Ajo është e bukur, e pasur dhe e famshme. Aq sa duhet për të mos e fshehur egocentrizmin e saj të shfrenuar e përkundrazi, për të ndërtuar rreth një personazhi shumë të kërkuar në rrjet: Kim Kardashian, ylli i realitetit amerikan dhe gruaja e reperit Kanye West, është bërë mbretëresha globale e selfie-ve (autofotografive). Nuk humbet asnjë rast për të treguar trupin e saj përmes një vërshimi vetëshkrepjesh, duke ngarë kështu modën e fundit të lindur nga meteoriti i Internetit. E për të shfrytëzuar më mirë valën e gjatë të vetë-urimit, Kim ka përgatitur një libër imazhesh, të gjitha të realizuara me teknikën e selfie-ve, botuar në Shtetet e Bashkuara i cili është shpallur tashmë një best seller. Titulli: Egoiste, një neologjizëm që me një lojë fjalësh lartëson autoshkrepjen si një formë të re, në këtë rast madje erotike, të egoizmit. Prej një narcizizmi shpërthyes që shpjegon, më mirë se sa cilido njeri i mençur, një tendencë prej numrash të mëdhenj, të tregut masiv. Platforma Instagram, Arkivi i pangopur i fenomenit, vendos në rrjet çdo ditë 60 milionë përmbajtje të reja, e nga këto pothuaj 60 për qind janë saktësisht autoshkrepje.

Selfie-t (vetëshkrepjet), të trajtuara me mizori nga kush duhet të masë çdo ditë popullaritetin e duhur me vëmendjen e publikut, kondesojnë (vetë) marketingun dhe vetë dhe komunikimin. Francesco Totti, që nuk shënonte një gol në veprim prej 252 ditësh, nxjerr jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme prej kampioni, duke i dhuruar tifozëve, të gjithëve e jo vetëm atyre të pranishëm në stadium ose ngjitur pas televizorit, triumfin për golin e dytë të shënuar gjatë ndeshjes me Lazion. Cameron Diaz provon të sfidojë ligjin e papajtueshëm të kohës, që për një dive mund të transformohet në një tmerr të përditshëm, përmes autoshkrepjeve që e portretizojnë pa makiazh por edhe pa rrudha, pothuaj duke demonstruar një bukuri akoma integrale. Matteo Renzi, që në rrjet është fokusuar në shumë prej letrave të tij prej inovatori e prej udhëheqësi të një ndryshimi të shumëpritur, nuk humbet rast për të treguar me një selfie në punë, në shtëpinë prej xhami të pallatit Chigi. Në tavolinë me stafin e vet ose gjatë një darke me mëngë të palosura këmishe me Tony Blairin për të transmetuar kështu, me fotogramën e një autoshkrepjeje, kalimin e stafetës midis modernizuesve të së majtës europiane. Dje Tony, sot Matteo.

Sistemi YLL

Por nëse sistemi star (yll) e bën zanatin e tij dhe modelon paradigma të reja në kërkim të përhershëm për një eliksir që ruan mitin e famës gjithmonë solide, temperatura e selfie-ve  fillon të jetë e studiuar nga komuniteti shkencor si termometri i një patologjie bashkëkohore, shumë e përhapur e shumë koherente.

Një grup studiuesish të Universitetit të Ohios kanë publikuar, në revistën Personality and Individuality Differences, rezultatet e një studimi mbi një kampion prej 800 burrash, në moshë mes të 18-ave e 40 vjetëve, të apasionuar ndaj autoshkrepjeve. Konkluzioni të bën të reflektosh: emocionet e selfie-ve, me vetëkënaqësi në kontur të saj, sinjalizojnë një “psikopati narciziste”, thotë Jesse Fox, kreu i studiuesve: “Burrat janë duke u bërë ndjeshëm, më shumë narcizistë se sa gratë, një sjellje që fsheh pasigurinë e tyre të madhe”. Një konfirmim i kësaj diagnoze vjen nga statistikat mbi ndërhyrjet në kirurgjinë plastike faciale në Amerikë, duke shënuar 25 për qind pikërisiht në dy vitet e fundit, që ka përkuar me bumin e selfie-ve. Është shtimi i kërkesës mbi të gjitha mashkullore.

