Edhe pse rritet numri i rezidentëve të huaj në Shqipëri (8.330 në vitin 2013), ai mbetet i papërfillshëm krahasuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të tyre, mbi 1,4 milionë. Ja shifrat e raportit “Profili i zgjeruar i migracionit, 2013”

Romë, 23 dhjetor 2014 – Është kthyer në modë tashmë, veçanërisht këtej Adriatikut, të flitet për Shqipërinë të kthyer në “tokën e premtuar e italianëve”. Nga shkrimet e mediave, të bazuara edhe në ndonjë deklaratë të pambështetur në shifra reale e ndonjë ministri shqiptar, duket se në Shqipëri ka nisur një vërshim të huajsh – italianë në veçanti – që po e kthejnë vendin nga një vend emigracioni në një vend imigracioni. Është vërtet kështu?

Jo. Më saktësisht, është e vërtetë që numri i të huajve rezidentë në Shqipëri është rritur kohët e fundit, por ai mbetet i pallogaritshëm në krahasim me shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut. Madje nuk janë të paktë as ata që akoma dëshirojnë të largohen, e prova e drejtpërdrejtë ishtengjarja e Vlorës e javës së shkuar kur, me mashtrimin se vende të BE-së po jepnin azil politik për shqiptarë, qindra vetë u dyndën në port.

Më 22 dhjetor në Tiranë u prezantua një raport i ministrisë së Brendshme dhe Organizatës ndërkombëtare për Migracionin (IOM) mbi “Profilin e Zgjeruar të migracionit në Shqipëri”, shifrat e të cilit janë interesante e flasin qartë: Shqipëria mbetet vend që prodhon emigracion, edhe pse vitet e fundit vërehet një rritje e ndjeshme në përqindje, por akoma thuajse e papërfillshme në shifra, e imigrantëve në Shqipëri (8.330 në vitin 2013).

 

Imigracioni

“Vitet e fundit Shqipëria ka njohur imigracionin e rregullt dhe të parregullt” vërehet në Raport. “Konfliktet e armatosura në vendet e Afrikës Veriore dhe atyre arabe, nga viti 2010 e në vazhdim, janë shoqëruar me vale të reja migratore nga këto vende drejt Shqipërisë si vend tranzit, me destinacion final vendet e BE-së. Imigracioni tranzit në vitet 2011, 2012 dhe 2013 ka ardhur gjithnjë e në rritje. Janë të paktë ata që ndalen e krkojnë azil politik në Shqipëri. Gjithsej, në vitin 2013 numërohen 214 persona që kanë rezidencën në Shqipëri si azilkërkues apo që kanë statusin e refugjatit.

Përsa i përket imigracionit të rregullt, shifrat janë shumë më të ulëta nga ato që vetëm gjashtë muaj më parë dha ministri Veliaj në Romë kur fliste për 19 mijë italianë në Shqipëri me leje qëndrimi për punë. Sipas raportit, rezidentët e huaj në Shqipëri, më 1 janar 2013 janë 8.330 persona. Shifra është në rritje e ka shkuar nga 5.663 e vitit 2010, në 6.615 në 2011-tën dhe 7.353 në vitin 2012. Por gjithsesi është shumë larg atyre të pohuara nga ministri Veliaj. 

Për sa i përket motiveve të qëndrimit, në vitin 2013 numërohen për motive pune 2.469 leje, për bashkim familjar 1.390 leje, për studime 823, për veprimtari fetare e humanitare 808.

Italianët në Shqipëri? Të lexosh mediat, në këtë periudhë kur refreni “Shqipëria, toka e premtuar” është në modë, duket sikur janë me dhjetëra mijëra ata që kanë kapërcyer Adriatikun. As kjo nuk është e vërtetë. Sipas raportit, italianët që kanë emigruar në Shqipëri janë 1.553 vetë. Prirja është vërtet në rritje (ishin 608 në vitin 2007, 1.065 në vitin 2011 dhe 1.277 në vitin 2012), por akoma nuk mund të flitet për shifra domethënëse që të dëshmojnë një kthim tendence të migracionit mes dy brigjeve. Madje italianët nuk përbëjnë as komunitetin më të madh të të huajve në Shqipëri. Janë turqit me numrin më të lartë të emigrantëve në Shqipëri, 1.712 persona. Por nëse rritja e italianëve në Shqipëri është e vazhdueshme dhe konsistente, për turqit kjo gjë nuk vlen e numri i tyre ka pasur ulje ngritje në shtatë vjetët e fundit (ishin 1.396 në vitin 2007, shkuan në 2.947 në vitin 2009, zbritën në 1.542 në vitin 2011).

 

Emigracioni

“Shqipëria është një vend me një popullsi të regjistruar me mbi 4 milionë banorë, referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC). Krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullsisë, Shqipëria ka aktualisht përqindjen me të lartë të emigracionit në Evropë, por jo vetëm” shkruhet në Raport.

Në fakt nga të dhënat zyrtare të sjella në Raport më 1 janar 2013, shqiptarët e regjistruar në RKGjC janë 4.313.740. Në të njëjtën datë popullsia e Shqipërisë rezulton 2.898.782 persona, nga të cilët 8.330 janë të huaj. Kjo do të thotë se 1.423.288 shqiptarë jetojnë  jashtë kufijve të vendit. Natyrisht nuk janë të gjithë emigrantë, ka mes tyre edhe të rinj e fëmijë të brezit të dytë që kanë lindur në vendet ku jetojnë prindërit e që janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Sipas organizmave ndërkombëtarë, emigrantët e mirëfilltë shqiptarë më 1 janar 2013 llogariten të jenë 1.252.066 vetë.

“Përgjithësisht Shqipëria vazhdon të konsiderohet si një vend origjine për emigracionin” pranohet mes të tjerash në raport ku vërehet se, sidoqoftë, “liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë me vendet e zonës Schengen në fund të vitit 2010, ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e emigracionit të parregullt shqiptar drejt vendeve të BE-së”.

