Intervista e shkrimtarit të njohur francez në gazetën italiane “Corriere della Sera”: “E pranoj që tani kam frikë edhe unë. Duhet të jem një i papërgjegjshmëm që të vazhdoj të shkruaj. Njeriu, nuk po duron dot më as lirinë e vet!”

Pas atentatit në zyrat e redaksisë së “Charlie Hebdo”, shkrimtari më i famshëm francez i ditëve tona, Michel Houellebecq i shoqëruar nga policia ka braktisur Parisin. Ditën kur ndodhi masakra në redaksinë e gazetës satirike, u publikua në Francë nga shtëpia botuese “Flammarion” romani i tij i fundit “Nënshtrimi”, që nga nesër do të jetë edhe në libraritë italiane, nga shtëpia botuese “Bompiani”. Në këtë libër, Houellebecq imagjinon Francën e vitit 2022, kur presidenti mysliman Ben Abes, fiton zgjedhjet, islamizon shoqërinë franceze dhe projekton të rikrijojë në Evropë dhe në Mesdhe, nën petkun e fesë islame, një perandori si ajo e Romës së Lashtë. Houellebecq pezulloi provomimin e librit të tij në Itali, megjithatë mbajti premtimin për një intervistë për të përditshmen “Corriere della Sera”.

Ju keni frikë Michel Houellebecq ?

Po, edhe pse është e vështirë, që të kuptohet tërësisht kjo situatë. Njëri nga karikaturistët e vrarë në atentat Kaby, nuk ishte tërësisht i ndërgjegjshëm, për rrezikun që i kanosej. Kishte tek ai një frymë të revoltës rinore të vitit ’68, e përzier me traditën e vjetër të goditjes së ashpër ndaj klerit. Dhe në Francë, të qënit një blasfemues të çon si rregull para dyerve të gjykatave, në një proces që zakonisht në fund fitohet. Mendoj se Kaby, nuk e arriti të kuptojë se problemi ka tashmë një tjetër natyrë. Ne jemi mësuar me njëfarë niveli të caktuar të lirisë së shprehjes, dhe nuk e kemi vënë re faktin se gjërat kanë ndryshuar. Edhe unë vetë, jam disi në një gjendje të pandërgjegjshme. Ndonëse ideja e kërcënimit me vdekje, më vjen ndërmend hera-herës…

Si e përjetuat ngjarjen e 7 janarit, ditë që duhej të shënonte edhe promovimin e librit tuaj që pritej prej muajsh?

Kur mësova për sulmin mbi “Charlie Hebdo”, i telefonova mikut tim Bernar (ekonomistit Bernar Mari, njëri nga viktimat e sulmit), por nuk besoja se ai ishte përzier në këtë ngjarje. Ai bashkëpunonte me gazetën, por nuk mendoja se merrte pjesë në mbledhjen e redaksisë. Vazhdova ta marr në telefon nga ora 12.00 deri në 16.00, por nuk po më përgjigjej. Më pas mora vesh gjithçka.

Mendoni se pas atentateve në Paris, liria e shprehjes do të jetë më tepër e vështirë për t’u ushtruar, dhe kjo pavarësisht manifestimit të jashtëzakonshëm të së djelës së shkuar?

Po, sigurisht. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Sigurisht që është shumë më e vështirë, për shembull për një karikaturist që fillon karrierën sot.

Gjithësesi “Charlie Hebdo” rifilloi punën me një numër të ri, që kishte sërish në kopertinë profetin Muhamed. A mos ndoshta kjo që ndodhi mund t’i japë më tepër forcë të rinjve?

Tani për tani nuk ka asnjë problem. Do të veprojnë njëlloj të gjithë karikaturistët në Francë por edhe në botë. Më vonë nuk e di sesi do të jetë.

Ju ishit në kopertinën e numrit të dalë mëngjesin e masakrës. Numri i ri “Charlie Hebdo” rifillon me Muhamedin. Cili është mendimi juaj për këtë zgjedhje?

Po, është ajo që duhej bërë, është zgjedhja e e duhur. Charlie Hebdo, ka të shkruar poshtë emrit shënimin “gazetë e papërgjegjshme”. Është pikërsht kjo motoja e tyre, dhe është e drejtë që t’i mbeten besnikë linjës së tyre editoriale.

Kishit frikë teksa shkruanit romanin tuaj?

Jo, aspak. Kur shkruhet, nuk mendohet aspak sesi do të priten fjalët nga publiku. Shkrimi është një publikim në dy faza të ndara. Tanimë pas atyre që ndodhën, cilido mund të kuptojë rreziqet.

Libri juaj nuk m’u duk islamofob, madje ishte në kufijtë e islamofilisë. Por në fund të fundit edhe pa këtë, Islami përqafohet pak edhe për oportunizëm…

Është pikërisht kështu. Referencat e mia të mëdha në letërsi janë Dostojevski dhe Konradi. Që të dy kanë shkruar romane me në qendër argumentet më të rëndësishme të aktualitetit, sikurse ishin atentatet e anarkistëve e nihilistëve, në një kohë që revolucioni rus vlonte nën vetvete. Janë shumë të ndryshëm, përsa i përkët mënyrës sesi e trajtojnë këtë subjekt. Por këta revolucionarë, nga ana e tyre ndahen në dy tipa:të poshtërit cinikë ose naivët absurdë, edhe këta të dytët shpesh të rrezikshëm. Ndërsa unë përshkruaj gati në mënyrë unike të poshtërit cinikë, që ndonjëherë përshkohen nga një fije sinqeriteti.

Kjo pjesa e sinqeritetit që në fund mundet, del në pah edhe në momentin kulmor të romanit, kur protagonisti kryesor Fransua, i lutet Virgjereshës së Zezë të ‘Rocamadour’, ndonëse më pas tërhiqet, duke mos gjetur dot besimin…

Po, ai moment përbën kthesën në roman. Pikërisht aty, përveçse atyre laikë, kam zhgënjyer edhe lexuesit e mi katolikë. Në variantin fillestar, protagonisti kthehet në fenë katolike, por nuk arrita që ta shkruaj kështu. Ekspansioni islamik m’u duk më i besueshëm.

Java e shkuar që filloi me fjalën kyçe “Nënshtrim”, u mbyll me tituj si “Revolta e Parisit”, “Franca ngrihet në këmbë”, duke iu referuar pikërisht marshimit. U habitët nga reagimi i bashkëqytetarëve tuaj?

Nuk besoj se ai marshim, pavarësisht numrit të madh të pjesëmarrësve, do të ketë pasoja të mëdha. Në thelbin e saj, gjendja nuk do të ndryshojë dhe shpejt do të rrikthehemi me këmbë në tokë.

Pra për ju është vërtetë një episod i veçuar?

Po. Nuk dua ta tregohem negativ…Megjithatë, në një farë mënyre po. Kur në vitin 2011, iu vu flaka redaksisë së gazetës, që ishte edhe atentati i parë ndaj “Charlie Hebdo”, jo pak kolegë gazetarë por edhe politikanë thanë “po, liria e shprehjes duhet, megjithatë duhet të jenë pak më të përgjegjshëm”. Të përgjegjshëm, ishte fjala kryesore.

Por edhe juve së fundmi jeni pyetur nëse nuk ndjeni vallë përgjegjësinë si një shkrimtar i madh. E cilësoni të përshtatshme një pyetje të tillë? 

Jo, unë ndjehem gjithnjë i papërgjegjshëm dhe madje e pretentoj këtë, në të kundërt nuk do të mund të vazhdoja të shkruaja. Roli im nuk është të ndihmoj kohezionin social. Nuk jam as i përdorshëm nga të tjerët dhe as i përgjegjshëm.

Cili është problemi kryesor i gjithë kësaj që po ndodh në Francë?

Përgjigja e kësaj pyetje, gjendet pikërisht në fillim të librit tim. Vendi, po shkon përherë e me shumë drejt së djathtës, por rizgjedhja e një presidenti të majtë nuk është tërësisht e domosdoshme. Është kjo situatë që shkakton paqëndrueshmëri.

Fronti Kombëtar mungonte në marsimin e Parisit…

Është e vërtetë dhe duket se nuk i kanë dashur të jetë aty. Nëse duam të flasim në veçanti për Frontin Kombëtar, duhet të them se kanë 2 deputetë dhe 25 përqind të votave (në zgjdhjet europiane)…Ka pra në një zhbalancim të dukshëm. Fronti Kombëtar, ka një peshë të tillë në shoqërinë franceze, që nuk përputhet aspak me përfaqësimin e saj parlamentar. Unë pyes se deri kur, një situatë e tillë mund durojë, duke patur parasysh edhe masën e madhe të atyre që po abstenojnë. Ky sistem që duhet të ishte demokratik, në fakt nuk po funksionon më si i tillë.

