Nominimet për edicionin e 87-të të Oscar që do të mbahet në 22 shkurt janë bërë publike. 

Lista e filmave për nga numri i nominimeve:

Birdman – 9
The Grand Budapest Hotel – 9
The Imitation Game – 8
Boyhood – 6
American Sniper – 6
Whiplash – 5
Interstellar – 5
Foxcatcher – 5

 

Filmi më i mirë

“American Sniper”
“Birdman”
“Boyhood”
“The Grand Budapest Hotel”
“The Imitation Game”
“Selma”
“The Theory of Everything”
“Whiplash”

Aktor në rolin kryesor

Steve Carell, “Foxcatcher”
Bradley Cooper, “American Sniper”
Benedict Cumberbatch, “The Imitation Game”
Michael Keaton, “Birdman”
Eddie Redmayne, “The Theory of Everything”

Aktore në rolin kryesor

Marion Cotillard, “Two Days One Night”
Felicity Jones, “The Theory of Everything”
Julianne Moore, “Still Alice”
Rosamund Pike, “Gone Girl”
Reese Witherspoon, “Wild”

Regjizor

Alejandro Gonzalez Inarritu, “Birdman”
Richard Linklater, “Boyhood”
Bennett Miller, “Foxcatcher”
Wes Anderson, “The Grand Budapest Hotel”
Morten Tyldum, “The Imitation Game”

Dokumentar

“Citizenfour”
“Last Days in Vietnam”
“Virunga”
“The Salt of the Earth”
“Finding Vivian Maier”

Film në gjuhë të huaj

“Ida”
“Leviathan”
“Tangerines”
“Wild Tales”
“Timbuktu”

 

Kliko për listën e plotë

35 Komente

Do kisha zevendesu Interstellar me Gone Girl.

whiplash!

por ka per ta fituar boyhood. edhe birdman ka per te fituar aktorin me te mire edhe skenarin ndoshta. shanset per wes anderson jane te uleta, por do me pelqente qe t'i shkonte regjia me e mire. 

imitation game nga ana tjeter film i dobet.

Foxcatcher dhe American Sniper jane ne liste per t'u pare.

whiplash me ka pelqy shume. dhe boyhood gjithashtu, ky e merito per goxha mundim

Squpu, Imitation kishte disa boshlleqe.  Por Benedict Cumberbatch shkelqen mjaftueshem per mos ta quajtur film te dobet smiley

alergji e kam kete kastravecin o Monde. ndersa filmi ishte trajtuar ngjashem me 'a beautiful mind', po me thate.

Dhe pertoja te shkruaja te komenti me siper "ps: komplet e njeanshme ndaj Cumber-kastravecit une." smiley.

Aman mos ma shaj smiley

s'eshte aktor i keq jo, po mua me acaron nervat.dhe une i njeanshem isha.

s'eshte aktor i keq jo

Best Sherlock Holmes ever!

po mua me acaron nervat

Per inatin tend, shkelqen panjeanshmerisht.  (Nuk vura pikecuditese per kastile.  Shkelqen Pike) smiley.

Shkelzen, Shkelzen smiley

Mbahu or ti i kenges, deri aty sa me i knu "shkelqen si bora n'Shkelzen" s'me kishte shku mendja. 

Shqiperia digjet ju krifeni!!!! Qani hallin e hollivudit...o tempora o mores!!!!!!!!!!!

Pse moj c'ka bere vaki?

hë, kush e fitoi Oscarin..?

ai ... i peshkutsmiley

shkaba!  si komentuesi me prodhimtar dhe fleksibel, i peshkut.smiley

duket qe e keni nga zilia ju, nga qe jetoni te syrgjynosyr e te nakatosur andej neper hollande-ra e neper shba-ra, e jo ne Shqiperine time, te shkabes dhe te Audrey Hepburn. Aty te vuani sic e meritoni! smiley

Me la o Belul me la. I thone Oscar jo shaka. smiley

filma te mire ne pergjithesi. bravo hollivudi 

shumica dermuese e anetareve te Akademise AMPAS (qe seleksionojne filmat per Oscar) kane si karakteristike te perbashket:
- jane meshkuj
- jane te bardhe
- jane te vjeter ne moshe

 

Imitation game e pashe dje. I lezetshem. I mungonte dicka per te qene shume i mire por se cfare.....
The grand hotel Budapest te shkrin se qeshuri. Te tjeret akoma nuk i kemi pare.

Bradley Cooper e merr kete vit! U kry! 

