Përshëndetje!

Së pari dua t’ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe plot suksese!

Viti i parë i qeverisjes, viti 2014, patjetër që ka qenë një vit i vështirë, por shënon rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe fillimin e reformave më të domosdoshme për konsolidimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike;

Ishte viti i mbështetjes së sektorëve në funksion të aplikimit të modelit të ri ekonomik, që garanton fuqizimin e ekonomisë përmes rritjes së prodhimit vendas dhe eksporteve;

Ishte viti i punësimit, mbi 81 000 vende të reja pune janë hapur apo regjistruar në vitin në 2014;

Dhe ishte, patjetër, viti i një marrëdhënie krejt të re me sipërmarrjen. Qeveria i shleu, pagoi, mbi 360 milionë dollarë borxhe të prapambetura dhe vazhdon, edhe sot që flasim, të paguajë ato borxhe;

Ishte viti i ndryshimit rrënjësor të klimës së biznesit dhe investimeve në vend.

Viti 2015 do të jetë, sikurse i jam referuar shumë herë, viti i sfidës sonë për të kapërcyer në nivelin tjetër të rritjes ekonomike, duke asistuar në mënyrë aktive sektorë të rinj me potencial të lartë dhe duke prodhuar paketa mbështetëse që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë pozitiv mbi ekonominë dhe qytetarin.

Gjithashtu, 2015 do të jetë viti i luftës kundër informalitetit; i vazhdimit të reformave; i drejtësisë fiskale; i investimeve të huaja dhe i rritjes akoma më tej të punësimit.

Sot dua të ndalem në një element që, në fakt, përbën risinë e parë të vitit 2015 - Marrëveshjet e Partneritetit Publik Privat (PPP). Prej disa muajsh në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po punohet, në bashkëpunim me shumë Ministri, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të ri-konceptuar procedurat aktuale të koncesioneve dhe të Partneritetit Publik-Privat, në përfitim të qytetarëve. Për këtë është zhvilluar një analizë e thellë, e detajuar e koncesioneve dhe shërbimeve publike, në mënyrë që të mundësohet standardizimi dhe lehtësimi i procedurave e të kalohet tek projekte konkrete të cilat mund të ofrohen si marrëveshje koncesionare, një marrëdhënie e re publik-privat.

Qasja jonë ndryshe lidhet me një marrëdhënie të re, siç e theksova, të Partneritetit Publik Privat, e cila përfshin gamën më të gjerë të mundshme kontraktore publik- privat, duke përfshirë shërbime të cilat deri tani kanë qenë kosto për financat publike dhe kanë lënë shumë për të dëshiruar tek qytetarët. Nëpërmjet formatit të ri të PPP, marrëdhënies së re publik-privat, ne synojmë që jo vetëm të rrisim eficiencën e këtyre shërbimeve dhe cilësinë e këtyre shërbimeve, por gjithashtu, në vend që të thithim dhe të shpenzojmë fonde publike, përkundrazi, t’i bëjmë të prodhojnë cilësi shërbimesh për qytetarët dhe fonde publike në favor të buxhetit të shtetit.

Një sërë sektorësh, për herë të parë, siç është bujqësia, shëndetësia apo regjistrimi i pasurive të paluajtshme, siguria ushqimore, shërbimi spitalor që në traditë kanë qenë natyrshëm në kurriz të buxhetit të shtetit, sot fillojnë të shihen ndryshe, duke i afruar nëpërmjet kontraktimeve publike-private në favor të qytetarëve, me shërbime më cilësore. Janë rreth 65 projekte sjella nga ministritë e linjës dhe institucionet, me një vlerë totale, në vite, prej 375.6 miliardë lekë, si burime në mbështetje të drejtpërdrejtë të rritjes ekonomike.

Në fushën e transporteve risi është ndërfaqja e koncesioneve për ndërtim, mirëmbajtje, operimi i akseve kryesore rrugore me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore. Dua të përmend dy projekte që janë tashmë duke u përpunuar si kontraktime publik-privat; një është ndërtimi i segmentit të rrugës së Arbrit, që besoj do të jetë risi e fund dimrit, pra besoj në fund të shkurtit do të jetë në tenderim dhe projekti tjetër është ai i mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Morinë. Ka një sërë rrugësh te reja të cilat do të konsiderohen dhe do të hidhen në treg për një kontraktim publik-privat.

