Publicisti Xhemal Ahmeti sot në facebook njoftoi se do të ndërrojë emrin dhe mbiemrin në Jon Leka. “Zëri“ u interesua për motivin dhe arsyet e një vendimi jo aq të zakonshëm, sidomos kur dihet se autori është i njohur si publicist dhe autor librash me emrin e tij të deritanishëm.

Zëri: Si quheni?

Jon Leka.

Zëri: Nga ideja për ta bërë këtë veprim?

Nuk ishte ide ose është një problem i vjetër i imi. Duke rikonfiguruar të dhënat në murrin tim e shkrova rastësisht mbiemrin Leka. Nuk shkoi gjatë dhe shpërthyen reagimet. Sidomos në inbox më shkruan shumë të rinj edhe nga Maqedonia, të cilët qëmoti tentojnë kot të ndërmarrin një aksion të tillë, mirëpo të pengohen nga familja, rrethi, ofiqaritë e të ndryshme. Pse? Identiteti është e drejtë supreme dhe personale e njeriut. Ai ka lirinë vetë të vendos mbi të dhe askush tjetër.

Zëri: Domethënë jo i motivuar nga arsye religjioze apo politike?

I motivuar nga arsye politike ndoshta po. Mbiemri im si Ahmeti shfaqet veç pas Luftës së Dytë botërore. Në shumicën e dokumenteve të siguruara deri tani njerëzit e fisit tim (shek 18-19) përmenden si Gjoni i Lekeve, Rusta i Lekeve, Mihajli i Stepeve, Gjergji, Fili, Krista i Gjonkeve veç në dokumentet e pasluftës hasim në Qamili i Lekeve, Ramizi i Lekeve ose siç ishte ne dokumentet e babait tim të ndjerë edhe Zekir Kamilov Leka e më vonë Ahmeti. Nuk ka asnjë dilemë se administrata turke ka ndryshuar emrat në myslimanë, ajo bullgare i ka bullgarizuar e kjo maqedone pastaj i ka përforcuar me ov - in dhe ovski - at. Kemi të bëjmë me një asimilim të detyruar e permanent të emrave dhe popullatës ndër shekuj.

Personalisht nuk kam asnjë motiv religjioz. Të gjithë që jetojnë atje nga vij unë e dinë se babai im gjithmonë është thirrur Zeqir Leka e jo siç ka qenë zyrtarisht.

Zëri: Po këto fise si quhen sot?

Njëjtë Gjonke, Stepe, Gurushe, Lice, ndërsa të rejat shumë të vonshmet Halilet, e ku ta di.

Zëri: Jo religjioze, mirëpo ti e ndërron edhe emrin?

Ta them të drejtën asnjëherë nuk jam ndier mirë me këtë emër e mbiemër. Emrin ma ka vënë një hoxhë, madje si Xhemaludin. Për fat të mirë babai im e harron pjesën e dytë dhe mbetet vetëm pjesa e parë. Sa herë që pyetem si quhem – mendoj përballë tjerëve – menjëherë ia nisin: je turk? Jo. Egjiptas? Jo. Arab? Jo u them dhe lodhem dikur e u them shqiptar jam!

Nuk kam motive religjioze. S'mund t'i kem. Familjen atje e kam myslimane. Thjeshtë: emrin ma ka ngjit dikush, mbiemrin ma ka vënë dikush dhunshëm dhe që të dy nuk kanë të bëjnë as me bindjet e mia, as me origjinën e as me identitetin tim kështu si jam. Pse t'i barti si një depresion të përjetshëm edhe pse më bëjnë nervoz.

Zëri:Në rrjet lexova se e konsideron edhe “trashëgimi” nga i ati të merresh me këtë punë?

