Partia Demokratike ka denoncuar sot emërimin e ish-konsullit Drini Bello si shef i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën në Ministrinë e Brendshme. Ka qënë deputeti Genti Strazimiri, i cili ka ironizuar emërimin e Bellos pikërisht në këtë post, pasi, sipas tij,në vitin 2003, ai u shkarkua nga detyra që mbante, për lidhje kriminale. "Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovojë dhe të emëroje në pozicione kyçe, elemente me të kaluar kriminale. Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane" tha Strazimiri.

Strazimiri tha se ish-diplomati u largua nga detyra në 20013-in me kërkesë të shtetit italian, pasi policia italiane arrestoi vëllanë e tij për trafik droge dhe vetë ai u shpall "person non grata".

DEKLARATA E PLOTE E PD

Në kuadrin e “reformimit” të administratës shtetërore, dhe të “rrugës së mbarë drejt Evropes” në të cilën po ecka vendi, Edi Rama dhe banda që sot drejton shtetin vazhdon të promovoje dhe të emëroje në pozicione kyce elemente me të kaluar kriminale. Dhe me sa duket, meqënëse “po shkojmë drejt Evropës”, kriminelët e emëruar zgjidhen me “eksperience kriminale… evropiane”. Kështu: Në vitin 2003, me kërkesë të shtetit italian, u largua nga detyra e konsullit shqiptar në Romë, Drini Bello. Ai survejohej gjatë gjithë kohës nga policia, pasi kishte dyshime të vazhdueshme për përfshirje në trafik droge dhe armësh, duke shfrytëzuar imunitetin diplomatik dhe faktin se makina e tij ishte e mbrojtur me targa CD.

Në përfundim të operacioneve të saj, policia italiane arrestoi vëllanë e konsullit, i cili edhe u dënua për trafik droge, ndersa konsulli Drini Bello i shpallur “persona non-grata”, u shkarkua nga autoritetet tona. Ky rast është një nga skandalet e rënda të diplomacisë shqiptare që mbahet në dosjen e zezë të përfshirjes së funksionarëve tanë të jashtëm në afera e trafiqe. Çfarë ka ndodhur me ish konsullin? Me Edi Ramën, Drini Bello është rilindur sigurisht. Sot ai është shefi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për Tiranën, në strukturat e Ministrisë së Brendshme, me detyrën e mbikqyrjes së policëve shqiptarë që ….të mos merren me drogë e trafiqe të paligjshme…

Sipas standarteve të emërimeve të Edi Ramës, ky person ka pikërisht atë ç'ka i duhet, ka lidhjet që i duhen, ka të shkuarën që i duhet, për të ushtruar këtë funksion kaq të rëndësishëm në policinë e shtetit.Caktimi në poste kyce i personave të lidhur me trafikun e drogës, është bërë sipas një skeme gjakftohtë e të mirëmenduar. Secilit vendin e tij, sipas llojit të krimit ku ka qënë më parë i përfshirë.

Ky pra është inkriminimi. Raste flagrante si këto e bëjnë të domosdoshëm dekriminalizimin dhe pastrimin e Policisë, të administratës, të Politikës. Por kjo kërkon vullnet. Për fat të keq, vullneti i Kryeministrit është në anën e kundërt, në afrimin e trafikantëve, kriminelëve, në frymëzimin e tyre, në ndarjen e pushtetit me ta, dhe në caktimin e tyre në poste kyce. Për ish-konsullin e përfshirë në skandalin e trafikut të drogës dhe armëve me makinën e tij CD, dhe që përdorte edhe konsullatën si bazë, si burim i vlefshëm informacioni për “të painformuarin” kryeministër, mund të shërbejë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaci. Ai do t’i japë më shumë informacion, pasi ka qënë jo vetëm dëshmitar i ngjarjes, por avokat i vëllait të konsullit që u kap dhe u dënua nga drejtësia italiane për trafik droge.

REAGON MB: PD SHPIF, EMËRIMI I BELLOS KREJTËSISHT LIGJOR

Ministria e Punëve të Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike për emërimin e Drini Bellos, pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë.

Në deklaratën për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se “Drini Bello ka konkurruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjithshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurrimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Emërimi i tij është bërë pasi kandidati përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji. Ky kandidat ka paraqitur dëshminë përkatëse të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur”.

Gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme thekson se “Drini Bello është kontrolluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe pajisur me certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër sekret”. Bazuar në të gjitha këto të dhëna Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinion se emërimi i këtij shtetasi në detyrën e specialistit të SHÇBA është tërësisht ligjor”.

57 Komente

Ska mundesi...rilindja eshte shume e vemendshme ne emerimet e personave me precedent...mashtrojne keta te PDs sic genjyen se mushkonjat po perdoren per trafik, e banditat jane bere depuetet...!

p.s. Me intereso se cfare qendrimi hipokrit do mbaje shkaba me shoke!!!

PS ka vertetuar qe kur ka njerez me shkelje, i pushon nga puna, ndersa Berisha vriste njerez ne trotuar qe te mbronte kriminelet e vet.

Por u mesuam tani me sajesat e PD. U ka ngelur te bejne politike me sajesa, se argumenta s'kane. As vota ne parlament s'kane. 

 

Dmth ata qe ka heq PS pasi rezultonin me rekord kriminal te denoncuara nga PD ishin sajesa te PD????? Hajde llogjike hajde...prandaj ta thash qe me zor pres hipokrizine dhe gelbazen qe se keni problem ta pertypni poshte, qofte edhe e dikujt tjeter persa kohe eshte gelbaza e partise...rilindje!

Pikerisht pra, faleminderit qe e vure ne dukje. Kur s'ka shpifur PD, PS i ka hequr. Per kete, PS thote qe PD ka shpifur. I bie qe kane shpifur vertet, perndryshe do ta kishin hequr. 

Shkabe, 'Rilindja' pusho' nga puna shkelesit, por nga pastruset e nevojtoreve e poshte; nderkaq, shkelesit e tjere kane shanse te majme te ngjiten lart, sic e deshmojne edhe rastet e Ilir Metes, hajdut me bllok ne dore, Doshit, etj., etj., qe jane promovuar tak fak 'baballare te kombit' ... smiley  

Ça paska hum Italija nji kuadro smiley

REAGON MB: PD SHPIF, EMËRIMI I BELLOS KREJTËSISHT LIGJOR

Reagoj une: MB shpif, PD-ja nuk ka thene qe emerimi nuk eshte ligjor, ka thene qe ai eshte shpallur non-grata ne Itali dhe vellai i eshte denuar per trafik droge

tjetri fiton konkursin ti do me e kru , konkuursiiin or tej konkuursiiin smiley

Partia Demokratike ka denoncuar sot emërimin e ish-konsullit Drini Bello

Ka fillu pune pa marr emrimin ky tipi e? Tmerr, nuk qenka faji i qeverise pra, qenka faji i rojes qe e ka lene te futet ne zyrat e shtetit me flete-hyrje vizitori

Emerimi i tij nuk eshte caktuar me urdher nga qeveria, por nga nje konkurs. Nese ne konkurs eshte bere hile sic behej me Salen, atehere PD duhet te jape prova per konkursin e qeveria te marre masa ne te ardhmen.

smileysmiley Une nuk kam ca t'boj ty plako se ti je bathorist, se bathorizmi nuk eshte fenomen vetem i nje krahu, cdo krah a parti politike ka bathoristet e vet. Ai eshte perzene nga Italia dhe eshte shpallur non-grata, ne te njejten kohe vellai i vet eshte fut n'burg per droge, por per fat t'keq kete nuk e kontrollonin dot se kishte imunitet diplomatik dhe vetem e perzune. Tani vjen bathoristi dhe thote "eshte fut me konkurs se tani nuk jane me konkurset si ne kohen e sales" smiley Fajin e kam une qe te pergjigjem ty mer plak, po as ti, as qeveria, as ky diplomati miellaxhi s'keni faj

S'ta kam une fajin qe naret e trashe jane te paafte te kuptojne qe kur cakton rregulla konkursi per te mbushur nje vend bosh, personi caktohet aty nga rregullat dhe qeveria nuk mund te dale kunder ligjit e ta pengoje procesin. Do te kishte qene tjeter gje sikur te ishte caktuar me urdher qeverie. 