Sipas raportit në vitet 2011, 2012 dhe 2013 emigracioni i parregullt është ulur me 300% në krahasim me atë deri në vitin 2010. Por nëse deri në vitin 2010 arsyeja themelore e emigrimit ka qenë ekonomike, pas liberalizimit të vizave, emigracioni i paligjshëm është modifikuar disi. “Është rritur numri i kërksave për azil nga ana e të rriturve si dhe të fëmijëve në disa vende të BE-së, motivuar nga nevoja për mbrojtje nga fenomeni i gjakmarrjes apo dhe vështirësitë ekonomike në Shqipëri; si dhe emigrimi i parregullt i të miturve në disa vende të BE-së, i organizuar me ndihmën e familjes së origjinës dhe me motivin kryesor sigurimin e kushteve më të mira të jetesës” vërejnë ekspertët.

Mbështetur në analizën e të dhënave të marra nga EUROSTAT dhe Pikave të Kontaktit në disa nga Ambasadat kryesore për çështjet e migracionit, kërkesat e azilit në vendet e BE-së kanë një prirje në rritje: ishin 3.190 shqiptarë në vitin 2011, u bënë 7.336 në vitin 2012 dhe 11.047 në vitin 2013. Vendet ku shtetasit shqiptarë kërkojnë azil janë kryesisht Franca (në vitin 2013 janë paraqitur 5.065 kërkesa), Mbretëria e Bashkuar (1.620), Gjermania (1.295) Suedia (1.165), Greqia (585) dhe Belgjika (487).

Një e dhënë interesante e Raportit është ajo mbi të kthyerit. Në bazë të një studimi të kryer nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) dhe IOM në vitin 2013 mbi migracionin e kthimit dhe riintegrimin rezulton se 133.544 migrantë shqiptarë të moshës 18 vjeç dhe sipër janë kthyer në Shqipëri në periudhën 2009-2013. Ndërsa për vetëm për tre vjetët e fundit raporti vë në dukje një rritje të fortë gjatë vitit 2013 krahasuar me dy të tjerët: janë kthyer 15.227 gjatë vitit 2011, 14.762 gjatë vitit 2012 dhe 20.751 gjatë 2013-tës. Dhe gjatë të tre vjetëve, pjesa dërrmuese e të kthyerve (mbi 70%) ishin të mërguar në Greqi (p.sh. 14.537 të kthyer nga Greqia në vitin 2013). Përsa i përket të kthyerve nga Italia gjatë tre vjetëve të fundit janë rreth 4 mijë me prirje në rritje (1.053 gjatë vitit 2011, 1.301 në 2012-tën dhe 1.227 gjatë vitit 2013).

Edhe shifrat (rreth 95% e të kthyerve jetonin në Greqi e Itali) çojnë në konkluzionin se “kthimet në Shqipëri janë kryesisht pasojë e krizës financiare botërore të vitit 2009 që goditi tregun e punës në vendet kryesore të destinacionit për migrantët shqiptarë”. Megjithatë, pranohet që Raporti “nuk mundi të tregojë nëse kriza ka ndikuar në lëvizshmërinë për punë të migrantëve shqiptarë, përveç mbledhjes së disa të dhënave të kufizuara që mungesa e mundësive për riintegrim në Shqipëri mund të shërbejë si faktor shtytës për ri-emigrimin e të kthyerve”.

http://www.shqiptariiitalise.com/compone...

106 Komente

Edhe pse rritet numri i rezidentëve të huaj në Shqipëri...

Shqiperia e rilindur, vendi i mundesive!

 

Kete vend e kane mallkuar, ndryshe nuk ka kuptim.

Siguria, ne nivelet me te uleta.

Papunesia, shifra rekord.

Varferia, e gjen kudo.

Spitalet, o zot...vetem ketu hiqe mallkimin.

Erresire, tanime gjeneratoret po rimarin revanshin e humbur ne treg.

...etj

e Ardhmja?

Nje budalla ne Vlore, hedh nje genjeshter ne qarkullim, besohet edhe ne disa qytete te tjera, te gjithe duan te largohen nga ky vend i "mallkuar".

Po ti pse nuk iken?

...parimet

Po tani, po provoj seriozisht te largohem.

Kur the qe nje budalla ne vlore hedh nje genjeshter mendova mos e kishe per rilindjen.

Po nuk eshte ndonje cudi e madhe. Kane ik looser-at(po sa losser-a paska pas mer!).

Vend emigrantesh kemi qene keto 24 vjet....dhe do jemi edhe per nja 26 vjet te tjere a mos me shume. Shqiperia eshte shtet ne veshtiresi ne rastin me te mire  ose shtet i deshtuar ne rastin me te keq. Pastaj varet nga mediat se kue e vene theksin...tek ata 3000 emigrante qe kthehen nga Greqia apo tek ata 10 000 qe largohen brenda te njejtes periudhe ne vendet e zhvilluara te BE.

P.S. Ajo qe me ben te habitem tek bashkeatdhetaret e mi eshte mungesa e realizmit dhe refuzimi te pranojne si mundesi perkeqesimin gjendjes ne te ardhmen ndonese jo per te gjithe  ....

 

Bota eshte ne levizje smiley

S'besoj se ka na1  shembull tjeter modern ne bote qi ti kete firu 1/3 e popullsise se pergjithshme mrena 24 vjetesh,

Si thote ene proverbi i bukur shqiptar; "Komet e lehta faqebardhe"!!!! 

