Në komentin e publikuar në “National Review” me titull “Islamofobia është një mit”, Brendan O’Neil ankohet se sulmet terroriste të kryera nga islamistët radikalë janë pasuar vazhdimisht nga kërkesat e zakonshme të liberalëve, që kërkojnë marrjen e masave, për të mos sulmuar myslimanët e pafajshëm. “Gjaku në dyshemenë e zyrave të Charlie Hebdo, ishte ende i ngrohtë, kur vëzhguesit vetulla-rrudhur filluan të thonë: “Oh jo, muslimanët! A do sulmohen vallë” – shkroi ai.

“Ndodh e njëjta gjë pas çdo sulmi terrorist. Nga sulmet e 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork, 7 Korrikut 2005 në Londër, sulmi terrorist në Sidnej në fund të vitit të kaluar, dhe masakrat në Paris në fillim të këtij viti. Liberalët nuk ngurrojnë të reagojnë në çast, sipas një stili pavllovian ndaj sulmeve terroriste islamiste, duke u shqetësuar për mundësinë e ndonjë kryengritje të dhunshme kundër myslimanëver të keq-arsimuar. Kryengritja nuk vjen kurrë, por kjo nuk do ndalë kurrësesi frikërat e tyre fantazioze”.

Sikundër Neil e përkufizon, “ideja e islamofobisë, gjithmonë është e bazuar më shumë tek fantazitë dhe paniku i elitave politike e mediatike, sesa tek ndonjë nivel real dhe i matshëm i urrejtjes ose dhunës kundër muslimanëve”. “Është e vërtetë që pas masakrës në “Charlie Hebdo”, disa granata u hodhën në oborrin e një xhamie në qytetin francez të Le Mansit, megjithëse fatmirësisht ato nuk shpërthyen dhe askush përreth nuk u plagos. Ky është një akt i çmendur dhe personi ose personat që e kryen, duhet të zbulohen dhe ndëshkohen. Por frika për dhunën e përhapur anti-myslimane, mbi përhapjen e urrejtjes toksike islamofobe, në rrugë apo dhe në vendet e punës, janë të pabaza, sepse forca e tyre lëvizëse vjen pikërisht prej atyre që janë kundër vendasve, nga paragjykimet anti-popull të elitave, dhe jo nga ndonjë dëshmi e fortë e armiqësisë ekstreme ndaj myslimanëve”- vijon më tej Neil.

Ndërkohë besimi im se myslimanët janë në rrezik të veçantë, pas çdo sulmi të rëndësishëm terrorist të kryer nga radikalët islamikë, është i bazuar në faktin se pas sulmeve të 11 shtatorit, pavarësisht një presidenti konservator, që u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të përmbaheshin nga fajësimi i fqinjëve të tyre myslimanë, krime të urryera janë kryer kundër amerikanëve myslimanë.

Nivelet e rritjes së urrejtjes ishin “të vërteta” dhe “të matshme”. Koncepti im se islamofobia, ose frika irracionale ndaj myslimanit të zakonshëm, është një tipar i dallueshëm pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, mbështetet nga vëzhgimet e kryera në disa qytete, të cilat janë përpjekur të pengojnë ndërtimin e xhamive, nga përpjekjet shtetërore për të ndaluar ligjin e sheriatit, sikur ne të ishim në prag të sundimit prej tij, nga frika se Barak Obama është një mysliman i fshehtë, nga profilizimi i studentëve myslimanë, për asnjë arsye tjetër përveçse përkatësisë së tyre fetare. Por Islamofobia mbështetet edhe tek materialet e trajnimit kundër myslimanëve, që FBI-ja i miratoi në njëfarë mënyre dhe i përdori pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, në një kohë që dhjetëra myslimanë që unë kam intervistuar, thonë se amerikanët e tjerë janë më të frikësuar prej tyre tani, sesa përpara sulmeve të 11 shtatorit.
Britanikët e shqetësuar për krimet e urrejtjes antimyslimane pas atentateve të 7 korrikut 2005 në Londër, sipas mendimit tim kishin të drejtë ta bënin këtë, sepse aty ishin faktuar krimet e urrejtjes anti-myslimane, ndonëse në një masë jo shumë të madhe.

