Ka pasë thënë Stipe Mesiqi vite më parë, në një takim të kryetarëve të shteteve ballkanike në Ohër: “Serbia duhet të mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova duhet të mësohet të sillet si e pavarur”.

Kanë kaluar bukur do vjet nga ajo kohë, por thënia e ish-kryetarit të Kroacisë, politikanit serioz dhe burrështetasit të vërtetë, Stipe Mesiq, nuk ka humbur aspak nga aktualiteti.

Serbia nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova nuk po sillet si e pavarur!

Që Serbia, udhëheqja e saj, nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kjo është e kuptueshme për shumë arsye, por që Kosova, institucionet e saj, nuk sillen, shumë herë, siç u përket të sillen, si institucione të një shteti të pavarur, siç po ngjet sidomos këto ditë, këtë nuk kemi si ta kuptojmë!

Vjen kryeministri serb Vuçiq në vizitë në Kosovë, hap spitale e zyra paralele, inauguron shtatoren e një mbreti mesjetar serb në Graçanicë, as 5 km. nga selia e Qeverisë së Kosovës dhe thotë me gojë plot: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe askush nuk reagon. Madje, ka një tendencë të çuditshme nga qarqet tona qeveritare që vizitat si kjo të konsiderohen si diçka e zakonshme dhe normale!

Çohet ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq (një Vuçiq i vogël në krye të shtetit, që ai e quan, ndryshe nga ç’shkruan në Kushtetutën e tij, “Kosovë e Metohi!) dhe i quan “egërsira” nënat gjakovare dhe qytetarët e Gjakovës, por edhe të Kosovës në përgjithësi; pastaj bën sikur e korrigjon pak veten, ngaqë nuk paskësh qenë i informuar “për humbjet në Gjakovë”, por, sa çelë e mbyllë sytë, sërish, me një cinizëm primitiv, deklaron, mu në prag të 16-vjetorit të masakrës së Reçakut: “Pse, a paska pasur masakra në Kosovë?” dhe askush nuk mban qëndrim ndaj tij. Për më keq, kërkesa e një anëtari të kabinetit, Ministrit të Diasporës, Valon Murati, heshtet dhe injorohet nga kolegët e tij, kurse shefi i qeverisë, kryeministri Mustafa, thotë: “Këtu nuk jemi në Kuvend!” (me demek në Kuvend lejohet të flitet gjithçka, kurse në qeveri jo, nuk po u lejuaka!). Dhe, për më keq, i mbyllet mikrofoni anëtarit të kabinetit, ministrit i cili ngre një problem real dhe shtron një kërkesë normale, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat e ka për obligim moral dhe ligjor t’i mbrojë qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shtetasit e saj!

Dikush mund ta quajë mençuri politike sjelljen e këtillë të politikanëve dhe qeveritarëve kosovarë. Nuk përjashtohet kjo mundësi. Unë mendoj se kjo nuk është kurrfarë mençurie dhe kurrfarë strategjie. Është krejt e kundërta e mençurisë dhe e strategjisë: është mendësi tipike vasalësh, të nënshtruarish e karrieristësh, që asnjë problemi nuk i qasen seriozisht, pos ruajtjes së pozitës vetjake, karriges së shkretë! Një herë e një kohë e kemi humbur autonominë me sjellje politike të nënshtruar e vasale; me frikë e padije, si dhe me mendësinë anadollake: “Hajt, se s’kanë ç’na bëjnë!”.

Është herezi të mendosh se mund ta humbim edhe pavarësinë, të njohur tani edhe nga bota, me këso sjelljesh të qeveritarëve tanë, por se kështu relativizohet shtetësia e Kosovës dhe shtohen orekset e Beogradit zyrtar dhe të serbëve lokale për kinse “kthimin” e Kosovës (në sensin, ja, megjithatë, nuk është humbur gjithçka!), kjo s’do diskutim.

Qeveritarët tanë duhet të sillen në Prishtinë, por edhe në Bruksel e kudo tjetër, së paku ashtu siç u soll kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd: në mënyrë dinjitoze! E kjo do të thotë ta thonë atë që duhet, që u takon, që e kanë obligim ligjor dhe që e pret prej tyre jo vetëm opinioni vendor, por edhe ai ndërkombëtar.

Dhe jo vetëm të flasin, por edhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të cilin e përfaqësojnë, Republikës së Kosovës.

Çdo sjellje tjetër është me pasoja, të vogla e të mëdha dhe plotësisht kundërproduktive.

10 Komente

Sepse nuk eshte shtet i pavarur.

ky carac autor sikur ka shpik ene iher rroten,  ene kalamoni kopshtit e ka mor vesh se qeveria kosoves esht farce.

Mbase sepse Kosova nuk eshte shtet i pavarur.smiley

Serbia nuk po mësohet me Kosovën e pavarur, kurse Kosova nuk po sillet si e pavarur!

