Mijëra protestues nga e gjithë Kosova u mblodhën paraditen e së shtunës në sheshet Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova të Prishtinës, për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç dhe mbajtjen e ndërmarrjes së Trepçës nën administrimin e Kosovës. 

Gjatë tubimit përpara ndërtesës së qeverisë, protestuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, i cili i quajti “egërsira” nënat gjakovare që protestonin për familjarët e zhdukur gjatë luftës. Në duar ata mbanin parulla me shkrimet "Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj. 

Gjatë protestës disa prej manifestuesve hodhën sende brenda oborrit të ndërtesës së qeverisë, duke thyer thuajse të gjithë xhamat e kateve të para të saj. 

Ndërkohë, në fjalën e tij kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Mustafa, duke thënë se, me ligjin që ka sjellë në Kuvend për ndërmarrjen e Trepçës ia jep atë Serbisë. 

“Vetëm me popullin në rrugë fitohet Trepça”, tha Kurti. Ai i drejtoi edhe një ultimatum shefit të qeverisë për shkarkimin e Jabllanoviç, ndërsa paralajmëruar për të martën në orën 12 protestën tjetër. 

“Ne sot, nga ky vend i japim ultimatum qeverisë 48 orë që ta shkarkojë Aleksandër Jabllanoviç. Pra, deri të hënën në orën 16:00, Isa Mustafa ka afat ta shkarkojë atë, në të kundërt dalim sërish në shesh”, theksoi Kurti. 

Edhe Driton Çaushi, organizator i protestave në Gjakovë, kërkoi gjithashtu nga Mustafa që të shkarkojë Jabllanoviç pasi deklaratat e tij janë të papranueshme. 

“Nuk do të tolerojmë shkeljen e dinjitetit tonë dhe ne nuk do të ndalemi. Kjo është koha e fundit që ju duhet ta shkarkoni ministrin Jabllanoviç”, tha ai. 

Çaushi u shpreh se jehona e protestave të Gjakovës u përhap në gjithë Kosovën sepse qytetarët dolën në mbrojtje të vlerave të tyre. 

Por, edhe pse manifestimi u shpall i mbyllur pas fjalimeve, disa protestues vazhduan të qëndronin para godinës së qeverisë duke hedhur sende ndaj saj. U desh ndërhyrja e njësive speciale që mundësoi tërheqjen e tyre. 

43 Komente

Kerkesat me vend ishin. Mirepo, shihet qarte qe Kosovareve u mungon sjellja serioze dhe ajo qytetare. Rrebelimi ne thyerje, i panevoje!

dtth se ti arsyeton ato veprime apo e kuptova gabim? Londra le të bej c'te doje, porse Kosova nuk ka gjendjen te rrebelohet. Me te drejtë ka te protesojë gjithsecili, por qetësisht, pa deme! Ato thyerje kerkohen sa me pare te rregullohen tashi, dhe gjersa dje e qanin varferine, sot mijera euro kot i hodhen.

.

Ke te drejte, Blerine. Tani, ne vend te perqendrohen tek kerkesat, pala tjeter do te perqendrohet tek dhuna.

Je Suis Trepca?... E ben banale fare kete Je Suis

Ca eshte trepca iher? Dhe kta me thyerje xhamash? Nc nc. Po ky albushi bibilushi a mori 12% te votave? Ca do tani prape zgjedhje qe te marre 13%? Nc nc ncc

Ca eshte trepca iher?

Piceri trendi

Piceri seshte iher se picerit kane emra romantike. Mo mbo te hap wikin. 

romantike je vet gjembi

Trepça, Gjembi, eshte nje nga minierat me te medhaja te Kosoves, ne veri te saj, siper Mitrovices, siper lumit Iber, qe ndan Mitrovicen ne dy pjese, ku pjesen e siperme qe e kane zene serbet, aty me tutje ndodhet miniera e Trepçes. 

Faleminderit Pjer! Nuk e dija kete se nuk e kam lexuar VQ-ne.

A eshte bere ndonje lloj proteste atje ne Trepcen e Mitrovices se Titos?

