Presidenti thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se për emërimet e gjyqtarëve do të zbatojë ligjin në fuqi. “Keqardhje që mazhoranca nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje”.

Presidenti Bujar Nishani tha sot se ai do të respektojë procedurat në fuqi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke ju përgjigjur kështu negativisht kërkesës së shumicës që ai të rihapë procesin për tre vendet e mbetura bosh, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar

‘Së pari nuk ka asnjë ligj të ri që ka hyrë në fuqi. Kemi një ligj i cili është ende në fuqi, dhe si president i Republikës jam i detyruar së pari të zbatoj kohën e parashikuar në ligj dhe në kushtetutë për procesin, ato kritere që ka ligji. Në këtë rast vazhdoj të konstatoj me keqardhje mungesën e vullnetit të shumicës për të zbatuar vendimet e Gjykatës kushtetuese, pasi ka një vendim që përcakton qartë se cfarë do të thotë konsultë midis presidentit dhe parlamentit për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Unë do të vazhdoj të respektoj të drejtën kushtetuese, përderisa ligjvënësi do të vendosë të ndryshojë kushtetutën”, deklaroi zoti Nishani

Këto komente presidenti shqiptar i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ku ai analizon zhvillimet kryesore të vitit të shkuar dhe sfidat e vendit për 2015. Zoti Nishani flet për marrëdhëniet e tij të vështira me shumicën në pushtet, reformën e pritshme në Drejtësi dhe shqetësimin për një ndikim gjithnjë e në rritje, sic shprehet ai, të politikës mbi gjyqësorin.

Intervista me presidentin Nishani do të transmetohet gjatë emisionit Ditari të së mërkurës. 

9 Komente

Ec Jaro , sa te kesh Komandantin gjalle mos e suj fare se zbor i bo.

Keshtu pa mustaqe, se si me duket, ishte mire me ato mustaqet smiley biles ti kishte prere pakez ne ansore, ti linte ne mes smiley

Pierre e di ti qe ekemi nje shprehje ne shqipot : "ujku qimen e ndron por zakonin nuk e harron". Ky duhet heq urgjentisht nga te qenurit president, nese maxhoranca do qe te ece me shpejt. Dhe votat i ka per ta zbythur, dmth per ta rruar edhe nga poshte.

...dhe shqetësimin për një ndikim gjithnjë e në rritje, sic shprehet ai, të politikës mbi gjyqësorin.

Kryeministri Rama padit ne gjykate nenkryetarin e PDse Paloka.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike, se ai është i lidhur me bandën e Emiliano Shullazit.

Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike të Kryeministrisë që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile të shpifësit në fjalë, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme qoftë në Gjykatën e Lartë. 

...ja nje prove zoti KM ,krimineli del nga zyrat e  PS-se

 

 

kapo, si sot diku 18 vjet me pare, tek keto kangjellat ku duket ky cubi une kam bere shurren. A me ben kjo mua demokrat?

Ja nje zotni i qete, i sakte dhe qe i pergjigjet me kaq elokuence provokimeve te pozites. Ja cdo te thote te jesh mburoje e ligjit. smiley

Nishani: Institucioni i Presidentit u sulmua nga maxhoranca si kurrë më parë

Keshtu eshte kur Presidenti instituctional shet qofte ke VOA!!!!

Sot në Departamentin e Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë për dorëzimin e shumës prej 3.430.220 lekë, e grumbulluar gjatë Ballos Presidenciale Shqiptare 2014. Kjo shumë do t’i vijë në ndihmë fëmijëve me patologji malinje, të cilët përveç kujdesit shëndetësor, kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore e ndihmë financiare për të tejkaluar vështirësitë që hasin çdo ditë të jetës së tyre”, shprehet zonja Nishani.

...dmth ajo  Balloja ne pallatin e Mbretin qenka organizu vetm per te mblerur ndihma per femijet e semure.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).