Kryedemokrati ua premton miqve në PPE pjesëmarrje më 21 qershor

Dekriminalizimi – “Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë prioritet tjetër për Shqipërinë, nëse krimi në vend që të ndodhet para drejtësisë dhe prapa hekurave, ndodhet në Parlament dhe bën bashkëqeverisjen”- tha Basha.

Kolegji – Më 15 janar, Kolegji Zgjedhor, fshiu të gjitha shpresat e demokratëve për ta kundërshtuar hartën e re me anë të zhvillimit të referendumeve lokale në 103 njësitë vendore.

Kushtetuesja – Me një vendim 7 pro dhe 2 kundër, më 15 dhjetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Partinë Demokratike, duke lënë në fuqi ndarjen territoriale të vendit, me 61 bashki.

Komisioni – Më 28 prill të vitit të kaluar, Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Territoriale nisi zyrtarisht punën e tij, të cilën do ta përmbyllte në seancën plenare të 31 korrikut

Opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, pavarësisht se prej kohësh konteston hartën e re territoriale me 61 bashki. Kështu, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, u ka dhënë fund dyshimeve për pjesëmarrjen ose jo të Partisë Demokratike dhe opozitës parlamentare në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, e kjo në prani të miqve të partive europiane të djathta. Nga Brukseli, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë të Partive Popullore Europiane, lideri i opozitës theksoi se pavarësisht qëndrimit që forca që ai drejton ka ndaj hartës territoriale të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, PD-ja do të garojë në zgjedhjet për pushtetin vendor duke kërkuar monitorim të procesit nga faktori ndërkombëtar, pasi, sipas tij, PS e LSI po përgatisin skenarët për vjedhjen e votave.

Për kryedemokratin, zgjedhjet vendore konsiderohen për të edhe si një referendum mbarëpopullor kundër hartës së re të territorit, në bazë të së cilës do të zhvillohet dhe gara për bashkitë. “PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për t’u shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës, por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë, do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre. Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjes së votës më 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës, duke amnistuar nga ndjekja penale keqbërësit e këtij krimi penal dhe mora garanci se jo vetëm PPE, por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore që është kauza e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri”, tha Basha.

Beteja për konsensus

Deklarata e djeshme e shefit të selisë blu konfirmoi pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duke pranuar në këtë mënyrë dhe hartën e re territoriale të vendit, pas një kontestimi të gjatë të të gjithë procesit mbi të cilin u miratua kjo hartë. Një vit më parë, Kuvendi do të ngrinte komisionin e posaçëm parlamentar “Ad-hoc” dhe që do të kishte dy bashkëkryetarë, njëri nga mazhoranca, Bashkim Fino, dhe tjetri i përkiste opozitës. Kjo e fundit refuzoi të bëhej pjesë e kësaj reforme, me pretendimin se mazhoranca nuk i dha të drejtë vetoje në këtë reformë. Ndërkaq, në prill të vitit të kaluar, do të ndërhynte sërish Parlamenti, i cili, në mungesë të opozitës, ngriti një komision parlamentar, pjesë e të cilit do të bëhej edhe aleatja e PD-së në koalicionin opozitar, PDIU dhe veprimtaria e tij do të udhëhiqej nga kryetari Bashkim Fino, i cili, në bashkëpunim me ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilluan një sërë takimesh jo vetëm me qytetarët e zonave që prekeshin nga kjo reformë, por edhe me grupe interesi, që sollën pranë këtij komisioni dhe propozimet e tyre. Në këtë mënyrë, në seancën parlamentare të 31 korrikut, mazhoranca do të miratonte së bashku me PDIU-në ligjin për ndarjen administrative-territoriale, i cili parashikon dhe reduktimin e afro 400 njësive vendore në të gjithë vendin në krijimin e vetëm 61 bashkive.

Fillimisht, do të ishte Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili pak ditë pas miratimit të këtij ligji do të dekretonte kthimin mbrapsht të tij, duke i kërkuar Kuvendit të rishikojë hartën e re territorial, me pretendimin se ajo ishte bërë pa u konsultuar me qytetarët. Por me rifillimin e parakohshëm të punimeve të Kuvendit, mazhoranca do ta miratonte sërish ligjin e saj. Ndërkaq, dy muaj më vonë do të ishte PD-ja e cila do të depozitonte në Gjykatën Kushtetuese padinë e saj kundër kësaj reforme, kërkesë kjo që do të rrëzohej në seancën gjyqësore të 15 dhjetorit. Më pas beteja e demokratëve u përqendrua në kërkesën e vendorëve për zhvillimin e referendumeve lokale kundër kësaj harte, kërkesa që do të rrëzoheshin nga Kolegji Zgjedhor më 15 janar të këtij viti.

4 Komente

PD-ja do të garojë në zgjedhjet për pushtetin vendor duke kërkuar monitorim të procesit nga faktori ndërkombëtar smiley

Papapagalli përsërit Regjistrin 25 vjeçar të  babasqapit ...

ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar,smiley për t’u shprehur .. edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi .. ku së bashku me qytetarët shqiptarë, do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre..smiley

Thotë Daj Cena

O fo dynjaja me ksi Horrash e Horlliqesh . Grande ... ndonjë mejtim ?

 

 

Do pesojne humbje te thelle. Normalisht do humbnit lehte ne kete krize por do manipulohet vota me menyra te ndryshme dhe do humbni thelle.
Duket sa te pafuqishem jeni qe kur kerkoni te monitorohet provesi nga nderkombetaret. Kjo tregon qe nuk mbroni dot as voten tuaj.

Basha: Nesër nis pranvera e protestave, u mbush kupa

“Ky vend ka nevojë për një qeveri që përkujdeset për qytetarët, jo për një qeveri që i shton shqetësimet atyre. T’i tregojmë qeverisë që nuk e pranojmë më rritjen e taksave dhe arbitraritetin. Protesta e nesërme është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisin sipas qejfit. Durimi ka një kufi. Nesër në orën 11:00 fikim për 5 minuta makinat kudo ku jemi. Pranvera e protestave po nis dhe ky regjim antipopullor do të ndalet”, deklaroi Basha

Grande paska qenë me të fikme Makinat smiley Nuk paska qenë me Bori .Paska për ti përmjer Hunjt e Gradhit qeverisë ...

E o babasqap e...

Në dorë të kujt e le Partinë smiley Kishte lezet kur dilje me Tanke e Autoblinda rrugëve , me Granatahedhës e Kallashë smiley Flakë e Tym e bëje . Ku janë demokratët e Mamurrasit ? Jo po me " çfryrje gomash në rrugë " për të pengu trafikun smiley

Po për zgjedhjet Lokale i nderuar Njente Kapo s'kemi ndonjë Bombë të vërvitur nga Komandanti prej SHQU-pit . Mos bjer nga këto shashkat e Lulathit se tyrpëron dhe Komandantin ! Meer i çikë frymë se shumë ashtu po i lëshon ca bumje ! Për Pampersa kemi LefTKopenë i dashur !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).