Njëherë e pyeta. Ishte Bajram. Thash pse shkon ti tek varret kur i shanë ata që shkojnë në xhami. Më tha: “Ku shkojn kit budallt shkojme ene ne”. Unë e di se ngula këmbë: “Ku janë varret e tjerëve; babës së gjyshit, e tjerëve”? Tekstualisht më tha: “Kur të rrajtesh kërkoj napër defeterët e turçive, bullgarëve, sëbeve... hajt shtaj mos m' shurdho dhe mos ma mer ftajrën”. Këtë e bëna unë pas shumë viteve. Gjurmova dhe morra vesh për djegien sistematike të varreve, demolimin e kishave e shumë gjëra tjera, që mendoj se dikur i botoj si studime.

Zëri: Tha se kanë reaguar shumë të rinj e të reja që duan ta bëjnë të njëjtën gjë?

Po. U habita nga reagimet. Edhe ata jo patjetër të nxitur nga debatet mbi fetë, por   shumica edhe nga vetëdija se dinë që emrat që bartin si familje nuk janë të tyre, janë të imponuara madje edhe me dhunë në kohëra të ndryshme. Nuk identifikohen me to. Duan emra konform identitetit sepse ndihen shqiptarë, flasin shqip. Unë iu apeloj ta bëjnë sa më parë, sepse është e drejtë e tyre dhe çlirohen nga depresionet që ua sjell emri i padëshirueshëm sa herë të thirren të tillë.

ZERI

81 Komente

Rilindja po kalon kufijte shteteror! Populli po kthehet ne identitet. Xhemali behet Jon dhe Ahmeti Leke! Holy sh...

Ashtu bravo!

shihni mos xhemali eshte ne kerkim, keta te gjithe figurojne me nga tre emra e pese karta identiteti

ja dhe komentuesit e lajmit smiley

te respektoj shum shum i nderiar xhemail ahmeti---tani JON LEKA---qe na te hanen edhe une ismet zeka --kom me bo emrin GJON zeka

Bravos bravos edhe un te hane do ta ndrroj nga ferid alija ne fank vrrini edhe net jet udherrefues per te tjeret dot te dal.edhe publikisht un jam nga sot frank vrrini ju lutem gazetes zeri ta publikon ju lutem nga ferid aliju ne frank vrrini

urime dhe ky eshte nje guxim i madh dhe trimeri. Ti hjekim keta emra te shemtuar qe na lan me hile turqit. 

 

Gjalle jan bilbilenjte...gjalle 

Ti hjekim keta emra te shemtuar qe na lan me hile turqit. 

Te spatrojme skorjet!

Ja, me ket lajm te gezuar po iki te fle. Ka lezet.

Ta gezojme Shqiperine, Ron! Po behet! Po behet! 

 

pafshe endra me arber miku im!

shif ndonje noi dafllak arberor nese duhet arbenore patjeter.. mos u shqeteso me hallet e rilindasve, thurrnin edhe ndonje bejte ashikesh ata

Teksa amerikanet nuk pranojne te behen Charlie Hebdo, shqipot behen Jon Leka. Eh, ta lumsha, ç'komb elastik si llastik brekesh qe jemi. Po s'thone kot, What goes around comes around. Hajde edhe ne koken e Xhemaleve e Fidainjve te tjere.

shume bukur.   keto ndryshime behen nen efektin e kombetarizmit. emrat turq , sllave e greke duhen zevendesuar me shqiptare.

problem ngelen nje pjese e shqiptareve ,sidomos te shqiperise ,qe duke patur kryesisht emra shqiptare ,i kene nderruar ne kah te kundert.   jorgot,fabiot ,jurgenat dhe donaldet(call me ambasador),jane xhemalet e radhes,,

jam kunati i shokut... Jon.smiley

 

rikthim ne origjine.. bukur!

80% e myslimaneve te veriut vazhdojne te kene mbiemra katolike.

shembull: Haxhi Lleshi,Kurt Kola,  Xhelal Marku...etj

dhe pranojn se n'shtat breza dalin katolike

Kthimi ne identitet, eshte nje gje e mire, dhe eshte e vertet ajo qe thote Ahmeti (Joni, tashme) se, turqit, sllavet, bullgaret, greket, na i kane ndryshuar emrat dhe mbiemrat sipas orekseve te tyre. 

