Kisha degjuar shpesh per Saul Bellow ne programe radiofonike ne NPR a te tjera raste dhe kisha bere nje shenim mendor per ta marre heret apo vone. Keshtu, kaluan vite deri sa u bera mbare, tre dite me pare, te marr e te hap "Herzog-un" si njeri nder romanet kryesore te shkrimtarit amerikan me origjine hebreje. Jam tani nja njeqind faqe brenda librit dhe mund te them se me vjen keq qe jam vonuar kaq shume per tu takuar me Saul Bellown. Por ndoshta kam bere mire, pasi ndjej se per ta kuptuar sa me mire, vlen qe lexuesi te kete ca pervoje jetesore. Personazhi kryesor i librit eshte Moses Herzog, pedagog i sapodivorcuar per here te dyte, qe merr te shkoje per nje jave pushimesh ne plazh ne Massachusetts, duke lene NYC, per tu qetesuar ashtu sic ia kane rekomanduar. Edhe pse eshte burre i pashem, i pjekur, gruaja e dyte e ka lene Herzogun per nje mikun e tij, nje bukurosh kokekuq me nje kembe druri... Dhe kjo nuk i rri mire.
Stili i Bellows me duket i shkelqyer, aspak i lodhshem, shume elegant, edhe pse merret me boten e brendshme, duke levizur para e prapa ne kohe neper kujtimet e personazhit. Kaq kam per tani. Ndonje lexues, tifoz i Bellows verdalle? (No spoilers please).

Klub libri? Kush vjen? :)

8 Komente

une e kam lexuar para shume vitesh (p.sh. Humboldt's gift, more die from a heartbreak), kur lexoja romane. Bellow eshte shkrimtar nga ata enciklopediket, per qarqet akademike etj. tip Philip Roth, apo David Lodge ne angli, e Martin Walser ne gjermani .. nejse, shkrimtar i mire dhe lexim angazhues .. nuk besoj se eshte per dike qe i zgjat bythen te ftuareve te tij ne emision e nuk deshmon manierat e duhura ne marredhenie me bashkebiseduesit e blogut

Mund te me kishe lenduar disi nese do kishe thene, "nuk eshte per ty", se do kerkoja te dija pse. Ato komentet thone me shume per ty se per mua. Por e leme menjane profesor. Te uroj shendet, e bythe te forta.

ti e di qe nuk humbas rastin te te njoftoj mbi konsideratat e mia ndaj personit qe me fshinte mesazhet ne 2007

Kam bindjen se je i gabuar ne adrese, dhe ofendimet nuk jane pergjigja. Por pak rendesi ka, e leme ketu se jemi jashte teme. Tung.

 

kam pdf Ravelstein nese e do, dhe nje liber me novela e tregime amerikane 

ja paragrafi i pare i Ravelstein, nje njeri me nje barre mend mund te reflektoje dhe te informoje ne kete menyre (kerkon nje mal me libra e dite hulumtimi te arrish ne perfundime te tilla)

Odd that mankind's benefactors should be amusing people. In America at least this is often the case. Anyone who wants to govern the country has to entertain it. During the Civil War people complained about Lincoln's funny stories. Perhaps he sensed that strict seriousness was far more dangerous than any joke. But critics said that he was frivolous and his own Secretary of War referred to him as an ape.

Krahasoje me paragrafin e pare te Ben Blushit, Te jetosh ne ishull - repetitiv ne shpifje: "ishte e djele dhe jo te gjithe punonin + diten e tyre te punes, ishte dite pazari + dita e kishes dhe e pazarit + shkonin ne kishe" . Dhe me te paverteta historike - shqiptaret qe jetonin buze detit nuk dinin not asajkohe, e jo me ata qe jetonin ne liqen, per me teper qe ka deshmi se kisha e ndalonte notin (andej nga mirdita ndalohej te larit fare). 

Ishte një ditë e nxehtë dhe njerëzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej në pazar dhe çlodhej në kishë. Por ishte e diel dhe jo të gjithë punonin. Ishte një ditë pazari dhe jo të gjithë shkonin në kishë. Fshatarët kishin ditën e tyre të punës. Qytetarët kishin ditën e kishës dhe të pazarit. Gratë dilnin nga mesha e mëngjesit,
shkonin në pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin në shtëpi. Kur ato vonoheshin
pas gjërave të panevojshme, fëmijët i prisnin me gojë hapur. Burrat pinin duhan në hije dhe shikonin gratë. Kafshët rrinin në diell dhe, duke pritur të shiteshin, shikonin burrat. Ata që kishin vapë freskoheshin në liqen. Por qyteti ishte në mes të maleve dhe jo të gjithë dinin not. 

 

Dallon "ustalliku" menjehere. Keta lloj shkrimtaresh me pelqejne shume, por edhe me intimidojne shume. Se ushqen ndonjehere njeriu enderra se mos mundet te hedhe ndonje gje te vockel, te vockel me leter. Pastaj lexon mjeshtra dhe kupton se ky eshte talent i rralle dhe kerkon bagazh te rende shume. Jane keto vezhgimet brilante "that can't be winged". blendi79@gmail.com per pdf. flm.

Me falni qe po hy ne nje "sherr" midis jush, po me duket se ja ke fut krejt kot ketu bulktho. Nuk di fare se car ka nodh me mesazhet e tua ne 2007-n se nuk maj men car kam shkrujt vete atehere e jo me tani. Mund te te siguroj qe Qorri nese fshi mesazhe e ben se na rreshket dora neve. Mos me thuj qe ty nuk te rreshket se ka ca gomere ketu qe ta bejne nervin kacurrel.

Po me nigjute mu, fshijini gjithe keto komente dhe fjaline e pare te komentit te pare. 

Kalofshi mire.

larg dhe afer temes. Nji "qerre" me libra mbaj kot. M'u be e qarte fare kte javen qe shkoi. Qelloi qe lexova 2 libra limonate njeri pas tjetrit dhe per cudine time, kishin Shqiprine ose shqiptaret ne subjekt. The Judas gate dhe Keys of hell. Ky i dyti ishte liber me diversanta smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).