Lëvizja “Mjaft” publikon raportin në lidhje me përmbushjen e premtimeve të bëra nga Qeveria gjatë fushatës elektorale, ndërsa rezulton se në vitin e parë të qeverisjes janë realizuar 6 premtime dhe pjesërisht 7 të tjera.

“Nga deklaratat publike të Partisë Socialiste dhe nga angazhimet e marra në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet nismave ligjore,  u identifikuan 25  premtime që lidhen ngushtësisht me punën e qeverisë gjatë 365 ditëve të para.

Nga këto premtime, 6 rezultojnë të realizuara në përputhje me premtimin, 7 premtime vlerësohen si të realizuara pjesshëm, 2 konsiderohen si të pamatshme dhe 9 premtime konsiderohen të parealizuara”, thuhet në raportin e publikuar nga Mjaft.

Në vijim sqarohet se pjesë e këtij raporti nuk janë premtimet e analizuara në 3 muajt e fundit të vitit 2013 për shkak se nuk kemi dashur të krijojmë konfuzion ndërmjet periudhave kohore të premtimeve, si dhe për të qenë koherent me periudhat e premtimeve të deklaruara gjatë fushatës elektorale nga Partia Socialiste, periudha që përkojnë me 100 ditët e para dhe vitin e parë të qeverisjes Janar 2014-Dhjetor 2014.

Në këtë kuadër Mjaft përmende premtimin për “Vendosjen nën kontrollin e parlamentit të Institutit të Statistikave”.

“Nga ballafaqimi i fakteve rezulton se INSTAT vazhdon të mbetet nën varësinë direkte të kryeministrit, duke e lënë ende të parealizuar këtë premtim.

Për institucione të tilla që mbeten kapitale publike në shërbim dhe mbrojtje të publikut dhe mirinformimit të tij, nuk mjafton vetëm vullneti i mirë i politikës për të qenë objektiv dhe i pavarur, por kërkohet se pari pavarësi institucionale nga organet ekzekutive dhe me pas integritet dhe vullnet të mirë nga drejtuesit”, vlerëson raporti.

Një tjetër premtim i parealizuar në kuadër të 100 ditëve të para të qeverisjes është ai  për “Rikthimin e përfitimeve ligjore për njerëzit me aftësi të kufizuara”.

Edhe për këtë premtim nuk është ndërmarrë ende asnjë iniciativë ligjor apo ndryshim i kuadrit ligjor aktual për ti rikthyer përfitimet ligjore kësaj kategori të popullatës.

Një tjetër premtim i parealizuar është ai për “Rishikimin e koncesionit për Portin e Durrësit”.

Sipas Mjaft, për këtë koncesion ka shumë argumente dhe fakte nga institucionet e pavarura të kontrollit, KLSH, për procesin e parregullt që është kryer me këtë koncesion.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë çështje rezulton se procedurat e dhënies me koncesion të Portit, si dhe zbatimi i kontratave me privatët, janë kryer në shkelje të ligjit. Në këtë kuadër, Kontrolli i Larte i Shtetit ka bërë kallëzim penal për ish drejtorin e përgjithshëm të autoritetit portual durrës, si dhe janë kallëzuar 4 ish drejtorë të këtij autoriteti dhe 4 punonjës të Ministrisë se Transportit dhe Infrastrukturës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i shkaktuar një dëm ekonomisë dhe buxhetit të shteti prej 16.9 milion euro. Megjithëse është kryer një proces auditimi nga KLSH, koncesioni i portit të durrësit vazhdon të mbetet në të njëjtat kushte kontraktuale dhe nën të njëjtën firmë koncesionare që e zotëron këtë koncesion.

 

Premtimet e parealizuara

Ulja me 6 për qind taksën e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë

Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, përfaqësues të Partisë Socialiste, premtuan se do të ulin me 6 % taksën e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Fakti: Pas disa muajve diskutime dhe debate me grupet e interesit, qeveria shqiptare, nëpërmjet OSHEE, i kërkoi Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, rritje të çmimit të energjisë me 12 lekë për këh dhe heqjen e fashës prej 300 këh. ERE miratoi plotësisht njërën nga kërkesat, atë të heqjes së fashës 300 këh dhe miratoi një tarifë fikse për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekë për këh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej 500 deri në 650 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet që konsumojnë mbi 600 kËh në muaj

Për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800 këh, që përkojnë me familjet shtresës mesatare të lartë dhe shtresave të pasura, detyrimi që do duhet të paguajnë pranë OSHEE do jetë më i vogël. .

