Duke parë se sa shumë përfaqësohen në mediat shqip krimet ndaj personit, vrasjet dhe të tjera cënime të të drejtave themelore të njeriut si jeta dhe prona, do të doja të hapja një debat rreth mundësisë që të kishim të legalizuar (të legalizonim) mbajtjen e armëve personale siç e kanë vende të zhvilluara si SHBA apo Zvicra. 

Më poshtë po vendos një video tepër interesante që më bëri të mendoj se njerëzit kanë incentiva më të mëdha për të mos sulmuar, vrarë apo grabitur pronën dhe jetën e tjetrit kur e dinë se ky mund të kundërpërgjigjet.

https://www.youtube.com/watch?v=pELwCqz2JfE

Tek e fundit, qeveritarët, politikanët, fëmijët e tyre dhe kriminelët armët i gjejnë dhe zotërojnë pa problem. Të pa mbrojturit janë qytetarët e thjeshtë. 

103 Komente

Nuk eshte i mundshem. As nga PS, as nga PD. As e kane cuar ndonjehere neper mend. Vendet e zhvilluara si SHBA apo zvicra punen e armeve e kane tek pjesa e pazhvilluar, jo e zhvilluar. 

Sa per ne Shqiperi, ata qe kane nevoje per arme, e kane te drejten qe tani. Arme gjahu, gjtihashtu, mund te bleje kush te doje. Arme te paligjshme ka ende shume nga 1997-a. S'ka asnje arsye per ligje te tjera qe shtojne arme.

Keshtu qe, nuk ka legalizim te mundshem.

Per zotin sa kot ky. E pe videon o njeri. Po te jepte disa statistika. A i kontrollove?

Thelbi i asaj qe dua te diskutoj, me njerez qe dine dhe duan te diskutojne, nese eshte e mundur, eshte qe:

1. Vendet e zhvilluara si Zvicra dhe SHBA (sado qe kjo nuk eshte homogjene ne kete aspekt) kane me pak vrasje per banore krahasuar me vende qe kane kontrolle te armembajtjes.

1.1. SHBA nuk eshte homogjene ne kete aspekt te armembajtjes meqe ka disa zona qe atje njihen si te majta qe kane kufizime mbi armembajtjen. Te dhenat thone se pikerisht keto zona qe kane kontrolle dhe kifizimi mbi armembajtjen nga qytetaret kane edhe nivelet me te larta te krimeve dhe vrasjeve, meqe psikopatet e gjejne menyren per te marre arme. Vende me nivele te larta te armembajtjes si Texasi thone statistikat kane nivele absolutisht teper te uleta te vrasjeve dhe krimit.

2. Ne ne Shqiperi nuk na lejohet te mbaje arme. A nuk do te ishte me e drejte dhe e kuptimte nese qytetaret lihen te lire te mbajne arme per vetmbrojtje. A nuk mendon se sic ndodh ne Zvicer dhe SHBA, agresoret e prones apo jetes jo vetem qe kane me pak incentiva per te sulmuar por edhe me pak shance per te "shkuar larg" meqe robt nuk eshte se do presin policine tone heroike qe te vije dhe ti leje t'ia mbathin.

 

 Vendet e zhvilluara si Zvicra dhe SHBA (sado qe kjo nuk eshte homogjene ne kete aspekt) kane me pak vrasje per banore krahasuar me vende qe kane kontrolle te armembajtjes.

Nuk eshte e vertete. Statistikat zyrtare thone tjeter gje. Ne amerike ka me shume vrasje me arme zjarri per 100 mije banore se ne cdo vend te europes perendimore, lindore apon edhe ne ballkan, perfshi dhe shqiperine. 

O idiot ja cfare thote: 

The key facts are:

• The US has the highest gun ownership rate in the world - an average of 88 per 100 people. That puts it first in the world for gun ownership - and even the number two country, Yemen, has significantly fewer - 54.8 per 100 people
• But the US does not have the worst firearm murder rate - that prize belongs to Honduras, El Salvador and Jamaica. In fact, the US is number 28, with a rate of 2.97 per 100,000 people

Ajo qe thua ti eshte sepse SHBA ka shume shtete dhe shtete te ndryshme kane legjislacione te ndryshme. Ta thashe, shtete ne SHBA qe kane kontrolle me te rrepta te armembajtjes jane ato qe kane edhe shkallen me te larte te kriminalitetit dhe vrasjeve. Kete e thote edhe zotria tek video, mbeshtetur nga te dhenat.

Nese merr si shembull Texasin qe eshte shteti ku ka me shume arme per koke banor, atje eshte niveli me i ulet i vrasjeve dhe krimit. }

Per me teper Zvicra eshte me poshte se te gjitha vendet e tjera europiane per nga vrasjet dhe kriminaliteti. Keshtu qe duhen peshuar mire ndryshoret, dhe fakti eshte se liberalizmi i armembajtjes e ul kriminalitetin meqe askush nuk guxon te te suloje sepse e di se ti mund te reagosh me te njejten monedhe.

