Libri i "Zonja Z" nga Albatros Rexhaj u shit shume ne panair edhe pse nuk u prit fort mire nga kritika, por duket se eshte koha qe te gjithe gojet e liga te heshtin. Vete Shkelqesia e Tij, Presidenti i Republikes, z. Bujar Nishani e ka pritur shkritarin/blogerin/moderatorin radiofonik dhe dramaturgun nga Prishtina ne nje takim vellazeror. Ja si e pershkruan shtypi kosovar takimin:

Shkrimtari kosovar, Albatros Rexhaj është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Rexhaj takimin me Nishanin e ka quajtur të ngrohtë duke e vlerësuar edhe respektin që i është bërë nga ana e presidentit Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka pritur në një takim, shkrimtarin kosovar, Albatros Rexhajn. Presidenti Nishani në rrjetin social facebook, lidhur me takimin ka shkruar “Një takim vëllazëror me shkrimtarin Albatros Rexhaj”. Ndërkohë, vetë Albatros Rexhaj është shprehur të ketë qenë i nderuar me pritjen e ngrohtë dhe respektin që i është bërë nga ana e presidentit Nishani. “Shumë i intriguar me bisedën e gjatë për artin dhe kulturën shqiptare - si një tërësi, përtej vijave administrative që na ndajnë - si dhe për nevojën jetike që të ruajmë sa më shumë gjuhën tonë shqipe, si shtyllë themelore e identitetit të përbashkët”, ka shkruar Rexhaj. Shkrimtari Albatros Rexhaj së fundi ka publikuar romanin “Zonja Z”, roman që ka depërtuar mjaftë suksesshëm si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. /KultPlus.com

9 Komente

Nuk merret vesh, Presidenti ka perfitu nga lavdia e Albatrosit apo Albatrosi ka perfitu nga prestigji Presidentit. Por nje gje eshte e sigurt, Presidenti pelqen letersine "mes e poshte" .

Ky ishte ai me fame dhe me 400 mije llajks?!! smiley

Ky eshte, pse kishe vrejtje ti? shkrimtaret ben mire ti lexosh por jo ti takosh smiley

Si urdhnon spiritus. Ky do jete si personazhet e Emigrantit. Do kete pire leng magjik qe prodhon poezi dhe libra pa pushim se ska si shpjegohet gjithe ai sukses. Lol

ky ka shpernda dekorata ne 4 cepat e globit, qenka kursy ket here?

Megjithate ky, pra Nishani, akoma nuk ka shkru tek niveli pocaqi qe i dha presidences Bamir Topi, qe ta jepte mudaljen ne mengjes e ta hiqte ne darke se e shanin nga partia.

I nderuar President, te urdheroj te mbash perseri mustaqet, se nuk po mesohem dot keshtu si je bere smiley

smiley

mire e ke. duket si oliver hardi i ron ka pesha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).