Në fushën e bujqësisë, - e theksova që është për herë të parë, - bujqësia konsiderohet si pjesë e kontraktimit publik-privat; është siguria ushqimore, një element tejet i rëndësishëm për qytetarin dhe është një nga kërkesat e Bashkimit Europian; gjithashtu edhe shërbimi veterinar.

Në fushën e shëndetësisë është kontrolli bazë mjekësor; është shërbimi i dializës, faza e parë është në Korçë, Vlorë, Shkodër; administrimi mundësisht, i një spitali rajonal dhe administrimi i mbetjeve spitalore.

Në fushën e mjedisit është grumbullimi dhe administrimi i diferencuar i mbetjeve të institucioneve qendrore dhe vartësisë së tyre; mbetjet elektronike; mbetjet elektrike; mbetjet nga ambalazhet; vajrat e përdorur; mbetjet organike; mbetjet nga makinat në fund të jetës; gomat e përdorura; bateritë apo e gjithë gama e mbetjeve që dëmtojnë ambientin dhe shëndetin publik. Gjithashtu edhe ripyllëzimi i zonave të mbrojtura.

Në fushën e mirëqenies sociale janë projekte për investimet në shtëpitë e të moshuarve, të fëmijëve, qendrat e zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar, strehët për gratë viktima të dhunës në familje, etj., apo projekte për hapjen e shkollave të reja profesionale dhe profileve të reja të studimit në Qendrat e Formimit Profesional.

Gjithashtu, ka projekte në zonat turistike për nxitjen e turizmit.

Në fushën e financës apo të mbledhjes së tatimeve janë e-taxation (taksimin elektronik). Një nga projektet më interesante që po studiohet nga Ministria e Financave sot është tatimi mbi pasurinë, një marrëdhënie e re, një koncesionim i mbledhjes por edhe i dokumentimit të pronës, gjë që do të bëjë jo vetëm evidentimin e saktë të pronave, por edhe një rritje të të ardhurave, nga tatimi mbi pronën. Janë, duhet ta theksoj, 146 miliardë lekë financime që lirohen për buxhetin e shtetit dhe sigurisht, që shkojnë për financim të projekteve të tjera, të cilat deri më sot mund të mos kenë pasur mundësi, për shkak të mungesë së financimeve. Pra skema e marrëdhënies së re publik-privat, e kontraktimit, e koncesioneve publik-privat jo vetëm që do të sjellë më shumë se 350 miliardë lekë në ekonominë shqiptare, por do t’i lirojë buxhetit të shtetit, gjithashtu, një shumë afërsisht 150 miliardë lekë.

E theksoj, viti 2014 ka qenë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, por i suksesshëm. Të kujtojmë, e nisëm në 2014 me një vështirësi tejet të madhe për shkak të trashëgimisë të papërgjegjshme, me një rënie të theksuar ekonomike, me një papërgjegjshmëri në menaxhimin e financave publike dhe në fakt të të gjithë shtetit, dhe përfunduam me një rritje ekonomike mbi 2 % dhe me kthesën vendimtare, pozitive, të rritjes ekonomike.

Sot dua të bëj një ftesë për sipërmarrjes shqiptare dhe asaj të huaj, që të të paraqesin idetë e tyre, propozimet, studime dhe projekte konkrete për partneritete publik-privat në sektorë te ndryshëm të ekonomisë, pa kufij.

Kjo është faqja e parë e vitit 2015 për të rikthyer në thelb një mënyrë të re e menaxhimit të pronës publike, që ofron modernizim të shërbimeve për qytetarët shqiptarë, maksimizimin e fitimeve për publikun për qytetarët, rritjen e eficiencës, uljen e kostove dhe lehtësimin e buxhetit të shtetit.

Faleminderit!

36 Komente

dhe projekti tjetër është ai i mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Morinë.