Konkurset jane bere pikerisht qe te mos punesoje qeveria, por rregullat. Nese ka dicka te paligjshme tek rregullat e punesimit, oburra ta raportojne dhe qeveria do te zbatoje ligjin. Kaq e thjeshte eshte. Qeveria s'mund te heqe dike pa nje argument ligjor, vetem per thashetheme tavoline.

S'ta ka fajin njeri qe s'e ke haberin e ligjit apo ligjshmerise, por njeh vetem sistemin provincial te llafeve te kafenese. Ligji eshte i ngurte, nuk behet pa ndonje lloj prove qe ka shkelje.

O bathorist, ku eshte bere ndonje konkurs per pune ne kete vend ndonjehere? Konkurset jane sa per ti mbush mendjen BE-se qe ka ligj per administraten. Ministrite me perpara i zene vendet sesa shpallin konkurset, kshuqe mos boni si rilindas pickedhie, ju mjafton rilindas. Te enjten ky tipi eshte prape pa pune, dhe te urdheroj te vish ktu si zar dhe te besh autokritike :smiley

Konkurset jane sa per ti mbush mendjen BE-se qe ka ligj per administraten.

Pra, shave sa shave e tani po perserit fiks ato qe thashe une deri tani. smiley Po thua qe problemi eshte me konkursin e qe duhet te bazohen ne thashethemin qe meqe ashtu i bente PD, eshte dore me nje qe i ben PS. Cfare thashe une deri tani, o nari qe duhet te t'i perseritesh gjerat nga dy here qe t'i thithe truri yt provincial i tavolinave te thashethemeve? Qe po paten gjetur gje kunder sistemit te konkursit, ta padisin e te cojne prova qe nuk funksionon, perderisa Rama deri tani ka treguar qe kur PD denoncon, ai i heq fajtoret. Sic tha dhe ai tjetri me lart. Por jo te shpifin qe e emeroi qeveria, kur s'e ka emeruar qeveria, e jo te bazohen vetem ne thashetheme qe eshte keshtu sepse ashtu e bente PD. Une flas per ligje, ti per thashetheme tavolinash provincialesh. Ndaj s'merremi vesh.

Qeveria e ka emeru o bathorist, se sipas ligjit zgjidhet nje nga tre te paret dhe e emeron titullari, po ti je thick qe do me bo si pickedhie. Plus kesaj edhe konkursin qeveria jote bathoriste e ben, edhe kriteret ministri bathorist i percakton, kshuqe ... te premten qe ne mengjes urgjent ketu si zar te kerkosh falje dhe te falenderosh qeverine qe e hoqi nga puna kte tipin

Po ca te kerkoj falje, o nari. Ti po perserit si papagall ato qe po them une! Une po them qe tani qe po pati bere gje, ta heqin, sepse Rama s'eshte Berisha qe vret rob trotuareve per te mos hequr te tijet smiley. Rregullat e konkursit jane te hapura per te gjithe, opozita te kerkoje te monitoroje procedurat e konkurseve, jo te genjeje. 

He bathorist, e fillove kthesen? smiley Thuj tani "nese eshte e vertet qe ai eshte shpall non-grata ne Itali, ai qe e ka emeruar eshte derr", dhe keshtu hedh nje hap per daljen nga rrethi i bathoristeve smiley

Ore ka hyre me konkurs, s'e ka emeruar njeri. Akoma ti? Ne ende s'dime nese eshte non-grata vetem prej vellait apo per faj te ketij. Nese eshte prej vellait, meriton te mos i prishet karriera, sepse iku koha e njollave ne biografi. Nese eshte per faj te ketij e ka perfituar nga procedurat e sistemit per t'u punesuar sipas ligjit, Rama duhet ta heqe sic ka hequr te tjeret duke u bazuar mbi ligj. 

sepse Rama s'eshte Berisha qe vret rob trotuareve per te mos hequr te tijet 

Ule zerin te kjo pjesa, se mos te degjon iliri floriri dhe do i djegi shume smiley

O Swedo, po mire me lal, ti me deklaratat e PD-se merresh? Po une me keto deklaratat e ketyne qelbsave nuk fshij as bycen. Po keta jan te marum komplet ene vetem mufka nxjerrin perdite. Vetem nje gjo u ka ngel: te bojne aleance te hapur me islomin radikal. 

