Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi janë dy të dyshuarit në kërkim për vrasjen e 12 njerëzve dje në Paris. Një i dyshuar i tretë, 18 vjeçari Hamid Mourad, u vetëdorëzua në Polici pasi ishte shpallur në kërkim. Një kartë ID e Mouradit u gjend në makinën e braktisur. Vëllezërit Kouachi mendohet se janë dy burrat me maska në videon makabre që pamë dje. Ata janë të dy në të tridhjetat dhe mendohet se janë qytetarë francezë. AP e përshkruar kështu njërin nga të dyshuarit: "Cherif Kouachi u dënua për terrorizëm në 2008. Akuzohej se ndihmonte në kalimin e rekrutëve drejt Irakut, për të luftuar rebelimin atje. Ai mori 18 muaj dënim me burg dhe gjatë gjyqit tha se frymëzimin e merrte nga imazhet e torturave në Abu Gharib."

327 Komente

 Seit dhe Sherif Kovaçi.

Nje ne çuni i Afridhiqit, Shkabe Prezerva, qe shqiperon ngjarjet nderkombetare ne kontestin shqiptar, dhe njekohesisht zbulon motivet marksisto-frojdisto-masonike te krijimit te shtet-katakombit shqiptar.

 

Fjala "kovac" ka origjine sllave.

Analizoni pergjigjen e ketij Sherif Kovacit , prej nga frymezohej me urrejtjen ! Dhe cilet ishin ata qe bonin ato hyneret  me arabet irakiane .....ne Abu Ghraib ! 

Dhe nje teke raki per emon ....! 

Shqiptaret ne France i mbajten poshte urave Francezet ne dimer me femije.. Te mbaje kete plehrat e njerezimit. Ky nuk eshte akt terrorist, eshte "lufte" civile ne France ku 5 milion myslyman ndihen te perjashtuar nga shoqeria dhe ekstremi i djathte po vine ne pushtet. Keta jane "ticking" bomb dhe me e keqja eshte se jane brezi i dyte emigrantesh lindur, rritur e edukuar ne France. 

 

 

 

Boll u treguat politikisht korrekt me keto "te perjashtuar". Problemi me keta holbet nuk eshte se ndihen te perjashtuar, po se duan te perjashtojne, duan te behen zot ne shtepine e tjetrit. Jo me kot e permend Falaci ate myslimanen qe shkoi ne maternitet ne Itali dhe u tha mamive: "Ma hiqni portretin e hazretit Isaia prej andej, se nuk pjell po me pa ai".  Po qe se ndihen te perjashtuar, le te shkojne andej nga p..i semes kane ardhur ata apo prinderit e tyre qe te ndihen te perfshire. Europa u ka krijuar te gjitha mundesite ketyre, ua ka hapur dyert tejendane e tani ndihen sikur kane bacen e tyre. Ne ka nje faj Europa ky eshte, bashke me ate qe i le keta dembela Stambolli te behen  edhe me shume dembela duke u paguar edhe asistence. E kur nuk i duhet tjetrit te vrase mendjen si do ti ushqeje femijet, po ka kohe te tepert per te vrare, ja me keto gjera do merren.  Vetes ia beri Europa dhe tani eshte nje proces pa kthim.

argendis  smiley  kemi ketu ne perendim, nga keta qe kan bo nga 5-6-7-8 femije dhe marrin kompesim per femijet nga 1 mij euro e siper, se sistemi i kompesimit te femijve ketu ne Belgjike psh, eshte diskreminues per belgjit qe bejne nga 1-2 femije dhe favorizues per lloj-lloj racash qe bojne nga 4 e siper kalamoj. Psh kur bo femijen e pare merr 90-120 euro, kur ben te dytin merr 330-350 euro, kur bo tre kalamoj merr 550 euro, kur bo 4 kalamoj, perjashtohesh nga taksat dhe merr 700-800 euro. 1 cigan kosove psh qe kam tek puna, merr 2000 euro per 10 a 11 kalamoj, kompesim femijesh.

Shum belgj jane ankuar per kete lloj sistemi, dhe flitet se duan ta ndryshojne, ku femija i pare te marri me shume kompesim, femija i dyte me pak, i treti me pak, e keshtu me radhe, por akoma nuk e kane ndryshuar. 

ku 5 milion myslyman ndihen te perjashtuar nga shoqeria dhe ekstremi i djathte po vine ne pushtet. Keta jane "ticking" bomb dhe me e keqja eshte se jane brezi i dyte emigrantesh lindur, rritur e edukuar ne France. 

Nje pjese e mire e te rinjve me origjjine arabe jane lindur dhe rritur ne ghetto moderne, disa kane arritur t'i ikin kesaj ekistence mizerabel, disa fatkeqesisht nuk kane mundur. Ata e vuajne diskriminimin e perditshem ne pune, ne shkolle dhe ne shoqeri dhe diku ne mes te pjeses se shendoshe te ketij komuniteti, nje perqindje e vogel individesh gjejne strehe ne ideologji radikale dhe ne urrejtje ndaj shoqerise. Ka nje faktor perjashtimi, por ne rastin e xhihadisteve individe (jo grup) besoj te jete me teper patologji antishoqerore apo antisocial, perpos patologjive tjera psiko-psikologjike, qe i nxit te hyjne ne rrjedhen e ekstremizmit fetar. 

Eshte e filmuar qe ata kane djegur pashaportat e tyre ne Siri, ne menyre demostrative, si rifuten ne France nga Siria, organizojne ne detaje sulmin, me gjakftohesi largohen, rrugeve te Parisit dhe jo te bathores shqiptare, policia Franceze ne gjume?

 

Dje ne mbremja per here te pare ne jete,pata rastin me pa nje mysliman duke u fal dy metra larg meje.Ne nje dyqan sherbimesh tre me kater, i zoti i dyqanit po rrinte pas tavolines se punes, pothujse gatit me dur n'zemer - po ky ca dreqin ka qe po rrin kshtu ? po thosha me vete kur dallova me veshtirsi te kembet sepse me pengonte tavolina nje cope sixhade. A baa,- thashe prap,tashme i kthjellum- prite kur te ulet me bytheperpjete dhe s'kalune vec ca sekonda gjeja ndodhi.
U ndjeva si ai qe hap deren e nje dhome dhe befas gjen dy persona qe po bajn sex.

"U ndjeva si ai qe hap deren e nje dhome dhe befas gjen dy persona qe po bajn sex....."

........dhe keta personat, te bafasur nga prania jote e papritur, te thone: jo jo, nuk eshte ashtu si mendon ti..smiley

p.s ky Saidi sikur ngjan cik me Drogba me duket..

Ai sikleti i njeriut te tepert smiley

Fix i ngjaka.

Ne kampionatin afrikan pat shku nje neshje me penallti dhe nje pal bythzinjsh po i luteshin Allahut,pala tjeter Zotit. Kush do fitoje,menojsha,Krishti apo Muhamedi? Fitoi Muhamedi. smiley

mendoj se nuk ka lidhje fare besimi fetar mysliman, arab, afrikan, kristian...    Ne bote fatkeqsisht ka nje tufe me budallenj qe nuk u dhimset as jeta e tyre e jo me jeta e tjetrit.  Zot na rujt e na ma sa me larg nga budallenj te tille... Zot mblidhi te gjithe ne nje ishull kanibalet e te hane kokat e njeri tjetrit .........

Te gjitha ndikojne nga pak, o Laura. Jane si perberesit e nje corbe te qelbur qe mblidhen nje e nga nje, nis qe nga varferia ne lindjen e mesme, e cila i ben njerezit te kapen aq fort pas fese e te mbajne shpresa nga zoti, sa e lejojne fene te zbatohet me karakteristiken e saj jo-tolerante. Varferia e feja jo-tolerante pastaj lejon krijimin e nje shtypjeje e diktature politike, shoqerore, ekonomike. E gjithe kjo situate krijon egersi ne mendesine e pergjithshme, qe tek gjykimi i turmes e deri tek ai individual qe ndikohet nga turma. Shtoji pastaj kesaj faktin qe europiano-verioret kane ndihmuar shume ne krijimin e kesaj situate ne histori. Shto pastaj inferioritetin e femijeve ne emigrim, femije qe lindin si gjithe te tjeret e qe duan te jene kryelarte si gjithe te tjeret, por qe ndiejne shtypje vetem prej situates qe eshte krijuar ne vendin e tyre te origjines, nje situate e krijuar pikerisht nga prinderit e femijeve qe i percmojne dhe i tallin per origjinen. Ashtu mblidhet mllefi dita dites, sepse shtypjen e ndiejne nga femijet e atij populli qe ndikoi ne shkaterrimin e popullit te tyre. Te gjitha piqen dhe ndodh kjo.

oops, ngaterrova nick. Na falni. smiley

Kam pershtypjen se ka me teper se keta te dy te dyshuar ne kete mesele !

Humbi ID Card, brenda makines qe perdoren per tu larguar!!!!

po tamom nuk e dite qe e kishte me vete ....

I dyshuari i trete, i cili eshte vetedorezuar, paska alibi te forte qe ka qene ne shkolle, ka edhe deshmitare qe e vertetojne pranine e tij ne shkolle.

 

 

nga 12 te vraret, tre qenkan te lindur ne vende arabe. Polici qe u vra, nje korrektor, dhe karikaturisti Wolinski paska lindur ne algjeri. Franca paska me shume arabe se c'mendoja.

 Franca paska me shume arabe se c'mendoja.

shifi kombtaren e futbollit,s'ke nevoje ma shume.

 

shkaba, i thashe nje shoku te punes, algjerian; 

-O meti, po ju 4 milion dhe e bote Francen çorap, ç'a boni kshu me jahu. 

- ç'a thu o Pjer, ne jemi 7 milion ne France, jo 4. 

- Ik or tutje, shejtan, 7 milion ndoshta me ata klandestinet, ata pa letra. 

- Ore nuk te genjej, 7 milion me letra, ata pa letra nuk i llogaris une, se ata mund te jene me shume. 

Pjer, dikush thoshte qe arrinin ne 11 milione. 

Keta hajvaner shkabe, qenkan aq shume ne France, sa punokan ne te tera sektoret dhe sherbimet aty. Nuk gjen nje sektor a institucion, pa nje algjerian/e. 

Pjero, tani  po e kuptoj une pse je ndare nga pecogroset e ke filluar ben shoqeri me  somaleze, talebane, IsIste etj nga keta ekstremistet islamike.. 

Belulo, me popullin, gju me gju me ta, vetem keshtu fiton popullaritetin e duhur smiley

po mer Pjer, po... ''ne popull i kemi rrenjet'',  tha shoku Mali ai burri i mençem)....        

po thuaj: ke frike mos hash ndonje koqe plumbi ,  kshu kot, se si vizionar qe je  e ke  kuptuar  qe ekstremizmi islamik mund tja bej  bam  nje dite te bukur edhe ne Antverpen...

Ah, sa do fikja kompjutrin se dhe filmi maroi smiley çdo gjo bo vaki Belulo, por kam pershtypjen se ne Antwerpen e shumta do kemi noi demostrate si gjithmone, pro dhe kundra.

Demek,vrasesi profesionist paska shkuar te kryej aktin terrorist dhe e paska harruar leternjoftimin ne kerr?!

Nga ky lajm ne te gjithe behemi Charlie,sepse te vret intelegjencen ne vend.Te mos keqkuptohemi, e dua une Francen,por me teper e dua logjiken e shendoshe.

Cfare thua more!? Per cfare keqkuptimi flet?

Jane vra 12 vete e ti flet per llogjike. Apo je duke i meshu faktit qe mos behemi islamofobe se llogjika zotrie e kerkon qe kjo nuk ka lidhje me ate qka predikon feja e paqes?

Eshte gjend ID qe mund te jete vendos per te shperqendru vemendjen. Prit hetimin e plote e pastaj hajde ketu dhe aludo sikur po ju manipulon Franca me 12 te vrare dhe gjithe ate terror psikologjik mbi popullaten atje dhe jo vetem. Personi ne fjale eshte vetdorezuar.

I ViVu-se  se Albin Kurtit je dhe ti ?

Ti,a je satirist ,karikaturist apo thjesht françuz?

E kuptova, qonkerke perfaqsues i ViVu-se ne dhiasporen e Brukseles! Qonkerke dhe qun i çut bile ! Po mos harro Astra-n! Per Vere !

smiley

sa mire ja bere ''jorgos''smiley

Morro, mire ? C'thote Vitali ? smiley

C'kerkoi shqiptari nder shekuj?

"Buke e krype, dahon e pjeper"! smiley

Degjova dje ne radio emrat hamdi murati dhe sherif kaci. Mos thash, me ra pika, mos jane shqiptare. Mosss. Ishalla jane turq dreqrit. Se si dal dot robve para te puna. Shyqyr qekan arab. 

Ajo qe skuptoj eshte me ca edukimi jane rritur te vegjel kta rob qe mbartin me vete nje urrejtje te tille vrastare. Opo qenkam ankuar kot une qe haja nganjeher nej rrip pantallone nga babi kur isha i vogel. Se mund te haja noj allah kokes dhe tme ikte mendja per lesh bubi. 

paska filluar keq 2015 per Francen... paska ndodhur prape sot nje incident me arme diku ne Jug te Parisit... nje police e vrare ne vend dhe nje polic tjeter eshte rende spital..
por ky rast nuk ka te bej me terrorizem, thote media.. pasi behet fjale per nje kriminel te njohur 52 vjecar, i cili ka qelluar papritur mbi policet.

Sigurisht qe eshte akt i rradhes terrorrist Belul...Parisi eshte i rrethuar...por po mundohet te ruhet qetesia qe paniku mos paralizoje jeten. Besoj se e Djathta ekstreme do i kthehet urte e bute tradites dhe gjerat do ndryshojne. Me bene pershtypje komentet e shqipfolesve Musulmane ne rrjete sociale ku perkrahnin sulmet terrorriste. Islamizmi ka depertuar me teper se cpritej fatkeqesisht.

Shyqyr nuk thua qe kane reflektuar qendrimet e njerezve e jo te kafsheve qe jetojne bashke me ta....

S'eshte e drejte, ama, qe per shembull per ate masakren ne pakistan ku u vrane femije nuk u be kaq e madhe mbeshtetja. edhe tani ndodhi nje tjeter ne jemen.