A ka mundesi tani, ta zhvendosim debatin tek gjendja aktuale s krimit ne Shqiperi?

Po pra, renditet ne nje nivel me vende te botes se trete. Thote qe ne Amerike vdesin 2.97 veta per 100 mije banore, dhe ne Shqiperi 1.75. Ne Amerike vdesin me shume nga armet e zjarrit se kudo neper Europe, perendimore a lindore, por jo me shume se ne honduras e vende te tjera ku pothuajse s'ka shtet fare. Ta ka dhene dhe me harte, ja. Ik tani se s'ditke te debatoke, kalon ne te share kur s'te pelqen argumenti i tjetrit

Dha ta thash, dhe nuk do ta kuptosh. Amerika ka shume shtete dhe disa prej tyre kane kontrolle me te rrepta te armembatjes dhe jane pikerisht keto shtete ku ndodhin krimet dhe vrasjet. Jane çikerisht keto shtete qe bejne qe SHBA ne total te renditet aty ku ritet. Nese heq kete faktor negativ dhe nese e ben krahasimin me shtetet amerikane qe kane ligje liberale mbi armembajtjen atehere vendet europiane jane me keq.

Krahasimi qe ben ti mes SHBA-se in toto dhe disa vendeve europiane eshte selektiv dhe dashakeq. Perse nuk e ben krahasimin mes SHBA-se dhe Europes, perfshire vendet e europes lindore? Sepse te iken per lesh avantazhi qe ke nga ky krahasim tendencioz. 

 

Shtete Amerikane si Texasi qe kane nivel teper te larte te armeve per 100 persona, kane ne terma absolut nje nga nivelet ne te uleta ne bote (afer Zvicres) per vrasjet nga armezjarri.

Pastaj, per te kuptuar faktorin e ndryshueshmerise Amerikane, perse nuk merr ne shqyrtim Zvicren qe ka ligje teper teper liberale, sikunder ato te Texasit, dhe ta krahasosh me vendet europiane? smiley

Zvicra ka perqindje te larte te armembajtjes sepse kane nje praktike te vecante qe ju lejon ushtarakeve rekrute te mbajne armen e sherbimit ne shtepi. Zvicerjanet jane nje nga vendet e pakta ne Evrope qe kane rekrutim ushtarak universal (pak a shume si Izraeli, vetem se Izraeli detyron dhe femrat ne sherbim).Megjithate blerja e fishekeve per keto arme eshte shume strikte dhe nuk lejohet ne asnje menyre perdorimi i tyre, pra pak a shume jane si relike.

Ok edhe Texasi ne SHBA ka nivele te larta te armembajtjes, sikunder Zvicra, dhe nivelet e krimit apo te grabitjes jane te uleta.

Jemi dakord, pra qe, kur popullata ne pergjithesi dhe kriminali ne vecanti e di se nese fillon nje agresion ndaj nje individi tjeter mund te kete nje pergjigje me te njejten monedhe, incentivat e tija per te realizuar kete krim zvogelohen ndjeshem dhe kriminaliteti si pasoje bie. 

 

Texasi e ka 2.91 ndersa Shqiperia e ka 1.75. Ci ke keto absuridete a e kupton se po bie me kembet e tua..Akoma do te marresh Texas si shembull? apo kerkon qe Shqiperia ti afrohen nivelit te Texasit.

Sa per Zvicren ta sqarova se i kane si relike dhe ju lejohet ti perdorin ne raste emergjence dhe lufte....Fisheket ju jepet vetem ne qendra ushtarake dhe eshte rrepteshisht e ndaluar shitja e municjoneve ushtarake 

Me kembet e tua bie ti or injorant... Ti po thua se krimi varet nga armet dhe je gabim. Sepse Texasi virtualisht ka vetem  3 vrasje per 100.000 banore ndersa ka nje nivel armebajtje afer 100%.

Nga ana tjeter, Shqiperia virtualisht ka 2 vrasje per 100.000 banore kur ligjerisht shume pak veta duhet te kene arme.

 

O koqe kandari, kemi  nje vend te zhvilluar me fuqi blerese 10fishin e Shqiperise, me polici dhe shtet ligjor te pakrahasueshme me Shqiperine i cili ka 3 vrasje, kemi Shqiperine e varfer me 1001 probleme socjale, triblaizmin shoqeror, robi vritet per nje te pame venger apo nje fjale goje me nivel me te ulet vrasjesh..ti kerkon ti shtosh ketij ekuacjonit armatosjen e gjithe kesaj bombe socjale?.. Nuk te mjafton 97 si shembull  ty mer debil?

Une kerkoj qe kriminali, duke ditur qe mund te presi nje kunder pergjigje per arsye vetmbrojtje ta mendojn 100 here e pastaj ta anuloje aktin e tij te agresionit.

Po flas qe duke legalizuar armembajtjen per qytetaret krimineli te mos kete me monopol mbi armen dhe te mos kete me supremaci ndaj viktimes eventuale. 