Nga ndryshimet e miratuara në 26 dhjetor 2014 nga Enti Rregullator i Energjisë , familjet me konsum mesatar 300 këh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 650 lekë, shumë kjo që do të kompensohet nga qeveria nëpërmjet një fondi të miratuar në muajin dhjetor nga buxheti shtetit, fond i cili kap vlerën e 16 milion dollarëve.

Nga ballafaqimi i fakteve me sipër duket sikur ndryshimi i çmimit të energjisë nuk do ketë impakt negativ në shoqëri, dhe relativisht ky fakt qëndron. Qëndron relativisht për shkak se ka edhe shumë familje të tjera të varfra, që nuk futen në skemën e rimbursimit të qeverisë për shkak se kanë 1 person të punësuar në familje, me rrogë minimale, në një familje me minimalisht 4 anëtarë. Këto familje, përjashtohen automatikisht nga skema e rimbursimit dhe i lë të pambrojtur nga ndryshimi i çmimit, duke ju rritur koston e konsumit me 650 lekë në muaj.

Kthimi te publiku i TVSH dhe ATSH

Premtimi: Në fillim të muajit tetor 2013, në një konferencë të hapur për mediat, kryeministri Edi Rama ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth proceseve reformuese që pritet të ndërmarrë qeveria dhe zotimeve në kuadër të realizimit të premtimeve elektorale. Një nga angazhimet e kryeministrit Edi Rama, e artikuluar gjatë konferencës, ishte ai për “rikthimin” në shërbim të publikut, të Televizionit Publik Shqiptar dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Fakti:

Në 14 muaj të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, ende nuk kemi asnjë veprim konkret për reformimin e TVSH-së dhe ATSH-së, çka e bënë këtë premtim ende  të pavërtetë/i parealizuar.

Mbështetje me pension për policët e rënë në krye të detyrës

Premtimi: Në datë 23 janar 2013, gjatë një vizite në një nga familjet e policëve të vrarë, në  Rrashbull, rreth i Durrësit, kryetari i PS Edi Rama, sot kryeministri i vendit, premtoi rishikimin e mbështetjes financiare për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që janë aktualisht pjesë e policisë së shtetit.

Përshkrim i përgjithshëm:Një sërë premtimesh janë dhënë që në shtator-tetor të vitit 2013[1], në lidhje me mbështetjen e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës. Këto premtime variojnë nga mbështetja me dhurim shtëpie, në mbështetje me pensione të konsiderueshme për një jetesë dinjitoze. Megjithatë, një pjesë e vogël e familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës marrin më shumë sesa një ngushëllim për Krishtlindje e Vit të Ri.

Miratimi në datë 31 korrik 2014, i ligjit të ri për Policinë e Shtetit nr 108/2014, nuk solli asnjë ndryshim sa i përket premtimeve për rishikim pensioni apo pension të veçantë për policët e rënë në krye të detyrës, si dhe sigurim jete për policët që punojnë ende në polici.

Si konkluzion ky premtim mbetet i pa vërtetë/ i pa realizuar

Goditja e monopoleve

Premtimi: Qeveria ka premtuar luftë kundër monopoleve, çka do të garantonte konkurrencë të ndershme mes bizneseve në treg, por edhe përfitime për qytetarët.

Që në fushatë elektorale, qeveria premtoi goditje të monopoleve. Ky qëndrim u ritheksua nga kryeministri Edi Rama pas marrjes së pushtetit. Ai deklaroi në seancën plenare të 31 tetorit 2013 se “do të shkatërrojmë çdo monopol që kemi gjetur dhe do të gjejmë në ajër, në det e në tokë. Konkurrenca e lirë do të vendosë dhe çdo monopol do të shkatërrohet. Çdo kompani do të ketë mes nesh respektin më të madh dhe çdo kompani do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim”.

Koncesioni i parë që qeveria anuloi ishte ai i skanimit të konteniereve dhe me 14 gusht 2014, kompania  Rapiscan çoi çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Kjo marrëveshje koncesionare parashikonte financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit. Koncesioni hasi që në fillim kundërshtimin e bizneseve, ndërsa në qershor të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave, rishikimin e kontratës koncesionare, me argumentin se bie në kundërshtim me nenin 33 të MSA-së.