Ndoshta numri i vogël i akteve ishte pjesërisht për shkak edhe të korit të zërave kundër hakmarrjes kolektive. Është shumë shpejt që pas ngjarjes në Sidnej, të bëhet një llogari përfundimtare e efekteve të saj tek krimet e urrejtjes fetare, por policia në Australi ka raportuar që tani një rritje të ndjenjave dhe incidenteve anti-myslimane, një reagim që mund të pritet edhe pas sulmeve të tjera terroriste.

Sigurisht, nuk ka një kryengritje masive të dhunshme kundër myslimanëve amerikanëve, britanikë, australianë apo francezë. Por nga ana tjetër, pretendimi se është e paarsyeshme të shqetësohesh rreth fanatizmave anti-myslimane apo të reagosh ndaj tyre, është i çuditshëm. Edhe një shpërthim inati është i mjaftueshëm për të justifikuar shqetësimin dhe njëherazi përpjekjet për të parandaluar më të keqen. Është më mirë të mbytet që në gjenezë shtysa për një hakmarrje në grup mbi muslimanët, sesa të veprohet vetëm atëhere kur një reagim i ashpër e me pasoja tragjike ka marrë tashmë formë.
O’Neil shkruan më tej se “sipas statistikave federale mbi kriminalitetin, në vitin 2009 ka patur 107 krime të urrejtjes anti-myslimane, ndërsa në 2010-ën kjo shifër ka qenë 160. “Në një vend prej 330 milionë banorësh, ky është një nivel jashtëzakonisht i ulët” – thotë ai.

Por vlen të kujtojmë se në vitin 2000 ka pasur vetëm 28 incidente të tilla. Unë pyes se çfarë ka të gabuar të shfrysh kundër fanatizmit anti-mysliman, që është përgjegjës për 100 apo më shumë krime të urrejtjes fetare, duke patur parasysh se shifrat ishin shumë më keq menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit? Po t’i shtojmë kësaj edhe shqetësimin se shpërthimet e dhunës mund të ndodhin përsëri?

Të bësh thirrje për tolerancë ndaj një grupi minoritar në një moment bindshëm të rrezikshëm, nuk kushton asgjë, është thjesht një kujdesi njerëzore e pakundërshtueshme. Dhe në qoftë se toleranca relative mbizotëron, atëherë ky është një sukses e jo një rast për t’u ankuar se elitat nuk janë duke besuar mjaftueshëm tek masat popullore.
Nuk ka asnjë shans serioz të besohet shpjegimi se përpjekja për të stigmatizuar reagimet e ashpra anti-muslimane, i detyrohet faktit që krimet e urrejtjes kanë qenë më të mëdha para ngjarjeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe se më pas ato kanë rënë, megjithëse jo në nivelin e para këtyre sulmeve.
Ky është sigurisht qëllimi i liberalëve, si dhe shumë konservatorë që ndoqën shembullin e presidentit Bush. Gjithësesi kjo për mua është një arsye e mirë për të vazhduar fushatën e stigmës, edhe në qoftë se ndjeshmëritë e disa konservatorëve janë ofenduar, sikur vuajtja të ishte një lojë me shumën zero, dhe duke mbrojtur me zell tezën se Islamofobia minon në një farë mënyre luftën kundër terrorizmit.

Përderisa myslimanët e zakonshëm janë të rëndësishëm në informacionin që japin mbi bashkëfetarët e tyre të radikalizuar e që mund të shndërrohen në të dhunshëm, përpjekja për rritur mbështetjen ndaj tyre edhe jashtë SHBA-ve, është një investim kundër terrorizmit, përveçse përputhet me parimet themelore të drejtësisë.
“Islamofobia është një fjalë e kriptuar për shkak të frikës së elitave evropiane ndaj popullsive të tyre – shkruan O’Neil – që ata e imagjinojnë të jetë e paditur, me paragjykime, lehtësisht e udhëhequr nga mediat tabloide dhe të dhëna pas mërisë dhe dhunës”. Po, sikurse edhe ndodh, qeniet njerëzore në Evropë dhe kudo tjetër, shpesh janë të paragjykuara, të udhëhequra lehtësisht nga mediat, dhe iu jepen dhunës dhe zemërimit. Do të ishte bukur të mendohej, që një fraksion i dhunshëm në të djathtën evropiane nuk do të kishte sukses në kryerjen e abuzimeve të tmerrshme ndaj imigrantëve apo minoriteteve etnike. Të stigmatizosh ata që punojnë për të parandaluar një të ardhme të tillë, është një shpërdorim i vetë stigmës.