Por ty ta nderroi belgu gje emrin ne Pjerdh  Thomas  ?

Nje njohes i mire dhe i nderuar i ceshtjeve dhe gjuhes pellazge, i ka sugjeruar zotit Xhemal te mos e ndryshoje emrin, pasi emri i tij nuk eshte turk. Emri i tij eshte puro pellazg. Turqit, sipas njohesit, ishin nje tufe barinjsh te pagdhendur qe gjeten emrat tane gati dhe i moren ata, duke i pershtatur sipas qejfit.

Per rastin ne fjale, Xhemal eshte pellazgjishtja e "Je mal". Je si mal, pra. Ndersa Ahmeti nuk eshte vecse "ah mbeti", sikur ne lufte, pershembull, kujtoni "Mbece, more shoke, mbece"...

Pra, normalisht, emri i tij eshte "Je-mal Ah-mbeti".

Gjithe sa me siper eshte lehtesisht e verifikueshme, nuk eshte ndonje fiksion i imi. 

Flm.

E kish mire Beluli me ate historine e ati tipit qe i vuri emrin çunit Kristian. Megjithse mbiemrin e kish Islami.
Shenje e harmonise fetare shqiptare.
Kristian Islami.

dmth edhe Kaci... po te donte, ose po te doje... smiley

Kaçi eshte i shkurter, i zi, tradhetor me mbiemer Islami.

Kaçi osht tyrk. Po e ka bo si ai partzani qe u vesh si partizan qe ta merrnin per.... Ups u ngatarrova prap. Se kom mor naiher vesht kyt pune.

Po edhe mund ta kete mire ky studiuesi se p.sh.:

Shefqet - shef, komandant i qete, i matur, jo i nxituar...ose edhe shikon qete, nuk shikon me inat dmth.

Ba(j)ram - sipas besimit te lashte pellazgo-ilir qe edhe bar do te hame dhe emrat nuk i nderrojme

Mahmut - veteshpjegues...

etj...kush te doje, le te shtoje..smiley

 

S'hapet linku...forbidden thote...bobo sa llaf i rende ky forbidden..(dhe tundues; me beri te kerkoja CT welcomes you, po s'e bera dot lidhjen?? smiley 

I95, exit 2 smiley

Emo, e kam filluar vitin duke lexuar librat e tu, gjithe c'munda te gjeja online - E fillova me Kulmak se ishte edhe me figura..smiley Me kenaqe! Kudos dhe faleminderit! smiley 

smiley

i kam ne version perfundimtar tani nga ana grafike. it took some time. process i gjate qe duhej mesu edhe ai.

do ishte shume me e udhes qe ato gjera t'i bente nje shtepi botuese ne memedhe, po ato jane te zena me nje albatros, albatros.

 

Ke ne libra ti konspiraci te rendesishme si  kush e sundon boten a filozofi te thella jetesore zonjash Z? Jo? Epo, harroji shtepite botuese ne memedhe! 

Mua vertet me kenaqe shume me librat; shume mjeshterisht te rrefyera, me japin nje ndienje belong-ness..s'di si te ta them ndryshe. smiley Edhe ana grafike mua m'u duk mire, ah, meqe jemi te teknikja, edhe font size-perfekt...jo se me duhen syze mua, he? smiley, po e ben me te kendshem leximin kur nuk te duhet te picerrosh syte. smiley Edhe njehere, faleminderit! 

smiley

erdhe o korçarke e bam e bere,mos ta zberthejme dhe korçarin nashismiley emer kam vete,xhehnet faresmiley

Me mendje, me zemer ketu xheni..smiley 

Gezuar Vitin e Ri e qofte i mbare!