Presidenti Holland ka deklaruar se do ta lexojë librin tuaj. Jeni kurioz të dini opinionin e tij?

Jo. Opinioni letrar i politikanëve më intereson shumë pak. Nëse Fransua Holond, do të rizgjidhet president në vitin 2017, ndoshta shumë njerëz do të emigrojnë jashtë vendit. Për arsye ekonomike apo të taksave të larta, për shkak të mendimit se është e vështirë të bësh ndonjë gjë të madhe në Francë, një vend që tashmë duket i bllokuar. Pastaj do të shohim ndonjë nga e djathta e Frontit Kombëtar, që nervozohet duke kaluar në ndonjë aksion të dhunshëm.

Në romanin tuaj supozohet se do të fillojë një luftë civile, që më pas për fat të mirë ndalon menjëherë. Ju me këtë doni të thoni, se në realitet kjo është një hipotezë e mundshme?

Po, është një hipotezë e mundshme. Sigurisht, që në këtë rast jam një alarmist, por jo një fatalist që predikon rënien. Sepse në Francë ndodhin gjëra negative por edhe positive. Për shembull, aktualisht kemi një numër të madh popullsie, një fakt ky gjithësesi misterioz.

Subjekti kryesor i librit tuaj në përgjithësi është rikthimi në skenë i fesë…

Po, është një dukuri, që mediat nuk arrijnë që ta kapin. Ato mendojnë se feja është një fenomen, që ka dale jashtë mode. Megjithatë, deri para së djelës së shkuar, tubimet e mëdha në sheshe kanë qenë “manifestime për të gjithë” dhe të organizuara nga katolikë shumë të ndryshëm, nga ata që unë kujtoj në rininë time, ose më saktë njerëz të komplesuar dhe me të vjetrën, ose të majtë, politikisht korrekt, por në një mënyrë të padurueshme(qesh).

A e keni lexuar librin “Mbretëria”, romanin e Emanuel Karrer si dhe shkrimin e tij mbi librin tuaj “Nënshtrimi”, botuar nga “Corriere”?

Po. Karrer ka kuptuar disa gjëra thelbësore nga libri im.

Për shembull tundimin për t’u çliruar nga liria?

Po. Njeriu nuk po e duron dot më lirinë, është tepër e lodhshme për të. Ja përse unë flas për nënshtrim. Është kënaqësi të flasësh për Emanuel Karrer dhe librin e tij, që unë e kam vlerësuar shumë.

Karrer shpreson se mund të ketë një marrëdhënie të frytshme mes islamit dhe lirisë, një vlerë tepër e çmuar për qytetërimin evropian, trashëgimtare e Iluminizmit.  Është ky një skenar i mundur?

Vlerat e mira nuk i përkasin Iluminizmit. Tani, pa shkuar drejt një projekti të një bashkimit të madh sipas Karrerit, le të themi se Katolicizmi dhe Islami, kanë dëshmuar se mund të bashkëjetojnë. Hibridizimi është i mundur me diçka, që ka zënë vërtetë rënjë në Perëndim, Krishtrimin. Ndërkohë që racionalizmi illuminist, më duket i vështirë të vihet në jetë.

Në krahasim me vitin 2001, kur dhatë deklaratën tuaj të famshme se “Islami është feja me idiote në botë”, kohët e fundit keni ndryshuar mendim mbi këtë besim fetar. Si ka ndodhur kjo?

Kam lexuar me vëmendje Kuranin, dhe një lexim i ndershëm të çon tek supozimi se ai edhe ai ka një lidhje me fetë e tjera monoteiste, dhe kjo nuk është pak. Një lexues i ndershëm, nuk arrin aspak në përfundimin se duhet të shkosh të vrasësh fëmijët hebrej. Nuk është aspak kështu.

Për momentin është debati kryesor. Terroristët janë të çmendur, që përdhosin mesazhin e Islamit apo dhuna është një pjesë e natyrshme e asaj feje?

Jo, dhuna nuk ka lidhje me natyrën e Islamit. Problemi i Islamit, është se nuk ka një udhëheqës kryesor, sikurse është Papa për Kishën Katolike, dhe që do të mund të përcaktonte njëherë e mire se cila është rruga e drejtë.

Romanet tuaja kanë gjithnjë një vëzhgim ndaj shoqërisë dhe një sens profetik, duke filluar me kapitalizmin e zbatuar tek ndjenja e “shtrirjes së dominimit në betejë”…

Po, ka qenë zbulimi im i parë (qesh)

…Për të vijuar më pas me turizmin seksual dhe terrorizmin masiv, klonimin, Francën e shndërruar në një park lojërash për turistët e pasur, deri tek nënshtrimi ndaj Islamit.

Unë vërtetë e filloj nga vëzhgimi i realitetit, megjithatë e gjitha mbetet letërsi. E di që është vështirë për ta besuar, por Islami në fillim nuk shfaqej në roman. Një ndër motivet që më shtynë të shkruaj librin, veç faktit që të qënit ateist më është bërë e padurueshme, dhe duke u kthyer në Francë nga Irlanda, kuptova se gjendja ishte shumë më e rëndë nga sa mendoja më parë. Mendova se gjërat mund të përshkallëzohen në një mënyrë jo të këndshme, dhe kjo më habiti.

Intervista përfundon këtu dhe ne përshëndetemi me Houellebecqun. “Shpresoj që të kemi rastin të takohemi sërish në rrethana më të gëzuara”- përfundon shkrimtari.

 

Marrë nga Corriere della Sera

Përktheu bota.al

158 Komente

thx, Peshku!

...rrracionalizmi iluminist, veshtire se mund te vihet ne jete ...! ...

...Dhuna nuk ka lidhje me Islamin...! 

sh.faleminderit ore francez! 

Jo Grave, s'e kuptove thelbin.

Njerezit jane te lodhur nga liria.

Kemi fole te nje nga keto tema, per Lirine dhe per ate qe disa nuk e kuptojne lirine, psh bythzijte e frances. Per ta liria eshte pa vlere, ata nuk e rrokin dot dhe qe ketu rendet pas radikalizmit, fundamentalizmit si mjete per te privuar LIRINE.

Ka ekzistuar ne qarqe intelektuale frika se mirqenia perendimore po rrit nje shoqeri idjote, obeze, konsumatore etj etj. Ne pamundesi ti kundervihen vete kesaj gjendje intelektualet( fus ketu dhe shkrimtaret si Hollebequ) shohin si zgjidhje radikalin mjekrrosh bythzi myslyman qe do shpetoje boten nga Sodoma dhe Gomorra moderrne. 

A keta jane ftofe ne tajare, njesoj si intelektualet e 30' qe te ngopur me dekadence nuk e shikonin si ngrihej radikalizmi nazist para syve te tyre, dhe ne fund rane vete viktima te tij.

Shkrimtar i JASHTEZAKONSHEM

LEXOJENI!!

Duhet të jem një i papërgjegjshmëm që të vazhdoj të shkruaj. Njeriu, nuk po duron dot më as lirinë e vet!”

vetem kaq lexova nga kjo intervist. me mjafton me e kuptu se cfar drejtimi mer....

Nuk e ke kuptuar.

Intervista eshte e mire. Fatkeqesisht nuk i kam lexuar gje ketij tipit... sado qe di se e kane perkthyer ne shqip.

Dhe në Francë, të qënit një blasfemues të çon si rregull para dyerve të gjykatave, në një proces që zakonisht në fund fitohet. Mendoj se Kaby, nuk e arriti të kuptojë se problemi ka tashmë një tjetër natyrë. Ne jemi mësuar me njëfarë niveli të caktuar të lirisë së shprehjes, dhe nuk e kemi vënë re faktin se gjërat kanë ndryshuar. Edhe unë vetë, jam disi në një gjendje të pandërgjegjshme. Ndonëse ideja e kërcënimit me vdekje, më vjen ndërmend hera-herës…

Kjo eshte nje pike interesante, qe mediat amerikane pro-lirise e kishin permendur shume fare ndersa europianet dhe mediat me angazhim te majte aspak duke edevijuar temen e lirise se shprehjes tek pergjegjesia, apo thene politikisht jo korrekt tek autocensura.
Sic e thote H. ne France dhe ne europe te hedhin ne gjyq nese dikush pretendon te jete ofenduar. Dhe roli kryesor eshte i aparatit burrokratik, i cili sipas kritereve te marksizmit kulturor dhe derivatit te tij direkt, multikulturalizmit, duhet te zgjerohet per t'i bere balle konflikteve gjithnje e me te shpeshta mes bindjeve te ndryshme, interpretimeve te ndryshme te ligjeve jo te qarta, te natyres mirefilli pozitive.
Kur aparati burokratik deshton, sepse jo eficient, meqe merret me gjera qe nuk duhej te merrej, atehere njerzit, e ne rastin tone radikalet bejne vetgjyqesi. Kjo eshte nje nga arsyet pse keto gjera ndodhin me shpesh. Sepse ka nje fryme ne europe qe i le njerzit te mendojne se mund te shfrytezojne burrokracine shteterore si nje pater famiglia per interesin e tyre. Duke marre ca para pa punuar me arsyetimin se jam invalid (se me dhemb shpina), apo duke tentuar t'i mbyllesh gojen tjetrit sepse ndihesh i ofenduar nga racizmi, seksizmi, apo fjalet e tij te uleta. 