Ti ke pak probleme me te drejten...e drejta nuk eshte barazvlefshmeri....A eshte e drejte qe Perendimi te zgjohet dhe te shqyrtoje me kujdes te carat e godines multikulturore nga ku depertojne terrorrist? Ne fund te fundit secili qan o Nona ime. Ti deri dje shaje ne grup te gjithe Arabet e strehuar ne France dhe Francen per mikepritjen. Ndoshta Franca duhet te degjoje thirrjet e tua te djeshme dhe te terheqe bileten e mikepritjes per shume Arab qe nuk ndjehen te lumtur ne France.

Sikur arabet e strehuar ne France te kishin ndenjur ne vendin e tyre dhe ushtrite franceze te kishin ndenjur ne vendin e tyre, por te kishin shkuar tek njeri-tjetri vetem ne MENYRE TE LIGJSHME, asgje nga keto s'do te kishte ndodhur.

Sikuret....nuk funksionojne...faktet jane gure ku shkelim per te kaluar lumin. Arabet historikisht nujk kane ndejtur ne shtepite e tyre...po ashtu edhe Europianet....prandaj zbaticat e domosdoshme te multi-kulturalizmit shoqerohen ne menyre te natyrshme nga baticat e deportimeve apo ngritjen e barrierrave te larta perrjashtuese. Cifutet, Musulmanet, te Krishteret, kane perjetuar edhe dekada izolimi e deportimi qe soap operat harrojne ti permendin. Shihe levizjen njerezore si lume qe kur mbush digen duhet te hapesh portat e sigurise qe te mos ndodhe katastrofe njerezore.

Larg syve, larg zemres thone. Afersia kulturore dhe gjeografike do na beje medoemos me te ndjeshem ndaj nje lajmi te tille sesa ndaj vrasjes te 35 njerezve ne Jemen. Por Charlie hebdo eshte paksa me i ndryshem, shkabe se nuk ishte thjeshte marrja e jetes, por atentat ndaj diçkase mbinjerezore: fjales se lire, mendimit kritik, shpirtit demokratik...

Po ne Stamboll, Beirut a Kairo kishte dale nanjoni ne solidaritet mo Stalker? Ate te revistes biles ja kishin bere gati pankarten ne arabisht, u duhej vec me e printu.

Po kur ndodhin sulme terroriste ne Bejrut, Kajro e Stamboll, dalin parizienet?

Jo vetem dalin, po kane bllokuar edhe metrote. Protestat qe jane bere ne Paris per Sirine e Palestinen s'jane bere ne asnje vend musliman.

Jane bere te organizuara nga arabet e palestinezet e parisit, me shoket e tyre jo-arabe. Pyes se pse nuk mblidhen njerez ne cdo qytet, nga Lima ne Tirane, kur vriten 100 e kusur femije ne nje shkolle ne Pakistan.

po pse mer xhan e humb per dy pare spec? pse?

kur ne nje argument je i humbur, e mira eshte qe ate argument te mos e vazhdosh, por te kalosh ne nje pike tjeter ku ke taban nen kembe.* lavdia e gjeneralve te medhenj nuk eshte pse fitun luftra, por pse shmangen beteja ku do ishin te humbur dore me nji. smiley

*kshu na meson teoria e bubuzhelave, qe thote qe si nuk ke te drejte ne nje vend, ashtu s'do kesh edhe ne te tjeret. smiley

 

 

pse nuk mblidhen njerez ne cdo qytet, nga Lima ne Tirane, kur vriten 100 e kusur femije ne nje shkolle ne Pakistan

fiks per arsyen qe evokon ky ketu

O Fjale, me sa di une,  'Karta e te drejtave te Njeriut', rrjedhoje e drejtperdrejte e Revolucionit Francez, eshte nenshkruar ne France (e jo ne Stamboll, Beirut apo Kairo), keshtu qe eshte e ca e natyrshme qe Franca te protestoje per ç'ndodh ne Siri e Palestine

smiley

Jam dakort me ty.
Aty-aty kane qene te dyja levizjet (14 korriku francez dhe 4 korriku amerikan) dhe, qofte karta e te Drejtave te Njeriut, qofte Deklarata e Pavaresise, te dyja kane qene fuqishem te influencuara nga Iluminizmi (Montesquieu, Voltaire, Diderot, Beaumarchais).

A ka mundesi ti vejne nje emer tjeter allahut kur kryejne krime keta terrorista,se merziten myslimanet e ndershem?

Ils m'ont appris l'irrévérence, la légèreté, l'exigence de tout penser, de tout remettre en cause, de débattre, de se mettre sur la gueule et de rigoler.

J'ai souvent pensé à Charb, à Cabu, devant des insurgés, des militaires ou devant le Kremlin, imaginant ce que leur œil rieur et acéré verrait qui m’échapperait.

Et ce soir, au moment où un grand vide s'installe, j'aimerais croire qu’il y avait du chocolat et des Petit Ecolier sur la table de la rédaction de Charlie Hebdo quand ils ont arrêté de dessiner.

Petit écolier à Charlie Hebdo

Europa e ka nevoje  urgjente te dikriminalizohet nga barbaret 

c'i keni kto budallalliqe mer, si ti, ashtu dhe ai acdc...
pale kur fut dhe ket fjalorin e berishes, te dekriminalizohet...ca dmth kjo, qe europa eshte kriminale pse u jep mundsi strehimi arabve? po mire, me t'njejten llogjike edhe amerika e veriut dhe azia jane kriminalizu; vec po pati ngel naj amerike latine

E thash dhe me pare : shyqyr qe asnjeri nuk quhej Ismail (emri me i perdorur nder mulsimane, pas atij te Muhametit), se do na kish shkuar medja menjehere tek Kadareja

smiley

Mire eshte te filloni dhe ta pergatisni veten per lajme te tilla. Lajme te tilla do degjoni shpesh e me shpesh. Ky do te jete nje proces shume i gjate dhe i veshtire. 

ja hudhem luftes se klasave smiley

Problemi nuk eshte ne dogem por ne strukturen administrative te Islamit. 

 

Lajmet thane qe i kishin par andej nga reims. Mkapi e qeshura me vete se sa her e luaj kte reimsin ne skedin asiher se kap. 

Akoma nuk qenkan kapur ??? Po me le per te deshiruar kjo policia Franceze.

Shikoj qe ju duhet pak trajnim nga cunat e Sajmir Tahirit.

Sa e vonove ! Nanji dashnore ka ai ministri i brendshem francez? Ca thote Arben Ristani i Frances, kerkon unitet kombetar ne kete situate apo kerkon doreheqjen e Artan Didit te Frances?

smiley menjehere reaguan cunat. 

Ik mer, seriozisht i vure ne nje peshore didat e cipat me profesionistet e vertete ?!

Ne fakt keta Didat dhe Cipat jane te paret ne nr e votave!

Politizimit yt Berishian eshte ne nivelin e ndyre te leftit and co

Dashnore mer dashnore,pa leri keto piruetat. Tema eshte per vrasjet ti thu Tahiri o moter, ca te te them une ty?

Ti thua bravo qunat , une them te lumte tafllaku motra !

Sa qesharake qe jeni. 

Ky karumentuesi i quan te barabarte me homolget ne detyre ne France!

Nuk me bie ndermend ta politizoj kete ngjarje tragjike, por nuk mund te rri pa humorin nga cunat e komunes se parisit alias bathore e re!

Motra, tema eshte per te dyshuarit e vrasjeve ne France.

Ky zoteria paska qene ne burg per nxitje terrorrizmi dhe eshte denuar 3 vjet dhe ka dale per 18 muaj.

Ore cfare behet andej nga Europa?
 

Apo flisni vetem politikisht korrekt qe te flini gjume rehat?

Ja merreni peshqeshin e kesaj pacavureje qe keni bere.

Per fat edhe ne Shqiperi dhe Kosove qeverite po veprojne kunder ketyre kanibaleve.

U habita nga personat qe komentonin nga Europa ne kete blog qe mbronin apo justifikonin Shpend helene e VV qe refuzonte te zbukuronte Prishtinen per Vitin e Ri se ashtu i thoshte heleja tjeter Shefqet Krasniqi.

Ka ardhur koha qe te flisni sic eshte e verteta dhe jo te keni frike se mos dilni nga linjat e te qenit politikisht korrekt.

Islami eshte kancer ne shoqerite Perendimore,doni ta pranoni apo jo hapur eshte puna juaj.

 

Ne Burg kush ben dallime Fetare dhe nxit njeanshmeri .Por para se te vije ketu Ne Burg kush shet mend qe kupton nga Islami e katolicizmi. Ca me teper kur vine Idiote te Lindur e te Certifikuar me konkluza per njeren FE sidomos Ortodokset ose pjella me ndyre e Feve Intrigante!

dava Morrash qe nuk kane pas asnjehere te pakten Shkolle Fetare e Praktike Fetare , pa asnje Dije PRAKTIKE ne Historine e feve tjerrin sikur me qene keshilltaret e Muhametit apo Kristos.

Fete jane Regres . Kane COF si zgjidhje per cdo problem . Kur kane vdeke principet Morale qe i themeluan ben hesap se per cfare duhen .Dhe te paret i "ngordhen " keto principe , kataliket !

Nuk mund te ekzistoje Myslymanizem ne se nuk do te kete Katolicizem . Per sa kohe besimet do manipulohen per tu paraqitur si e Drejte Popullore , Bashkesi , aq here do kete perplasje te cfaqura ne Formen me te eger te Krimit .

Botes se perparuar i mbetet te studioje nje te ardhme pa EUFORI dhe pa Perbuzje per gjendjen e Popullsive te tjera .Ligji i vetem i perbashket qe duhet te dale duhet te jete sipas shembullit te shkaterrimit te Shqiperise .

Te arrestohet menjehere kush manipulon Turmat me Histerine e Kari-zmatikut !

Kush me thosh dje qe ne Amerike e sulmojme me themel islamin?? Cudi, se shumica e shtypit anglo-sakson i paska ka çensuru sot rendshem karikaturat e Charlie-t !!

smiley

 

"Under Times standards, we do not normally publish images or other material deliberately intended to offend religious sensibilities. After careful consideration, Times editors decided that describing the cartoons in question would give readers sufficient information to understand today’s story.”

Si thane? Not afraid? Thashe une qe tani s'do ia mbaje njeriu te flase per muhametin. I thone koke. S'ka trima per koken. S'kane si mbrohen nga ky lloj terrorizmi as ne amerike e asgjekundi, fatkeqesisht. Lere c'thone qe ne amerike jane te armatosur e reagojne robt vete. Ne amerike ndodhin sulme te tilla nga vete amerikanet muaj per muaj e asnjehere s'eshte qelluar vrasesi nga civilet. 

 

Mos ngaterro sulmet nga te cmendutrit me arme,me sulmet terroriste.

Nuk jane njelloj.

Se dyti zakonisht familja e te cmendurit qe ben sulmet,nuk jeton me ne ate vend,por shet shtepine dhe iken diku tjeter ku nderrojne edhe mbiemrat.

Ta kam fjalen qe edhe pse armet lejohen ne amerike, asnje nga keta te cmendurit nuk eshte ndaluar nga nje civil i armatosur, por vetem nga policia, njesoj si ne vendet ku nuk lejohen armet. Pra, nuk zgjidh gje te pasurit arme per terrorizmin.

Ne Amerike, ka shume spiuna a vigjilente.. si ne kohe te Merhumit. Para nja 3 vjetesh u kapen tre Shqipe ne Connecticut qe palnifikonin sulm me arme ne nje garnizon ushtarak. I spiunoi nje punonjes i Walmart a Walgreen qe u pa fotot me arme ne nje aparat fotografik.

Nuk e sulmojne islamin me themel ne SHBA por nese keta trimat do te bejne ndonje trimeri tjeter me civilet amerikane,dy shtete te tjera do te behen carcaf nga SHBA-ja.

Nuk ngrejne koken islamiket ketu,ose do te integrohen ose do te ikin andej nga kane ardhur.

Gam gam kot. Islamiket aty po vijne, po ndertojne xhami, po u vene perce grave amerikane dhe po detyrojne shtypin amerikan te vete-censurohet si asnjehere me pare. 

E ke gabim,eja ne SHBA dhe do te shohesh vete.

Toronto nuk eshte ne SHBA por ne Kanada.

Ne SHBA sapo te solli komentuesi tjeter fotot me mediat me te medha qe vete-censurojne fjalen e tyre te lire nga frika e terroristeve. 

Po shijoni jeten mo vlla, futjuni politikes ca merreni me fe

 

Julian Deda: Meqë drejtoresha e doganave është në kufirin e varfërisë së të jetuarit, unë personalisht ndjej keqardhje që vetëm çanta e saj kushton vetëm 1.640 euro. Ajo meriton që ne si popull të mbledhim ca lek dhe ti blejmë një çantë akoma më të shtrenjtë, siç asaj i ka hije. Urime, integrime.
Elisa Spiropali: Julian, se kam blerë, është dhuratë grash, dhe për më tepër
më duket ma kanë dhënë fallso, duhet bërë ekspertiza.
Julian Deda: Elisa Spiropali nëse është fallso është shkelur ligji i markës…
Elisa Spiropali: Nuk e di xhan kush i prodhon dhe ekspertizën s’ja kam bërë,
po besoj ju të komitetit drejtues të PD­së së re fringo, mund të gjeni tek­tuk
ndonjë eksperte markash.
Julian Deda: Elisa Spiropali do përpiqemi xhan..!

elisa spiropali dashka me konkurru ne humor me julian deden qe humorin e ka profesion? Kabim

Po pse mer, kshtu do e luftosh façizmin ti, me ibrik t´salepit?

ja te marim armatimin e rende tani:

kape pak drejtshkrimin e drejtoreshes: "Julian se kam blere"

Po nuk shkruhet "se" moj drejtoreshe qe nuk di as drejtshkrimin.

Sa te semure jeni ju te sales. S'ju rrihet pa folur per parti dhe po te mos kete aktivitet ne temat politike, shkoni e futeni ne tema qe s'kane lidhje, ne vend qe te postoni aty ku kane vendin. Nje surrat keni qe te gjithe, si lefti, si redi, si ti. ncncncncnc, sa nivel i ulet dhe i ndyre, tipik komunist

lol, je fansi me i mire ne bote.

