Koleksioni fotografik i Vilfrid Fidlerit

Robert Elsie: Shqipëria në vitin 1957

Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë në vitin 1955 ai filloi punë si asistent shkencor pranë Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në Berlin. Në këtë kohë ai filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe për të marrë pjesë në ekspeditën e përbashkët etnografike gjermano-shqiptare të etnologëve Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli që u zhvillua në vitin 1957 në Shqipëri. Pas kësaj ekspedite në Gjermani u botua studimi “Këngët e Çamëve” tekstet e të cilave, u përkthyen në gjermanisht nga prof. Fielder,”

Pas kësaj ekspedite gjatë së cilës Fiedler u mor intensivisht me gjuhën shqipe, ai iu përkushtua albanologjisë.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGj-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me Dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.

Në vitin 1989 ai pasoi si profesor i Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, prof. Martin Camaj. Pas daljes në pension në vitin 1998 prof. Fiedler vazhdon të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore.

Prof. Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Lista e botimeve të tij përmban veç monografive monumentale për Shumësin në Gjuhën Shqipe dhe Sistemin Foljor të Buzukut edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme për të cilën ai ka shkruar së bashku me Oda Buchholz edhe një gramatikë deskriptive, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë. Fiedler është edhe bashkëautor i Fjalorit Shqip-Gjermanisht dhe atij Gjermanisht-Shqip.

Përveç veprimtarisë si gjuhëtar, Fiedler ka edhe meritën e përkthimit në gjermanisht të një sërë veprash të letërsisë shqipe nga Shqipëria dhe Kosova, ndër të tjera “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” si dhe disa tregimesh të Ismail Kadaresë, të ciklit me poezi Palimpsest të Martin Camajt, poezi të Ali Podrimes etj. Në këtë mënyrë Fiedler është edhe një nga ndërmjetësuesit e rëndësishëm të kulturës shqiptare në Evropë.

Aktualisht prof. Fiedler po punon për një studim të krahasuar të sistemit gramatikor të gjuhëve ballkanike, në qendër të së cilës është gjuha shqipe në raportet e saj me gjuhët e tjera të Lidhjes Gjuhësore Ballkanike.

Koleksioni Fiedler

Koleksioni Fiedler përbëhet nga një korpus prej 730 fotografish (484 fotonegative me ngjyra dhe 246 bardh-e-zi), në pjesën më të madhe të shkrepura me marken e filmave Agfacolor, dhe me Agfa Isopan F/Rapid. Koleksioni është pjesë e bibliotekës për albanologjinë dhe sllavistikën në Ballkan në shtëpinë e profesor Wilfried Fiedler në Meißen (Saksoni). I paketuar në 5 kuti druri për filma, ai qëndroi prej kohësh pa rënë në sy poshtë raftit të librave. Ky koleksion është plotësuar me një përzgjedhje nga koleksioni Stockmann (292 fotonegative marr nga Muzeu Shtetërorë i Berlinit: Trashëgimia Kulturore Prusiane, Fonogram Arkivi, Ident. Nr. VII N 2). Ky fond i fundit përmban fotografi nga të dy, Erich Stockmann dhe Wilfried Fiedler. I gjithë fondi personal fotografik i tre qëndrimeve të para të Wilfried Fiedler-it në Shqipëri: në nëntor-janar 1956-57; në maj-gusht 1957 dhe edhe njëherë në verë të vitit 1959, përbën një ditar intim udhëtimesh dhe një magjepsje personale, por njëkohësisht edhe një burim historik të vlefshëm. Kjo na mundëson ne, që pas më shumë se 50 vjetësh të shohim të mrekulluar Shqipërinë rurale në fillimet e sundimit komunist. 

114 Komente

Do desha qe titulli i ketij albumi te ishte: Se Komunizmi zotrie.

Ky i riu me cifteli mund te ishte fare mire Sali Berisha.

eee, na e keni heq ate opsionin e postimit te fotove se do te kisha postu ca foto te kohes se nuhit.... po nejse, te na rroje Kapoja pa ne te tjeret le te "vdesim"....

Keto foto te bejne te mendosh qe Shqiperia eshte ndertuar gjate komunizmit me shume se ne cdo periodhe tjeter.

po po, aq shume eshte ndertuar, saqe te vetmet rruge,bulevarde e ndertesa me vlere qe edhe i rezistuan kohes, jane ato te kohes se......  nejse, ato qe ndertuan italjanet dhe qe udheheqesit e komunizmit, edhe keta te sodit, e pane te arsyeshme  ti perdorinin si zyra, institucione etj.
 

edhe kete do e hudhesh poshte o Belul.

Po, nuk e bojne ndertesat nje vend po e bojne njerzit.

Ta shpjegoj Emo me ate presorin nga Afrika Jugut, si po rrenohet.

Ja e ndertoi URSS-ja turkmenistanin nga fillimi dhe u kthyn prape ne cadra ata.

i shef si jane rreshtu ne pazar te vjeter robt, si zogjt ne tela elektrik. I beri te harrojne fukarallekun qe po i mbyste e Malarjen qe po i hante te gjalle smiley

 

jo jo, nuk i hodha poshte, por kam pershtypjen se ka ndodhur e kunderta.. keta, pas 45-es,  hodhen poshte gjithcka qe ishte bere deri atehere, aq sa ishte bere dhe ne nje periudhe shume  me te vogel se 50 vjet pushtet...

se nuk eshte se edhe ata gjeten ndonje Shqiperi te bere, jooo.. madje ne kohen e tyre, nuk ishte akoma e qarte  nese kishte Shqiperi e shqiptare sepse qarkullonin Haxhi Qamila gjithandej..smiley

kliko foton te hapesh albumin

Shikoj ate me callme dhe meditoj ( foto e tete )

Cfare ka "gjyshi Belulit " qe mendon ? Them se ka merak ...Pse  na i perzune Italianet qe ndertun per Perandorine e tyre dhe na prune Makarona dhe Hallve ? Eh ta kishin bae dhe nji Kulle ne Vucidol , nuku keq !