 

Nuk besoj se ai marshim, pavarësisht numrit të madh të pjesëmarrësve, do të ketë pasoja të mëdha. Në thelbin e saj, gjendja nuk do të ndryshojë dhe shpejt do të rrikthehemi me këmbë në tokë.

Ashtu e mendoj edhe une. Fryma e protestes u shua menjehere nga apologjetet e sofistikuar  te ketij barbarizmi te ri. Filluan direkt duke propaganduar se liria shprehjes ka kufi, se duhet respektuar tjetri etj etj. 

Subjekti kryesor i librit tuaj në përgjithësi është rikthimi në skenë i fesë…

Po, është një dukuri, që mediat nuk arrijnë që ta kapin. Ato mendojnë se feja është një fenomen, që ka dale jashtë mode. Megjithatë, deri para së djelës së shkuar, tubimet e mëdha në sheshe kanë qenë “manifestime për të gjithë” dhe të organizuara nga katolikë shumë të ndryshëm, nga ata që unë kujtoj në rininë time, ose më saktë njerëz të komplesuar dhe me të vjetrën, ose të majtë, politikisht korrekt, por në një mënyrë të padurueshme(qesh).

H. pavaresisht se vet eshte ateist, po thote se ka ne rikthim te gjere te popullates franceze ndaj krishterimit. Po rizbulojne rrenjet e veta, perballe kesaj barbarie te re...

Etj. smiley 

ti paske kuptushmeri te larte politike

n'guulo, komenti jot me pelqeu, dhe do te deshiroja ta perktheje ne italisht, anglisht e frengjisht e ta çoje per botim aty ku jeton. 

Arabia Saudite ...do ndertoje nje mur te ri te tipit " kinez" per kunder ISIS...

Mesa duket dinastia e " fuadve " nuk ka me besim tek bresheri i bombave prej qiellit ! Kjo qeka e c'qeka goditje e rende ! 

**spoiler alert** per ata qe kane filluar ta lexojne apo presin ta lexojne 'nenshtrimin'.

ky  po ndez vatra zjarri  per me shtu tirazhin. Lek ilacesh ju bofshin ktij perversi te pakten t japi nje pjes per Familjet e Viktimave te parisit.

E pranoj që tani kam frikë edhe unë.

Zoti Houellebecq, ju sygjeroj te shkoni te jetoni ne Izrael. Atje jetohet pa frike pasi ushtria izraelite eshte ne krye te detyres dhe terrorizmit islamik i kunderpergjigjet dhembe per dhembe.

 

Eshte koha e domozdoshmerise " mureve " Rono ! Iku koha e " urave " 

o ron, kufijt e ksaj harte i kan kalu me koh mer daj. apo s quhet kur ska si ato Piramidat e Kufinit n vermoshsmiley

me piramida kufini keta ndajne fshatrat o qimederr, ate faren e tjeter e ndajne me kshu

akoma se kuptoj, pse jan ndjek cifutet ne gjith boten? Gjith Bota e keqe?ndersa kta jan Engjej? Fotografi mbreselenese, flet vargje .   flm per postimin.

akoma se kuptoj

mbase nuk je i afte

rono, ti e di shum mir mer daj, vetem caracet vejn mastarin ven e pa ven, japin xhevape qe s qisin n selamet. ke nai gjo t mir me thon per rracen e perzgjedhme?

Skom ca them une. I ka thone bibla te gjitha.

si njof fort as qitapet e kryqit as t myslymit. mesa kom nigju, rraca ktyne e boni cullin e zotit me vdek n kryq. Kta s njofin as bibel as kuran, kon i qitap tjeter qe e majn nen sqetell bashk isoj si alltin m xhep. kte ma ka thon i plak knej ka allmania.Dro m ka rrejt(?)

Po profecia ka thene se deti nuk ka per tu hap dy here ! 

bregu, grave, bregu.

nga bregu ne breg

do e kafshoje mespermes gadishullin arabik.

Ky paska qene fati i izraelit, te shpetoje njerezimin nga fara e keqe.

leje se i kom pa me syte e mi.

S'mu bote me ik prej anej.

Domethon, o effkey, me te qa shpirti per i cik zbor. Eh, mer cifut, mjolt je. Mjolt!

Te njejtet hordhi perpara dmth?

Me pelqen qe edhe pak me vonese, po ndahet shapi nga sheqeri.

1965-2015. Historia perseritet cdo 50 vjet!!!!

Valen e nderrimit te emrave do ta ndjeke ajo e konvertimit te objekteve bosh, neper fshatra e qytete, ne librari e bibloteka!!!! Po shuhet populli per dije!!!!

Nëse Fransua Holond, do të rizgjidhet president në vitin 2017... ... do të shohim ndonjë nga e djathta e Frontit Kombëtar, që nervozohet duke kaluar në ndonjë aksion të dhunshëm

 

 

smiley  po he, hidhuni, ne ate po presim!

 

Houellebecq ende nuk e ka kuptu se talenti nuk justifikon racizmin, qofte dhe ate chic dhe 'anti-dandy'.

ps: ne pergjithesi, pak me ben pershtypje pamja e shkrimtareveve dhe artisteve por ky i ziu eshte i shemtuar nga jashte e nga brenda (dhe i peshova fjalet)

 

Stalker kot me te pyt, Je i lodhur nga liria ti?

nuk e kemi me t'shame nga plakat, se ato mezi i kemi smiley

smiley po kurroja e deshte vet o lla. Nuk kisha faj une

Ne fakt, pamja e tij aq ben pershtypje, sa redaktori/ja anonim/e ka devijuar nga tradita e vendosjes se portretit ne faqe te pare (shiko psh Kadarene me poshte) nga frika se mos ngjyrosej leximi me bojra jo te kerkuara. Nuk mund te thuash se redaktimi nuk eshte zanat per zanatcinj.

kohët e fundit keni ndryshuar mendim mbi këtë besim fetar. Si ka ndodhur kjo?

 

Kam lexuar me vëmendje Kuranin, dhe një lexim i ndershëm të çon tek supozimi se ai edhe ai ka një lidhje me fetë e tjera monoteiste, dhe kjo nuk është pak.

 

e shikon kur nxitohesh ?? I ngutmi i permutmi !
KURANI ESHTE SI SHPYRT

ps seriozisht, ej, po kurani eshte vertet më poetik se bibla (qe eshte ca si shume tragjike vallaj)
 

Ne imazh :

1. Bibla

dhe

2. Kurani

Kete stalkerin e imagjinoj duke ngrit prapanicen larte e poshte gjithe diten... smiley

ik o holbe, ku e njeh stalkerin ti.

Stalker me duket se e ke lone llogjiken siper pianos kohet e funit.

Si ka munci nje njeri qe pelqe Tarkovskin te menoje ne ket menyre, me duket se po e bo te gjithen per inat te Ronit. 

I permutur eshte edhe kur ngutet, edhe kur nuk ngutet, sepse edhe gomeret pa lexuar Kuranin e dijne qe Islami eshte fe monoteiste e lidhur me fete monoteiste.

Kete e di edhe Roni qe ka bere nje barre shkolle amerikane.

 

Epo si i tha  dje Bujar Kapexhiu Muc Nanos ?  Mos e krruj bythen smiley

jo or jo!!! ku ishin?

Mire ja ka bo ati.

tek Sokol Balla mbreme.