Një tjetër koncesion i paralajmëruar nga qeveria për t’u anuluar është ai i kolaudimit të automjeteve. Më 24 janar 2014, kryeministri Edi Rama paralajmëroi liberalizim të tregut të kolaudimit të automjeteve, duke mos përjashtuar mundësinë e anulimit të kontratës koncesionare. Por në këtë drejtim, nuk ka hapa konkrete.

Një tjetër koncesion që qeveria është zotuar të anulojë është ai i pullave fiskale. Më datë 12 nëntor 2014, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se qeveria ka nisur negociatat me kompaninë që ka koncesion dhe duhet pritur përfundimi i tyre.

Koncesionet monopol që pritet të anulohen:

Koncesioni i skanimit te kontenierëve;

Koncesioni i kolaudimit te automjeteve;

Koncesioni i pullave fiskale;

Koncesioni i markimit te karburanteve.

Duhet parë se çfarë masash konkrete do të merren në vijim. Në bazë të ndryshimeve të bëra deri me tani, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/ i  parealizuar

Përmirësime radikale në sistemin e Shëndetësisë

Premtimi: Reforma në shëndetësi është një nga pikat më të rëndësishme të programit elektoral të Partisë Socialiste. Duke e quajtur shërbimin e kujdesit shëndetësor si një nga shërbimet publike më të këqija për qytetarët shqiptarë, socialistët deklaronin në nisje të fushatës elektorale 2013 se shëndetësia shqiptare nuk arrin të realizojë asnjë nga funksionet e saj: nuk parandalon, nuk diagnostikon, nuk kuron dhe nuk rehabiliton.

Në harkun kohor të më shumë se një viti qeverisje, të majtët kanë realizuar këto ndërhyrje në sistemin shëndetësor:

Në 1 Prill të vitit 2014 u hoq TVSH-ja për ilaçet, ndërkohë që lista e barnave të rimbursueshme iu shtuan edhe 55 produkte të reja. Kjo listë medikamentesh, e miratuar nga qeveria shkonte kryesisht për të sëmurët që vuanin nga kanceri, anemia, diabeti, sëmundjet kardiake e ato të neurologjisë. Për herë të parë u përfshinë në listë barna që përdoren për të kuruar edhe varësinë nga alkooli. Heqja e TVSH 10 % për barnat solli ulje të çmimit të tyre.

Në Qershor të vitit 2014, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se po bëhet furnizimi i vazhdueshëm i spitaleve me ilaçe. Sipas Z. Beqaj, ministria arriti të vërë në funksion një mekanizëm që garanton një furnizim të vijueshëm të spitaleve me barna. Gjithashtu u kryen kontrata afatgjata të mirëmbajtjes së pajisjeve të rëndësishme bio-mjekësore.

Edhe pse e prezantuar në fund të muajit Shtator 2014, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nisën të aplikojnë për herë të parë në Nëntor 2014 paketat shëndetësore falas. Një analizë koronarografie, ndërhyrje bypasi apo dializa bëhen falas edhe në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë kreu procedurat për blerjen e 10 paketave të shërbimeve për të cilat pacientët prisnin me muaj në shtet. Kostot u llogaritën nga Fondi i sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe u nënshkruan kontrata me 5 spitale private në vend.

Lançimi i fushatës “Si je?” i cili nis nga Janari i vitit 2014. Për herë të parë ofrohet në të gjithë vendin një kontroll i plotë shëndetësor falas për grupëmoshën 40 deri në 65 vjeç.

Pavarësisht ndërhyrjeve në çmimin e barnave, paketave shëndetësore, furnizimin e spitaleve publike me ilaçe si dhe nisjen e fushatës së “check up-it”, ndërhyrjet në sistem konsiderohen sipërfaqësore/arnuese dhe jo thelbësore për ndryshimin apo reformimin radikal të sistemit.

Kësisoj, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar

 

Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike

Premtimi: Në 1 Tetor 2013, kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencën e tij të parë online si kryetar i qeverisë. Në morinë e pyetjeve të bëra nga qytetarët ai deklaroi se është i vendosur për të “goditur” të gjithë të korruptuarit në institucionet publike. i pyetur nëse do të kishte kallëzime penale për ndonjë nga ish-pushtetarët, në rast se do të verifikoheshin afera korruptive të kryera prej tyre, kryeministri Rama u përgjigj: “Padyshim që po”.