80% e kesaj 1/3 es, ka firuar brenda brenda 2-3 vjetesh, 90-92-in..

po atehere ishim te gjithe 60 kilsha, hypshim neper litare anijesh vetem me krah, pa cek trupin!

gjithe ato paralele qi kemi bo ne 8 vjecare hyn mo ne fund ne pune

like a rat up a drain pipe

e ka ber te veten  edhe paga Bazo    ( rroga baze e kishte llafin po italiani sdi a e mori vesh )

e tha avokati para pak kohe: nuhatja e popllit esht gjeniale. s'pat besim te pd-ja. pa ca me mustaqe, ca te panjohur dhe tha: do vdesim! smiley

po nuk mendoj se kishte te bente shume PD apo PS aso kohe..aq me teper qe gjate 90-91, ishte akoma PPSH..

por puna ishte se gjithandej  Shqiperia ishte  nje vend i falimentuar, nje rrumpalle..    kete pa populli pra, pafundesisht nje vend i pashprese!   madje me kujtohet: edhe dheu ishte i kuq ato vite,si dicka e pajete, tamam si ne Mars.smiley

shto ketu edhe egersine e izolimit 10-tra vjecar, tekstualisht te rrethuar me tela, atehere shperthyen.. tamam si ata qente kur i leshon nga zinxhirat..smiley

avokati e tha me ter mend ate smiley

esht shume i modh.

nji pervoje nga vetja, s'mbaj mend mire vitin tani, se 93, se 94, ne stacionin e trenit ne salcburg, shof nji cift qe ishin ulur pertoke, stolat bosh as 5 metra tutje, sec me erdhen si te njoft, po thash varja, te bojn syt, ku doli i njofmi ktu? e mire, s'kalo shum, kur i bertet ajo gruja kalamonit: mos u largo mer, fmija me i poshter ne bote. Shof i cerr te vogel, biles sihin dy, duke bubrru te shkretet... opla, thash me vete, ja dora. smiley afrohem, iu them m'falni mos ju shqetsoj, po ju nigjova shqip, si jeni, a mos keni neovje per gjosend? me shef ai cuni, ishte cun i ri ne fakt, me tha mu nga je ti? nga ali demi i them. pranej mu duke ftyr e pame, me tha... i them ca po vboni ktu? dum me ik ne gjermani tha. po pse? i them. na presin atje tha, kom ca deri tani, kjo osht barriera e fundit. i them ka kontroll ne tren (se kishte atehere). pse s'rrini ne austri, i them. jo mer tha, ca austrie, kshu si me percmim.

i them po ca bohet nga shqiperia (se pranej po ta tregoj smiley ..), me tha tekstualisht: atje do vdesin te gjithe smiley

mos mendonte ashtu, tragjikisht, nuk iken tjetri nga syte kembet, me gruan dhe dy femije. edhe ne kohe te zogut, emigronin vetem burrat fillimisht, ata pasi benin nje dore leke ose ktheheshin ose terhiqnin me pas edhe grate me femijte.

nuk falen 5 vjetet e fundit te monizmit, 85-90, Profil-o. ato pa Enver fizik. 

nga e psonise kete filozofi, pse ato me pare faleshin???? sistemi per leap forward ke 10-15 vjet ka, pastaj duhet te krijohet individual wealth-being qe te krijohet mundesia e conscious uncoupling nga ideologjia. keshtu qe llogarite qe ben ti nuk i dolen prinderve tane.   

nuk je tu m'kuptu. si nen stalinin, dhe nen enverin, ishte e pamundur - praktikisht them, kto kritikat teorike per diktaturen ia lejm seksjonit te formave te edukimit dhe at Zef Pllumit - me bo dicka.

pas tij, po. nuk u bo. ruset e bon, psh. ne ket kuptim nuk falet.

e bene kinezet, me start me te keq se kushdo dhe ja ku i ke,  

as ata nuk e benin dot nen Maon. duhet te mesohemi me diktaturat e atij lloji si me te dhena te para.

kam bindje absolute qe kinezet kan gjet zgjidhjen me te mire te mundshme. kjo perfshin edhe zgjidhjen e sheshit tien an men. gjithnji mendim personal ky, aspak i kualifikum, dhe asapk i vertetueshem.

ah, ok. e kuptova. 

Emigrant ..Jo se du me te kundërshtu për çfarë thu .Sepse të gjith të Lëngëzuarit e fillojnë Bisedën me sikur të sikarëve pa përmendur asnjëherë se Cili ose Cila qe Sikuri i mundshëm jo i Fantazuar .

Të nxjerrësh gëlasat - gaia nga Furriqet shekullore të Pulave dhe ti shndrrosh në njerëz është akti më i Madhërueshëm Historik i atij Kombi .

Ti shndrrosh në të marrë , të çmendur të ikurit në aventura , Hajdutë e Kriminelë të ndënjurit e pensionistë të pashpresë , kjo nuk ka bythë të rrijë e lë më ta kuvendosh me Glasa apao Gaia .

U ngrit Fati Shqipërisë /si vdekuri nga varri / mori udhën e Azisë /Duke ikur si imarri  ..për një kohë Rekord as 25 Vjet kjo është ÇMENDURI që po qe se bën një pauz në të menduar Largon çdo bisedim të pështirë me  handikapatë mendor .

Lefqenia ka harritur në Apogje dhe nuk mbetet vetëm, të Urojmë këtë Vendosmëri Statale të këtij grupimi aktual Të Forcojë sa më shumë Shqipërinë të paktën në fillesat e ish Shtetit

Them se duhet shkëputur edhe nga ai 85-90 që imagjinon se do bëheshin Çudira .Alia ka një FAJ të rëndë, nuk pati BESIM po kjo nuk i jep Plus InteliDjencës që mender Guxoi si barbarët e sali Qenef berishës Hajdutit e Kryekriminelit . Kriza kalon dhe Amerika po i kapërcen me Amerikanë .Krimbat  dhe Barbarët , Hajdutëtë dhe Kriminelët Buisën me pompa e daulle dhe ja ku jemi !

fat dhe përkrahje Kësaj Qverisë u Uroj shqiptarëve në këtë Kohë Mbijetese për të mos u shndrruar si dikur " shprehje gjeografike "

per fatekeqesine tende ndoshta, une nuk jam glase, jam autoktone me denbabaden me shume se gjysma ketu. blogimi ka te miren qe ca ka barku nxjerr bardhaku kur vjen puna ke shplarja trurit. starti i fillimit te gjerave eshte e ndryshem prandaj edhe duket sikur finishi eshte i barabarte. kur te arrij edhe une ke social security check, ndoshta do ti marr borxh syzet. 

+ Gjëmb .