Me i mire je ti, sepse jo vetem qe lexon, por edhe meson, i mban mend fjalet dhe i ve ne zbatim. Bravo. 10

lol, cante fallco smiley turp

Analfabetizmit nuk i pergjigjesh dot me shkrim akademik:

keqardhje që vetëm çanta e saj kushton vetëm 1.640 euro

 

obobo ku e degdise te shkreten, analfabetizem. jo mo vlla se nuk tha njeri ashtu.

Ti jep dhe llogari rapadam smiley..sikur me tere mend i kercet njeriu per analfabetizmin e LefTKopese "DR Flori ka bo nji kenge " smiley apo humorin e ketij kastravecit Deda me mjeker , qe jane hap sume si me qene Babacare Kombi ! Aq dhe e ke , deri ke dipi dopa , keshtu qe mos u merakos shume se cfare thua , sa te keni babasqapin simbol te Hobese nga SHQU-popullore !

O Gono, kot u lodhni me Spiropilla perderisa skeni pastru Shqupin nga Cuni i Sheqeres, nuk i kercet mo njeriu. Me mire nje Piropill se sa nje Taliban Shqupi. Ka ardhur koha qe ene militantet ta kuptojne.

o ci bone vetes me kete "militant" qe ke thone,

Ka ca raste si ky kur te vjen ne mend komandanti me te famshen lufte klasash. Ai jo vetem te vriste, por te shke****te karabelane 400 breza, ti plaste ne burg e ne internim e ju fuste plumin kokes qe kur te doje te beje ndonje gje te "pahijshme" te mendoheshe mire sesa veta do demtoje. Keta koqet maksimumi do hane sacmen nga forcat speciale, por nderkohe kane var celsin ne qafe dhe presin te shkojne te 40 virgjereshat te lumtur, nderkohe qe per familjet e tyre vazhdon jeta, mundesish dhe asistenca sociale, dhe per 12 familje te tjera jeta eshte nderprere. A s'eshte kopillik ky? Komandant na mori malli - thote kenga smiley

po c'qesh, mer?

kshu u zbythen edhe ne danimarke dikur. edhe ja...

ore, ju s'po doni me kuptu!

a e kupton mer bir? a e kupton?

Stalker, Arabi o tu ju gri ne kallash, prej 2 ditesh, e as po e kapni dot....ti qit inot me Ameriken. Eh cju ka punu Komunizma e Anti-Amerikanizmi juve te Evropit. 

Tamam pra. Amerika te pakten i kap smiley

jo mer jo, hic s'e kupton. smiley

kta te hudhin nga taraca perposhte, o stalker! nuk bojn shume teorina per te drejtat e njeriut.

knej nga USA conservatore, ne themi: be careful what you wish for.

S'kuptoj: Te quash nigro nje zezak konsiderohet thuajse krim, te thuash gjysem llafi per cifutet akoma me keq kurse te nxjrresh karikatura te idhullit te miliona besimtareve qenkerka liri shtypi?!?!?! Dicka nuk shkon.

Kjo gazete ka nxjerre karikatura per papen, per hebrejte, e s'eshte kercenuar ndonjehere prej tyre. 

ke te drejte, dajosh. logjika jote te thyn.

mirpo,

1) i thym esht ky muhabet qekurse pranojm aksiomen qe bota nuk eshte fair. 

2) nigga eshte nji njeri qe mun e prek me dore. cifo eshte nji rob qe mun e prek me dore. jon te prekshem, si ti, si une, si everyone. idhulli eshte nji ide. mendim. talk. besim. dmth, s'un e prek me dore.

s'di a e kap dallimin. individ vs. ide. pune dreqi, literalisht, e kom shum te qarte.

ps. si thoshin diku, dikur, ne nji vend gjithe gure, gocat: cuno, me goje llap ca te dush, me dur s'ke pun, mos prek. smiley

 

Une po te sqaroja dje Stalker, se parardhesit e ketyre qe u ekzekutuan dje nga Islamiket vinin ne Amerike per Liri fetare e politike.

Nuk e kuptoni Ameriken ju Stalker se jeni rritur e pjekur ne ambiente te ngushta e te mbipopulluara ne Europen multikulturore, mbi te gjitha nuk kuptoni aspektin e pafundesise e boshllekut Amerikan ku e bene jo domethenese publikimin e nje gazete me staff 30 anetaresh te cilet shesin nje mall, karikaturen.

Nese AP apo dikush tjeter merr nje vendim per heqjen e fotove ai eshte akt editorial e jo shteteror, sic qe terheqja e filmit te Kim Koreanit nga Soni qe u kritikua nga shtepia e bardhe. Media televizive e radiofonike-satelitore eshte e mbushur me blasfemi per musulmanet e cifutet sa nuk ben me lajm. Kur raportohen hane ndonje gjobe por individet karikaturiste a editorialiste vazhdojne jeten e tyre kritike jashte kontrollit. Ishte nje prift qe donte te digjte mijera kopje kurani por u keshillua te terhiqej para do kohesh. Lirine e djegies se flamurit e kemi po ashtu si ate te diegies se kuranit.

Nga krahu tjeter me Patriot ACt, te drejtat tona jane te cunguara ne parim, por perseri fale hapesires nuk na kontrollojne a kufizojne materialisht.

Rrofsh Swed ... smiley po jo per pjellat skarco te Humorti Politik si Deda !

Nje nga shembujt me te qyteteruar ne Historine Boterore , dhe jo shume vone , do jete Levizja e Rinise Shqiptare per Zhdukjen e Injorances shekullore Fetare nga cdo Burim qe ishte .

Shoqerimi i saj me prishje e foleve te Mashtrimit dhe Ruajtjen e atyre Objekteve qe kishin Vlera Histoike Kulturore ..po ndodh me shpejtesi ne gjith Boten . Shembull i perkryer .Psh shume Objekte te tilla jane shndruar ne Banesa ne USA ! Ndonje te re bejne vetem Kinezet dhe Koreanet ose mizat smiley

Te vjen keq qe Guri Shatrivacit smiley nuk do ushqeje "pjellorine " e femrave pas ferkimit te shaleve p;r te na prure Debile ne kete Blog te nderuar , .Edhe pak keq te vjen per Gurin e sh.Nanout smileyqe nuk do semure Debilet qe gdhijne me zjarre naten neper shpella e pas nje muaji shtrohen ne Senatoriume.

 

“If ever there were a time to show these cartoons, it’s now. And I don’t think it’s an exaggeration to say that by choosing not to do that, you are in effect letting the terrorists win.”

smiley

Quhet "Political Correctness".  Eshte ekstremi tjeter i egersise, dmth mbi civilizim. Nga kjo ka me u ardh dhe fundi, sic ka ndodh historikisht.

Marine, we love you!

Nuk di asnje fjale frengjisht, dhe asnjehere nuk e kam kuptu me mire frengjishten! 

WE

LOVE

YOU!

E bukur kjo 

Banksy

Jane reagime te qyteteruara dhe te civilizuara .Dikush mund ti  marre edhe per Frike . E drejte personale .Por shtypi dhe Mediat nuk kane per detyre te mbjellin percarje si 55 e rengedengia . .Jane ne sherbim te Kultures e Qyteterimit .pra Bashkeekzistences e jo Difernecimeve. Prandaj dhe Maja e Organizimit shoqeror te Pushteteve Shteti ( jo ai qe njeh i nderuari Heretik ) eshte LAIK . Dhe shtypi duhet ta kuptoje MIRE po ama MIRE , qe nuk eshte Pushtet . Duan dhe e cilesojne ! Ne fakt eshte Qen  Kafazi qe e ndersen per Lehje sipas Interesave Pushteti PARASE !

Kete e kishte kuptuar  edhe  i derguari zotit ne presdience ..Nishanlliu pa musteqe ,  qe sipas frymezimeve te sureteve te N.Ma te Dhimit dha porosi qe Mediat te  behen faktor Paqeje pa "O lele me sulmun Odeten " smiley por vetem me "Opozita po me sulmon eger " smiley

O po ky muhabet qe kur iku kumandari, u porth.

vetë cia është në konfuzion total në lidhje me këtë problemin islamik. Pasi u zbulua dobicllëku sipas te cilit "gjithë burrat me mjekër te gjatë janë terrorista arabë dhe ata pa mjekër,arabë integralistë që duan të mçefin presencën e tyre, pa që në evropë ra kamunizma.

C'bëri? Per mos te pasur shkurtime nga puna, i futi ca raportime fallco me tezën gjithë komunistët janë transformuar në arabë.

Është dhe pyetja e famshme demaskuese: "ke bërë ndonjherë akte terroriste?", po është me futje. pergjigjen PO, të shkruar me të vogla, e kanë venë ne mes cicave pam andersonit, pergjigjen JO, ngatërruar ne kopè lopësh laramane.

kush u tregua i çkathët, e gjeti e ja hodhi, shkabo lumadhi u peshkua e morì timin.

Shume shpejt ekstremistet islamike do ta kuptojne se koburja nuk u punon vetem atyre .cdo veprim ka nje kunderveprim nga pala tjeter .

Pala tjeter ka kaq vjet qe u hedh bomba e me shume i shtohen aktet terroriste ne vend te vet.

Do u digjen dyqanet, do arrestohen fajtoret, do demshperblehen viktimat, do dalin te tjere ne protesta ne mbrojtje te arabeve, e keshtu me radhe. 

Prortestat ne mbrojtje te arabeve do te vijne duke u pakesuar sic nuk ka pothuajse fare ne SHBA.

 

Nje nga elementet interesant te ngjarjes, eshte se nje nga policet ishte me besim mysliman.

Lirine e shprehjes eshte veshtire ta kufizosh. Por ne tallje te nje besimi, duhet te kete nje kufi te caktuar. Patjeter, qe kemi dy krahe, e cila eshte per lirine e shprehjes te plote, por nga ana tjeter kemi nje pjese qe ndihen te fyer, jo vetem myslymanet Franceze, por myslimane nga e gjithe bota, te cilet mendojne qe duhet te kete nje kufi.

Ne ditet vijim do te shohim rredhjen e vertete post ngjarjes, e cila kam frike do te jete me dramatike se vete ngjarja, krahu ekstrem, do te rritem steriotipet ekstreme, kunder emigracionit, islamofobia. 

Sa me shume urrejtje qe do te ndertohet ne France aq me shume do te kete arsye justifikuese per terroristet.

Shume gazeta prestigjoze Amerikane, sot jane shprehur qe nuk do te publikojne kurre, karikatura te tilla!

 

Ne amerike botohen libra kunder jezu krishtit me teori  te cilat variojne nga mohimi i ekzistences se tij deri ne te qenurit allasoj , i martuar, kacak etj dhe prape nuk sheh ndonje backlash nga ana e kaureve ne sensin violent .

Kemi te bejme me dy kultura te ndryshme. Te cilat duhet te respektojne njera tjetren. New York Times eshte shprehur qe nuk do i publikonte karikatura te tilla, edhe disa te tjera zera shtypi.

E kam fjalen per shtypin serioz.

Kultura te ndryshme. Kultura e prerjes se kokes vs satires.. Aty eshte thelbi i problemit, ky multikulti e ka bere camur Evropen..... Gazeta pacavure si NYT nuk bejne gje tjeter vec ferkojne kripe neper plage. Te gjitha gazetat dhe mediat duhet ti kishin botuar keto ne solidaritet por NYT eshte si RD i merr urdherat nga Oboja

Mire me mire, problemi eshte se nuk eshte zgjidhje gjuha e urretjes fetare vitet e fundit. 

 Perse duhet te botohen karikatura te Muhamedit ?!

?? Ti e quan liri, per mua liri e tepruar, e cila i shtron rrugen justifikuese ekstremisteve fetare.

Or mik se e shoh qe po i shikoke me prizem paksa arkaik gjerat...Satira nuk eshte urrejtje,..Urrejtje une i them kur shteti po te pa me kryq ne qafe te kalb ne burg apo te pret koken si ne Arabi Daudite,Katar,etj

Kjo gazete i ka satirizuar te gjithe pa perjashtim....Nuk eshte faji i tyre se ende sot ka njerez mesjetare qe nuk mund te evolojne dot edhe ne mes te Parisit te vitit 2015

.

Redi, nje francezi si rruhet shume se ca mendon nje arab per te (apo nqs e rrespekton apo jo), ngaqe i eshte superior. Arabi edhe 7 breza ne France e gjen nje shkas per tu ofenduar. Nuk lypet rrespekti, eshte nje ndienje natyrore qe na lind kur e vleresojme dicka.

Ajo qe ty te duket rrespekt (qe bejne keto medjat amerikane) eshte nje politise e rreme. Vetem dem ben, se mbulon te verteten qe zjen poshte.

Cudi sa algjeriane qe ka ne France.

PCF ne ngjitje... smileysmiley

pikerisht pikerisht, ndaj krekosin puplat gjelat etniko-religjioze, sepse PCF eshte ZERO !

Ca eshte PCF? 

Po ja, po degjohet per PCF-ne me ne fund. 

ku k'shu ??

ndofta e ke fjalen per faktin qe Charb, kryeredaktori i Charlie-t ishte me bindje komuniste (shkonte gjithmone ne festen e 'Humanité' etj etj). Ate e dija.

Por me beri vecanerisht pershtypje intervista e BFM-TV te partneres se tij, e qe eshte me origjine algjeriane. 

Jo, jo, s'e kisha per te. Thjesht po beja ironi ngaqe eshte degjuar per te ne media paksa me teper por edhe kam pare qe simpatizante te saj jane mbledhur ne manifestim, ketu ku jetoj une te pakten; gje e rralle.

Po ja, ky lajm do shuaje paksa friken e lepenisteve se do vriten gjate gjumit nga partneri/partnerja me origjine te huaj. smiley

Autoritetet Siriane shprehin ngushellimet Frances...dhe shtojne....When you play with fire you get burned!!

An official statement in Damascus on Thursday blamed “short-sighted European policies” for terrorist incidents in Europe and bloodshed in Syria, where more than 200,000 people are now estimated to have been killed since the anti-Assad uprising began in March 2011.

“This terrorist act makes clear without doubt the dangers posed by the spread of the phenomenon of takfiri terrorism, which poses a threat to stability and security across the world,” it said. “Takfiri terrorism” is shorthand for extremist Sunni groups like the Islamic State (Isis) and al-Qaida: it means they are ready to kill non-Muslims or Muslims they see as “apostates.”

