Letonia mori më 1 janar presidencën e BE-së, Lituania u anëtarësua në eurozonë. Vendet balltike po bëjnë progres. Rindizet me këtë sërish debati Veri-Jug? Çfarë mund të mësojë jugu i Evropës nga vendet baltike?

Në aspektin e politikës ekonomike Italia ka rënë në sy në gjashtë muajt e Presidencës së BE-së kryesisht pör ankime, mosveprim dhe fajësime. Qeveria e kryeministrit socialdemokrat Matteo Renzi nuk ka ndërmarrë thuajse asnjë nga reformat e nevojshme strukturore. Në vend të kësaj, ajo ka akuzuar Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së të orientuara nga stabiliteti që po e mbytin ekonominë evropiane me kursime të ekzagjeruara. Nëse ne mund të investonim pa marrë parasysh kriteret penguese të stabilitetit - që do të thotë thjesht të shpenzojmë para, më mirë paratë e të tjerëve - e gjithë Evropa do t'i kishte punët më mirë, duket se është motoja e Renzit. Sikur të mos ishte pikërisht politika e shpenzimeve pa llogari dhe në kurriz të brezave të ardhshëm që ka ndjekur Italia për shumë dekada me radhë shkaku për problemet e sotme. Itali ka sot, krahas Greqisë që kryeson, borxhin më të lartë kombëtar.

Ndalje, apo regres

Dhe në një pikë tjetër ka paralele me Greqinë: në Athinë ekziston rreziku që pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në zgjedhjet parlamentare të fitojë qeveria e krahut të majtë dhe Aleksis Tsipras i cili ka njoftuar që tani fundin e masave të kursimit në rast të një fitoreje të zgjedhjeve. Fitorja e tij konsiderohet sipas sondazheve si e mundshme. Çfarë do të ndodhë me politikën ndërkombëtare të shpëtimit, e cila i siguroi Greqisë mbijetesën financiare me 240 miliardë euro, këtë nuk e di askush. Në Itali, gjërat nuk janë aq dramatike, sepse për fat të mirë Italia deri tani nuk ka pasur nevojë për ndihma nga jashtë. Por edhe Italia kërcënohet pas dorëheqjes së shpallur të Presidenti Xhorxho Napolitano për shkak të moshës, të paktën nga një ngërç i gjatë politik në një vend plot me bllokada politike. Italia, e cila vuan nga lodhja prej reformave nuk mund ta përballojë një gjë të tillë.

Masa drastike vullnetarisht

Krejt ndryshe është gjendja në dyvende të Evropës veriore, të cilat janë këto ditë në titujt e gazetave: Letonia mori më 1 janar presidencën e BE-së. Dhe fqinji i saj Lituania është futur në eurozonë. Bashkë me Estoninë, që të tre vendet baltike janë bashkuar me eurozonën, e cila gjendet tashmë në kulmin e krizës së borxhit. Futja e euros u bë e mundur vetëm përmes të dhënave të mira buxhetore dhe ekonomike për një periudhë më të gjatë kohore. Anëtarësimi në eurozonë nuk qe ndonjë dhuratë për vendet baltike, për këtë ishte e domosdoshme një politikë e ashpër konsolidimi, e cila u zbatua me iniciativën e tyre dhe pa paketa shpëtimi nga BE-ja. Sot, të tre vendet janë ekonomikisht shumë më të shëndetshme se sa para krizës. Sakrificat ia vlejtën.

Paralajmërimet nga Berlini gjithmonë shami e kuqe

Prioriteti më i lartë i Letonisë si kryesuese e BE-së, janë vendet e punës dhe rritja ekonomike në Evropë. Megjithatë, ndryshe nga recetat italiane Letonia e sheh bazën e tyre veçanërisht tek aftësia më e madhe konkurruese. Këtë kurë drastike Letonia e vendosi vetë. Kurse në rastin e Italisë, Greqisë apo Francës ke gjithmonë përshtypjen se e konsiderojnë edhe shenjën më të vogël nga jashtë për disiplinë fiskale, reforma strukturore dhe konkurrencë më të madhe, si ndërhyrje të paarsyeshme dhe të panevojshme. Sidomos në qoftë se paralajmërimet vijnë nga Berlini, qeveritë e këtyre vendeve shpesh reagojnë shumë të inatosura. Vendet baltike janë shumë të vogla për të ngjallur dyshime për dominim. Ato ndikojnë vetëm nëpërmjet shembullit të tyre. Dhe pikërisht për këtë ato janë kaq të rëndësishme për Evropën.