Ashtu e mendoj edhe une. Sado qe kam pare vetem American Sniper, dhe te tjeret jo kam njefare bindje se do ta marri cmimin per aktorin me te mire.

Filmi ishte mase me i miri  ne realisti qe kam pare mbi luften.

sapo pash Birdman, me pelqeu, dhe ndoshta eshte pretend kryesor. Filmi i Eastwood nuk ishte i keq. Grand Budapest ishte i mire, por shume larg, e nuk shkon per shume "filmi me i mire". boyhood eshte gjithashtu shume i mire, e pretend kryesor me Birdman. Jam i dyzuar, ndoshta kinematografia do ti jape prioritet kinemase (Boyhood), sesa teatrit (birdman). te ndjekesh nje cift ne 10 vjet, nje projekt gati jetesor, eshte pikerisht ilustrim i asaj qe eshte ne gjendje te beje kinemaja. Interstellar ishte nje cope arti ne aspektin artistik figurativ, po nuk krahasohe me lojen e Birdman, apo angazhimin e Boyhood. 

 

ata te tjeret nuk i kam pare. 

nji tufe me rob qe i japin kupa dhe cmime nj-tj...sa nerva t'forta duhet me pa per ta pare si show?

Po kush tja japi kupat? Ti qe s'merr vesht. 

ministria e kultures

kam pare vetem 3 nga te permendurit dhe sinqerisht shume te dobet:
Gone girl skenari mire aktoret ncuq
Birdman te lodh dhe aktoret prap ncuq realizimi e teknika jo keq
The imitation game ncuq i gjithi aktoret me mire mos flasim dhe skenari i ngjan nje faqe Wikipedia
kaq kam pare,te shiqojme te tjeret edhe kuvendisemi

The imitation game ishte shume lemsh, dukej sikur ishin disa skenare qe konkuronin me njeri tjetrin.

eshte edhe mashtrim si histori, jane lene jashte historise deshifruesit polak dhe agjentet gjermane qe mundesuan zoterimin e makines enigma dhe kishin deshifruar nje pjese te madhe te kodit .. 

Kam pershtypjen qe filmi nuk eshte tamam per thyerjen e Enigmes, qe vertet eshte me e gjere si histori. Me duket se fokusohet me shume te drama njerezor e Turing, qe vertet s'eshte e vogel. Futet ne mes dhe shpikja e kompjuterit, pra behen shume tema gjigande per nje film. Nejse, persa i perket Enigmes, filmi e kap kur inglizet e kishin makinen dhe duhej vetem seting e rotoreve. Ne kete pike e kishin kap mire qe faktori vendimtar per kete pune ishin gabimet e disa radisteve jeremone (ca per per pune dashnie, si gjithmone cherche la ...). Perndryshe Enigma ishte e pathyeshme, bile nje si bicim super Enigme me me shume rotore nuk u thye dot. Eshte interesant qe edhe sot ne kete fushe (sigurise) faktori njerezor eshte primari. 

Po nuk e mori filmi i Klint Istvuudit "American Sniper" dmth qe jane kot keto Oskaret.

Filmi me i mire, me real, me tokesor, me luftarak, me human, me fetar, me familjar, me feminist, me patriotik, me antilufte, me pro-jete, me qmocionues qe mund te kem pare ne 5 vitet e fundit.

I jashtezakonshem,  dhe te imagjinosh qe ka qene jete reale. 

Flm American Sniper!! Prekes!!!!!

"American Sniper" nuk më la ndonjë mbresë dhe e pashë me zor për "hatër" të regjizorit! Shpresoja diçka më shumë nga C.Eastwood,krahasuar me "The Heart Locker" psh ishte goxha zhgënjyes!

Shkova e pashe American Sniper last night. Megjithese ka mbi 1 muaj qe ka dal prape cinemaja ishte plot. Filmi ishte I mire, me pelqeu. 2 ore e ca qe zgjat nuk ndihen fare. Po ai fundi... epo kjo te shkosh ne Iraq disa here e ti shpetosh plumbave, nejse. Good movie! 

fillova kete inherent vice, duhej pare me titra - filma novele, jane te rralle, po ky paul anderson ben filma te mire

e pame edhe American sniper. Film medioker m'u duk. Tek-tuk naj mesazh qe patriotizmi mbrohet prej vegjelise po ne teresi ishte thjesht justifikim lufte. Nuk di m'habiste sikur NRA te kete financu filmin. Te Sienna Miller i kisha shpresat me thon te drejten po as ajo nuk boni naj gjo te hajrit. Edhe 2 here qe u zhvesh, pergjysem a thu se jemi ne mesjete...cik me guxim!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).