Degjo, per Korcen..e kam thene edhe nje here tjeter me duket..po ka im ate ca miq pleq te lezetshem ketu qe u tregojne kalamajve se cdo gje eshte shqiptare. Edhe njeri nga keta merret keshtu me shpjegime fjalesh nga pellazgjishtja (si njeri ketu ne pshk smiley) Per Korcen tha, shpjegimi eshte keshtu: ngaqe Korca ka fushe pjellore, kur behej gruri plot, i uronin banoret (deri atehere pa emer smiley) pra i uronin njeri-jatrit: Korrc! Te korra te mbara dmth..edhe keshtu i mbeti Korce...there you go smiley

Gezuar e me te korra te mbara per Vitin!

ja i shtuam ca, si the zotrotesmileysmiley

Publicisti eshte kontradiktor deri ne hipokrizi intelektuale kur pretendon se nderrimin e emrit aktual me ate pre-asimilues otoman e ka bere per aresye rikonfigurimi. Po te ishte vertet kshu, do kishte marre emrat Gjon, Gjergj apo Mihajl ne konsiderat, e jo Jon - shkurtimi i Jonathan qe eshte nje emer jo-shqiptar dhe me preardhje çicute si dhe shume i perdorur ne Amerike. Nuk arrij te kuptoje si mund te justifikohet ky ndryshim (dhe plotesishte e drejta e tij) i gjendjes civile se personit ne fjale si rikthim ne origjine?!!

 

quhet Deti Jon dhe jo deti jonathan, me duket.

ai ka te drejten e tij ta nderroje. si po behen punet te gjithe ata me emra origjine turko-arabe do te listohen dhe do ta kene te veshtire levizjen apo dhe jeten sidomos ne perendim. 

nderrimin ky e ben vetem per interes personal dhe jo gje tjeter. ashtu siç ne fakt shqiptaret vune edhe emra turq, te mos paguanin takse dhe te punesoheshin me lehte ne administraten turke. 

othodokset ishin ose barinj malesh ose argate tokash. s'kish pra pse nderronin as fete as emrat.

edhe ne europe diten kur arabet do mendojne per tu integruar, do tu rritet ambicja per poste shtetrore ose do shkartisen me vendasit do fillojne t'i nderrojne emrat arabe ne ato te vendit ose sajime te reja qe po jane ne mode edhe ketej.

zidani psh i ka vene femijve te vet emra jo arabe.

Po te llogarisesh faktin qe publicisti ka prejardhje jo Shjqiptaro-Jugore, dhe per me teper streson ne interviste emer per konform identiteti, atehere emra ndoshta me prejardhje Gjakovare, te Prizrenit, Tetoves a Gostivarit do ta mbeshtetnin argumentin tend lidhur me detin Jon kunder atij "Jonathan." Por duke qene se Ahmeti nuk rrjedh nga te themi "Andon e Llambrini Dhrovjani" por nga "Gjoni i Lekeve e Rusta i Lekeve" atehere konluzioni llogjik do kishte qene qe ky person te kishte adaptuar nje emer qe te reflektonte linjen e tij te gjakut. Gjon e Gjergj, le te jemi objektiv jane shume me after tij kur merr nen kosniderate te dhenat e murrit te tij. Po sic edhe e thashe ne postin e mesiperm, edhe pse mua me duket se premisa mbi te cilen ai pretendon nderrimin eshte fals, tek e fundit eshte e drejta e tij absolute te vej cdo lloj emri qe ti pelqej. 

Deti JON = Mare Nostrum (qe ne latinisht do te thote e njejta gje) dhe nuk eshte toske fjala Jon. kur shkelen latinet ne token tone flitej vetem gegerisht. toskerishtja eshte variant me i vone.