20 Komente

te lodhurit duan te hyjne ne be ,te pasurit te dalin!   be-ja mund te ekzistoje vetem ne forme organizate bashkpunimi.  nese tenton te qenderzohet apo federalizohet do pesoje fatin e jugosllavise.

ne na ben mire afrimi me be-ne sepse kemi nevoje per disiplinim ,por objektivi strategjik duhet te jete integrimi mbarekombetar.

nuk e di cila do jete perralla e radhes ne politiken shqiptare tani qe endrrat me evrope sa vjen e nuk i beson me njeri!

Megjithse vendet Balltike, jane nje fenomen i i çuditshem pozitiv ne Europe, ajo qe me ben mua te dushoj ne suksesin e tyre, eshte se une nuk shoh asnje prodhim nga keto vende ketu ne Europe. Dhe kjo eshte çudia e radhes. 

firmat jane internacionalizuar shoku ekonomist. s'ka nevoje te prodhosh gje nga te tuat, ti mund te punosh per tjetrin. psh rumuni ka filluar te prodhoje vetura per francen, polaku per italianin, e keshtu me rradhe.

kryesorja pastaj nuk eshte prodhimi po tregu (nuk quhet kot ekonomi tregu). tregu zmadhohet per europen, prandaj dhe ajo zgjerohet. shtohen blersat. kjo eshte llogjika derisotme.

Uueee, si nuk e dija une kete gje Profilo smiley

deri tani nuk kam ndesh kurre te shoh diçka Made in Belgium. (por patjeter qe ka) e megjithate belgjika eshte ne europe dhe ne kufi te frances, pra fare prane meje. dhe shtet me nivel me te larte jetese nga franca per me teper. 

sipas "teorise se komplotit" teknokratet liberale te brukselit e hapin europen qe shtetet qe formojne ate te dobesohen. dmth te humbin sa me shume kontrollin qe ushtrojne mbi territorin dhe popullsine e tyre. qe asgje mos varet me nga asgje, por vetem nga TREGU. ky t'i beje vete ligjet, ose ky te ndiqet vetem me ligje qe e favorizojne.

shtete e ndryshme te europes me deshire pushtohen ekonomikisht, sidomos ato qe nuk prodhojne gje te madhe, prej kushteve natyrore ose atyre karakteristike te popullates. 

Birrat nga me te mirat ne bote si Stella Artois, Jupiler psh....Chokollata si Cote D'Or.... firma te njohura si Agfa apo Ridley..Do Aeronautike, ke firma nga me prestigjoze helikopteresh si Skytech

Profil, pse e ke filluar kaq ashper 2015?

smiley Letonia......Presidentja e Letonise(Red Dahlia) ish agjente e KGB sot hiqet si antiruse e flakte. Nga vendet e Baltikut hiq Estonine te cilet jane race Finlandezesh, Letonia dhe Latvia pastaj jane te zhytura ne korrupsjon dhe nuk bien larg standarteve jugut te BEse..mor harrojme se BE ka hedhur miljarda ne rimbekmbjen e ktyre vendeve.

 

Pse Art ç'te keqe ka me qene spijun? Nuk i dihet punes, mund te kthehet prap pllaka gramafonit, kjo pune ka ndodh aty gjithnje, here me Taras Bulben here me Urdherin Teuton, nga te fryje era, vind of çenxh ...

Mjafton qe te kete ere, dhe flamuri te tundet, lopa e shenjte skandinave te shkundet ...

