“Kunata ime kishte dy vajza dhe ngeli shtatzënë për herë të tretë, por abortoi kur ishte katër muajsh, pasi priste vajzë. E bëri për shkak të presionit të të shoqit, pasi ai i tha: “Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”- thotë një grua nga Dibra (shkëputur nga studimi “Raporti i paekuilibruar midis sekseve në lindje në Shqipëri” 2012). Urimi më i zakonshëm, kur një çift i ri martohej ishte “Hajde me një djalë tani!”. Krenaria burrërore sikur zbehej nëse çifti i ri nuk sillte në jetë një foshnjë të seksit mashkull. Më pas, me rënien e numrit të lindjeve, gjërat nisën të ndryshojnë. Urimi “me një djalë” gradualisht nisi të zëvendësohej me “çfarë të ketë shkruar Zoti”. Paralelisht me këtë kapërcim u shfaq edhe një tjetër fenomen. Abortet, që më parë nuk lejoheshin, nisën të shiheshin si një metodë mjaft e mirë e planifikimit familjar. Me gjithë kostot fatale psikologjike e fizike për një femër, numri i tyre u shtua frikshëm. Tepër i lartë dhe i pakontrolluar mbetet dhe sot. Kundrejt një pagese nga 50-90 mijë lekë të vjetra, fare lehtë mund të shkatërrohet që në javët e para një embrion. E, mes dhjetëra arsyeve, në çiftet e sapomartuara janë të shpeshta rastet kur dëshira për një djalë bëhet shkak për të marrë vendimin e heqjes së një fëmije të ngjizur me seks të kundërt. Autoritetet shëndetësore pranojnë se kjo praktikë është e goxha e përhapur.

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Mosiu, gjatë një bisede për “DITA” pranon se fenomeni i aborteve selektive sipas gjinisë ekziston në Shqipëri. Pavarësisht se ajo e sheh si një masë të mundshme fshehjen e gjinisë së foshnjës për ta reduktuar, sërish pohon se situata është komplekse. “Ky fenomen ekziston, por jo në spitalet publike. Të paktën ne nuk na janë referuar raste të tilla. Pavarësisht se kemi hasur gjatë vizitave nëna që pohojnë se do të abortonin po ta kishin beben vajzë, praktikisht nuk ka ardhur asnjëra që të regjistrohet për të abortuar. Mendoj se raste të tilla i drejtohen klinikave private”, tha Moisiu. Sipas saj, është e vështirë të cenohet e drejta e gjithë pjesës tjetër të shoqërisë, që është jashtë këtij mentaliteti. “Janë një mijë e një arsye pse një prind do të dijë gjininë e fëmijës së tij, edhe pse nuk do të përbënte ndryshim nëse do të ishte vajzë apo djalë. Prandaj është e vështirë të cenohet kjo e drejtë. Duhen marrë në konsideratë të gjitha argumentet përpara se të merret një vendim”, na thotë doktoreshë Rubena. Sipas saj, është i rëndësishëm të dihet me saktësi sa është numri i aborteve në Shqipëri, dhe kjo mund të arrihet vetëm duke disiplinuar privatët. Në këtë intervistë, Moisiu tregon edhe pasojat që vijnë nga aborti dhe nga lindja e lartë e numrit të djemve.

Zonja Moisiu, është herët të flasim për këtë vit, por, mund të flasim për vitin që sapo lamë pas. Si paraqitet fenomeni i abortit?

Problemi i abortit selektiv, për mendimin tim vazhdon të mbetet një problem ende i pazgjidhur. Këtë mund ta thuash indirekt, pasi në Shqipëri vazhdon raporti në lindje midis meshkujve dhe femrave, në favor të meshkujve.

A kemi të bëjmë me një situatë alarmante?

Edhe për vitin 2014 ky ishte trendi, që do të thotë që është pothuajse i njëjtë me vitet e tjera, ka ndryshuar vetëm në një shifër, ka qenë me 11, është bërë me 10. Por le ta marrim se vetëm për një vit kanë lindur më shumë meshkuj, le të themi që na zuri një vit që të lindnim më shumë çuna, po ndërkohë u bë kaq vite rresht që ky raport mbetet në këto shira. Ne nuk jemi i vetmi komb në botë që jemi të destinuar të bëjmë vetëm djem. Pa futur pastaj pjesën këtu që shumë gjinekologë, kolegë të mi, përballen me situata të kësaj natyre; pra me prindër që vijnë dhe kërkojnë të ndërpresin shtatzëninë për hir të gjinisë. Është e vështirë të kryhet në spital publik dhe kjo është arsyeja që ne nuk disponojmë shumë statistika.