Po mire mer, po ti kruhet si t'ia beje ai? Apo ashtu me marifet te karrikja.smiley

ahahahahaaa. rrezik ene kapxhiu osht skraparlli. brado, edhe po s'qe, thuj qe osht per hatrin tim smiley

Filozofi i famshëm francez, Mishel Onfre (Michel Onfray), duke komentuar rreth ngjarjeve të fundit në redaksinë e revistës satirike, në njërin nga televizionet franceze, ndër të tjerash është shprehur:

Ne, perëndimorët, shkojmë te vendet muslimane, përzihemi në punët e tyre të brendshme, i vrasim ata, qoftë kjo në Afrikë apo në Afrikën veriore, kurse, kur muslimanët mbrohen nga okupimi, ne i shpallim ata për terroristë. Muslimanët nuk janë aq naiv sikur që mendojnë njerëzit në Francë, Evropë apo në botë dhe se, ajo që ne u bëjmë atyre ne vendet e tyre, është shumë e tmerrshme se sa vrasja e 10 njerëzve. Ne, për çdo ditë, vrasim me qindra muslimanë në vendet e tyre.”

Ai ka shtuar gjithashtu: “Racizmi është problemi ynë. Pse, pas sulmit në “Charlie Hebdo”, nxituam shpejt që autorin e veprës së tillë ta shpallim për terrorist, ndërkohë që nuk ushtruam asnjë presion mbi drejtuesit e revistës që të ndalojnë së ofenduari Profetin Muhammed, e me këtë edhe vetë muslimanët,  duke bërë publikimin e karikaturave ofenduese.”

   Paska, paska dhe ne France, qe  mendojne krejt ndryshe,per te mos e thene, sikunder qe mendoj e shprehem une  ..... per shkakun !

puuuu puuuu puuuuu, duhet ta kishim kuptu qe kur Franca fitoi boterorin me bythzij, qe ai ven paskish mor fun. 

Hajde intelektuale franceze hajdeeee, iken Galet nordhi Napoleoni Madh qe beri zap gjysmen e bote, kane ngele vetem bythqirat dhe bythzite.

Nuk ka problem. Po u desh do zbarkojme prap ne Normandi. Ne nuk pertojme.

 Edhe unë vetë, jam disi në një gjendje të pandërgjegjshme.....smiley

Sa ka këtu që vijnë të pandërgjegjshëm as mos e çaj rrotën. Asaj që s'të rri mo  Liria për shtat , ti kishe shtu i çikë përjashtohen  membërit e PPU që kanë Njoftuni mer jahu si shokët antikomunistë " ku di Skllavi Ç'është Liria" ...ku më loqerdinat e PPU me në krye pjellat e Bari Falliut e Redit të LefTKopesë , asiherë nuk i bojnë  pyetje Vetes ..Kush i skllavëroi smiley

Gjithsesi flm halabakut kësaj rradhe po nuk ka pse tremet  Pare ka , ka edhe të zgjedhë   me rrojtë  " pallë ariu " leji Pordhët e kohezioneve sociale smiley

Halli osht me fukarejtë që janë viktima të kalemit e pordheve intelektuale tuaja që kanë myt pipllat me incentiva , ke na që nuk kemi heq shpërgënjtë nga bytha dhe mirë aq , po na zhyti i biri Sheqeres prapë në MUT me këta që të kuptojnë tye or tie smiley

Më pëlqi ai kostatimi i " vrullit djaloshar të pas 68 " ose sholokëve e sholoqeve antikomunistë të orëve të mesit dhe dhjes të orëve të vona Sot

Flm po kush e Pruri ose Postoi dhe çfarë është kjo bota .al , në se keni mundësi ! Sikurtë bohet si rregull besoj askush nuk ka kundra të nderuar admin !

Houellebecq?

smiley

Ky nga pamja sikur te ishte bartes i bacilit te lepres.Sa krenare duhet te jete letersia franceze.

Sidoqofte,e solli lirine e shprehjes ne Europe :

-Nga neser,patrulla ushtarake ne rruget e Antwerpenit

-Alarmi ngrihet ne shkallen e trete e qe eshte vetem nje shkalle me poshte se gjendja e luftes

-Cenzure e mediave.

-Shkollat çifute mbeten te mbyllura.

-Ne oret e mbremjes  nuk kane qasje per ne stacionet policore.

...

- Euro zhvleresohet per 20 % kundruall frangut zviceran.

p.s.

Mendoja se "Marco from Tropoja" i kishte fajet, e qe deri dje nuk zbriste nga faqet e  shtypit belg.Ndonje casino,ndonje bordello...kaq ishte takati smiley ,por kaq ishte dhe mekati.

Tash duket se kane ra ne hundlesh,prandaj do ta lypin Marcon ,por s'do ta gjejne.

Si e thote perralla :nuk e dashte hutin,prite tash Dautin smiley

 

c'jane keto lajme te kobshme Jakov efendi?

Po ne kemi njeriun tone ne Antwerp, po magazina? Prandaj nuk u be i gjalle Pjeri sot.

 

effkey smiley çfardo qe te ndodhi, nuk e prish gjumin une smiley ruaj standartin e jetes smiley i shoh gjojna nga siper une, sikunder i sheh Zoti, jo drejtpersedrejti sikunder i shohin njerzit smiley

Mirë jakova aty ..Gjëja më e mënçur hë për hë të përkthesh SHQIP .

Meraku është se do vijnë mor do vijnë se Monoteizmi zotrie ...se Lëvizja e Lirë zotrie ..smiley

Ca shënim paskan qenë të vërteta .

Burzhuzët të lënë të livadhisësh deri sa u mbush kafenetë me Ahengje , Rrep e Varza .Po i cënove pak , e Flakin Mantelin e " se liritë individuale zotrie" smiley " se miraklliu i fridomiut zotrie " dhe vishkan Parzmoren e qisin dhomët e Hekurt .

Kështu Duhej . Nuk doli afatgjatë Mashtrimi i Mashtruesve Hajdutë Politikë . Të mos llapej e lëshohej qënëria nga zinxhirët e ca më shumë kategoria e qenërisë rrahur që Kulish si na dhe arabët e Mazllëmëve .

Ata qe dine italisht mbase eshte me mire ta lexojne ne origjinal intervisten. Mund te mesojne per shembull qe Houellebecqu nuk eshte ne "gjendje të pandërgjegjshme", por qe edhe ai, mu si karikaturistet e vrare (thelle-thelle, ose ne nivel te nendergjegjes) nuk e ka rrokur faktin qe gjerat kane ndryshuar krahasuar me me pare.

Ose: "Kam lexuar me vëmendje Kuranin, dhe një lexim i ndershëm të çon tek supozimi se ai edhe ai ka një lidhje me fetë e tjera monoteiste, dhe kjo nuk është pak."

qe ne fakt eshte:

"Ho riletto con attenzione il Corano, e una lettura onesta porta a supporre un’intesa con le altre religioni monoteiste, che è gia molto."

Pra "nje lexim i ndershem" i Kuranit te shpie te supozosh nje mirekuptim me fete e tjera monoteiste.

Jo per gje, po keshtu Houellebecqut i shkon kot abiura.

mentre io ho riletto con attenzione questa tema del pesce.

shume sinjifikative se si ndryshon ne kohe pandergjegjsia e nendergjegjes.

 

"questo tema" ndoshta. po shume mire ke bere.

la tema è italo-albanese, questa è la tema.

nella tema gjeta edhe la schema modern-postmodern qe ka bere Hurbi me mjete rrethanore. Kryeveper fare.

 

Kam patur nje mik italian qe kembengulte te thoshte "nello Parlamento".

Nuk duhet te jete e vetmja teme me Houellebecqun ku ka nderhyre Hurbineku, ndoshta mund te gjesh te tjera neper blog.

Izraeli para se te jet fakt, eshte ndjenje. Dicka mes dashnise, adhurimit dhe tmerrit te bukur. te mos kisha fene bektashie si detyrim, trashgimi te shenjt, opsion unik, dhe nderimin para Baba Dede Ehrler Edmondit, do isha duke u lut per pranim tek dera e rabinit me te afert. Me ty der ne vdekje, Izrael!

s'ka perse emo, hebrejte na mirkuptojne e rrezik na kane zili.

Je bektashi, je vellai i Zotit kaq di me t'thone une ty.

 

Osht e vjetër Fin..

Terxhumani e njeh shqipen !

nuk e ka rrokur faktin qe gjerat kane ndryshuar krahasuar me me pare... vërteton pikërisht thelbin e pandërgjegjshmërisë dhe më mirë se tek ne Nuk ka se ku ta prekësh më mirë . Ja më e freskëta . Akoma bëhet prorpogandë me " nipin e Enverit " kur gjërat kanë ndryshuar shumë .Për të mos thënë që ka akoma klithma " se diktatura zotrie "

Thjesht desha ta thoja  , se dhe shumë nuk ka vlerë se çfarë thot halabaku pasi ne e jetojmë jetën . Ai i ilustron me fjalë të bukura dhe nuk çvlerësohet nga keqkuptimet tona . Për fenë le të mendojë çfarë të dojë .Ne kemi shembullin e Saliut që Ha Hashure si më karagjozi ndër Njerzit që kuptojnë fetë Mono apo Poli Teiste !

patrulla ushtarake ne rruget e Antwerpenit

me ne fund. me ne fund!! 