 

Te shava profesjonin o Tiko smiley ...Nejse nuk eshte thjeshte tek zanati..., te ciles Dahlja ja ka mare mire doren..zanat i cili e solli ne pushtet..e kam tek fliozofija..Keta lloj spiunesh qe i sherbejne me besnikeri cdo lloj sitemi dhe shendrrohen  ne demagoge te rrezikshem te ideologjise se radhes.

E di qe e ke fiksim lopen e skandinavise ...duhet te dalesh nje xhiro qe te kullosni se bashku ne nje lendine te hapet pak horizonti edhe ty....Mos u frikeso se nuk te ve njeri kembore ketej smiley

E ke kabim, vetem kategoria e spijunit, per vete natyren e tij, nuk mund te jete kurre demagog i rrezikshem, nuk beson ne ideologji si fanatik, eshte oportunist, ekuilibrist, edhe knej edhe anej, si person eshte klas, me finese.

Prandaj ne betejen e sherbimeve sekrete spijuni asnjehere nuk asgjesohet.

Problemi eshte se ju i admironi vetem neper filma, dhe i keqtrajtoni neper muhabete Peshku.

Per punen e lopes skandinave, meqe te pelqen teknologjia moderne:

http://cs9568.userapi.com/v9568904/1987/...

 

Spaske nigju ti per 007-tat tane, ose qe nai kane shtane... Cupi, Frrok Cupi!!

Kategoria e spiunit, po kategoria e spiunit...se kur i futet politikes dhe kategorise se politikanit pastaj kemi te bejme me "gjitar radioaktiv" prandaj te permenda demagogjine pak me lart

Po thelbi i shtetit eshte sherbimi sekret, dhe prandaj ka vlere esksperienca dal vivo ne totalitarizem per te kuptu kete.

E keqja eshte se kush e ka jetuar spijunllikun, kerkon te distancohet duke treguar te tjeret me gisht si Bama, dmth eshte apsajt fare ne muhabet, eshte demokrat, dmth eshte rrote: "pse nuk hapen dosjet mer jau?".

As eshte per te fol per spermatozoidet dhe ovulet e mbas 90 qe degjojne gjithe kesheri betejen midis komunisteve dhe antikomunisteve, ne Peshk, dhe pertej Peshkut. 

 

Si perfundim, qe te dilni nga rrotlliku demokratik, lexoni biografine e Fushese te Stefan Cvajgut.

Shof djathtas se paska ardhe Emosmiley, po shkoj te diskutoj ndonje gje me te se me hahet muhabeti. Vetem ai mund te me kuptoje ketu.

 

Aha ska sy per Qabe, nuk bohet ky ven, Emosmiley (bashke me Belulin) eshte duke hap dosjet e Kinostudjos Shqiperia e Re.

Qe te kthehemi aty ku e keshem llafne, ktu keni diçka artistike per ekuilibrin:

https://www.youtube.com/watch?v=7wJj58aLvdQ

 

baltiku mbulon kerkesen e tregut per prostituta ose punetore shtepiake qe mbaj pleqt. ndersa Mesdheu po kthehet ne burim skllavesh per pun hamallikshe, tek tuk si "Lavatrice" per nai allishverish t pedofilave t brukselit ....  se cfar do msoj baxhella nga kopili buzuqit hajde jepi drejtim. 

Vendet baltike janë shumë të vogla për të ngjallur dyshime për dominim.

Por jane vende te lidhura ngusht ekonomikisht me superfuqine e Evropes: Gjermanine. Artikull shume i dobet!

Tna rrujnë tocin e kukullës kta evropianoverioret. Popull kot. Rob te depresionum,  i rrofte ekonomia se jane robt qe vrasin veten me shume e bejn dashuri nje here ne tre muaj. Ka lezet shqiptari o vlla, e bo at pune qe ne mengjes si lepri, ne darke me rrapëllimë si dinosauri dhe prap mbetet optimist. Kta lituanezt e estonest e kane te shkruar ne sy depresionin, sy xhami me avuj vodke. 

Hehe sic duken bathet Greqia po ja dorezon rrypin e pantallonave "Made in Deutschland" qe ju bleu Madama Merkeli....Do ti mbajme poturet pa rryp fare, me mire te na bien se sa te na meret fryma

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).