 

 

 

Duhet konsodim i shtetit mer jahu jo hapja e kutise se Pandores dhe futjen e ligjit te xhungles....Sic e permendi dhe Tiranci me poshte shqiptareve ju duhet hequr piruni dhe luga dhe jo t'ju lejosh arme neper shtepi 

shqiptareve ju duhet hequr piruni dhe luga dhe jo t'ju lejosh arme neper shtepi 

Skllaveri them une.

Kete e kisha si opsion te dyte, por me pare thash te provoja njehere opsionin e vendit me te civilizuar ne bote.USA.

Po ti si mendje e ndritur bashke me shoket e anullove direkt. Mos je gje socialist? smiley

Piruni e thika bukes....LUGA sduhet prek...

Ketu tek lagjia teme Policia keshillon ne menyre te habitshme...qe gjate grabitjes te mos rezistohet....rriten shancet e mbijeteses te viktimes kurse krimineli do bjere ne burg si gjithmone. Po shperthejne burgjet ktej....mo mire mrena se jashte

Po sikur ta mpresin bishtin e luges dhe ta bejne me maje T-Ronco? 

Edhe luga them une.... ndalim me ligj. 

N'guulo, ti ku e ke hallin:

1. A eshte me e sigurte jeta e qytetarit Shqiptar kur armet jane te jashteligjshme?

2. A eshte ideologjikisht i djathte apo i majte ndalimi i armeve me ligj?

3. A duhet te nderhyje me ligj shteti ne kete fare menyre?  

Per te miren tende ndaj pyetjen se ske per te dal mir me questionaire....Armet ndalohen si nga te dhjathtet ne disa vene, psh, ....Amerika eshte exceptionalism...per armet....dhe nese je i djathte se mendon qendron me larte se te majtet, duhet te perqafosh edhe Denimin me Vdekje, Deportimet e politikat anti-imigrante, denimet e renda me burg, etj. E di ku eshte e keqja me brezin e rrit ne kohet e Merhumit, N'guulo.... rrine shale shqyer...majtas e djathtas. Daje menien plako, rri me te dyja komet ne nji pllake  se sbo mire per shnetin.

Eshte mesatarja shtrigan .Eshte shume per nje vend te pasur si USA me kete jam dakord, por vrasjet ndodhin me teper ne zona te caktuara te qyteteve jo ne gjithe zonen.ne fakt po te shohesh ne gjithe ameriken jetojne ne shtepi druri pa gardhe.Behet fjale per 300 milione soj e sorrollop nga te gjitha llojet e racave.ne jemi 3 milione te gjithe  krushq e kusherinj me njeri tjetrin ,e shtepite i kemi me mure nga 2 metro te larte per tu mbrojtur nga njeri tjetri.

C'jane keto ide anakronike...edhe ligjerimin e armeve ka mangut ai vend...So po vijne dhe po trashen njerezia andej

Po pse mor njeri... pse e hodhe kete "argument teper te forte" qe tani?
 

 Te gjithe kriminelet kane arme. Pse te mos kem edhe une apo prinderit e mi qe nese guxon kush dhe i sulmon te vetmbrohen, sic vetmbrohen Zviceranet dhe Amerikanet?

Nese kriminali mendon se une mund te kem arme per vetmbrojtje  do te mendohet jo 2 por 100 here perpara se te guxoje te sulmoje apo grabisi ndonje njeri.

 

C'krahason Zviren me Shqiperine mer jahu , nje nga vendet me te zhvilluara ne glob e krahason me nje vend te cilit i mungon siguria ligjore..ti kerkon ti shtosh dhe armatosjen ligjore te miletit. Ku ju con mushka mer jahu, mendo cdo adoleshent i fustruar te qerkulloje me arme ne brez dhe te beje kerdine neper shkolla dhe rruge. Ne duhet te forcojme shtetin ligjor dhe jo te ngreme duart lart perball krimit te kapitulluar dhe ta kthejme vendin ne nje xhungel Far West.

Je shume infantil. Psikoptet dhe kriminalet me mbeshtetje politike si ai djali i L. Xhuvanit armet i gjene kur u do qejfi. 

Pyetja qe po shtroj une eshte nese, ti , - pavaresisht logjikes se dobet qe shfaq ketu -, mendon se kriminelii dhe grabitesi do frenohej ndopak ne veprimin e tij kriminal kur e di se mund te gjeje nje qytetar qe i pergjigjet me te njejten monedhe?

 

Edhe krimi dhe grabitja e prones apo jetes se tjetri kerkon incentiva. Perse t'ua leme keto incentiva kriminaleve, perse te mos ua heqim duke u dhene qytetareve te drejten per tu vetmbrojtur?

Domethene ketij psikopatit mijoner qe pati mundesine te gjente arme ti shtojme dhe nje ushtri tjeter psikopatesh keshtu ligjerish?...A e kupton se cpo flet?...Duhet konsolidim i policise dhe shtetit ligjor dhe jo feudalizem dhe mesjeten qe kerkon ti

Ta thash ke logjike te dobet.

