshtje, dmth facizmi here del i keq e here i mire, varet nga fazat e henes. 

mos mer!
ky eshte qendrim i hapet anti-parti nqse me pyt mu. Shoku Balla eshte deklaru per ket gje nga santiago bernabeu?

nji kshu e kane honder dhe valangat e pucisteve, ku ka une e ti para Partise mer. Po tha Nona fluturo gamori, robi duhet te boj be e rrufe qe sapo pa nji (mo mire shume) te tille. 

po mire mo. Dhe po u denuan, partia e tyre i denon!

Albin Kurti: Fajin për këtë që po ndodh e ka Qeveria, protestat vazhdojnë

 

po ca t'thote, e ka Saliu?

ca t'thote, e ka Saliu?

ai eshte eshte cilesuar `Mjeshter`  i protestave qe degjenerojne ne dhune, egzemplar per trubullira por ne Prishtine nuk ka dore- eshte plak dhe ska fuqi me ! 

ilir-jani, ke harru me citu fjalen e pare. Eshte shume e rendsishme

 i know what you mean, po me qe ra fjala tek Saliu dhe protesta, se ska lidhje Saliu , sigurisht! smiley 

Si mer s'ka lidhje Saliu. Nuk thone kot, vec drejtesise, naftes ... NMN ka kontroll te mcefet edhe te peshkut. 

m'fal po kjo qe sapo the tregon miopi te theksuar politike!

Deri kur ne qeveri te vijoje te jete ministri ne fjale, si edhe privatizimi i Trepces te kete nje hije aq te mbrapshte, protesta do te jete ne te drejte te vet.

Un them se sot do te duhet te jemi te gjithe bashke me VV , pa ndonje teperim te dhunshem.Eshte grupimi i vetem qe shpreh pergjithesisht shqetesiet e gjith shqiptareve ne Ballkan.Partite e tjera jane qe te gjitha grupe interesash te drejtuara nga krere te korruptuar, kusare dhe dukshem kunder interesave kombetare.Mendoj se me pak modifikim programor nje organizim edhe ketej, me te rinj te tipit " Syriza" e VV mund te qerojne keto klasa politike te urryera. Populli eshte sterlodhur nga keto partite kusare te te gjitha kraheve.Po te isha ne Prishtine , do isha i rreshtuar me VV 

Kafshëria e sotme policore sikur shënoi fillimin e fundit të një epoke kriminelësh.Tashmë kthim prapa nuk ka.

Mbase nuk është larg dita kur Kosova dhe Shqiperia nuk do te jene më vende ku qeverisin kaçakët,e ku votojnë zgjebsat dhe morranët.

Të gjitha simpatitë e mia shkojnë për ♥Vetëvendosje!♥

Ho mre ja kajten nonen  Prishtinës smiley Ja hapët mortin Albinit ?

Grekut po se po ... fërtele . Bile -Bile edhe fevzi Uturaku ka hap "mortin " me analë smiley

Kush e ka rradhën  ?

Grava ...me pak modifikim programor .. me te rinj te tipit " Syriza" e VV mund te qerojne keto klasa politike te urryera..... Të ishte kaq e lehtë ! Enveri 45 vjet dhe nuk i qëroi dot smiley Ja ku i ke me çdo Parti " se komunizmi zotrie " dhe jo pak po 25 vjet !

Thënie e bukur po thua do shpëtojmë dhe nga analët e fantashkencave e paravolive smiley Do vijë Xhibolja me të baraztundurit thua smiley

 

Per kauza te drejta VV do ta kete perhere mbeshtetjen e popllit, brenda, afer, e jashte. 

P.s: Kujdes me ato tullat!!! I zot e di sa i pagujme ato hummerat e KFORIT!!!!!!

Per mu protesta kishte synime fisnike. Ai ministri shkerdhate me e pakta duhej te shkarkohej. Kosoves iu imponua kjo kushtetute (qe i garanton pakicave pjesmarje ne kuvend e qeveri) po ky vullnet per te cu punet perpara smund te thuhet se egziston ne serbi.