The French government has taken a strong position against Assad since the start of the crisis, recognises the moderate opposition fighting him and insists he cannot carry on as president. In addition, several hundred French nationals are believed to have fought in Syria and Iraq, some of them with Isis - a source of grave concern to the authorities in Paris.

 

Mire, por ne 2011:

Syrian forces beat up political cartoonist Ali Ferzat

Ferzat, who had become increasingly critical of Bashar al-Assad's regime, found bleeding at side of Damascus road

Po aty:

Outspoken cultural figures have in the past been able to get away with more criticism than others. But in recent weeks, several artists, writers and actors have been arrested.

Last month, Ibrahim al-Qashoush, the composer of a popular anti-regime song in Hama, was found dead with his vocal chords removed.

Po ta ripostoj thenien o Tironcilepetit se vertet vlen per keta qe jetojne ne vendet e BE-se.Akoma pa kapur terroristet filluan propoganden kunder Amerikes.

"Stalker, Arabi o tu ju gri ne kallash, prej 2 ditesh, e as po e kapni dot....ti qit inot me Ameriken. Eh cju ka punu Komunizma e Anti-Amerikanizmi juve te Evropit"

Duhet bere thenia e muajit kjo.

https://www.youtube.com/watch?v=LVEqujFh7NU

Freedom for you and me

Look at the madness
The faces of sadness
The people who try to survive
And why is it so
The children are wondering why

We've broken the promise
The truth is upon us
Somehow we're living a lie
And why don't we start
The start being smart, you and I

Just look around, what do you see
Is this the way we want it to be
I can't believe the
way we carry on, 
are we wrong
Ev'rybody all over the world
We've got to get along
If we don't get together, we'll be gone

Humori qe nuk ofendon absolutisht asnji nuk osht humor. Po keta kaptin-mutet nuk e kishin llogarit qe deri dje vetem Franca i shifte ato karikaturat. Sot i shef gjithe bota. 

Damned if you do, damned if you dont !

Le Pen po kerkon rikthimin e denimit me vdekje

Ahmed Merabet ishte emri i policit francez te vrare ne trotuar me duret e ngritme lart. 

Something wrong with that picture ? I guess " Allahu Akhbar " didn't work to well for that poor soul, did it ? 

Fucked up world.

smiley

love it when simple, clean, strightforward.

one master, two souls.

the master was caught in a corner there, we gotta give it to Him, but at the end, he solved the situation the way we all know by now.

Sot te tera gazetat, ne shenje solidariteti me viktimat dhe gazeten franceze, kishin botuar ne faqen e pare, karikaturat e asaj gazete. 

Pjer, beson se noi prej te atyre gazetave ..." solidare" pranon te bohet fidai ? E di ca dmth Fidai ne arabisht ? Jo , me fal , a e kan mesua ata kete llafe ? 

Ah gjynof qe e paskan heq komentin tim me filmin "Beteja e Algjerit".

Gynof e kisha bo me teorine Marksit dhe me teorine e Frojdit.

 

me fotografin e baxhelles Le Pen ne sfond, kjo mesele mund te krahasohet me zjarrin e 27 Shkurtit 1933 ( Reichstagsbrand). me at sebep atehere e hongren cifutet...

Forumi i të Rinjve Musliman të Kosovës ka parë sulmet që janë kryer në Francë kundër revistës fashiste “Charlie Hebdo". Ndërsa FRM dënon sulmet kundër gazetarëve dhe medias, ajo i kërkon ambasadës franceze në Prishtinë që ti kërkojë qeverisë së Francës në Paris që të demokratizohet sa më shpejt. FRM është i mendimit se sulmi që atentatorët francezë muslimanë ndërmorrën kundër revistës fashiste “Charlie Hebdo" ka të bëj me keqfunksionimin e ligjit në Francë. Revista “Charlie Hebdo" prej shumë kohësh fyente arabët, muslimanët dhe minoritetet në Francë, ndërsa ligji francez bënte sehir. Sikur ligji të kishte funksionuar në republikën franceze dhe editori Stéphane Charbonnier të ishte burgosur për fyerjet e tij kundër Islamit dhe muslimanëve, kjo tragjedi do ishte evituar. Franca duhet të mësoj nga Kosova dhe ligjet e saj kundër urrejtjes etnike dhe fetare dhe të nisë dhe burgosë propaganduesit fashistë.

Faj për vrasjen e Stéphane Charbonnierit dhe stafit të Charlie Hebdo ka qeveria franceze, e cila në mënyrë raciste dhe islamofobike diskriminon dhe poshtëron muslimanët në Francë. Kjo qeveri e cila të burgos nëse dikush flet kundër çifutëve apo armenëve, në mënyrë të hapur dhe raciste poshtëron muslimanët francezë të cilët i ka kthyer në qytetarë të dorës së dytë.

Në anën tjetër agresionet kriminale të Francës në të gjithë Afrikën dhe Botën Muslimane dhe vrasjet masive që Franca bën nëpër botë janë një tjetër faktor që po kontribuon në tension e madh që ekziston sot në Francë.

FRM i apelon ambasadës franceze në Prishtinë, që në raportin e saj që do i çoj Parisit pas deklaratës sonë, të vërë theksin në faktin që Francës i ka ardhur koha të dorëzohet dhe të lërë pas historinë e saj kolonialiste, imperialiste, arrogante dhe islamofobike. Ajo duhet të demokratizohet dhe t’i trajtojë muslimanët francezë si qytetarë të barabartë dhe Islamin ta respektojë dhe shpallë fe zyrtare, në paralel me laicizmin-katolik.

smiley

ku ta gjej dhe nje kawasaki, a i qivja udhet.

PF, kape i cik ate qe fronca duhet te mesoje nga kosova.

ti sikur pretendojshe qe i kishe nigju te gjitha.

Mbase nga keta tipat qe kane shkruar kete, jo, por harmonia fetare mes shqiptareve ka qene vertet per t'u marre shembull nga Europa, dhe kete e thone vete europianet qe rrine gjate ketej.

fronca ka iluminu nji glob te tere, o shkab. po te kishte njerez ne hene, edhe ata do i kish ndricu. tani them se m'u tregu i fije modest nuk se osht e pamundur. do thush ti qe homeri dhe Thoti flisnin shqip. mire, po e the, per ate s'te kundershtoj dot.

Kjo qeveri e cila të burgos nëse dikush flet kundër çifutëve 

ne gjermani t fusin n burg dhe nai gjob mrapa, kur te dalesh t punosh ca muj badiava. mos e krruj me cifutet, krahasu me kta ishte Kumandari yn legjendar Engjell ....

 

FRM, take your advice and shove it up your...

Satiristet e Sharlise kane karikaturizuar edhe serbin, nder te tjera:

 

ACDC1, ty te rujt Zoti , se te thuash qe ...." islami esht kancer i perendimit" do te thote qe kurrgje nuk ke marr vesh nga kjo bote, prej gati 600 e kusur vitesh histori.Ore po a nuk e di ti se ata gazetaret e asaj revistes qe bene karikatura jo vetem Muhamedit , i cili, per ta mesuar ti eshte vleresuar si  figura numuri nji i tere historise, njerezore? Ata bene karikatura edhe Pape Benediktit, por Papa nuk ka madheshtine e nje profeti, or i shkolluar  per te mos mesuar te saktat ! 

Nuk ke faj ti jo, e ka emo qe nuk ta deften ate varsine e shakut ...me pasojen...Thuj shyqyr qe te kam mik e nuk kam per tu defty atyre..... me te zeza veshuro , se kur mos kem njeri, ata nuk ta bojn te gjate! 

 

eshte vleresuar si  figura numuri nji i tere historise, njerezore?

Kush e ka bere kete vleresimin?

E ke gabim i nderuar.

Une i qendroj asaj qe them dhe vertet mendoj qe islami i praktikuar nga arabet, eshte kancer i shoqerive perendimore.

Nuk po shkoj me shume por po mbetem me Shqiperine.

Qe kur erdhi kancer islamik mbas humbjes se arberve,ne akoma se kemi marre veten ndonese shqiptaret ne pergjithesi nuk jane praktikues te zellshem ne islamit.

Gazeta ne fjale ka tallur me karkikatura edhe Miosiun,Krishtin dhe profete te tjere por askush nga komuniteti i krishtere ska vajtur te vrase gazetaret.

Muhameti mund te jete personaliteti i mijevjecarit( ndonese per kete u zgjodh Tomas Edisoni) por ai eshte per arabet jo per neve dhe per juve leberit qe pini raki me opinge.

 

Une i qendroj asaj qe them dhe vertet mendoj qe islami eshte kancer i shoqerive perendimore.

Wow hera e pare qe bie dakort me ty! 

Qendroi ore sa te dush por mos harro se jan  nje miliard e dyqind e kusur milione qe e besojne dhe bejne ritet te cilat ata i ndjejne.Un nuk jsm besimtar fare.Xhaxhain e kam patur sheh, mbaruar ne Al Azar, mjek dhe njeriu nder me te nderuarit e tere Kurveleshit.Babain e kam pas ateist.Vete me te shtat vellezer e motren nuk kemi qene kurre besimtare, por kurre nuk me ka shku ndermend te fyej cilindo ne besimin e tij.Ky eshte parimi im dhe jo mbeshtetja per islamistet.E quaj te gabuar shum shprehjen tate dhe bilez ta thsdhe me humor duke mendu se je nxituar?Ne se ti i qendron asaj qe ke shprehur ...eshte pune per ty ! Kaqe 

Por s'jane 1.2 miliarde ata qe jane aq budallenj sa te duan te vrasin po u shave fene. Po u shave fene katolikeve apo aziatikeve, do te te thone qe je idiot dhe kaq. Nuk te vret njeri. Po ashtu edhe andej, nuk jane te 1.2 miliardet me nje mendje me keta ekstremistet, nuk perfaqesohen prej tyre.

Pse kush te tha se ...jane ? 

Po c'lesh besimtaresh jeni juve leberit aman?

Te ishte per arabet,juve do te shkonit ne gijotine si te krishteret.

Juve keni qene te krishtere dhe ne kohen e Ali Pashes nderruat fene dhe akoma pini raki dhe mbeheni kampion per kete pije.

Aman mos i quaj leberit muslimane se le nam tani.

ca mizure i ke syzet or ti ? Po kush thote se laberit ( dhe jo lebrit) nuk kane per fe te  origjines krishterimin ? Qe ta dish me mire zotrote jo ahere por sot e gjith diten tere toponimet jane te krishtere.Mirepo une nuk e di qe me ty duhet fillu nga abetaria dhe bilez duke perdorur germa te medhaja ! 

mos bjer ne banalitet....qendroi argumentit tend dhe nuk ke pse ben fisnikun.

Po ! hap enciklopedite qe te mesoshe vleresimin e figurave te historise njerezore !Profeti Muhamed ...

Cilen enciklopedi p.sh.? Se jane disa.
 

Enc .Britanika , psh 

Urdhero. Thote qe eshte nje nga njerezit me me influence. Ti thua figura numer nje, qe s'di si ta kuptoj. figura numer nje ne cfare, per cfare?

Mos u merr me Gjembin se akoma nuk e ka sqaruar se "Cfare e lidh me te kuptuarit e te shkruarave " smiley Po me digjove .

Uturak fevziu ne ..mek mek ..sepse ideologu Lubonja eshte ne amulli ...smiley dhe i bie nga Muri Kinez me komunizem per Isalmin smiley

Ai cuni kopuk i zgjut .Islami eshte Fryme nuk eshte Muhamet smiley.. Kur kapercen Cakun Babasqapi dhe Palo...ja me Shpifje nuk eshte Liri Fjale por Krim !

Bravo Blushi po vetem me gjetjen e "anglezit " qe ka therur pese vete ..

Prej se cilave del se vertetohet teza shkencore e Pederastise ose e Sumsave Gay si  Deviacion seksual por vleresimi  ne njesi te perbashketa me krimin kur i barazon si e Drejte dhe Liri e individit , Deviacion Mental .

Ketu shembulli me iprekshem eshte si gjithnje ky me Acdc..totalisht me deviajacion Mental .Gjynah !

Qeka dhe nje qaf dhjam ...Kush e mori persiper nga Organizatat qe i vishet Islamit smiley Prit thote ..te sqarohen motivet .denojme Krimin ...po Kaq jo me shume prej tij !

Dua te them se ka shqiptare te QARTE jo pederaste te paguar qe b* u thone GAY !

thellohu moj evlat, thellohu dhe ca se ke per ta gjet kete qe kam pohuar une.Po mos i defto njeriu..kur ta gjeshe ! 

Grave, ai polici qe ishte i plagosur ishte besimtar musliman. Me thuaj ndonje justifikim perse e vrane ate apo dhe ai ishte qafir?

komentues, une te siguroj vetem per nje gje: Qe ata ishin nisur me piksynim shum te qarte se cilet kishin per shenjester dhe e realizuan me perpikmeti te larte dhe kete mesoje prej meje?Por fidainjte jane te perbetuarit per vetsakrifikim, ne emer te nje ideje, qe ata e fiksojne.Si te tille edhe nena e vet ,  tu dali petpara, per ti ndalur ne misionin e te perbetuarve, se i sherbejne Vullnetit te Allahut, ata do thone vetem Allahu Ekberr dhe do ti fusin koqen e plumbit edhe ...mamase, jo me nje polici i cili e ka detyren nr. nji qe te parandaloje krimin, dmth misionin e tyre. Kete e ke nevoje ta marrish vesh mire si nje pergjigje prej meje , me qe me pyte 

 Ju, pergjithesisht nuk doni te kuptoni fjalen FIDAI ....! Nuk ka ne gjith perendimin te tille.

o Grave, po leji ore kto, se s'te kan lezet!

per ca po thu ore se spo te kuptoj ket punen e lezeteve ? Eh nuk e kishte keq ai burri i vjeter, i lashti fare ,,  qe e konsideronte realitetin e perceptuar si projektim,  ose hije te botes se ideve .Idete, sipas Atij, qekishin me reale , se sa realiteti i perceptuar prej shqisave fizike...! 