Ai psikopat ka qene, dhe vrasjet mund ti kishte bere edhe me thike apo tjetergje.

Por ti tani i thua psikopat edhe nje njeriu normal qe kete armen e ligjshme do ta perdorte ne nje rast eventual agresioni, per vetmbrojtje.

E kupton sa bernut je?

Ndersa ja ato rastet qe kushedi mund te kishin perfunduar ndryshe neseviktimat mund te mbroheshin: 

21 janar. http://www.panorama.com.al/2015/01/21/vr...

20 janar http://www.panorama.com.al/2015/01/20/te...

18 janar. http://www.panorama.com.al/2015/01/18/vr...

Tjeter ne janar. http://www.panorama.com.al/2015/01/08/sh...

Ja pra qe psikopatet e gjene armen. Puna eshte si te mbrohen qytetaret qe nuk jane psikipate.

Tani ti do ti armatosesh te gjithe psikopatet VS pjeses tjeter te qytetareve dhe te shikojme kush do fitoje?.......hajde llogjike hajde

Ci ke keto raste mer jahu..Dmth ketj 9vjecari i ndjere i duhej varur koburja ne brez dhe do te ishte vetmbrojtur?.....Po keta qe moren hakun, ligji i kobures i ndaloi?

mendo cdo adoleshent i fustruar te qarkulloje me arme ne brez

Po mos t'ua leme gjithe peshen ligjore adoleshenteve.  29 vjec eshte ky tipi.  

Adoleshent 29 vjecar....

Ky edhe me dhembe e vriste o Monda, si vampir. Pak e nga pak. Ose me thike buke. Ose me llastiqe.

Prandaj e kane mire amerikanet qe thone se nuk varet nga armet, por nga mendja e njeriut dhe nga incentivat qe keta kane per te kryer krim.

Ide shume e mire, te shoqerohet me shtrengimin e ligjeve qe mbulojne armembajtjen pa leje e gjer ke denimi kapital per vrasje. 

Pronesia e armeve ka argumente pro e kondra.per mua ajo qe ul krimin eshte me teper gjendja mendore e popullsise.Ne kohe te Dulles psh ligjet ishin te ashpra por ajo qe frenonte krimin me teper sipas meje ishte mendimi se burgu ishte turp i madh.ne kohen e socme te riun mund ta perbuze shoqeria se nuk ka xhinse , floket e  makine  te modes se fundit, por jo nese ka qene apo eshte ne burg.Si thote Obama :"it's a battle for hearts and minds."

Pyes veten se si do te kishte shkuar ai sulmi terrorrist ne France (qe ka kontrolle dhe kufizime te rrepta te armembajtjes) nese keta te Carlie H do te kishin me vete ndonje kobure per kunderpergjigje. E sigurt se nuk do te kishin qene 12.

Per me teper, vini re se keta kriminelet armet i gjeten edhe ne nje vend me shtet ligjor si Franca...

Apo tani do na thoni se shtet ligjor dmth diktature dhe njerez te vendosur neper kuti sardelesh? 

Po njesoj. Ne Amerike ndodhin sulme te tilla ndaj turmave nje here ne 2-3 muaj e s'ka ndodhur ndonjehere qe te dale nje trim nga civilet e te sulmoje vrasesin me arme.

Ta thash njehere Amerika ka 2 kontinete. Amerika e Veriut ka nje shtet federal dhe nja dy tre shtete te tjera si Meksia dhe Kandaja.

Ndersa SHBA (qe i thone edhe Amerika) ka nja 50 e kusur shtete me legjislacionet perkatese.

Keto ndodhin ne vende/shtete me kufizime dhe kontrolle te armembajtjes qe jane edhe me qeverisje dhe mendesi majtiste...

 

Ju nuk pranoni as premisen qe eshte e bazuar mbi argumente dhe statistika evidente. Ca debati te besh me tej. 

O tip nuk me itnereson shume filozofia politike qe qendron pas. Me itnereson qe Shqiperia te jete ok.

 

Nuk behet Shqiperia OK duke i lene budallenjte e shoqerise me prane armeve. Sa per shtepite, hajdutet qe tani e dine qe ne Shqiperi i zoti mund te kete kallash. Plaku im ka 3-4 arme gjahu. 63% e vrasjeve behen me arme zjarri. Sa ka qe ka kaluar 1997-a? Ti ke pare nje dokumentar me argumente pro-kunder nje ceshtjeje qe s'ka lidhje fare me Shqiperine dhe u ngacmove te hapesh temen, por s'ka lidhje me kete vend ajo qe pe.

Shiko problemet ne Shqypni mor Cun e mos boj krahasime kot me Ameriken.