Sepse mund te jete jo vetem i Belulit ne thonjza por i cdo te lengezuari qe rrjedh psikisht me ne krye mender prof Olsin Real " sa mire kur na pushtoi Italia "

Me pak llaf koment bajgaresh lopcare , pa qene nevoja fare me kujtu Italine si Pushtues ..." per inat te kamunizmes or tie "smiley

Foto te shkelqyera dhe pa prapavija ashtu si pruresi i artiklles ! Populli dhe vendi YNE i Shtrenjte i pacmueshem me asgje smiley

Bukur! Pata veçanerisht kenaqesi te shihja detajet e rrobave femerore ne fotot n°3 dhe n°5.

P.S. Ai fundi i zi po me çudit qe s'eshte aspak i prekur nga balta. Kujtimet e mia te pantallonave ngjyre zi (edhe pas shtrimit te rrugeve (te trasheguara nga komunizmi dhe te rishikuara ne postkomunizemsmiley ) jane fatkeqesisht te hidhura nga ato mijera pika balte qe shfaqeshin sapo dilja ne rruge. smiley

Rrofshi rrofshi per ket' 

O Mrrok-o, kom prap ca. A munem?

A munem, thote!

Vuxhut! smiley

 

te ...ha Romen.

Fluturojne lart akuilat!!!

Ah, atehere dul' dhe konga:

Oh shkojn tajaret per hava, 

Oh bumjet n'Durres zune me ra. 

P.s.

Vras mendjen, pse "tajaret" ? 

Do kete qene marka e aeroplanve? Di gjo ti emo?

No i tjeter? 

 

 

ket te avionave se nga vje nuk e di. duhet me pyt.

kacatorrin amo, e di. po ate e din te gjithe, kshu qe s'vyn.

ca thon qi o me e ca  m'dysh o n'mshum pjes. 

real. ja boni loni :kjo o shoke eshte te kesh tete tajare . po pse o loni c'i do tete-ja boni njoni.

po shtate ti cashe e nje ta mbashe-tha loni.

po e fundit perse te duhet ? - ja boni nji tjeter.

po per te pjerdhur o per  te pjerdhur. perfundoi loni.                              

http://es.thefreedictionary.com/tajare

Pese minare ne foto. smiley

A po doni me i qit ato fotot e vizites se sulltanit a ti qis vet?!!!

llafi sikur qe: Vuxhut! smiley

no link, Bame.

Up!!!

Ligjërata historike në Kosovë që u bën thirrje muslimanëve për bashkim.

Po u japim një përmbledhje të thjeshtësuar nga osmanishtja të Ligjëratës së mbajtur nga dijetari i nderuar I Islamit, Haxhi Ismail Hakki Efendiu para namazit të xhumasë, në të cilën ndër mijëra besimtarët e tjerë ishte i pranishëm edhe kalifi Osman, Mehmed Reshati. 

Ismail Hakki Efendiu e filloi ligjëratën e tij duke lexuar ajetin nga sureja Huxhurat që i urdhëron besimtarët për vëllazëri dhe paqe në rast të prishjes së marrëdhënieve të tyre dhe pastaj duke kaluar në komentimin e ajetit ai tha:

Nuk ka dyshim se lidhjet e vëllazërisë që gjenden në shoqëritë Islame në pajtim me urdhërat Kur’anore do të qëndrojnë të forta deri në ditën e Kijametit. Të gjithë muslimanët janë të obliguar në mbrojtjen e këtij parimi nga pikëpamja e fesë. Nuk dyshojmë aspak në atë se pa marrë parasysh fjalëve të pabaza të përhapura nga armiqtë, vëllezërit tanë shqiptarë do t’i mbeten besnikw kwtij kuptimi.

Populli autokton shqiptar, që nga e kaluara me ndjenja të larta dhe me një solidaritet të plotë i ka shërbyer fesë Islame, pozitës së Hilafetit dhe famës e autoritetit të shtetit duke shënuar kështu një ndër faqet më të ndritshme të historisë Islame. Ata njihen botërisht për sakrificat e tyre me shpirt e me mall që i bënë në kohërat më të vështira e në sprovat më të mëdha për përparimin e fesë dhe të shtetit.

Shqiptarët e nderuar nuk ishin në një shkallë më të ulët se shoqëritë tjera Islame në aspektin e shkencës dhe të diturisë. Ashtu siç u zhvilluan në mesin e tyre vezirë të devotshëm dhe me veti më të larta se shokët e tyre, komandantë që në fushëbeteja me sukses e shpien përpara ushtrinë Osmane, po ashtu nga mesi I tyre dolën shumë dijetarë dhe njerëz të udhëzuar, të ditur të cilëve u merrej mendimi dhe shumë të tjerë të cilët meritojnë lëvdata. Është e vërtetë e pamohueshme se vëllezërit shqiptarë të ditur me të cilët krenohemi në qarqet shkencore, shkrimtarët dhe komandantët që e zbukurojnë ushtrinë tonë janë duke e gjallëruar dhe lartësuar famën e Perandorisë Osmane.

