Në ditën e tretë të qëndrimit në Tiranën zyrtare, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein është takuar me familjarët e Aleks Nikës, një nga demonstruesit që mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 Janarit të katër viteve më parë. Zbardhja e kësaj tragjedie dhe vënia e përgjegjësve përpara drejtësisë vijon të mbetet një kërkesë e familjarëve, të cilët nuk kanë ngurruar t’ia shprehin edhe eurodeputetit. Takimi me familjarët e Nikës erdhi pas një letre që bashkëshortja e të ndjerit i dërgoi Fleckenstein.
 
Në një lidhje telefonike për A1 Report, pas takimit që mbajtën pa praninë e mediave, Mark Nika, xhaxhai i të vrarit në protestë, tha se hetimi për këtë cështje është i ndikuar politikisht.

“U takuam duke i paraqitur ankimin që kishim ndaj drejtësisë shqiptare. I parashtruam mendimet se drejtësia jonë se ka zbardhur çështjen për shkak të ndikimeve politike që reflektohen në hetimin e çështjes dhe gjykimin e saj, sepse politika ka ndërhyrë në drejtësi dhe është e vështirë për ta hetuar nga prokuroria e gjykatat. Jemi me pretendimin se drejtësia është e korruptuar politikisht, gjyqtarët janë në një aleancë kriminale mes njëri-tjetrit”, u shpreh Nika.

Ai tha se gjatë takimit, europarlamentari i premtoi se me reformën në drejtësi çështja do të zgjidhet.

Në protestën e 21 Janarit kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, humbën jetën 4 demonstrues të cilët u qëlluan me armë në Bulevardin përballë kryeministrisë.

Fleckenstein: Brukseli nuk e ka harruar 21 Janarin

Gjatë konferencës për mediat që mbajti të premten, europarlamentari tha se Brukseli zyrtar nuk e ka harruar tragjedinë e 21 janarit, dhe se takimi me familjarët e të vrarit Nika do të shërbente për të marrë mendimin e tyre në lidhje me hetimet 4-vjeçare për këtë tragjedi.
 
“Katër vite është një periudhë shumë e gjatë për hetimet dhe jam i interesuar të dëgjoj se si e shohin ata progresin e hetimeve dhe pastaj do pyes përfaqësuesit e qeverisë se çfarë mendojnë ata”, u shpreh në fjalën e tij eurodeputeti Fleckenstein.
 
Fleckenstein ndodhet në Tiranë prej dy ditësh, për përgatitjen e draf-raportit për ecurinë e Shqipërinë në kuadër të integrimit evropian, ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. 

6 Komente

Po me pelqen ky reporteri per Shqiperine ne Parlamentin Europian, zoti Fleckenstein. Eshte me i drejtperdrejt ne komunikim dhe kam pershtypjen se eshte i prire ti thote gjerat troc dhe jo me dipllomaci apo as ashtu dhe as keshtu. Me ket xhentelmen kane per ta pasur pisk taboret e saliut dhe kanakar luli.

Kuazo, leri politikanet, po kriminelet qe vrane me 21 janar, a u denuan, kjo eshte çeshtja. 

Po perderisa nuk jane kryer reformat ne Drejtesi, ska si te gjenden krimnelet !

Me dhalle nuk ka drejtesi ! 

Sikur ta diskutonin nje here me Ilir Meten kete pune pastaj tek deputeti PE.

Po cne kshu qe i hoqet shpresat nga Rilindja ?  Ata per Rilindjen u flijuan.

Ktu qeka tjetër mesele .

Katolikët kundër Mazllëmëve . Nrysh nga Fronce ku Mazllëmët qenë kundër katalikëve. smiley Nuk ka ndonjë nga "ëngjëjt  e çarlit " kandidat pët të na i shpjeguar diskurset smiley patogjene të lançuara në mjedise audiovizive ku medoemos Kriminelit mund ti ngjitet një Nofkë fetare .

Ngado që ta kthesh , në daç si origjinë Njerzore Pagane , në daç variant të Katolicizmit , përfshi atë më Intriganten Ortodoksin, në daç Mazllëme , Saliu mbetet KRIMNEL e Vrasës .

Dhe që të mos ketë Iluzione i nderuari Frankeshtain smiley Burrë Muti i Shtetit sali Qenef berisha ka  urdhëruar personalisht " Të hapet zjarr në mish " pa qenë nevoja të ishte me Fe të përcaktuar .

Çfarë duan të vërtetojnë akoma  Juropi smiley ? Sikur kini dhe TASE force prej Jurope me ngrënie të përbashkëta në një Tryezë , të shoqëruar me Llallë për garuzhdet e prokurorisë !

Apo thuaj si do ekzistojë pushtat e katërt me Opinione Uturakësh po u mbyllën shpejt çeshitet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).