Ku e njef ti Ameriken pike se pari? A e di ti qe shumica jone firmosin peticione me i heq po na mbyten Katnaret e Republikanet e lidh mbas votes se tyre qe i mbajne armet te legalizume. Por vec idiotet jane te armatos gjer ne dhom ketu pse kush???? Jo nuk duhet legalizu armet ne shqiperi neqoftese nuk ke ndonje plan pe pakesimin e Shqiptareve.

PSE NUK MERR SHEMBULL AMERIKEN PER DENIMIN ME VDEKJE....BURGJET E MBIPOPULLUARA me 8-10 milione individe,SI ASNJE VEND TJETER....PERQENDRIM I LARTE POLICIE ME GISHTIN NE KEMBEZ, .........DENIMET E RENDA...ket vrasjen e fundit te Gruas e boni njoni qe beri disa muaj nga 3 vjet per armembajttje pa leje e plagosje te rende, nga gjykatesi i Jar MustaqeShkulurit e jo nga trollat e internetit te Majlindes???????

Sa per aresyet me u mbrojt nga banditet, ata si ne France kane kaliber me te madh arme....policat francez ishin te armatosur deri ne dhembe e u zbythen......dhe jane me te avantazhuar se sulmojne te paret. Arma ne shtepi ka edhe bela te tjera kur kalamoni vret shokun apo kur e vjedhin dhe bojne krim me te ne anen tjeter te Oqeanit.

Shqiptarit duhet me i nxjerre jashte ligjit pirunin e thiken e bukes e jo ti legalizosh Kallashin, qe shumica e mba ende ne shtepi.

 

Fantastik T-Ronco smiley

Çfarë mendoni për një legalizim të mundshëm të armëmbajtjes në Shqipëri?

s'mendojme gje fare.

Kondra! Shqipot Jane gjaknxehte. Ta kerrcet plumbin per hic gje!

Ne fakt Shqiperia e ka jetuar njehere kete kohen kur secili kishte jo nje, po shume arme te kalibrave te ndryshem ne shtepi ne 97-ten dhe nga eksperienca personale ua garantoj qe nuk ishte fun. Bashkohem me Alben qe thote se ajo qe duhet bere ne Shqiperi eshte zbutja e kultures se dhunes dhe e te fortit. Po fatkeqesisht shqiptaret akoma nuk e kane arritur fazen e vetrefleksionit. Mjafton te shofesh edhe ne komentet e disa tipave ketu qe sapo kritikohet dicka, nuk merren me shkaqet e problemit ne vend po hidhen: "Po Amerika?" Edhe rrine masnej robte dhe bojne komentet terkuze duke i qa hallet Amerikes.

 

Jo mo, une nuk kisha. Kriminelet kishin, sikunder kane sot. Une prap nuk kam. Te mos i ngaterrojme gjerat.

Po ca kriminelesh mor ngulo. U armatos 99% e popullsise tani. Ja ti benke pjese tek 1% po kjo nuk kriminalizon 99% tjeter. Ore ne 97 u zhduken qent e rrugeve, te kishte qejf shpirti me flejte se nuk nigjojshe mo gam-gam naten. Iken moren arratine se sa hapnin gojen me lef, ia rraste tjetri me kallash nga dritarja e dhomes gjumit kat peste.

Komunizmi, socializmi PF.

Ai e ka fajin.

Te meson se ke "te drejten" t'i marresh tjetrit jo vetem punen, pronen por edhe jeten.

Ideologji e keqe...  smiley

Se mora vesh c'hynte socializmi ketu, po nejse.  Une per vehte nuk kam argumenta as pro as kunder. Keto punet e legalizimit te armeve, droges apo abortit per mua jane uje ne havan pasi njerezit ne raste te tilla i drejtohen me shume vetvehtes se ligjit. Pra varet shume nga rrethanat dhe personaliteti.

E shkuara ndikon te ardhmen... prandaj edhe socializi. 

Socializmi ate fillozofi ka, qe shteti ka "te drejte" te te grabisi  gjithcka, mjafton qe ta deshorije, ose sipas dogmes moderne demokratike, kur ka ne dispozicion 50+1% te votave.

Nuk eshte cudi qe te kemi akoma pak nga ajo fillozofi neper popullate.

Kete po thosha...

meqe jemi te kallashi, PF. Nuk di a more vesh lajmin e gezuar qe tani do "prodhonet" ne US-of-A

Arme me idiote nuk e ben nena. Tamam arme per fukarenj. Ai qe eshte qefli armesh ka te tjera zgjedhje. Mos me bo ti futem ketij muhabeti.

me crregullime shoqerore qe ndodhin rregullisht me perpikmerine e nji sahati zvicerian, nji ligj i tille do i shtonte katrahures

Po sikur te kesh nje biznes e te hyje nje njeri per te grabitur materiale apo para, do ta ndjeje veten te justifikuar per ta qelluar me arme?

nuk besoj se eshte argument. Atehere le te pajisemi te gjithe me arme dhe nuk na hyn ne pune policia pervec naj rasti kur babi ose mami e mbyllin ne dhome per denim femijen. Arma ne dore te civilit nuk eshte argument per uljen e krimit

Po te paguash sigurimet te cilet te instalojne kamera e me the te thashe, po te faturosh cdo mall qe ke sipas ligjit qe te verifikohet cdo humbje, kompensohesh per cdo vjedhje pa qene nevoja te vrasesh. Zgjidhja nuk eshte arma, por ligji, sigurimet, sepse duke ditur qe ti ke arme, hajduti s'te mban nen kercenim por te vret direkt, merr mallin dhe iken.

