“Unë së bashku me 3-4 shokë vendosim lëndë eksplozive me porosi. Eksplozivin e vendosim në makina, komisariate policie, shtylla tensioni, ku të jetë porosia por kjo bëhet kundrejt shpërblimit me para. Dhe pjesa e shpërblimit me para duhet të jetë korrekte. Por ka persona të tjerë që kanë porositur vendosje tritoli dhe më kanë sërish borxh 16 mijë euro”. Kështu ka folur Febjus Dauti në bisedat telefonike të përgjuara nga policia, një prej katër personave të arrestuar këtë të dielë, të cilëve iu zbuluan dhe sekuestruan 3 mina të telekomanduara me celularë. Kjo dëshmi doli në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura, ku Gjykata mësohet se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke u dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin Dauti, 30-vjeçarin Dashnor Dumani, 24-vjeçarin Asllan Plaku si dhe 31-vjeçarin Bledar Plaku.

Katër të rinjtë u arrestuan datën 18 në qytetin e Durrësit pasi u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Twix” të sektorit për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, pas një pune 2 mujore. Kjo dëshmi mund të zbardhë zinxhirin e shpërthimeve në Fushë-Krujë kohët e fundit, por ndërkaq ngre një shqetësim tejet serioz: Ekzistencën e grupeve të tilla “profesioniste” dhe “teknike” që bëjnë gjithçka kundrejt pagesës. Fakti që kreu i grupit liston objekte si komisariatet apo shtyllat e tensionit, lë të kuptohet se në këto raste mund të bëhet fjalë për “porosi politike”.

 

*Titulli: peshk & tritol-vënës

18 Komente

Nga fotoja, ato duken si mall importi, jo si mall vendi. 

ncncc, tete vjet me salen s'ishte kapur ndonje nga keto bandat e dinamitit. tani po kapen, me ne fund, po nje zot e di c'ka mbetur tjeter per t'u pastruar nga llumi mafioz i berishes me shoke

Po Cuni i Sheqeres ka qene porositesi more, ti habitesh pse su kapen me perpara. Po se ke pa ti qe sa here qe Cuni i Sheqers eshte ne opozite vlo tritoli?????

Ate kriminelin me pagese qe na e kapi policia, na doli qe porositesi i bombes per prefektin e Vlores, ishte vene nga njeriu i afert i nje socialisti te Vlores. Ne Partia na tha se bombat i vinte ai krimineli Berisha dhe njerezit e tij. C'jane keto palacolleqe qe bejne shoket tane socialiste te Vlores? Na bene me turp edhe kryeministrin qe e kemi deputet ne Vlore, jo per gje. E per pak desh na hodhen edhe kryeministrine ne ere.

Cfare do mendojne shqiptaret e bota kur te na dalin keto te palarat brenda sojit socialist ne shesh?

Kishte bere dhe ky foto para PS-s? smiley

Pse nuk e di ti se cfare mendojne shqiptaret per Cunin e Sheqeres????

Ta them une TYE...Ne Hage Ne Hage...Shesheli i Vicidolit.

Bota le te lehi, karvani yne socialist ecen vetem perpara!

Po ku late socialist pa fut tek Shqupi ju more, qe ti ngjiten karvanit....Mezi prisni tju udheheq dyshja NANO-Berishi se skllever keni mbetur. Neronet e Shqiperise jeni, sapo humbisni karrigen vetem zjarr i kallni atij veni. Taliban Tritolist.

Paska qene grup i mirefillte armiqsor smiley

Paskan dash me rrezu pushtetin popullor smiley

smileyJo bre Fiqo, ata veq dun me sjell Cun e Sheqeres ne Fron, nuk kishin qellime te keqija per Shqiptaret e zakonshem...i vinin tritol me porosi Veq Rajoneve te policise dhe Shtyllave te tensionit te lartesmiley

`Ju jepni porosine , ne vendosim triolin duke mbaruar punen tuaj sa me shpejt te jete e mundur, Paguhet pruresi me te pare ```smiley

24 vjec me emer Asllan!?smiley

edhe nje Plaku nga mbrapa

pjesa e shpërblimit me para duhet të jetë korrekte. Por ka persona të tjerë që kanë porositur vendosje tritoli dhe më kanë sërish borxh 16 mijë euro”

 

ca halli paska ky ca halli kemi ne

Kjo puna e pagesave te papaguara eshte vertet problem ne Shqiperi. Shpresoj qe kjo fushata edukuese per pagesen e dritave te zgjoje korrektesen e humbur te Shqiptarit, dhe ti beje ato te paguajne edhe pagesat e prapambetura te tritolit.

Ju talluni sa te doni por ne fakt tritolprodhuesvenesi ka te drejte. Biznesi kerkon korrektesi. Vetem keshtu ecet perpara. Ne cilin vend te botes ben vaki te porositesh nje vrasje dhe ti japesh parate pasi te jete kryer?! Ehu bota i ka kopsit me kohe kto gjona pranej jemi aty ku jemi ne smiley 

Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar Twix” 

Policia shqiptare i kodon operacionet shume sekrete te saj me germa/fjale jo-shqiptare. Brilliant!  

per kto raste duhet ai denimi me litar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).