Ju po thoni që ky fenomen mbizotëron më shumë në klinikat private?

Për mendimin tim, po. Nuk e them dot në 100 për qind të rasteve, se ndonjë edhe mund të shpëtojë këtu, por unë po them që jo, pasi pacienti kalon në disa duar, që nga shtrimi, ekzaminimi nëpër dhoma, tjetër e shtron, tjetër e ekzaminon. Duke kaluar në disa rangje është me më rrezik të dalë e vërteta dhe njerëzit nuk duan që kjo e vërtetë të dalë. Ndaj e kanë më të lehtë t’i drejtohen një klinike private, ku mund ta kryejnë shumë kollaj pa kaluar në këto procedura.

Nga cilat zona vijnë gratë që i japin fund shtatzënisë?

Pjesa më e madhe, por jo të gjitha, janë nga zonat rurale, por kjo nuk do të thotë që nuk ka nga zonat urbane. Unë kam në praktikën time personale, edhe koleget e mia po ashtu kanë, raste që nga zonat urbane, njerëz intelektualë, të diplomuar me shkollë të lartë të cilët e kërkojnë këtë për hir të gjinisë, mund të kenë dy vajza apo tre dhe të tretin apo të katërtin nuk e duan më të njëjtën gjini.

A kemi të bëjmë me një shoqëri patriarkale?

Unë them që po, shoqëria jonë vazhdon të mbetet patriarkale, për shembull në mjekësi, pjesa më e madhe e studentëve janë femra, ndërkohë që në 80 për qind shefat janë meshkuj. Ndoshta ky nuk është një fakt shumë domethënës, por që ka brenda pjesën e shoqërisë patriarkale. Studime janë bërë edhe përpara dy vitesh, nga dy profesorë të nderuar, njëri është shqiptar, Arjan Gjonçaj, bashkë me një francez që përfaqësonin shkollën ekonomike të Londrës, pedagogë të atjeshëm. Bënë një studim të gjerë dhe i rezultuan shumë njerëz të cilët pranuan se kanë bërë aborte pikërisht për shkak të gjinisë së fëmijës.

Cilat janë pasojat e një shoqërie që preferon fëmijët djem?

Mendohet dhe presupozohet, dhe është pothuajse e vërtetuar që ky lloj raporti shton kriminalitetin, prostitucionin, të mendoni që është një femër të cilën e pretendojnë 5 meshkuj. Do e marrë njeri, katër të tjerë do të mbeten pa martuar, pra favorizon kriminalitetin dhe prostitucionin. Dhe janë dy të këqija të cilat në të ardhmen, e sigurt që do të dëmtojnë gjithë shoqërinë.

19 Komente

Na duhen me shume meshkuj,sepse ndryshe nuk mund ti asimilojme greket,serbet dhe te tjeret perreth. smiley

 

Shif mer cun Bahcen tate e punoje mire e mos vrit gocat qe ne bark te nones e mos u merr me pjeshkat e Serbeve e Greqve se ata ne terezi e kan pas perhere.

Te pakten e shpreh haptazi qe je misogjinist..Talibanen kane pak a shume te njejtin mentalitet

Shkrimet s'ja doni NYT, po ama perseri shkrimet e NYT sjell ne peshk smiley

Nuk mora me cilesine apo raportimin e shkrimit se shume pak media ke te pavarura sot. I qendroj mendimit tim se NYT eshte nje pacavure.. por theksoj praktikat  misogjiniste te vendeve te botes se trete

...Mendohet dhe presupozohet, dhe është pothuajse e vërtetuar që ky lloj raporti shton kriminalitetin, prostitucionin, të mendoni që është një femër të cilën e pretendojnë 5 meshkuj. Do e marrë njeri, katër të tjerë do të mbeten pa martuar, pra favorizon kriminalitetin dhe prostitucionin. Dhe janë dy të këqija të cilat në të ardhmen, e sigurt që do të dëmtojnë gjithë shoqërinë....

Dmth nese kemi nje raport 1 mashkull me 5 femra,i bie te rritet kriminaliteti?Hajde mendje hajde!
Sa poshte ka rene atdheu yne...

Acdc e ke pak te veshtire me bo racionalin....nga nje ane justifiko vrasjen e femrave ne bark te nones qe te kemi me shume HAJDARA me asimilu Greket e Serbet. Lexo gazeten e djeshme, perdoret kontraceptiv nga femrat Greke e Serbe keshtu qe po i vret kot Shqiptarkat pa lindur ende. Puno mer kopshtin tat si duhet, e lene natyren a te modhin zot se cer del kalamoni...kok a pil.

