Ju lutem jepni nje pergjigje tuajen qofte dhe per nje film, sigurisht aq sa mbani mend per keto filma te transmetuar ne vitet 1985-1995 ne TVSH.
Cili eshte viti i transmetimit dhe ne c'gjuhe jane transmetuar ne ate kohe. Kane qene me titra apo te dubluar?

1.Haidi

2.Ana Flokekuqja

3. Tao Tao(bashkepunim japonez-kinez)  

4. Lupen

5.Liza ne boten e cudirave

Do te ishte nje ndihme e madhe nese jepni tituj dhe informacione te tjera per filmat e animuar japoneze tek kanalet private  qe ne fillimet dhe deri me sot.Vini re nje renie te ketyre filmave krahasim me vitet 1995-2005 deri me sot?

Faleminderit paraprakisht.
 

126 Komente

Heidi dhe Lupin jane transmetuar ne Itali dhe jane pare ne Shqiperi ne italisht ne fundvitet 90. Pastaj jane dhene nga digitalb te dubluar ne shqip ne fundvitet 2000, gati ne 2010. Tao taon s'e kam pare por di qe ka qene ne kohen e komunizmit. Me siguri qe ne shqip. Per shogun s'di gje. 

Edhe nje gje... Heidi mund te jete eshte prodhim japonez, por mbetet histori europiane pa lidhje me kulturen ne japoni. Lupin eshte personazh europian gjithashtu, edhe pse i prodhuar nga japoneze. Tao tao eshte me kafshe. sikur nuk tregon gje kulture japoneze. Ky shogun duket japonez, por s'e di tamam

filma vizatimore qe mund t'i kene lidhur shqiptaret me japonezet ka qene Goku, qe ne Shqiperi e jepte vizion plus e qe e shifnin gjithandej, por ka qene dhe nje inspektori konan tek digitalb qe ishte me shume rreth kultures japoneze, sepse ngjarjet zhvilloheshin ne japonine moderne, si dhe shume filma te tjere tek italia uno e canale cinque

Faleminderit per informacionin e detajuar.
Brenda mundesive mund te pergjigjeni se ne cilin vit eshte transmetuar "Goku" tek Vizion Plus dhe "Konan" tek Digitalb?

 

Duhet ti kete shikuar ne kohen kur ishte ne opozite, atehere xhepat i mbante te mbushura me fara luledielli ose kungulli, me kripe smiley

Gokun e shihja te vizioni ne fillimvitet 2000. mbase 2001-2003. Ky Konani ka qene me mbrapa po s'e di nese ka qene dhe aq i famshem. Mos harro dhe Power Rangers e Sailor Moon, qe i shihnin te gjithe. Po ashtu Pokemon jepej nga vizion plus ne te njejten periudhe.

Informacion teper i vlefshem.smiley
Ne keto vite une sapo isha larguar nga Shqiperia dhe nuk ja kam haberin fare c'eshte bere.Qe Power Rangers dhe Sailor Moon qenkan transmetuar tek Vizion Plus nuk e dija.Faleminderit.
Tani si shume po kerkoj por brenda mundesive mund te me pergjigjeni nese keto filma tek Vizion plus kane qene ne italisht dhe me titra apo te dubluar ne shqip.

Jo, mos u keqkupto. Nuk e di per Sailor Moon dhe Power Rangers nese jane dhene nga vizion plus. Di qe ndiqeshin shume ne Shqiperi nga kanalet italiane. Une kam ndjekur Gokun ne vizion plus. Goku ka qene me titra ne shqip, me audio japonisht. Tek digitalb e ke cdo gje te dubluar ne shqip, me opsionin qe ta kthesh ne gjuhen origjinale. 

1 - Heidi eshte transmetuar diku rreth viteve 1995-1999 ne itali, edhe sjam shume i bindur nqs flet per kulturen japoneze.. kam shume qe se kam pare por kam pershtypjen qe pershkruan ato vitet 1800-1900 ne europe, mbase ne itali

2 - Shotgun ishte nje film qe eshte trasmetuar nga vitet 2000 mos gaboj ne shqiperi dhe fliste per kulturen japoneze me personazhe japonez, por qe brenda kultures se tyre pershkruanin edhe kultura europiane psh (ndeshje me dema e tipit spanjoll). gjithsesi ishte si historia e Pjetrit te Rusis qe levizte neper mbreterin e tij per te pare realitin nga afer i maskuar..

3 - tao tao skam info

4 - Arsen Lupin eshte transmetuar gjithashtu ne vitet 1995 dhe fliste per nje hajdut shume te famshem i cili gjurmonte gjerat me vlere dhe bente planin bashk me banden e tij.

cfare titujsh te duhen me??? 