Pa e lexuar VQ ,nuk mundesh te informohesh , kur diskutohen probleme  te disiplinave specifike! 

grava, mos hidh kripe mbi plage. E di dhe vete po ja qe s'me eshte bere mbare ende.

Nuk thash gje moj , vec faktit qe nga nis e mbara ! Moj , nga njehere mjeshtrat injorojne veglat qe kane perpara syve.

As une se kam lexuar vq-në. Ngerç me shkakton kjo. Sa her behem mbare ta blej nxjerr ndonje liber te ri ai krugmani (:

Kujt I thone - je suis keta? Jallbonovicit??! qesharake.vec se keni thene je suis trepca skeni me e marr trepcen!! 

Kta shum mire qe dalin masivisht ne proteste , po Albin Kurtin mos e marrin me vete se nuk behet shteti me nacionalista dhe ekstermista fetare .

Por, edhe pse manifestimi u shpall i mbyllur pas fjalimeve, disa protestues vazhduan të qëndronin para godinës së qeverisë duke hedhur sende ndaj saj. U desh ndërhyrja e njësive speciale që mundësoi tërheqjen e tyre.

(Jashte teme) S'pati te vrare nga protestuesit?  Nuk u mbrojten institucionet e votes se lire?  Keq, shume keq qeveria e Kosoves.  

"Jabllanoviç jashtë".

"Trepça është e jona". 

Trepca eshte ne Republiken e Kosoves por 65% te aksioneve i ka qeveria serbe dhe kjo eshte e njohur nga nderkombataret.

E vetmja menyre te marresh zyrtarisht Trepcen eshte ta blesh pjesen e aksioneve te Serbise dhe besoj keshtu do te ndodhe.

Keto fakte, Albin haleja nuk ja u sqaron kopese se tij, se e di qe ashtu diskretitohet.

Edhe Hugo Chaves ja u bleu aksionet Exonit dhe kompanive te tjera amerikane, nuk shkoj dhe ja u mori per free.

Une do te doja qe ky islamiku i VV Albin Kurti te ishte vetem 1 muaj KM i Kosoves dhe do ta shihnim se si do te diskretitohej.

Qeveria e Kosoves ka vepruar shume mire duke e kaluar ceshtjen ne bisedime se vetem keshtu do te zgjidhen gjerat.

Kosova eshte shtet dhe ka qeveri e cila e ka marre kete gje shume seriozisht.

Nuk mund te qeverisesh nje shtet me parti fashiste si ajo e VV.

Sado i urrej serbet, ata kane te drejte te shkojne te falen ne kishat e tyre dhe goditja e tyre me gure nga islamiket e VV vetem con uje ne mullirin e Sebise, nga i merr direktivat.

Bravo qeverise se Kosoves qe nuk po bie pre e fashisteve te VV

ADC me ate punen e kishave ja ke fut kot.nuk jan te serbve ato.Jan te shqiptarve. U bo kjo historia e kishave si gozhda e nastradinit (nqs e njef kte punen e gozhdes).

 

ACDC1" ke shum te drejte " , per punen e kishave dhe manastireve te cilat " qenkane " te Serbeve por veper e burrit te madh Konstandinit nga Iliria dhe Dioklecianit ..Jane te shqiptareve, pervehtesuar dhunshem prej serbeve gjat otomanizimit ballkanas

Grave ka te drejt apo jo ,se po thot qe serbet falen ne kishat e tyre. Komenti yt me ngaterroi.

alke, te kerkoj ndjese sepse nuk kisha vene fjalet mes thonjezave ! 

Ja ku e nxorri koken klyshi Janulles! Moj vemie po edhe qe Trepca na qenka e serbve na e the? Ne fakt fashizmin hak e kane halete si ju, po nuk do ndodhi se ne jemi popull me humor qe kemi qejf te tallim pak trapin kur ju shofim juve te dhisni gjak nga forca e shqiptarve. 

Ik eksitohu tani duke lexu Expresin bashke me ate bundren e bundres se Hashim Thacit.

Dhe mos harroni sa te krijohet VV ne Shqiperi do rihapim estradat ne qytetet kryesore. E po helbete nuk do ju lejme pa pune edhe juve.

