Informacionet nga Italia, antiterrori nis verifikimet në Tiranë

Autoritetet shqiptare, që merren me luftën kundër terrorizmit, po kryejnë disa verifikime të personave që kanë pasur kontakte me dy imamët e vetëshpallur, Genci Ballën dhe Bujar Hysën, gjatë kohës që ata kanë qëndruar në burg, nga marsi i vitit të kaluar. Një veprim i tillë është ndërmarrë para pak ditësh dhe po vijon ende, deri në qartësimin e pozicionit të personave që kanë takuar në burg dy imamët, të dënuar tashmë për rekrutim të ekstremistëve islamikë për të luftuar në Siri. Lajmi mësohet për gazetën “Shqip” nga burime pranë Policisë së Shtetit, të cilat thanë se masat janë marrë pas takimeve të shumta me përfaqësues të lartë të policisë italiane dhe me oficerë italianë të Interpolit, në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorit. Dyshimet e forta se Balla dhe Hysa qëndrojnë në krye të një grupi që rekruton luftëtarë për në Siri, pasi mbahen për disa kohë në Itali, ka bërë që autoritetet shqiptare ta marrin seriozisht këtë informacion dhe të kryejnë verifikimet përkatëse. Së fundmi, publikimi i një fotoje në “Facebook”, i një shqiptari që ka pozuar me një kallashnikov, ka alarmuar autoritetet italiane.

 

Hetimet

Mediat italiane, këto ditë kanë publikuar disa artikuj, për sa i përket një grupi me shqiptarë e kosovarë që jetojnë në Itali, të njohur me emrin “tjerrësit e Ballkanit”, të cilët po merren me rekrutimin e xhihadistëve të rinj për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste në Siri. Ndërkaq, terrorizmi islamik dhe kërcënimi që vjen nga “zinxhiri i Ballkanit” ishte një nga temat e diskutuara në takimet e mbajtura prej zëvendësshefit të policisë italiane, Fulvio Della Rocca, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Në fokus të bisedave ka qenë një grup xhihadistësh shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë në Itali, me lidhje me vendet e tyre të origjinës, të cilët mund të nisen si vullnetarë përmes rrugës ballkanike (Itali, Greqi, Turqi, Siri). Bazat e grupit salafist janë në Romë, në zonën e quajtur Centocelle, por edhe në Siena, Lucca dhe Milano. “Prandaj, ne duhet të veprojmë shpejt për të identifikuar dhe neutralizuar të gjithë ata njerëz, të cilët rekrutojnë xhihadistë që do të dërgohen nga radhët e shtetit islam, pasi janë indoktrinuar”, tha Della Rocca. Italia ka dhënë kontribut në rindërtimin e një baze të dhënash për gjurmët e gishtërinjve, një aspekt themelor për identifikimin e të dyshuarve si terroristë. Javën e kaluar, ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, ishte për një vizitë në Shqipëri, ku dha mesazhin për të luftuar rrezikun që vjen nga fondamentalizmi islamik. Ndërkaq, së bashku me zv.drejtorin Della Rocca, në Tiranë është edhe drejtori italian i Interpolit, Gennaro Capoluongo. 

Në kryeqytetin shqiptar, prej disa kohësh operojnë edhe dy agjentë italianë. Hetuesit shqiptarë kanë identifikuar disa anëtarë të zinxhirit të furnizimit me ekstremistë, Genci Ballën dhe Bujar Hysën, dy imamët e vetëdeklaruar, të cilët janë arrestuar që prej marsit të vitit të kaluar. Gjatë kohës që ata kanë qëndruar në burg, për këta muaj, dyshohet se kanë vijuar të rekrutojnë luftëtarë për në Siri, përmes kontakteve të tyre. Një fakt interesant që bie në sy nga hetimet, është se të dy këta persona kishin kontakte me financues në Shqipëri dhe jashtë vendit, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni. Në veçanti, spikat një personazh që del në skenë për herë të parë, Ebu Usejd, nga qyteti i Elbasanit, i cili, bashkë me donatorë të tjerë nga Elbasani dhe Tirana, kanë financuar Ballën dhe Hysën, duke u krijuar kushtet për dërgimin në Siri të disa shqiptarëve.

Jonuzi

Demir Jonuzi, sipas mediave italiane, ka bindje të forta ekstremiste islamike. Sipas tyre, ai ka ende lidhje me xhihadistë në këtë shtet. I riu 19-vjeçar është bërë i njohur nëpërmjet postimeve të disa fotove në rrjetin social “Facebook”. Në njërën prej tyre shfaqet me një armë kallashnikov, ndërsa në një tjetër me Kuranin. Kjo ka mjaftuar që autoritetet italiane të ngrenë alarmin, pasi një hetim për këtë çështje ka nisur policia lokale e Udines. Në shtator të 2013-s, Jonuzi ishte ndaluar nga policia lokale, në Rajonin e Friulit, pasi kishte hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme.

13 Komente

Me thoni per nje hajdar te vetem qe nuk ka pozu me kallash*,SKS ose me TT, dhe nuk e ka ven ne FB? 

ah...ne shqiptaret vdesim per pak kallash, ajo na ben bur(r)a....

Nei marrveshje me Guantamon?

Ate djalin qe del ne studion e Fevzos e perfaqson besimin islam,kish me e ndjek me shume qef ne predikimet e tij dhe ne xhami,por kta halabaket qe menojne se ndodhen ne venin e e gabum (evrope) dhe kohen e gabume, kisha me i ba qe toka qe korrespondon me venin e gabum, t'u digjte nan kame. Ja kshu!

Duhet kimoterapia sa eshte akoma ne faza fillestare ky kancer,ndryshe do ta pesojme me keq se BE-ja.

kimioterapia sikur eshte ajo e fazes se fundit o njesh

pse, ne fillim ca bohet, haen lakra te egra?

Vazhdo bej te zgjuarin ti.

Ka mundesi te fokusohesh tek debati i temes?

Lajmi mësohet për gazetën “Shqip” nga burime pranë Policisë së Shtetit, të cilat thanë se masat janë marrë pas takimeve të shumta me përfaqësues të lartë të policisë italiane dhe me oficerë italianë të Interpolit

Media e ka bere mode kete tip reference, pra burimet e ketij gazetarit prane policise.

Keto pune nuk i heton vetem policia, se sikur te ishte keshtu nuk kishin per tu gjetur kurre.

Nga mbine keto copa injorantesh mor Zot 

19 vjec gjithkush do vriste edhe per kurven e lagjes, ky trimi ka dal ne resme me kallash, dhe kuranin qe e mbajne shoferet e furgoneve ne kroskot 

Po ç'jane keta karagjoze mor amani. Edhe marrin para, edhe luftojne per nje ideal, sipas tyre. Edhe jane kthyer ne vrases me pagese, edhe pretendojne per ideal apo fe. Keta jane turpi i familjeve te tyre, turpi i vendit te tyre dhe turpi i fese se tyre. 

kta jan ekstaza te lindura gabimisht

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).