Se ku do katandisej Shqiperia, nese nuk do kishim nje minister si ky qe quan mirembatjen e rruges projekt, nje zot e di.

Bo, bo, cfare hartimi. Vetem llafe, llafe llafe shume gjera te pergjithedshme dhe ne fund nuk kupton asnjegje se cfare do te behet konkretisht, cfare do behet ndryshe nga me pare dhe si do te behet. Ky eshte nje turp, pasi nuk dua te perdor fjalen skandal. Ti qofsh qe je edhe minister edhe kokebosh!

Berbero, kush ta paska vjedhur password? Me duket Bradi.

Nuk ma ka vjedhur njeri, e aq me teper Bradi. Po ti sic duket ke nevoje te me njohesh me mire ne menyre qe te mos me paragjykosh. E di qe ftesat per njohje i ke inat ndaj nuk po te ftoj, por me beso se nuk jam ashtu sic dyshon ti. 

Kuazo dhe Komentuesi, kur dhe ju qe jeni pro socialisteve (kuazi) dhe pro shtetit shqiptar (Komentuesi), flisni keshtu, vaj hallit ata te tjeret qe nuk i duan socialistet dhe ate shtet smiley

Ca ka ndodh qe kritika vjen nga brenda????

Partneritetit Publik Privat  

Po u hapka thesi persemari, dmth po u ktheka koha e arte e tos nanjes. . 

Se mora vesh. Do hapkan shpi publike dmth?

E bleve bileten?

A e preve thuhet smiley

Ore kujdes se mos presesh ndonje gje tjeter qe te duhet per tek shtepia publike smiley

.. paret me gërshonë, psh smiley

..ose a i theve dollaret smiley Eshte rrit dollari. 

Dakort, ato paret duhen per ate vend.

E theksoj, viti 2014 ka qenë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare, por i suksesshëm. Të kujtojmë, e nisëm në 2014 me një vështirësi tejet të madhe për shkak të trashëgimisë të papërgjegjshme, me një rënie të theksuar ekonomike, me një papërgjegjshmëri në menaxhimin e financave publike dhe në fakt të të gjithë shtetit, dhe përfunduam me një rritje ekonomike mbi 2 % dhe me kthesën vendimtare, pozitive, të rritjes ekonomike.

 

Vetem nje qe smerr vesh nga ekonomia mund te beje deklarata te tilla. 

Nuk e kam marr vesh kurre per cilen veti ky pizeveng behet minister! Ky eshte bosh fare.Ky ja kalon dhe Mimes,  qe kish PD.Si nuk ka nje ekonomist, more nje te vetem qe te thote dy fjale qe ti zen vend, ky mavriu vend i yni ! Te degjoshe nje buf kenete qe e ka Naim Cili si bicim rektori a ca e ka, kur ze e flet per ekonomine, sidomos kur jep ide per bujqesine, duhet te keshe jo me dy ...po kater! Ishte dhe antar i bordit bankes ai fare doktor profesori ! 

Ministri ahmetaj sec ka dhe nje pamje prej te linduri ligesht ! Tere llafet qe ka leshuar, qe te gjitha .....i kane shpetuar ! E trishte gjendja ne kete vend pervec asaj qe na kan ren veshet rehatduke mos degjuar me ate te marrin  dhe te parin e kusareve ! Nga ajo gjendje kemi shpetuar ...per te vdekur rehat me ahmetajt debile ! 

Keni shpetuar nga e keqja e madhe qe eshte Saliu duke mos e degjuar grave , por po vuani nga kultura e pa ndeshkueshmerise. 

Shqiperia, me shporrjen e tij shpetoi vertete por ai ka len litarin jashte grope ...! 

Grava, tani mos tja faturojme edhe Ministrin Ahmetaj saliut...apo e ka fajin saliu qe erdhi palla i gjate ne pushtet????

te dhjefsha risine - ppp ka 20 vjete qe predikohet tek ne, qe me administrimin e plehrave te bashkise se tiranes nga firma austriake Saubermacher, administrimin e linjave te autobuzit ne tirane, privatizimin e ndermarrjes se ujrave dhe kanalizimeve etj. 