Ore, ky shkaba, mos eshte leftery, qe ka nderruar krah...??? Po i njeti zell, po i njejti fjalor, vetem se ka kalu ylberin....

Me qenë të saktë po të saktë fare . E gjithë " ankesa" e PD-hit është turbullirë mediatike .Është metodë e përfolësve intrigantë karkteristikë e theksuar e grupimit të PD-hit thashethemexhi si produkt i filosofisë së Berishës.

Çfrytëzon ndonjë detal që nuk ka pikën e vlerës në emrimin e tjetrit si psh "shpallja non gratta " nga Italianët smileypa snjë vendim Gjyqi ku të përfshihet edhe personi në fjalë .

Mos harrojmë sali Krimi riktheu të gjithë kriminelët e PD-hit që sulmuan Popullin me armë në 97 me motivin " ka integritet të pastër dhe nuk ka vendim Gjyqi për ta "

Megjithatë grupimi i sotëm duhet të mos përfshihet në Intrigat e PD-hit .Mjafton një deklaratë pa shtesa që PD keqinformon ose shpif . Dhe të shoqëruar me " flm për ndihmën që jep në ruajtjen e pastërtisë së organeve shtetërore .Do verifikohet më tej

PD-ja është Foleja e Shpifjeve dhe Intrigës . Ajo Parti i thënçin nuk mund të ekzistojë asnjë minutë pa shpifjen dhe intrigën . Ajo është krijuar e tillë dhe është skeleti Kockor i ekzistencës së saj deri me daljen e ndonjë Guximtari Vizionar që të përzërë me shqelma edhe Fizikisht Berishën bashkë me Sikarët e tij , nga Dera e saj !

nga non grata, ne gratta per vincere.

certifikatat e besueshmerise nuk jepen kur ke vella ne burg o oIdriz leshi.. sistemi i enverit nuk te vendoste brigadier as ne kooperativen e adriatikut ne lushnje nese kishe vella ne burg, se je i ndjeshem ndaj korrupsionit - jo mo te perfliteshe per droge apo te ishe zbuar .. 

ik o oIdris se e ke shpifur fare muhabetin.. cfare eshte ky argument: e ka bere Berisha.. e c'do te thote se duhet ta beje edhe Rama? 

Mu më pëlqen që kupton  pa interpetimet e mekanikës kuantike , pavarësisht se problemet janë shumë të thjeshta .Ka një regull në të kuptuar ..asgjë nuk mund të nxirret nga konteksti i postit.

Kur thuhet , përdoret "se berisha zotrie " .. etj etj vërteton tezën se ai grupim dhe Ajo parti është produkt i Thashethemeve dhe Intrigës dhe nuk ka të bëjë me veprime të njëllojta nga çdo grupim Politik përveç Bashës që është Matrioshkë e tij.

Në fakt edhe shumë nuk mund të pretendosh nga ty që mba akoma" aromë haleje "pasi atje gatuaje smileyKështu që me fshatar të kooperativës Adriatikut edhe mund të mos bisedosh .Po mbase të ndihn kësaj rradhe përtë kuptuar çfarë kupton tie

Tipa si ty janë motamo me acdc1 me veçorinë se ai i lëshon si Lopa Bajgën ti shtrëngohesh pak , vë dhe brrylat nën mjekër , tret shikimin në horizont dhe ja jep....

sistemi i enverit nuk te vendoste brigadier as ne kooperativen e adriatikut ne lushnje nese kishe vella ne burg

Po qe se njeh aq mirë energjitë që çlirohen nga lëvizjet elekrtoneve nga një " rreth " në tjetrin siç dhe përmend mekanikë Kuantike smiley duhet të kesh të qartë, që të zerë vend elektroni ri duhet të "çlirojë " energji .Kryesisht nga trutë del energji e pakontrolluar ose paragjykuar.Ty asgjë nuk të shpëton dot as unë sado lesh të mbështjellësh për të mos u depërtuar .Një "dëng " në tru tajep çdo ngjarje që të jep mundësi ta lidhësh me sh.Enver smiley

ti vetem llafin e Enverit degjon, kohen e atij e ke si reference .. ate gjuhe kupton se je pinjoll i sistemit zotrie, binjak i panjohur me Berishen.. "njerez te rinj" te dy.. dhe pse tani u jane ndryshkur trute e hekurt te rrahur me celikun e partise 