 

gjynah, te mendosh sa gjak eshte derdh

Nje pyetje te madhe dhe te sinqerte kam bere para disa vjetesh, pergjigjia e se ciles e zgjidh problemin e Kosoves dhe te nderhyrjes ne punet e brendeshme te saj nga ana e serbeve. Pyetja (me sa mbaj mend) ishte kjo; 

 Pse ne krye te politikes kosovare, qeverise, shtetit, e organeve te saja, zgjidhen njerez me njolla, njerez qe serbet e kane kollaj ti perflasin, apo edhe t'u nxjerrin lloj-lloj kleçkash, genjeshtra dhe fakte, ne vend qe te zgjidhen djem e vajza me universitet, te pa njollosur, ku serbet nuk kane ku te kapen. 
 

A ka njeri ti pergjigjet kesaj pyetje. Se une me gjith respektin qe kam per garden e vjeter te politikes kosovare, me gjith respektin qe kam per pjestaret e UçK, etj, te gjithe keta do ti nxirrja ne pension, e ne krye te politikes dhe shtetit te Kosoves, do te preferoja e vendosja, djem e vajza te rinj te panjollosur. Biles edhe ata qe kane bere burg ne Serbi, nuk do ti preferoja, per shkak te ndonje dyshimi qe kam per njollat qe mund te kene marre pa deshiren e tyre. 

Ndonje kompjuterist mund ta gjeje. Mbaj mend qe Grava i nderuar tha per pyetjen time, se; Pyetja ishte e madhe dhe e rendesishme, dhe se po te zgjidhej ky problem, nuk do kishim keto numrat dhe lojrat serbe qe behen ndaj fatit te Kosoves. 

kosova eshte nje krahine shqiptare qe medek i eshte pavaresia me kusht me qellim te te bllokohet bashkimi i saj me shtetin ame.  per sa kohe shqiptaret ne gadishullin ilirik nuk do te kete nje shtet shqiptar,por nje grumbull principatash te dobeta,pa stabilet,te manipulueshme lehte nga fqinjet,kohe te veshtira i presin.

bile tani qe situata nderkombetare po shkon drejt nje perplasje te mundshme fetare,manipulimi me shqiptaret eshte mese i sigurte.  investimi afatgjate per te mbajtur kombetarizmin(ai qe beri te mundur lindjen e shtetit shqiptar)ne nivele bangladeshore,i shoqeruar me kapjen e institucioneve fetare nga ata e atyre qe duan zhdukjen e shqiptareve,eshte tregues i qarte se ''libanizimi'' i shqiptareve eshte nje projekt me se i mundshem ne 10-20 vitet e ardhme,kur edhe perplasja fetare do te jete ne nivelet e luftes se ftohte.

prandaj nese kombetarizmi nuk del mbi fetarizmin qe stimulohet qellimshen ne dem te kombetarizmit,jo vetem qe kosova ,por edhe shqiperia nuk do te jene shtete te pavarur,por nuk do te jene fare shtete.

Sot Republika e Shqiperise nuk eshte ne gjendje qe te mbaje vetveten dhe jo me te marri persiper lidershipin historik te mbrojtjes se te drejtave shqiptare ne Ballkan. Sot Kosova gjen me shume mbeshtetje ne Rome e Washington per kerkesat esaj, se sa ne Tirane. Autoritetet shqiptare te Kosoves, "harrohen pa dashje" neper aeroporte, teksa Nicholas Gage i bejne nje pritje madheshtore.

jam shum darkort qe duhet te behet dicka per problemin e influences "turko/arabe" ne trojet e vendbanuara nga shqiptaret edhe mesa shoh kto kohet e fundit kane nisur perpjektje te tilla ne Shqiperi ku eshte disi edhe pune me e thjeshte , ndersa ne Kosove kto perpjekje kane qene te vazhdueshme prej kohesh por dihet se eshte disi me e veshtire pasi fondamentalizmi fetar atje eshte me i madh . Maqedonia eshte dicka qe kerkon mbeshtetjen e qeverise Gruevski por me sa kam pare qeverise Maqedonase i intereson nje grup shqiptaresh ekstremiste fetare per t'i "luftuar"   here pas here kur ka zgjedhje.

Investimet fetare si ajo Xhamia qe do ndertoje Turku ne Tirane ( qe degjova se do jete me e madhja ne ballkan )  nuk duhet te lejohen nga te huajt , nqs duan Xhami shqiptaret ta ndertojne vete me forcat e tyre , e njejta gje vlen dhe per fete e tjera.

Nje bashkim etnik eshte i pamundur , kufijte ndryshohen vetem me lufte . Ndarja e kufijve te ballkanit ne baza etnike nuk pelqehet nga perendimi se pervec nje shqiprie te madhe do dilte nje Serbi akoma me e madhe , gje qe nuk iu intereson atyre duke pasur parasysh qe Serbi eshte ne dore te Rusit .

Une do isha dakord per krijimin e nje shteti federal te bashkuar Shqipri-Kosove , pak a shume si modeli qe kishte Serbia me Malin e Zi deri ne 2006 .

...kufijte ndryshohen vetem me lufte

smiley  smileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).