Ndjeva një si të lagësht, me sa duket ndonjë dallgë qesëndie më kish lëpirë tek dëgjoja Rrapon që rrëfente për të atin: se si ai, sa herë që dilte nga arka e kursimit e qytezës së tij për të marrë pensionin, bashkë me një mijë lekëshin e luftës uronte gjermanin e panjohur, i cili kishte shtënë plumbin qorr që e kishte zënë në kofshën e sipërme, çalimin e lumtur, kuletën që fryhej në masën e kënaqësisë pikërisht nga ajo mijëshe e kuqëluar me një all numizmatik që aq pak kish të bënte me gjithë ckërkat e prrallet e thata të luftës, dhe frazën e përhershme që shoqëronte futjen e kuletës në xhepin e brendshëm të zhaqetës: “Ah, më të lumtë ajo dorë, o Fritz”! 

Fritzi duhej të ishte gjermani që kishte lëshuar plumbin e paqmë që e bënte babain e Rrapos të plagosur lufte. Fritzi duhej të ishte gjallë në kushedi se ç’qytet të Gjermanisë: të mbrothët gjermanët, jo vetëm për vete të tyre, por dhe për dynjanë, ja shiko, një plumb vajti e shtiri ai tjetri dhe unë “vras” mijëshen sot për çdo muaj, që më dalin për kafé e duhan e s’i bie më qafë njeriu. 
Si? Nga e di që quhej Fritz? Po pse të mos quhej? Po ti nga e di që nuk quhej Fritz, përgjigjmu një herë ti, pastaj të jap unë xhuvap. Se mos e dyshon që ishte edhe plumb gjermani, se aq mend keni ju, me ju është si thotë ajo fjala: o mëndje, më hëngësh munë, me kë llafosem unë!

Rrapoja ecte i pari në grupin tonë që kthehej nga pishina, rrinte pak përpara dhe i veçuar, si një dele që kërkon me çdo kusht ta hajë ujku rrugës për tek hoteli i refugjatëve, domethënë tek shtëpia e azilantëve, pra tek hotel-pensioni, një Zot e dinte pse u bënë ashtu lëmsh konceptet, azilantë për ne dikur ishin pleqtë pa njeri, që e merrnin këtë emër pikërisht nga streha e tyre, “azilja e pleqve”, ose shkurt “azilja”, për të mos përmendur pastaj emrin e urryer “pension” për strehën tonë, që prapë na vërviste drejt pleqërive me qostek e cërmë, por sidoqoftë, të mos e humbas fillin, fjalën e kisha tek Rrapua, që ecte veç dhe si i anuar nga gjerdhet e shtëpive, në dyert e të cilave kishte tabela që të paralajmëronin për qentë, Rrapua donte që ta hante ndonjë qen, sepse kish dëgjuar se bëheshe milioner po të të kafshonte një qen vendasi, të cilin e hidhje në gjyq dhe siguroje jetën, Rrapua kishte mësuar edhe të gjitha shenjat e tërbimit, që të bënte sikur ishte tërbuar nga kafshimi, që shpërblimi të ishte sa më i majmë, Rrapua – me drejtshkrim Rrapoja -  po të shihte ndonjë zonjë që po shëtiste qenin, e zinte pothuaj zalia, përdëllehej duke i parë të dy, zonjën dhe qenin e shumëkush do mendonte që Rrapos i pëlqente zonja, kur në të vërtetë ai ëndërronte që ajo dreq kone paqësore të zemërohej befas e t’i hidhej e ta shqyente aq sa duhej, Rrapua e shihte në sy qenin, sepse thonë që kur qenin e sheh në sy, ai egërsohet, por për dreq ata qen bir qenësh nuk e kishin fare nijet të egërsoheshin, pale më të kafshonin, a thua nuk ishin qen, por lepuj, dhe e zonja e shihte Rrapon gjithë mirëkuptim, siç ndodh me gjithë qejfllinjtë e qenve në botë, sa vjeç është “lab”-i juaj, zonjë, shumë i bukur qenka, oh, po, është vërtet një thesar i vogël… Unë? Unë s’kam qen, unë jam vet një lab, ahahaha, shumë i këndshëm, ju falemnderit, tunjatjeta, kalofshi mirë… dhe Rrapoja largohej nga mundësia tjetër e humbur për thesar e reparacione lufte e dëmshpërblim pulpe të kafshuar apo mollaqeje të shqyer “në mënyrë adekuate”, ose nga dora (e Midas) që s’u kafshua, edhe pse qeni nuk kafshon vetëm dorën që e ushqen, pra e tija ishte disponibël… që më pas, duke dalë nga ndonjë arkë kursimi e së ardhmes, të thoshte me lumturi emrin e vetëm të qenit të huaj që dinte, sepse ashtu quhej konia e mitur e zonjës së hotel-pensionit: ah të lumtë goja, or Asta! 

19 Komente

E ke qare Rrapon, porsi dhe Ademin me shoke. Emigranto me kujtove me ate konceptet e azilianteve, e mban mend azilin e Pleqve ne Ali Dem? smiley

tregim i bukur!   i shkurter, por gjithe humor!