 

Vëllezër të nderuar! Nuk ekziston asnjë ndasi apo pabarazi ndërmjet jush dhe popullit turk në udhëheqjen e shtetit, sigurinë e vendit dhe në të gjitha çështjet sociale dhe ekonomike. Të dy shoqëritë, me ndihmën e All-llahut, janë në lidhje dhe në harmoni si mishi me thonjtë. Këto parime nuk përmbajnë dyshim dhe janë e vertëtë e qartë. Jemi anëtarë të një feje që na bën të gatshëm për të dhënë jetën tonë për mbrojtjen e vëllazërisë sonë. Nuk kemi qëllim tjetër pos shërbimit të mirë ndaj fesë sonë të shenjtë dhe atdheut tonë dhe në këtë drejtim nëse ka nevojë edhe do të japim shpirtin.

Mirëpo më duhet ta them me keqardhje se në mesin tonë ka të tillë që guxojnë t'i shmangen idealeve tona të larta, që me injorancë na shpiejnë në situata jo të mira, të cilat nuk përputhen me fenë dhe Sheriatin tonë. Këto të këqia dhe teprime janë lëvizje të kota si mos zbatimi i ligjeve të shtetit dhe mos bindja ndaj drejtësisë së tij, të cilat pa dyshim se nuk janë të drejta. I dërguari ynë duke iu përgjigjur pyetjes së shoqëruesve të tij tha "Feja është këshillë" duke e shpjeguar atë si këshillë me ihlas, duke iu larguar tradhëtisë dhe duke i vënë në vend amanetet ndaj Pejgamberit, udhëheqësit të Muslimanëve dhe të gjithë vëllezërve të fesë. Shpëtimi i vërtetë i fesë Islame gjendet në zbatimin e këtyre parimeve të njëpasnjëshme duke iu shmangur kaosit.

Ajeti Kur'anor "O ju që besuat! Mos e tradhëtoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij" e udhëzon këtë të vërtetë në drejtimin e duhur. Kundërshtimi dhe rebelimi pa arsye ndaj urdhërave të drejta të udhëheqësve është rebelim ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Bindja ndaj të gjithë këtyre është obligim individual. Ajeti "Bindjuni All-llahut, të dërguarit të Tij dhe udhëheqësve nga ju" është mjaft i qartë.

Një ndër veprat e këqia dhe teprimet është edhe vrasja e njeriut. Sipas një hadithi, njerëzimi është ndërtesa e All-llahut dhe i mallkuar është ai që e rënon këtë ndërtesë. Dënimi për këtë krim shumëfishohet nëse i vrari është nga populli dhe feja e njëjtë e të vrarit. Ky ajet është shpallur për vrasësit që janë në këtë gjendje: "Kush e vran me qëllim dhe pa të drejtë një besimtar, ai do të jetë në Xhehennem përgjithmonë". Ky ajet dëshmon se ata kurrë nuk do të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit. Me përjashtim të mohimit dhe idhujtarisë, nuk ekziston ndonjë kërcënim më i madh hyjnor se në këtë rast. Për këtë arsye ky ajet e tmerron injorantin dhe i bën të dridhen nga frika ata që e dinë madhështinë e All-llahut. 

Në një hadith tjetër thuhet "Nëse dy muslimanë përdoren armë ndaj njëri-tjetrit, edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr". E pyetën "O i dërguari i All-llahut, po e kuptojmë për vrasësin. Por pse të dënohet edhe i vrari?" Resulullahu u përgjigj: "Sepse edhe ai ishte aktivizuar për vrasjen e shokut dhe të vëllait të tij nga feja".
Një ndër mëkatet tjera të mëdha është edhe dezertimi nga ushtria dhe mos zbatimi i detyrës së xhihadit.* Po ashtu në një hadith thuhet se ky krim është një ndër mëkatet më të shëmtuara dhe më të mëdha. Një ndër sjelljet e këqia e të dëmshme që mundësojnë dobësimin bile edhe rënien e Islamit dhe të shtetit është prishja e marrëdhënieve të muslimanëve nëpërmjet fitneve. Kjo gjendje, Zoti na ruajtë, përdoret gjithmonë nga armiqtë tanë për të lëkundur fuqinë e Islamit që buron nga bashkimi ynë. Përderisa muslimanët janë të bashkuar dhe u përmbahen dispozitave të vëllazërisë fetare ndërmjet vete, i tërë guximi i armiqve thehet. U prishen të gjitha llogaritë që i kanë bërë.

Po e le me kaq se me kapluan emocionet.

* Gaz mekatari!!!!

Mirëpo më duhet ta them me keqardhje se në mesin tonë ka të tillë që guxojnë t'i shmangen idealeve tona të larta, që me injorancë na shpiejnë në situata jo të mira, të cilat nuk përputhen me fenë dhe Sheriatin tonë.

Rrini e meruni ju, jo-po komunizmi e shkatarroi Shqiperine, jo-po 97-ta e Berishes, etc, etc. 

Na kane mashtru kaurret e na kane largu prej Fese dhe Sheriatit, prandaj jemi ne ket derexhe ku jemi!!! 

Rebecca West, jo mikeshe e jona shqiptarve, duhet me e thone, po prap' ze i besueshem ne Evrope, thote qe ne Peje nuk i kane pas lone kaurret me i varros robt gjate dites. Vetem naten! smiley

Kush guxonte diten, i sillshin qivurit me gure thmija. 

As turku nuk i bonte dot dermon, aq allah allah ishin kto pejont per pune dinni. 

 

 

 

Durres, 1914 - funerali i kornell Thonpson qe u vra nga koleget e Xhiut.

ja dhe nji, princi tu pershnet masen e simpatizantve me 1914 ne durres (se tirona ne at kohe ishte pak si shprehje gjografike kshu). smiley

ai ballkon rivalizo me ate te vlores afer haremeve, right?

ps. mfal nqse te kallxova gjona qe i kishe pa me para.

ps. ka prap... sa te dush. ti m'je kujtu kur rash m'to.

terqeta juj. smiley

Hehehe? 