Profilo, Jon eshte si ne tosk ashtu dhe ne geg, vetem Jon, veçse ne toskerisht eshte pak me e theksuar J, ndersa ne gegenishte J eshte pak me e zbutur/humbur. Dhe deti Jon, quhet ne te tera gjuhet e botes VETEM  Jon, Jonisch, Jonus, ion, ionish, etj-etj, pra rrenja eshte Jon dhe jo Nostrum. 

Sa per Toskerishten qe thua se ka dale me vone se Gegenishtja, ke te drejte, por jo se nuk ekzistonte ne kohen e romakeve. Edhe ne ate kohe flitej, por gjuha peson evolim, dhe toskerishtja e sotme ka evoluar ne ate forme qe ndryshon ca me toskerishten e kohes se latinove. Ky fenomen ka ndodhur me te tera gjuhet e botes. 

nuk thashe gje qe jon ka dale nga nostrum (qellimi ishte te tregoj qe JON eshte fjale shqiptare dhe jo Hebre apo tjeter gjuhe). latinet vetem sa e pekthyen. dmth Jon eshte fjale me e vjeter se perkthimi qe i bene, prandaj dhe fjala mbeti perfundimisht, nuk u zevendesua nga fjala latine.

nga ana tjeter e detit kemi Deti Tyren (deti tyre) mnjf ky eshte deti jone dhe ai tjetri deti tyre. te dyja emertimet i ka sjelle gjuha shqipe mnjf.

ndersa DET = THETIS ishte perendia greke e detrave. pra fjale shume e lashte, perpara se helenet te vinin ne ballkan.

Oidel, mos ngul kemb si mushka, se edhe emri Jo Na Than, nuk ka prejardhje çifute, se te tera emrat biblik korospondojne me emrat dhe fjalet ilirik, me sakte shqip. Edhe Jon, eshte emer i perveçem dhe nuk ka lidhje me emrat e lashte qe kultura e re qe po lindte (ajo çifute) i huazoi nga fiset ilire. 

Pjero, nuk eshte Jo Na Than, eshte Jo n'at Han, dmth pak a shume "mos shko, or trim". Pellazgjisht gjithsesi

OIdel mos ngul kembe kot.Ne PPU eshte vertetuar shkencerisht se shqiptaret jane djepi i qyteterimit boteror dhe shqipja gjuha qe folen sefte majmunet kur zbriten nga pemet.

Pjer, Alba smiley

Mire mer mire, po cili eshte denimi per ksi aktesh tradhtie?

Ne fakt eshte nje ngjarje qe shumekujt nga ne i ka ndodh , jam e bindur per kete.

100 vjet me pare mbiemri im ka qene Kapedani. dhe sot mbajme nje mbiemer tjeter vetem  e vetem sepse ster-gjysherit nuk jane marre vesh me njeri tjetrin per pune tokash.

dhe nje pjese e fisit vazhdon ta kete Kapedani , e nje pjese jo.smiley

 

Per mue Xhemal do mbetet deri n'fund!

Ah Xhemal Xhemal
thefsh qafen me naj kanal!

Mire e ke bo mer Xhemol, po si do thone tashti Xhemoli, me fal, Jon cuni i Refikut apo do ta bosh ne ate Ralf, se Xhemilen e ke kollaj si Xhen.

Xhemal , sheme, hodo, safa jane emra luftarake.Ne lufte command shume me teper respekt kur thua :kumandar xhemal leka se sa :kumandar Jon leka.smiley

jane rreth 200 mije serbe banore te kosoves o pjer  .atyre iu takojne pasaporta kosovare.

s'ma ha mendja te jene aq shume. shumica kane ikur te jetojne ne serbi kur filloi lufta. pjesa me e madhe e tyre, jetojne ne mitrovice, pas lumit, qe mendoj kosova duhet t'ja lere serbise ne qofte se do stabilitet ne te ardhmen.

Serbe te adhur ne kohen e Rankoviçit dhe Sllobodanit. Se kam njohur edhe ketu serb qe regjistroheshin si kosovare, por s'dinin asnje fjale shqip. 

ka qene gjuhe zyrtare dhe eshte akoma serbishtja. pra s'ka nevoje qe nje kosovar te dije shqip.