Ps : mund ti gjesh te gjitha ne youtube ne gjuhen Italjane

epo japonezet c'fare si bejne dot ne realitet i bejne ne filma Anime smiley

Faleminderit per te dhenat.
Tituj te tjere nese mbani mend bashke me vitin e transmtimit dhe kanalin ku jane transmetuar do te ishte ndihme e madhe.

Macinga zeta. Mesi i viteve 80smiley

Mazinga Z italisht, Mazinger Z japance.

Alke, faleminderit.
Macinga zeta. Mazinga Z italisht, Mazinger Z japance jane dhene tek kanalet televizive Shqiptare apo ato italiane?
A mban mend vitet ne te cilet jane transmetuar?

Ricordo il Genio
Mentre scalvalca Zubizarreta
Con mia madre sul divano
A guardare Mazinga Zeta...

Ps: viti del vete si rrjedhoje.

Me pak fjale Irka kerkon fila me qasje komuniste nga Japonia.

Po Heidi nuk eshte i tille se Heidi vet ishte nga familje borgjeze, sado qe mbeti jetime. Pastaj gjyshi i Heidit ishte tip individualist qe jetonte vetem ne mal, ne natyre, e qe ishte i bindur se shkollimi privat eshte me i mire se shkolla publike. Tipare shtjellohen gjate tek seriali vizatimor...

Lupeni po ashtu. Sado qe flet per hajdutet flet edhe per traditat e diisa qarqeve te caktuara. Nje nga anetaret e bandes... (Gemon?) ishte japonez dhe kishte nje shpate me tradite te gjate dhe te njohur. Plus qe inspektori Zenigada eshte perfaqesimi perfekt i burokratit qe sado qe merr parate e taksapaguesve, nuk eshte i afte te kryej detyren e vet... Pra nje kritike direkte ndaj burokracise...

 

Keshtu qe keto qe jane renditur nuk jane propagande me socialsite apo komunista.

Nese do filma propagandistik komunsite nga japonnia, apo ne pergjithesi vende qe ne nej periudhe te caktuar nuk e kane patur mire me SHBA, pyet Arber Zaimin. Ai coku heton neper keto skuta. smiley

n'guulo, faleminderit per informacionin.
Jo nuk kerkoj filma me qasje komuniste nga Japonia pasi nuk ka mundesi per qasje te tilla.
Dua te di vetem historikun e trasmetimit te prodhimeve japoneze ose dh atyre qe prezantojne kete kulture.
Nese do te keni ndonje informacion tjeter me ndihmoni shume.

Shogun eshte transmetuar fillim vitesh '90. Ishte me seri. Me pikatore, 1 seri n'jave. E shifnim ne English me perkthim poshte lol. Heidi kena pa disa versione. Po dhe ate fillim vitesh '90. Nashti kete Tao-taon mos ka qene gje film me animation/vizatimor? smiley

Faleminderit per te dhenat

Po Lady Oscar, e mban mend kush? smiley Nje film vizatimor i rralle japonez me protofeminizem brenda. 

 Faleminderit per informacionin e vlefshem.
Ne cilat vite jane transmetuar Lady Oscar  dhe Oscar & André? Jane dhene ne kanalet shqiptare, italiane apo diku tjeter?

Lady Oscar e kam pare aty rreth viteve 97-99, ne mos qofsha gabim. Ka qene i transmetuar ne nje nga kanalet e Mediaset dhe sipas faqes wikipedia, i dubluar dhe i transmetuar ne shqip ne 2009 tek Bang Bang. Me ka bere pershtypje qe konsiderohet si nje film anime klasik brenda Japonise pavaresisht mungeses se elementeve kulturore japoneze. 

zgjohesha qe n e 5 te mengjesit per ta pare

Nils holgersson, ne gjermanisht smiley

Le Aventure di Lupin smiley Italia uno, ne oren 13:30 smiley

Ti je komplet kllas puntore kokpalare trushplare nga media e kaptalistit S B. 

E di ti qe nje intelekjtual duhet te shikoje vetem TV shteteror RAI? ose BBC? Ose TVSH (ne alternative Top Channel.)?..

Si e fatto tardi. Sogni d'oro! 

Pothuaj 80% , per te mos thene te tera, serialet vizatimore, apo edhe filmave jane japoneze.

 

n'guulo eshte e vertete qe ende dhe sot jepen shume filma japoneze? Juve mendoni se 80% jane te tille?
Si eshte gjendja e transemtimit te ketyre filmave ne krahasim me vitet 90, po shtohen apo ne Shqiperi po mbizoteron perdit e me shume filmi i animuar italian, Disney?

Si eshte gjendja e transemtimit te ketyre filmave ne krahasim me vitet 90, po shtohen apo ne Shqiperi po mbizoteron perdit e me shume filmi i animuar italian, Disney?

Jo mor xhan, ne Shqiperi po shtohen filmat turq, indian aziatik.. eshte nje paradoks i madh shqiptar!