Faktet

Dosja “Arben Imami”

Ish-ministri i Mbrojtjes është i vetmi ministër i kallëzuar drejtpërdrejt nga pasardhësja e tij, Mimi Kodheli. Ajo e akuzoi Imamin në Dhjetor 2013 për abuzime me tenderat e reklamave si dhe për blerjen e tritolit, për kalimin e pronësisë së sport-klub “Partizanit”, madje edhe për pajisjet përgjuese të SHIU-t.  Por, në Shtator 2014, Prokuroria e Rrethit Tiranë dha vendim për mbylljen e hetimit për dosjen Imami. Pushimi i hetimit për Imanin dhe zyrtarët e tjerë të akuzuar, erdhi për shkak se gjatë hetimeve nuk u gjetën element të precedentit penal, pra shpërdorim të detyrës.  Veprimtaria ligjore e Imanit ishte bazuar në një VKM të vitit 2008, edhe pse ky vendim bie në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike. Prokuroria iu referua kësaj VKM-je për të pushuar çështjen, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave është ende në fuqi.

Dosja e Paktit Detar me Greqinë

Në 28 Maj të vitit 2014, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dërgoi në prokurori një informacion për abuzimet e marrëveshjes detare për Detin me Greqinë në vitin 2009, konkretisht vepra penale e “dorëzimit të territoreve”. Në atë kohë, ky pakt u firmos nga Lulzim Basha në postin e Ministrit të Jashtëm si dhe u përgatit nga një grup negociator. Vetëm në 22 Nëntor 2014, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dosjen e plotë të këtij pakti. Prokuroria pritet të marrë në pyetje edhe grupin negociator prej 11 personash, por ende nuk dihet nëse pjesë e pyetjeve do të jetë edhe ish ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha.

Dosja “Ridvan Bode”

Pas një kallëzimi penal të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, njësia task forcë antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës  mori në 15  Tetor 2014, në kallzimin penal kundër Ridvan Bodes dhe Sherefedin Shehut për kredinë me 13,5 për qind interes të marrë në vitin 2009, për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Organi i akuzës është ende në fazën e kërkimit të informacione nga Ministria e Financave, Bankat e nivelit të dytë të cilat kanë marrë pjesë në tender, si dhe nga vetë ish ministri i Financave Ridvan Bode dhe ish zëvendësi i tij, Sherefedin Shehu.

Dosja e ish Kabinetit të Spiro Kserës

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe një ish punonjëse e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga ministri Spiro Ksera, kallëzoi në Tetor 2013, në Prokurorinë e Tiranës, katër drejtues të lartë të kësaj ministrie. Ata u akuzuan për korrupsion, pasi paracaktuan një tender prej 20 milion lekësh për një spot televiziv, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të katër të akuzuarit morën masën “arrest me burg”, por dy prej tyre Kleves Bitro, ish Drejtor i Kabinetit dhe Murat Mehmeti janë ende të shpallur në kërkim.

Dosja “Hysni Burgaj”

Në Shkurt 2014, Ministria e Brendshme paditi ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj për shkelje me reklamat televizive, në lidhje me një tender prej 3.1 milionë dollarësh në dëm të buxhetit të shtetit. Përveç Burgaj, u kallëzuan në Prokurori edhe nëntë ish drejtues të tjerë të policisë po me të njëjtën akuzë. Tetë muaj pas hetimeve, në Shtator 2014, Prokuroria e Tiranës, me pretendimin se procedura e ndjekur nuk përmban element të shkeljes së ligjit, solli pushim të çështjes.

Fakte të tjera:

Dosja e” 21 janarit”

Rihapja e çështjes mbi ngjarjet e rënda të protestave të 21 janarit 2011, që çuan në vrasjen e 4 qytetarëve nga forcat e gardës së republikës dhe vënia para drejtësisë së personave që urdhëruan vrasjet e 4 qytetarëve,  është një nga premtimet elektorale të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Megjithëse ka kaluar 1 vit e katër muaj qeverisje të Partisë Socialiste, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar të institucioneve ekzekutive për të kërkuar zyrtarisht rihapjen e dosjes së 21 janarit.