Profil, po ne shkolla programi ishte shqip, se i kam pyetur ketu kosovaret, biles edhe radio fliste shqip. Natyrisht qe kishte dhe ore serbe mesimi dhe ndigjimi, si ne shkolla ashtu dhe ne radio, por gjuha kryesore ishte shqipja, ne institucione flitej shqip dhe jo serbisht. 

xhemal ne arabisht do te thote "i bukur".nese donte ta shqiptarizonte tamam emrin duhej te ishte :Bukurosh Fisteku.smiley

eshte Jamel i bukur, jo Xhemal

Eshte variacion i emrit o njeri i perendise qe ke manine te kundershtosh cdo gje.

ku e di ti ? eshte si te thuash Kreu dhe Krue eshte e njejta gje.

Cili eshte shpjegimi yt i emrit xhemal?

pa hulumtim nuk ka shpjegim. 

Hulumtoje dhe na ndrito me perfundimet e tua..

nuk eshte i rendesishem, por sa per muhabet, ne jemi popull shume me i vjeter se arabet dhe turqit. prandaj thote Nermin Vlora (mbesa e Ismail Qemalit, poliglote, grua diplomati italian qe ka kaluar jeten neper europe e azi, ne nje liber te saj, etimollogjik) shume gjera sot i marrin si huazime nga turqishtja dhe arabishtja, kur ne fakt nuk jane te tilla. se ata mund t'i kene marre nga ne.

gjuha shqipe (kuptohet jo i njejti variant me te sotmen) flitej deri ne palestine. bile nje autor hebre, thote ne nje liber te tij, qe çifutet i qunin shqiptaret Pelishtim (dmth Philistins ose Palestinezet e sotem) 

En effet, Hahn rapporte (21 que les Juifs habitant

l'Orient, quel que soit l'idiome dont ils se servent, grec, valaque, turc ou arabe, désignent les Albanais par le nom de Pelishtim c'est-à-dire Philistins. Mais ce fait, si tant est qu'il prouve quelque chose, ne prouve rien pour l'étymologie de Rœth. Les Juifs appelaient les Grecs par leur plus ancien nom : Yavan. Les traditions de la plus haute antiqiuité sont restées vivaces chez eux comme chez la plupart des peuples du Levant ; mais cestraditions ne reposent pas toujours sur des faits scientifiquement éta- blis. C'est ainsi que les Juifs appellent encore aujourd'hui l'Allemagne Ashkenas, nom d'un descendant de Gomer, et d'un peuple que Jérémie semble placer non loin de l'Arménie. (Cpr. Ascanius, etc.) Il n'y a rien d'impossible à ce que, voguant sur les vaisseaux des Phéniciens et des Cariens, ils aient rencontré au X'' siècle dans l'Archipel et sur Asie-Mineure ces redoutables pirates, et les ayant entendu appeler UtKa.<ryoi, ils leur aient infligé, à l'aide d'une fausse étymologie, le nom d'une race également ennemie et détestée. Au surplus Pélasges et Philistins avaient des établissements dans la Crète (3^,  

origjina e emrit xhemal profil nga vjen ?

nuk kam si ta di dhe nuk ka rendesi. nga pidhinonesletevijepodeshi. 

Profili pranon se nuk din.duhet ta shenojme ne kalendar kete dite.smiley

Te gjitha karrierave te medha i paraprin ndryshimi i emrit (dhe mbiemrit) smiley

Henri Çili, Besnik Benz dhe Breanne Bensson jane vetem disa nga emrat e suksesshem qe me bien ndermend .

Jonit i uroj sukses me identitetin e ri.Kush e di,ndoshta ndryshon dhe gjinine.Thjesht,e drejte e tij smiley

harrove RITA ORA

 dhe Breanne Bensson

 

kjo fare mire mund ta bente .BRIMA SUMA!   d.m.th edhe trendy edhe funksional,edhe profesional!