Tani te te them nje gje, qe edhe qeveria kineze e ka problem mosbalancen e raportit meshkuj-femra, ka shkuar gati  1.3 me 1 ne favor te meshkujve. Dhe kjo jo vetem ka shtuar rastet e rrembimeve te femrave, sidomos ne zonat e thella,  po shihet si nje potencial per probleme te qendrueshmerine shoqerore sic i thone ketu. Ne Kine ndalohet ta shikosh seksin e femijes para se te linde. E mendon c'mund te bejne nja 50 milion meshkuj qe s'gjejne dot "pjeshke". Madje ka nje teori qe edhe keto te ashtuquajturat "revolucione te Prannveres Arabe" prandaj nisen. Ska dyshim qe sa me shume femra te kete nje shoqeri, aq me e bute eshte, po kripa me karar, sigurisht edhe meshkujt duhen.

Ke te drejte nje shoqeri me amazona eshte shume pacifiste.

te shohesh fistet qe jetojne me matriarkat,akoma jetojne si ne epoken e gurit.

Ndonje shpegim per kete ke?

Kush po te flet per matriarkat ketu,megjithese nganjehere me mire epoka e gurit,sesa kjo epoka moderne a ngambrapamoderne sic thote Heretiku.As po te flas per gjojna te medhaja si barazia gjinore,perfshirja e grave ne politike e vendimmarrje,megjithese jam plotesisht dakord me to,sic neveris keto kauzat idiote ai feminizmi.Fola thjesht per nje raport numerik.Dhe per faktin qe femra eshte me e bute se mashkulli dhe prandaj e ben shoqerine,qe ne fund te fundit eshte nje shumatore individesh,me te bute.Si eshte qe nje mashkull pa nje femer behet me agresiv.

+1 

un kam qen pro abortit por kam ndryshuar mendje. nuk eshte e natyrshme te abortosh nje njeri per arsye sado te forta qe te jen. asnje specie ne natyr  nuk e ben dicka te till. balancimi i njerzimit rrezikohet nga ky veprim. nese mendon se nje femij i ardhur pa pritur mund ta veshtirsoj jeten, mbase ashtu duhet te jet e veshtire. 

Pro abortit 100% po kunder abortit injorant se sduan vajza medemek. Ptu katunare, ju thafte hajdari ishalla. 

Jane kafshe o kafshe qe duhen cuar te jetojne neper xhungla

Kush je ti qe tu ndalosh te drejten te tjereve,kur ja u njeh?

Nese u jep te drejten te abortojne,kush je ti qe tu thuash ke duhet te abortojne dhe ke jo?

Keto probleme zgjidhen nese ndalohet aborti,dhe lejohet vetem ne raste kur jeta e nenes eshte ne rrezik.

Nje kancer qe po i ha shoqerite Perendimore pak e nga pak eshte aborti dhe njohja e kesaj te drejte satanike me ligj.

Sado qe ta sheqerosin liberalet abortin,nuk mund te fshehet fakti qe aborti eshte nje vrasje me gjak te ftohte.

I vetmi ndryshim mes nje vrasesi dhe nje abortuesi eshte vendodhja e viktimes.

 

E duam abortin pasi respektojme dhe njohim te drejten e femres per te vendosur mbi trupin e saj. Pra jemi demokrate ne shpirt. Prape aborti mbetet i denueshem dhe sduhet perdorur ne cdo rast. Psh, sduhet lejuar kur Zeqiri nga Shishtufina detyron me dhune gruan,Hajrien te abortoje pasi ajo torollake si beri nje djale qe te dale dhe Zeqoja ta shkrepe nje pushke ne mejdan te katundit se u be me djale. Kjo eshte injorance e smeriton asnje te drejte. 

Ligjet nuk i njohin keto qe thua ti.Nese aborti lejohet lejohet per te gjithe dhe jo vetem per nje pjese te shoqerise.

Sado ta sheqerosesh,jo te drejten e femres jo leshi dhe jo preshi,aborti eshte  vrasje e paster.

Une vete kam qene pro abortit,por kur kam degjuar rrahjen e zemres se femijes tim,kam thene me vete kush eshte ai/ajo kriminel/e qe paska te drejte te ndaloje kete zemer.
Vetem nje kriminel mund ta beje.

Ti vazhdo bjeri qemanes se te drejtave te femrave.

Ligji ka dispozita per kete pune xhaxho. Psh femijet nen 18 apo 16 duhet te abortojne me dijenine e familjes. Pra ligji mund ti perfshije keto kufizime. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).