Dmth ti nese te vjen njeri ne mes te nates, ngushellohesh me faktin se te afermit e tu do/mund te marrin nje suguracion mbi jeten (nese e ke bere)? 

 

Nejse me mire policia e cila me "efektivitetin" e vet, vrasesit e Artan Sanots i kap... apo nuk i kap? 

 

Po flasim per biznese. Ne shtepi e ke qe tani lejen te mbash arme gjahu, s'te pengon njeri. Ke dyqane ne mes te TR qe shesin arme. E shoh qe je adrenalizuar ngaqe ke pare dicka te re ne internet, por qetesohu, merre shtruar, se s'ka lidhje fare me Shqiperine. 

Nese me pyet mua, pergjigja varet nga rrethanat.

Ti do t'i ktheje nje shpulle nje femre tjeter? Po nese kjo te kercenon me arme ti do ta paralajmeroje (nese do te kishe arme), apo do lajmeroje policine, qe e dime se eshte shume efektive

 

Po, po. Ty te pyes. A e justifikon aktin e qellimit me arme nese e sheh qe hajduti po iken me pronen tende? Nuk flas per vetmbrojtje, por edhe ne rast vetmbrojtjeje, perceptimi qe je ne rrezik vdekjeje mund te te nxise te marresh vendimin e gabuar. Ne pergjithesi, hajduti do mbaje arme per te frikesuar viktimen, por ne ato pak raste qe mund te vuaje nga probleme te ndryshme mendore apo te jete i intoksikuar, mund te ndodhe qe te qelloje ne menyre impulsive. Tani, ne rast se lejohet mbajtja e armes, gjasat jane qe te dy,  hajduti dhe pronari do qellojne njeri-tjetrin, pak a shume si ne filmat Western qe me siguri te pelqejne shume. Shkurt, gjasat jane qe toleranca ndaj dhunes dhe marrjes se drejtesise ne doren tende te rritet. 

Po nese do te kishte arme dhe do ma drejtonte do te kunderpergjigjesha, sikuner i kunderpergjigjem nje grushti.

 

Filmat Western jane propagande. Historianet dhe statistikat zyrtare thone se periudha ka qene shume me paqesore nga sa thone propangandistet e Holliwudit. smiley

Po cili eshte benefiti i nje ligji te tille atehere? Ne te shumten e rasteve njeriu i plaçkitur jeton, pse te aprovoje shteti nje ligj qe do komplikoje punen e bureokracise, gjyqe te panumerta, shoqeri sigurimesh te pakenaqura ( smiley ) dhe ne rastin me te keq, te nxise nje situate kaotike ku shteti dobesohet dhe individi fuqizohet (kaos me fjale te tjera)?

Benefiti eshte qe une nuk vdes por kam me shume mundesi mbijetese meqe kam te njejtin arsenal sikunder agresori.

Apo ti je nga ato qe thone se njerzit duhet te jetojne neper kuti sardelesh dhe te kene nje shtet policor ku shteti kontrollon gjithcka, perfshire edhe ngjyren e penevrekeve qe duhet te veshesh te shtunen, apo nese penevreket duhet apo jo te kene surratin e hellou kitit te stampuar nga pas? 

Nuk e di cfare bejne ne France ne ksi rastesh, ne US bizneset kane sigurime qe perfshijne demshperblime per grabitje.  Pavaresisht filmave te bukur te Hollywood, realisht i thu tjetrit/tjetres bujrum, "hurry up dude cause I have to go on coffee break."  Dhe mbaron filmi. 

Ore keto te vjedhmet jane 5 me hic. Problemi jane dhunat fizike, rrembimet, perdhunimet, break-ins e te tjera ato qe perbejne problem pasi mund te shkaktojne edhe humbje jete apo trauma te pariparueshme psikologjike. Shkaba psh do thoshte qe po ta kesh grune e inventarizume nuk te prish pune, po prap...prap.

Po dakord, me llogjike zvarraniku (dmth te ftohte) ashtu eshte, por kur ke nje arme qe te drejtohet, nuk besoj qe gjeja e pare qe mendon te jete demshperblimi.

por kur ke nje arme qe te drejtohet, nuk besoj qe gjeja e pare qe mendon te jete demshperblimi.

Nuk e di si me lexove, por caz me shkoqur: ne nje situate te tille "jeten ose kuleten" i thua tjetrit/tjetres me shume perulesi "te lutem mos li qindarke pa marre, rruge te mbare e t'i hash gezuar."  Pak a shume. 