 

hallall to boft zoti Shqiptar i vjeter. Me ke shkely gazit. Lot me qiten syte prej batutes siper.

Jakov, ty nuk te perlqen kjo nisme?????

Jo mer vlla,s'kom gjo kundra.Thjesht i pashe foton tek Zeri e nuk u permbajta dot smiley

Moshe serioze per nje veprim te tille.Nuk e di c'ka po pret Kadareja..

Tash imagjino situaten e meposhtme :

Emri?

Lois i 14-te.

Emri i babes?

Zylfikar

Priten solidarizime dhe ne peshk, dmth nderrime masive te nikeve muslimon. 

Nejse, ky e boni qe e boni, me mire ta bote Jon Dollaro, se lekut nuk i dihet.

sa vjec u kujtua t'ia bente bam zoteria?

Ta bejne ne masë të gjithë shqiptarët të cilëve u kanë vene ato allasoj emnash.
E para te fillote Atifetja, Hashimi e atafarsoj emnash e mbiemnash qy skane asnje lidhje me keto vise.
Komandant na dogji malli, vetem ai i sqaroi keto pune, na ndau njehere e mire nga bythzijte qe na zune deren 500vjet.

Pse nuk e ka bere Lek Gjini . I fuste dhe nje Duke si origjine fisnore ne mes ...dhe ja ku jemi te dame plotesisht nga pesha e emrit dhe mbiemrit .

Emrin ta vene Lale nuk e zgjedh .

Njesoj e kane dhe kataliket dh Mazllemet . Nuk e njohin mbiemrin . Por pasi te referojne tek nje Shenjt a Profet  te thone i BIRI filanit dhe kur del i qut si Tye shtojne dhe nje psh Nga Dardania !

Ti nuk je djali katergjyshve , ti je djali atij qe te ka thane "boll na cave menderen "

 

 ...na ndau njehere e mire nga bythzijte qe na zune deren 500vjet.

..dale dale se ka dava Janina thote populli 

"Rama dhe Thaçi e quajnë vëlla, Erdogan: Kosova është Turqi dhe Turqia eshte Kosove" smiley

...keto jane mesazhe kontradiktore  qe e trullosin popullin i thjesht e nuk e din se ke te zgjedhi per vella ..Ate te pipinon e selfijes qe zgerdhiet tere diten apo byrazerin Edgoran nga anadolli  smiley

Po ka njerez ne bote sa te duash qe duan nje emer tjeter.

Boksieri i famshem amerikan Kasus Lei, psh e ndroi emrin ne  Muhamet Ali  !

smiley te lyejm emrat tane me boje kuqezi yxhym

Kemi pas nje humorist a nje shakaxhi ketu qe na tregonte Historite e Lecerve ne gjendje Civile ne kohen e Diktatures me te eger ne ne ne ne ....( tm K.Devole ) . Bile -Bile shume shoke antikomuniste u shkelyn se qeshmi smiley Ku eshte ai qesharaku mos ka ndonje histori tjeter si kjo qe te mos Hutohet Grande Kaka se ke te zgjedhe per mik nga emri !

Njente Kapo ..pse dhe ti futesh ne Popull smiley Kam pas mejtimin qe je Elite smiley

E vetmja gje e mire qe beri sistemi i partise se punes qe futja ne pause e fese. Gje me te mire ska. Nje gje smarr vesh, po emrat dhe mbiemrat pse nuk ju a shqiptarizuan robve? Psh, e ke llagapin spahiu apo myftiu? Hap librat e zbulo mbiemrin e katragjyshit apo pesagjyshit. Po se zbulove merr mbiemrin e katundit ka ka lerë nena apo babai. 

Eshte koha te reflektoje dhe Doktor Profesor Xhelal Mziu.smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).