Shpresoj qe magazja e Pjerit mos te jete kthyer ne qender terroriste.

ata shoket e Pjerit jane bere me kapitalista se uorren baffet, se e kan pas professorin aty.

c't'iu besh ktyne te tjereve thuj.

Ore Stalker, a na e gjen dot ndonje kopje te numurit te fundit te Charlie mer burre? Ketu ne Toronto erdhen sot vetem 1500 kopje dhe u shiten per 150 sekonda. Kur arrita une ne dyqan, stenda ishte drangull. Njerezit kishin paprapaguar qe dje. Shitesja e dyqanit hapte syte. "U bera kaq" thoshte "dhe s'kisha shitur ndonjehere gazeta me liste" smiley

ahahaha, e paskan vu per free ë ? dje degjoja ne lajmet qe njoni e kish bo me pagese, 3 €, dhe kish shit 1000 pdf  x 3 = 3000€/dite smiley

para se te dilte ne dyqan, ish shpernda ky PDF. neqoftese do libra apo gje tjeter ne frengjisht, hap nje kompte te t411.

ps: kete pdf e vura une te DropBox-i im. meqe u kerku ketu gazeta.

PF smiley edhe Enveri do ta kishte zili kete gje smiley

PF, te drejten e shperndarjes per kete ne Kanada e ka kompania ku punoj. Histeri e vertete, nuk po ja dalim dot kerkeses se tirazhi i limituar megjithe reagimin e shpejte per ta rritur.

eh mer PF, ca halli ke ti dhe ca halli ka Argjentina...

Jeni dashakeqës me këto aludime  .Mendoj dhe jam i bindur që z .Pjer tashmë mundet të jetë veshur në Uniformë dhe Patrullon rrugëve . Pse kështu për z Pjer smiley

Hahaha. E imagjinoj Pjerin qe bertet "Ne Beograd! Ne Beograd!"

PF, ketu imagjinaten e ke te gabuar, se per nje njeri qe i sheh fenomenet/ngjarjet nga siper, dhe per nje njeri qe ndikon tek te tjeret me idete e tij, nje thirje e tille as qe mund te imagjinohet. 

Pjero, thashe se e kishe lexu edhe ti Shvejkun, po qeke mrapa me librin shkencor.

Shvejkun e kam lexuar para nja 30 vjetesh, PF. Vetem disa gjera pikante mbaj mend nga ai liber i mrekullueshem. 

Te pjerdhça antwerpenin! Ketu është marre peng blogu, Jo me antwerpeni! 

Jane mbledh emo-omo mucho macho, ejj o roono kape içik, çuni sheqeres e kapterr mejtimi e gaa gallata.

hellbeku drù ne kawasaki!

yep. ke te drejte. osht tepru. thjesht qefin ton po bonim, po them qe kshu u hy ne hise shumkujt.

sorry, man. un e myll ktu per vete.

ma bo hallall.

Ka whatsapp mer jau...apo içik zhurme si pune hellbeku mase shesim ndonje gje?

maroi. ku ke te drejte, ke. gjo e veshtir sensi i mases.

ta mlodhi emo!!!

faktikisht e kan lli i fije me lirine e fjales dhe qahen pastaj nga myslot qe s'durojne ofendimin.

 "Fransua Holond"? smiley

Na i jep ndonjë mendim që ndryshon fatin e Botës i nderuar Emigrant para se të ikësh . Sejcili të vetën . Po ikën pa vënë re smiley

Rradhë e madhe tek PPU , po shtyhen njerzit me brryla kush të postojë më parë Ide dhe Mide që ndryshojnë Fatet e Botës    ..Njësoj si në Kanada siç  thotë i nderuari Pf ...kush të blejë Gazetën i pari smiley

Hallall i nderuar Emigrant që i jep Gjallëri PPU ,  bashkë me Ronin e Bamen  , për të na kujtuar se në këtë botë jemi ndryshe nga  buzëshpërvjelurit smiley

repeat after me : islamiste

 

Shume shterpe!!!

you say tomejto, tha, I say tomato

you say potejto, I say potato 

per nje ë qe ti s'e vë....

Houellebecq: le të themi nja dy fjalë për këtë mjeshtër të kohës sonë, që mbifolësit e ngatërrojnë me egot e tyre komentuese.

Rasti e solli të gjenim në një barrakë të hapur për libra këtu, ku gjithkush lë e merr të tillë, falas, pra aty, duke rrëmuar, të gjejmë veprën e plotë të autorit në fjalë, të cilin përndryshe nuk do e kishim lexuar, edhe prej përshtypjeve që të krijohen automatikisht, sado të mbrohesh, dhe aspak së fundmi, nga kacagjelë të gjithëditshëm, të nëndheshëm forumesh si ky që po shkruajmë, Një rast tjetër i dyfishtë, një udhëtim i gjatë me tren, na bëri që ta nisim së pari prej fillimit: "Zgjerimi i zonës së luftës"; prej kohësh që s'mbahen më mend nuk patëm lexuar libër aq të mirë, aq provokativ, aq të vërtetë, aq cerebral (fjalë në modë kjo e fundit).

M.H. e nis aty ku mbaron " I huaji" i Kamysë, në gijotinën e përditshme të realitetit urban siç është ai vërtet atje përjashta, diku në ndonjë lagje të Parisit, Berlinit a Romës qoftë. Një libër pa ngjarje, por që është më tensionant e më drithërues se një tufë Koeliosh të marrë bashkë, shto edhe ndonjë Tom Clancy aty, sa për qershi, a ndonjë Ken Follet, nëse na duhen dy.

Natyrisht që hajvanët do të kapen së pari me sipërfaqen: seksi, kur tema do të qe vetmia; depresioni, kur lirika e autorit është e errët e kështu me radhë, deri sa edhe asnjanësit e fundit dhe jolexuesit nisin e marrin edhe ata pjesë në diskutime e bërtasin madje edhe më fort se të tjerët: business as usual, asgjë tronditëse. Emocion po ashtu: hiç asgjë, deri tek Sharli i radhës. Nejse...

Që M.H. është gjeni, këtë nuk e thotë kush, pasi gjenitë ose kanë vdekur, ose nuk ka se si të jenë të këtij formati: duam epizëm, dum Nerudra, dum Babën... dum veten tonë, vetëm atë: ne jo, ne duam edhe M. H.-n e nuk lemë më asgjë prej tij të na shpëtojë.

Admiruesve të tij u sugjerojmë një film me të në rol kryesor, ku luan veten: vende-vende ka humor të hidhur nga ai i ziu sterrë, siç na e do mideja neve e jo vetëm atyre shpresojmë...

 

Kur botoi "Thermijat", i thane : mos shkruaj më se do e prishesh. Ky tha jo, vazhdoi. Dhe e prishi.

Më seriozisht : do te tregoj nje kunder-shembull nga ky i Houellebecq, per te ilustruar cdua te them. Por se pari : nuk di nese je ne dijeni, por ne romanin e tij te fundit (prej nga dhe intervista e mesiperme), sfondi eshte pak a shume ky: ne vitin 2022, meqe Marine Le Pen kandidatja e ekstremit te djathte e ka te sigurte fitoren, dy partite kryesore (e majta dhe djathta) franceze bien ne ujdi qe ti hapin rruge nje kandidati konsensual, kryetar i nje partie muslimane te moderuar (ver ré: te moderuar!) qe te mundë ne turin e dyte Le Pen-in. Kuptohet, romani ka nje hero ne qender (sepse ky qe tregova nuk eshte veçse sfondi i romanit), por ky sfond nuk mund te jete aq i pafajshem dhe naiv! Provokimin edhe gomari e kupton, por pyetja qe lind eshte se çi duhet Houellebecq-ut qe futet, permes vepres se tij artistike, ne cic-mice te tilla politiko-politiciene 2 lekshe ! (ku te gjithe e kuptojne qe ideja qe perçohet eshte: meqe kohet jane te djathta, e majta duhet te zhduket nga qarkullimi; pushteti i takon ose te djathtes ose ekstremit te djathte).