Messagero.it

Përktheu Bota.al

52 Komente

Matteo Renzi, që në rrjet është fokusuar në shumë prej letrave të tij prej inovatori e prej udhëheqësi të një ndryshimi të shumëpritur, nuk humbet rast për të treguar me një selfie në punë, në shtëpinë prej xhami të pallatit Chigi. Në tavolinë me stafin e vet ose gjatë një darke me mëngë të palosura këmishe me Tony Blairin për të transmetuar kështu, me fotogramën e një autoshkrepjeje, kalimin e stafetës midis modernizuesve të së majtës europiane. Dje Tony, sot Matteo.

 

....smiley..smiley   

  i madh autori!!  humor i holle!!

 

go kill your selfie smiley

Lexova per kete studim para disa ditesh dhe e frikshme sa adiktive eshte bere selfieberja. Dyshoj se ata qe nuk e bejne nuk jane normale, jo e kunderta.  smiley

po normale qe nuk eshte normale e dashur smiley

a rri robi= mashkull  smiley   tre ore tu i bo foto  vetes si motra tano karidit ?

mashkulli qe ben selfie , ka rreshqit icik smiley

Lexova edhe une para ca diteve per meshkujt qe bejne selfie...

po un Elba asnji skam bo deri me tash... dmth qe jam mashkull i forte qe nuk ka nevoj per lajka, apo i shemtut dhe i pasigurt ke vetja?

p.s: smiley

Kur mashkulli ben "selfie" eshte shume normale.Problemet fillojne atehere kur mashkulli fillon te bej "belfie" smiley

smiley

Akoma me selfies you? updejtu-ni ca, usie eshte me trendy nashti. 

q** r*** sa pas qenkam. tani sa e gugllova... prapa bote thuaj smiley

Po welfie ke bere ti Alberi?! smiley edhe per ju eshte ky studimi. Po lajthisni. Lol

psikoza me e rende eshte post selfie.....filtrat dhe #
per te mos kalur te psikoza e gjykimit te rezultatit final te selfie plus filter plus # nga konservuesit cakej te selfie_ve altrui

Inati im kur zgjasin buzet kur bejne selfie! smiley

sapo mora vesh qe dhe fiqo eshte duke bo selfies te panumerta ne ket moment. Mister arsyeja...te kete pagu valle dritat?

Vec njeri eshte duke u munduar te bej selfie por nuk po ia arrin dot. E ka provuar me mijra here por nuk arrin ta kapi dot. Nuk e le hunda, sado qe e zgjat doren si rrotull metri prap hunda i merr 85% te kuadratit.Eshte bere tym. Sal pinoku e therrasin.

Sa vdekje i kam keta qe u tregojne robve se si duhet te jetojne. Kete artikullshkruesin, po e detyron njeri te beje selfie? Ky ka qejf te shkruaje e t'i beje selfie psikopatik te brendshmeve te trurit te tij, te tjeret kane qejf t'i bejne selfie trupit. Meso te respektosh zgjedhjen e tjetrit.

Interesante kjo qe shkruan. Kjo edhe mund te qendroje per autoret e blogjeve te cilet kane per kompuls shkrimin e perditshem, ne mos per perfitim financiar, per te arritur nje audience sa me te gjere qe ne vetvete i nxit per te shkruar edhe me shume.