Shkaba...sa i papame qenke ne llogjiken tende mor plak...me siguri me te vu rama nje mut ne pjate do thuash sa i shijshem qenka vetem se eshte i rames...nejse, si puna jote silleshin edhe militantet e PD dy vitet e fundit te mandatit...justifikonin edhe hajdutllikun e ilir metes....ooops, iliri eshte ne koalicionin tuaj...hajt se ka rilindur edhe ai si kta tipat e tjere.

hajt se ka rilindur edhe ai si kta tipat e tjere

te lutem shume mos e nenvlefteso forcen edukuese te partise .smiley

Or njeri, kur gabojne, gabojne. Jam po une ai qe del kunder Rames kur gabon, sic ishte ideja idiote punesimit te nje guvernatori te huaj per banken apo per armet kimike, e cfaredo tjeter. 

Tani ky robi e ka te paster deshmine penale e s'e ndalon dot njeri te konkurroje per nje vend pune. Nese e fiton konkursin, ka te drejte ta hedhe shtetin ne gjyq nese shteti s'e puneson per arsye jo-ligjore. Do te kishte qene ndryshe po ta kishte caktuar shteti.

Nuk kthehet me njolla ne biografi e kohes se enverit, kur per nje xhaxha i shkaterrohej jeta gjithe niperve. 

Nese nje person i rritur me familje me vete ka nje vella te rritur e me familje me vete qe kryen nje krim, karriera e tij s'mund te demtohet per sa kohe qe nuk vertetohet se ka qene njesoj si vellai.

Tani, juve s'keni argumente e zemeroheni njesoj si talebanet me keta karikaturistet e kaloni ne sulme. lol

Shkaba...PD thot qe personi ne fjale eshte largu nga detyra me kerkese te shtetit italian per implikim ne trafik droge...me status diplomati nuk mund ta investigonte si kriminel ndaj kerkon largimin e tij...institucioni qe mund ta verifikoje kete akuze eshte ministria e jashtme e shqiperise e cila mund te nxjerre shkresen e lirimit nga detyra dhe arsyet...cdo institucion tjeter nuk e verifikon akuzen, thjesht tenton te ngreje pluhur...eshte si te thuash sot se konstandini vrasesi eshte kriminel, dhe nxjerr nje vertetim nga spitali se vuan nga migrena...e kupton kaq llogjike apo vazhdon versioni muti i rames eshte i shendetshem per cdo militant te rilindur???

SHKB eshte sherbim sekret i policise, heton korrupsionin brenda rradheve te forcave te rendit dhe i pergjigjen direkt kryeministrit dhe ministrit te rendit.. nuk mund te vihet ne krye te sherbimit sekret nje person i dyshuar, qofte edhe i dyshuar, jo i denuar, per trafik droge.. e qe ka vellane ne burg per trafik droge.. jemi ne shqiperi, ku familja ka prioritet .. mos lini nam, u mbaruan njerezit? le te vene oIdrisin!

Qenka e vertete. Thashe mos ishte nga ato shpifjet e zakonshme. Dmth ky i lidhur me organizaten mafioze, thene nga shteti italian, i jepet akses "Teper Sekret" tek shteti shqiptar. Oopssss. Paska qene NOFORN vetting. 

5 dhjetor 2003, Konsulli i Romes Drini Bello, trafik droge dhe armesh

Nje diplomat shqiptar ne Itali eshte perfshire ne trafikun e droges dhe armeve. Konsulli Drini Bello u akuzua nga shteti italian, se kish shnderruar ambasaden shqiptare ne Itali, ne nje baze te strehimit te droges dhe armeve, qe me pas trafikoheshin ne vendin fqinj. Sipas prokurorise italiane Ambasada nisur nga roli qe ka luajtur Drini Bello eshte shnderruar ne nje baze per te fshehur drogen dhe armet ashtu si eshte zbuluar nga telefonatat e pergjuara. Nderkohe ne Itali eshte arrestuar dhe Erion Bello, vellai i Drini Bellos. Banda sipas hetuesve italiane, ka lidhje me organizaten mafioze “Sacra Corona Unita”, dhe merrej me trafikun e klandestineve dhe te lendeve narkotike.