Me letra- jemi me perendimin,  ndersa ne te zeze -me turkun dhe indianin

smiley e mos qesh nuk genjej  ! 

jo e di qe s'genjen , kuzey guney na cau koken mjes dreke darke gjithe veres............pastaj sejit dhe shurra   smiley

tashi ka plas bidai  vaj vaj  everybody is crying , edhe zogu tirones tha te aldo morning show , skan drita njerzit shkojne ne floktore me u ngrof, rrujt, qeth edhe me pa bidain !!!!  smiley

Elba, faleminderit per pershkrimin e nje copeze te realitetit shqiptar.
 

ilir-jani, me te vertete eshte nje fenomen i cuditshem qe po shtohen filmat turke dhe indiane.Vjet kam qene dhe me aq sa pashe me beri pershtypje te them te drejten.Eshte shume interesante thenia juaj

"Me letra- jemi me perendimin,  ndersa ne te zeze -me turkun dhe indianin"

Por ngaqe ka rreth 14 vjet qe jam ne Japoni nuk kam nje ide dhe shume te qarte rreth gjendjes se transemtimeve.

Edhe ketu ne Japoni pati para deri 5 vjeteve nje BOOM te filmave korenae( ngjasin pak me ata turke dhe indiane per historite kur mbizoteron dashuria e zjarrte, tradhetia, pabesia, e papritura qe ne realitet ndhodhin 1 ne 10000 raste) .

 

Irka, me keq ardhje po e them (e ndjej ) se  ai vend po kthehet mbrapa ne kulture, dhe mentalitet drejt vendeve ku mbizotron kultura e vjeter (stili) orientale  e kulteve ndaj Muhametit dhe Jezusit . Nen emrin e lirise demokracise dhe liberalizmit po shihet nje dyndje e madhe e propagandes fetare, (ne nje vend shume te vogel,) ku te gjitha fete e globit jane gare, duke "investuar" ne linjen e vet  me objekete kulti dhe gjenerata imamesh,  e priferinjsh, per ta vene ne gjume ate popull dhe per ta kthyer 500 vite mbrapa. ne injorance totale, sic ka qene dikur vendi yne.

Faktet jane te hidhura, shiko trasmetimet televizive politike, fetare, artistike dhe kulturore, shiko xhamite dhe kishat, me shumice, shiko varferine dhe injorancen, krimin ordiner, dhe LIGJIN  e shtetit shqiptar se si funksionojne, shiko rruget dyqanet urbanizmin, pallatet ect .. dhe do te bindesh qe ai vend po shkon me shpejtesi drejt orientit te vjeter problematik per kohen qe po jetojme .

Eshte per te ardhur keq. qe gjithe ai investim qe eshte bere ne 60 viitet e fundit ne kulturen dhe identitrtin tone shqiptar tipik shqiptar eshte hedhur posht ne keto 25 vitet e fundit !

Hidhu nje sy emrave titujve te bizneseve dyqaneve restoranteve ect as gje shqiptare ! Ja kshu kshu, Paradokse te medha, aspak inteligjente "Me letra -jemi  me Perendimin, ndersa ne te zeze -me Turkun dhe indianin " smiley

 

 

ilir-jani jane shume te verteta ato qe keni shkruar.
Jam plotesisht dakort me ju. Komunizmi pervec aneve negative pati dhe ane pozitive sigurisht dhe nje nder to ishte rikthimi, zgjimi dhe kultivimi i shume vlerave kombetare.
p.s nuk jam ndoje adhuruese e sisitemit komunist por nuk me pelqen te nxij realitetin atje ku zbardh smiley

Si eshte gjendja e transemtimit te ketyre filmave ne krahasim me vitet 90, po shtohen apo ne Shqiperi po mbizoteron perdit e me shume filmi i animuar italian, Disney?

Irka, ke dy kanale ne digitalb qe duhet te transmetojne filma vizatimore 24 ore ne dite, ndaj s'lene gje pa dhene, qofshin disney, japoneze apo edhe ruse. Cfare te kete me shume sukses neper bote, japin dhe keta. 

Faleminderit te gjitheve per informacionet e vlefshme.
Me duhet te bej nje pershkrim te historikut te transmetimit te filmave qe jane prodhime japoneze ( prezantojne ose jo kete kulture) si dhe prodhime te tjera qe prezantojne kete kulture. Duke qene se nuk ka materiale, artikuj rreth kesaj teme s'me mbetet gje tjeter vecse ti kerkoj ndihme kujteses dhe nostalgjise se antareve te kesaj faqeje.
 

dhe mos harro te na kujtsoh kur te hash nje tonkatsu; eshte njish per mua. Perndryshe, po te leme nje shanc te dyte  smiley

STALKER, shume faleminderit secilit qe ka dhene nje pergjigje dhe eshte perpjekur te me ndihmoje. Sigurisht te gjithe keta te gjithe nese kane rast te kalojne ketej nga lindja e kane nje tonkatsu,sushi ose sashimi nga une smiley 

film vizatimor japonez qe kemi pare nga RAI aso kohe, "Mazinga-Zeta", film tipik japonez, futurist fanta-shkenc, me robota.. pak i ngjashem me kete ka qene filmi tjeter, Transformers ne fillim vitet 90.

