Monumenti i Pavarësisë në Tiranë nuk përbën më asnjë lajm kur dëmtohet. I lënë krejt në mëshirë të fatit, në delir shfrimesh adoleshentësh kosovarë, patetikëve të rinj shqiptar...dhe më së shumti hajdutëve, ai përbën shembullin e monumentit kitsch, që e bën qytetin tonë edhe më të zymtë dhe që më e mira nga të gjitha do ishte të kishte një destinacion të ri...larg syve dhe dëshirës së bjerraditësve për ta rrjepur...

Hiqeni më mirë! Kjo është ofshama që të lind vetvetiu nëse shikon sot Monumentin e Pavarësisë në Tiranë tek Parku “Rinia”, i bërë ngutazi për të ekuilibruar disi kompleksin monumental historik në Vlorë. I kanë vjedhur rregullisht pllakat në faqet e strukturës 8-metroshe, sot, mbushur plot shënime çapraze dhe idile rruge, ndërsa ende ka të shënjuar ngjitëset e letrave të lëna ngutazi në pisllëkun që e rrethon ngado. Platforma e bazamentit, menduar si qëndrestore, është shkalafitur dhe i është hapur diku, e marrë llamarina në anën tjetër, kurse pllakat e shtrojës që mbajnë faqet anësore të monumentit janë krejt të  rrjepura. Të mendosh është vetëm 150 metra nga zyra e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri (që edhe pa të mëton se ka një mal telashesh në kokë); ashtu si ndodhet 200 metra më tej zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, edhe ai me një mal punësh që i kërkojnë përgjigje, shumë syresh të pakryera vitazi për qytetarët e vet...”Shkoi sërish ky”, na thotë një burrë, teksa fotografoj. Burri, të cilin ka bërë me shenjë koke i panjohuri, rrotullohet kot atypari, për ndonjë nevojë personale ndoshta. Po ja ku është Tajvani, i themi dhe madje pa para. Pse këtu? “Ah, por aty e ka qejfin...Në mejdan, para të gjithëve!!!” Dy të rinj seç hedhin një romuz, ndërsa një vajzë më shikon me ironi sepse i kam zënë vendin, teksa kalon. Dikush bën potere me dikë përballë, në mes metrash të tërë larg. Një tjetër ka lenë qenin t’lirë dhe e ndjek pas me përdëllim shenjtori, kurse nga përtej më duket se m’përqeshin dy mesoburra. Ka një ndjesi të keqe ngado. Ajo që dua të besoj realisht është se: nuk ka më varfëri materiale në këtë vend. Këtu ka thjesht varfëri shpirtërore. S’e besoj tamam këtë në këtë varfëri kombëtare të rrethinave. Po pse vallë e ngacmojnë monumentin? Këtë nuk e rrok. Ose dua të besoj vërtetë se këtë monument, që është vërtetë kitsch, mund ta linin të qetë në këtë telash që i bënë, duke e vendosur në një vend, ku askush nuk e respekton. “Është shurrëtore”, gati më bërtet një plak mu afër veshit, teksa fotografoj. Të ka bërë gjë, i them, thjesht duke u kthyer. “Një mut”, dhe ikën. 

Një polic bashkie, që duhej ta ruante, tani gjendet i akuzuar për të, por pllakat që nga korriku i këtij viti, kur u lajmërua batërdia e radhës, nuk iu kthyen më. Tashmë monumenti është një ngrehinë e rrjepur e pistë mbushur me shënime patetike. Nuk e di nëse është e mundur, por di se ky monument vazhdon të fusë duart në xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit… Shifra? Një pllakë kushton 400 euro. Mungojnë shtatë syresh. Dhe, që vidhen shpesh...

...