Shkurt 2008, Konsulli i Milanos Dritan Hila, shperdorim detyre

Ish-konsullit te Milanos Dritan Hila i jane gjetur shkelje shume te renda administrative nga auditimi i ministrise se Jashtme. Edhe pse ndaj tij eshte kerkuar marrja e masave te rrepta ligjore dhe administrative, Komisioni i Gradave dhe i Disiplines eshte mjaftuar vetem me nje verejtje te lehte me goje dhe ne vend qe rastet t’i kalojne prokurorise, ata vazhdojne te vegjetojne ne ministri. Ish-konsulli Hila akuzohet nga auditi edhe per pervetesimin e nje shume prej 3000 eurosh, te cilat kuestura e Milanos i ka dorezuar me firme ne Konsullaten e Shqiperise ne Milano dhe pikerisht ish-konsullit Hila, pasi ishin gjetur ne kuleten e nje emigranti shqiptar, e cila kish humbur ne rruge dhe ish gjetur me tej nga kuestura italiane.

smiley

ky mos eshte gje burri i rudines gazetare? keto me lart i ka shkrujt Tirana Observer dhe nuk jane shpifje te miat. Se vijne parodistet e peshkut dhe e tjerrin mire tani. 

si emer i nigjum eshte. specialisti i guralecave te areoporti i Gjadrit. mund te jete edhe zv.minister ca sbo vaki.

Gaia, kerkova dhe une e vetem ai paragraf me del, por asnje lajm zyrtar as ne Itali e as ketu, qe te shoh nese fajtor eshte i vellai apo edhe ky. S'mund t'i besoj fjaleve te nje forumi shqiptar. Eshte si te lexosh Kapon pas 10 vjetesh e ta marresh per te mireqene. Ke gjetur ndonje link tjeter, te lutem?

Nuk eshte shkrim forumi, thjesht eshte sjelle ne forum. Eshte shkrim i Tirana Observer. Ironia eshte qe me nje google i del ca ka bere, ndersa Sherbimi sekret i jep akses Teper Sekret. 

Ate pra po them. Gazetat e panjohura jane si Kapot e Redet e forumit. Aty thote eshte i perfshire. Eshte i perfshire sepse ka vellain dhe aq? I kane thene italianet ato akuzat, apo vetem mediat tona? Ka ndonje lajm italian per kete, se s'me del gjekundi? Apo ndonje media te besuar? Sepse akuza penale nuk paska. Si ka mundesi?

Tir Obs ..nuk eshte e panjohur .

Eshte nje Gellboqe Politike e RD-se Tiranes . Aty mund te lexoje qe nga veprimtaria armiqesore e Sh Azem Hajdari e deri tek heroizmi popullit tone ne shekuj qe Nxorri ne krye te InteliDjences shqiptare Udheheqes si Berisha smiley

Mso u konsumo me te semure psikikese padahsje bie ne siptomat e tyre .

Pikerisht, pra. Imagjino te marresh Kapon si burim informacioni, qe thote se Ramen e sulmuan mediat franceze, por nuk sjell asnje link. Genjen pa piken e turpit.

Te tjeret ben c'te duash . LefTKopene e perzute . Xhibole e rralluat .Tani do dhe Kapon ? Te gjith te vjeret doni me i be Pishtare te Fjales Lire ..rene tek PPU per Liri e Demokraci ??? ma kadale te Lutmi !

Grande Kaka -Njente Kapo eshte i vetmi qe ua ka marre doren ketyre te PD-hit .

Humori dhe venia ne Loje prej tij me terma "anti " eshte i cilesise se pare .

Larg duart nga Kapoit !

20 skandalet dhe incidentet me te bujshme te diplomateve shqiptare smiley

kerko shkabano se do ta gjesh ene ket te Italise

Me del vetem ne faqet talebane te fsh.com, o Kapo. Si ata qe genjejne se Ramen e sulmuan mediat franceze

shabono - ky eshte rast shume i vogel qe i del ne mbrojtje, se tamam tamam, t'i hysh me themeli, thuj shqyqyr qe s'po i bi njeriut ne men. se dalin keq punet. Ai institucioni qe i ka dhene akses per informacion te klasifikum tek NATO varet nga Edi, dhe i kontrollon tek SHIS perpara se ti japi. SHISH si jep Vishos akses, i jep ketij. Ti vazhdo kerko burimin. Duhet te kesh ardh ne Tirone shume vone, masi eshte kriju TiranaObserver. Ja sa mban ison vlera. 