Beluli, nje informacion i vlefshem, faleminderit.
Filma te ketij lloji te shfaqur tek televizionet shqiptare a mban mend ndonje?

jo, para 90-s, te pakten, nuk shfaqeshin filma te tille sepse perfaqesonin kulturen perendimore..
por ti po kerkon dicka te veshtire... nuk para gjen filma vizatimore japoneze ku shprehet e perfaqesoshet kultura e tyre, mbase ndonje film me ninxha.smiley. ne pergjithsi filmat vizatimore japoneze ishin komerciale e beheshin enkas per tregun perendimor.. edhe , figurat, personazhet beheshin te ngjashem me perendimore, e jo me japoneze e aziatike.

Tërheqësi i biçikletës.

Film qe e jepte Tirana per te demasku kapitalizmin imperialist qe shfrytezonte krahun e fuqise punetore te Japonise.

Informacion teper interesant.
Kerkova rreth ketij filmi por nuk gjeta ndonje te dhene. Mund te me jepni titullin ne ndonje gjuhe tjeter,ose ndonje link ku mund ta shoh e te krijoj ndonje ide?

Mua me kujtohet trubull. Eshte film shume i vjeter qe jepej ne TV. Pa dyshim qe nuk ka asnje material ne internet per te.

Kur ishim te vegjel luanim me tituj filmash dhe mbase e kam te fiksuar dhe nga kjo loja, por megjithate kam dicka parasysh. Do pyes e do te bej me dije me shume info nese do gjej.

Meqe do gjera japoneze, ke dhe nje mal me lojera elektronike nga japonia, qe nga Nintendo e deri tek te playstation apo xbox. Shumica e lojerave ne nintendo ishin japoneze, qe nga te vjetrat super mario, tekken, street fighter, legend of zelda, gjithe serite e final fantasy, Metal Slug... e deri tek te tjerat e Square Enix, Sega, Konami, Capcom... s'ka ngelur njeri pa i luajtur, si ne salla arcade si ne dyqane me playstation qe vazhdojne te jene hapur gjithandej edhe sot. 

Faleminderit per informacionin e detajuar.
 

Ka qene nje serial me Richard Chamberlain,"shogun" qe ka pas dhan tirana,s'e di a mund te quhet film japonez,po tematika ka qan me japonez. smiley

Opla, e shkrujta pa e lexu fare postimin. smiley

pjetermustakuqi, faleminderit.
E mban mend vitin e transmetimit te ketij filmi ne TVSH?
 

Jo,jo s'me kujtohet viti. smiley

 

Po mire moj Irka, po nuk na the se çfare i duhen sherbimit sekret japonez keto te dhena me rendesi strategjike per Ballkanin?

 

ka ndonje teme irka dhe le t'ja bejne kerkimin daullet e peshkit be none.

Ja keshtu, ferkoi pak dhe nrefen te gjithe.

Thuj o lla nuk ka asnje grime kulture japoneze ne shqiperi.

Per here te pare kam lexuar nga mesi dyte i viteve 80, Sherbetori Juaj i bindur Macok. Liber japonez, komplet vegim tjeter nga ca kisha lexuar me pare, edhe tani, mbyll syte e me duket sikur shikoj gardhet e lagjeve japoneze. 

Pastaj jane filmat e Kurosawes, po sigurisht pa lidhje me temen keto.

effkey, filmat e Kurosawes njihen shume mire ne tere boten. Jane dhene ne Shqiperi ndonjehere?

asnjehere, ndoshta te digitalb autor po nuk e di ti kem pare ndonjehere.

Ma do menja qe nje pjese e mire e kinofileve shqiptare e kane pa gjithe punen e Kurosawes, gjithashtu edhe Death Note, si versionin Anime si ate me aktore.

Po me duhet te them qe kultura Japoneze ne Shqiperi eshte si faqja tjeter e henes.