Po pse una? smiley

do ia kallxoj, thash. ishalla s'i ka pa, qe t'i vi icik inot smiley

looool

"Plani dyvjecar do na sjelle begatine." smiley

''mburrja pa baza eshte demagogji!  fshijeni ate parrulle!''..smiley

Bukur, por ky nuk eshte i vetmi realitet , kam pershtypjen se te huajt kan dashur gjithmone te nxjerrin ne pah ato me te shkundurit e me te keputurit ne foto.

Pse e tille ka qene jeta per te gjithe ne 1957-ten ? Fotot e gjyses dhe mamase time tregojne te kunderten .

Pse e tille ka qene jeta per te gjithe ne 1957-ten ? Fotot e gjyses dhe mamase time tregojne te kunderten 

Ka mundesi po mbase nuk kane qene fotozhenike dhe karakter si ai xhaja me mustaqe. Ose mbase mund te jene tek albumet e fotografeve sovjetike qe vizitonin vendin asokohe. You never know. smiley

eeee se jam ne pune tashi dhe skam mundesi te sjell foto te atyre viteve

Nuk eshte vetem keshtu Shqiperia e viteve 1957 , refuzoj !  

Kjo eshte ulje 

ulje-ngritje eshte kjo pune o elba.

 ulje ngritje , that's right smiley

O Elba, po ti ketu po ngaterron pjesen me te teren. Ky njeriu ka sjelle ca fotografi qe pasqyrojne nje pjese, (personalisht nga eksperienca ime do thoja me shume se 90%) te realitetit shqiptar te kohes. Dhe jam i sigurte qe ti nuk mund te thuash qe ky realitet nuk ekzistonte dhe kjo eshte skene Hollivudi. Ashtu si edhe fotografi nuk po thote qe ai burri me mustaqe eshte gjyshja Elbes. smiley

Gjithashtu kjo nuk do te thote edhe qe realiteti i dokumentareve te Kionostudios me punetore qe ndertojne hidrocentrale nuk ka qene pjese e realitetit ombjektiv. Po pjese ama, jo i tere realiteti sic pretendohej. Se plaka ime psh nuk ka pas ndertu ndonje hidrocentral.

mrregull me pra 

 75-80% e popullsise tone ka qene fshatare, nje fshatarsi e varfer ku shumica punonin me meditje plus qe vetm 13 vjite kishin kaluar nga renimi i luftes ,keshtu mos pretendo qe Shqiperia me pare ISHTE me ndryshe, cop cp ka qene. Vend i pa zhvilluar, i varfer dhe analfabet !

Ca dmth me kete, qe fotot e mamit te Elbes jane te albumet e Vollodjas??
Elba kjo me duket insinuate e rende.

Fytyra te embla te rinjte e koplikut,ca si te avancuar per kohen, me ç'e mbaj mend te zbehur koplikun e viteve te partise

me duket sheshi Avni Rustemi atje tek fshataret e ulur qe shesin nallane,me vone perballe kishte nje dyqan te madh me xhamllik qe shiste artikuj te tille

lypesi,qeka mashkull me saxappealsmiley

Ka foto edhe ma te bukura ne Pallatine Afmetjes me rastin e Marteses ! Nuk ka pse me pas cudie i nderuar PF . Po ky zotria po "flet "  per vitin 57 -59 , c'ka mundi me fotografue ne Shqiperi nga ato qe kishte lene jashte Pallti i madhenueshem i bame prej Italianeve.

Ky "flet " per jete Reale , per ate qe ishte Shqiperia per te vleresuar se cfare ka ndodhur kur e rigjeten Barbaret e Saliut ! Menojna smiley

shqipni. cerr zemra.

Njona ane e medaljes kjo; po fotot e pedonales, po ato 40 pianot? 

Foto pare "Lindje Mesme" ose the good old days per Gazin. smiley

Ja keput kot!!! Asnjona nuk ka burka!!!! Citjonet lajle-lule masanej!!!

Mu kujtu none Bakushja tani smiley ; non Atlija i kish hyp trenit te komunizmes shume heret, i jetoi 30 vjet gezushem pa shall. smiley  

foto e dyt osht botnore. per ato qe e kon at shqisen qe duhet. ku o ajo xheni? smiley

Em,te e dyta kamioni ku hypshim po t'ishte rasti mbas aksionit dhe kenga s'mungonte,dhe autobuzi tutje...

smiley

EL 73 39

O none... o none smiley

ca te kujto termi "karoceri" ? smiley

smiley  o shejtan alidems

lene se tu hyp i her n'kamion u vra njona n'ven t'keq,dhe hecte i jav shtremetsmiley

ahahaha

kurioz tjetri!!!

Shumices ketu qe "preket ' duhet me i kujtu se nji nga vendimet Historike te atyre viteve ishte qe te "mos kalonin Kuajt dhe Qete neper Qytete pa qeska Mbrapa ".

Fat qe nuk e pati as nieri  pas dyndjes se Barbareve te Saliut . Tashme edhe vet robt qe "sperkateshin ne fustane "  sperkateshin jo me "pika balte " por dhe me zhytje ne pellgje shurre ne mes te qyteteve , nga me te cektiti ai para hyrjes TOB-it !

Kush e kujton ate HOP te viteve 56 qe gjeti nje Pamje ne vitet gjashtedhjete mbushet me nje O2  ne mushkri sikur me qene ne Pyjet e Ballenjes .

Ziko, ato u qujshin "hejbe". Nga kjo ka ardh dhe shprehja "vari hejbet".