Po gaia po, s'u bie ndermend atyre qe jetojne me ate pune, te bie ty ne mend te pares. smiley Keta te kenaqin, per Zotin. ca s'degjon. estrade me vete

O Admina, po PD-ja nuk eshte institucion i besueshem. Prandaj na ofroni burime te tjera perndryshe e kote te lodhemi duke komentuar e analizuar. Kjo organizate politike eshte kthyer ne nje llafazan qesharak qe vetem sajon, shpif dhe qelbet ere.

Jo se qaheshit nga grupi ciftelia ju. Shif kur te fillojne procedurat per ekstradimin e Almir Rrapos tani....

 

.

kapo, iu arriti ambasadori yne i ri. qite i cik ket foto, se s'bohet qameti.

mirsevjen, ne vendin e rilindur te beses dhe te shqipeve, zoti Donald!

...e bona qysh dje urimin per mikun e modh smiley  po nuk e maj mend se ku ku e vuna se kena  qene te xone me aktivitet e Baba Mondit ne Parise smiley  

Babai iu ben me dije frengjve se Dantesi i Dumas dhe feja e vertete vendore e shqiptareve nuk kane asnje kunderthenie. 

Rendesi ka nese Grupimi ne Pushtet e vlereson seriozisht qendrimin ndaj ketyre Infove qe nuk jane te panjohura por perdoren me metoden e "presionit me dosje"

Ne se ky rezulton i tille patjeter qe duhet larguar nga ai Post  Ne se ka Ligj qe nuk e ndeshkon le te rrije . Po aq e rendesishme sa duhet te kuptojne njehere e mire per cdo Problem lidhur me Infon e ardhur nga strukturat e se kari se ka ri se ka Ristani nje dhi smiley

Sa me Larg Intriganteve dhe Zjarrevenesve te PD-hit . Nuk ka shans per te zgjidhur me ta Normalisht  asnje Problem

Largoini me nje Formule te perhereshme " FLM per Infon do e verifikojme " Cdo shtese tjeter pjell si bubuzhele nga bajgat e Lopes me dhjetra Derstiliste neper bLoqe .

Ps ..po mendoja pse Bulkthit i del posti me ngjyre Kake femijesh . I verdhe ne te kafte

E paska postu vet dreqi smiley

patjeter qe ka dosje dhe Berisha nuk i perdori perpara zgjedhjeve, por turr tani Ristanin si zagar, kur ishte vete kryetar i komisionit zgjedhor dhe duhet te verifikonte te gjithe kriminelet kandidate per deputet - nuk ka goje as berisha, e as Basha te kerkojne dekriminalizimin e parlamentit, se e kishin ne dore ligjin e zgjedhjeve, tani bejne gam-gam kot.. por kjo nuk e ben me pak te demshme faktin qe nje person i shpallur non-grata e me vella ne burg per trafik droge, akuze te cilen PS-ja nuk e mohon, vendoset ne krye te sherbimeve sekrete policore -

mos harro se SHKB-ja merret edhe me policet e burgut, e ky ligjerisht per shkak te vellait, gjendet ne konflikt interesi... leri pordhat e PS-se eshte konform ligjit. 

E kush me mire se sa nje trafikant droge mund ta bente  Shefin e SHKB -se ?

Po ca thua more? Ju nuk jeni ne terezi fare. Cfare eshte ky muhabet kot se koti qe beni. Socialistet jane njerez te mire dhe te edukuar ku bejne socialistet keshtu punesh. Keta lloj gjerash i bejne vetem shpellaret e Berishes. Socialistet edhe rrogen qe marrin nga shteti ua japin fakireve shqiptare si bamiresi. Se shikon surratin e kryerilindasit i cili shkelqen si diell? Genjeshtra dhe djalli skane si te bejne pjese ne nje qenie te tille te pafajshme. Ai ska shpi dhe katandi, eshte i varfer, i vetmi nga politikanet i cili nuk bleu dot nje sepse gjithnje mendonte per ne brekgrisurit.

po kshu malli ka shqipnia, ca prisni juve.... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).