Forumi për Trashëgiminë Historike e Kulturore i kërkon Ministrisë së Kulturës, të rishikojë vendimin e marrë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, për ruajtjen e integritetit historik të vendbanimit mesjetar të Komanit 

“Qytetërimi arbëror i Komanit rrezikon të zhduket”. Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka kundërshtuar dje vendosjen e linjave të interkonjeksionit që do të kalojë përgjatë luginës së Drinit.

Katër shtylla (AP17-AP20) do të vendosen thellë luginës në Koman, poshtë, në mes e paralel me kodrën e sitit arkeologjik. Sipas këtij forumi, vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i datës 12.12.2014, me nr. 367, nuk mori absolutisht parasysh kërkesën e Misionit arkeologjik drejtuar këtij Këshilli, për zhvendosjen e një segmenti prej katër shtyllash. “Forumi për Trashëgiminë Historike e Kulturore, ngre shqetësimin, se në këtë mbledhje, nuk kanë marrë pjesë anëtarët arkeologë më në zë të këtij institucioni, duke mos u dhënë argumentet e duhura, historike e kulturore për mbrojtjen e këtij vendbanimi të lashtë”, thuhet në deklaratë.  Potenciali i madh arkeologjik (1500 vjet histori), ka bërë që prej 7 vjetësh vendbanimi i Komanit të gërmohet e studiohet nga një program afatgjatë kërkimesh arkeologjike. Ekipi prej 20 specialistësh e studentësh nga gjithë Europa, e kanë kthyer Komanin në qendrën e studimeve arkeologjike mesjetare për Ballkanin Perëndimor.

Zbulimet përbëjnë një fond të jashtëzakonshëm për krijimin e një muzeu mesjetar, ndriçues në rajon. Janë zbuluar banesa, furra, punishte prodhimi metali e qelqi, gjashtë kisha deri tani në vendbanim dhe shtatë të tjera përreth, me ndikim të fortë perëndimor. Komani është qendër peshkopale, e populluar shumë dendur gjatë gjithë Mesjetës e më tej (shek. VI-XVI) ku numri i varreve të gërmuara deri më tani, ka arritur në 500. Komani përfaqëson sot, Mesjetën shqiptare në Europë. Është prezantuar në shumë vende, qendra studimore, universitete dhe jehona më e fundit dhe e rëndësishmja, iu bë në Akademinë Franceze të Letrave, në janar të 2013-s. Vitaliteti arkeologjik me të cilin përfaqësohet Shqipëria e Veriut, në modelin europian të formimit të shoqërive mesjetare, përbën një hallkë lidhëse të larmishme midis Perëndimit dhe Lindjes. Forumi për Trashëgiminë Historike dhe Kulturore sheh me shqetësim faktin se nëse zbatohet vendimi i marrë nga KKA, për vendosjen e segmentit prej katër shtyllash të linjës së tensionit të lartë mbi zonën B të vendbanimit, e gjithë kjo pasuri do të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme”. Kjo do të përbënte një skandal pa precedent në trashëgiminë kulturore kombëtare. Komani i ka kapërcyer përmasat kombëtare që në shekullin e XIX. Komani i përket Europës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi”, thuhet në deklaratë. Forumi për Trashëgiminë Historike e Kulturore i kërkon me forcë Ministrisë së Kulturës, të rishikojë vendimin e marrë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, për ruajtjen e integritetit historik të vendbanimit mesjetar të Komanit.

 

Komani, një histori

KOMANI- Dalmacia e Lashtë, vendbanimi mitik iliro-shqiptar, i kalon të 80 ha, pra dhjetëra herë sipërfaqen e zonës arkeologjike të vënë në mbrojtje nga Shteti Shqiptar në vitet 70 të shek. XX “varrezat e lashta të Komanit dhe kalaja e Dalmacës”. Komani ndërtohet mbi një gjeografi komplekse, që kontrollon gjithë luginën e Drinit: Sardën, Gajtanin, Danjën e deri në Shkodër. U vizitua, gërmua, studiua nga gjithë dijetarët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX (Ippen, Hahn, Nopscha, Degrand, Ugolini), nga priftërinjtë françeskanë e jezuitë dhe pastaj nga arkeologët shqiptarë në vitet ‘60 e ‘80 (Spahiu, Anamali, Prendi). Me dhjetëra janë studiuesit e huaj, të cilët trajtojnë aktualisht "Qytetërimin e Komanit" (Korosec, Popovic, Jankovic, Bowden, Garam, Daim, Curta, Buchet). Një nga koleksionet e kulturave të huaja, ekspozuar në Muzeun e Arkeologjisë Nacionale në Saint Germain en Laye të Parisit, përfaqësohet me objekte të varrezës së Komanit. Komani ishte për Europën e shek. XIX-XX, vendbanimi më i shquar i Mesjetës në Adriatikun lindor, që u identifikua me shqiptarët e hershëm.

"Qytetërimi i Komanit" mësohet në tekstet shkollore të historisë në vendet e Ballkanit e më gjerë: Kroaci, Hungari, Serbi, Maqedoni, Greqi e sigurisht Shqipëri. Potenciali i madh arkeologjik (1500 vjet histori), ka bërë që prej 7 vjetësh vendbanimi i Komanit të gërmohet e studiohet nga një program afatgjatë kërkimesh arkeologjike. Investohet shkencërisht dhe financiarisht nga institucionet më të shquara kërkimore-shkencore të Shqipërisë (Instituti Arkeologjik i Qendrës së Studimeve Albanologjike, DRKK Shkodër, DRKK Durrës, DRKK Korçë) dhe të Francës (Komisioni i gërmimeve të Ministrisë së Jashtme franceze, Shkolla franceze e Romës, Qendra Nacionale e Kërkimeve Shkencore, Labex RESMED, Instituti i Studimeve Demografike, INRAP dhe DAPCAD), në bashkëpunim me institucione të vendeve të tjera.

7 Komente

A nuk mund te zhvendosen pakez me tutje ato shtyllat. 

Rilindje .

Rampallë gjithanej. Muri Butrinit ra anej nga ana tjeter. S'lane gjo pa prish derdimenet.

vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i datës 12.12.2014, me nr. 367,

Isisin e shkaterrum , Albinin po ashtu , iku dhe Ajetollahu me duket ....Lulin po e kemi nga e hena me buri  te makinave qe bien .Cfare na ka mbete ..se kultura zotrie ..

Na ka mbete edhe  Peter ter Ter Ter Ter Teri me sikare  per te protestuar "Po heqin administraten zotrie "

Keta duhen Murosur ne bazamentet e shtyllave sikur me te vertet te ken nderhyre ne ato vende qe i jane nenshtruar siperfaqes se kerkimeve shkencore arkeologjike .

Cfare Keshilli eshte ky ndryshe nga KKRT . Meksi me Neritanin jane pjestare ? Kush di ndonje gje .Po ai merhumi qe na vinte si anonim i kakes me vija qe alternohej si mender Prof Ols ka thene ndonje gje ?

Ktu u varrosen rrënonat ne mes te durresit, i zune me pallate zulutë, kta thone te vrasim mendjen per kte komanin qe qenka ne arushë. 

Po me shume mundesi s'do behet fare, por ne u befte normale eshte te ndryshohet. Kush thote s'bene duhet te jete shume i paafte. Mundesisht keta te trashgimise ti bien mbrapa ceshtjes e mos ta lene me nje konference. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).