Me fal per nderhyrjen. smiley

Mi tunde Hanko hejbet mi tunde

brenda nje grusht me krunde

Ne popull njihen hejbe ne vendim quhen Qeska smiley Se del qe Hankua ka pas hejbe ...ku ? Dmth shume krahasimsh smiley Dhe ju me falni per p-lotesimin !

Rono, kom i pytje... po mos mu pergjigj po nuk deshe... A mund te me gjesh nji vend tjeter ne rruzull, qe per 40 vjet ta ket shtu populllsine tre here dhe te gjithe keta te kene ushqim, pune dhe strehe...??? (aq sa kishin, e jo me luge te florinjte...)))

osht bindja ime qe vetem diktatura e proletariatit mund te bonte ate shkundje qe boni ne shoqnin shqiptare. per 15 vitet e para, gjthnji. asnji regjim tjeter. me mbrapa, tjeter mesele. 

se na ka hy fryka me thon naj llaf ashtu, si skic rrymes avdalle, se komunizmi zotnije.

sinqerisht: a ka pisome qe mund te flasi per ideologji ne ket shkaterrire? a ka pisome qe mun e qurravitet mas bulevardit, i cili vertet ishte dhe esht i mrekullueshem, se e bon ata qe dinin dhe qe kishin, poooooor, mos me guxu me e lujt pak kameran, se dul mullari dhe konopi...

ajt mo. shnet e bereqet, thuj.

hemm,  po mire:  po ata qe iken nga syte kembet, (nga te mirat e shumta qafirat ), futen te shtimi i popullsise, apo te firo, e atij sistemi.??.smiley    se nuk ishin pak,  po kshu nja 1 miljon plus minus.. dmth Shqiperia beri firo rreth 1/3 e popullsise se saj ne kohe rekord!

 

p.s  dramat personale, familjare e Kombetare  qe pesuan shqiptaret nga kjo lloj ikje, spo i llogaris sepse nuk ka mase ta llogaritesh kete.. do  ta vuajme akoma edhe ca gjenerata!

O Belul, kjo puna bjeri t'i bim monizmit (s'po i them komunizem, se ashtu esht nji muhabet) osht si ato shpullat mas qafe Gezim kulufit ne autobuz. ajo gjo i bi vetes - mbase s'e ke njof Gezimin, por edhe ai keshtu gerthiste: u shofshin jevgjit! smiley

muhabeti eshte me dal nga vleresimi ne total, se ajo u mor vesh mo, bilanci negativ, "deficit" i thoshin dikur, sa her do thuhet... mgjthse perseritja mom e dijes, xhanem... on a second thought.

por vertet, me dash me bo muhabet tamom, jon 45 vjet, esht nji popull me disa shtresa (prap s'po them klasa, se ashtu o puna), shum send i modh me u permbledh ne ate fundi keq, e gjitha keq. tashti do thot nanji ti je "apologjet", se e kon shum qef ket llaf, iu duket vetja te mencem shum smiley  OK, e kujt iu rrujt!

po joo. duhen thene ca gjera, se une kam krijuar pershtypjen  qe disa flasin per ate periudhen pas 90-es, dmth per periudhen qe trasheguam nga sistemi i kaluar, sikur trasheguam nje Shqiperi super te zhvilluar, ekonomi te forte, institucione demokratike.smiley  etj etj..

ne fakt, u trashegua nje Shqiperi e falimentuar dhe jo thejsht ekonomikisht..smiley   papunesia kaploi menjeher vendin.. madje me kujtohet, aty nga 90-91, koha e Ramizit kjo, njerezit shkonin kot ne pune, se nuk kishin ç'prodhonin. e kam me shume per keta qe punonin me mijera ne fabrika e uzina.. aq sa ekonomistat e ministrat  Ramizit  nxorreh ''idene  e  remonitit te fabrikave'',  sepse u leverdiste me mire qe te rrinin punetoret ne shtepi e te paguheshin 70-80%  se sa te shkonin ne pune kot e te merrnin 100% te rroges..

 

nejse,une i njoh atij sistemi  punen qe ka bere ne emancipimin e shqiptareve dhe shoqerise, arsimimin, si dhe...., elektrifikimin e vendit.smiley

E c'i duam Fabrikat o Belul, Urene dhe superforsfatin na e sjellin nga jashte, ne rrime bejme plazh dhe na i sjellin te tjeret. 

Ci duam nxjerrenNafen dhe perpunimin e naftes, Lere ore ti nxjerrin te tjeret, dhe ne te rrijme ne plazh dhe te pijme kafe.

Ci duam Hidrocentralet lere ore ti marrin edhe ato, 

ah po Ci duam ore fabrikat ushqimore ne , puno tokat se ti vjen ti merr tjetri produktet ushqimore me sa i do bootha cmimi. ose ose me mire akoma s'te vjen fare.

Rrofte levizja e lire beluL... Por me viza ama thane ,, e thane belul pasi i vune c'do gje nene thunder,, Harruam thane tja u thoshim ne fillim. 

Nga vendi ikin Siriane dhe Irakiane qe jane Palce e njerzimit dhe shekuj te tere ne ato Troje kur bie Murtaja . Jo me ca Shqiptare te nxjerre nga Ferrat te mikluar e perkundur per Jeten dhe Viktime e Plasjes se Tubave te Mutit me InteliDjente ...por jo vetem . Dhe e Falangave me Ulerima e Pishtare zjarri neper duar

Kamunizma rae Bini Burra .

Dhe erdhen barbaret ..me kete mund te behen Serial Filmash smiley Plus faktit qe Saliu ndenji dhe nuk IKU ! Biles nisur nga Fjamuri qe perdor edhe mender Prof Olsi nuk ka ikur pavaresisht qe qan me oi oi "sa mire kur na pushtoi Italia " Asht kthy dhe Basha or tie ..