Sot dua të bëj një ftesë për sipërmarrjes shqiptare dhe asaj të huaj, që të të paraqesin idetë e tyre, propozimet, studime dhe projekte konkrete për partneritete publik-privat në sektorë te ndryshëm të ekonomisë, pa kufij.....

Kot fare .Asnje ftese te nderuarve te gjithditur te PPU . Minister me jasht realitetit se ky , zor se gjindet . As bLoqet nuk lexon ! Te pakten ti vleresoje si fuqi punetore qe po vijne me Lopata te mbushin gropat e Halese qe la sali Qenef berisha  !

 

Po nuk kalohen dot gjërat me një "është i trashë" apo "është i paaftë". Presidenti i trashë, kryeministri i paaftë, ministri i jashtëm i pakoqtë, ministri i shëndetësisë i pashkurtër, ministri i financave i papakompromentuar, ministrja e kulturës e papërfillshme, ministra e arsimit e pakuptimtë. Sado të jenë budallenj këta, janë akoma më shumë shejtanër.

Do partnerprivatizohet shërbimi i dializës.

Do partnerprivatizohet kontrolli bazë shëndetësor.

Do partnerprivatizohet siguria ushqimore!

Pritet një reformë (çfarë reforme?) e taksës mbi pronën. Ju që mbani nga një shtëpi bosh në Shqipëri mund të keni edhe ndonjë farë interesi. Ndonjë prind a i afërm në pension që është i/e lumtur se të paktën ka ku të fusë kokën pa paguar qira mund të ketë një farë interesi. Nuk bëjnë gabim as qiraxhinjtë të interesohen, se kostoja përcillet.

Apo:

"Ishte viti i punësimit, mbi 81 000 vende të reja pune janë hapur apo regjistruar në vitin në 2014"

Askush nuk e di nëse janë krijuar 2 vende pune dhe regjistruar 80998 të tilla. Askush nuk e di nëse janë zhdukur 10000 vende pune dhe regjistruar 91000 të tilla. Por askush nuk e pengon ministrin të bëjë parafjalë të kësaj Apo-je të madhe shprehjen "ishte viti i punësimit". Sipas INSTAT-it, shkalla e punësimit për grupmoshën 15-64 ka rënë nga 58.2% që ishte në tremujorin e parë të vitit 2012 në 52.3% në fund të tremujorit të tretë 2014. Megjithëse brenda nëntë muajve të parë të vitit punësimi qenka rritur me afër 4 pikë përqindje, ai nuk ka arritur akoma nivelin e tremujorit të parë të vitit 2013. Për të njëjtën periudhë afër trevjeçare për të cilën jep të dhëna INSTAT-i, për të njëjtën grupmoshë, papunësia është rritur nga 14.3% në 17.4%, me disa luhatje brenda nëntëmujorit të fundit të anketuar. Papunësia e të rinjve qenka tani më keq se kurrë (32.4%), përjashto tremujorin pararendës. Drejtori i INSTAT-it i ka bërë reklamë faktit se janë rritur forcat e punës (ndaj edhe papunësia) pra ekonomia është në lëvizje, por nuk na ka thënë se forcat e punës si % e popullsisë për tremujorin e fundit të anketuar janë ekzaktësisht ato që kanë qenë në tremujorin e katërt të 2012-ës.

Meqë isha tek të dhënat e INSTAT-it, askund nuk është marrë ministri me rënien e vazhdueshme të dokumentuar të eksporteve (ministri i zhvillimit ekonomik mund të kishte thënë diçka mbi naftën bruto, apo për nevojën e diversifikimit të eksporteve, se po bëhet nami në Rusi).