Nuk e kam idene e sherbimeve sekretesmiley

Kjo eshte nje teme e thjeshte seminari, vetem kaq.smiley

Heretiko, para ca kohe kisha ca shoke japoneze per vizite ne Albanie. Nejse i sajdisem sic duhet. Po kishin nje lutje, duam te bejme nje udhetim vete, pa shoqerim. OK u thame. Nejse shkune ne Kruje si me afer. Me ka bo njoni prej tyre nje email carcaf, ku me thoshte se nuk mund ta kishin imagjinu se mund te funsiononte nje shoqeri si kjo e juaja, jemi komplet te shoku nga rremuja, si udhetimi me furgona, pazaret etj. smiley  Ne jemi komplet e kunderta. Te na kishin thone nuk do ta besonim se mund te ekzistonte nje model si ky i juji. E lidha me kete taten, mbase kane qene spauna ata dreqer e tashti sherbimi sekret japonez do konfirmim onash e onash. 

Po s'është çudi...kane vajt per te vjedhur shpaten e skenderbeut. Honjo Masamunja e tyre nje mut bën. E lane nje ditë e nje nate varur mbi nje peme anes lumit, as gjethe preu, as peshq nuk therri. Vetem flladi e lekundte.

Shpata e skennderbeut i qtsemes, ndau malin medysh.

meqe u permen Gjergj Kastrioti, sot ka pervjetorin e vdekjes, heroi yne i modh.

Dhe osht kjo date qe shenon fatkeqesine me te malle kombetare per popullin tone, 500 vjet shtypje barbare orientale, obskurantizem, mjerim, prapambetje.

Dmth si pune 29 nentorit, t'a fshijme dhe kete nga lista?

jo mer nish, kjo date duhet kujtuar me te madhe.

Mos ti harroje asnjoni rronjet e veta, se po na dalin te gjithe mjekrrosha trecereksh, legena.

Vari trapin atyre effkey...ketu tema është: Shpata e mire ( honji) dhe shpata e keqe: 

Masamune vs Muramase, dhe mbi te gjitha: cili ishte segreti qe i benin aq perfekte?

meditation and observation

Tirona-4ever
Shqiperia dhe Japonia kane nje pike te perbashket ne kulturat e tyre ,MIKPRITJEN qe i kushtojne shume rendesi.Ne kete pike te dy popujt jane per zili.

Tani persa i perket sistemit politik, ekonomik dhe shoqeror kane ndryshime qe te shokojne. Perpikmeria ne cdo aspekt eshte karakteristike  e japonezeve.
Edhe une qe jetova 25 vjet ne Shqiperi jam si e huaj dhe rri si e corroditur kur shkoj atje pasi u mesova me kete rregullin ketej.
 

ja nje metode interesante per te mesur japonisht. Duket metode qe te shtyn ta ndjekesh deri ne fund.

 

meqe qenke ne Japon dhe behet fjale per kinemane : perpiqu te shohesh filmat e dy regjizoreve me te medhenj japoneze (e qe per mua do hynin edhe tek nje dhjeteshe e me te medhenjve te gjithe botes, ever) : Ozu dhe Mizoguchi. Veçantia e tyre eshte se, ne dallim, psh, nga ndonje Kurosawe, ata jane: 1. puro japoneze (pra pa asnje ndikim hollywoodian), dhe 2. mund te shikosh pa hezituar cilindo film te tyre dhe e ke te garantuar se eshte kryeveper.
Ozu-ne kisha vite qe e kisha zbukuar, ndersa Mizoguchit i jam fut 'me aksion' se fundmi. Besoj se ne Japon vepra e tyre gjehet shuuume me kollaj se gjetiu ne bote.
 

Faleminderit per sugjerimet STALKER.
Emra te degjuar neper sallat e leksoneve por filmat e tyre nuk i kam pare te them te drejten.
Nuk do ti le pa i pare!

dhe nuk kuptoj diçka: e pse nuk ja fut me top ti, per ato pak filma japoneze qe na paskerka transmetu tvsh ne vitet 85-95 ?? (une nuk mbaj men asnji te vetem). E kush do i verifikoje ???

Ja ketu dallon kultura japoneze nga ajo franceze smiley

smiley  po amon, u bo nomi ke peshku per i dor filmash vizatimore japoneze, te pame dikur ke telenorba ! pffff.

 

mundohu ndonje dite te gjesh  :

1. Ugetsu (Luan i argjende ne mostra di venezia ne 1953)

2. Sansho the Bailiff (Luan i argjende ne Mostra di venezia 1954)

3. The Crucified Lovers (Palme e Arte ne Kane, 1955)

 

te tre nga Mizoguchi ! smiley

 

po te duash, i ke te tre ketu, Irka. Une munda te shoh njerin mbreme, "The Crucified Lovers". Titrat ishin ca problem (CC out of synch. ) por ti s'besoj ke nevoje. Filmi nuk beri pershtypje te madhe fillimisht, por me c'duket vala goditese mori kohen e saj per te mberritur. Dhe e vertete, eshte nje film i forte. 