Dmth ajo o jeten o kuleten eshte kontrate? smiley 

Kane o Monda kane, po nuk ka sigurim qe te zevendeso jeten. 

 

O Bambi-vrases, kete film-sherrin per armet sa here e kemi pare?  Njesoj mbaron gjthmone.  Me "cfare" pa apostrof!

Ketu na hoqen armet e gjahut ti flet per ato luftarake.

Jo, thjesht u ndalua te behet gjueti. Armet e gjahut me leje s'i jane marre njeriu. Sic thashe me lart, plaku im ka kater te tilla ne shtepi e thjesht po pret te hapet sezoni per te gjuajtur prape.

Ne makine nuk lejohet. Pra se perdor dot as per vetmbrojte edhe lse e ke me leje. Po te kapen me arme gjahu ne makine denohesh sic kapesh me pistolete.

Shoh qe jeni te painformuar mire kur diskutoni. Nuk eshte se ne Shqiperi nuk lejohet asnje lloj arme. Per t'u vetembrojtur ne shtepi, lejohen qe tani arme gjahu te kalibrit 12 dhe 16. Mjafton te plotesoni kerkesat mjekesore e ligjore, dhe mund te blini teke, cifte apo dhe shotgane praktike.

Per biznese te vogla, ka shoqeri sigurimesh qe montojne kamera per te verifikuar qe vjedhja ka ndodhur, te vendosin sinjale alarmi nga xhepi i tyre, ti vetem bej pagesen mujore, dhe marrin persiper te dergojne brenda pak minutash personel te armatosur, me motocikleta, me t'u dhene alarmi. Per biznese me te medha se kaq, ka firma qe ofrojne roja te armtosura. Nuk eshte nevoja per arme.

Keto kohe kam konfiguruar sallen operative te nje kompanie sigurimi dhe pistoletat i kane fallso me fisheke manover. Imagjino kur as kompanive te sigurimit nuk u lejohen armet.

Ka qene kompani e paligjshme. Armet u lejohen qe c'ke me te.

Keto dite u be kontroll nga shteti ne ambientet e salles operative. Si qenka e paligjshme?

OK, dakord. mbase kursejne e s'i armatosin te gjithe. por s'eshte e vertete qe s'u lejohet. 

E degjove cfare tha neranxi te zone e lire per policet private qe i ruajne kompanine. I kane armet me fisheke manover.

Ore, shof qe flet si kompetent per USA. Perhere ngref. Te ka ra noihere rruga nga USA? 

Kjo me kujto nje shprehje legjendare te Oriana Fallacit gjate nje interviste qe tha: Sa me shume e njoh Ameriken, aq me pak e kuptoj.

Para nja nje viti njera u fut me vrap ne dhomen e gjumit bashk me beben 1 muajsh, mbushi ciften dhe e drejtoi nga dera ne pritje. Palosi te parin qe hyri me force, dhe plagosi tjetrin qe po perpiqej te ikte pasi pa te parin mullar. Del se keta, para pak kohesh, kishin perdhunu 2 gra ne dy raste te ndryshme, e kishin vra njeren prej tyre.

Mu me ka rastis te kem qen ne mes te nje "o leket e benzinatos o jeten". Ndersa po kerkoja mes rafteve lares xhami, degjoj papritur 3 te shtena te menjehershme. Nje pensionist i armatos qe kish ardh per te ble nje bilete llotarie e palosi cubin ndersa i drejtote pisqollen shitesit. Na pyten, na moren numer kontakti etj. U interesova pas nja nje jave, dhe na del se cubi kerkohen ne Minesota per vjedhje me arme dhe per vrasje.

Nuk diskutohet qe duhet bere cdo gje e mundur per te eduku popllin, dhe ligji e maliqi etj etj, por 2 dure per nje koke jane. 

Ktu ke ne eshte pak me ndryshe se fillojne e te pysin, pse nuk i gjujte ne fillim ne kembe, pastaj pse nuk thirre policine, sa mendon ti se ishte grada e rrezikshmerise se hajdutit ne nje shkalle 1 me 10... Me e menu dy here kur ta vrasesh tjetrin. Po nji pistolete e vogel per vetmbrojtje nuk them se bo dom. Kuptohet kur nuk e njeh veten per nevrik.

Pse lodhnie kot are aman.

Po do filloj zbori, pregatitja ushtarake, gjith populli ushtar.

Aty keni per ti pas armet. Ne kater te mjesit do ju leshojn kushtrimin e do mblidheni te pika per praktike.

Mbrojta e atdheut detyre mbi detyrat.

me ket gjyqsor dhe kjy na  mungon...

Me rastis iher te shkoj te nje Cabela's. I kisha premtu i mikut tim te punes se do shkoja per peshk me te, dhe me duhej te blija ca plumce. Para hyrjes kishin parku nje kamion tip "transformers" nga ata qe behen skene koncertesh, ose podium. Anash shkruhej pak a shume: "Seminar mobil i sponsorizu nga NRA mbi temen e "gën sejfti per gra".