Tani te tregoj kunder-shembullin. Dhe behet fjale perseri per nje provokim, por nje provokim gjenial, te drejtperdrejte dhe pa 'te futme'.

Vjet ne qershor ne gjithe Europen u bene zgjedhjet per parlamentin europian (ne te njejten dite ne te gjitha vendet e BE, ti e di), gjate te cilave, pergjithesisht, ata franceze qe votojne (tek 40% ishte pjesmarrja), historikisht nxjerrin inatin me politikanet e dites. Ok deri ketu. Ne France, partia e Le Pen mori 25% te votave (proporcionalisht) dhe kjo ne media u komentua si prove qe ekstremi i djathte eshte partia nr 1 ne France.

Dhe ç'ndodh ? Ngrihet Godard, 84 vjeç, dhe jep nje interviste ne te cilen, duke i kapur mat te gjithe, deklaron : "Francois Hollande duhet te emeroje si Kryeminstre Marine Le Pen-in !" Klas !!
Pse klas ? Po sepse posti i kryeminstrit, ne France, eshte post i dhjere, post me te futme (eshte ai qe i ha zakonisht kopaçet; presidenti tradicionalisht fshihet pas politikes se jashtme etj etj). Por, meqe francezet votuan partine e Le Pen, ok, le te behet ajo kryeministre dhe frengjit le ta shohin nese gjerat "do rregullohen" !!

E mora kete kunder-shembull per te thene qe, problemi nuk eshte pse Houellebecq provokon, por pse provokon kaq ulet.
Gjynah...
 

2 leksh.

Sikur ra shume niveli i bisedes! 

smiley   smiley  smiley

I modh je!

E kuptove dhe vete!!!

i ke lexu "Thermijat" ti Roni ?

jo, kom lexu Atomized 

Apo mos eshte perkthimi i Thermijave, Atomized?

Nese po, athere po e kam lexu!

po, ai eshte.

e korigjova para se t'me thoje ti smiley

Dhe vure në thonjza !  Pas Hordhive të Mongolëve të xhinghis Khanit janë Hordhitë Otomane që aplikuan "sumën " për hir të kohës së Gjatë në teren e fushata .

Europa mori shembëllin e Jeniçerëve jo të Biblës që i ndëshkoi siç po ndëshkohet edhe ky sumsi  ! Ndoshta nuk e ka vendin për shembull këtu !

Kam frike dhe une, ngaqe shikoj shume pak komente te Ronit per Izraelin ne kete teme smiley 

P.S. Kujt ia priste mendja qe Uellbeku do rriste simpatine e brigades se Idrizit per (ish)Hurbinekun i cili e kishte Uellbekun shkrimtar te preferuar? smiley

Le te themi gjithashtu dy fjale jo doemos te persosura mbi nje parafoles gjoja jo egoist qe duke i quajtur te tjeret egoiste mendon se vetperkufizohet si jo egoist dhe si pasoje konsolidohet si i tille, pa e ditur se egoizmit nuk i shpeton kush, madje aa nje amebe qe rreshqet si qurre jarge-ngjashme ne drejtim te ushqimit te vet.

Komentuesi, pretendent kryesor per marrjen e cmimit pordhaci me i madh i dates17.01.2015, e fillon gerthitjen e vet mengjesore me nje fraze dekonstruksiniste qe ka me shume synimin e afirmimit dhe gratifikimit te egos se vet nepermjet nje diskursi subdialektik i cili, pra, nuk ka edhe aq synim te thote, por te shenjoje nje situate ku autori pjerdh; thjesht pjerdh, figurativisht...* 

Pellgu duket se eshte pjese e nje narrative Pol Pot-iane**, qe gjen terren te perbashket me te pandergjegjshmen e ndergjegjshme qe kerkon te flasi per perversione qe rrotullohen megjithse nuk perqendrohen vetem tek autori H. por shkojne, metafizikisht me dy korsi, pertej tij duke tejcuar frymen e nje subkapitalizmi racional qe flet per biznes ne pike te sabahut... duke ndermendur, ne menyre te vagullt, edhe paret borxh qe duhet t'i japi Lucies, passeras***/**** se katit me poshte - me pak fjale, ajo qe e jep kllefin me oferten me te mire ne treg.

Nga keto teorizmie prekulturore, mberrijme ne mendimin se midis komentuesit dhe H-se ka tension, qe nuk eshte domosdo i keq; i gjenderuar ky nga pakuptimesia e qenies dhe nga seksualiteti fetar qe mund te konsiderohet i vdekur, sic marksistet kulturore konsderojne te vdekur autorin, per qellimet e tyre te mira, dihet ajo pune.

Thene kete, nuk dime ca te themi me shume, se edhe kaq boll thame se tastierat e reja dhe afshet e grafomanise si fuqi te medha qe jane kerkojne edhe pergjegjesi te medha... mesim ky amerikanist qe lind si fletushke instruksionesh gjate asemblimit te autobiografise se paautorizuar te Spidermanit.*****

Naten e mire dhe gjume te embel me endra erotike por pa u lagur. smiley

---

*Autori te mos preokupohet per ngrohjen globale. Ajo doli se ishte nje mashtrim. Eshte i lire te pjerdhi pra, te bleje edhe nja ca lope indiane dhe ti kullosi ke dhoma e gjumit rrotull nje statuje Budiste ne miniature.
** Artist i madh, njeri i vogel.
*** Shqip: p*ç**. 
**** Te mos ngaterrohet me Corrado Passera-n.
***** Ai i luajtur nga Toby M.

Qeke zog i ri ti daje (gomarit i thonë gegët) dhe e paske marrë me yrysh. Lentamente, se na gajase, na shqyeve, na i çlirove gazrat; ene ti drejt e me ciklon B, drejt me Aushvic daku qysh m'dorë të parë; durim u sugjerojmë hajvanëve si ti, por nuk na dëgjojnë asnjëherë...

Lër edhe ca për nesër a pasnesër, jo kshu me batare... Miqësore kjo ë?

Nuk e pyt veten robi, i çik me shkollë, a paksa i lëçitur siç ngjan ti, se pse po komentoj në një temë për M.H. kur, siç e thu ne vet mo sipër, as nuk e paske lexu fare.

Ncuq, do thush ti, se kjo nuk osht tema: tema jon un ktu: jom i ri, energjik, hormoni etj. : m'shifni ne mu, ja e bona bujën. Kjo e merito, për menimin tonë egoist a jo, si t'dush ti, fjalën e ëmbël dhe therëse: Trap!

Hec nashti ktu posht' e na boj helaq me rop shpie, me sakarzëm therëse prej Rai Dyshit e Merimangut...

*K..

po pse ti qe komenton e ke lexu librin ?

Po.

të qënit ateist më është bërë e padurueshme

 

smiley

Me duket se do konvertohet ne te krishter o Elba... smiley

Po qe ke kap idene kryesore te librit. Ide provokuese vertete; idealet e rilindjes po vdesin thote ky.

Nuk e di c'ka dash me then me kte se kto artistet jane icik si rehat tha cakshiri , pa ja marre me jangllek  smiley

ne kohen e xhaxhit 45 vjet ateista te gjithe ne , na ka bere mire apo keq  ai ZOT e di !!

Qe ateizmi dhe laiciteti jane gjendje jo natyrore per njeriun. Njeriu modern, te pakten ai francezi, kaq apatik dhe i deprimuar eshte nga jeta qe ben sot saqe kollaj fare ka per te rene ne gjirin e nje feje, pa rezistence.  

Vete ky autori eshte konvertuar nga ateist ne agnost. 

Po munde na jep pak " gjëndjen natyrore të njeriut " se " jo natyroren"  e paske shpjeguar me Laicitetin dhe Ateizmin . Na jep Modernin  se "prapa modernin" e ka shpjeguar Salloni

Pas tyre po munde edhe ndonjë shpjegim Historik për rrënjët e agnosticizmit . Kuptohet në se nuk ke ndonjë vepër që i ke xëbërthyer dhe dhënë Botës si manuale shkencore përNjofTuni e Veprim ! Po nuk pate ,  vet shprehja Juaj e kthimit nga Ateist në Agnostik  e shpjegon edhe si Teori edhe si praktikë smiley

Ishe mangut edhe ti se pak debilë kanë grirë  këtu smiley

 

nuk e kane fjalen per rilindjen po per Iluminizmin (nuk ka lidhje me rilindjen) ne frengjisht quhet Siècle des Lumières (Age of Reason).

dmth fjala eshte per dominimin e ideve progresiste, ndaj atyre obskurantiste (ku u vendos dhe feja e krishtere).

per rrjedhoje, pak nga pak europiani u zhvesh nga feja, por jo edhe çifuti apo arabi. kjo çveshje e ka dobesuar pikerisht europianin dhe fuqizuar keta te tjeret ne lidhje me te. ideja pra eshte per nje rikthim prapa me qellim regjenerimi te forcave vitale popullore, qe ky kodosh europiani te mund te gjalloje. 

ndryshe per be, kembe te bardhi nuk do te mbese me permbi dhe.