STALKER, i bie une me top por kam frike se me bien profesoret mua pastaj me gjyle smiley

Irka, ne periudhen qe interesohesh ti I vetmi televizion shqiptar ka qene TVSH-ja. Si cdo institucion serioz (madhor, shtetetor, etj) edhe ky ka nje arkiv. Kontaktoji nje here miresisht dhe pyet nese kane informacion programacioni mbi filmat vizatimore te dhene ne ate periudhe. Filmat qe jepte RAI dhe Mediaseti kane qene te dubluar dhe me siguri mbi to gjen informacion te bollshem ne forume fansash, apo studime studentesh dhe studiuedish italiane me qasje nga shkencat sociale.

Keto do te ishin edhe me te citueshme.

 

pse e nerumja trop nuk te duket reference serioze:

shtrigani et al, Peshku pa uje, Cili eshte historiku i transmetimit te filmave japonez ..... kom(233542354235)

smiley S'kane pune tjeter ata, t'i japin xhevap cdokujt qe u can derrasat ne telefon, dite per dite. 

tropizma, faleminderit per sugjerimet serioze.
Ideja e pare qe me shkoi ne mendje ishte ti kontaktoja tvsh por tek kontaktet me doli nje faqe e bardhe si bora smiley ku nuk dukej asnje gjurme adrese per kontakt.
http://www.rtsh.al/faqe.php?id=3&gj=sh
Mbase ka dikur tjeter por nuk kerkova me ngulm te them te drejten.
Per filmat qe jane dhene tek kanalet italiane kam shume materiale ( ne anglisht) pasi per fat te keq nuk jam njohese  e mire e italishtes.
Megjithate kujtesa dhe nostalgjia e shume antareve qe morren pjese ne kete postim me dha goxha informacion te mire.Shumica ishin teper serioze dhe u perpoqen te me ndihmonin sa me shume. Faleminderit te gjitheve!

 

Shif njehere se ky mbase te mbaron pune.

Hey Irka, nese ka nje film legjende qe japonez qe eshte transmetuar ne Shqiperi eshte seria e filmave me Oicin e verber samurai qe luftonte me shpate kunder dhjetra burrave. Filmat e saj jane transmeruar ne kinema ne vitet 79 dhe une si sot e kesaj dite e mbaj mend kinemane plot te djelave kur shkonim me kalamajte e lagjes per ta pare. smiley Puna eshte qe nuk e di se si i shqiptohet emri se do te ta gjeja me siguri ne utube. smiley

Jo ky. Personazhi kryesor ishte nje femer e verber qe luftonte dhe qe quhej Oici. Filmi ishte me ngjyra. I vetmi titull qe me kujtohet i plote ishte "Oitchi dhe burrat duke luftuar". Po kane qene nja 5 filma te ndryshem ne mos gaboj. Ja prit sa te vije dhe emigranti se mbase na sjell me shume informacion. Po filmi ka qene vertet i famshem ne kinemate e viteve 70.

"shpatarja e verber"  translate nga shqip in japonize smiley natyralmo with google

`Oici te kapet gjalle a vdekur`- cfaqur ne kohen e xhaxhit, ne kinemate  Partizani, Republika 17Nnedori Ali Demi, Agimi Kinema Dajti ect ne Tirane vitet 80 me duket smiley

that really was a hattori hanzo sword.

Kush e tha?

kill bill

Ej me verte pyet edhe per vizatimoret qe jepte italia e shikoheshin edhe ne shqiperi? Si ka mundesi qe askush nuk ka permendur...KEN SHIRO..I CAVALLIERI DELLO ZODIACO..I 5 SAMURAI..HOLLY E BENJI.. UOMO TIGRE...MAZINGA..CAPITAN HARLOC...ja ashtu me ato grupet-tv i shihnim keto beharit fale telenorbes dhe odeon..deri sa mbritem ne itali..hbiteshin njerzit qe i dija permendsh!!

Nepermjet Telenorba dhe Antena Sud smiley

Grupe grupe dhe ne shihnim ...telenorba, Colpo Grosso..

RTM smiley !!

Por meqe me ngacmove kujtesen dhe e gjeta ne gjendje te dobet, pashe ca lista serialesh vizatimore sipas vitit dhe vendit te prodhimit, dhe njoha keto prodhime japoneze te dhena nga TVSH-ja:

"Aventurat e Nils Holgersonit" (The Wonderful Adventures of Nils), "Ana flokekuqja" (Ann of Green Gables), nje serial me sirenen e vogel (Adventures of the Little Mermaid), "Gishteza" (Thumbelina), "Shtepia fluturuese"? (The Flying House) - dhjata e re për fëmijë kjo, si edhe "Tao Tao" që the. 

Nuk e mbaj mend mire nese Heidi jepej ne TVSH apo ne kanal italian. Gjithashtu nuk e mbaj mend mire ku jepej filmi Belle and Sebastian, por mendoj se ne TVSH, meqe me ben jehone ajo Sebastiëëë ne frengjisht dhe italianet i dublonin te gjithe filmat.