Futem mes strukturës monumentale. Vend ideal idilesh çasti ose lehtësirash fiziologjike për të trandurit nga mëndtë. Roni dhe Veton, Blerina, Venera, Elona e transformuar Ebona janë të shkruara shumë sipër...; Krenare, Toska, Florjeta dhe me të njëjtën kaligrafi është shënuar Pejë 23.09.2014; Kristi, Ela, Jona, Klajdi dhe një: Të dua, që është bërë me dorën e tyre; King i nosa është shkruar me të kuqe...Jemi seriali ne ooooo! Kozeta+ shenja e zemrës, e shkruar me të bardha dhe shenja mbetjesh të letrave...Eni, Stefi, Sara dhe një shenjë tjetër zemre.  Justin Bieber...Këto janë pra, mbishkrimet e reja bashkëkohore, që i janë shtuar 40 firmëtarëve të Vlorës dhe që i kundroj disi i lehtësuar tani, kur njerëzit nuk më afrohen më. Konsiderohesh si demode, po qëndrove këtu. Kur ka marrë fund dhe vala e patriotëve që qanin për kombin, tani quhesh si budalla, po t’i afrohesh e ta nderosh ngrehinën tërësisht kitsch. Të vjen të qeshësh, kur kujton se historianët ende zihen shumë me njëri-tjetrin për aksh personazh nëse ishte apo s’ishte. Kur erdhi dhe kur iku prej Vlore? Kush nënshkroi i pari dhe çfarë faqe zuri në historinë tonë? Këtë mundohem të vendos në rregull, teksa gjërat të rrotullohen pa shpresë në kokë. Nuk kanë mjaftuar që monumentit i kanë hequr pllaka t’tëra, jo asnjëherë; nuk janë mjaftuar edhe që t’i ngjisin lloj-lloj gjërash apo që lënë mbishkrimet patetike të dashurisë adoleshente, por edhe e ndyjnë. Me pëgëra, me indiferencë dhe duke e lënë kështu. Ky monument është turpi i të gjithëve: artistëve, urbanistëve, qytetarëve pa dallim dhe politikanëve. 

Është kaq pa sens, saqë artistët jo vetëm nuk i gjejnë dot vlera mirëfilli estetike edhe pse si monument qëndron në të gjithë kompleksitetin e vet, por nuk mund të gjejnë edhe ndonjë ide sesi mund të rivitalizohej. Edhe pse kundërshtesat për të u bënë që në kohën e prezantimit si konkurs. Por vullnetet u anashkaluan dhe lindën këtë monument, që po përjeton një fat të tillë. E të dish se paradoksi shkon edhe më tej, kur mendon se një shumicë ende nuk e ka parë dhe madje as nuk di simbolikën e saj.

...

Mundohem të fotografoj detaje, por mungesa e profesionalitetit si fotograf, duket se e cenon idenë për të dhënë të sotmen e trishtë të monumentit. Shqetësimi të rritet nga indiferenca e njerëzve, por më shumë mungesën e kujdesit të nevojshëm për të. Burri, që më bënte me shenjë për bjerraditësin, afrohet dhe s’e kuptoj pse qëndron pas kurioz. Kthehem. “Të thashë që do të shurroj”. Në fakt, i ngrati nuk po shurron por po përdor faqen ku Klajdi dhe Jona i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, t’i ruhet një thellime që vjen nga Dajti. Sikur, më mirë ta hiqnim këtë monument. Po, ta hiqnin. Nuk duket fare si pjesë e qytetit, as e këtyre njerëzve që rrotullohen sikur është asgjë, apo edhe për këta adoleshentët që në vend të shenjave të Kupidit, të mund të linin një lule. Kurrë s’ka pasur lule. Ka vetëm pllaka të hequra, pisllëk dhe ironi. Ironi me një shenjë, që nuk u bë dot simboli i shqiptarëve. Ironi me një vepër kitsch, të vetë jetës sonë kitsch.

27 Komente

Sa kushtoi ky `Monument` ? Jo per gje po ja keshtu ikin leket dhe krenaria shqiptare kur vendi eshte ne duart e matrapazeve.  Ta heqin ose ta modifikojne si WC per popullin se ashtu vete e kane krijuar,

Artikull mere me leng...

Paskam pas te drejte athere kur lashe nje koment per kete monument qe po ngrihej. Ndonje kompjuterist ketu mund te na i sjelli ate teme. 

Pjero per kete problem jane hap dy tema me qindra komente secila, qe kryesisht argumentonin qe ky monument do kthehet ne shurretore. Imagjonon sikur secili prej tyre te kerkonte nga nje kompjuterist qe t'i risillte komentet? smiley

mund te jene hap edhe me shume tema, po ato qe komento Pjeri numerohen me gishta.

Plakut vetem pordhet mos i degjo, per te tjerat bllokun ne dore dhe Abedin mbaj shenim.

Hahaha, osht bo Pjeri si Kimirseni.

kutia e shkrepses...per 100 vjetor. si torta...