Dosja e “Gërdecit”

Ngjarja e rëndë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u dëmtuan rëndë me dhjetëra të tjerë, është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri, jo vetëm për faktin që humbën jetën 26 persona, por edhe për faktin se ngjarja e rëndë zbuloi një mega korrupsion mes zyrtarëve më të lartë të qeverisë Berisha dhe biznesmenëve që drejtonin aktivitetin e paligjshëm të demontimit jashtë kushteve  teknike të armëve luftarake. Ecuria e çalët dhe problematike e procesit gjyqësor për nxjerrjen përpara drejtësisë së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, bëri që zyrtarë të Partisë Socialiste të deklaronin në mënyrë permanente se, vendosja e drejtësisë për viktimat e shpërthimit të Gërdecit, do jetë një nga angazhimet kryesore të Partisë Socialiste, e përmendur kjo edhe në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2013. Edhe për këtë çështje të një rëndësie të veçantë, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga institucionet qendrore, për të kërkuar rihapjen e çështjes se Gërdecit në tërësi, duke përfshirë edhe të akuzuarin kryesor për çështjen Fatmir Mediun.

Përfundime: Siç shihet edhe nga përshkrimi i fakteve më sipër, “goditja” e korrupsionit të ish zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, ka mbetur në nivelin e kallëzimeve penale të cilat më pas pushohen nga Prokuroria, ndërsa për disa të tjera është zgjedhur heshtja.

Ky premtim konsiderohet  i pavërtetë/ i parealizuar.

Formalizimi i Ekonomisë

Premtimi: Qeveria është zotuar të formalizojë ekonominë, duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

Në këtë vit të parë të qeverisjes, qeveria ka synuar të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet politikës së saj të taksave dhe tatimeve. Në buxhetin 2014, u aplikua për herë të parë taksa progresive, që parashikonte ulje të barrës fiskale për të punësuarit me paga të ulëta. Nëpërmjet një mase të tillë, synohej jo vetëm që të ndihmoheshin shtresat e varfra, por që të nxiteshin bizneset që kishin të punësuar me paga të ulëta që të bënin deklarimin e tyre. Nga ana tjetër, ne paketën fiskale të këtij viti u parashikua rritja e tatimit mbi fitimin nga 10 në 15%. Sipas përfaqësuesve të biznesit, si Konfindustria, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës etj, kjo masë do të ndikojë në shtimin e evazionit, pasi rritja e taksës do të bëjë që bizneset t’i shmangen deklarimit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë për vitin 2014, rreth 8.7% e rritjes së të ardhurave ka ardhur nga mirë-administrimi dhe ky është një tregues i luftës kundër evazionit. Por vlen të theksohet, se pjesa më e madhe e rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit është pasojë e rritjes së taksave në paketën fiskale, e parashikuar këtë vit me 23 miliardë lekë. Edhe në paketën fiskale 2015, qeveria gjithashtu ka parashikuar rritje të taksave dhe tatimeve, çka do të sigurojë 16 miliardë lekë më shumë për arkën e shtetit. Ndërkohë që nga mire-administrimi ka planifikuar të siguroje rreth 30 miliardë lekë më shumë.

Ndërkaq problem për tregun mbetet ende mosfunksionimi i kasave fiskale dhe lëshimi i kuponit tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Ministria e Financave kanë deklaruar në korrik të këtij viti se do të organizohet një Lotari Kombëtare, ku qytetarët mund të fitojnë dhurata të ndryshme nëpërmjet mbledhjes së kuponave tatimore dhe hedhjes në lotari të tyre. Ky projekt, që synon marrjen e kuponit dhe luftën kundër evazionit mbetet ende në letër.

Duhet pare sesi do të vijojë mirë-administrimi fiskal dhe masat e tjera që do të merren në luftën kundër evazionit fiskal. Në bazë të ecurisë së deritanishme, ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i parealizuar.

Paketë për Reformën në Drejtësi

Premtimi: Drejtësia dhe reformimi i saj, si një nga detyrat e rëndësishme që duhet përmbushur por edhe një sfidë madhore në punën e qeverisë së re.