 

Marrë nga "The Atlantic"

Përktheu bota.al

27 Komente

Gjate, shume gjate smiley

Ka ndertu gjith ket kala mbi ate gurin e cepit, qe Gazi nuk o popell fondamentalist! Kaq mer, kaq te thoshte!!!! smiley

3 paragrafe mjaftonin, po ky shkruj, shkruj e ka bo mullar smiley

Jo se kur kalojme ne ekstrem te liberalizmit mberijme ketu....

Akoma s'kam lexuar shkrim qe rivalizon kete.

Me duket se po pregatitet terreni qe te filloj nje perplasje edhe me e forte ndermjet orientit dhe oksidentit. Koken hengeshin, ne shqiptaret duhet te shohin interesat tona kombetare, se interesat internacionale jane vorbulla qe ne duhet tu qendrojme sa me larg. 

kete lajmin tani sa e pashe ne tv 

me behet qefi qe je miren Pjer pasi ne peshk u hapen fjale se keta qe ka kapur policia kan punuar ne te njejten magazine me ty.

Sa do fikja kompjutrin Rono, keta qe kam ketu ne magazine, i ngjajne atyre naziskineve qe permend tek Intervista e VQ, qe bejne bla-bla-bla, qe nuk jane si naziskinet e vertete qe bejne aksione. Lexoje kete pjese ku flas per Gjermanine, dhe nese eshte e mundur, nxirre ketu ato 2 rreshta. 

yeah...

yeeeaah...

yeeaaaahhh...

ps. ajde pirdhuni tani, me gjith teorit liberale te leshit dhe tosun bac. ah, po, merreni dhe ate trapin e lales, ben aflekun dhe liam neesonin, t'ju lujn naj film me ngjyra.

mire e ke ti o cim. Po si tha spiritusi: Mire mire, por bota eshte e ndervarur.

 

U merziten ca ktu kur thashe se vej bast qe sulmi i terrorist i rradhes ne Europe do jete nga djemete e Islamit. 

Atyne qe ofendohen ose merziten nga oferta ime per bast i them nje shprehje Nju Jorkeze: Put your money where your fucking mouth is! 

 

2 x M-15, fisheke cop 600, bomba etj. Dje ky muhabet.

Ja pse duhet folur me sa i mbajne mushkrite kundra kesaj ideologjie.  Ja perse duhet distancimi. Qe loqe si ky, te pysin edhe njehere veten nese duhet te ndermarrin te tilla akte terrorizmi. 

Nuk e ke pas këtë egërsi ndaj LefTKopesë kur thërriste

" Rrëmbeni armët  " smiley

Apo e mba me hatër se është në Europë Partia Myslymane e PD-hi ! Krimi duhet dënuar kudo ku shfaqet me thirrje për " përmysje " me revolta e dhunë , aksione të armatosura nga Halimi Supës !

Eshte interesante me islamiket qe valevisin flamurin e liberalizmit kur vjen fjala ne debatet qe zhvillohen per elementet ekstremiste qe kane nes tyre, integrimin, etj.... Nderkohe per veten e tyre ate flamur e kane vene si rrogoz ke porta e shtepise dhe fshijne kepucet.

Papa duhet respektuar .Është zë i arsyeshëm i Kohës.

Nuk është punë "myslymanësh " këtu që dihet se janë pak sa më të prapambetur në Doke e Zakone për Moralin në tërsi e ne disa zëra të veçantë janë të tepruar të kapërcyera nga Bota e Qytetëruar  që nga  koha e mesjetës . Fakt është që janë pak të prapambetur , por nuk është KRIM ! tani dhe Perëndimi i kapërceu Kufijt dhe i prek Realish me dorë ndryshimet !

Janë Fetë ato që kriminalizojnë njerzit

Bëhet fjalë për spekulatorë të Mazllëmëve për të realizuar Qëllime egoiste prej së cilave shembulli më i afërt i Indivit më Gjakatar ishte Hitleri por nën nflamurin Katolik . Mos harrojmë se Hitua mobilizoi " turmat " dhe i suli si Hordhi edhe me Bekimin e Papatit të Kohës . Nuk ka asnjë shans dhe asnjë Faktor të ngjashëm të përsëritet ajo Kohë kundër Mazllëmëve si e Hitos kundër Ortodoksve sllavë e Hebrej .