Gjithsesi je më pak se Gëlasë në kuptimin jo produkt pule po dava zgërlaqësh që mendojnë se Kuptojnë ose " kujt do me tregu tie se shkafja ka kenë asht e ç'do të bahet shkypnie " Për sytë do të lind nevoja në mos sot njëherë tjetër por syze për trutë ështlë mir ti marësh që tani . Sepse malli o Sy u bëhet derman po truve , po të kalbëzohen si tye që grin pa kuptuar se çfarë Krahason , boll të rrjedhësh ....këtu maje Kalin ose konsultohu me Gjëmbin !

Individë si puna jote në një Blog për të Gjithë , nuk është vështirë të gjesh në çdo kthes rruge nga Kina në Karaibe .Biles nga ky lloi " kam mejtimin tim una " ke edhe në Afrikë .Po se për çfarë e kanë mendimin ...smiley kjo është punë e Gjëmbit !

Dhe unë kam bezdi kur lexoj që shkruajnë në shqip axhamij dhe më vjen keq që thonë jam shqiptarë edhe për tema Instati pasi "jam që jam pse mos të Hypi njëherë nga Muri Kinez"smiley

me profilizim je shume keq, ngel ne klase. po shyqyr qe s'kemi mbledhje partie se do na internoje familje per moskonformim ideologjik glasor. 

Ja e ke më poshtë këtë që bën Analin se si ka kenë Shkypnie për të mos u fut shumë në siklet me INSTAT ,. Futi dhe nji tie se si asht dhe si do bahet ... Megjithse andej poshtë e paske dijt se si asht por prap mbetet si do Bahet  . Ke lujt nonjiherë me kanoçe me karbit se nuk e ke vue si ka kenë shkypnie !

Ju nuk ka karbit që u hedh në erë si Kanoçe  smiley

deri ne 75 ishte mire. ne 72 ka qene kulmi i zhvillimit (rinia doli zbath me pantallona kauboj ne bulevard dhe luhej muzike me kitare me korrent). pastaj entuziazmi ra me shpejtesi.

çdo qeverisje 25-30 vjet maksimumi mban, pastaj i duhet shkundje, ose nga faktore te jashtem (luftera), ose nga faktore te mbrendshem (revolucione apo ndryshim drejtimi). ndryshe gjendja fillon dhe degjeneron.

sipas perllogaritjes shqiperia sot ndodhet ne fund te ciklit demokratik. nje tjeter do (te duhet te) shfaqet se shpejtmi.

surealisht shpesh e mendoj ca fati do kishte shpirti i dikujt ne Korene e Veriut, kur pjese tjeter e botes eshte ndryshe. 

ti nuk mund ta imagjinosh pa e provuar. por gjermano lindoret e qajne psh epoken e shkuar komuniste. natyrisht jo te gjithe, po pjesa me e ndjeshme e tyre. sidomos ata per te cilet leku nuk eshte qellim i jetes po vetem mjet.

qarja e epokave, sic e thua, eshte relative, kujt i ka shkuar per shtat me mire e lavderon. e shikon ketu ne PPU pa sjell shembuj te larmishem nga bota. Kur flitet per prosperity, nuk eshte ku kush ka pjesen me te madhe, eshte si ta bejme byrekun me te madh qe te hajte te gjithe. kjo eshte nje minor detail qe harrohet. Edhe sot. kur flitet per public benefits, jam dakort te paguaj nje "people in need tax" njesoj si paguaj state apo federal tax po jo jemi te gjithe njesoj, nuk e pranoj dot.   

nuk eshte jeta te byreku per te gjithe. ka (nje pakice ndoshta) qe kerkojne nga jeta me shume se kaq.

civilizimi i sotem oksidental prandaj dhe nuk eshte i madherishem, se tek byreku u ka ngel sipari dhe jo me lart.

edhe filozofet marksiste (qe te materialja e shifnin te gjithe zhvillimin) kur shpjegonin evolucionin shoqeror, thonin: qe njeriu pasi siguron te haje, te pije, te vishet, dhe nje banese, fillon dhe mendon per ART. stad qe perveç grekve te vjeter nuk e arriti asnje civilizim mesa shihet.

se edhe shoqerise se sotme, vetem tek mireqenia materiale, qe nuk e ka zgjidh akoma, i ka ngel diskutimi. ne france ne çdo emision TV, diskutohet vetem per ekonomi. pra nuk kane zgjidh akoma ushqimin keta qe t'i mi mban per burra te mire.

ne ate rruge qe e futen sistemin vet monistet, izolimi, nuk kishte Enver qe ta shpetonte.. edhe sikur Enveri te jetonte edhe 100 vjet te tjera....

sistemi mbaroi kur perfundimisht u prishem edhe me Kinezet, te cilet ishin sponsoret kryesor te Shqiperise... kemi ngrene gradis e badiavasmiley  nga paret e ndihmat e kinezeve ne!

...pra nga momenti kur edhe ato ndihma e rezerva kineze firuan, filloi edhe fundi i natyrshem i sistemit monist shqiptar!  

ato 4-5 vitet e fundit te monizmit, mjafton te shikoje policet apo ushtaraket ne rruge (organet e dhunes keto, te atij sistemi) , kemishat e tyre te dala boje.. ato te policeve nga ngjyre blu ishin kthyer ne bojqielli te shplara.. ndersa uniformat e ushtarakeve (oficeret) nga ngjyre jeshile, ishin kthyer ne  mente te zbardhellyera, pasi shteti  nuk kishte me leke tu jepte uniforma te reja rregullisht..

ky nje shembull i vogel per te thene: kur diktatura nuk ishte me ne gjendje te mbante, te trajtonte mire, organet e dhunes te cilat me sira mbanin diktaturen,  dmth qe kishte degraduar dhe fundi  i saj ishte i pashmangeshem!

 

enveri pas 78 (vizita e Titos ne kine dhe prishja kinezve me ne), nuk ishte me i afte menderisht (e mbanin vetem si kukull). shtetin e ka drejtuar nexhmija me  ramiz aline.

po kush tha qe do e shpetonte Enveri?

gjithnji me ben pershtypje pse eshte kaq e veshtire me komuniku per politike.

e them si nji konstatim t'pergjithshem ket.