Gjatë kësaj periudhe, që përkon me 1 vit e katër muaj qeverisje, është bërë pak për të mos thënë aspak në kuadër të reformimit thelbësor të sistemit të drejtësisë. Gjate kësaj periudhe janë konstatuar disa ndërhyrje anësore në sistem, pa impakt direkt në përmirësimin e performancës së gjyqësorit. Disa nga ndërhyrjet ligjore dhe masat që janë marrë për verifikimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive janë, si më poshtë vijon:

Miratimi i paketës ligjore antikorrupsion, duke bërë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke klasifikuar korrupsionin si krim të rëndë, kur kjo kryhet nga zyrtarët e lartë, gjyqtarët, prokurorët etj, dhe përcaktuam se në këto raste do të gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda;

2 gjyqtarë janë arrestuar për veprën penale të korrupsionit;

3 gjyqtare po hetohen për fshehje të pasurisë në miliona euro, (rasti Gjin Gjoni)

Ngritja e portalit online në ëebin e Ministrisë së Drejtësisë për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor;

Regjistrin Dixhital të Noterisë nëpërmjet sistemit “One Stop Shop’,  për transaksionet me pasuritë e paluajtshme, duke shmangur fenomenet korruptive në këtë sistem;

Regjistrimin dhe dixhitalizimi e të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së, ndër vite, përmes skanimit dhe regjistrimit në një data-bazë të unifikuar.

 

Pavarësisht ndërhyrjeve të sipërpërmendura, mbetet ende shumë punë për tu bërë në reformimin tërësor të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, kësisoj ky premtim mbetet ende i pavërtetë/ i parealizuar.

Një sistem të së ardhmes ku të gjithë do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas dhe ku do të jenë vetë bordet e spitaleve që do vendosin për aparaturat”

Në 16 Shkurt të vitit 2013, kryeministri aktual, atëherë kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi nga Elbasani se në programin elektoral të së majtës për shëndetësinë, në sistemin e ri që propozohej, të gjithë do të përfitonin shërbim shëndetësor falas dhe vete bordet e spitaleve do të vendosin për aparaturat që do të blinin. Pra me ardhjen në pushtet Partia Socialiste do të përmbyste skemën aktuale të funksionimit të sistemit, ku çdo person paguan 1.7% të pagës se tij dhe po të njëjtën vlerë e derdh kontribut punëdhënësi. Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, që kryesoi grupin hartues të programit për shëndetësinë, deklaroi në Shtator të vitit 2013, se mjafton të kesh nënshtetësi shqiptare për tu kuruar falas. Pra, shqiptarët nuk do të paguanin më sigurime shëndetësore, për të marrë rrjedhimisht shërbimin e nevojshëm.

Nga ana tjetër, për blerjen e aparaturave të mëdha spitalore, nuk do të vendoste më Ministria e Shëndetësisë, por vetë bordet e spitaleve. Ky premtim mban brenda tij, dy nën-premtime.

Që çdo qytetar të përfitojë shërbim shëndetësor falas, do të thotë që mos të paguajë kontribute të sigurimit shëndetësor, pra të financohet nga taksimi i përgjithshëm. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi në emisionin televiziv “Kapital” të datës 5 Dhjetor 2014, se kjo skemë, pra heqja e sigurimit shëndetësor do të nisë nga 1 Janar i vitit 2017. Sipas ministrit, skema “kush fiton më shumë, paguan më shumë”, do të sjellë të ardhura në buxhetin e shtetit, nga ku do të vijë edhe financimi për shëndetësinë. E gjithë kjo skemë do të fillojë të funksionojë, me miratimin e një ligji të ri, deklaroi Beqaj. Nga ana tjetër, opozita e ka quajtur këtë premtim të maxhorancës “një mashtrim” të madh elektoral.

Nga ana tjetër qeveria ka ndërmarrë për herë të parë fushatën e Kontrollit të Shëndetit pa Pagesë, për të gjithë shqiptarët e grup-moshës 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky kontroll nis Janarin e vitit 2015.

Në 415 qendrat shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, do të përballojnë fluksin e atyre që do të paraqiten për t’iu nënshtruar kontrollit. “Po përcaktojmë një hartë relativisht të largët, të cilën do t’a bëjmë me njësi të  lëvizshme. Do të jenë pesë njësi të lëvizshme në rreth 15% të territorit shqiptar që nuk do ta bëjnë kontrollin në muajin Janar, por do ta bëjnë ne muajin maj, deri ne 30 shtator” ka deklaruar z. Beqaj në 5 Dhjetor 2014.

Nje nga veprimet e ndërmarra nga qeveria në kuadër të plotësimit të këtij premtimi lidhet me iniciativën e prezantuar në fund të muajit Shtator 2014, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor nisën të aplikojnë për herë të parë në Nëntor 2014 paketat shëndetësore falas. Një analizë koronarografie, ndërhyrje by-pasi apo dializa bëhen falas edhe në spitalet private. Ministria e Shëndetësisë kreu procedurat për blerjen e 10 paketave të shërbimeve për të cilat pacientët prisnin me muaj në shtet. Kostot u llogaritën nga Fondi i sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe u nënshkruan kontrata me 5 spitale private në vend.