Nuk mbaj mend te kemi pare ndonje film vizatimor japonez ku ngjarjet te zhvilloheshin ne Japoni. As filma me robote apo heronj fantastike.

Me ngelen shume vite prodhimi pa kontrolluar por duhet te shkeputem. Ketu i ke listat po i deshe: http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_ani...

Ah dhe te mos harrojme te madhin "Goxilla" qe tmerronte kinemate e kohes. 

Shogun'in, ku lun toshiro mifune e kam pas ndjek gjysa e viteve 90 ndoshta

Ate serial te frikshem me prerje kokash, tvsh e capelente duke e transmetu ne cdo orar dite. Nuk ka qene prodhim japonez, por tentonte te jepte nje fare ideje te shoqerise feudale japoneze, film kulturalist

kartonat qe transmetoheshin ne mase nga kanalet italiane, dhe ndiqeshin shume ne albanie ne vitet 90, kane qene te afert me kulturen japoneze. Kam pershtypjen qe dhe filmat per femije i bejshin goxha serioze.

telenorba ritrasmetonte nje mbi kulturen japoneze deri vone ne 2006 por titullin se mbaj mend

Po ashtu "Transformers" ka qene i njohur per mua ne formen e filmit vizatimor made in japan,fale telenorbes e kanalave te tjera italiane qe ne 90'...nejse si Ken Shiro s'ben me nena!! La divina scuola di HOKUTO !!! Po filmat e Bruce Lee quhen??

Me nje fjale asnje s mban a mend smiley

Po Si mo se mbakeni mend filmin e madh SHPATRJA E VERBER ...?

"Të kapet Oiçi gjallë a vdekur" - ky ka qenë titulli.

smiley

Si filma japonez ne kohen e Enverit jane dhene nja dy nga Kurosawa: Rashomon, Kagemusha dhe Run.

Mbas 90 pastaj kena pare kartona japonez pafund se i jepte Italia 1 ne mengjes dhe ne dreke , Lupin, Heidi, Anna dai cappelli rossi, Rose of Versailles, Holly e Benji, Mila e Shiro, Occhi di gatto, Fiocchi di cottone, Sailor Moon etj, s'i mbaj mend te gjitha.

Ka qene dhe Telenorba qe jepte Doraemonin, Urusei Yatsura, Ken, Pollo, Dragonball etj. Nuk jam i sigurt por ka qene pas 95-es.

Gjera me cilesore jepte MTV ose RTL2 naten, aty kam pare Akira psh ose Mononoke Hime.

Gjera me cilesore jepte MTV ose RTL2 naten, aty kam pare Akira psh ose Mononoke Hime.

 

naten keto filmat vizatimor, cilesor  mo..?!   -mos ke pare  Polsat-in..smiley....smiley

 

 

pnluarasi
Para viteve 90 qenkan transmetuar filmat e Kurosawes ne Shqiperi!
Hera e pare qe e degjoj, nje informacion me kaq vlere.
Jane shfaqur ne kinema apo ne televizion? Dicka rreth viteve qe jane transmetuar?

Belul edhe RTM-ja naten jepte filma vizatimor......shshta..shta shtadhjet lek djaaath.....smiley

canale otto jepte filma me dorjana .....

po nuk e  thashe RTM ,apo  Telenorba, se jane para 90-es keto.smiley     ndersa parafolsi po flet per kanale pas 90-es.. nashi ate RTL e ka mire, se jepte  shpesh nga keto komedite cilesore..smiley, naten..

por harroi te thoshte edhe Polsat-in.. sidomos ai tipi qe bente dublimet, te spjegonte skenat ne polonisht..smiley

 

p.s  RTM nuk e dine keta, sepse vetem ne Vlore e kapte... kishim privilegjin, si me thene..smiley

Irka paska gjithe kete kohe ne Japan. Jam kurioze si ndihesh atje, do you fit me culturen, njerezit atje ?! Temporary duhet te jete ma merr mendja, apo Jo ?! Btw, Nuk me ngjisin fare filmat xhapanese, kinez, korean, vietnamez e cfaredo qofte aziatik. 

Mimoza_Llastica
Jam ambjentuar lehte me kete kulture. Por gjithesesi si kulture tjeter ka dhe gjera qe nuk te ngjisin.As une nuk pretendoj te ambjetohem 100%.Tani aq sa u ambjentova mbase dhe nga halli se nuk do ndryshoje Japonia per mua nese nuk me ngjit. Por tani me pelqen ketu, sidomos korrektesa dhe deshira per te ndihmuar qe eshte karakteristike e kesaj kulture.Sa per kinematografine dhe une nuk jam ndonje adhuruese e madhe e asaj aziatike.Nga ajo japoneze  Kurosawa dhe Miyazaki Hayao mbeten te preferuarit e mij.