.dramat smiley.. pse Jo tragjedite nga shitja e Femrave , motrave , nenave e grave per Kurva  ,me nxitjen e InteliDjentes LefTKope si nje nga Ideologet me ne ze te ..Erdhen barbaret .. 

deri diku jom dakort alidemso.

megjthate ka nji teori qe thote se ish piketrisht shtimi i popullsise qe ja hongri koken sistemit. Arriti puna qe ne mes te viteve 80 qeverise i duhej te hapte 70,000 vene pune ne vit me e mbajt papunsine statike. 

Por qe jom plotesisht dakort me emigrantin se per sa i perket shkundjes kulturore, 45-69 perfaqeson periudhen me dinamike ne transformimin kulturore te shqiptareve.

ka pas "fjalime" ne ate kohe, Rono. Folte ai qe gjemonte veni me ter mend, se s'kishte hello jutub ate kohe, edhe thoshte "te djegim me zjarr cilindo qe merr neper kembe te drejtat e gruse" e ku di une. Kupton? nukishte nji pamflet "te celen arkapijat". Te digjen me zjarr, ere. Edhe te digjte ai, ja shif ktu te peshku sa ka djeg.

ka pas "fjalime" thot ky. 

se nuk po e gjej dot por jam i sigurt se e ke parasysh at videon kur bucet Lezha "enver hoxha tungjat jeta"

Ai me fjalime e populli i mbante ison me kenge!!!

Nuk e kuptoj pse do tja heqesh meriten popullit???

Jepi ore popullit, c'eshte e popullit!!!!!!!

 

kshu sakt fare Rono, meqe ti je i ri, ka qen "Raporte e fjalime" smiley

prap me duhet komfirmimi i xhenit ktu smiley

Nuk duhet mbuluar paaftesia e Injoranteve , aventuriereve me argumente " shkencore" Ai vend i Llogaritur shkencerisht mbante 7 miljone Banore . Nga e gjete qe e hengri nr Popullsise ne Rritje smiley

Nga Italianet e Pushtimit per 15 vjet ishte Llogaritur se bashku me Kosoven nje Popullsi prej 15 miljonesh dhe 450 mije bajoneta per Ducen . Kush ua ka mbush mendjen me keto llogari ? Ramizi ( rp )  

Kriza ka dhe Bota .Prandaj vijne ndryshimet per me Perpara jo per te heq pantallonat e te dhjesesh ne vend me te semure Psikik te Lloit Pashko e Azemra ( rp ) e Berishera . Aq me teper te Vjedhesh Grabitesh e ta cosh Popullin ne Mizerje e "prag luftrash civile " si barbaret e Saliut . etj etj etj dhe te Ulersih me InteliDjence Lopcaresh 'se diktatura zotrie "

Ndryshoje pra . Ben NJE dhe VETEM nje Hidrocentral ose Fundja Hap nje Kuplara si e do LefTKopeja ... Ka 25 vjet qe zvarrisen me Llogje e kane sukses me Pare DROGE e Trafiqesh e ne sherbim si Lavatrice te Parase se Krimit Nderkombetar .

Ose ...." ka bo Bushati nji analize ke gazeta "smiley

Po pse nuk eshte "Luge e Florijte " desha me te pyte per te ngare llafin ? Ka qene Popull pa Luge mre . Hante ne derrasa , sofra , ose "tavolina " te perbashketa me duar . ..Simbolikisht nuk eshte e njejte me Cekun e Arte qe i Vuri Flaken dhe Nxiu Shqiperine nga babrbaret e (rp ) Pashko karagjozit dhe Sali Barbarit !

Mos vertet e keni kuptuar Fizikisht qe "luget do ishin prej Floririr " edhe ne Vucidol ku Saliu  qinte dhi ? I cune Radio qe njohu Editin ejjjjjjjj !

Flori e shkuar Floririt or TUNXH smiley

Pata rastis nje here ne nje darke me shqipe kur njoni prej Puke filloj te tallej me "lugen e florinjte" qe ne Puke u materializua si luge alumini. Po cke mer i tha nji tjeter, ju ne Puke me qarin dolet, komunizmi ju gjeti me luge druni e ju la me luge alumini.

Mos kam qene ne nji tavoline me ty o idriz e nuk e kom dit??? 

po ca thu o Ron, me luge druni? Me dur ore me dur hajshin, dhe mbareshtronin morrat kur e kalojshin doren me tlyn neper floke.

Po pedonalen mor zotri? Po 40 pianot??!!!

Rono, dhe emo, une kam nje kendveshtrim tjeter per fillesat e zhvillimit kulturor dhe shoqeror te shqiptareve. Sipas meje, ato e kane fillesen aty tek viti 1939 e deri tek 1942, pa u thelluar lufta Nacl... Pushtimi italian, solli edhe pak zhvillim perendimor, sidomos ne qytetet kryesore. Te mos harrojme se pjesa derrmuese e rinise shqiptare qytetare, shkoi ne Itali ne ato kurset e balilave a ku di une se si quhen, dhe atje moren edhe pak ere perendim. Pra po flasim per fillesat e nje revolucioni shpirteroor dhe shoqeror. Pastaj Ai i madhi fare i dha jo nje shtyse por nje shkundje te forte ketij zhvillimi pas '66...

 e kane fillesen aty tek viti 1939 e deri tek 1942

Po cfare 39-42 pash zotin.

Shife si ka qene ne 57.

Edhe kjo ne Tirone. Parafytyro se si mund te ket qene ne qytete te tjera.