Ndonji devijim fetar i VV ha diskutim, po per faktin qe ato e shofin serbin si te barabarte jane per ti heq kapelen. 
 

hajde per hajer qoft . O shqipni etnike, o n  Pi.. te somes gjith ballkani me europ bashk. Kto kufi mes vedi  na bon Skllav neper dyert e botes mer ja q...robt . 

Policia ka bere punen ashtu sic duhet.Bravo i qofte!

Nuk u bene kriminelet e Albin Kurtit ti japin ultimatum policise per te hequr barrikadat.

Ne Serbi sot jane te kenaqur me punen qe po ju ben Albnini.

Mediat serbe ishin ne delir sot me gjendjen ne Prishtine.

ACDC leni mo melodramat se nuk eshte fundi i botes se u thyn ca kafene ne Prishtine, ...hec se me te mira do bohen.....Shkjau ofendoi, Albini protestoi....e tani te qetesohen gjonat....qofte edhe gjykatave. Demokraci. 

Po Shkjau vrau Kryeministrin Xhinxhiq te vetin e se rrujti njeri...Demokraci ne veprim...bravo cunave te VV per sensibilizim...bravo policise qe i krefi ne drru po si vrau....le te qetesohen gjakrat....por ne fund te fundit VV vertetoi qe Shqiptaret sjane ne gjum letargjik qe te merren vendime per Trepcen pa pyt Shqiptaret.

Ne Serbi sot jan te lumtur per zgjedhjet ne Greqi.....

Andej lufta me IS,  kendej lufta ne Ukraine,, tani Plasi edhe ne Prishtine, po edhe ne Greqi, sikur po ndizen gjakrat keq,- papunsesi e madhe korrupsion i madh, tani vetem zoti e di se ku dhe si do te perfundojne  gjithe keto zjarre revoltash dhe kontradikta, Paqa ne rrezik ! BE  nuk po duket ne rregull, Greqia edhe njehere po vihet ne rend te dites, Greket kerkojne tu falet borxhi ! 

Jabllamovici dhe Trepca jane pretekstet per te tensionuar situaten. nga serbo-arabet e VV.

Qellimi eshte diku tjeter.

Goditje qeverise se ligjshme te Kosoves.

VV keni per tja pare tymin ndonese ka bere gjithato gjera per te dobesuar pozicionin e Kosoves ndaj Serbise, perseri vazhdoni e justifikoni.

Vazhdoni te mbeshtesin kelyshat e mbetjeve arabe ne token arbnrore si Albin Kurti, Shpend Ahmeti & co.

Kur ta kuptoni ku ju con qerrja e VV do te jete shume vone.

ACDC1, them se e ke gabim.Si paskan ato qellime te mbrapshta qe citoni Ju, kur idete qe sjellin ata puqen edhe me te miat? Ore nuk mundet te ecet me servilizma dhe humbje te dinjiteteve te kosovareve, sepse jane udhezime e porosi te nderkombetareve.Dhe keto  qendrime qenkan ne favorr te serbeve ? Qenkan per rrezimin e qeverise Kosoves.Po sigurisht per ta rrezuar sepse ne veprime e qendrime eshte antikombetare mor  mik.Ca ka ne veprimet e tyre ...islamike ? Asnje gje ! 

ACDC te qeka djeg transformatori ty lale, te ka dole 220tshi maton.  

@Grava dhe Tirana-4-ever,

Uroj me gjithe shpirt qe te jem gabim dhe te mos te me jepni te drejte me vone.

S'diskutohet qe je gabim, ose sheh enderra te keqija me sy hapur. Kur Kosova i perzuri xhihadistet kur kushte thiken serbe ne gryke, do i pranoka sot kur eshte kaluar apo aty afer.

Po sikur te jete nje skenar i tille ? ; Islamiket jane armiq te Perendimit  por edhe miq te Ruseve. per arsye koniukturash globale  eshte ligj i njohur ne kesi rastesh ai qe  : -  "Armiku i armikut tim eshte miku im " Ruset  jane nen presion amerikan. apo jo ? 

Amerika e ndezi flak ne Ukraine, per ta bere Ukrainen "vend Demokratik"  smiley  tani si thua ti Rusia do te ndez zjjarin ne Ukrain ?  Eshte pak e komplikuar kjo situata e fuqive te medha, gjithmone kur ka krize prishen ekulibrat dhe fillojne konfliktet ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).