P.S. kam edhe une paksa problem me qasjen e ashper te autorit qe per qellim te dobet a te forte na e imponon egon e tij. Titulli gjithashtu eshte profesionalisht un faux pas nga ana e tij sepse flitet per trajta psikopatike te shfaqura, jo psikopati te mirefillte.

autori ka marre spunto, apo i referohet perfundimeve te nje studimi te mirefillte. keshtuqe sado e ashper qasja apo termat qe perdor, nuk e kritikon dot sepse nuk i ka shpikur nga mendja e tij!
Ok. nese je apo sje dakord me shkrimin, kjo eshte gjithmone ne "marzhin".smiley e lexuesit te shqetesuar dhe kritik.

Autori eshte ne te drejten e tij te beje mozaik fjalesh bazuar ne paragjykime nga me te ndryshmet, por ketu eshte ne faj profesional: (1) Konkluzionet e studimit amerikan flasin per trajta/karakteristika psikopatike qe gazeta italiane i perkthen me "psikopati". (2) Psikopatia nuk eshte diagnoze psikiatrike (flitet sidoqofte per karakteristika psikopatike qe mund te perfshijne nje sjellje antishoqerore, pakontroll por edhe mungese empatie (thua te jete domethenese kjo e fundit ne rastin e selfieberesve?). (3) Psikopatia konsiderohet term derogator meqe edhe nuk eshte term real diagnostik, por qe ne gjuhen urbane perdoret per te fyer, per te kundershtuar fuqishem nje person apo nje grup ne baze te paragjykimeve te lokutorit. 

Nese ka shqetesim, kjo vjen prej papergjegjesise se nje gazetari, intelektuali, cilesdo figure publike per te trajtuar tema delikate si patologjite mendore dhe shoqerore.

po shiko, autori e ve me shume theksin te narcizizmi i personave qe bejne shpesh selfie dhe ka njefar te drejte me duket mua.. por qe ai kete e quan psikopati narciziste.

ja  p.sh,  zonja Selvie duke bere nje selfie...   -nashi, psikopate nuk i thua dot Selvies, se te vret Perendia.  ama narciziste po!.smiley

 

po ti zhardine, si dukesh me selfiet..?

Me narcicizmin si term nuk kam problem, me psikopatine, po, aq me teper te shperdorur nga nje gazetar qe a priori eshte i edukuar dhe duhet te qendroje brenda etikes profesionale.

Po, selfies, belfies, te gjitha i kam bere para se te qarkullonin si terma ne internet. S'jam puritane dhe nuk hiqem si nje. Jam edhe narciziste, kush nuk eshte pak? Edhe modestia e tepruar fsheh nje lloj narcizismi kur theksohet.

Ja cfare thote google per kete smiley :

"occasional selfies are acceptable, but posting a new picture of yourself every day isn't necessary"

...por kur bo selfie me papagallin te ze kjo semundja e "Psikopatise Narciziste" 

Ne fakt bota seç po merr nje drejtim shum-shume individualist, ku secili mendon vetem per veten, vetem per epshet e tija/saja, vetem per kenaqesine e çastit, per kenaqesine e syrit apo organeve te tjera, dhe kjo gje fale medias dhe internetit. Mendoj se ka ardhur koha per ta ballancuar kete tendence (qe nuk mund ta quaj as pozitive por as edhe negative), nepermjet mekanizmave sociale, ku ndoshta do te duhet edhe pakez me teper socializem brenda ketij sistemi ku jetojme, ate kapitalist. 

Pjero, ti do jesh I vetmi ketu n'peshk qe nuk ben selfies. smiley

Mua me duken budedalliqe e dashur. 

Mire ben Pjero. Eshte si me dal para pasqyres perdite. E cdo shohesh? Po t'njejten fytyre. 

as me Blendin nuk bere nje selfie o Pjero..? se Blendi eshte person i shquar ne Albanie. VIP.smiley   ti e ke thene vet, njerezit kane kenaqesi te fotografohen me te..

 

nepermjet mekanizmave sociale, ku ndoshta do te duhet edhe pakez me teper socializem brenda ketij sistemi ku jetojme, ate kapitalist.