P.s. "parafytyro" them une! Ju i keni pa me syte e juje. Eshte me mire me thon kujtohu.

Mos u merzit se shoket edhe gabojne . Qujne Puken Qytet smiley Me kete Ju zoteri glorifikoni Diktaturen qe dmth Bente Qytete vende mrizash .Jo zotri .Jane prish ekologjite e Natyres , ka thane nji studiues ne ze i InteliDjences me tharjen e Kentave te Maliqit e krijimin e qytetit Maliq , te kenetave e mocaleve  te Kavajes e krijimin e Qytetit Kavaje , Lushnjes e krijimin e qyteteve Lushnje - Fier ... dhe me duket edhe Torrovices smiley

Foto te mrekullueshme .psh une shoh nje emnacipim te Thelle larg mazllemizmit tek tregu .E ka dhe Vallja Tiranes ku burri ulet ne gjunje para qejflies qe i vertitet . Po kjo foto e plotson me burrin kembekryq midis Grave qe pi duhan e llafos smiley

Ore, keto fotot duhet te jene fabrikime!!!! A nuk e keni von re qe ter baza elektorale e PD-se, dhe humbjeve gazore te saj, ka prejardhje aristokratike? Te gjith sterniper bejleresh e niper industrialistesh thone se kane qene. Nje fshatar per njeqind bejlere per zotin!!!!

Nuk ka mundesi Ron .Une jom brez tjeter dhe i kom gjet qe hanin edhe me gjethe Lofate .ndoshta ke qe nene ne ekskursion me shkollen dhe me ke gjet atje smiley

Ja nje histori Humori ..

hanim buke ne Rogozhine .Boheshim nja tre kapterra dhe shoferi Na qelloi nji mish i "forte " dhe shoferit , nje kopuk i lloit te rralle ,megjithmen nje perle Batutash ,  ju thyn dy dhomt e Pirunit alumin.

E ngrejti pa nga une dhe tha .." Vllaj keto dy dhome jane sabotim .Nuk i kane bo prej floriri .Duhen njoftu shoket e organeve "smiley

Hec te maje te qeshmen .Po me thone te drejten nuk patem Disidente afer nga keta te InteliDjences

$100K bo ai mustangu kuqerremt n'foto. 

Bo sot se asojkohe e blije per $4 k

Vizitojeni ne se keni mundesi .Gjynah se i del dhe shkume nga Goja ! Je keq Peter ter ter ter ter me Parti PD-hi ne Milano .Vizitohu ne kohe se do infektosh dhe Partine smiley

Fotot ishin interesante, pavarsisht pershtypjeve te ndryshme qe u shfaqen ketu. 

Vetëm pleq në sheshe e rrugë. Ta mendosh që Shqipëria ka qenë një nga vendet me popullsi më të re në Evropë. Sa kanë ndryshuar kohët! 

Cfare arritjeje historike qe te kthesh shallvare kalldremesh e shami pazaresh lopesh ne kemisha librarish e dekolte pasticerish. 

Ne fotot e viteve 1910, 20 apo 30, shqiptaret duken po njesoj si ne fotot e vitit 1957. Pothuajse asnje zhvillim shoqeror, arsimor apo teknologjik ne gati 50 vjet.

Imagjinoni c'mund e cfare vendosmerie i eshte dashur nje qeverie qe te arrije te coje analfabetizmin, papunesine dhe numrin e te pastreheve ne zero.

Cfare pune kolosale te binde e te detyrojne nje popull qe ulet trotuaresh e qe udheton me qerre, qe t'i cojne femijet e tyre ne shkolla, t'i lene grate e motrat te punojne e te lexojne libra.

Jo te gjitha te keqijat vijne per te bere dem, thote ajo fjala. Kiji merine, por foli hakun. Gabuan qe nuk diten te ruajne ekuilibrin shoqeror dhe ekonomik me takt, pragmatizem e pa kembengulje te verber, pasi i vune gjerat ne vije. Por fakti mbetet qe kjo arritje historike nuk mund te behej ne kaq pak kohe pa doren vendimtare te komunizmit. 

Kshu, kshu. Tani, kete banin prape me pese postime ne dite, ma shpjegojne dot administratoret e kesaj charli hebdoje dixhitale shqiptare, heronj te fjales se lire? Apo thjesht ashtu u deshi qejfi? klm

Gyzel fare kan qen por ne banjo nuk besoj te ken gatu dhe rradhen e qu.eshtit e mbanin te lopa kur tu dilte gjumi.

interesant Fotografia numer 7 , ai me cifteli. Ajo Tavoline druni ne sfond esht tipike per stilin Mobiliar "Gründerzeit" ktu ne Gjermani nga fillimet e Viteve 1870.

Edhe cifteline e tupanin nga turqia e kemi ne moa gaboj

prej turkut ne kemi ciftelin e tupani, austriaket kan "Croissant" 

Falenderoj Zotin per ate qe jemi , kur sheh se sa te ashper kemi qene smiley

Cdo e keqe e ka nje te mire-thote populli. Ja qe ai regjimi i Enver Hoxhes i paska pas nja dy te mira-emancipoi nje popull  te tere ! Me shume skishte c`te bente.

Po s`eshte e thene qe kete, ta kuptojne te gjithe!

..  emancipim i madh sidomos ne lidhje me gruan dhe femijet ,  fotot nuk i kundershton dot te thuash te kundren !

ai PF-ja i ka pas shum qejf kto. smiley

ai qylafi rus eshte nji thagme me vete. po te tretin s'po e dalloj mire, se daj samin ne mes e mora vesh.

