Kjo është një përvojë personale, që dua ta ndaj me të tjerët. Nuk bëhet fjalë për një raportim për udhëtimet, por për historinë e një letre.

Unë dhe miku im, Feliks, udhëtuam në Shqipëri. Në breg, në Rivierë, nga Mali i Zi deri pranë kufirit me Greqinë. Pastaj në brendësi, në Alpet Shqiptare. Një kombinim fantastik.

Por në një internet- kafe dhe pikë bastesh (shqiptarët i pëlqejnë bastet) në qytezën e vogël Orikum, Feliksi harroi kartën e kreditit, kartën e automatit dhe letërnjoftimin personal. Të gjitha bashkë, në një qese plastike.

Por ai e vuri re këtë gjë vetëm një ditë më pas, pranë një gjiri fantastik. Shumë kilometra larg. Telefoni nuk kapte valë. Ishim të shqetësuar, ku mund të ishin dokumentet?

U kthyem sërish në internet kafe. Të rinjtë na mbanin mend, e dinim se ku ishim ulur, por nuk gjetën gjë. Edhe në kamerat e sigurisë nuk shihej gjë.

Feliksi bllokoi kartat e tij me një telefonatë në Gjermani.

Të humbasësh kartat e kreditit në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Europë, natyrisht që të bën të nisësh nga paragjykimet.

Megjithatë ky ishte një përgjithësim i nxituar.

Një muaj më vonë: një letër vjen nga Italia, dërguesi është i panjohur.

“I dashur Feliks. Unë jam Florika, jam shqiptare, jetoj në Itali. Këtë shtator isha në vendlindjen time, në Orikum. Atje kemi gjetur kartat e tua të kreditit. Të kam shkruar në FB, por nuk mora një përgjigje. Tani po të dërgoj një letër nga Italia. Nuk i kemi përdorur kurrë dhe shpresojmë që ke mundur t’i zgjidhësh problemet e tua”.

Ky është një argument kundër të gjithë klisheve.

Pas kësaj, pyes veten pse këto ndjenja dhe fyerje ndaj një vendi dhe një populli, që nuk e njohim fare?

*Marrë me shkurtime nga Huffington Post Deutschland

59 Komente

Gje e madhe kur njeriu e pranon injorancen e vet. 

emigrantet po e nderojne ate vend, po i japin emrin e mire.
 

jo vetem emigrantet por dhe zona te caktuara te Tiranes dhe Shqiperise (namely the Paris Commune of Tirana, the Paris of Albania, parts of the Albanian Venice, etc...) smiley

po nuk behet shaka me kartat e  gjermanit, or babam!!.smiley

 

opo thuaj shyqyr qe ndodhi ne Vloresmiley, dmth Orikum,  qe i morri  prape kartat e debikreditit gjermani... se te kish ndodhur andej nga  blloku i Tiranes.., aha, as puplat skish per te marre..smiley
 

nuk kish per te marre gje per arsyen e thjeshte se aty kane zbarkuar imigrantet italiane etj

smiley

 

Me bere te qesh me komentin tend mbi emigrantet 

po edhe kte barre e kemi marre persiper, t'u rikthejme buzeqeshjen

duhej kjo, pas asaj skenes llaftar nga ai linku i Bames. 

Life is possible!

Dmth, gjithe te tjeret qe kishte pare atje, i kishin ngritur paragjykimet? S'ka faj, se ka shkuar lloj-lloj sorollopi ca s'bejne andej ku s'i njeh njeri. Ketej sillen si njerez, sipas vendit dhe kuvendi. Ja pse duhet te vije me shpesh ne Shqiperi. Ndryshe sillen njerezit prane familjeve, ndryshe mes no-go-zones.

Kujdes çfare shkruan se po te lexoi kryeministri nuk do t'i pelqeje kjo qe thua per emigrantet, meqe edhe ai njihet te kete qene nje.

Ai prandaj eshte kthyer. Andej i mbetej te bridhte plazheve lakuriq, ketej behet kryeminister. Fiks ajo qe po them une. smiley

Ti po thua qe ka bere gabim qe ka dale lakuriq ne plazh? smiley Blasfemi! Edhe njehere, kujdes!

S'ke faj, se kujton se dhe ketej eshte si andej nga leftet, redet e xhibat. Nga krahu i te drejteve te logjikshem ka aq liri fjale sa per te share dhe robin per te cilin voton. Une Ramen s'do ta kisha dot shok, por nga te gjitha opsionet qe ka pasur ky vend deri me sot per kryeminister, ai ka qene zgjedhja me e mire.

ai ka qene zgjedhja me e mire.

