Në 6 janar të vitit 1882, në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi) lindi shkrimtari, politikani, përkthyesi, shtetari, diplomati dhe historiani i madh, Fan Noli.

Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Në vitin 1904 Noli shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në atë kohë ai përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.

Në vitin 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, ai krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Në 9 shkurt të vitit 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston.

Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 e deri më 1911 Noli botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet anetarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare.

Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”.

Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit etj.

Fan Noli u shua më 13 mars 1965 në Fort Lauderdale, Florida, SHBA.

 

8 Komente

smiley i nderuar qofte kujtimi i ketij shqiptari te madh. 

Fan Noli nuk ka qene shenjt, por ai ka qene njeriu me me kulture dhe me i shkolluar i kohes se tij qe mori persiper dhe ia doli me sukses qe te perfaqesoje me se miri vendin e tij te vogel ne bote. Eshte nje figure multi-dimensionale qe nuk mund te gjykohet, vetem mund te mesohet.

Eshte nje figure multi-dimensionale qe nuk mund te gjykohet, vetem mund te mesohet.

Po te kishin mesuar te pakten 1/10  cka thene Fan Noli,keta qe e nderojne, do te kishin bere mire, edhe atij do ti rinin eshtrat mire, se keshtu, sic eshte sot Shqipeia,  ai do te ishte ne siklet dhe  perseri do te kishe  ri-shkruar "Shakaxhiun e Perparimit dhe 5 Anarkite" pas gati 100 vjeteve.

Fan Noli ka qenë kryeministri më jetëshkurtrit në pushtet, ka qeverisur Shqipërinë vetem 6 muaj sepse me gjithe ate varferi dhe ato halle qe kishte shqiperia ai gjente kohe edhe ti binte klarinetes .smiley

Fyellit Kapo .

Jo kapos, po Preçit. 

Fan Noli eshte padyshim nje nga pese figurat me te spikatura te historise shqiptare.

Erudit, filozof, poet, politikan, atdhetar, udheheqes shpriteror dhe idealist i mirfillte.

Te kishim ca me shume figura te tilla, ndryshe do te ishte Shqiperia sot.

Respekt te pakufishem per jeten dhe vepren e Tij.

Artisti me i madh i Kombit dhe Evropes, mendimtari dhe personaliteti politik me diapazonin me te gjere krijues dhe potencialin e paarrire intelektual.Krijuesi me interesa te gjithanshme duke u bere nje gjeni i Rilindjes Evropiane.I cili pati fatin e keq se u mundua te emanciponte nje popull, qe  ne vendin e ketij Mesiu, perzgjodhi nje halldup e hallvaxhi burgajeti,ardhur me bajonetat e Serbise per te " qeverrisur me kusari" dum- babistet, qe edhe sot e kesaj dite kane mbetur po te njejtet! 

    Jeta e ketij mesiu shqiptar u shtri ne tri epoka historike dhe ne te  pese kontinentet, me veprimtarine e tij si mendimtar, atrist krijues dhe muzikolog e kritik i pakrahesushem!

Eshte nje turp i madh per intelektualet shqiptare qe kete mesi e perkujton vetem nje cope gazete kur per te duhet te kishte nje perkujtimore Akademike, e te gjitha shkencave sidomos atyre re fushes artit sepse nuk kemi asnje tjeter te afrushem me Fan S.Nolin qe te krenohemi ne gjith boten.

Per Fanolin dhe kontributin e tij te gjithanshme e vecanerisht te gjuhes tone Akademike , nuk mund te flasin e ta vleresojne cobanet qe as qimen nga qulli dum babist ...nuk e heqin dot ...

I ndrite Shpirti kesaj figure drite rrezatuese ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).