Eksportuesit e Evropës dhe bankierët e bankave qendrore gëzohen, importuesit dhe pushuesit janë të humburit. Euro e dobët mund ta nxisë zhvillimin e ekonomisë evropiane, por ajo sjell edhe rreziqe.

1,39 dollarë merrje në mars 2014 për një euro, 1,29 dollarë merrje në shtator - kurse tani merr vetëm 1,19 dollarë për 1 euro. Monedha e përbashkët evropiane euro ka humbur gjithnjë e më shumë vlerë muajt e fundit. Aktualisht ajo ndodhet në nivelin më të ulët që prej vitit 2006.

Papritur kjo nuk erdhi: në një kohë që Banka Qendrore amerikane Fed po ecën drejt ngritjes së interesave bankare, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ndjek kursin e liberalizimit të mëtejshëm të politikës fiskale. Sepse në SHBA konjuktura ka marrë vrull të qartë, kurse në Eurozonë rritja ekonomike vazhdon të jetë e moderuar. "Në parim ndodh ajo që kanë parashikuar shumë analistë gjithë kohën", thotë Stefan Schneider, ekonomist i Deutsche Bank-ës. Kolegët e tij mendojnë që kursi vitet e ardhshme do të ecë gjithnjë e më shumë drejt barazimit: ka shumë mundësi që një euro në të ardhmen të jetë e barabartë me vetëm një dollar.

Për shkak të rënies së vlerës së euros nuk duhet të shqetësohemi, thotë Schneider. Përkundrazi: euroja më e lirë i bën më atraktive blerjet nga Evropa. Kombet eksportuese si Gjermania përfitojnë shumë nga kjo. Sipërmarrjet evropiane bëhen më konkurruese përballë atyre japoneze, ku vitet e fundit ka ndodhur një zhvlerësim i madh i euros.

Kursi i euros çon ujë në mullirin e Draghit

Një euro e dobët është krejtësisht ajo që dëshiron Banka Qendrore Evropiane. Në intervistë me gazetën Handelsblatt, Presidenti i BQE, Mario Draghi tha javën e kaluar se kursi i këmbimit vërtet që nuk është objektiv i përcaktuar i politikës së BQE, por kursi është i rëndësishëm për stabilitetin e çmimeve dhe për rritjen ekonomike. Për të garantuar stabilitetin e çmimeve, po bëhen përgatitje "për masa shtesë ndoshta të nevojshme", tha Draghi. Shumë ekspertë e interpretojnë këtë si gatishmëri të BQE për të blerë hua shtetërore në stil të gjerë.

Këto spekulime e nxisin edhe më tepër rënien e euros, njësoj si frika për dhënien fund të politikës së kursimeve në Greqi ose për një dalje të Greqisë nga Eurozona.

Rrezik për një krizë të re?

Të humburit me kursin aktual të këmbimit janë jo vetëm ata që udhëtojnë drejt SHBA. Edhe produkte që importohen nga bota e jashtme në Evropë mund të shtrenjtohen- për shembull kompjuterat nga Azia. Çmimi i ulët i naftës mund ta bëjë edhe më të ulët çmimin e benzinës në pikat e furnizimit në Eurozonë.

Edhe investorët e huaj kanë aktualisht më shumë humbje se fitim me investimet e tyre në Eurozonë. Analisti i tregjeve financiare, Christoph Zwermann druhet se euroja do ta humbasë edhe më tej vlerën, më shpejt se dëshirohet. "Pa kaluar shumë kohë mund të ndodhë që ky fenomen të shkaktojë një krizë të re të euros- thjesht për faktin sepse besimi tek euroja dhe tek Evropa do të humbasë".

12 Komente

si do i vej halli kesaj euros,  më i 10-fsha tëmën...smiley

merru USD refugjatve qe i leviz me skafe tani, Belul.
CAD ka humb 20% me USD-ne per 1 vit...as ne Rusi nuk na qasin... smiley

Ne te Amerikes ju falenderojme kur vini edhe me shpesh tani te beni pazare ketej smiley

1 euro -100 lek

Pierre ku je? Kam ca kursime ne Euro. Ti mbaj apo ti kthej ne leke? Pierre?????

Kuazo, lexo VQ te mesosh me shume per ekonomine, aty flitet edhe per Euron dhe kursin e saj, veç ne ate kohe (qe nuk kish dale akoma euro) flitej se do quhej Eko, dhe une e kam shkruar me kete emertim. Dollari dhe Euro, keshtu do shkojne, persa kohe disa vende kane grumbulluar rezerva te medhaja te ketyre dy valutave/devizave. 

Ato eurot qe ti ke mbledh, shfrytezoi per turizem ne Kalabri. 

Ty Dollare te qofsha fale....

iku rusi per dhjam qeni se desh me e krrujt sumen me superfuqine e vetme te botes.

 

tu vuo fare l'Americano

ma dolari no c'e l'hai

 

V...Q... interpetohet shumë dobët .Kush ka sy ekonomik smiley, lexon aty për luhatjet e kursit në momente të caktuara në tregjet e Botës me Piksynim ..

krijimi raporteve të reja Valutore ndërkombëtare dhe Lëvizje masive nëpër tregje të teknologjisë .

Keq më vjen dhe me z Pjer që e preku " Thatë " Duhet ta kuptojë që adoleshentët zakonisht shohin vetëm rapadam rapadam dipi dopa e Euro ra te gropa .. Politike gjë që e kini sqaruar në faqen ...kapitulli ... se që të jesh i Bashkuar duhet

Të kesh të njëjtin Fjamur..Të njëjtin Hymn... Të njëjtin Monedhë

Hë për hë Europa as Monedhën nuk e ka Tërsore psh me Albanien smiley

 

dollari i dobet ishte politike e qellimte e Bernakes gjate krizes. ja ku po i shifet hajri me ne fund. Ju te evropes boll me llafe, turizem e pushime, luani duart, prodhoni vetë per vete dhe eksportoni.

Boll mo bete qef. Na shkonte nje e vajtme ne Jurop 2fish e gjysem keto vitet e fundit. Kam ca euro I mbaj si relike, koleksion ne kulete. Yeah baby dollari iz back, back in the game$$$$.

Shyqyr, se outleti-i nga OKB eshte bere BE.  Me pare zihej italiani me aziatikun te Prada (llafi bie), tani zihet italiani me italianin, dhe arbitri francez. NYC per festa u be no-go.  Me polici per trafik kembesoresh ne Rockefeller.  Blini mer gjindje teshat tuja, e shifni pemet tuja.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).