Filmi “Burrnesha” me skenar të autorëve italianë, Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji të Laura Bispuri, mbështetur mbi romanin e Elvira Dones “Hana”, është përzgjedhur në garën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit, që zhvillohet në datat 5-15 shkurt 2015. Premiera e tij botërore do të jetë në datёn 12 shkurt në kuadrin e këtij festivali.

Sinopsi i filmit

Hana Doda, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundësinë për të jetuar të lira, si burrat dhe për të pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar". Por diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja e re, bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumë të ngushta tani. Marku vendos të bëjë udhëtimin që e kishte shtyrë për një kohë të gjatë. Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim të ri dhe delikat, kalimin e kufirit mes dy botëve të largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore. Dalëngadalë Marku zbulon trupin e saj përsëri. Ajo përjeton një marramendje tërheqëse teksa prek një trup tjetër, një njeri të dashur që jeta ia kishte mohuar më parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe të ndaluar. Marku rizbulon Hanёn, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.
Me pjesëmarrjen e: Aleteia Communication (Itali), Cineform (Itali) dhe Loterie Romande (Itali). Në rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher, e cila në katër festivalet e fundit në Venecia ka fituar 3 herë si aktorja më e mirë, dhe në karrierën e saj numëron mbi 20 çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Në rolet e bashkëprotagonistëve luajnë aktorët shqiptarë:

Flonja Kodheli, një aktore e re shqiptare, e cila zhvillon aktivitetin e saj profesional ndërmjet Francёs, Belgjikës dhe Shqipërisë. Ajo ka luajtur një rol episodik në filmin francez “Jashtë mureve”, i cili para dy vjetësh ka qenë pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës. Më tej ajo luajti te filmi “Amsterdam Express”, si dhe rolin kryesor te filmi “Bota”, i cili vjet fitoi, si filmi më i mirë në seksionin “East of the West” nё Festivalin e Karlvy Vary-t.  Bruno Shllaku, një nga aktorët më të mirë shqiptarë të teatrit dhe filmit, i cili ka luajtur ndër të tjerët në teatër te “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Gjaku i Arbrit” dhe te filmat “Fundi i një gjakmarrje” dhe “Një natë pa drita” .

Si dhe aktorët nga Kosova:

Luan Jaha një nga aktorët më të mirë nga Kosova në teatër dhe film, i cili përveç shumë roleve në teatër ka luajtur në filmat e suksesshëm “Kukumi”, “Tre dritare dhe një varje” dhe në filmin amerikano-shqiptar “Falja e gjakut”, i cili në vitin 2011 fitoi Ariun e Argjendtë në Festivalin e Berlinit. Ilire Vinça Ҫelaj një aktore e shquar nga Kosova. Aktore e filmit dhe teatrit, e cila ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse te filmi fitues “Falja e gjakut”, si dhe te filmi “Bloodlands”. Në film marrin pjesë edhe dy vajza të reja nga Valbona e Tropojës: Drenica dhe Dajana Selimaj. Bashkëproducente e filmit “Burrnesha” është Sabina Kodra.

6 Komente

Faleminderit "burrneshe" ......kishte me thon Roni....... ja edhe nje premtim tjeter i mbajtur nga Rilindja smiley
 

So, masi habitem Vjenen me qemone, masi habitem Parisin me xhixhillik, tashi po habisim ene Berlinin me peedh arbnuer t'pa qeeme! 

Na! Na!

Munxet! smiley

Besoj se pasi ta shoh, TAKEN do te mbetet perseri i preferuari im...

film shqiptar gjasme ky!smiley!

lere pastaj keto temat  ekzotike tip ''nejshenell xheografik'',me kanun e burrnesha!

nuk besoj qe edhje kete film pepinot ta kene bere ne gjurmat e l'amerika-s!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).