Sec ka diçka prej te gabuare ky kerkimi i meritave apo deshtimeve te sistemit socialist permes imazheve (sepse gjithmone eshte dikush qe argumenton te kunderten po ashtu me imazhe, etj etj etj). Fundja zhvillim kane sjelle, per te njejtat koheshtrirje, edhe sisteme te tjera dhe opozitare me ate komunist, keshtu qe kurre nuk mund te gjehet e verteta.

Per mendimin tim, 'gjeja komuniste' (si cdo forme tjeter emancipimi) nuk ka si te kete imazh. Ajo eshte mendim, fryme, besim (biles ne kete sens, eshte shume e afert me religjionin) i cili, po ashtu, nuk ka si te "matet", te "peshohet" me imazhe. ka te beje me njeriun, por jo (ose pak fare) me imazhin e tij. E akoma me pak me tulla, hekur apo leter.

ps: kam pare nje film dokumentar 13 oresh, mbi Kinen e viteve '70 : "Si Yukong-u zhvendosi malet". Jane dy hollandeze qe e kane realizuar. Filmi ndahet ne 12 kapituj. Secili kapitull eshte nje dokumentar i vogel ("farmacia nr3", "fshati i peshkatareve", "Kazerma'..; etj etj).
Michel Foucault (Fuko) asokohe eshte shprehur se filmi e kish lene pa fjale sepse i krijoi pershtypjen qe jo vetem "mesoi per Kinen", por e pa (Kinen) ne nje realitet politik intensiv qe asnje diskurs nuk mund ta pershkruaj.

Po ta shohesh filmin, nuk ka asgje 'te veçante'. Gjithshka eshte banale. Ose thene ndryshe: asnjeri nga imazhet e filmit, 'tek e tek', nuk krijon ndonje pershtypje te veçante se ç'ishte komunizmi kinez. Pra fiks njesoj si dhe puna e fotove shqiptare.
Por fuqia e filmit, nese nuk vjen nga imazhet 'tek e tek', vjen pikerisht nga forma se si pershfaqet ai para syve te spektatorit, si nje i tere, nga dinamika dhe dialektika e tij e brendshme (nje shemubull per ta shkoqit muhabetin: eshte carmatosese natyrshmeria e kinezeve te intervistuar ose te filmuar gjate filmit. Si ka mundesi qe ne nje vend te kontrolluar ideologjikisht, ata te japin pershtypjen me natyrale te mundur ?!! Ne fakt, kjo ven nga menyra se si cifti i regjizoreve i eshte perqasur gjese : eshte mese evidente se nuk behet fjale as per 'hiden camera', por as per improvizim te castit. Dicka midis te dyjave. Por as njera, as tjetra !

 

Ja ca statistika interesante per Shqiperine e asojkohe.... Ekonomia e Shqiperise ne vite. Nga nje vend i varur totalisht nga agrikultura ne baze 30 vitesh u shendrruam ne nje vend te varur nga industria 

 

                                                  1938  1950   1960   1965      1970

1. Industry                                    3.2    11.0    32.7   35.0      42.4
2. Agriculture                               93.1   76.3    44.4   43.8      34.5
3. Building construction                0.8     4.6     10.9   10.1      12.2
4. Transport, Commerce, etc.       29.3   8.1     12.0   11.1      12.9
 

 

Shkodra e 1914-es, me turista holandez. 

Te kisha Belulin do i thosha "merru vesh me ta; jane nga te tute" smiley

pershtypje me bo ai tipi me rroba popullore qe ec krenar mes per mes rruges; nuk di a floke i ka ato te lshume ashtu permrapa.

Pedonalja? smiley

prej knej i moren ato 150 pianot qe thot Kapo.

Ore Bama, se s'te kam pyetur, meqe po flasim per pianot, a e mban mend Karnavalet e Korces?

Cjane kta kulake kshtu. Ku ka pas lypesa ne 1957!

Kjo puna e fotove me kujton ate shprehjen e famshme: "Nuk ka komunizem pa levizje komuniste". Qe do te thote se, nje foto (qe eshte gjithshka, vetem levizje nuk eshte) te mund te pershfaqe komunizmin (qe sapo thame se eshte, para se gjithash, levizje !).

Per qejf i me Ju z.Stalker.

Kendi qe ju e shihni "pa dalje " ne krahasim , duhet besoj te te rikujtoj Vleresimin ne Dallim midis Levizjes dhe fotos.

Fotua eshte DESHMI e Kohes . Levizja eshte deshmi e Kohrave .

Dhe kamunizmi ne se nuk e sheh eshte tek te dyja . Edhe si deshmi ( si e gjeti , edhe si Levizje (si e la )

Ne kete Rast krahasimi se " do kishte levizur edhe sikur mos te qe Levizje komuniste " eshte shume i pavertete pasi nuk pasqyron " cfare do kishte bere " ashtu sic eshte i pasakte qe kane sjelle Levizje edhe ne vend e qe nuk ishin Komunsite . FLITET per Shqiperine qe askush nuk e pengoi pa ardhe kamunistet , te ishte Themeluar me te tjerat dhe te ishte ne nivelin e pedonaleve te Jozefperckes smiley ..ose per nga Xhamite e tyrbet smiley ..qe kishin te tjeret !

Gjeja " kamuniste" per aq sa e perfytyron dhe kap , nuk eshte Imazh jo si e argumentoni JU sepse eshte e prekshme  . Sistemet e  tij Politike ne Fazen e pare e me tej perfshi keto  te "ndermjemet " si "demokracia " ( me pas  ? kushedi si do emertohen )  , kane e do te kene njesi Matse

Frymen me sakte e sheh tek  Feja qe nuk ndryshon asgje ne Praktike pervecse ruan besimin ne Hic .

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).