Bota, ka natyre te dyfishte, ndaj lezeti nuk duket kollaj ...

opo kto hosanate per fidainjte, them.

pa per tjeter, e kush jam une qe do te them se c'duhet te thuash. shefqet peci? smiley

Qe ata ishin nisur me piksynim shum te qarte se cilet kishin per shenjester dhe e realizuan me perpikmeti te larte dhe kete mesoje prej meje?Por fidainjte jane te perbetuarit per vetsakrifikim,

 

ca po thua o grave??   cfare realizuan me perpikmeri te larte keta, qe u futen papritur ne disa zyra, te armatosur deri ne dhembe,  e vrane njerez paqesore, te parmatosur qe ishin ne pune te tyre??   well,  kete mund ta bej dhe une e ti edhe nje femij 12 vjec e kushdo  tjeter qe neser, pa qene nevoja te  jesh  FIDAI. 

kjo qe bene keta eshte krim i pabese mer grave...  po te jene kaq trima e te fiksuar keta misonaret FIDAI-inj, te shkojne te sulmojne ndonje repart ushtarak, ne France... ose ose......,ne Izrael.

Belul , mire e ke ti, por lexo cka thuhet per veprimin e tyre ! Llogje hajde bejm boll! 

po te jene kaq trima e te fiksuar keta misonaret FIDAI-inj, te shkojne te sulmojne ndonje repart ushtarak, ne France... ose ose......,ne Izrael.

Si dhe mos te fshiheshin tani si minjte gjirizeve. Jane trima? Duan te japin jeten per Pejgamberin? Urdhero, dil ne shesh te burrave qe t'i takosh virgjereshat sa me shpejt.

fshihen se ndoshta duan te bejne ndonje aksion tjeter. nuk te ka shkuar mendja ?

kur i vrane aq kollaj nja 12 veta, do kene menduar pse mos vrasin me shume.

Po thuhet se qellimi i vetem ishte Charlie. Ja arriten atij qellimi. Qellimi i vetem i mbetur jane virgjereshat e parajses.

mos u beso atyre qe thuhen, se mund te jene dhe rrena. 

bile besoj se per gjerat qe i konsideron si te vlefshme, ose te nje rendesie te veçante per ty, ti nuk te ben besim dhe aq kollaj. beson apo ben sikur beson, vetem per gjerat qe nuk te interesojne dhe as je e lidhur fare me to. siç eshte ky rasti qe diskutojme ketu. 

Nuk duhet shtruar keshtu i nderuar Komentues .keshtu mund te flase vetem ai Handikapati mendoir me ACDC ...

Kjo nenkupton sikur Grava miraton Vrasjen smiley Me fal po askund dhe askush nuk eshte shprehur ne kete menyre .Perse duhet bere kjo Pyetje sikur Grava eshte shefi in Hetuesise se Frances ?

Sot eshte dite solidarizimi. Pastaj Allahu Ekber apo jo Ekber dite tjeter.

Desha me shku javen tjeter ne Paris.

C'me thua te shkoj apo jo?

po me degjon mu , mos shko, jo per noi gjo , por  se ka thon nje tirons  i vjeter: "  Ruju sahatit te lig " ! Ndrysho puna po ju largove garrumllave e shko per tek e tek ka Pigali ...

Te shkosh , ti Lush Allahun smiley

Te vesh edhe per mua nje Lule ne shenje respekti e kujtim per ata te pafajshmit qe u vrane nga psikopate .Dhe mos harro ti ngushellosh Francezet me shprehje nga Idrisi ..thuju smiley

Mos u qani . " Jeni mire . Se tu kish ra ndonje Psikopat si saliu ,  qe Ulerin padiumeve "Se kanuni zotrie me i mire se Ligjet komuniste " do kishin  ike gjysma e Frances e lemerisur nga Dyndjet e barbareve"

Qetsojuni ..thuj .Mos i fryni zjarrit .Psikopat ka edhe ne krye te Qverive .Do ta kaloni dhe kete si cdo ngjarje ne Bote se jeta leviz .vetem rrini vesh hapet se mos Lulzojne InteliDjente te tjere te "zgjut" .Mbylle me "tek ne kemi LefTKope qe ka kulture Fronge dhe bertete akoma "Rrembeni Armet " smiley

Mire u kthefsh !

Pse Xake , a thu se ka vertet qe besojne se un miratokam vepra te tilla makabre? Po ne diskutojm mbi nje fakt te ndodhur dhe japim veshtrimin sipas bendjes se seicilit.Un kam bindjen e patundur se shkaqet e ketyre tragjedive, nuk jane ne lindje, te fidaijte , tek islami ,  por brenda ne zemer te politikave qindravjecare te ...perendimit ! Te strategjise kryekeput te gabuar me boten islame . Kete nuk ma heq dot njeri.Une e kam gjezdisur boten arabe  dhe perendimin ...e jo si refugjat ! 

Tashti me qe diskutojme smiley Mos merr kaq shuime persiper smiley Diskuto dhe kalo tutje . Ti nuk je proces as Islamik as Europian .Ti je shqiptar si ne te tjeret qe as nuk duhet te pretendosh se njeh Islamin e Krishterimin prej mij vjetesh .Ke lexuar ? hallall se edhe te kenaq .

Po edhe Gjembin se mos e di qe nuk ka lexuar smiley

Desha te shtoj qe edhe ata vet Prof me mjekra dhe akoma vazhdojne grijne Sallate duke shpjeguar se c'kuptim kane surretet e librat e Feve , jo me Gjembi smiley

Opinioni ndryshe vjen nga SHBAja....Shif se cthote ky miku pa u ftohur mire trupat e atyre te ndjereve

Contrary to popular misconception, Islam does not mean peace but rather means submission to the commands of Allah alone. Therefore, Muslims do not believe in the concept of freedom of expression, as their speech and actions are determined by divine revelation and not based on people's desires.

vazhdon ..........

Muslims consider the honor of the Prophet Muhammad to be dearer to them than that of their parents or even themselves. To defend it is considered to be an obligation upon them. The strict punishment if found guilty of this crime under sharia (Islamic law) is capital punishment implementable by an Islamic State. This is because the Messenger Muhammad said, "Whoever insults a Prophet kill him."

 

 

Me qe i dikan ..dmth . Zgjuarsia dhe dija nuk eshte per te shit pordhe "ka bo i material " qe besoj je dakort plotesisht

Dmth po qe se e njeh Futi nnoji telefon ..

Ka ndonje te shkruar per ate Psikopatin e Norvegjise qe vrau si nja 84 vete si i derguar i Krishtit !

Kristianizmi nuk eshte modern apo demokratik sic mund ta paraqesin ne shtypin e huaj.. Eshte budallek ta mendosh qe nje besim fetar eshte "demokratik" apo besoka  ne "lirine e shprehjes". Harrojne sic duket kryqezatat dhe varjet e njerezve me kok poshte sepse besonin qe bota eshte e rrumbullaket... 

Dallimi i vetem eshte se shume pak ne perendim e marrin seriozisht besimin e tyre fetar kristian dhe kjo e ka detyruar kishen te dryshoje kurse sepse besimi fetar po zhduket.. Ndersa ne boten arabe besimi tek feja eshte ende shume i larte. Perfundimisht, fashistet dhe ksenofobet e kane perdore fene per qellimet e tyre populareske dhe nuk ka lidhje fare me "fjalen e lire" ashtu si edhe islamiket ekstrem e perdorin per qellimet e tyre per te nenshtruar muslymanet. Keto gjera do kemi deri sa njerezimi perfundimisht te ndaje besimin fetar nga realiteti. Feja eshte propaganda me e vjeter e njerezimit dhe e perkryher si ideologji.. Vetem komunizmi i dilte hakut si ideologji prandaj e urrente per vdekje. 

Nese ka nje zot vertet uroj sa me shpejt te sjelle JETE nga jashte tokes e te marre fund kjo marrezia fetare.. 

 

 

 

 

Vetem komunizmi i dilte hakut si ideologji smiley

Mos i shaj nga Nona Lubonjen dhe antikomunistet e oreve te mesit dhjes te vonet !

Nje fakt thashe.. Komunizmi ishte idelogji anti-fetare ne thelb dhe e ndante me sepate fene si nje besim shpirterore me realitetin ne toke. Komunizmi nuk njeh ndarje fetare, te gjithe jane vellezer thoshte pa dallim si ai ne Etopi edhe ai ne Iran apo Rusi. Personalisht besoj se shkenca nje dite do ti jap te drejte teorise se komunizmit! 

Duhet ta theksoje kur krahson se jane Diametralisht te Kunderta . Kane si burim te njejtin ..revolten per shtypjen , varferine e mungesen e barazise ..por Komunizmi eshte Teori Shkencore nuk eshte laperdhare Fesh . Prandaj edhe e ruante si besim Individual , pasi respektonte doket dhe zakonet e Popullit ,  por e Shkateronte si KOPE , qe pjell Krim nga Injoranca e indoktrinimi dhe mba ne Shekuj njerzit e nenshtruar me sy nga Qielii , te mashtruar prej Rrasoxhijve e  Callmaxhijve !

Perkunder budalleqeve qe shkruajne, ne fakt komunizmi megjithese nuk e inkurajonte besimin fetare dhe shpesh here kishte edhe perplasje me keta "njerzit e perendise", ishte kunder ndalimit se fese me force. Besonte se edukimi dhe perparimi shkencor do ta ndante dokrinen fetare nga realiteti i shkaqeve te vuatjeve ne jete. Kjo eshte edhe arsyheja pse feja e urrente komunizmin e nuk kishte te bente fare me "demokratizimin" apo "fjalen e lire" e pordhi kali.. 

 

Dhe nje shtese te vogeel dhe Ika Emo ...smiley

Feja urrente komunizmin smiley..feja urren cdo gje qe nuk ka mesime fetare ..

Nuk priste Komunizmi te Bindej Robi Fetar sepse nuk kishte gje te perbashket me ate Botkuptim dhe as mundesi per t'ja nderruar . Perkundrazi e respektonte si Mendim INDIVIDUAL dhe jo si KOPE . Enveri hante buke me bismilah !!!

Komunizma levizte te tjera Leva ne Prodhim per te ndryshuar Njerzit .Levizte kushtet e jeteses . Psh bente HEC qe eshte akom problemi KYC i Qeverive Fetare qe hane ashure , nxjerrin kryqin dhe pjerdhin ne cdo rast kur vijne Pashket e Ortodokseve me hare e gezim e fortlumturi !

Eshte nje dallim i madh (Humnere ) ky sepse Feja gjithmone edhe pse robi grigjes VUAN ,  te drejten per te VUAJTUR nen Thundren e Zotit e ka Hyjnore njesoj e te barabarte me sot me keta kaRpitalistet e rij qe shohin pabarazine si e drejte Hyjnore .Ashtu si Plebeu qe mund ta shkerdhente patrici nga te kater anet edhe ne Arena si Gladiator dhe gezohej kur fitonte Lirine pasi vriste shokun smiley

Pikerisht kete nenshtrim Masiv te KOPESE se LefTKopese si ngjarja e Frances , as mund ta pranoje kamunizma  , si Demokracia Hyjnore me Liri Hyjnore e te Pabarabarta te " se individi zotrie " "se sharlatanizmi zotrie "

Liqeni, feja dhe ideologjia komuniste kane qene praktikisht ne nje linje,  pavarsisht se kundershtonin njera tjetrin.

Ku, me thuaj nje linje?

Vetem komunizmi i dilte hakut si ideologji 

...po pra duke futur dyfket dhe koburet naten si hajdute neper synduqet dhe librat e zotit smiley   

Jo po do te marrin leje tye .Po te mos perdorte ate dyfek do te kish ngrene dhelpra me kohe dhe zotroten kaposh ..dhe do te kendonte ndonje Duva Hoxha .Kikiri tani ti pse mos te kikirikikikesh smiley

Sikur ishe mire smiley

..urroj Ziko,qe mos te keshe mare pjese ne shkaterimin e kishave se thone qe mallkimi i zotit te ze edhe ne pleqeri smiley 

Ne rini jam perjashtuar nga shkolla se kam share Priftat e tallur Hoxhet

Ne te mesmen kam ruajt objektet e Kultit ne Voskopoje si Kulture .

Ne pleqeri them se paska qene shume i Zgjut E.Hoxha per qerimin e kesaj FERE te botkuptimit Fetar si Kope e Indoktrinim .

Pa ta dit moshen ..uroj te clirohesh sa me shpejte dhe te rrosh

ja dhe dyqind si mbret ..E pastaj .. shkroi Khajami

Te mos ikesh Injorant nga kjo bote si kokosh koteci qe shpetove nga Dhelpra smiley

Ne pleqeri them se paska qene shume i Zgjut E.Hoxha per qerimin e kesaj FERE te botkuptimit Fetar si Kope e Indoktrinim .

+1 smiley

Ziko, ti mbase s'me jep te drejte, por Kapo te don fort. smiley

e lexoj mes rreshtave un.

jom i sigurt qe kapo sa hap peshkun, gjeja e pare qe kerkon eshte qe ca ka thon idrisi sot.

biles kom nji ide sikur ate e mendon edhe gjat dites smiley

ajo qe kapo s'pranon ta ndaje me ne eshte: si dreqin i qit ato fotot neper komente? smiley

Ma hiq nji kuriozitet ku une kam dhen shenja qe Kapo nuk me don ? Po pse mu nuk me lexon qe mezi pres ndonje Surret prej tij ku ke lexu qe nuk e du ? .Jo per gjo po i merr lajmet drejt e nga Xhamia e Madhe Blu ku rri babasqapi smiley

Pastaj ajo Historia me Grande Kaka - Njente Kapo eshte mbrapa . Ne fillim ishte  Grande Kapo - Njente Kaka smiley

Rrofsh Emo per Larmine se na zymtesuan keta llafazanet e babasqapit me dengela sikur ,e kom thon me lart , Me qene ne Stafin e Krishtit dhe te Muhametit si keshilltare e Parathenes Fati te Njerzimit  me te verteta te ameshueme smiley 

Prap pa qethur ti smiley

Fute ne koke qe ka Prof me mjekr dhe akom shpjegojne se nuk e kane te qarte se cfare jane .Nga e gjete ti ?

Vetem babasqapi  i di keto pune me themel dhe " i Tha atij dhe ai me digjoj mue ..