Do ketë episode edhe ndoshta të përgjakëshme po parshikime e profeci  si e atij që shihte "Luftë nga  Kulturat fetare " ose " Përplasje Qytetërimesh " janë parashikime të çmëndurish dhe spekulatorë Klasi . Kjo ka një rrezik për Opinione të " mbyllura " të një brezi të lëngëzuarish e af of që janë mbyllë nëpër shtëpi mbi mjete Elektronike dhe zgjohen me psikologjinë e Turmës për tu shprehur .

Bota ka një kahje drejt Më shumë Liri të Vërteta jo Propogandë , Më shumë të Drejta të Vërteta e jo propogandë ..Vetevtiu më shumë Vlerësim të Personalitetit pa dallim ngjyre , feje e ideje të njerëzve që Ftoi në Europë për të parë Ndryshim , përfshi dhe Mazllëmët.

Ekonomia shtyp e shuan Fryma të tëra të Qelbura që i dalin rrugës si profetë !

Ekonomia kapitaliste shtypi ne vitin profetik 89-te frymen e qelbur te profecise marksiste.

 

Lexon Gabim dhe të kam thënë mos dil vrazhdësisht e psikikisht jashtë sallonit . Ca kohë sikur i ke shpeshtuar ca rrukullima . Po malli pa Llafe me peshë smiley Vetëm me mallkime e etiketime që kapërcehen kollaj smiley

Po ndodh pikërisht ajo që ka thënë Marksi. Po shtypet fryma e qelbur e kapitalizmit të Egër që Polli Dikt e Proletariatit që i hëngri Kokën dhe e shtroi si dele .  Ekonomia në këtë amulli akoma nuk është shprehur e Plotë si Marksiste . Por është në atë rrugë dhe do shtypë çdo frymë tjetër të qelbur përfshi Individualet që mendon se nuk ka më jetgjatësi smiley

Po shohim ingranazhet e saj që po përfshin në garën të paktën Atomike edhe vende Shekullare si Irani e në tërësi vende ish Mesjetare si Dubai e Katari Ne garë kanë hyrë edhe vende si Brazili   . Vende me Fe e Kulturë të shumëllojshme përfshi  Kamasutrat

Ka që mbyten në një pikë Ujë...por në sallon kjo nuk është karaklteristike smiley

Une vetem te kam perifrazuar ty nga çdo pikpamje, asgje me teper.

 

Përkundrazi ...nuk më ke perifrazuar por ke "spekuluar " në çdo pikpamje duke huazuar thënien time për Përroin psikik që ti i thua Profili këtij Timit smiley Me thonë të drejtën bëra gabim që nuk vura ( tm heretik )

frymen e qelbur te profecise marksiste...Ku e gjete smiley

Më bën të dyshoj që je i njëjti me atë përroin psikik se me Petër tër tër tër tër tër tër nuk ma do mejtimi mëndjes të vish aq Bajat e aq i çekuilibruar . I pakontrolluar si ai që rrjedh ...po or tie ..smiley

Por na si zakonisht e theksojmë ...kemi Punë me ato që shpreh NIKU jo shumënikshi që personalizon !

Na fal i nderuar per spekulimin, qe ku e ke sakte perifrazimin:

Ekonomia shtyp e shuan Fryma të tëra të Qelbura që i dalin rrugës si profetë!

Ekonomia shtyp e shuan Fryma të tëra të Qelbura që i dalin rrugës si profetë, perfshi edhe profetet marksiste.

 

Mos shto Marksiste se atë kam thënë më sipër ..Mos shiko vëngër ... Frymë e Qelbur është kapitalizmi Egër , Individual , Egoist dhe me të vetmin qëllim Fitimin edhe nëpërmjet e kryesisht Krimit !

Dalja e Moralit në treg është Mbivlera në Fuqi të Tretë .. në se ke lexuar për pederastët ose postmodernët kaRpitalistë të rij smiley

E drejta jote të bluash në mejtim të mëndjes si të duash ndërsa spekulimet dhe rjedhjet dava Përroi psikik të barazojnë me atë Profilin - tim ( tm heretik ) nën një Nik tjetër po aq rrjedhës psikik

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).