Ca jane keto shprehje injorante klyshi janulles? Po te thonte ai ty klyshi binladenit si do te vinte? Spaske fare komportim civil ne komunikim, paske shume pune. 

Trepca osht e Mitrovices ... Mitrovica e Titos.

Tito i Enverit, Enveri i peshkut, ... qe ku u bone ca multi milionere (me dollaro)

Nuk osht loje fjalesh, jo. Mbasi vdiq Tito ia vune me verte emrin Mitrovica e Titos po kur u pjerdh puna ia hoqen prap. Oops !

Si Qyteti Stalin dmth. Gjynof Veri s'kapi dot nei qytet. 

I kishin nda me mik para se t'u bote i modh Veri. Vetem Uzina kishte ngel.

ku ne p.t.s i gjeti aksionet e trepces serbia?? i ka blere nga shteti i kosoves??

eshte bere ''islamiku'' si argument,me keq se ''komunisti'' qe perdorte salasmiley

shyqyr qe ka ndonje albin thuaj,se edhe atje trepca dhe shume te tjera do kishin fatin e detit qe u dha sala grekeve.

Jane aksjonet e trasheguara qe nga perjudha e Millos mer jahu

Ambasadori Britanik ne Prishtine : " Trepca, jo objekt negociatash Prishtine - Beograd ..!" Dhe perfundimisht ore shqiptari i vjeter, serbet  e kane gjet fix ...ku pyetet Ju ..! 

E more vesh ADCD1 ? 

Dy permiresime Top Qenell-it :

-Nuk ishin mijera,por dhjetra mijera.

-Nuk ishin vetem nga Kosova,por kishte mjaft dhe nga viset tjera .

 

Perndryshe,Isa Gargameli dhe Hashim krimineli sot nuk ndodheshin ne Prishtine.Duket se i mbushen breket,prandaj  "komt e lehta-faqja e bardhe" smiley

p.s.

Shkjau nuk kalon!

yeap, "Je suis gjakovar" :

 

Hije te paska emri

Gjakove-lulja e gjakut

Shqipja me dy krena

Je molla e bajrakut ...

 

Edhe Kroacia qe u be e pavarur shume me heret se Kosova beri edhe "divorcin" me ish ndermarrjet shtetetore me ish- Jugosllavine sot Serbia.

Serbia eshte trashegimtare e ish-Jugosllavise dhe kjo vjen me benifite dhe pergjegjesi.

Shume kroate akoma marrin pensionet nga Serbia  sepse kane punuar ne kohen e Jugosllavise dhe kompanite shtetetore me letra i ka ish- Jugosllavia pra Serbia qe ne bisedime me Kroacine i ndane sic rane dakort.

E njejta gje vlen edhe per Kosoven ku ndermarrjet shteterore me letra i ka ish- Jugosllavia pra sot Serbia dhe per keto do te behen bisedime ne Bruksel.

Fakti qe Serbia nuk I kontrollon me I jep Kosoves avantazh te marre nje good deal, por keto behen me bisedime dhe firma.

Fakti qe qeveria e Kosoves e hapi si teme tregon se ajo ka ate qe quhet upper hand.

Ne realitet Serbia kontrollon nepermjet komunave te Veriut vetem 20-25% te Trepces ndonese ne leter ka 65% te aksioneve.

Keshtu qe Serbia eshte e destinuar te humbase.

Po keshtu  Serbia duhet ti jape pension ite gjithe kosovareve qe kane punuar nen Jugosllavi dhe kjo eshte teme bisedimesh ne Bruksel.

Sa per kishat e di qe kane qene tonat o Grava, por nuk sulmohet tjetri me gure se shkon ne kishe .

Fashisti serb i VV duhet ti sqarojne ndjekesit e tij arabe se si qendron puna dhe jo te beje populistin.

 

Jo, nuk sulmon civilizimi me gure , pse shkon ne kishe .Kjo eshte shum e vertete ! 

Thuaja Albinit kete jo mua.

Une jam shume here me patriot se ai, dhe nuk u dua fare serbet, por kur i sulmon me gure vetem se futen ne kishe, vetem Shqiptarise nuk i sherben ky veprim.

Te gjitha aksionet e Albinin cojne uje ne mullirin e Serbise dhe aleateve te saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).