"aaa, na nuk bejme politike ketu! pe njeri te flas per politike...?!".smiley

mbase e nuk e kutova mire "Enverin" te komenti jot, por ato qe thashe ishin konstatime te pergjithshme per kohen, meqe u nga muhabeti, jo politike!.smiley

Moldavia na e kalon, ka pothuajse gjysmen e popullsise ne emigracion.

Shifrat per moldavine jane vari lesht pasi ata s'kane kontroll mbi gjysmen e kufirit dhe nje pjese e mire e popullsise ka edhe pashaporte ruse, edhe rumune, edhe moldave etj. Vetem ne rusi jane nja 300k ilegal qe punojne ne ndertim.

Po Kane ik gradualisht popujt e tjere o beu fshatit. Ne atehere na u dha mundesia, e ikem kshu grupce/fshatce,  te gjithe njeheresh. Rendesi ka qe ikem thuaj. 

Kush ishte i tepert ne ate vend ka ikur, atje kane mbetur aq sa ai vend ka mundesi te mbaje.

Shume edhe po kthehen. 

Ka ndonje vend pune? Si I behet hallit! Apo te rroje teserja e Partise dhe militatinzmi I devotshem! smiley

pune ka per te gjithe: si per te shkolluarit, edhe per ata qe s'dine shkrim e kendim.

Sdi pse mu lexua te shkalluarit! smiley 

Rast shume I fresket per njerin qe eshte kthyer ne Shqiperi dhe nuk do qe te kthehet mbrapsht! I ka pelqyer me nje llaf! 

eshte gjynah te mos shkosh tani, pavarsisht bindjeve politike, ato mbaji dmth, po kshu thjesht per interesin vetjak, gjen njeriu vetveten.

ca pune ka fillu se nji ktu qe iku dhe ai  pati goxha fat filloi si sanitar  per xhamat e makinave nèautostrade

Pune akoma por eshte ne kerkim e siper! Po mobilizohen te gjithe..shoket, shoqet smiley me nje llaf shoqeria e tij qe te integrohet as soon as possible! Me shprese tek shoqnia dhe tek shkollat qe ka mbaruar! 10 vjet vec humbje kohe andej nga Can. 

Po po ja ka fajin Kana-da!

shoket e tij me 10 vjet shkolle ne Kana-da jetojne si zotnij  smiley

paska qen kokrra demelit as pune as shkolle

 

Nuk eshte ashtu sic mendon ti, por nejse....

Lajm mund të jetë që Beu i fshatit po jep shënja se ka shpresë për të qenë Normal. Nuk ka parë gjëmën e se Diktatura zoitrie ,  si sh . Belul që ka shpërthyer si " qen nga zinxhirët " kur ka ikur smiley

Them se pjesa më e madhe mbi Një MiljUn e katërqindmijë kanë IKUR vetëm se " U dyndën  Barbarët " e sali Qenef berishës . Fakti që Sot trashëgojmë nji Hale Gjigande të lënë nga Berishajt është Fakti më i prekshëm  . Një Stivë dru ku jo NJË dru , po i gjith reshti fundit është me Kërpaçë ose druj të shtrembër . Për midis është i vetmi dru i drejtë , Lajmi i gëzueshëm që dha Berisha se në Gjermani ka mbi 10 mijë kurva shqiptare . Për Beti N nuk ka thënë ka qenë jasht apo jo . Ka llafe se kari se kari se kari se ka Ristani një dhi do Shpagim .Të shohim !

Doni dhe vënd Kapitalist pa Prostituta , Drogë e Krim  tha e përnderetmja LefTKope për Lirinë smiley

Sukese Beut të Fshatit .Shërim të shpejtë e në vazhdim !

Kush ishte i tepert ne ate vend ka ikur, atje kane mbetur aq sa ai vend ka mundesi te mbaje.

Zametlije ...Italanët kishin planëzuar një Popullsi së bashku me Kosovën prej 15 Miljon banorësh .Vekja kishte planëzuar vetëm për Shqipërinë një Popullsi 8 -9 miljon banorësh .Fakti që gjeti tetëqindmijë dhe dorëzoi Katër mIljon e Dyqindmijë ..tregon nrysh smiley

ata barbaret jane shqiptaret e vertete, qe e kane mbajt gjithnje ate vend gjalle. do apo s'do ti. dhe tirana u perket se gjendet ne gegeri.

Me dëngëlat e tua mba Lirinë dhe në Botë e lë më në gegëri ku ka mriza e zana plot Hijeshi Torovice .  Po njerëz në Shqipëri nuk mbajtët dot . Internuat dhe dëbuat Plot njëmilonë e 5oo mijë Shqiptarë dhe kanë vdek e zhdukur pa lënë gjurmë nja dyqindmijë maleve kodrave , lumenjve e përrenjve e detrave duke ikur kufijve vetëm që kur " U dynd sali Qenef berisha  me Barbarë " 

Se gegëria zotrie ..

 

 

Knej nga Italia kan kto statistika.kush ka nga nai ven tjeter ,le ti sjelli.

me shifra numri eshte ose njesoj, ose ne rritje. Jane bashkime familiare, bursa studentesh, apo emigrim me gomone e dokumenta te sofistikuara te fallsifikuara? ca ka ndodh me 2011?

 Shum mir qe ka edhe qe kthehen.

Nuk e bo autobuzi rrugen bosh 

smiley

 

Thuj po deshe qe s'puno rilindja. Me 2014 asnje emigrant albanez per be. Ja dhe ne virtuale jemi te gjithe. 

Ne 2014, jo vetem qe skan dal, po jan rras mren e mo mren smiley

Shqiperia eshte vendi i mundesive ,shkolla te mira , spitale te mira , pune plot , strehimi po aq ose me i shtrenjte se ne shba , parqe , gjelberim , polici e forte prefesionale , gjykata te drejta e te paanshme , krim i ulet mbi te gjitha pushtet i popullit me nje KM seksi qe eshte politikan, shkrimtar , piktor , diplomat,valltar, estet e se fundi edhe arkitekt.

Lene se e llive. Humor bythe

Nuk e kuptoj ket ngativizem. 

