Kjo shëmti është ajo që gjeta paraditen e 1 Janarit 2015, ndërsa ecja buzë detit në plazhin e Durrësit. Në hapësirat para hoteleve është e vështirë ta shohësh këtë skenë, pasi mbetjet pastrohen ndërsa dalin, por këtu tek "Kavalishenca" askush nuk ka pastruar prej ca muajsh, ndaj mund të shohësh e prekësh me duar dëmin mjedisor që shkaktojmë me mbetjet urbane. Është si një masakër në slow-motion, duket si skena e një krimi, apo Deti që na pështyn në surrat qelbësirat tona.

22 Komente

Nuk jane mbetjet tona, i ka prure deti nga larg! smiley 

i ka prure deti nga hena.

problemi eshte qe po rriten breza te rinj totalisht te paedukuar per mirembajtjen e ambientit.

Fatekeqesisht square,nuk kemi pasur ndonjehere sensibilitet per mirembajtjen e ambjentit ne pergjthesi ky eshte dhe shkaku i brezave te rinj te paedukuar....

Duket qe filmimi, eshte bere mbasdite, pasi hija e Blendit dhe sendeve rrotull, ishte ne krahun e kundert te detit, pra dielli ka qene ne krahun e detit. Ne mos gaboj, aty ka nje bashki, apo mini-bashki dhe eshte kjo qe duhet te mirret me pastrimin e plazhit. Veç s'duhet te harrojme, se puna, ne shum sektore e vende te ndryshme te botes, fatkeqesisht -kete vit- fillon te henen me 5 janar. Keshtu qe Blendi duhet te shkoj/nte me 6-7 janar per te vezhguar plazhin. 

Mund te jene dhe mbeturinat e Norman Atlantic disaster plus our albanian life disaster

paska shkuar dem, mund te kish dale dicka e mrekullueshme.

he missed it smiley

smiley for the microphones

shiko, se pervec  ''mbetjeve urbane'' qe hidhen si pa te keq ne lumenj e det atje,  hedhin gjithashtu si pa te keq edhe anije te ndryshme  plehrat e tyre ne det..  vetem se keto duken kur fryn era ne drejtim te caktuar dhe i nxjerr  keto plehra ne breg...

 

e meqe ra llafi, pare titullin, ka pas qene shprehje dikur ne Vlore.. (thuhej per ndonje tip te lodhur, a te telendisur)..  me je bere sikur te ka nxjerr dallga ne breg..smiley

Duhet Mimi Kodheli me ushtrine patriotike te ndermarrin aksionin e rradhes se pastrimit te ambjentit. Shpetona Mimi se Dakoja nuk ja del dot te pastroje plazhin e mrekullueshem te Durresit....plehrat i nxorri Deti...te mos e leme te na i marre prapa pas.

E ka then populli " ca te besh ne det , do ta gjesh ...ne krip ...! " 

Dje kishte tch nji rubrike per ket. Tha dhe qe disa kompani jane gjobit disa here por vazhdojne te hedhin mbeturina...une pys: deri sa here vazhdojne gjobat para se me i heq licensen ktyne?
Maj mend ne us kur kam shku sefte dhe punoja te nji karburant qe po t'kapnin tu i shit duhan nji nen moshe merrje gjobe 2 heret e para dhe heren e 3te te hiqnin licensen. Kjo ishte gjoja e pare qe ma thane.

E ndodh shpesh qe klienti pyet shitesin: Peshk deti keni? Te keqen e atij te rritur ne rezervat se te  konsumosh ate te detit te ze cerma! Sidomos te Jon dhe Adriatikut ku mafia italiane ka fundosur dhjetra peshkarexhe me lende toksike! Shtohu atyre dhe mbetjet urbane, ne video te qarta, s'ka sesi t'mos jete infektuar peshku me lloj-lloj semundjesh!

Keshtu ndodh ne te gjitha plazhet e botes - do te thonte njeri ketu. Gjithsesi, Kavalishenca eshte afer me Gerdecin, apo jo PF? smiley

Edhe Bajlozi i zi nga deti duall

Plazhi i madh historikisht keshtu ka qene qe ketu e 15 vjet. Pergjegjesine kryesore per kete ndotje e kane mizeria e hoteleve dhe pallateve qe kane zene gjithe reren. Cdo vit i shikoja me frike turistet e shumte (kryesisht kosovare) qe mbipopullonin plazhin e madh dhe notonin ne ate uje ku derdheshin te gjitha mbetjet e hoteleve dhe pallateve.

Ne te pelqejne zonat qe jane 'secluded' ne Durres, shko tek Marina, personalisht e dua shume ate vend se eshte i eger dhe deti nuk eshte monoton, ne kuptimin qe ka gure, gropa e shkembinj e cfare s'gjen atje brenda, por vec duhet te tregosh pak kujdes mos i prishesh gjumin gjallesave autoktone detare. smiley

Njehere shkoje ne det e gjeje kripen, ndersa tani gjen gjithe pjesen tjeter te tabeles periodike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).