 

Faleminderit te gjitheve per te dhenat e vlefshme.Filmat e animuar japoneze kane vlera te larta artistike e te gjitha dimensionet por per fat te keq shihet nje renie e tyre ne Shqiperi. Edhe ne Itali po mbizoterojne perhere e me teper ato italiane dhe Disney. Nese dikush ka ndonje ide dhe mendim rreth kesaj eshte i mirepritur per sugjerime.
Po i lexoj te gjitha komentet tuaja me shume vemendje .
Arigato Gozaimasu smiley(shume faleminderit)

''renia''  e Japonise eshte me e pergjithshme sesa vetem filmat e animuar..  ka rene gjithashtu edhe industria e tyre, e sidomos ajo elektronike ku Japonia  ne vitet 80-90 deri 2000, ka dominuar absolutisht. 

''armiku'', apo me mire antagonisti  i tyre natyral, Korea e jugut, i ka zbythur keqazi japonezet.. ska me Sony, Panasonik, Hitachi etj...  i ka eklipsuar teresisht Samsung.  madje ngadale-ngadale  koreanet po u marrin edhe industrine e tregun e makinave ne bote, japonezeve..

shkaku, nuk e di.. por mbase do pare  te cmimi  teper konkurent i produkteve,  kuptohet shoqeruar edhe me cilesi te larte,  por qe firmat japoneze  nuk e realizojne  dot per momentin, ashtu sikurse bejne konkurentet e tyre ne bote.

shkaku do pare te > teknollogjia qe eshte e kollajshme me u kopju ose pas rezultate te larta ne kete fushe (beme ne traktora dhe arme, me tre milione barinj, jo japonezet qe kane pas bere çelik qe ne kohe te samurajve).

Arti nuk kopjohet dot. jo teknollogjia.

per nja 10 vjet korese se jugut do ja kaloje kina. 

Beluli,kisha besuar qe MADE IN JAPAN mbizoteronte neper bote.
Argumentim teper interesant ky i juaji. Do shoh me teper rrreth kesaj.

Irka, Disney ka qene gjithnje me i preferuar se filmat japoneze, por ka pasur me pak prodhim ne sasi dhe per shkak te ekskluzivitetit gati prej monopoli, produktet e tyre kane qene shume shtrenjte dhe jo te gjitha mediat mund t'i perballonin.

Ate boshllek e mbushnin japonezet me cmime me te mira dhe me cilesi shume te mire. Disney e ka shtuar sasine dhe kjo eshte arsyeja qe nuk sheh me materiale japoneze ngado qe te kthesh koken.

Me zhvillimin e kompjutereve, prodhimi i filmave te animuar eshte bere edhe me i lehte dhe me kosto me te ulet, ndaj dhe jane shtuar produktet nga vende te tjera, sic thua per Italine apo dhe shume vende te tjera europiane. 

Megjithate, me aq sa kam vene re deri tani, filmat e animuar japoneze vazhdojne te jene pjese teper e rendesishme e industrise. Shiko Comic Con, se sa te pranishem jane personazhet japoneze. 

Gjithashtu, ki parasysh qe nje industri me e madhe se ajo e filmave, sot eshte industria e lojerave elektronike. Ke shume lojera elektronike qe per t'u prodhuar kane pasur fonde me te medha se cdo film ne histori, dhe po ashtu rekording e fitimeve e kane me lart se cdo film ne histori. Dhe tek lojerat elektronike Japonia ka qene pararoje e tani vazhdon te jete e vendosur mire. Playstation eshte japonez, Square Enix e shume kompani te tjera jane gjithashtu japoneze.

Argumentimi juaj eshte mese i vertete dhe teper interesant.
Faleminderit.

Liza ne boten e cudirave (Alice im Wonderland) megjithese nuk e di nese eshte anime apo prodhim tjeter. eshte dhene nga tvsh-ja diku rreth viteve 93-96 ne mos gabofsha. ndoshta dhe me heret.

pokemon eshte transmetuar gjithashtu diku rreth vitit 2003 e ne vazhdim.

nje efekt tjeter i filmave anime ka qene dhe leshimi ne treg i produkteve per konsum nga femijet me figura, objekte ... qe paraqesin personazhet e ketyre serialeve. 

me qe ra fjala tek filmat anime: Death Note eshte interesant sidomos per ata qe kane pelqyer serialin televiziv Dexter i cili me sa kuptoj eshte frymezuar rendshem nga filmi vizatimor ne fjale. 

Daitarn

Goldrake

I Cavalieri dello Zodiaco

Olly & Benji

Mila e Shiro

L'uomo Tigre

Ken Shiro

nje film me nje kale te bardhe njebriresh qe qugeh Tagada dhe me disa personazhe te there si Grismnina dhe Gropufi

Jeeg Robot

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).