Cdo gje eshte e perkryer. (Ktu mund edhe te numeroja arritjet e Rilindjes por po pertoj.)

 

Armiku punon shoku Xhelil...

Tu japësh dhe nga një Kawasaki dhe të q...jetën !

Shiqpëria nga Shqipëri po shndrrohej në ish .Tani ka filluar që po e merr emrin Shqipëri pa pretenduar se ka InteliDjencë që përkthen *77* vepra zotrie në Sallon ,e sidomos që njeh wealth -being-un smiley drejtëpërdëdrejti në anglisht efendëm  , se ka shakaxhij që njohin sisteme dhe Gëlasa pulash në çdo prurje që hahen edhe me xha Abazin smiley

Shqipëria ka mision të Rikthehet në shtet e shoqëri Normale , të dalë nga ajo Gropë Mashtrimi ku e ka futur me ndihmën e zogorisë lefqenia e sokëllimat e sali Qenef berishës , ku llapaqenët duhet të  vlerësohen vetëm nga Partia e Bashës .

Dhe kjo Qeveri po i ÇFRYN Tollombacet e dëngëlave me përvojë Botërore e dije që nga Perandoria QIN për ta prurë si në pëllëmbë të Dorës Produktin e  Mut burrit të Mut Shtetit Saliut , me Beti N dhe Beti Vrimën në krye të detyrave më të thjeshta .

Dmth një shoqëri si gjith Bota por sidomos pa PORDHË inteliDjente !

Me kete qeveri ska te ardhme,zgjidhja te ngrihenmi sa me pare te shpetojme vendin

Duke u ndalur tek nata e ndërimit të viteve, komandanti thotë se do mbahet mend gjatë për errësirën që pllakosi në 170 komuna dhe 15 bashki të vendit, si dhe qindra fshatra e lagje në komunat dhe bashkitë e tejra. “Nuk ishte rezultat i thatesires ekstreme, por ishte rezultat i papergjegjesise ekstreme, makuterise te neveriteshme te administrates, zyrtareve dhe qeveritareve qe braktisen çdo detyre dhe pergjegjesi dhe u derdhen te festojne per vehte si lukuni, te dehur dhe trallisur, ne resorte, vila luksoze, brenda dhe jashte vendit”,- shkruan komandanti ne FB smiley

si i njit fotot ktu, kapo?

nji koment me foto illustruese paguhet 5 fish, pranej po pys.

...si ka thon Roni, nje picture oshte  barassa per 1000 fjale smiley

Kini vetem pak durim...do shihni çudira! Po, po, çudira! 

kush s'do me pa, nuk shef as piramiden e keopsit, o Ron. ku osht, do thot.

Nje cinizem i papare ka kapluar shpirtrat e pellazgo-ilireve. 

A thua se Roma u ndertua ne nje dite.

3 mandate kemi thene na duhen per ti vene punet ne rrugete drejte. 

po ca lesh o? deri tani vetem "pse bo selfie" kom nigju si kritika. ah, edhe per shpin, se ajo ka rendesi te modhe.

m'vje t'i them kapos naj her: do hosten bualli, jo pickime pleshti. pastaj them, lene me mire.

Lere mos i ysht se aq duan, ta hedhin qeverrine sa hap e mbyll syte. 

Po sa te padurume qe paskan qene mer!?

Po cfare u kushton mer te presin 3 mandate???

OBJECTION: mua me thane 4 (2 i ka Edi; por do 2 edhe Erioni). 
2 + 2 bejne 4, qashtu !

jon bo te gjith si arkitekta te marum smiley

Për shëndetin tënd Grande ... Ti i njihke mirë këta . Na komentojmë sikur janë Normalë me shkarje të vogla . Këta dashkan mesazhe nga Komanadanti të kuptojnë çfarë llafosin smiley

Hallall  Kaposhi i viti të Ri smiley

Tani kemi dhe 11 janarin përpara , datën Historike të Republikës Demokratike të Parë Shqiptare pa mbretër anadollakë e simBole të Tradhëtisë . Vodhi , Grabiti , gjeti Njëmiljonë popull e i braktisi në 800 mijë . Njësoj si pasardhësi që i ngriti monument .Vodh i Garbiti përzuri 1 miljon e Katërqindmijë ...u bë dhe Gati të ikte po e garantoi Finua smiley

Tani u dërgon mesazhe fansave njlësoj si me qenë Lek Plepi smiley

Ku është INSTAT me krahasime këtu smiley

Lajm vk. Si te thuash qe dielli ben drite. Normal qe jemi vend emigrantesh se jemi komplet vend vk me rob te lodh gjithandej (ktu fus dhe veten time). 

Emigrantet nuk kane per tu kthyer ndonjehere pervec nje numri te vogel..

nuk, sbehet, e pamundur, kot e keni, etc, etc.

Pse e ke kaq te ngushte shpirtin o njeri i mire?

Mendo pozitivisht, hapju se mires dhe ke per ta pare se dhe ti do te rilindesh! 

Thjesht faktet shoku xhelil.  e di se partia mendon dite e nate per te miren e popullit po italianet e emigruar psh shume pak prej tyre u kthyen ne shtepi megjithese italia i ka punet shume me ne terezi se ne..smiley

Shkaku i vertete i ikjes ka qene:

Per te bere nje jete me te mire!smiley

Dmth nga shifrat 1/3 e popullsise tani ben nje jete me te mire se 2/3 e popullsise.

Do te ishte me me interes te kishte shifra per % e elites te ikur dhe te mbetur (aq me teper se komentuesit ketu jane intelektuale qe marrin vesh nga arti grek dhe nga karti pellazg), dmth sa % e intelektualeve te nderuar ngambrapamoderne ben nje jete me te mire.

Njekohesisht te krahasohej shifra e elites me vende te tjera emigracioni masiv. Meqe elita ka funksion me teper shpirteror ne jeten e nje kombi, atehere do te dilte me e qarte se çfare do te thote te besh nje jete me te mire ngambrapamoderne.