 

që shpërblimi të ishte sa më i majmë, Rrapua – me drejtshkrim Rrapoja -

 

ore vertet, ky eshte nje nga rregullat  e drejtshkrmit qe anashkalohet gjithmone.. thuajse  gjithe emrat qe mbarojne me o. p.sh:  Pirro, Muço, Telo.smiley,  thuhen/ shkruhen  ne kohen e shkuar: Pirrua, Muçua, Telua.... e jo Teloja.smiley

 

 

kte telon e ke qef shume ti. e kom te sigurte se pse smiley 

Moza, per azilen e pavdekshme: smiley

ps. tani e ka baba mondi!

smiley

po se Teloja ka dhene ate batuten forte:  ''ah mer Kiço Pela, ti do nje dru te mire, mu ktu ne mes te pazarit...... po ça ti bej qe ke motren e mire..smiley........smiley
 

Po Rambon si do ta shkruaje? Rambua? smiley

Rambon do ta shkruaja:  Rambuje.smiley

nuk eshte puna si do ta shrkuaja une, me gjasa Rambua.. por ne fakt, sipas rregullave gramatikore, emrat qe mbarojne me  o, duhet te shkruhen dhe te thuhen me prapashtesen  ja. sepse keshtu ruhet rrenja e emrit e plote: Rambo-ja,  Kiço-ja etj.smiley

Nje nga gjuhepiperkat e karabashit kishte nxjerre qenin te bente cicin.Nje rough looking coban kalon prane e mendoi ti hedhe nje llaf.

Mos na ha ky qëni yt moj zonjë -

Si je bere ti- i tha ajo-s'te ha as mortja jo me qeni im.smiley 

Haha shprehjen " o mendje me hengesh mun , me ke llafosem dhe une" e perdorte nje ne fshat sa here dikush e teperonte me shakat apo ngacmime kur ky pinte. Mbas kesaj shprehje askush nuk ndihej me smiley 

Kete punen e qenit ja them babait te nje shoku qe ka ardhur e rri ca kohe ketej. Po benim xhiro nje dite nga parku , ishte mbushur me qen e ky me thot " mos na kafshojne keta dreqer" . Mo ki frik i thash se nuk jane si qent tane keta , jane qen per qejf jo per hall, pastaj ku ta gjejme te na kafshojne se ja zhvat ca mijra euro te mira po ku ta gjejme ate fat smiley. Me mbas tevijat e bardha kishte frik te hynte. " Hy ore i thash senuk eshte si ne Shqiperi, biles ku ta gjejme nje si ne Shqiperi se na i thyen ne dysh me ndopnje cek te mire po na qelloje " smiley

njeher, ne nje darke Faik bej Konica  pati nje debat me njefar Shahin bej Kolonja  (edhe ky figure e njohur per kohen).  nejse,  humbet durimin Faik Konica   dhe i thote  dicka ne te njejten linje me kete  shprehjen legjendare labe... ''o mendje me hengesh mun , me ke llafosem dhe une''... 

pra i thote Faik beu:  pika mua qe di anglisht, frengjisht, gjermanisht...(e keshtu numeroi nja 5-6 gjuhe)... e rri e merrem ketu Shahin bej Kolonjen..smiley

gjynof ne fakt, se shahin beu eshte goxha emer. nxitohej nanjehere edhe faik beu smiley

prap me kujtove ate: s'eshte koka jote per artileri o Bido, po c'te bej une qe s'kam me ke llafos. monument i shqipes letrare kjo.

po Shahin bej Kolonja ka qene figure e njohur dhe e respektuar ne kohen e tij, thone... madje me duket se diku kam lexuar qe ka pasur per grua motren e vellezerve Frasheri (Naimi etj) .  pra lidhje te forta patriotike..

ndersa Faik beu, njeri inteligjent,i ditur, i mencur.. po ka qene edhe shume zevzek e inatçi, te pakten sipas Nolit..  çakmak ishte..smiley

s'kishte asnje shok, tha per te theofani. edhe librin per te e beri armiku i tij me i madh, Qerim beu smiley

ah moj shqipni, te hongsha arrat. e shemtun i cik komunistat, nga kto ane them, s'keni faj dhe ju, jo smiley

 

"po ka qene edhe shume zevzek e inatçi"

Nga anet tona i thone "faggot" 

Tregim i bukur, konçiz, dhe shum popullor smiley

Pjero,dhe ti shume konciz me kete koment. Si i fushes,mund te jepje nje vlersim me specifik dhe te mos mjaftoheshe me nje konsiderate te thate. smiley

Ti thua që Pjerua duhet të bënte llogarit sa sa është kofiçenti i fitimit në rast kafshimi simbas luhatjeve të bursës së Tokios ? smiley

Ti i njihke pjerit vetem anen e tij si ekonomist che neglizhokeke ate te shkrimtarit.

Pjerua edhe te ditari pushimeve bënte llogari sa do ta shiste kilen e peshkut dhe cili lloj peshku shkonte më shtrenjtë në lokalet e Durrsit. Plus atë futjen që i bënin ata të ujësjellësit dhe elektriku sa herë kthehej në Shqipëri smiley E ka me laps çdo gjë si paninet që bleu kur shkoj me belgun frëng te shtëpia që kishte nëatë krahinën e humbur në Francë smiley 

m'pelqeu cimo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).