Popull me te ardhme te zymte, qe pjell bastarde pa dashuri per simbolet per te cilat te paret kan derdh gjak qe keta kelysha mos te quheshin Serb,Turq a Grek.

mga larg si WC e prishme duket

Eshte xhibolja i nderuar Pf si "kompjuterist " dhe shefe e arkivit .

Po ka hall se ne ato prurje ishte ekzaltur nga Madheshtite Ideore te Babasqapsve ne respekt te "Shurtoreve" sic quhej nga Na . Pllas , qe xhibolja njifet si Korobocke .Gjithe naten qemton cfare te fshije kur eshte "kunder " jo me te bier komente qe ne kohe te YHYHYHA burrit te Mutit te Mut Shtetit sali Qenef berisha smiley

Ka rrezik ne fakt qe njerzit shprehin Dufin edhe nga matrapazi Historise qe nxiste me e "rishkrujt or tie "se " i ka thane Historiani qY i ka gjet Firmataret ne Durres or tie "

Hiqeni qofte edhe per shemtite mendore te atij Karagjozi sali Qenefit , qe montoi ne Kavaje dy Kunja per te trem sorrat me  Liri -Demokraci smiley

Nje pushtet Injorant gjithmone ka pjelle Injorance ne cdo Veper qe ben .

 

fajin e kan makutet n tiron qe kan hudh beton me miljarda po dy lopata s kishin teper ndertu ca shurrtore. 

Te shurrosin Tek cepi pallatit si ter jeten e Jo ne monument te pavaresis sado te pakenaqur te jene me anen estetike te perkujtimores. Kafshet skan nevoje per shurrtore.

Veper eshte ne mendjen tende dhe te njerezve Normal . Edhe simbol . Po ai e ka bere enkas per shurrtore . Nuk kane faj njerzit pasi ai ktheu ne Hale gjithe Shqiperine . Nga mengjezi ne darke per 25 vjet Berisha vetem si Makine MUTI eshte njohur ne Popull dhe si Lider i LlamPatitesit dhe Redit te LefTKopese smiley

Po mos kish monument pavaresie ku do shurrosnin???

Ka mungese respekti per te kaluaren dhe eshte mallkim per te gjithe ne. Harrove Lulthimin qe desh nxorri kockat e te reneve ....spo them deshmoreve...te reneve se po bote do Pune e po priste ca peme e po zgjerote ca rruge? Njerez qe shurrosin ne historine e tyre tregojne qe urrejne cdo gje te tyren. Te dhjefffffshhha mu ne patriotizm 

tironco, ku ta gjej patriotizmin ky brez mer daj?90% e atyne qe kan zbrit n tiron jan papun,fusin dy gishtat n byth e fishkellejn, Qivja temen vatanit kur ske buk...

Ti po thu qe te jesh patriot duhet te jesh i pasur si Esati???? Po me none e bab jan, asigjo su mungo sic i ka mungu Idrizit...kta jan bastard me iPhone qe bojn grafiti posht firmes se Ismail Beut. E keni gjet nji justifikim vareferine....Varferia ska per te na u shqit....te varfer kena qen e ashtu do vdesim.....Vinte Kosovari nga fundi botes per ate Kohe per me ngrit flamurin ne Vlore kta vec me u anku din. 

tironco,  po e kuptoj se ku e ke fjalen. nga Zemra te jap te drejt,sdo deshiroja asgje tjeter.

kam perjetu kohet e tollonit,po nuk them dot qe vuajtja ime ishte me e madhe. Ky brez sta kupton ket llogjik megjtihse esht racionale . per kta esht katastrof kur skan IPhone dhe ndoshta e ndjejn veten akoma me te zhgenjyer sesa ne qe skishim kolektivisht.ne ket sens jan me te varfer sesa ne dikur, sot skan asgje qe ja vlen per me luftu.

