Kandidati për Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko , i propozuar nga Presidenti ka referuar sot platformën e tij, përpara Komisionit të Ekonomisë. Pasi ka bërë një përmbledhje të eksperiencave, Sejko foli për objektivat e tija. Theksin ai e vuri më shumë tek politikat monetare të Bankës së Shqipërisë dhe uljen e borxhit publik. “Politika monetare është një nga objektivat kryesore të miat. Do të vlerësoja së shumti koordinimin e politikave financiare dhe monetare, për ruajtjen e nivelit ekonomik. Do përmirësoj mekanizmin e politikës monetare dhe do të rris transparencën në këtë pikë. Nxitja e kreditimit është një objektiv kryesor.

Duhet të rregullojmë bilancet për kreditë e këqija. Duhet të krijojmë një treg sekondar aktiv që do plotësonte menaxhimin e borxhit publik. Do ulim normën bazë të interesit, në masën 2%”, -ishin disa nga pikat shpalosi Sejko në seancën dëgjimore, të kërkuar nga Komisioni i Ekonomisë.

Gjithashtu Sejko tha se do të bëhet e mundu rritja e transparencës së vendimeve të BSH-së, për Kuvendin dhe publikun. Një vendim i tillë do të rikthente besimin e humbur pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit. Për të shmangur këtë, Sejko tha se do të rriste sistemin e kontrollit të brendshëm në bankë. “Synimi im është që të përqendrohem në transparencën e vendimeve dhe përgjegjshmërinë në Bankën e Shqipërisë përpara Kuvendit.

Kjo do të sillte rikthimin e besimit të publikut për këtë institucion. Ngjarja e ndodhur ka humbur besimin dhe ne duhet ta rikthejmë atë. Njëkohësisht një nga objektivat e mia është edhe përmirësimi i imazhit të BSH-së. Do të zbatoja ligjin dhe standardet më të larta të përgjegjshmërisë. Lidhur me vendimet për politikat monetare do bëhet që vendimet e Këshillit të Mbikëqyrjes të jenë të hapura për publikun, në mënyrë që edhe ekspertë jashtë saj të japin këshilla dhe eksperiencat e tyre”,-tha kandidati për Guvernator. Një tjetër premtim që byri Sejko, ishte tërheqja e talenteve të reja në Bankën e Shqipërisë dhe përgatitja e të rinjve, për të fituar eksperiencë. Pasi përfundoi prezantimin e objektivave të tij, Sejko u mor në pyetje nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. Në fund të seancës dëgjimore ata votuan pro kandidaturës së tij. Tashmë procesi pritet që të kalojë të enjten  në Kuvend, ku deputetët do të miratojnë ose jo emrin e tij në krye të Bankës së Shqipërisë.

13 Komente

Kjo do të sillte rikthimin e besimit të publikut për këtë institucion. Ngjarja e ndodhur ka humbur besimin dhe ne duhet ta rikthejmë atë.

Edhe ky votues i FRD-se ngja per nga arsyetimi.

Kush do ja spjegoje ketij qe lekundje e besimit me humbje e besimit nuk jane e njejta gje. Si bankier i vjeter, qe eshte, ai e di qe marredhenia midis bankes dhe klienteve te saj eshte marredhenie besimi e nese ky besim do kishte humbur, sic e konstaton Fullani i ardhshem, pale cfare do kishte ndodhur.

Megjithate uroj me te miren per te!

Ky ne fakt ka thene qe besimin e ka humbur ngjarja.  Duhet te kuptoje se ngjarjet nuk fitojne apo humbasin besim.  Me e mira fare eshte te filloje te kuptoje gramatiken e klases se peste.

Dakort, por kam friken se mund te jene dhe problemet e redaktimit qe i ka bere gazetarja fjales se tij, ndaj dhe nuk do i bie ne qafe pa e lexu materialin origjinal ose degjuar vete.

Ishalla eshte djale i mbare!

Une ja fal te gjitha edhe sikur ky ti kete then me kushtin e vetem qe te mos marre bakshishe.  Thua ka ndonje shans?

Zero.

Nejse mo.  Shpresa vdes e fundit.  Te paakten te mos i lezohet budallalleku ne fytyre si Fullanit.

Në fakt shpejt për ta gjykuar .Po qe se futemi tek simbolet ..I mirë duket Djalka .Si sahat i markës SEJKO smiley Të paktën nuk është Markë me emër Qeni !

Ajo që të bën përshtypje është një Transparencë absolute e Qverisë .

Pak rëndësi kanë debatet ( ose kanë aq rëndësi sa kanë për spiunë sigurimi si A.Hoxha )  sidomos Opinionet e blend Uturak fevziut .Pak rëndësi kanë Pompozitetet e Palo..eve në kuvende apo të Jozefpërckave të mllefosura. Pak rëndësi kanë edhe Pampersat që vërvit Babaqapi me LefTKope-Hobeisten nga SHQU-pi .Edhe zilkat e Kecit Basha le të bien se dhe ato kanë melodi tring zilja tring zilja zilja tringëllon ..smiley

Rama Po kap Institucionet .Rama do bjerë Mafiozët nga jashtë .Na duhet me i pas Guvernatorët me Origjinë nga Vuçidoli . Poshtë Albin Kurti . Poshtë Mimi Kodheli . Poshtë NATO . Rrnoftë Nat-ja !

Rëndësi ka që Rama respekton Institucionet Kushtetuese . Flm Rilindje !

Ndoshta dhe Xhibi ka ndonjë mejtim përpos smiley këtyre tonave

Nje akord mes amerikaneve , jarit dhe Rames e Ilirit.Por dora kryesore Fullani- Arvizu...Mish dhie e tere vorba ! 

per Sejkon e ndryshuan ligjin? sikur thane do te na vij nje pellumb i shkruar nga argjentina

Po nuk pati te tjere kandidate qe te votohen, nuk ma mbush mendjen njeri mua qe ky eshte ai qe duam.

Kjo çorbe u gatua si marrveshjet e Tosit me Saliun: me jep kete, te te jap ate.

Pa dashur te fyej guvernatorin e ri, sepse nuk e njoh fare, menyra se si ai emerohet nga kuvendi me le te kuptoj qe:  

- Vlerat profesionale si dhe integriteti i personit per te kandiduar per nje post nuk merren fare ne konsiderate... Kohe te keqija na presin...

ky eshte nje mufke qe e terheq per hunde ....ajo ! Por si plasteline, po e bene rakete, vate ...ne hene ! 

Kush ....ajo i nderuar. Kush eshte ajo qe e terheq per hunde guvernatorin e sapoemeruar. 

Sa vite eksperience ka Sejko?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).