Pallatet në Tiranë do të kalojnë testin e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar nëse i plotësojnë apo jo kriteret e sigurisë. Grupi i verifikimit ka nisur punën fillimisht me inspektimin në blloqet e pallatave arabe në lagjen “Don Bosko”.

Instituti i ndërtimit do të kalojë në sitë të gjitha ndërtimet në kryeqytet për të kuptuar se sa të rrezikuar janë apo jo, përballë lëkundjeve sizmike, siç janë tërmetet, por edhe për të verifikuar kriteret e sigurisë në të cilat janë ndërtuar.

“Konkretisht është vlerësuar dokumentacioni që ka vënë në dizpozicion ish subjekti ndërtues, ish-drejtori teknik i këtij subjekti, për 14 objekte. Këtu jemi në zonën e “Don Boskos” ku janë kulla nr. 4, kulla nr. 5, kulla nr. 6 dhe nr 7 që janë objekte me nga 10 kate. Kemi filluar tek kulla nr.4 për matjen e verifikimit të magës së betonit, kështu që ne do të dalim me një akt-ekspertizë të firmosur nga të gjithë specialistët e grupit në mënyrë që t’i hapim rrugë edhe legalizimit të objekteve”- tha inxhinieri Kristaq Puleri.

Grupi i verifikimit ka nisur inspektimin fillimisht në blloqet e pallatave arabe siç njihen në kryeqytet, në lagjen “Don Bosko”, për të kaluar më pas në gjithë pallatet e ndërtuara nga i njëjti subjekt, jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.

30 Komente

jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.

Ja nuk dolen ne rregull, çdo behet me pas...??? do ti shkaterrojne, do tu ulin lartesite apo do tu japin banoreve shhtepi te reja.....pfff

Ajo është puna e ndërtuesve se çfarë ndodhë më mbas. Këta duhet të japin ekspertizën e sakt , se ndryshe ajo firma që do vënë në fund të letrës do i ndjek nga mbas edhe sikur të ndodhë diçka mbas 30-40 vjetësh. Në itali u përndoqën sizmologët për sigurin që kishin dhën ,kurse në Turqi u bë maskaër e vërtet para disa vitesh për shkak se cilësia ishte shkel e shko në ndërtimet e disa viteve më parë.

Kur mendo se jan te njejtat standarte dhe Materiale si ato te Turqis, plus Kaosin, telat e korentit etj. rreziqe ne Qendra urbane .... Zot ruj Shqiptaret.

ndertuesit kane ikur me kohe ne egjypt e i kane lene shendene shqiperise, po duhen nxjerre para pergjegjesise tekniket dhe inxhinieret qe kane firmosur - kush e di me ke e kane?

Dmth nderto njehere pastaj shikojme  nese jane te sigurta apo jo .sikur projektuesi duhet te parashikoje , gjate ndertimit merren samples te betonit , plus inspektoret qe monitorojne cdo faze te projektit.ne fund te ndertimit behet inspektim i pergjithshem perpara se te jepet leja e banimit .pastaj shitet.cdo behet me njerezit te cilet kane paguar 400-500 euro m2 kur te mesojne se pallatet e tyre jane te pasigurta.?

esht fry fort tullumbaci i ndertimit..... kush si dallon Shenjat e ka fajin vet....

Cilido qofte ai ndertues qe nuk ka zbatuar parametrat e sigurise duhet te denohet me burg!

Ne burg!

Ne burg! 

Rono, mblidh veten se je bere si "Rio 2". 

Si do i dalin para atij qe ka paguar 200 mije euro per nje apartament e ti thone:e di si eshte puna apartamenti ne te cilin ti ke derdhur gjithe kursimet e jetes eshte i pasigurte.

S'besoj te dalin te pasigurt. Ka nga keta te inxhinerise qe e kane marre shkollen aq kot, sa nese libri thote "fut 5 hekura qe te behet e forte", ata fusin 10 per te qene brenda sepse s'dine t'i bejne llogaritjet qe te binden se edhe 5 mjaftojne. 

Dhe ti flet me kompetence per c'do ndertim te bere ne tirane?

Une s'di ku e pe ti kompetencen, por fakti eshte qe ketyre te INUK-ut u eshte dashur ta vene dinamitin nga tri here

Perdor pak analogji o njeri i perendise.Turqia e italia megjithese defektet kane hyqymete me te forta se tonat dhe prape termeti ua zbuloi ndertimet me cilesi te dobet.Tani ti presupozon se ndertuesit ne mungese te plote te nje qeverie efektive, tane kane zbatuar gjithe kodet e kane  perdorur materialet me te forta qe mund te gjenden se  qellim te pare ata  kane sigurine e miletit dhe jo fitimet e tyre?

Po çse mi , para se te ekzistonte qeveria ku jetonin robt neper kasolle.

Sipas teje robve para se te ishte qeveria u binte shpia cdo dy muaj nga termetet???

smiley

 

Shembulli i Italise tregon pikerisht se sado qeveri te kesh ti me rregulla e me gjera leshi puna behet edhe me keq...