Nuk ka kthim prapa. Ky Hollbeku ne plan e kishte qe personazhi kryesor konvertohet ne te krishtere, por nuk e beja dot tha, nuk me dukej realiste. Libri perfundon me sa kuptova me idene qe nuk ndalohet dot e paevitueshmja, por dhe aq keq nuk eshte. 

kthimi prapa eshte zgjerim imi, me te shpjegu iluminizmin me dy llafe, por edhe pse ky mendon qe njeriu nuk mund te beje dot pa fene (pra diçka obskurantiste, per te iluminuarit, ose progresistet qe sot drejtojne boten, dhe qe per rrjedhoje evolucioni shoqeror do ta leje prapa)

ky po thote qe njeriu ka nevoje per fene. ndersa progresistet (ku futen te gjitha forcat e majta) e shohin si etape te kaluar nderkaq. 

Përveç Halabakut kishte dhe një tjetër  i nderuari HU , Burulovskin smiley. Zotronte fushën e përkthimeve dhe fal me shënet i kish dhënë zoti kësmet  , me kujtu si gjith përkthysit se,  janë vet mentorët e Ideve që përkthejnë dhe hahen me të tjerët që " nuk i ke kuptue or tie "

Me që ra fjala se unë nuk e kam lexu me vëmëndje , Ku flet Uellebeku që " jom me Oidrisin mer jahu  . Mund të isha me Xhibolen po Idrisi ka brigadë " .. Mos e ke fshi kasten nga Intervista  Apo e kom kuptu gabim xhibole smiley

Na fal se po Ulim edhe nivelin e qasjes smileydhe prishmënive xëbërthyese ideore të prurjes smiley .

Idris vëllaj ,  më thoshte në "postën "  e fundit para ca minutash  , ku e dit ti që më njef , mos më kontrollon Ismailët , lexoj PPU dhe as vetë nuk ma hante mëndja të isha kaq i zgjut .

Larg duart nga Xhibi .. e myllte   smiley

Thënë këtë smiley  ..Diell e paçi po rralloini ca përrejtë smiley

Houellebecq:

Humor won’t save you; it doesn’t really do anything at all.

You can look at life ironically for years, maybe decades; there are people who seem to go through most of their lives seeing the funny side, but in the end, life always breaks your heart.

Doesn’t matter how brave you are, how reserved, or how much you’ve developed a sense of humor, you still end up with your heart broken.

That’s when you stop laughing. In the end there’s just the cold, the silence and the loneliness. In the end, there’s only death.

http://vk.com/video_ext.php?oid=20641263...

  Ka kaluar keq Houllecbeq, ka pas halle, e ka rritur gjyshja me sakrifica  dy gjera i kane pelqyer ne jete Libri dhe sexy, te largohesh nga keto dy gjera eshte  frikshme -thote ai. Ska faj .

..ene Nurejevi keto dy gjena mesovi permendesh ne france , por ato e cuan ...ne te semes aqe shpejt 

Mbi 3000 shqiptare te Maqedonise kane nderruar emrat shqip ne arabe kohet e fundit

Kimete Berisha,
Moda më e re e shqiptarëve në Maqedoni qenka m'i ndërru emrat shqip me emra arab!
Mijëra veta, mbi tremijë meshkuj, në kohë rekorde paskan hequr dorë nga emrat e tyre shqiptar, dhe i paskan ndërruar me emra arab, dhe mijëra të tjerë pritkan çdo ditë sporteleve të Shkupit, Gostivarit e Tetovës për të hequr dorë nga emrat e tyre shqip!
Për t'i bindur shqiptarët që t'i ndërrojnë emrat e tyre nga shqipja në arabisht, janë kujdesur hoxhallarët e shumtë, sipas të cilëve emrat shqip nuk kanë kurrfarë domethënie.Le ti ndërrojnë! Le të bëjnë çfarë të duan. Përkatësinë kombëtare dhe gjenet nuk i ndërrojnë dot! 
Emri nuk e përcakton përkatësinë tënde kombëtare. Emri s'të bën arab, as mysliman!
Arabofilia (në vetvete) e shqiptarëve do ishte normale, por kur bëhet në dëm të gjuhës dhe kulturës shqipe, i thonë albanofobi! 
E kur shqiptari bëhet albanofob, dhe e lufton gjuhën dhe kulturën e tij, atëherë kësaj pune i thonë m'u mbyt n'legen'!

Kamy kolonialisti ka qene edhe sportist ne rini, portier me skuadren e futbollit “Lokomotiva” te Algjerise:

Kuptova menjehere se topi nuk vjen kurre nga ti e pret. (Kjo eksperience) Me sherbeu me vone ne jete, sidomos à Paris, ku nuk mund t’i besohet askujt.

 

Heretiko,meqe prej teje kam msu termat misogjen dhe mesandry,lexova diku se Fellini kishte pas qan misogjen dhe affamato di sesso. Si paskan qan prish keta njere keshtu! smiley
(me ke qujt trushkul ne nje koment larg e larg,po ta kam e ta kam fal,por po e perserite dh enjehere,do te konsideroj desertor dhe do te godas smiley )

po ho pra mooo

Stalker, kjo puna e 35 oreve pune ne jave, po e merr ne qafe Francen e gjithe Europen. Nuk e perballojne dot njerezia boshllikun. Fillojne menimet e zymta, vetmia, depresioni etj etj. Plus qe ata kane dhe nje zakon te dhim qe lexojne cdo gjo qe u bje ne dore.

kjo qe thu ti eshte folklorizim i situates. Por jo vete situata. Pra: njerezia e perballojne QE C'KE ME TË "boshllekun" !

E djathta franceze, ka 15 vjet qe i bie daulles "na mori ne qafe java me 35 ore pune", edhe pse, ne 15 vitet e fundit, ka qene 12 vjet ne pushtet, dhe po te donte, e anulonte ligjin ne fjale.

*

Epilog: Para nje muaji, nje komision parlamentar francez publikoi, me ne fund, nje raport ne lidhje me ligjin e javes 35 oreshe. Konkluzioni i raportit parlamentar : Ligji i 35 oreve pune ne jave ka qene, ne keto 15 vitet e fundit, masa më efikase per krijimin e 350 mije vendeve te reja pune ne gjithe Francen !!!
smiley

medemek si puna e fermerve shqiptare.

Po c'i ke keto moo. krijojme vene pune duke reduktu punen e miletit. Leje o lla, dynjoja do pune ore PUNE, te punoje te shkoje ne shpi ti dhemi shpina nga puna dhe te ja fus gjumit top.

Ne te kundert u vje nonji si puna e ketij Halabakut dhe fillon u fryn ne vesh, ose po qe se Halabaku osht shume i merzitshem e depresiv, venin e zejne imamet e mullahet nga kandahari, jemeni e ku di une, qe s'kane pare gop me sy dhe fillojne e i japin drejtim punes ata.

mileti do pare, jo pune. thoshte nje humorist francez qe ka kohe qe ka vdek.

te pastrehet jane marginale. prandaj nuk sherbejne per shembull. 

ps: qellimi i atij humoristit eshte te tregoje, qe punojme sepse nuk kemi tjeter menyre te bejme pare dhe s'duam te lypim apo vjedhim. pra problemi i vendeve te punes, eshte me teper demagogjik sesa diçka tjeter. dmth sa te hapesh vende pune jo rentabel, me mire shprenda para. te pakten nuk shkaterron planetin.

smiley o shtrigan (e meriton plotesisht kete nick) mos vdeksh kurre, ku i gjen keto replika aman?

me 35 hr/jave krijohen me shume vende pune se me 40hr/java

NN

  smiley keq na vjen por e meriton

s'ja paske kuptu intervisten. ai po thoshte qe po vdiq do vdese per ndonje gje banale, mungesa e dushit psh. por per gjera te tilla asnje nuk vret veten. 

fakti, ai eshte akoma gjalle. 

mendoj qe si te gjithe krijuesit, ai do shkoje ne tjeter bote (prej vetes apo fatit), kur te mos kete me gjera te tregoje. 

psh kete liber e ka me te dobet, se ai para tij (qellimi i asaj intervistes te lidhja tende) La carte et le territoire. po te lexosh librin e pranon dhe vete, tek pjesa kur flet per Huysmans, bile tregon dhe kleçken qe perdoret ne raste te ngjashme per t'i dhene librit nje fare terheqje.

ky Uellbeku nuk eshte shkrimtar i madh (ben analiza te percipta), por eshte shkrimtar i mire, ngaqe eshte i sinqerte. nuk zbukuron as rren.

