Takimi rastësor në një nga lokalet e ish-Bllokut dhe kërcënimi i Shullazit për Bashën: “Të mos më përmendë emrin se do i ketë punët keq”. Deputetja e PD-së, Voltana Ademi bën kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila nisi hetimet dhe delegoi dosjen në Prokurori. Akuza kërkon marrjen në mbrojtje të kreut të opozitës

Dy ditë pasi i shpëtoi një prite të armatosur në periferi të Tiranës, Emiljano Shullazi nuk ka kursyer kërcënimet për kreun e opozitës, Lulzim Basha. Ai ka zgjedhur një deputete të Partisë Demokratike për t’i transmetuar mesazhin kërcënues Bashës, sapo ka dalë nga ambientet e policisë ku u la i lirë, pavarësisht provave në vendin e atentatit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut, ku Shullazi ka rastisur në të njëjtin lokal me deputeten e PD-së, Voltana Ademi. Znj. Ademi ka qenë së bashku me një shoqen e saj dhe sapo janë çuar nga tavolina, një person u ka dalë përpara duke u prezantuar si Emiljano Shullazi.

“Unë jam Emiljano Shullazi. Kam një mesazh për kryetarin e Partisë Demokratike”, mësohet të ketë deponuar në prokurori deputetja e PD-së pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burime të rezervuara pohojnë se Shullazi i është drejtuar deputetes me fjalët: “Thuaj kryetarit të mos ma përmendë shumë emrin, sepse do e ketë punën keq”.

Nga burime jozyrtare konfirmohet se Shullazi ka përdorur edhe fraza të tjera kërcënuese, të cilat po verifikohen nga prokuroria. Pas kësaj deputetja e PD-së është larguar nga ambientet e lokalit bashkë me shoqen e saj dhe ka informuar kreun e Partisë Demokratike.

Mesditën e djeshme, Voltana Ademi ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka regjistruar çështjen penale për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar”. Pasi ka regjistruar kallëzimin penal, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndihmën e policisë për të vërtetuar të dhënat e paraqitura në kallëzim nga deputetja Ademi, por ende nuk është marrë asnjë masë për të dyshuarin si autor i kërcënimit.

Kallëzimi penal bashkë me urdhrin e delegimit i është përcjellë policisë për kryerjen e veprimeve hetimore, ku përfshihet verifikim i dëshmisë së deputetes, pyetja e të dyshuarit dhe e dëshmitarëve të pranishëm, si dhe verifikimet telefonike për vendndodhjen e personave të përfshirë në momentin e ngjarjes.

Burimet pohojnë se i dyshuari për kërcënimin e kreut të opozitës nuk është marrë ende në pyetje nga policia, e cila është ngarkuar për hetimin e ngjarjes.

Pas delegimit të dosjes, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit të Mbrojtjes në Ministrinë e Brendshme të shqyrtojë kërkesën për marrjen në mbrojtje të kreut të opozitës. Në dispozicion të komisionit janë vënë të dhënat e mbledhura nga hetimet paraprake, përfshi dhe kallëzimin e deputetes Ademi, por ende nuk ka një vendim nëse kreu i opozitës do të merret apo jo në mbrojtje. Edhe pse çështja konsiderohet si mjaft delikate dhe serioze, dy nga proceset më të rëndësishme të hetimit dhe marrjes në mbrojtje i janë ngarkuar policisë, e cila është akuzuar së fundmi nga eksponentë të opozitës për lidhjet me Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani deklaroi dy ditë më parë se qeveria dhe krimi janë shkrirë me njëri-tjetrin, duke iu referuar pranisë së një punonjësi policie në ngjarjen e Rrugës së Kavajës ku mbeti i plagosur një prej miqve të Shullazit.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë për kërcënimin e kreut të opozitës nga Emiljano Shullazi, i cili u la i lirë katër ditë më parë, edhe pse në vendin e ngjarjes u sekuestruan predha, krehër armësh, dhe gëzhoja. I pyetur nga mediat, kreu i Policisë së Tiranës tha se grupi hetimor nuk e ka parë të arsyeshme të procedojë me arrestimin në flagrancë të Shullazit

Basha: Shullazi më kërcënoi, Rama e mbron me favore qeveritare

“Emiljano Shullazi më kërcënoi mua dhe opozitën, ndërsa kryeministri Rama po e mbron atë bandit me favore qeveritare”, -është deklarata që kreu i PD-së ka bërë sot për mediat. Lulzim Basha thotë se asnjë përpjekje e Kryeministrit, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses. Sipas tij Edi Rama, në aleancë me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë.

“Ky skenar i Ramës ka nisur që ditën e tij të parë në Parlament, ku bashkë me betimin kërcënoi se s’kishim parë asgjë akoma. Madje, ai pikërisht për këtë u betua, për të sulmuar e goditur opozitën, fjalën e lirë. Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkriminuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë. Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiljano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike.

Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët”,-akuzon Shefi i opozitës. Në fund të deklaratës u zotua se Partia Demokratike do të zhvillojë betejën me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi

24 Komente

Shqipëria do shpëtojë besoj në një masë të Madhe dhe Qytetarët e saj do ndjehen  shpirtërisht më të qetë në se këtë kategorinë e këtyre Bajgave me mbrapa Deputetë e nxjerrin para Gjykatës .