Sipas kodit te hanibalit ne babilonine e lashte:marangozit te cilit i rrezohej shtepia e ndertuar prej tij i pritej koka .smiley

E ca tregove ti me kete?

Ti kur vete belen nje produkt, sidomos ata me kosto te larte, nenshktuan edhe kontrate me shitesin. Respektimi i kontratave te nenshkruara vulletarisht mes paleve jane nje nga detyrat e shtetit sipas teorise amerikaniste te shtetit minimal, republikan kushtetues.

Ti madje mund ti kerkosh ndertuesit certifikata nga me shume inxheniere, dhe nese ai nuk ta ofron nuk te detyron kush ta blesh.

Ti tani ben nje muhabet komplet ndryshe... se thu qe shteti do edhe nje tjeter monopol qe ta dhjesi edhe me tej... Po ja mo trape, qe jeton dhe ne Amerike, slejet e ndertimit deri me sot kush i ka dhene ne Shqiperinte tende socialiste? Shteti. Shiko ku jemi??

Ndersa NEW YORKU u zhvllua fillimisht nga kapitalistet e eger kur nuk kishte kontroll mbi lejet e ndertimit... Dhe si ka mundesi qe ata gratacielat te jene ndertuar aq skematike, aq paster, as te distancuar sa te kete edhe rruge ne mes... Si ka mundesi qe nuk u ndertuan njeri siper tjetrit apo me materiale skadente?? 
Te ishte per ashtu, do kishin rene te gjithe qiellgervishtesit e ndertuar para 1900. E di di ka akoma ne kembe te tille... smiley

Turqia e italia megjithese defektet kane hyqymete me te forta se tonat 

Cmdh hyqymete?

vallahi, un me teper kisha frik se kta tallashet e INUKut skan haber nga kjo pun sesa me majt veten me gajret me "ndergjegjen" e ndertuesit. ishalla ke te drejt.

Shifni iher ato te komunes Dajt ju*.  smiley

*Te futa ne ty ne torb, me te bo qefin. smiley  

Tha mire Alidemsi siper, edhe sikur te dali noi ndertese jashte parametrave ndertimore, çdo te ndodhi, do i nxjerrin njerzit perjashta. Ketu me duket se qeveria po merr kot me kot. Nese qeveria, do qe te tregoje zotesine e vet ne ndertimet qe do behen nen qeverisjen e saj, le te vendosi kete kontrroll per ndertesat nga 2014 e tutje. Megjithse, me aq sa kam hulumtuar une tek ndertuesit, parametrat kryesore te ndertesave, jane respektuar. 

Raporti inxhinierik duhet o Pjer .kompanite e sigurimeve psh nuku sigurojne ndertesa me rrezik te larte shembjeje.kontrolli I cilesise behet hap pas hapi qe me projektin nga inxhiniere te licensure te cilet ne vendet kaure duhet te jene bonded e te siguruar ne menyre qe ne rast deshtimi te konstruksionit per faj te tyre kompania e sigurimeve mbulon te demtuarit.gjate ndertimit behet analiza e kampioneve te dheut e betonit hap pas hapi.ne malajzi e shemben nje kat gjate ndertimi te kullave sepse betoni doli jo me fortesine e duhur.ne shqiperi keto gjera jane anashkaluar .ata qe iu del shtepia jashte kushteve teknike are fucked.

Ahh, nese behen per kete arsye, efekt sigurimi/garancie per kompanite e siguracioneve, jam dakord. 

E ca do boj instituti me kto verifikime? Do e qisin 11-katshin si te pabanushem...ca do bojn robt masanej? Apo kot sa me e dit?

Shiko, ka nga ata derra qe kane mare perllogaritjet e inxhinjerit dhe i kane zbatu si i ka dasht bytha. 

Qe nga cimentua ne beton, te lloji e sasia e hekrit, e gjer ke profili themelit. 

ashtu eshte 100% - po ca ndodh mbas inspektimit?

Ky muhabet mua me kujton nje plake nga Farka qe po i hypte Zisit per te zbrit ne Tirone. Sa ngre koken plaka per me kapercy karrocerine i shpeto nji pordhe: prrrr. Fillun me qesh ca rob, edhe hudhet nje cun i ri agronom: None, ruj te tjerat mos shpetojne. Ene ti kthehet plaka: O bir, i thote. Ti n'munsh me m'kap ate qe m'hiku, pa kto tjerat di nona si ti ruj. smiley

cun i ri agronom

agronom == intelektual dmth...kshu qi nona ja hudhi intelektualit. po se u dhi atmosfera ....

Une s'thashe intelektual mer vlla. Agronom thash. Shkonte e vinte nga Farka ku bonte stazhin, se shpine e kishte ne Tirone. Plus morali s'ishte ke agronomi, po ke pordha qe po iku, ec e kape. smiley

ene agronomi ne nje linje ishte...ruj kto te tjerat, se ajo qe iku, iku me poterre smiley

smiley

Nga kjo mori pervoje dhe Babasqapi qe u mbante Fjalime ..Farkare dhe Farkare ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).