Keshtu mendoja edhe une deri para disa muajve. Ama, eshte heret per ta gjykuar si zgjedhja me e mire, ne radhe te pare sepse nuk eshte zgjedhur vetem ai por edhe paketa (Meta, LSI, deputete socialiste me histori krimi), ne te dyten sepse ka zhgenjyer ne ideologji dhe ne masat e mbeshtetura. Nqs me pare premtonte drejtesi sociale, tani ka: bjeri te voglit sa me fort.

Dhe kete ti e mesove ne peshk, me lajmet e kapos? smiley

 ka zhgenjyer ne ideologji dhe ne masat e mbeshtetura

Budallalleku me i madh i politikaneve dhe votuesve/komentuesve te sotem, eshte besimi tek ndarja ne ideologji, te majte e te djathte. Kjo ben qe njerezit te mbeshtesin si dele dhe gjera ne te cilat s'besojne, vetem sepse jane karakteristike e ideologjise qe kane zgjedhur. Kjo ka detyruar bij emigrantesh te dalin kunder emigranteve vetem sepse kane gjetur karriere ne nje parti te djathte. Njerez qe kane gjetur sukses e karriere ne parti te majta, kane mbeshtetur pa zemer lloj lloj dokrrash socializmi. Qe te kete sukses, politika duhet te kete zero ideologji! Realpolitike. Duhen mbeshtetur vetem gjerat qe kane kuptim real, kane perfitim real, qe sjellin rezultate reale, qofshin te majta apo te djathta. Dhe duhen rrezuar gomarlleqet nga te dyja anet. Une shpresoj shume qe Rama te ndjeke realpolitiken, sepse s'ka rruge tjeter per Shqiperine.

Une shpresoj shume qe Rama te ndjeke realpolitiken, sepse s'ka rruge tjeter per Shqiperine.

S'ka nevoje te shpresosh, KM-ja dhe partia e tij po ndjekin realpolitiken (qe kur u be koalicioni me LSI-n ne fakt); ama u votuan per premtimet.

Deri tani i ka mbajtur premtimet. Nuk i premtoi te gjitha per 1 vit e gjysme, por ne fund te mandatit te pare. Madje per disa tha qe duhen dy mandate, qe para zgjedhjeve. Dy kembore genjeshtrash tunden gazetat, dhe delet ideologjike u mblodhen menjehere. Doni shtet te forte socialist, por s'doni te njihet shteti nga individi, si te ishit ekstremiste te djahte. S'ka rendesi qe logjika kerkon qe duhet zbatuar ligji, pa te kete shtet. lol, tamam dele qe nuk pengohen nga logjika per te vazhduar blegerimat.

BS shkabe i dashur, BS..

Mund ta shtjellosh me argumente e pa blegerima gazetash 55? Apo je si ato femrat qe mendojne se s'jane te afta te bazohen ne logjike, por vendosin t'ua lene burrave kete pergjegjesi e vetem ndjekin kembore?

kjo Florika  pse nuk I dorezoi ne pulici? Ne kshu na kane mesu qe ne vegjeli ose te ' lost and found'. lol. Qefi na behet o Felikso!

larg qofte mi moza! I ke bese policise shqiptare? vlonjate e zgjuar tjetra!

Po pra labe e zgjut. E ka kerku njehere ne fb. Plus Feliksi do I merrte ne tel cc asap. Jo se Florika nuk ish e sinqerte, ato do mbylleshin. Nejse Felksi na shef me admirim tani fale Florikes sone!

Kjo me kujto nje histori te vertet Albanie.... Ishte nje pune me nje pagese me shume pare dhe duhej bo fizikisht. Tha njoni po le te lajmerojme policine per cdo rast. Je me terezi u hodhen te tjeret ...     

Ka mundesi qe kjo flo rikja te jete pa dokumenta ne itali e ka thene po i llocem kti felikses ne gjermani apo sqeka gjith ky cun te foto e i ka shkrujt ne fb. Nje rruge e dy pune, del dhe si rob i mire, merr dhe dokumenta gjermane 

Vete fakti qe kti patates i ka bere peshtypje kthimi portofolit eshte ofendues ne fakt. Po kjo Flora pse beri hartim po sja dorezoi ato qe gjeti atij qe punon aty? Kish frik mos ja vidhte ai?  