Pjero, selfie ka shume socializem brenda!  sepse ti i ben foto (vet)vehtes, por ama nuk mban per vete, por e shperndan ate, e ben publike.. voila socializma.

E bera nje foto me Blendin, i dashur e bera, po çe do, s'di si ta sjell ketu ne kompjuter smiley Ne fakt eshte ne kompjuter, se ma dergoi ne moment Blendi tek emaili im, por une s'di si ta sjell ketu smiley

Ah se harrova, per meshkujt qe bejne selfie ne çdo moment te dites, me duket pakez qesharake. Meshkujt mund te bejne selfie (ç'fjal e poshter) vetem ne momente historike apo te veçanta familjare. Lereni per femren kete pune, se Zoti kur i krijoi dy gjinit, femres i dha bukurine dhe delikatesen, ndersa mashkullit Forcen dhe zgjuarsine smiley

se Zoti kur i krijoi dy gjinit, femres i dha bukurine dhe delikatesen, ndersa mashkullit Forcen dhe zgjuarsine 

Ooups! Jardin!!!

Ti mire e ke, po ku marrin vesh keto budallaqet.

Po pse, meshkujt nuk mund te jene te bukur, z. Pjer? smiley

Ose delikate smiley Ose te dyja bashke.

E imagjinoj z. Pjer muskuloz, mjeker tip te epokes se gurit, ze te thelle dhe imponues, me aftesine fatmire te shkruaje libra mbi makroekonomine e te shijoje verera dhjete vjeçare (apo edhe me te vjetra?). Mashkulli modern, ideal; nje shkeputje nga metroseksuali tashme arkaik. 

Z. Pjer: He's the Man! smiley

imagjinata eshte gje e madhe. te merr n'qafe. lol

UnJardin, nuk jam dhe aq muskuloz, me kane rene pendet smiley Dikur isha muskuloz, kur isha i ri. 

Ke ndonje selfie te ruajtur qe nga ajo kohe, z. Pjer?

ti e lexon qe jane budalliqe keto gjera per Pjerin? pse vazhdon insiston. Ska selfies per ty as welfies. 

Po ku e di ti qe Pjeri nuk ka bere selfie ne nje moment historik apo familjar? Psh ne plazh, ne mbathje banjo si puna e ketij ne mes? smiley

Mos u pergjigj Pjer. Se pas kesaj do te te pyesi: Pse femrat nuk mund te jene te zgjuara?

Go and Fuck "Your-selfie"  smiley

Nuk ka gje me delirante dhe te peshtire kur zgjasin dhe buzet si rosa dhe rosake 

duck face! poza e preferume e gjembit

smiley ja qe mesova dika te re per Gjembin

Vetem Ricky i massakron keta selfish-et..por brutalisht fare  smiley .........kudos to the man

lool, ato selfies ne hale si kam kuptu asnjehere. smiley

Po pse cfare u kuptove pantallonave pa rryp smiley dhe ta jepte tjetri me Brek te palame Suratit smiley duke tu tundur sikur me qene Messi smiley

Do iki si cdo marrezi qe thyn monotonine .Kalamqlleqet jone ato qe i kujtojne Nierit se ne kete jete nuk i heq dot Kurre shpergenjt ! Po koha me e lumtur eshte e Kalamonit smiley Dhee rikujtojne shpesh !

Amon se na kan boe si indjont me pasqyrat me kto gjojna smiley

Na e rropën florinin, kohën dhe erzin smiley

 

Eniuej, Chiif Rama sims tu enxhojem kuajt ëbit smiley

Shoku kryeminister  chiif Ed Rama pershendet janullen  nga Korca me nje selfie : Gezuar Paska !

 

ej po si thote studimi, qe keto qe bejne selfie jane psikopatera, bobobo ne dore te kujt ka ra ai vend me e drejtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).