Ndërsa për nën-premtimin, ku bordet e spitaleve do të vendosnin vetë për aparaturat që blejnë, asgjë nuk ka ndryshuar nga skema aktuale, ku aparaturat e mëdha të spitaleve vijojnë të blihen nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke vlerësuar faktet e mësipërme, mund të konkludohet se asnjë nga dy premtimet nuk është realizuar. Megjithëse qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë prezantoi paketën për vizita falas në disa spitale private, kjo nuk përbën ndryshim rrënjësor të sistemit apo një politik të qëndrueshme, kjo mbetet në kuadrin e tentativës për të quajtur të ezauruar këtë proces. Kësisoj ky premtim konsiderohet i pavërtetë/i  parealizuar

24 Komente

Kritika konstruktive, jo si sajesat e pd

ca dun me thone keto artikuj qe 6 here 4 vjet baraz 24 premtime te cvirgejeruara

Per mu analizen ndaj qeverise rama e ka ezauru mjaft qarte shkrimi i meparshem i sjelle ketu; nderhyrja klasore e Rames.

majaft mo!!

Analize e shkelqyer dhe e pavarur, me pelqeu. Bravo kesaj organizate; Mjaft. 

Ne mos gaboj aty e filloi karrieren Erion Veliaj , bile ka ardhur edhe ne Ny te mbledhe fonde , u mblodhem njeher dhe i dhame ca leke te studio Fadil Berishes - 12 years ago  smiley

" Jane realizuar 6 premtime dhe pjeserisht 7 te tjera "

MJAFT - i  kshu   

smiley

 

Wow, goxha pune ka bere qeveria. Dhe te mendosh qe eshte vetem viti i pare. Po ne 11 vitet e tjera qe pasojne? Sigurisht, shume e me shume pune te mira do te behen. Nese nuk do te kete me sali, cdo gje do te shkoje per bukuri! Ket frymor as hasmit nuk ja uroj ta kete ne krah.

Shume te rrepte keta te MJAFT-it.

Goditja e të korruptuarve në Institucionet Publike  smileysmiley

Në seancën e sotme të Kuvendit për këtë sesion të ri parlamentar, komandanti i ka bërë thirrje popullit shqiptare për protesta qe te shpetojme nga aleanca e qelbesirave dhe te cmendurve.

Ai ka kërkuar që mësuesit, mjekët dhe infermierët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër terrorit dhe presionit të qeverisë.

“Kuvendi nuk mund të flasë kur në Shqipëri kanë ndodhur disa atentate rrjesht.

Rama është duke përgatitur gjëmën e madhe

Sot terrori mbi 40 mijë arsimtarë është i egër se asnjëherë.

Terrori mbi mjekët dhe bluzat e bardha nga Beqejt është i paparë.

Krerët e mazhorancës së qelbësirave e kanë vendosur kodin e heshtjes që është edhe kodi i mafias.

U takon mësuesve të ngrihen fuqishëm sepse ata kanë luajtur një rol vendimtar në edukimin e fëmijëve.

U takon mjekëve dhe infermiereve që të ngrihen pasi qeveria i ka vënë nën terror”, tha gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha smiley

Andej nga vjeshta ,llaf nga brenda Kapo priten nje vale high profile arrests .kumandari ben mire te kete remodeluar repartin 313 se atje do kaloje pleqerine tok me I Meten.amerikanet ia kane vene dy member ne nje kepuce palloshit.