Ok, morem vesh qe Feliksi eshte kokrra injorantit; dhe ju desh te vinte ne Shqiperi per ta kuptu. Tjeter?

Vetem shqiptari e kap veshin nga mrapa kokes. Ne vend qe t'i dorezonte ne polici apo dhe t'i jepte te zotit te lokalit ku kishte edhe nje shans qe ky gjermani t'i kerkonte, i ka marre me vehte ne itali, i ka shkrujt leter ne FB, mesazh ne Twiter, foto ne Instagram, dhe pastaj eshte ul dhe i ka shkrujt nje leter me dore qe i eshte dashur 1 muaj te arrije ne Gjermani per ti thene qe dokumentat i kishte ajo dhe ai po te donte mund te vinte e ti merrte.

As Shvejku nuk do i kishte rene me gjate per ne Bugjejovice.

Une te kisha qene si gjermani do i kisha shkrujt mbrapsh: Dokumentave beji mutin. Po ajo qe ka rendesi eshte gjesti.

Feliksi te thote shyqyr zotit qe Florika nuk i erdhi me bujt i dite te bukur ke dera shtepise. 

 Ne vend qe t'i dorezonte ne polici apo dhe t'i jepte te zotit te lokalit ku kishte edhe nje shans qe ky gjermani t'i kerkonte, i ka marre me vehte ne itali, i ka shkrujt leter ne FB, mesazh ne Twiter, foto ne Instagram, dhe pastaj eshte ul dhe i ka shkrujt nje leter me dore qe i eshte dashur 1 muaj te arrije ne Gjermani per ti thene qe dokumentat i kishte ajo dhe ai po te donte mund te vinte e ti merrte.

smiley

Ymer o zot, Ymer!!!

kushedi sa veta kan hy ne itali me ate pashaporten....ohuha

Nejse djema, ai dhe shume perendimore kane (patur) paragjykime per shqiptaret, dhe iu duket çudi qe sendet e humbura t'ju kthehen. Sot me ndodhi dhe mua nje gje e çuditeshme, kur hypa ne autobuz ne mengjez per te shkuar tek tramvaji per pune, sa u bona gati te ulem kur ve re nje portofol. Autobuzi 5 veta gjithsej, ne stacion hypem dy veta, une dhe nje tjeter, nuk e di seç me "kapi" qenien time, e morra ne dore kuleten, dhe fillova te theras; "shofer dikush ka harruar portofolin" dhe ia çova perpara, duke pare qe kishte plot 100-çe euro. Shoferi nga ana e tij morri ne telefon-radio qendren e tij. Nuk e di seç u bo me vone. 

Pjero e paske tepru n'cik, po koha per t'i numeruar qindshet si te doli smiley

Koha skuaro, nuk me doli, por dukeshin cepat e 100-çes, se portofoli mu duk shum i fryre, bo vaki kishte dhe karta te ndryshme besoj.  

nuk ka mundsi qe ti te jesh shqiptar, Pjer. ose ta themi ndryshe, perendimi te ka ndryshuar krejt.
Ja pra, vepra me e mire qe ka bere perendimi per ne, ka qene krijimi i njeriut te ri.

Bredharako, dhe te mendosh, qe kam muaj qe i lutem Zotit te fitoj noi lloto 1 milionshe apo te gjej noi çante plot smiley te shkeputem nga puna dhe te mirrem me futboll, trajnim, me libra, analiza etj. 

Po, Po... Vec se peshkaqente e burses keshtu e fillojne karrieren. Me nje portofol te gjetur ne rruge.

Normal o Pjero, po ne emigrantet ishim me te miret qekur ikem, jo tashti qe morem dhe edukaten belgo-perendimore. Ne namin e keq na e qisin keto te Shqipnise si Kosta Barjaba qe vjen vjedh ne Amerike me familjen dhe pastaj vjen e bohet drejtor spitali ne Shqipni, apo ca te tjere si ky kingu ketu. Ishalla nuk ka qene edhe Florika tifoze e Parmes.

pranej duhet caktu me detyrim emigrimi, si dikur ushtria. Nji periudhe e mjaftushme, 4-5 vjecare. Vec keshtu do ndryshoje per mire vendi.
Ka per te pas njerez qe do i shmangen ligjit, si dikur ata qe i shmangeshin ushtrise. Per keta duhet te kete masa ekstreme se marrin ne qafe emrin e mire te nje kombi te tere

Shiko Bredho! Nuk eshte se emigrimi eshte dicka qe mund ta realizoje kushdo, pasi ka disa kerkesa dhe detyrime qe duhet ti plotesosh dhe ka ik ajo koha kur Amerika thoshte "give me your tired, give me your poor". Une njof ca njerez qe deshen me ardh ketu ne North York dhe qekurse i refuzun nuk e kane marre mo veten. Po le qe edhe ti mase i njef xhanem. Keshtu qe mos u tall me fatkeqin...