Menyra se si frika per jeten te ndesh me rastesi banale me kujtoi njerin qe ishte i fiksuar dhe kujdesej ne maksimum per veten sidomos ne te ushqyer (edhe djathin e hante pa kripe), nje dite duke kaluar poshte ballkoneve te nje pallati i bie nga lart nje ftere ne koke dhe s'pati me frike per jeten pastaj...

Kurse per Uelbekun, mendoj se kur te lodhet vertet nga ateizmi, nuk do t'i shkoje fare ndermend te shkruaje libra.

Kam pershtypjen djema, se "profecia" e shkrimtarit (i pandigjuar noiher) ka per te dal pjeserisht, pra qe do kemi nje president mysliman, nen kujdesin dhe monitorimin e sherbimeve te fshehta franceze, qe do eliminoje me shume ekstremistet, dhe qe do futet me investime -me shume- ne vendet muslimane e qe do jete i hapur gjithashtu edhe ndaj ketyre investimeve nga vendet arabike e myslimane. 

tek peshku eshte permendur disa here ky shkrimtar, i jane perkushtuar tema dhe komente. po ti si duket nuk e ke pas mendjen ne mesim. ka pas qene njeri ketu qe ja perkthente çdo liber, megjithese te gjithe e kritikonin si perkthyes te dobet. 

Mundet Profilo, por ketyre qe iu mbaron mbiemri me;  cq  , sikur vijne nga djalli, kemi dhe ketu ne Belgjike me kete prapashtese, por sa i shoh, seç me vjen nje si peshtjellim, jo se kam noi gjo kundra ketij shkrimtari. 

Po te flasim per romanin e tij te fundit (dhe jo më per Houellebecqun), duhet thene se "Nenshtrimi" eshte shembulli i romanit ku horrlleku politik dhe dobesia letraro-artistike shkrihen me njera tjetren. Romani eshte i trishtë (nuk thash -i trishtueshem-), i thate, i keq dokumentuar dhe pa piken e poetikes. "nenshtrimi" tingellon fallco, ne krahasim me kryeveprat qe Houellebecq ka arritur te shkruaje me pare. Dhe ka nje detaj qe e tradheton autorin ne fallcitetin e tij: romani i tij eshte i permbytur ne fjale te shkruara ne italike, qe sherbejne me demek si prova. Duke vendosur ne zemer te librit te tij nje hipoteze (fitoren e nje partie myslimane ne zgjedhje), Houellebecq, edhe kur dramatizon nje situate (te cilen edhe ai vete e ka te qarte se eshte e pamundur te ndodhe por nejse, jemi ne fiksion, ja kemi fal), nuk dramatizon natyrshem, por ne menyre tendencioze (psh: fare mire mund te supozonte fitoren e Le Pen ne zgjedhje. Jo! Supozon fitoren e islamit ! Pse? sepse ashtu "na meson TV" (njesoj sikurse thonim "ashtu na meson partia"). Konkluzion: uellebeku ka rà ne nivelin e TV.

*

Kur flas per filma, per disa prej atyre te keqinjve, me ka ndodhur te perdor termin: 'film-tezë', pra nje film i cili në vend qe te pershfaqe diçka, perpiqet te na  e provoje kete diçka (tip ç.d.v. - çfare deshem vertetuam). Ndofta jo tamam-tamam, por edhe libri i fundit i Houellebecq, nuk eshte shume larg nga romani-tezë, nga romani qe do te na provoje diçka.

 

ps: Si eshte ajo fjala ne shqip per gjalpin e djegur? (jo kur tretet, por kur digjet, pasi eshte tretur fillimisht)

 

 

lexoje nje here librin pastaj komentoje ate. ne lidhje me "horllekun politik" lexo çfare shkruan vete ai.

« Beaucoup d'hommes s'intéressent à la politique et à la guerre, mais j'appréciais peu ces sources de divertissement, je me sentais aussi politisé qu'une serviette de toilette, et c'était sans doute dommage. »

Extrait de: Michel Houellebecq. « Soumission (LITTERATURE FRA) (French Edition). » iBooks. 

mos eshte gje dra?

mbase ka te bej pak me intervisten por islami i moderuar seshte ndonje pjelle e mire e aq me pak fanatiket ama une nuk kuptoj a ka me dallim ne europe se kush eshte kush......

ti vete je greke ?

jo jam turke por me nenshtetesi belge

greke nga te turqise dmth.

turli fare

Houellebecqo, mos e rruj, derisa ke frike nuk te gje gjo. Ky psh qe s'kishte frike (kape ke min 17)... i festohet pervjetori dhe pranaj Amerika ka pushim te henen. 

s'ma ha mendja se ka frike, ai ku ta gjente t'i jipte vdekjes nje kuptim (tek libri para ketij, e mendonte veten te prere ne thela, nga nje kriminel). keto intervistat e tij jane promocionale, per te shitur librin. jane si intervistat qe behen kur del nje film apo gjithça tjeter qe lidhet me tregun. 

qellimi i te gjithave paleve eshte te luhet mbi friken, ne kete moment. 

 

nuk e ka keq. frika punon e ben cudira, i fut the robt ne rresht permrekulli.

Mbase Zoti ka kriju Ameriken si pune eksperimenti, ku rri i ziu, i bardhi, i verdhi,  jeshili (aliene te zones 51) me nje emrus te perbashket, ligjin dhe shkopin e policit. Rruget e tjera cojne ne qamete ne realitet, ose jane vec grohje me energji pordhesh neper blogje. 

S'po merret vesh kush NIK ta fshin ....me fshese smiley

Behuni transparent ..Postoni shumeniket qe kane detyre Moderatori . Edhe Holebeku eshte transparent ..thote "kom frike mer jahu "..  dhe  JU shkrujeni me te modhe

"Jemi Fryksa " smiley

Frika eshte emocion qe shndrrohet ne reaksion  , reaksion kimik i trupit qe shndrohet ne indikator per mendime te turbullta , qe nuk varen nga deshirat . Nuk eshte shprehje Letrare . Keshtu eshte emertuar ky Reaksion FRIKE ...pastaj vijne keta qe perkthejne e kuptojne Libra dhe sipas Teorise se Leninit "Nga komenti vjen komenti " jane me te shkathtit dhe sipas Rastit o Ngrene Derstila ose thellojne shpate kodrash si Perrej per friken e Halabakut .

Frike ka dhe Ljepuri po s'ka gjuhe ta shprehe smiley

..se frika zotrie .. Ose te pakten kanalizojeni per ate qe do te jape mesazh Huellebek si ..."paranoje shoqerore "

Ja ta zeme se dolem ne perfundim ...Te vrasim friken ...Po halli .

Te le Babsqapi me Mesilen ? Njeri te shkul dhembe e dhemballe tjetra te var ne Palma smiley

Frika ruan barin dhe vreshtin, tha

Si ka mundesi qe i shpetoi (pa publikuar) vigjelences peshk-provokative ky artikulli i Ben Blushit? 

një check- point Charlie, pra një derë nga lindja në perëndim, ku për herë të parë mund të kalojë vetë Muhameti, të cilin të gjithë po e presim me ankth dhe nderim për t’i bërë pyetjen përvëluese: Muhamet a mund të të bëj një vizatim?

Roni, na thuaj ndonje gje per Izraelin se na kapi frika qe s'do fitojme llotarine. smiley

Xhibolja ne nivelin e LefTKopese smiley" ka bo Blushi nji shkrim smiley

Te pakten njihi te drejten e autoresise LefTKopese " ka bo dr Flori nje kenge " smiley

Keq puna Xhibole .Hallakatja pas fsheses ku nuk te shpije . Po kishe fshi dhe veten ose ta ka fshire Gjembi smiley Perqendrohu ke Derstila se po shfaq lekundje me kahje nga Perrejte Psikike

Holluebeceq mo ki frike se asnje nuk del gjalle nga kjo dynja.shqipot kane nje llaf :"o fol e mba o dhit e ha".

C'paskan qene keta puritanet islamike qe te marrin gjak ne vetull per shthurje morale smiley

sot komunistet jane bere borgjeze

E verteta behet disafish me e nevertishme kur del nga goja e nje ndyresie (me fal per shprehjen)  si ky i Agimit te Arte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).