Pa na i shpjego pak se si kane qene ne nje Linje smiley Vetem dallesen thelbesore qe

Komunizmi Parajsen e do ne Toke  ..... Feja Parajsen e do ne Qiell

Apo e ke qe jane Ideologji smiley Kujdes se dhe Gjembi me Xhibin keshtu i emertojne si te vetmet . Ndersa Filosofe te tjere ka qe e hedhin poshte kete se Ideologjite jane te shumllojta smiley

Sepse po me sjell ne Humor sot Grave smiley Humor e Gaz e pac !

O Grava..ti me dukesh me mangesi ne kuptimimin apo njohjen e mentalitetit te botes arabe, ose arabve te pakten..ose nje pjese te tyre qe te jem akoma me i sakte..ose akoma me e sakte do te ishte se i njeh nepermjet librave fetar apo jo qe lexon..ashtu si une njihja italine nga ekrani i RAI-it njeher e nje kohe!!

Akoma si kane kapur?

Po cbehet keshtu more?

Atje ku dendesia e popullsise eshte 3-4 here me e madhe se ne SHBA,nuk i ka pare akoma njeri?

Do kapen mos u merzit, e dine mire se cfare I pret, prandaj fshihen si lepuj.. Fare e keqe, u shofshin! 

Eshte deshmi qe ata mbrohen nga komuniteti Arab si edhe goditje e rende perpjekjeve shumevjecare per nje shoqeri multi-kulturaliste ne France. Shenjat i kan pasur se brezi i ri nen influencen e hoxhallareve do e permbyste kupen.

Nje shoqeri e feminizuar, qaramane ku policat jane thjesht fatur preres...nuk shihet terbimi i policise New Yorkeze qe leshohet e gjithe ne rruge per te ekzekutuar vrasesit  e policeve para se te arrestohen nga FBI e se qethin per Kryetar Bashkie a shtet. Keta Uncle Sami i ka mbajtur gjalle se do flisnin sot Rusisht. Shih degjenerimin ideologjik te se Majtes Franceze ende duke u fshehur mbas perralles se vellazerimit me rrufjanet, ndersa e djathta tjesht hedh monedhen e denimit me vdekje. Shtet qe nuk arrin te penetroje shoqerine e vet si me qene Shqiperia.

 

E vetequajtura e majte evropiane se nji tum jan, franc,itali,spanj.ktej e majta jane te tejngopurit. Salloni klasik i signora Bertinit t'heretikut.

Per paradoks t'majten evropiane do ta krahasojsha me klerin e konstantinopolit qe donte me gjet seksin e engjejve me turqit ke porta.

T,dhjefsha tastieren inteligjente.di nanjoni si hiqet ky vetplotsimi i fjaleve se m'hongri shpirtin ky tableti,i or per me shkrujt tre rreshta.

Politika nga te tejngopurit do drejtohet si ngahera se ata humbasin me shume kur fillojne rremujat. Arixhiu kur ja bo pushka bom e ska afer gaxhoin, ja kercet e iken me cmbane ne kurriz deri ne fund te botes per pak qetesi. E kishte vu Emo me duket nje video me Hoxhen qe sulmonte bredhin e Krishtlindjet nga Xhamia...

E per cfare bashkejetese a mire kuptimi mund te flitet...,kur i ardhuri nuk pranon simbolet e mikepritesit?????

Kur shkoj ne xhami do heq kepucet.....per respekt....kur shkoj ne kishe me pantallona te shkurtera e me nxjerr prifti jashte....do kerkoj ndjese...ne se te shajne profetin mos e bli ate gazete. Nese do  ti thyesh kalemin e karikatures karikaturistit pergatitu per pergjigjen e te dhunuarit.

Thua i ka penguar njeri te pangopurit te jene te majte?

Icik e gjat me e shtjellu k'tu fin se perse te pangopurit nuk jan me te majt.

smiley E rendesishme eshte qe ti e ke nje shpjegim.

Gjithmon simas rradakes teme amo, smiley

smiley Kisha kohe pa degjuar romanshe.

shko te set-up ----> tastieri.  aty ke nder te tjera  opsionin   de/aktivizo  fjalorin inteligjent (automatik) nga tastiera.. kjo eshte. 

Rrofsh Belul. smiley

E avktivizove fjalorin e katnarit, se prape ka per t'nderhy tableta. smiley

smiley them se po moze, them se po.shyqyr qe kom k'te fjalorin e katnarit qysh i thy ti se m'myten fjalt e mdhoja smiley

Menjane shakate,me pelqen ta kultivoj te foluren time se rastet per ta perdorur jane shume te rralla. smiley

...edhe me i majti,me anti-amerikani,edhe me pro palestinezi, e me pro vellazerimit qe thua ti..do i fuste nje koqe plumbi tipit qe do i thote pse e nxjerr motren me minifund apo pse nuk falesh 10 here ne dite..se po i bejme lemsh te gjitha tani!!

Ne Mesjete jane vene me koke poshte njerzit qe besonin se bota ka formen e loqes, ndersa ne epoken ngambrapamoderne tere njerzve te shkolluar e te shkalluar i kane vene loqet ne vend te kokes.

Hajde mut me garuzhde! Hajde hani qyl ...

 

Mua nuk me plas hiç se çfare bente papa ne mesjete..i ka paguar te gjitha edhe sikur te duam te marrim hak, mua me plas shume trapi me keta qe shoh rrugve apo qe po shoh te opinion ne kete moment...jam i bindur se jemi ne rruge te mbare drejt rruges se mutit!! 

Papa do thoshte Paqe mbi shpirtrat e atyre qe iken.

Zoti i falte edhe keta qe kryen krimin ..Pa te majta dhe te djathta e pa mazllem e katalik po aq te Ndyre e kriminel per hir te Dogmes.

Dhe PAPA per mua aktualisht eshte i vetmi Udheheqes jo Fetar sot ne Bote qe do Njerzit e Njerzimin ! Sikur te ckisheroje dhe Homoseksualizmin mbetet Figura me paster Historike pas Luftes se Dyte Botrore !

Ca thote per morrat ?

balkanweb ka ik per lesh. lol

keshtu eshte kur e le gazetarine ne dore te 22 vjecareve

le te shkojne te verifikojne, se ne morg i kane trupat, me emer mbiemer

Paskan harru gjakun ... As Stalker nuk u pergjigj se cfare donin ata ne Tarace ?

Shqipua duhet te jete me i duruari se ndryshe nga Gjembi qe njeh sindromen e "Stokholmit " smiley shqipua njeh  sindromen " Roshi "

Nje info e plote nuk mund te merret shume shpejt . Nje Lule per te vraret dhe u prefshin ne Paqe .

Qeveria jone, shtypi yne  u solidarizua me Charlin, u denua ky akt terrorist i "myslimaneve"  ?

'Muslims do not believe in the concept of freedom of expression'

In the aftermath of yesterday's terrorist attack, the radical cleric wrote an open letter saying that Muslims don't believe in free speech.After yesterday's Paris shooting, in which four journalists on satirical publication Charlie Hebdo were killed, Muslim activist Anjem Choudary has written an open letter entitled 'People Know The Consequences'.

In the letter, which was published by USA Today, Choudary says: "Contrary to popular misconception, Islam does not mean peace but rather means submission to the commands of Allah alone. Therefore, Muslims do not believe in the concept of freedom of expression, as their speech and actions are determined by divine revelation and not based on people's desires."

Anjem Choudary, centre, in 2010

THE INDEPENDENT

Po degjoja radion AM 640 sot ne makine sic e degjoj gjithmone se eshte vetem talk show, weather, news dhe traffic. Kishin hap nje rubrike ku njerezit flisnin per ngjarjen e Parisit. Scary!!! Nuk kisha degjuar ndonjehere njerez te shpreheshin ne ate menyre ne mass media ne Toronto. Po i shkurtohet fitili gjithmone e me shume kesaj pune se njerezve me sa duket i ka ardhe prej kohesh ne maje te hundes ky muhabet, dhe tashti nuk po durojne dot me. smiley

po per ate kanibalin qe u çoi gjymtyret e prera te kinezit me poste, disa zyrtareve kanadeze çfare thane kanadezet te kjo radioja  e tyre ?

Pse ky interesim per kinezin ne nje teme te tille?

se eshte me kollaj me fol per problemet e botes sesa ato te tuat. 

Nuk e kuptova ca do te thuash, po jam i sigurte qe kjo ka nje kuptim. Po prape nuk e shoh lidhjen me temen qe po diskutonim.

po te them qe kanadezet tek radioja qe degjon ne makine e kane me kollaj te flasin per çfare ndodh ne france, sesa per ato qe ndodhin ne vend te tyre. 

dhe te pyeta qe a foli dhe kerkoi mendime ajo radioja qe degjon edhe per ate kanibalin e vendit te tyre ? apo ajo flet vetem per problemet e botes ?

apo vetem nga muslimanet kane frike dhe jo nga monstrat qe krijon vete shoqeria atje.

Ca pyet dhe ti! Kush eshte lajmi I dites?? pse e nervozon/ lodh PF tani me keto pyetje? lol

po sepse po nxirte konkluzione gjenerale te rangut boteror, duke u nis nga komentet e kadadezve te nje radio lokale.

Ne fakt ato duke u nisur nga ngjarja ne France po diskutonin per gjendjen ne Kanada qe edhe iu interesonte atyre po dhe mua. Po te ma kishe bo kete qe ne fillim si pyetje dhe jo te ma kishe dhene si percaktim ne komentin e peste, do kishim kursy kushedi sesa pixela.

keshtu e kupton me mire.

Profilo, per zotin ti duhet te jesh bi-polar se nuk ka mundesi.

P.F., ju jeni simboli i multiculturalizmit, fanari ndricues e ju keni per te mbijetu, Franca do shkermoqet nga politikat e gabuara shume vjecare...Britania nuk qendron aq larte sa ju Kanadezet por perseri duket stabel.

Ne te Amerikes nuk kena qen pjese e projektit multikulturalist...ne jena Pocja e groshes ne zjarr qe zi e zi e mbetena gjithmone te ndare .... Republikanet ketej kan qen gjithmone vokal per sa i perket mosperputhjes se Islamit me Demokracine...prandaj habitem pse Stalker me Co., nuk jane te informuar. Deri sot kur islamiket hidhnin ne ere obiekte Budiste ne periferi, Europa nuk ndihej, tani qe po sheh se si po ja dieginlibrat ne furre te druve duke ju vra kalemxhinjte do shohim si do jete pergjigja racionale e Perendimit.

 

Ore per model te marrim ne qafe ne. Puna eshte se ai robi qe vrau me pushke ate ushtarin tek Monumenti i Veteranve dhe pastaj i mesyu zyrave te kryeministrit ku e vrau Kryeshambellani si qen, ka ndryshu edhe ketu ca gjona. Te vogla ato gjonat, po fatkeqesisht ne pjesen e poshtme mbajtese te murit.

Sidoqofte ne e shofim Canadane me adhurim per cfare keni krijuar, thjesht tek ne nuk eshte e zbatueshme ose eshte lluks....

Same here per Ameriken man. Ndaj marrin arratine me makina per festa neper mollet amerikane. smiley Pula tjetrit...

e ke gabim, si pothuaj gjithnje neper analizat e tua. 

nje sociolog kanadez duke fol per keto problemet sociale dhe etnike te shoqerive moderne, po thoshte qe franca ka nje shans te mbahet gjalle, prej vjetersise me te madhe te shtetit dhe identitetit kombetar (megjithese ne kete pikje Uellbeku ne romanin e fundit dyshon). si me thene nje francez ka me legjitimitet ne lidhje me token ku jeton sesa nje kanadez i bardhe (te themi) qe e di qe edhe vete atje eshte emigrant, se te gjithe jane emigrante, dmth toka nuk u perket, kishte zoter te tjere perpara.

kanadane po thoshte ai e mban vetem ekonomia (dhe me ekonomi, francezet nuk i duan anglofonet atje). po te bjeri kjo tha ai, do te bjere direkt dhe krejt shteti tyre. lufte civile do ket prap.

ne usa po ashtu, prap anglofonet do bejne genocid ndaj racave te tjera, prandaj jetojne me arme. po e them une kete.

Se ku lexova, qe javes qe vjen Charlie do nxjerre 3fishin e revistave me satira dhe shigjeta qe c'pojne, si pergjigje qe nuk I tremb terrori.E vertete te jete?! Oh well, mire do bejne te vejne dhe polica ne cdo cep, Pune e rrezikshme.Gjithmone do kete psikopate ekstremista qe do perhapin terror ne nje fare menyre... 

..tirazhin normal e ka 60 mije kopje,por ket rradhe do printin 1 miljon

When you read the Koran, you give up. At least the Bible is very beautiful because Jews have an extraordinary literary talent..

Michel Houellebecq

 

Ja dhe radikalet fetare nje mendje kane.....

muslimanet e vogla neper disa shkolla per femije, shoket e tyre i kane qelluar me gure. kane sulmuar po ashtu disa moske.

sikur shteti francez te doje t'u jape fund ketyre akteve, keta po t'i kape le t'i nxjerre ne nje shesh ku te ftoje vetem muslimanet e frances. kane per t'i bere cope-cope se po u nxijne jeten ne keto momente. 

qejfi mund t'u behet vetem atyre qe jetojne dhe luftojne ne siri apo irak, dhe qe duan qe te gjithe arabet ta lene perendimin e te shkojne te luftojne me ta per allahun.

Gjerat duhen marr me gjakftohtesi. keta ishin denuar dhe me pare por france i la te kullosnin ne livadh. franca duhet te ket ligje me te ashpra per terroristet apo edhe per ata qe mjellin urrejtje fetare. 

E keqja asnjehere nuk e ka fjalen e fundit .Cdo e keqe e ka nje te mire heren tjater qe qeveria franceze vendos te perfshihet ne konfliktet nderkombetare publiku francez nuk do te jete kondra.

Vec km, presidentit e kryetarit te parlamentit, tani edhe Didi i paska nis leter ngushellimi homologut francez
Eh mer shqipe, mer shqipe, i pari ne sakrifica...

Andej nga somalia e nigeria kaq vriten ne nje dite e cila konsiderohet "asgje e re nga fronti i perendimit", e nuk dergon telegram njeri ...

Nigeri, Boko Haram merr qytetin e Bagas. BBC-ja flet për 2000 të vrarë, trupat e të cilëve janë rrugëve të qytetit.

Ne Afrike llahtare, ne Europe llahtare, ne Lindje te Mesme po e po. Kto dhe ne hone ti cosh llahtare bojne. 

