Ka disa dite qe perpiqem te futem tek faqja e tatimeve "e-sherbime, tatimet e mia" per te plotesuar deklaratat e zakonshme mujore per Dhjetorin, mirepo eshte e pamundur te futesh. Kur kontakton me telefon punonjesin e tatimeve te thote qe faqja funksionon.

Po ndonje nga peshqit ketu a ka hasur ne nje problem te tille? Se mos ndoshta fajin e kam une.

12 Komente

pse e gjeti regjistrin e tatimeve  xha Braho, mo..?
 

Jo ne nga peshku mire kemi qene, flm shume smiley

U nderru sistemi Belulo, 10 meleon ero.

Mbeshtetja teknik NULL, asnje hint asnje help, cdo gje me trial and error.

ndryshuan kategorite e deklarimit te punonjesve, jane 900 pozicione pune te ndryshme me kodin perkates, me tu dasht me gjet kodin specifik duhet me fillu me kliku 450 faqe qe ta gjesh, asnje mundesi te perafrosh rezultatin.

Te deklasrosh librat e blerje shitjeve prap trial and error, psh qeliza e exel per daten nuk duhet te jete e llojit date smiley

DHJETE MILJON EURO, dhe ajo e vjetra qe ka kushtuar per vete nje djall e gjysem u hodh poshte.

Faleminderit Brisi

Funksionon lesh

Pyet ate debilen e inovacionit, Hariton, ne nr e tel 0900303007.

Njoftim datë 05.01.2015 – Informacion në lidhje me browser-at për të përdorur E-tax

 

 Të nderuar tatimpagues!

 

Nëpërmjet këtij njoftimi ju sqarojmë se:

Shërbimi "e tax" është i disponueshem si një ndërfaqe (website), e cila mund të përdoret nga një kompjuter personal (PC) ose Laptop. 

 

Kërkesat minimale për ekranin janë 1024x768 pixels.

 

Shërbimi "e-tax" operon në versionet e Internet Explorer 10 e lart, Google Chrome 30 e lart dhe Mozilla Firefox 25 e lart.

Kërkesa shtesë për deklarimin e librave të shitjes dhe blerjes si dhe për printimin e formularëve dhe urdhërpagesave, janë :

Microsoft Excel: Microsoft Excel 2007 ose më lart për të ngarkuar librat e shitjes dhe te blerjes.( xlsx)
Adobe reader: Adobe Reader 5.0+ dhe lart

Video e deklarimit të librave 
Shkarkimi i formatit te librave te shitjes dhe blerjes do te kryhet sipas kesaj fotoje

 ​
Faleminderit

Dje, punonjesa e tatimeve nepermjet telefonit me tha qe te shkoja tek zyra e tatimeve per te marre nje fjalekalim te ri pasi (sipas saj) une kisha gabuar tre here me passwordin!!!!!!smiley

Nejse, nuk pertova dhe vajta atje. Shyqyr qe kishin vene nje sportel te vecante per kete gje, pasi te prisje ne radhe ishte nje tmerr. Kishte mbi 150 veta qe kerkonin te mbaronin pune. Punonjesi me gjeneroje nje pasword te ri. U ktheva i lumtur ne zyre. Futa paswordin e ri, menjehere sistemi me kerkoi te ndroja paswordin. E ndrova dhe tani hyj dhe dal nga portali sa here qe te kem qejf.smiley

Mirpo, thashe te [plotesoj nje here list pagesen. E plotesoj, gjithmone sipas te njejtave shifrave te muajit paraardhes, klikoj butonin "dorrezo" dhe me shfaqet kjo fjali:

Ju lutem percaktoni edhe nje here kategorite e sakta per efekt te sigurimeve per secilin nga te deklaruarit ne listepagese.

Lutem ndonje ndihme se nuk di cfare te bej. smiley

hap listpagesen, shfaq detajet, ne numri (12) zgjidh numrin qe i takon sipas pershkrimit.

Thanks. Me ne fund e plotesova me sukses. Ua cfare kenaqesie! lol

Mos na thuaj ne faleminderit po rilindjes. Nga ajo e ke smiley

Faleminderit Brisi. Mbas disa dite vuajtjesh, sot ma lumturove diten. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).