 

Per dy vite 2011-2013 i bie qe jane larguar nga vendi me rezidence te huaj 58,493 veta. Shifra te frikshme ne permasat e nje eksodi qe te gjithe e injorojne por qe vazhdon te gerryeje pjesen me aktive te shoqerise (nese e marrim te mireqene qe te gjithe keta persona kane qene ne moshe aktive pune) te atij vendi. Sirenat e alarmit duhet te kishin rene me kohe pasi po vazhdoi keshtu jo vetem qe nuk ka per tu "bere" ndonjehere ai vend por nuk ka "rilindje" qe i ben derman. Te shohim nese 83,000 vendet e "reja" te punes te Velise se rilindur do kene efekt ne kete eksod (me sa duken bathet nga porti i Vlores as qe behet fjale).

Duke udhetuar me shpesh jashte e duke kontaktuar me shume me boten, shtohet numri i shqiptareve qe mendojne se emigrimi i paligjshem nuk eshte me zgjidhje, pasi inflacioni ne Shqiperi ka bere qe me 100 euro kursim nga nje rroge 1000 euroshe nuk ben dot ne Shqiperi po aq shume gjera sa c'beheshin kur rroga e nje mesuesi ishte 50 euro e me 7000 euro blije prona.

Kete e verteton edhe heqja e vizave e lehtesimi i vizave me SHBA-ne. Po ashtu, edhe numri i atyre qe nuk duan te ikin sa vjen e shtohet, dhe numri i te kthyerve sa vjen e shtohet gjithashtu. 134 mije jane kthyer vetem ne kater vitet e fundit nderkohe qe numri i te ikurve gjate ketyre viteve eshte shume here me i vogel. Pra, me shume kthehen se sa ikin.

Sa per emigrimin e ligjshem, sic eshte rasti i gjermanise, qe po merr shume mjeke nga Shqiperia me zero vite pervoje pune, vetem me nje diplome, duke i joshur me rroga shume me te larta se ketu, eshte dicka e pashmangshme por qe vetem i demton vende si tonat.

Njerezit ne Shqiperi kane 24 vjet qe ushqehen me idene se ikja eshte e vetmja zgjidhje, ide qe emigrantet e italise qe kane postuar kete lajm ne faqen e tyre e mbrojne me kembengulje sepse nuk dine me shume se aq dhe duan qe komunitetet e tyre te jene me te medha e sa me te lidhura.

Sa per PPU, duke pare dhe lajmet e tjera ne faqen e pare, me vjen te qesh qe tashme blogu ka rene zyrtarisht ne nivelin deshperak e me paqendrueshmeri mendore te administratoreve qe gezohen me te keqijat ketej per te mbushur boshllekun e vet kuterbues.

Ali Komiku paska bo fmi. 

 

Shkabe emigracioni ne Shqiperi i ka fillesat nga 1890, zonat Juglindore kan emigruar me shume ndonese ishin me mire financiarisht sepse emigrimi kishte kosto financiare. Amerika nuk i ka heq vizat e ska per ti heq...thjesht asaj elite qe nuk emigronte fakt i provuar nga rikthimi ne shqiperi do ju kursej andrallat burokratike qe te mos shkojne ne ambasade cdo vit por 1 here ne tre vjet. Nuk eshte faji i medias qe njerezit duan te largohen nga nje vend qe nuk ju ofron gje atyre personalisht. Ti je mire vete dhe te vjen keq qe po te largohet krahu i punes i te vobekteve....por per ta eshte me mire nje punedhenes gjerman a anglez sesa nje Shqiptar, te pakten sot per sot. Sa me shpejt ta kuptoni aq me shume do beni per njerezit qe ti mbani ne vend poshte vetes.

Edhe nje here, vete ky lajmi e ka thene ne paragrafin e fundit qe ne kater vitet e fundit numri i te kthyerve ka qene disa here me i madh se numri i te ikurve, gje qe bie ne kundershtim me titullin dhe paragrafet e para. klm

Kthimi hipotetik ....i emigranteve nuk ka te beje me permiresimin e kushteve te jeteses ne Shqiperi por me perkeqesimin e gjendjes ne Greqi e Itali. Artikullshkruesi nuk e ka ndjekur fatin e te rikthyerve nese ata kane qendruar ne shqiperi keto 4 vjet apo jane larguar perseri nga kane ardhur apo diku tjeter. Popullsia ne Shqiperi vazhdon te pakesohet pavaresisht lindjeve te larta dhe aty do bazohesh. Fale diasporesh largimi ilegal eshte bere me i fshehte e sbie aq ne sy.  Nderkohe mbushja e autobuzave per gjermani, vend elitar emigracioni, tregon qe trysnia per emigrim eshte shume e larte. Imagjino sikur te liberalizohen vizat me USA....nuk ka per te mbet njeri vec Pleqve e Pasanikeve, qe do marrin ne pune Greke si njehere e nje kohe.  

nuk ka per te mbet njeri vec Pleqve e Pasanikeve, qe do marrin ne pune Greke si njehere e nje kohe

ka per tu bo shqipnia Florida e Ballkanit! m'kapi nji ngazellim qe me mjes. 

Sigurisht qe s'i ka ndjekur nga Italia, kete po them dhe une. Por nga Shqiperia i kane ndjekur vit pas viti dhe jane dhene shume ndihma per pershtatjen e femijeve te tyre. Autobuset ne gjermani u mbushen vetem kur i genjyern per jete qyl me 600 euro ne muaj, se per 5 vjet qe ishin aty pa u premtuar jete falas, s'u mbushen asnjehere.Edhe tani, bosh jane. Sa per Ameriken, pse s'po ikin ne BE, qe eshte 100 here me mire se Amerika qe europianet e shohin si katund?

2014, 2013, 2012

Je i Ri e si kupto ca gjona.

Ka shume vende te BE, ku shteti eshte aq i forte dhe penetrues ne ekonomi ku koncepti i punimit ne te zeze eshte i pamundur...jo pothuajse i pamundur.

