Konsumatorët shqiptarë janë ata që kanë përfituar më pak nga rënia e çmimit të naftës në rajon. Të dhënat nga 'Global Petroleum', një nga burimet kryesore për çmimet e naftës me pakicë sipas vendeve, tregojnë se bashkë me Serbinë, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, ku çmimi me pakicë i naftës ka rënë me më pak se 10 për qind, krahasuar me pikun e tij në shtatorin e vitit të kaluar. 

Në vendet e tjera, çmimet kanë rënë nga 15 deri në 20 për qind. Por cilat janë arsyet se pse konsumatorët shqiptarë kanë përfituar më pak nga rënia e fortë e çmimit të naftës? Më kryesorja duket e lidhur me taksat. 

Sipas 'Eurostat', Shqipëria është një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantet. Dhe meqënëse pjesa dërrmuese e taksave, si akciza apo taksa e qarkullimit janë fikse dhe jo në përqindje, kjo bën që më shumë se se gjysma e çmimit final, që paguajnë konsumatorët të mos ndikohet fare nga ecuria e naftës në bursë. E thënë ndryshe nëse çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare bie me 10 për qind, në tregun e brendshëm vetëm si pasojë e taksave, rënia do të jetë dy herë më e vogël ose 5 për qind.  

Përtej kësaj, nga një janari, taksat për naftën u rritën sërish edhe me 12 lekë të tjera për litër. Në kushte normale, këto 12 lekë tani duhet të kishin shkuar si rënie e mëtejshme e çmimit për konsumatorët, por u devijuan në buxhet.  

Dhe kjo është vetëm rritja e fundit, që ka hyrë në fuqi këtë vit. Nëse llogaritet dhe ajo e vitit të kaluar, në total taksat mbi karburantet janë rritur me 24 lekë për litër krahasuar me fundin e vitit 2013. Kjo do të thotë se deri më tani përfituesja kryesore e rënies rekord të çmimit të naftës në bursë, ka qenë vetë Qeveria.   

4 Komente

Titulli eshte i gabuar. Mesiguri qe do ta kete shkruar ai palla - Erebara. Qeveria si te rritet cmimi ne burse , si te mos rritet apo si te ulet, e mer njesoj akcizen dhe taksen e qarkullimit pasi e ka fikse per liter te blere. Sa per kuriozitet, ne Malin e Zi jo me larg se pardje litri i petrolit/benzines ishte diku tek 1.22 Euro per liter, ndersa i diezelit/naftes aty tek 1.08 Euro per liter. Kthyer ne leke me kursin 1 euro=140 leke eshte respektivisht 171 leke per benzinen dhe 151 leke per naften. Ndersa tek ne cmimi i benzines vertitet diku midis 167-172 leke/litri, ndersa i naftes 155-168 leke/litri.

Nuk na tha gazetari sa duheet te jete qmimi qe te quhet perfitues konsumatori?

Teveqel gazetar ! Konsumatori shqiptar fiton nese nafta do kete cilesine e duhur sepse edhe konsumi i lendes djegese ulet edhe makinat nuk u demtohen. 

Vertet artikulli ishte pak jo i qarte, por ajo qe dua te theksoj eshte se une e bleva dje dizelin me 1,09 eurocent, qe me leke perkthehet aty tek 150 leke (te reja). 

Fakti qe cmimi i hidrokarbureve ne shqiperi ka shume pak elasticitet, tregon per nje treg monopol apo i bashkuar ne kartel duke kontrolluar cmimin ne kurriz te konsumatorit...shto mbi kete edhe taksa, akciza etj. dhe as qe behet me fjale per nje treg konkurues, por zhvates...me fjalet e KM lindja eshte e dhimbshme, rilindja do sakrifica...si duket rilindja do vije nga bira e bythes, prandaj dhe me kaq veshtiresi e sakrifice.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).