Shpejtoje Llalist ,  Gjyqin e shipfjeve ndaj Palo..es dhe se kari se kari se ka Ri stani një dhi , që të bllokohet e shtuposet Topi Sali - Sulo kapedanit i mbushur me MUT e Baltë për njerzit dhe LefTKopetë që i vërvisin si Pampersa mbi Popullin.

Fundja të mësojmë në këtë Jetë që SHPIFJA Dënohet..ose le të krijojë një bateri Topash edhe selia Tjetër dhe vuuuuuu   mbi Sali Mut ish Mut burrin e Mut Shtetit që ka 25 vjet që Mutos njerzit !

Na fal Grande që dolëm nga Tema smiley

Kryetari ne detyre qenka nxituar pak, nuk ka vajt te kryetari ne detyre qe ka eksperience 25 vjecare ne zgjidhjen me dhe pa zhurme te problemeve te tilla. Do shkoje shullazi ne prokurori dhe do deklaroje "po, e kam thene, dhe do t'ja nxi jeten, do ja caj gomat e makines cdo dy dite qe te eci me kembe si legen". Ca do thote prokurori i shkrete?

“Kërcënimi i liderit të opozitës  është një element i pastër i terrorizmit politik. Mos harroni që është kërcënuar zëdhënësja e PD muaj më parë, tashmë kercenimi ka mbërritur tek kreu i opozitës”;  tha Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Majlinda Bregu pas takimit me  Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein.

 

kapo, vertet i beson ketij tymi dellinje ? Po ka nevoje kryeqeverisesi i nji vendi,  te vere nje lapanjoz pakurrfare peshe per te bere kercenim nje  qytetari te thjeshte, i cili ben vec gam - gam tere diten, pa kurrfare fantazie, por vec  ntrash zerin, thu se ka mbi dymilion shqiptare permbrapa ? Kush i ha keto kumlla te egra, mor mik ? Mos o burre  se jane te kohes ahmetit keto lojna ! 

   Ka nje fjale te veteme, por me te ngaterruaren e te gjitha gjerave; "Qenia"! Sepse kjo lanete fjale,  ka nje ndryshim dhe ...nje kalbezim, ne perputhje me  "detyren " e"Qenies " "ne kohe "...dmth, sipas nje rregulli qe edhe vlen edhe nuk vlen fare .Ky eshte thelbi

Prokuroria i ka dorëzuar kërkesën komisionit të vlerësimit në Ministrinë e Brendshme dhe ky komision ka marrë vendim për të mbrojtur Lulzim Bashën.

Ndërkohë kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar momentin kur Emiljano Shullazi i është afruar deputetës shkodrane Voltana Ademi, duke i komunikuar mesazhin kërcënues për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Këto pamje janë përshkruar me detaje në procesverbalin e këqyrjes së kamerave nga oficeri i prokurorisë për Krime të Rënda, Eduard Bardhi, i cili ka sekuestruar një kopje të tyre mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë e këtij kërcënimi, Ministria e Brendshme ka përforcuar masat e sigurisë për eskortën e kryetarit të opozitës.

...zgjidhja me e mire do ishte qe te mbahej Shullazi ne burge se sa te shtohen keto masa sigurije smiley

U vertetua tashme qe PD ka rene ne fundin me te keq. Cdo lajm i kronikes se zeze eshte dicka qe do ta kapin e ta zmadhojne, dhe e vetmja menyre per vemendje esthe te genjejne e te sajojne, sepse nuk kane as edhe nje argument tjeter. Erdhi Fleckenstein dhe i pergenjeshtroi. Lane nam. 

S'gjejne dot argumente sepse PD u paska marre punonjesve te shtetit 100 mije leke sigurime nga rroga (qe PS ua uli tani ne 50) dhe as nuk paska paguar sigurimet me to, por ua ka vjedhur.  

Nuk kane argumente sepse flasin per krimin e mbanin lazaratin. turp

Basha është burrë i zgjuar  smiley  dhe nuk më ka folur shumë rreth kësaj çështjeje. Por, e theksoj se unë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, është vendim i saj i lirë. smiley

Ja, e shef qe e dije vete ti se per cilen pjese e kisha fjalen kur thashe "pergenjeshtrim"? smiley Dmth, dhe ti e dije qe ishte pergenjeshtrim. Sepse po te mos ishte, do te thoshe "jo mo, ku e pergenjeshtroi. S'e ka pergenjeshtruar ne asnje vend" smiley Rrofsh, Kapo

“Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte këtë ngjarje, më e pakta, e të distancohej nga ajo. Por ashtu si edhe me sulmin ndaj opozitës në parlament, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon opozitën. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit”, 

....duhet te bohet akoma ma keq, qe pastaj te bohet ma mire smiley

Situata eshte teper e rrezikshme.

Ne 2015, nje kriminel, gjen guximin per te kercenuar kryetarin e Opozites. Nuk e kuptoj, ku e gjen guximin!? Te kercenosh kaq hapur, do te thote qe 180 grade pas shpine je i siguruar qe nuk te ndodh gje.