Po s'kane faj o burr! Me te refuzu dhe North Yorku qe ka qene katun dhe qe pranon rregullisht paki e kineze...normal qe te lu carku dhe te duket parajse mbi toke komuna e parisit apo nis e krahason lanen ku robt pshurrin sistematikisht me danubin

.

Do isha shume kurioz si do kishte vepruar Florika po te kishte gjetur portofolin e Jean Clodit nga Haiti ne vend te ate te Feliksit ... ?

Ewwwww do thonte, ska ngelur gabel pa na ardhur ne shqiperi dhe do i rrotullonte syckat e bukla e pezmatuar. 

Jean clodi s'ben vaki se s'ka kulete, paret i mban ne breke 

Ca e di Jean Clodin ti, long groshe ?smiley

c`gjeka ne shesh i fuska ne xhep, florika ;p...nesje, po me pelqen se si kane rrjedhur ngjarjet me pas

ku o shkaba, se ai e kishte parashiku ket gjo

smileyNavash o qemolo, ne per jean clodin e chuck norris bejme bè per koke, i dum fort 

Florika nder te tjera i thote: "......Tani po të dërgoj një letër nga Italia. Nuk i kemi përdorur kurrë (e ka fjalen per kartat e kreditit) dhe shpresojmë që ke mundur t’i zgjidhësh problemet e tua”.

Pra, ne mendje i ka shkuar qe ti perdore,  por ne fund i ka rezistuar tundimit. Ose ndoshta dhe ka provuar te beje ndonje blerje por nuk i ka funksionuar, pasi karta ishte bllokuar. 

Seriozisht, ashtu e kupton ti?

Ndoshta Marco Sempre mund te na e shpjegoje me mire pse Shqiptaret ne shumicen e rasteve dyshojne kur dikush ben dicka te mire, apo pse fshehtazi shpresojne qe te gjejne ata nje kulete te tille? Cuditerisht ketej normalja eshte qe kur gjen dicka, e dorezon. Dhe sic e permenden dhe te tjeret, kete sjellje na e kane ngjitur dhe shume prej neve qe kemi emigruar.

Mua personalisht mua me vjen turp, TURP qe nje shqiptare e shkruan ne anglisht Itali dhe jo Italy! 

Oh sa turp me qene shqiptar! smiley

Ne  parkim gjeti djali nje kart banke ATM. Po shkonim ne kinema dhe aty e dorezuam tek personeli. Me siguri e kane marr personin ne telefon. Sa i gezuar qe ishte im bir kur e dorezuam. 

Pse i ka shkruar leter Florika dhe nuk i ka dorzuar dokumentat ne Polici ?  Apo ka menduar qe nepermjet nje letere te gjente nje mik ? smiley

Me mire nje mik se sa nje ciflik- thote nje fjale e mencur shqiptare ! 

None, cfare lumturie, gjermani Feliks me ne fund ka nje opinion te mire per shqiptaret, fale sjelljes tone shembullore. O burra tani t'ia ndryshojme opinionin edhe 80 milion bashkatdhetareve te Feliksit, dhe pastaj 700 milion te tjereve ne kontinent, etj.

Nje pyetje naive gjithsesi po me mundon: kujt i plasi per opinionin e Feliksit? Nese Feliksi dhe 80 milion "kartofelmensch-et" e tjere nuk i pelqen vendi yne, une prape njelloj do ha, pi, flej, etj, dhe i siguroj qe nuk do me rr*het apo qethet nese ata mendojne mire apo keq. Pse, ne atdheun e Feliksit, cfare te ndodh kur humbet kartat bankare? Me shume gjasa e kunderta e asaj qe Florika, per shkak te inferioritetit te "stampuar" ne ADN-ne e saj ka bere. Pra ato karta kush i gjen ne Gjermani, apo USA, apo kudo, me shume gjasa do i perdori per te perfituar, nqs do mundej.

Florika, get a life! Ke nje deficit te theksuar respekti per veten.

Kjo gazeta Huffington eshte themeleuar nga nje p**er**t nga sa kam degjuar...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).