Hy mrena, maroj pune, dal dhe them pa ti nigjoj iher. Fillo njona, tip Dolly Parton dhe, per ti ra shkurt, thote te gruja duhet te kete gjithmone nje cifte anash sobes ose lavapjatit, dhe nje pistolete anash lavatrices, meqenese nese do te hynte nje keqberes ne shtepi, keto do te ishin vendet me te mundshme ku do te gjete gruan e shpise. smiley  smiley 

 

smiley C'ne korenti te duket si Dolly Parton?* smiley

shaka pa qellim te keq.

smiley thik me dy presa smiley

Absolutisht kunder !!! Jo vetem ne shqiperi por kudo !! Arme te mbahet vetem nga forcat e shtetit qe e kane per zanat ate pune,as ato jo te gjitha por nje pjese shume e kufizuar e tyre!! Ligji te jete kush kapet me nje arme ne shpi nga 10 deri ne 15 vjet burg pa te drejte ulje denimi,kush kapet me arme ne brez rrugve te denohet e te trajtohet si nje vrases nga me te keqinjte, burg i perjetshem ne mungese te denimit me vdekje !! Te mos jepen me leje per arme,nuk ka leje per te vrare!!

Ne nje Shqiperi alternative thu ti? 

Ne nje bote alternative smiley!! Me ben shume pershtypje, per te luftuar krimin me arme,zgjidhja eshte te armatosemi te gjithe? Ne fakt duhet te jete te c'armatosen te gjithe !! Pastaj konkretisht..ti si do ja beje me 1 arme? Ku do e mbaje? Ne shpi? ne fakt pjesen me te madhe e kalon jashte saj..vetem ne se do te dalesh me arme ne pune,ne kinema,ne dyqan ..ne makine etj etj,praktikisht e pamundur !! Te hyjne ne shpi? Krimi me i shemtur,vetem ideja me tmerron..me duar e vras vetem nga tmerri qe me shkakton dikush ne shpine time,por problemi eshte se une ne shpi fle gjume naten,nuk ri roje..se cu kuptuam pastaj !! Per mua zgjidhja kjo eshte..kush mban arme ne brez ( duke filluar qe nga bicaket) ti prihet koka..kjo nuk eliminon krimin,por i heq nje mjet !! E di qe nuk ka per tu bere kurre...por edhe keto propozimet me arme sheshit nuk kane kuptim fare !!

Jam kundra armembajtjes. Jemi popull gjaktenxehte. E mendojme te fundit ne fillim.

Kunder!

un jam me shtriganin.... Nje cifte mjafto
Megjithate, me shum shance ke me u vra padashje me armen tate

Kete te Teksasit e vura per t'i treguar ketij tipit qe dhe ne nje shtet ku lejohen armet, robt qe bejne krime, do t'i bejne. Sa per Tepelenen... bravo Tepelena. I arrestoi. Keta te Teksasit hic.

Jo! Behesh vrases pa dashje.I

Mendoj qe eshte nje trapllik i madh

Tek popujt me gjak te nxehte...me shume se normaliteti, armet duhen, per ta mbajtur popullsine konstante ! 

Pyetja duhet  shtruar , a jemi ne nder popujt nevrike ? Dmth gjysmake nga mendja ? 

perderisa te kemi raste dhune perdite , dhe shoqeria nuk reagon por thone mire jane kane ketij apo asaj sepse e meritonte, ne hyjme tek popujt injorante dhe cyryke na menja

 

pike

Shtetaret shqiptare kur hipin ne pushtet e shohin kasten e vet si elite dhe popullin si kope budallenjsh qe duhet mbajtur ne vathe. Mos e dhente zoti qe keta bageti te kene mundesi te vetmbrohen dhe te ruajne veten e dinjitetin e tyre nga ndonje abuzim i me te fortit apo i shtetit - po te arrijne ne ate pike nuk jane me turme e nenshtruar.

Lexova ca shkrime ketu qe ne Shqiperi duhet ndaluar perdorimi i piruneve se mund te perdoren si arme nga shumica e cekuilibruar ne kete vend. Keta njerez qe kane keto opinione kane komplekse inferioriteti te pasherueshme, cdo argument do ishte i kote me ta. Po per nje moment le ta marrim si pjeserisht te vertete kete. Nje i cekuilibruar apo kriminel patologjik nuk do ndalet nga arsyeja per te kryer nje krim te dhunshem, por ndoshta mund ta mendoje dy here kur te shkoje te kryeje nje vrasje nqs e di qe ai tjetri do e presi me kallash.

Politika ne nuk na do dinjitoz, prandaj mban dhe nxjerr keto ligje absurde per armembajtjen, narkotiket, prostitucionin etj. "Beni si them une, po mos beni si bej une" eshte morali i perhershem pervers i drejtimit te ketij shteti.

Jo

Na pllasi. Mos e fshi admin se te kam xhan

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).