Të shtunën tjetër në landfillin e Sharrës!!!

Harrojmë të përditshmen e mërzitshme të kafeneve të stërmbushura të qytetit, dalim në natyrë dhe "japim një dorë" në mbjelljen e 1000 fidanëve!

Me vetëm 100 lekë për një fidan, të gjithë bashkë, mund të kryejmë një gjest jo vetëm simbolik, por t'i japim edhe një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat e landfillit: 

Ku duam të jetojmë? Duam vërtet të heqim dorë nga gjelbërimi e nga natyra? Ku do të jetojnë fëmijët tanë?
Këtë të shtunë, heqim dorë nga njëra prej kafeve te ditës, e i themi po mjedisit, natyrës, shëndetit e ajrit të pastër.

Një kafe për një fidan ! 
Një kafe për qytetin tend :)

E shtunë, 31 Janar / Ora 09:30 – 12:30

Ky aktivitet mundësohet nga nisma “Mbill Pemën Tënde” dhe Ecovolis! 

REGJISTROHU: info@ecovolis.com , +355 69 61 30 440
vend-nisja Ecovolis - 21 Dhjetori!

p.s; mos harro
> barbeky & piije freskuese falas 
> veshje pune & këpucë balte 
> hajde në shi e në diell

16 Komente

Sdu te regjistrohem vetem per faktin qe kush ka bere ate cope leter nuk di shqip. Dhe eshte e tmerrshme qe injoranca tani ma fituar status zyrtar. Landfill? Ca do te thote landfill mer vlla? Se mes sa di une shqip i thone vendgroposje. 

taman taman, nuk esht vend groposje por vend mbulimi. Se procesi vete nuk ka te bje me groposje po me mbulim te plehrave dhe si rezultat kemi kodra plehrash.

Ke te drejte kokolepsi, psh nje nga mediat kryesore kishte sot ne titull fjalen "starton".  Te isha ne Shqiperi, do mbillja nje fidan nga inati i "landfillit", nje per "starton" dhe nje per cdo fjale te huaj qe do hasja deri te shtunen tjeter smiley

 

mbase sllogani duhej pak me i plote.. psh:

nje kafe per nje fidan,
i ngreme pemet havadan!

...landfilli, fidanishtja?

ka qene njehere nje fidanishte ne vlore. Bahçe gjigante me trendafila e lule. Mbillej rende dhe hashashi nen kujdestarine e bijve te birose. Bar zogu quhej, fjale ne kod.

Suksese!

Nisma me dukej e shkelqyer, veç ai linku nuk hapej, ishte si linket qeveritare qe duhet te regjistrohesh nje here pastaj te hapet. 

Jam kunder ketyre nismave sepse edhe pse nisen nga e mira, perfundojne kot.

Pa hyre ne debaste filozofike dhe politike, prona publike eshte e deshtuar.

Idealja do te ishte qe cdokush, kur eshte e mundur te kujdesej per copen e lulishtes ke pallati apo ana e rruges afer shtepise se vet.

Kane marre robt cmime Nobel nga ekonomia per kete gje dhe keta "ambientaleshet" nuk e njofin fare.

Nuk ka incentiva robi qe te respektoje pronen publike, kur e di se nese nuk e konsumon vet, do ta konsumoje dikush tjeter...

Idealja do te ishte qe te kishte parqe private, apo pyje private.

Incentiva ka: ushqim falas. Njelloj si ne ca prezantime librash, ku theksohet fakti qe ne fund ka buffet.

ps Te djathtet ne moshe te re jane trishtim me vete.

Ca kupton ti me te djathte? 

Me te djathte kuptoj ata qe individin e duan me patjeter te kontrolluar prej autoritetit, dhe/ose prej incentivit. Perndryshe ne thelb, thone keta, njeriu eshte i lig, egoist, pre pasionesh te dobeta e instiktesh shtazarake.

I ke bo lemsh. smiley

Ne pergjithesi ideologji te djathta te mirefillta jane kapitalizmi, liberalizmi klasik dhe republikanizmi. Autoriteti shteteror eshte karakteristike e te majteve ne pergjigthesi dhe merr forma groteske tek socialistet. Konservatoret jane me te moderuar dhe perpiqen ta ushtrojne autoritetin shteteror vetem ne ruajtjen e disa sjelljeve te caktuara...

Te tjerat ketu: Qartesohu...

 

Autoriteti nuk eshte vetem shteti, njishtas (shteti eshte krijese e Mesjetes ne Europe). Cfare te dhashe eshte nje perkufizim diakronik, dyshtas. Linqe nuk po te jap, se e marr te mireqene apriori qe bashkebiseduesi e di si mbahet lapsi smiley.

Ah, edhe naten e mire per sonte.

ec aty , barbeky

Me c'lexova verdalle, nga 1000 fidane qe ishte qellimi, u mbollen 2200.  Megjithese shiu kufizoi disi pjesemarrjen, nisma rezultoi e suksesshme.  

Urime organizatoreve dhe mundesisht te mos e lene me kaq. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).