Mut shteti i mut burrit sali qenef berisha, mos vdeksh drizesmiley llaf me u majt men

Amani more njerez, mbyllni syte dhe me gjeni nje njeri, nje te vetem , per ta marre sot si modelin e njeriut patriot, dmth qe mendon, gjykon e flet ...per te miren e vendit! Asnje te vetem! Po si spjegohet qe u shemb nje sistem i keq ne disa drejtime, per te na prodhuar intelektualet, dmth saktesisht te shkolluarit , model i se keqes ne pafundesi per Atdheun, popullin? Te gjithe te pergojuar per kusare dhe pasuruar cdo qeverises, pa asnje gare ne sistemin ....e garave per zotesi ...! Ne kete sistem te ndyre,  rene ne dore shqiptaresh, qe shperberi  pa rikthim per mire , njerezillekun e fukarallekut shqiptar ! Sistemi ra ne doren e me kusareve , batakcinjve, banditeve, dhe horrave qe vune pasuri pafund, ne saj te rrjepjes pasurise se ish shtetit, te popullit.Merret me mend kur ky sistem kusar e vrastar, bie ne dore kusaresh e banditesh, cfare tjeter gje vec kesaj mynxyre do tu ofronte shqiptareve ..Ta gezojme ....mynxyren ! 

 

Zotnie, qeveritare jane 0.0001 % e popullsise, 2% mund te kapin ndonje tender....po ne Kohe te Satrapit Zog, plot korrupsion e varferi e mizerje, pse dolen aq shume patriot????? Shqiptari i thjeshte qe kujdeset per familjen e tij, kujtohet per komshinjte e tij me probleme, punon cdo dite per jete me te mire dhe edukon femijet me dashuri per simbolet e te pareve eshte patriot e Shqiperia ka shume te tille. Te tjeret jan nakatos keq, e erdhi dita qe spermatozoidet e Merhumit te  prodhojne narko trafikant si dhe Xhuvanet.te pjellin...vrases serial. Megjithate sduhet patriotizm i modh me mos shurros ne monument te pavaresise.

vidhen pllakat per skrap, e Andoni thote se eshte varferi shpirterore.  Ka prioritete jeta z. Andon, dhe behet matemike. Nje pllake te nxjerr nga halli, nje shurre nga nevoja. Aty ishte banja publike, e prishen per te bere ate tip kungulli me rrenje, apo gaforre me emrin e cuditshem Taiwan. Megjithese mua mu nuk me ka ndalur njeri te vizitoj ndonjeren prej banjave te klubeve atje. 

Po c'banje publike leshi. Mu tek qendra tregtare e ETC po te futesh ka banja te pastra e te rregullta e jane ne korridor, s'eshte se duhet te paguash gje apo te blesh gje. Vec kesaj, cdo lokal e ka me detyrim te kete banje dhe e kane me ligj qe s'duhet te pengojne njeri t'i perdore. Le me tek tajvani qe s'e di njeri nese erdhe nga kazinoja apo nga lokali. Po thuaj derrat jane derra, arixhinjte jane arixhinj. 

Futem mes strukturës monumentale. Vend ideal idilesh çasti ose lehtësirash fiziologjike për të trandurit nga mëndtë. Roni dhe Veton, Blerina, Venera, Elona e transformuar Ebona janë të shkruara shumë sipër...; Krenare, Toska, Florjeta dhe me të njëjtën kaligrafi është shënuar Pejë 23.09.2014; Kristi, Ela, Jona, Klajdi dhe një: Të dua, që është bërë me dorën e tyre; King i nosa është shkruar me të kuqe...Jemi seriali ne ooooo! Kozeta+ shenja e zemrës, e shkruar me të bardha dhe shenja mbetjesh të letrave...Eni, Stefi, Sara dhe një shenjë tjetër zemre.  Justin Bieber...Këto janë pra, mbishkrimet e reja bashkëkohore, që i janë shtuar 40 firmëtarëve të Vlorës dhe që i kundroj disi i lehtësuar tani, kur njerëzit nuk më afrohen më.

 

Degradim si ne çdo fushe.

 

Si u katandisen monumentet pas 23 Qershorit , e pabesueshme.

E kishe mor rrugen e ,m.,Monumenti qysh kur, para 23 Qershorit. dihej ky muhabet. Moren ato pare ata qe fitun tenderin dhe kaq. smiley  loje e bukur kjo me tendera atje ne mememedhe, merr  pagu tenderin 5 lek  dhe fiton 1000 lek ekstra,  me nje here !

Monumenti i Pavarësisë ka kushtuar 450.000 euro dhe është vepër e arkitektëve Kai Kiklas dhe Visar Obrija, me banim në Gjermani. U përurua më 28 Nëntor 2012 me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë.

http://www.telegrafi.com/magazina/demtohet-monumenti-i-100-vjetorit-kthehet-ne-ditar-dashurickash-18-1305.html

E gjithe qendra eshte si varreze . . Tirana ka nevoj e per #rilindje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).