Do te thoja se injoranca dhe erresira ne vendet e botes se trete, i con njerezit ne krahet e ekstremizimit fetar por keta ishin te rritur ne mes te frances i kishin te gjitha mundesite te beheshn ndryshe.ose sisitemi i konsidern te huaj brez pas brezi ose keta e konsiderojne sistemin te huaj brez brez pas brezi..

Albap2265, injoranca dhe erresira vine prej ....Varferise kombit! E ju qe keni vajtur ne Amerike mbi dhjet a me shume vjecare ...nuk behi dot as amerikane as frasnceze.Ca me shume po te degjonit kerdine ne kete copent toke nga u niset , me urrejtje do mbusheshit! Dhe kur urrejtja mbush mushkrite e sidomos shpirtin, shperthen e ben krrdine.Hidhin nje veshtrim antarsise IRAS ! Apo veprimeve te ETAS, Apo te OASIT frances ! Pogrome kane bere edhe pse kane qene katolike dhe protestante e aspak islamiste.

Thoni shyqyr qe e denun aktin keta te politikes tone se pa le cdo qe bo ..! 

Ky eshte problemi me i madhqe perballet tere bota dhe kjo nuk ka asnje lidhje reale me islamin, me kot e sulmojne injorantet islamin si besim si fe! problemet jane politiko- ekonomike dhe  sidomos te qeverisjes me padrejtesi te medha te botes zhvilluar e te pasur me vendet e varfera , nga te cilat merren lendet e para...! Kurse arabet  100 milione jane ne lufte me izraelin 6 milionesh , por qe mbrohet nga tere perendimi.Ky eshte kanceri i arabise dhe jo islami.Kush nuk kupton kete nuk don te marre vesh ! 

Islami, ne te pese shtyllat e tij ka paqen te paren dhe te fundit, edhe kur besimtari eshte i varfer....injorant apo jeton ne guva nentokesore ...." shtepi qe ne arabi ,,,ka plot ! 

Ne fakt vepra "Imperializmi dhe Revolucioni" ka qene vazhdim i vepres "Imperializmi si faza e fundit e Kapitalizmit". Dmth u nis nga Kapitalizmi dhe Lenini e terhoqi dhe e solli deri te Imperializmi. Shoku Enver e terhoqi nga aty ku e la Lenini dhe e coi te Revolucioni. Kjo mund te duket si "shtyje ta shtyjme" keshtu, por ne fakt eshte si stafete, e ben njeri nje rreth e ia le tjetrit ne dore ate shkopin, qe tjetri te beje nje xhiro tjeter.

M'u kujtua vepra, sepse atje shtjellohet kjo teze - ku eshte ai avokat Ngjela qe thoshte s'behet dot pape i Marksizmit nje (dmth Enveri) qe s'nxjerr dot nje teze? Se e ke edhe mik avukatin. Thuji qe e dum shum, dhe se me te pihet pa u ndjere nje liter raki manaferrash, po per ate punen e papes se Marksizmit eshte nxitu pak. Ja, a nuk eshte nje teze kjo, qe "problemet jane politiko- ekonomike dhe  sidomos te qeverisjes me padrejtesi te medha te botes zhvilluar e te pasur me vendet e varfera , nga te cilat merren lendet e para...".

Grava o do ti boje revolucionare te majte ata djemt e islamit qe palosen 12 veta o ska! 

O grave do kish bo sens kjo qe thu po te qe se do kishin vra antaret e bordit te ndonje korporate multinacionale. Po ato shkune dhe vrane 12 kalemxhi me grave. 

Po varet si e shef kete gje. Se psh, edhe te vepra qe po flasim, revolucionaret e vertete m-l, kaluan nga metropolet e medha te perendimit andej per nga Brazili, e me pas gjithnje e me thelle ne zonat rurale te globit, kryesisht te perqendruar se fundi ne tribute tamile dhe khmeret e kuq. Edhe atje, midis tyre kishte plot fraksione dhe shkelje ne vije, por berthama qendronte e forte. Sidoqofte, nje revolucionar nuk i perkrah aksionet terroriste. Psh, shoku Enver e kritikoi rrembimin e vajzes se Mon Kukaleshit nga shoket e nxituar te njesitit, te cilen e liruan orgjent te nesermen. Nuk di a me kupton.

Brazili...tribute tamile...khmeret e kuq...vajza Mon Kukaleshit

Sjam ka te mor vesh.

e kisha ket fryk. esht tema e ngaterrume me shum se paaftsia ime me u shpjegu.

e kshu kshu mer lum miku, ne Kosove kan fillu me ndru emrat. Njoni nga Rahmani e kish bo Boletini. Skom lidhje me Arabt kish thone. Ca spo na shofin syte, e ca spo na nigjojne veshet.

po shum mir e ka bo. rrezik ashtu e ka pas para se te vishin turqt. back to the future.

po Arabet popull i modh mer Cim.

Dmth une me te lexume e kam. Po grava qe e ka shetit me komet e veta Arabine mundet me me tregu me sakte. 

Madje ka shetit edhe Persine,ka taku Khomneinin dhe ka pare tunelet me rrota ne mal.Ka dash me be nje pajtim ndermysliman.Popull i madh arabt,po i ka zen nj hall i madh me ate popllin e vogel 6 milionesh.Po mos ishte Izraeli pa ti kesh pa arabt ti,edhe njeriun ne Mars ata kishin per ta cu.Po ctu besh qe ua kane ndrydhur potencialet intelektuale.E megjithate Muhameti ngelet njeriu me i madh ne bote,se lun as topi.

nuk ka asnje lidhje reale me islamin, me kot e sulmojne injorantet islamin si besim si fe! problemet jane politiko- ekonomike dhe  sidomos te qeverisjes me padrejtesi te medha te botes zhvilluar e te pasur me vendet e varfera , nga te cilat merren lendet e para.

 

 

kjo esht e verteta e pakontesueshme po si intereson Skllavit. Aktualisht tema e "Islamit" i jep dhe idiotit me te madh kenaqsin e superioritetit, dhe gjytrymi  ka mundesin me e pa dike tjeter nga siper. Ndryshe s shpjegohet qe kaq shum shqiptar jan unisono kur esht fjala me vu n kanar "Barbarizmin" Islamit , zbukuru me nota bythlepirsi pa kushte ndaj atyne qe i kan lon gjithmon si Qeni jasht deres.

 

 

Myslimanet po mshojne kanges "dikush don me n'a ngatrru"smiley a thu megjithmen jena t'u i keqkuptu gjanat dhe nuk jane ashtu si duken?! smiley

  Ore po kaq injorante paska pas ku blogu ? Po ca lidhje ka Islami si besim tek nje Zot, si fe e paqes dhe e mirekuptimit mes te gjitha rracave,  me aktin terrorist te njerit apo te tjetrit  grupim politik, qe per  menyre zgjidhjeje te urrjetjeve, nga shkaqe nga me te ndryshmet, gjejne per mjet aktin e terrorit, vetsakrifikimin? Disa po bejne te diturit se demek e kane marr vesh ca jane fidainjte.Apo ndonje birbo, si ky arleshi qe kujton se eshte vertete argjend safi , po beka  engledira, pse thash qe kam qene ne Persi! O birbo, ! Nuk e kem as  per mburrje e as per turp kur e them  qe vertete i kam gjezdis tere vendet arabe dhe jo si refugjat, si puna jote qe edhe po te veje do shifje  gorrica piklat, por me xhepin plot pare. Di te them dhe ca jane fidainjte, njerzit e perpunuar e te perbetuar per aktet e vetsakrifikimit.Me keta nuk bhet shaka.Un gthem ato qe di kurse disa duan te thone ato qe nuk i dine fare !

  Dac me dit me mire ndokush, apo cilido per qe kujton se i di ca jane , po ja u tregoj dhe mbajeni shenim ...

Jane ata,  qe nuk ta bojne te gjate ..italianoo!

Jam me se i sigurte, qe paqja ezgjidhjet e drejta e te ndershme me vendet islamike dhe jo konfrontimi do te jete e vetmja zgjidhje.Kurse sa i perket Islamit ai tashme e ka marre qytetarine botrore, si fe e paqes dhe e barazise mes rracave.

Une vete jam ateist, por respektoj cdo fe  te se tjereve ! Me shume shikoj ne feni tone te lashte ne kristjanizem.Mirpo edhekete  fe telashte  e kane devijuar nga parimet baze  primatet perfaqeues te saj ...Keshu mendoj une dhe skam ndermend ti kundervihem ndonjerit keshtu qe cilitdo qe llap kutur ja kam gjet i ven ku i hudh fjalet ndaj meje...  

Une vete jam ateist,

Kush nuk beson ne Allah eshte qafir! smiley 

Mbase duhet te ngushelloheni me faktin qe injorante ka plot edhe pertej blogut, z. Grave.

Ti aq shume i paske bredhur vendet arabe, sa edhe Persia te duket vend arab. Sigurisht me xhepat plot,  prandaj te ka pritur edhe ai i pari dhe te kane lene te shohesh tunelet, po sna the, Ahmadinexhanin e takove? Ctha per holokaustin ndaj atyre paraardhesve te 6 milioneve? Dhe mire 6 milione i hoqem qafe gjate LIIB, po ketyre 6 milionet tani a do tu bejme ndonje holokaust qe me ne fund te marre frym i lire kombi i zgjedhur arab. Sa per keta fidainjte qe ke nja dy dite qe nuk i heq nga goja dhe na i bere si Akila e Herkula, silli nje here ketej nga Kina keta fidaunjte qe tua fusin nga bytha fidanet e hunjte e tua nxjerrin nga goja dhe e shohin burrerine. Se edhe kinezet kafira jane de. Apo merren me dhjaksat e Europes. Islami fe e paqes dhe e mirekuptimit mes racave: barcaleta e dites. E kam thene edhe nje here,  Islami eshte fe e paqes  po qe se nenshtrohesh. Perndryshe, paqe si e kjo IS-it ke.   

Ahmadinexhanin e takove? Ctha per holokaustin ndaj atyre paraardhesve te 6 milioneve? Dhe mire 6 milione i hoqem qafe gjate LIIB

me fal qe po nderhy desha me pyet se nga e degjove ti Ahmadinexhadin? se besoj se kupton Gjuhen Parsi aq mir.   kerko ne Internet perkthimin e sakte te ksaj Deklarate, jo corben qe te hodhi per Konsum CNN. ose me mir lene at pun, se ka mundesi se duron dot te verteten. vazhdo shaj ISin etj. pjella te Cifutve.

Po ti nga e di persishten dhe ku e di qe perkthimi i sakte eshte ai qe thua ti. Sidoqofte, sa per dijenine tende, kam studiuar nje vit e gjysme persisht. Nejse, po ato konferencat qe ka organizuar per Holokaustin, apo edhe ato jane perkthime te gabuara. Ka shume interes shkencor ne fakt. Pastaj, une ate pyeta, cfare tha per Holokaustin. Ti si njohes i persishtes, bujrum na i thuaj.

prof. Dr. Ahmadinejad nuk "peshperiti" mbas Katedrave Universitare si Homologet e tij ne Perendim, ai ka shpall haptaz Skepticizmin e tij persa i perket Numrit te viktimave te Holokaustit, sipas tij bazuar ne Fakte.  Ne asnje deklarate ai mohon te drejten e izraelit per egsistenc. per dijeni tate, ne Iran jeton Komuniteti me i madh Hebre jasht kufijve te Izraelit, kan deputetet e vet e gzojn t gjitha ofiqet qe ofron shteti.Po mesa duket ti se ke pas menjen n msim dhe un skam shans ta ofroj ate qe ti se ke msu nji vit e gjysme studim persishtjesmiley 

Po, dhe perse eshte kaq i interesuar prof. dr. Ahmadinejadi per numrin e viktimave te Holokaustit? Apo thjesht per hir te se vertetes, sic thashe, ka nje interes te madh shkencor per LIIB. Ti nuk mund te kesh shume shance ne jete, po u more vetem me cfare ka thene prof. dr. Ahmadinejadi, veshtire te dish si jeton komuniteti hebre aty. Na thuaj per shembull, cilat jane keto te gjitha ofiqet qe ofron shteti dhe na i paskan hebrenjte. Edhe Kosova kishte deputet ne parlamentin e Milloshevicit, sa per fasade. Ketu po flasim gjithsesi per shtetin e Izraelit. Apo e kane perkthyer gabim miqte e sionisteve ne "Washington Post" kete "Israel should be wiped off the map". Edhe kete besoj haptazi e shpalli, dhe nuk e peshperiti. Burre i sinqerte, duhet pranuar, ci mban barku ska nevone tia nxjerre bardhaku.

   Ku pikerishe e pe qe une e konsiderokam Persine vend arab? Ma thuaj !Genjeshtra nuk jusifikon bdallalekun!  Dhe eshte e fundit here qe komunikoj me ty sepse ti, te paren dhe te fundit fjale  ne diksionerin tend,  ke m f.p.shp,  bythen.Ndryshon puna te flasish me mire! Persia eshte e Sadiut dhe e Firdusit.. edhe e Khomeinit dhe jo vetem e  Ahmedinexhatit,  qe di zotrote.Me pergjigjet qe jep, pa qene nevoja e fjaleve te pista, ti shprehesh, si te te jete bere zarari ne kopshtin e tyt eti.  Gje qe tregon se te eshte qepur aqe shuem larte ajo e shkrete sa e kujton se prej saj buron mencuria ! Si i tille, po ju them, pa asnje teperim, se ti uk e meriton fare te diskutosh me mua,  Kuptove...i ergjente ?Bisedo me ke te duash, por jo me mua !

"Apo ndonje birbo, si ky arleshi qe kujton se eshte vertete argjend safi , po beka  engledira, pse thash qe kam qene ne Persi! O birbo, ! Nuk e kem as  per mburrje e as per turp kur e them  qe vertete i kam gjezdis tere vendet arabe dhe jo si refugjat"  Nga kjo u nisa. Sa per punen e edukates, ti ke leshin ne goje. Sme rritet rroga e refugjatit te flas me ty, keshtu qe sma ka qejfi te bashkebisedojme, aq me teper qe ti je shume me lart, takohesh me udheheqes boterore e te tregojne edhe sekrete shteterore, meqe i ke xhepat plot. Une e di me mire se ti qe Persia eshte e Sadiut dhe Firdusit, por sot eshte e miqve te tu ajatollahe qe do ta kishin kallur ne burg Khajamin pse zbraz kupa e puth cupa. Mua zarar sme eshte bere, po njeriu ka nje moral, dhe kur ti justifikon, dhe jo shpjegon, krimet e ketyre qelbesirave, do kesh reagim. Nejse, ty t'i paskan shpelare aq keq trute neper keto udhetimet neper vendet arabe e Persi, sa mbase nje udhetim edhe ne pjesen tjeter te botes nuk do te te bente keq, si ne Izrael per shembull. Mbase do kesh ndonje shikim me objektiv. Hajt mbetsh me shendet!   