Berisha pret ish sekretarin per sigurine e mbrendshme Tom Ridge

SHBA, rol përcaktues në lirinë e kombit tonë
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh mirënjohje SHBA-ve për rolin e tyre përcaktues në lirinë e kombit shqiptar. Berisha priti dje ish-sekretarin për Sigurinë e Brendshme, Tom Ridge dhe ish-senatorin e New Jersey-t, Torricelli, të cilët ndodheshin për një vizitë në vendin tonë. Ai e falënderoi përzemërsisht Sekretarin Ridge për ndihmesën e çmuar që i dha qeverisë shqiptare në përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, gjë që bëri të mundur rritjen e madhe të shkallës së sigurisë në vend, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ish-sekretari Rich nga ana e tij shprehu falënderimet për qëndrimet dhe mbështetjen e palëkundur të z.Berisha ndaj SHBA-ve në fushën e sigurisë dhe në çështje të rëndësishme. “Ju ishit të parët që pranuat në vendin tuaj refugjatët nga kampi ‘Liria’; qeveria aktuale pranoi një kontingjent të ri dhe për këtë keni mirënjohjen tonë të thellë”, – theksoi Ridge. Ndërsa ish-kryeministri Berisha u shpreh se “shqiptarët janë sot komb i lirë në sajë të përpjekjeve të tyre për liri, por se rol përcaktues për lirinë e kombit tonë ka pasur mbështetja e vendit të madh, SHBA-ve, ndaj dhe, çfarëdo që të bëjmë ne për këtë vend mik, nuk arrijmë kurrë të shprehim atë mirënjohje që ju meritoni”. smiley

o Kapo, degjo nje cike muzike klasi, se kto muhabetet me sale aty jane.

ps. po e futen mrena salen, me mire do jete edhe per ty, me beso. 

“Kuvendi nuk mund të flasë... "smiley

I nderuar Emigrant ! Po kjo eshte kulmi Njente Kapos per tu tallur me Berishistet i cili , thote Grande Kaka , mbajti nje fjalim ne Kuvend smileysmiley

Me vjen keq po une e cmoj si nje nga Ironite me te Holla te Grande Kakes per per Karesit e berishes smiley Flet ne Kuvend qe nuk mund te Flase ..... Po ku ka Perle si kjo smiley

E rrite cilesine Grande e Rrite me se fundi .

Lexo me poshte se cfare thote per ate qe i derguan per ti " zberthyer " sali Qenefit Lidhjet me Terroristet islamike

"Ai e falënderoi përzemërsisht Sekretarin Ridge për ndihmesën e çmuar që i dha qeverisë shqiptare në përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt,..smiley

Cfare Grande eshte ky mer .I kategorise A + . Nuk ka mo ish sekretari smiley dhe nuk shpjegon pse e beri Shqiperine ven me te sigurt ...

Ky Osht as , njish ,  per tu talle me shoket e sholo..et antikomuniste te oreve te mesit .ejjjjjjj

Grande kaka Figur !

 

ca esht kjo mjaft, sikur e kam degjuar disa her. ne kemi pd berisha ps nano

Nga 25 premtime 16 jane mbajtur! 

Bilanc goxha pozitiv kur e mendon se per 1 vit Rilindja ka mbajtur pak me shume se 60% te premtimeve te dhena.

Mbajtja e premtimeve, ne vetvete eshte...edhe nje premtim tjeter i mbajtur! 

Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në Prada, me lista emërore mjekësh në dorë, bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare. Nuk duan t’ ja dinë çfare nuk shkon me shërbimin spitalor:
-Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit.
-Nuk ka material laboratorik të nevojshëm për të bërë DIAGNOZE të denjë për një Spital Terciar.
-Nuk ka ilace, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit
-Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).
-Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhë të gjata të papërballueshme)
-Nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë. etj etj
Asnjë vlerësim të treguesve të performances së mjekëve! Vetëm PREZENCA(plot mjeke që tolloviten 8 orë nëpër spital)!
Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushatë!!! Duart Lart!!!!”, shkruan Anita Dokle në rrjetin social facebook. 
 
e paska bo Kosta Bajraba kete vidion, ai i famshmi i LA Grand Theft

Kosta Barjaba, 52, as well as his wife Fatbardha Barjaba, 52, and their daughter Jonniada Barjaba, 23, were arrested on Dec. 27 after police said they took items from a Nordstrom store at the Stanford Shopping Center, police spokesman Officer Sean Downey said.

kane harru qe eshte rregullu edhe problemi i minierave se e kishte merak te modh para dasmes te kalaja
 

1 deri ne 5 vjet per ata qe ndertojne pa leje

Ne burg!

Ne burg!

Po si do ti denojne deri ne 5 vjete burg. kur Qeveria e "bijeve te eterve" edhe 1 vit kohe ka ! (keta i fusin dhe ata i nxjerrin)

Po s'me besove mua, degje Kapon se c'shkruan . ( e kapua nuk ja fut kurre kot !) 

Per nje vit gjysmen e ka e realizuar? Fiuuuuuu

ymër o zot ymër jepi ktyre. Ymër se na shastisen. Sidomos edit. Se ate koklopen se honeps dot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).