Jemi që jemi që jemi, ministri i zhvillimit ekonomik a ka gjë për të thënë për rënien e vazhduar të nivelit të inflacionit? E dimë që BSH-ja bën punë shumë të mirë, tepër të mirë, aq sa po shqetësohet edhe vetë se përse e ka ulur më shumë këtë dreq inflacioni, 0.7% në dhjetor,  plot 86% më poshtë se shënjestra e saj prej 3%. Zgjerimi monetar që pritej falë injektimit të 713 milionëve nuk paska dhënë efektet e dëshiruara. Përtej shakave, ky nivel inflacioni nuk është lajm i mirë për ekonominë shqiptare (po bëhet nami në eurozonë). Sipas BSH-së, në ekonominë reale kemi rënie të ofertës, tkurrje të prodhimit (aty ku njëkohësisht janë shënuar rritje të ndjeshme të "punësimit") por edhe ndikim frenues fiskal (e di, e di, fajin e ka Berisha (socialisti), duhen shlyer borxhet, nuk kemi çfarë t'i bëjmë, kush është Syriza?).

"skema e marrëdhënies së re ... do të sjellë më shumë se 350 miliardë lekë në ekonominë shqiptare, por do t’i lirojë buxhetit të shtetit, gjithashtu, një shumë afërsisht 150 miliardë lekë"

Askush nuk i ndjek këto përralla me miliarda, askush nuk do të pyesë në fund të afatit (sikur ministri të kishte dhënë ndonjë afat) sa hynë në ekonomi e sa nuk dolën nga buxheti i shtetit (po ku shkuan?). Gazetarët kanë frikë të pyesin për realizime plani, iu del fantazma e Hoxhës, se nuk e ftillojnë dot që nuk është problemi tek fjala "realizim" por tek konkreti "plan".

Askush nuk pyet se sa e kanë vlerën ato troje, godina, pajisje, dhe mbi të gjitha ai kalim përgjegjësie nga shteti (sado pjesërisht) i sovranit tek privati që i përgjigjet një tjetër zoti. Për sa kore buke do të privatpartnerizohet pasuria e përbashkët që do t'i rishitet pastaj shqiptarit?

Kur shteti ngre duart lart dhe thotë "nuk e bëj dot", dikush duhet ta pyesë se përse e mori përsipër ta bëjë, atëherë, dhe përse nën emrin "Partia Socialiste".

Ka edhe plot të tjera por u lodha, me siguri kam bërë dhe gabime.

Harry Lime one of the most charismatic villains of all times on the Third Man

Harry Lime: Nobody thinks in terms of human beings. Governments don't. Why should we? They talk about the people and the proletariat, I talk about the suckers and the mugs - it's the same thing. They have their five-year plans, so have I.

Martins: You used to believe in God.

Harry Lime: Oh, I still do believe in God, old man. I believe in God and Mercy and all that. But the dead are happier dead. They don't miss much here, poor devils.

https://www.youtube.com/watch?v=sbfKibLRqqQ

Më sipër tek papunësia e të rinjve "më e lartë se kurrë" duhet të kisha thënë "më e larta për serinë kohore". Seri më të gjata kohore të papunësisë duhet të prodhojë një herë INSTAT-i, rishikim pas rishikimi demografik, metodologjik a çfarë tjetër ka ndër mend të bëjë, që të mund t'i referohem.

Ore une ne shqiperi se c ndjeva tek njerzit qe po humbasin besimin tek rilindja, dhe shpresa, tani ky vit me duket se do te  jete me shume depresiv tek shumica e njerzeve, nga viti 2007 dhe deri tani une ne Shqiperi pashe te njetat gjera te njetat probleme publike, dhe te njetat vuajtje, pra asgje nga fronti i lindjes, shqiperia, -ah po poliyikanet dhe `profesoret` e shtypit,medias, universitetieve, i pash me kapele rrepublike dhe kollare, te cilet ecinin rende rende neper trotuaret e tiranes, pordh-pordhe.