 

 

 

..nuk kuptoj njeher se ku do te dalesh me kete.. ata nuk ta bejne te gjate?  As me plas fare per islamin apo per kedo fe tjeter,po hiç fare ama,as nuk i njoh e as dua ti njoh,me shqetesojne ata qe i japin kaq pak vlere jetes se njeriut per arsye feje,krahine e ideje !! Keta sikur kane shpikur roten,historia eshte e mbushur plot me njerez qe kane mbjell terror per keto shkake,por ka patur gjithmon njerez qe i jane vendosur perball barbarise dhe e kane shpetuar kete bote,e kane bere qe une te mos e njoh barbarine!! Sot bota eshte e mbushur me njerez qe te thone duhet te kuptosh,jo se nuk kupton ti..jo po ata nuk ta bejne te gjate..sikur te benin keshtu te gjithe ne te kaluaren sot nuk do te kisha ne pallat komshiun italian e arab,tjetrin kinez e ate tjetrin afrikan..keta qe nuk ta bejne te gjate jane ata qe nuk e durojne dot kete pallat,keta jane kancer qe ç'ke me te e duhet te mbusheshin rruget me myslyman qe besojne ne fene e paqes,ashtu si mbusheshin nje here e nje kohe kunder terrorit te kuq e te zi apo dreqi e di çfare tjeter!!

arb, ti more xhan, je i panjohur me Lal Qazim Mulleten dhe me pyt mua ku don me dal lal Qazimi qe i thosh:m " kesta eshte ai qe sta bo te gjate , italiano...!" Ty ste plas per islamin, por mos harro se  islami nuk di te kete pune me ty  ?Nuk e besoj po dhe bo vaki

   Une e kam perdorur ne kuptimin alegorik,  qe te tillet, te perbetuar ,   vishen me C4 dhe nuk dun tja dine per jeten e vet e jo me per te se tjereve ?kete po nuk e ke mesuar mesoje se kane dhe ne goxha prova te kesaj

ehh mire o mire..ca te te shkruaj une ty? .. O Grave une jetoj ne nje vend,ne nje kontinent, i perkas nje kulture..qe ka hequr denimin me vdekje.......... o Gravaaaaaaaaaaa !! E ti me shkruan..jo po shiko..se ti nuk e di..jo po ata..

"è venuto a tirona kajua mer jau, kajo karafili"

Opo u desh ballçkani qe e di, punen e kajan fidaiut, qe sta bote te gjate,   se ndryshe  me mbyten mua keta, si arbi me ate tjatrin.Po ca ngaterroni islamin, si besim ore te uruar ,me te Sisit e te plisit? Me terroristet qe et tjera arresye i shtjne dhe apo i motivojne dhe asnje fije islami  Nuk po merrni vesh qe dhe Irani eshte tu bo akodre me armikun me te madh, ne tere historine e vet si shtet, me Ameriken, per kunder ketyre ? Nuk do jete larg dita qe te shkembehen dhe ambasadat, mbi shumearresye por preteskti do jete ISISI !Besoj se nuk do jete larg !

Grave...lojtar plazhi i quanim keta njehere e nje kohe...kur vinin ne vlore beharit, kot per sport u merrnim xhinkset e laheshim me gjithë rroba te koke molit.

Pooo !Me gjithe dollamate, gelldup e ne uje futeshin

Po po..jane te thella ca gjera,me te thella se uji te moli i naftes,po ça ti besh e ngaterojme ne..mire o grava..do perpiqemi ti kuptojme, se nuk ta bejne te gjate e hidhen ne ere me C4 ne emer te allahut e nuk kane lidhje me islamin, do mundohemi te kuptojme,fundja ku eshte pare e degjuar ndonjeher qe njerzit te vrasin ne emer te fese?..mire o  mire..si tha mbreme ai tipi kur Blushi i tha qe shqiperia eshte vend evropian? eshte vend myslyman evropian,me i sakte ju lutem..po ashtu eshte,ke te drejte u pergjigj Blushi !! 

kjo " ata nuk ta bejne te gjate" me kujtoi Bepinin ;ta tregon Islami ! smiley

Nuk ka fatkeqesi me te modhe per Shqiperine se sa kur komunistet e deshtuar e pezmatuar bashkohen ne nje llogore me injorancen Islame. Shpresoj qe shteti Laik Shqiptar te hape Guantanamon e tij per te kuruar te semuret.

Grava, qe Islami eshte fe e paqes dhe qe e ndalon dhunen dhe vrasjet, kete e dine te gjithe, problemi eshte tek ajo qe aplikohet dhe kam frike se numri jo i vogel i abuzuesve ne emer te fese, do ta denatyroje filozofine islame. Prandaj mendoj se me me vlere se sa te diskutosh islamin ne aspektin teorik, eshte te dihet se sa praktikante muslimane e justifikojne masakren ne Paris dhe sa prej tyre jane revoltuar ndaj akteve terroriste.

Nese ke njohje me komunitetet fetare ne Shqiperi besoj duhet te kesh degjuar ankesa qe 'feja e paster' e ka marre tatepjeten dhe qe funksionaret e ketyre komuniteteve bejne lloj lloj pazaresh per pushtet. Psh une kam degjuar me shume se njehere qe nje pjese e mire e burrave qe mbajne mjeker dhe pantallona trecerekeshe dhe e grave qe mbulohen ne Shqiperi marrin rroge nga xhamite per uniformen qe mbajne.

Islami nuk i ndalon vrasjet moj goc, kush ti ka hudh trute e gamorit????? Kur erdhen kokpeshqirat nga jashte filluan vrasjet brenda komunitetit Musulman per para, prona e fuqi. Vrane brenda komunitetit te tyre fizikisht dhe asnje nuk u denoncua a denua:

Salih Tivari
Mosha: 60 vjeç
Profesioni: Sekretari i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman
Vrarë: 13 janar 2003
Vendi: Tiranë
Motivi: Nuk ka
  

Kaq per Lubonistet qe shohin Islamin si arme e te varferve. Qudi, se ku ka Islam vec varferi ka.

 

Lubonja eshte komplet degjenerate. Vetem po te kujtosh menyren e rafinume qe mbronte Berishen me "zullumqaret" e vet te tregon se kush eshte Lubonja edhe sa shume i rruhet Lubonjes per te varfrit apo lirine e njerzve .

Lubonja eshte anti-shtet dhe aleat me cdo fundamentalist, perderisa ai nuk drejton shtetin vete apo shteti nuk eshte sic e desheron AI. 

qe Islami eshte fe e paqes dhe qe e ndalon dhunen dhe vrasjet, kete e dine te gjithe

smiley 

A t'besojme ty ne apo t'besojme keta imamet e europes e amerikes qe thonin dje  "Kurani thote vrisni ata qe tallen me Profetet"? Une s'kam lexu ndonje liber te shenjte ne fakt, po sa kohe qe fete i klasifikojne njerzit ne ata qe do shkojne ne parajse e ata qe do shkojne ne ferr, nuk me duken dhe aq paqesore, perkundrazi, jane shume te dhunshme po vetem qe djegjen ne ferr ja lene ne dore nje instance tjeter qe mos ti bejne duart pis vete. Dalin ca pisoma dhe duan ti japin nje dore asaj instances tjeter qe mos te merret vet me cdo gjo se mos lodhet. Komplet interpretim i mesimeve fetare eshte, bile zelli e tejkalon dhe ate qe thone librat sipas kesaj teorise qe parashtrova une me lart smiley

Fe te paqes kishte shpik vetem komandanti "te mos kemi asnje fe", e kemi thene e certifikuar kete smiley

Po leni leximet e interpretimet e Kuranit per ate pune, se ti shpjego te tana Hoxha ne Xhami. Leximet e shenjta duan nje jete per tu kptuar si duhet, keshtu qi beso ne recensionet e mjekeroshave.

Ose bjeri akoma me shkurt: Shif rezultatin...dhe e kupto kollaj natyren tolerante e universale te Islamit.

Uroj qe mjekrroshet te fillojne ta kruajne sumen me Kinen.
Ata holbet, ujguret a vajguret si e kane le te bejne gam gam te dragoi verdhe.

kinezi (po edhe rusi) te qerojn hesapin, sa per ashtu. te pastrojm halen nji her, thon, pastaj bojm edhe debat filozofik, pas koncertit, ne aolan 32-D, kati i katert, hyrja e majte e nderteses G ne kampusin L te universitetit S te provinces N te shtetit G, ora 3:15-4:00 pasdite, nuk sherbehen apo lejohen pije te nxehta ne auditor.

kto teorit per piano dhe orkester i kemi ketej nga perendimi ne. ketej mburren kto trecerekshit me mjekra nga shek 7 i eres son edhe qe na qin fort grate e motrat, kupton, se ju perendimoret jeni dhjamos si shum. sa bohen i cik shumic, dmth sa morin letrat. jemi ajka e kombit thon.

dhe ne fund porosisin: luni dhe i cik pa top, boni nga 15 min nxemje ne dit, merrni edhe ju nga kater gra, dhe qijini, qijini sa me shume si puna jon ne garen e ndershme per kalamoj, se per 50 vjet do jemi 50-50 kshu si popullsi.

Nje gje te siguroj asnje rroge nuk jepet nga sa une kam djeni.Ka patur tentativa nga grupime jashte vendit, me synme  rekrutim te njerzve per te shkuar ne Siri, duke i joshur me pare.Por  .(.dhe kjo duhet lavderuar), fale nje vemendjeje teper fine te SHIKUT tone dhe  ....te atyre "te hujve" qe asistojne " se gjithecka u kap ne kohen e duhur dhe ky shteg eshte i mbyllur ne Shqiperi .Dhe e din pse ? Se ne Shqiperi pake ka besimtare te vertete.Ka shume hallexhinj te vertete , por  ky dallim eshte shume i nevojshem te behet.Ne Kosove eshte nje tjeter histori qe buron qysh se kerkohej ndihma e vendeve potenete ekonomikisht  per te perballuar shtypjes serbe dhe njera prej rrugeve ishte perqafimi deridiku zellshem, i fese islame.Ketu ke ne,  me shume "na ka shpetuar" ...diktatura qe i vu fshesen cdo besimi .

Kimoterapia funksinon ...

Zoti Grava,

Meqe ke thene qe ke shetitur Lindjen e Mesme jo si refugjat dhe ke takuar shume njerez atje,cfare pershtypje na sjell nga ato vizita?

Se une sa arabe kam takuar ketej me jane dukur goxha agresive kunder vendit ku jetojne.

Ndoshta e kam gabim por me duket se arabet jetojne vetem per te urryer Perendimin.

Na jep pershtypjet e tua nga vizitat ne LM dhe si perceptohet Perendimi atje.

Ju faleminderit paraprakisht!

Tjeter masaker ne Paris.

2 veta (nji burre, nji gru) paskan vra dy persona dhe kan mar peng 5 gra dhe femij.

Duke qene se Islami urdheron rrespektin maksimal ndaj grave dhe femijeve une e kam te veshtire ta besoj se ky akt i ri terrorist te jet kryer nga ithtare te Islamit. Megjithate presim zhvillimin e ngjarjeve. 

eshte i njejti person qe kreu vrasjen dje ne mengjes, ne paris. Eshte shok me dy te tjeret (qe po ashtu kane marre peng prej 8 oresh nje grua, ne nje shtypshkronje rreth 100km larg parisit). Eshte konfirmuar po ashtu lidhja mes tyre (lidhja midis 2 autoreve te masakres se gazetes 'Charlie', me kete te pengmarrjes se Parisit). Vijne nga e njejta 'shkolle' (filial)
 

A mund ta pohojme pa pasur frike se po i hyme ne hak fese se paqes se rasti i dyte ka lidhje me te? 

mund te pohojme pa frike se nihilizmi i nje pjese (te madhe??) tonen prosperon mbi mizerjen qe mbjellin qeverite europiane (e jo vetem).

Ajo qe eshte interesante eshte te konstatosh se si varion hierarkia e mediatizimit (ne fakt, diskriminimi mediatik) ne kete boten tone kaq te globalizuar.

Nese deri dje, cdo masaker qe ndodh ne 'Perendimin e qyteteruar' mediatizohej te pakten 5 here me teper se cilado mesaker ne 'pjesen tjeter te Botes' (Jemeni- tha njeri dje. Na plasi bytha-u pergjigj tjetri), sot, qe prej ores 13°° (momenti i fillimit te pengmarrjes ne Paris), ne mediat franceze mund te konstatosh nje diskriminim te nje tjeter natyre: pothuaj 95% e kamerave jane drejtuar nga pengmarrja ne Paris dhe, pengmarrja e Seine-et-Marne (100km nga parisi- realizuar nga dy vellezerit qe kryen masakren ndaj 'Charlie hebdo' e qe ka filluar sot ne 8°°) eshte pothuaj... harruar !!

 

Stalker, po kjo eshte e thjeshte sipas karroqes teme:

Kalemxhinjte u exterminuan dje, ska kush vritet me....Ndersa ne dyqonin me produkte KOSHER ka filluar masakra a kasapana tjeter. Ti po thu qe media e poplli, te merret me veprat e Charlit, e ti injoroje keta infedelet qe po ekzekutohen keto momente  dhe oret e ardhshme????

larg qofte, kush tha qe poplli te injoroje infedelet qe po ekzekutohen ? (ne fakt, eshte heshtje absolute ne te dyja peng-marrjet, vetem se kjo e parisit eshte 'e fresket' dhe diskriminon 'te vjetren'). Thjesht konstatova nje situate mediatike qe nuk ma kishin zene syte me pare.

Sa per popllin, e kemi thene me se nje here: buke e lodra dhe... ymer, ymer !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).