Nga kush e ka kete garanci? Cili eshte ai, ku nje qe lidh dy tela energji per te jetuar,  futet ne burg, ndersa nje kriminel qe po degjeneron me gjoba biznesmenet, nje pjese te mire te hartes se krimit ne kryeqytet e ne qytete te tjera, qe kercenon avokate apo edhe shantaze gjyqtareve, ...etj, me thoni Ju mu se si nje individ i tille, del nga spitali (ku nuk ka qene i plagosur), pa pike problemi, vjen dhe gjen guximin diten per diell te kercenoje Kryetarin e Opozites ?!

Une nuk e di, po me keto kercenime majtas dhe djathtas, situata eshte e rrezikshme!

Si nuk e kapet njehere esencen e gjerave. Ishit 8 vjet ne pushtet dhe ai me shpejt dilte se hynte nga burgu. Tani qe gjerat ju kthehen ne bumerang thoni o lele bytha ime. E kam thene dhe e perseris qe e keqja me e madhe ketij vendi i vjen nga gjykatat. Po ama nje gje eshte,,, ska njeri ne bote qe e beson qe Edi Rama te merret me kriminel 2 leksha dhe te bej presion Lulit. smileysmiley

Me vjen keq or mik, je ne ate kamp, por nuk e njihke sa duhet kryetarin.

 Ndihmuar edhe nga gjykatat, pushtet me vete, ai gjithmone ia arrinte te dilte.

Ne rastin konkret, edhe qe jeton ne Shqiperi, ndoshta edhe ne kryeqytet, i di shm mire se si rrodhen ngjarjet, dhe "atentati" ne Kashar.

Nuk besoj qe Rama ka kerkuar qe krimineli te kercenoje Opoziten, nuk e besoj, por jam shm i bindur qe ai e gjeti guximin per te kercenuar, nga suporti politik qe ka, me vjen keq, por kete nuk mund ta mohosh!

Po cfare gjykatash thua ti, pse pushtet me vete dhe mbi shtetin paska qene ato.Donit dhe leronit po he.  E pra pranoheni qe e keni shfrytezuar sa deshet dhe tani ju ka dal jashte kontrollit. 

Nga kush e ka kete garanci?

Paska miqesi me deputetet e PD, o RD. 24 vjet Partia e lazaratit perdor kriminelet per favore politike, ende perpiqet ta beje dhe sot. 

Si perfundim paskan arrestu Bashen smiley

Malli ky Shullazi as i regjistruar as i dokumentuar . Kur kujton babasqapin para Turmave kuqalashe poshtë Bllakonit të Partisë së Kriminelëve , alias PD-hit , që kërcënonte me Ulërima

"Digjo ti Nanie , me ne je në Gjak " dhe kori këtyre pampersave të LefTKopesë që vërvit si kuqalashë në 2015 " Fatos Nania në Litar " smiley se si të vjen . As në hale nuk duhen mbajt këta se qelbin Halen .

Apo babasqapin Burr Mutin e Mut Shtetit kur Ulërinte para kuqalashëve ..z.iBerisha

Hajde po ta mbajti Edvin kriminel Kristaq Rama .Do ti shkul dhëmbët me darë nji nga nji " smiley

Unë kam hall se mos thotë Shullazi "  Jo mo vlla njifna ne . Më boni shënjë po unë Ju afrova dhe i thash  Jom i zonë sonte . Çne unë kundër PD-hit . Unë për ta kom qit pushkë  ""smiley

Kom thonë për ty Grande ..Ti u bi hakut këtyre iBerishave smiley

Nese kjo eshte e vertete kemi nje problem te madh. Ne fakt, ky duhet te ishte lajm ne ball te faqes, po sic duket teoria e Brad qeka e vertete. Mire nga brenda jane bere pa goje, po edhe jasht rrethit kontrollues kane fillu me marre kinina. 

mos u gaias tashti....

kercenimet vijne nga brenda PD-s. Ky krimineli eshte i njohur si leve e nje bande brenda PD-s. Jane mesuar te bejne njerezit e tyre kurbane plehrat..

Nje tjeter Kriminel nderkombetar Rilind me Ramen.

Në kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale.
Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”
Kështu: Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello.
Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.
Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona.
Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe.

Çfarë ka ndodhur me ish konsullin? Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht.
Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…
Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë çka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.
Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar.

Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar....

E mer Grande ti u bi hakut ketyre smiley

Po pse po te ishte bere me "gjak te nxehte" dhe "pa u menduar mire " cfare i ndryshonte faktit qe ky eshte trafikant ?

Grande je i madh .Vetem ti ua di ketyre te vjellave te iBerishes smiley Si tha ai pijaneci bretkockes qe bente Guak Guak mbi te vjellat qe hante

gek mek nuk ka / te kam blere me para.

Njente Kapo te paska ra me gjithmen Kaposh i majme i ushqy me arra e shuke buke me voj e bersi farash Ullini ! Paske MIQ !

MB i përgjigjet PD-së: Drini Bello u emërua me konkurs smiley smiley

Ca dhjaksi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).