 

Cudi Ilir se ne ketej nga peshku sikur nuk e ndiejme ate atmosfere qe pershkruan me lart. Tjeter gje flasin  socialistet e shqiperise dhe tjeter gje emigrantet qe shkojne me pushime..Duhet te zgjidhet kjo situate..po shkon per mire apo per mbrapsht? 

une them te verteten vetem te verteten, sa do e hidhur te duket . ne 2007 coku pati nje hop,  ne dukje kjo, po prej atij hopi une nuk shoh ndonje ndryshim tjeter, po te njeta sherbime, (publike ) me probleme te ndryshme

psh ne spitale, ne dyrt e gjukatave, ne transport, ne markete, etj,njerzit ankoheshin dhe i zgjidhnin problemet hallet me skeser, dhe me lek ne dore ..

ja psh, tregu i ushqimeve, akoma tregtohet ne rruge,

spitalet, akoma sherbime te dobta mungesa batanijesh, ilacesh, ngrehje ect .

..Spitali Nen Tereza, ishte i mbipopulluar, i piset rrehe e rrotull, me katundare qe shisinin prodhimet "e tyre"smiley qe vinin nga Maqedonia, Bullgaria Greqia ,Italia,...perfshi ketu edhe Rrushin, fikun, mollen, bajamen, ..smiley

Laj thaj nje Spital per te gjithe Shqiperine., autobuzat urbane , ecnin si breshka, dhe po i njeti stil, -njerzit ngjeshin me njeri tjeterin, bile kjo ishte normale., .shkurt mos me u zgjat, stili vjeter, qytetrimi, alla kurdistan thelle e me thelle,

Tirana ishte shperfytyruar, fare, fare, dhe me xhamite kishat dhe pallatet te ndryshme te larta te reja dhe te vjetra, trotuare, te ngushta, te zena nga fshtaret qe shisnin te ulur ne myth,, fruta perime, erza,, dhe gjela deti

nuk te behej te shetisje normal, dhe i qet ne punen tende,...

# bile une nuk pash nje kom TURISTI !!!

ah pash nja dy kinez, te dobet te thare, qe bizedonin me njeri tjetrin ne hall te vet,

Tiranes i kishte ik buzqeshja!

po ce o vlla, atje bohet jet note pernot

Cudi Ilir se ne ketej nga peshku sikur nuk e ndiejme ate atmosfere qe pershkruan me lart. Tjeter gje flasin  socialistet e shqiperise dhe tjeter gje emigrantet qe shkojne me pushime..Duhet te zgjidhet kjo situate..po shkon per mire apo per mbrapsht? 

Ketline, Ilir-jani eshte ai qe thoshte tekstualisht qe te gjithe njerezit qe rrine ne shqiperi merren me droge dhe me perdhunime. S'le asnje rast pa share shqiptaret dhe ne histori, dhe ne cdo gje. E ka patologjike sharjen ndaj shqiptareve.

 

S'le asnje rast pa share shqiptaret dhe ne histori, dhe ne cdo gje. E ka patologjike sharjen ndaj shqiptareve.

e ke patologjike ti shkaba sharjen ndaj shqiptareve, mire thua. shiko si i shan ti shqiptaret:

 

shkaba - 29 Dhjetor 2014 - 23:18 Permalink

 Në kushtet e rrënimit ekonomik, zhbërjes sociale dhe ndëshkimit shtetëror ndaj debive për shërbime të domosdoshme jetësore, e vetmja rrugë mbijetese ka mbetur ikja, arratisja. 

O Klodi, se qenke dhe i vogle ne moshe. Ik shiko qytezat ne zone ku kane 24 vjet qe jetojne me kete mentalitetin qe keto sherbimet jetike duhet te merrn falas nga shteti e paret duhet t'i paguajne vetem qypat dhe socialistat, ik pastaj shiko nje qytet tjeter qe s'e ka kete mentalitet, por e ka te qarte qe cdo sherbim qe ta ben tjetri dhe jo ti duhet paguar, dhe pastaj mbase do te kuptosh se pse tek njeri qytet robt jetojne ne shtepi si stalla e vriten me njeri tjetrin si kafshe, e pse tek tjetri jo. Shiko keto, pastaj fol, meqe qenke student qe ka qejf te shkruaje. 

 

Aspak, Agron. Meso ta dallosh pergjithesimin nga pervecesimi, dhe se si turma e pergjithshme nuk perfaqesohet nga nje grup i pervecem. klm smiley

jo vec e vec po edhe me grupe, turp tu vije

Faleminderit tropizma.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).