Amerika eshte fshat vertet per syte e tu te pastervitur, po duke qene hapesire e madhe dhe duke pasur shtet te vogel, ofron shume mundesi per punonjesit pa letra, te cilet fale punes ilegale mund te jetojne perafersisht me komoditetin e vendalinjve. Emigracioni fatkeqesisht ndjek ne menyre pragmatiste vendet ku ka informalitet. Greqia e viteve 1990-2010, kishte sistem informal terheqes per ilegalet,per shembull, rrogat ishin me te vogla se ne cdo vend te Europes, por ishte para ne dore..dhe Shqiptaret qe vershyen, nuk krijuan vende pune por thjesht zevendesuan Polaket e Jugosllavet e viteve 80. Une se kuptoj se pse mund te kthehen Shqiptaret ne Shqiperi kur papunesia eshte konstante vec faktoreve fatkeq personal qe skane te bejne me situaten ekonomike.

P.S. Emo, mos u ngazelle shume me Shqiperine e plakur, sepse pleqve ne emigrantet do ja u cojme cekun per te paguar kujdestaret e infermieret, dhe do e zbresim nga shpenzimet e pushimeve te ardhshme ne Florida, qe fale hapjes me Kuben do behet me e shtrenjte.

kjo tregon rritje te standartit or iFiqo, shqiptari nuk eshte me pabuksi qe paguan pesmetmi lek per pasaporten, por eshte bosi qe shkon tund qinmilekshin per nji pasaporte e nji karte identiteti dhe si ben syri terr

Gezuar meqe ra llafi smiley

Ngamot Gezuar smiley

Po sthash gjo per bese. Info per qellime buxhetimi smiley

Sa per ne, dihet moo, as kemi e as na marohen. Kon pagujt robt si vaftit nga 12.000 per nji volo a saffari, e 6000 per nji autobuz ne Mynihun e Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti smiley

Ku shkoi mija tshkoj dhe qinshja

2 fish i pashaportes Amerikane cmimi Fiqo. Kushedi sa te lakmueshme jane, nuk perballon dot shteti kerkesen.

Shqiperia nuk eshte me hambari i mushkonjave!

oooo, lajm i mire, paskan ardh dritat ne cdo cep me nfund. Kesisoj, na u kriju mundsia me nigju dhe opinionin e shqiptarve te vertete, jo te medias propagandistike inferiore

ato valet e kthimit kane t'bejne me krizat ne greqi e shume pak ne itali po te qush kthim emigrantesh ato sezonalet qe shkojne sa here ka sezon mbjelljesh e korrjesh, do t'thote minimumi me t'hyp vetja n'qejf

Nr i te huajve ne Shqiperi me duket mjaft i ulet. Por sigurisht mungojne te dhenat e 2014. 8000 jane vec punetore te huaj tek Blloku.

Qeverine e ka kap nje sens paniku i lehte, po ikin punetoret, s'do kene me ke te heqin nga puna.

Gezuar Vitin e Ri shqiptare!

/shtroni kurrizin dhe punoni me fort ne 2015 nga te dy anet e Atlantikut.

Pjese nga Intervista

Grava 2) Ndermjet qindra çeshtjeve qe ke trajtuar ne VQ, eshte ajo ku flet per leje-qendrimet dhe nenshtetesine ndaj te huajve ne Shqiperi, kosovarve, arberesheve, arvanitasve, se si mund te jepet ajo, duke sjelle edhe shembuj perendimore, mirpo ne ate kohe qe ju keni folur per kete problem (2002-03-04-05) nuk ka patur shum te huaj ne Shqiperi, perkundrazi kishte shum shqiptare qe largoheshin. Duket sikur i keni paraprire ketij problemi, apo keni dashur qe Shqiperia te hapej me shume. Si mund ta shpjegojme kete problem qe ne ate kohe mund te qeshnin njerzit, ndersa sot eshte aktuale, ne kemi me mijra te huaj. Ajo qe nuk ndihej dhe nuk ishte aktuale, nuk ishte problem ne ato vite (2002-2005) sot eshte nje problem per Shqiperine. 

 

Pjer 2) Vertet ne ate kohe kur u kam shkruar autoriteteve shqiptare, nuk ishte dhe aq problem, por e parashihja se fluksi i te huajve, deshira e kosovarve, arberesheve, e te tjereve shqiptare, do rritej nga viti ne vit, siç dhe po ndodh, ku per çudi nuk mungojne te vijne edhe te huaj te punojne ne Shqiperi. Sot jo dhe aq shume, por numri rritet nga viti ne vit. Dhe ketu duhet te kemi parasysh dhe aksiomen e njohur ekonomike, se; Kapitali leviz atje ku krahu i punes eshte i lire dhe i shkolluar. Keshtu qe pritej nje gje e tille. Kapitali terheq edhe forca pune. Siç eshte vene re ne Brazil e vende te tjera, ku jane investuar miliarda kapitale, dhe kane emigruar (per atje) edhe me mijra specialiste. 

Une me rekomandimet qe kam dhene, kam dashur qe Shqiperia te ishte e gateshme ne aspektin ligjor ndaj ketij fluksi apo deshire. Njekohesisht edhe te mos rreshqiste ne vorbullen e disa pseudo-patrioteve qe po rekomandonin dhenien e shtetesise shqiptare/albaneze ter kosovarve qe e kerkonin ate. Seç dolen disa teori qe kosovarve tu jepej shtetesia shqiptare, gje qe do te thonte te pregatitej terreni per te larguar ter kosovaret drejt Shqiperise. Pra nje kaos, qe çonte uje ne mullirin serb. Prandaj hodha idene qe shtetesia te mos jepej ne mase siç trumbetohej me entuziazem nga disa leshko, por vetem atyre kosovarve (apo dhe te tjerve) qe kishin nje aktivitet ekonomik, sportiv  apo nje prone ne Shqiperi, dhe kjo me proçedura, 1-2 viteshe, 3-5 viteshe e 5-7 viteshe qe e kane shumica e vendeve tashme, por qe e shtyjne nganjehere deri ne 10-11 vite per marrjen e shtetesise. Pra, me rekomandimin.....

......Pra, me rekomandimin qe iu jepja une, krijohej nje klime serioze ne kete çeshtje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).