Pas një debati të gjatë, që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës, Projektligji që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja, terroriste, u miratua në parim nga 74, prej 85 deputetëve të pranishëm, ndërsa 12 ishin kundër dhe pa asnjë abstenim.

Projektligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit, i cili ishte sot në rend të ditës së Kuvendit të Kosovës, u miratua në parim nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Arsyetimin e këtij Projektligji para deputetëve, në vend të ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, e prezantoi ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Arban Abrashi.

Faton Topalli, deputet i Vetëvendosjes, duke sqaruar pse Grupi i tij Parlamentar është kundër, theksoi mospërmendjen e organizatave terroriste, si Al Kaida e Shteti Islamik në Siri e Irak dhe të tjerave kudo që janë.

Sipas tij, Projektligji në diskutim është i përgjithësuar dhe nuk saktëson se cilat janë ato luftëra jashtë që përbëjnë vepër penale për ata shtetas të Kosovës që u bashkohen.

Ai në emër të Vetëvendosjes kërkoi që të emërohen organizatat të cilat cilësohen terroriste dhe kur kjo të ndodhë edhe VV do ta përkrahë.

Topalli kërkoi që Projektligji të kthehet në ripunim.
Me deputetin e Vetëvendosjes polemizoi ish-ministri i Jashtëm, tash deputet, Enver Hoxhaj.

Ai tha se Projektligji ynë është i ngjashëm me ato të rajonit që merren me këtë problematikë. I kërkoi Vetëvendosjes ta miratojë në parim dhe të propozojë ndryshimet. Hoxhaj tha se jemi vonë me miratimin e tij.

Sqarimet e Hoxhës nuk e bindën deputetin e Vetëvendosjes, Topalli, i cili në foltore prezantoi qëndrimet e Grupit të tij Parlamentar kundër miratimit të këtij ligjor.

Edhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi tha se Projektligji është modern dhe përfshin elementet që duhet për luftimin e kësaj të keqeje globale. Ai rikujtoi përfshirjen e Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit dhe ftoi deputetët që ta votojnë.

Edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi një ligj tjetër që do të sanksiononte pjesëmarrjen në luftërat terroriste, një ligj që do t’i trajtonte njësoj të gjitha organizatat e grupet terroriste, duke përmendur edhe ato serbe, dhe nuk do t’i fuste në një thes edhe luftërat e drejta çlirimtare. Në këtë kontekst u përmend edhe vrasja e Enver Zymberit e Selver Haradinajt.

Gëzim Kelmendi, deputet i pavarur, tha se pavarësisht që Kosova nuk kërcënohet nga terrorizmi, këtë nuk e thotë asnjë dokument ndërkombëtar, ky ligj duhet të miratohet sa më parë dhe të mos arrestohen njerëz të pafajshëm.

Deputeti Agim Çeku propozoi riformulime për pjesë konkrete të ligjit, me arsyetimin se nuk është çdo konflikt i armatosur jashtë Kosovës kundër interesave të vendit tonë.

Ky projektligj, i cili nuk arriti të miratohej në legjislacionin e kaluar, ka për qëllim mbrojtjen e interesit shtetërorë dhe sigurisë kombëtare.

Dispozitat e këtij ligji do të zbatohen ndaj çdo personi i cili merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale,në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Me të parashihen penalizimet, 5-15 vjet burgim, për bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

© KOHA.net

28 Komente

Ik se tallesh! Kurti keshtu? Me siguri do ta kete bere per te mbrojtur ndonje te drejte humanitare demokratike qe dikush do ta kete harruar gjate propozimit.

Ulu o korent, ulu. Prape kot ja fute. Se sikur projektligji te kish kete emertim kaq specifik sic eshte vene ne titull, VV thote qe do votonte. E thote dhe veteartikulli qe ke sjelle.

Faton Topalli, deputet i Vetëvendosjes, duke sqaruar pse Grupi i tij Parlamentar është kundër, theksoi mospërmendjen e organizatave terroriste, si Al Kaida e Shteti Islamik në Siri e Irak dhe të tjerave kudo që janë.

Ligji sic eshte, mua me duket gabim. Sikur Shqipria ose vende te tjera ta kishin kte ligj gjate luftes se Kosoves psh, te gjithe ata qe shkuan dhe luftuan, do ishin cilesuar terroriste

Me të parashihen penalizimet, 5-15 vjet burgim, për bashkim apo pjesëmarrje në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Dmth, nje shqiptar nga Kosova, qe jeton ne US dhe ka karten jeshile dhe nenshtetesine e Kosoves, nuk mund te futet ne ushtrine amerikane, se rrezikon burgun ne Kosove?  

tjeter argument per ACDC qe eshte dhe patriot:
nqse plas prape nje rremuje ne ate qe njihet si Maqedoni, do quheshin terroriste apo patriote ata kosovare qe do shkonin te mbronin shqiptaret?

Jo sepse,nese parlamenti nuk eshte mbledhur, me nje dekret te Presidentes se Kosoves ,do te shpallej gjendja e luftes.

ca parlamenti ore? ore s'ka pse te autorizoje parlamenti i kosoves nderhyrje ushtarake ne maqedoni, s'eshte kjo pyetja.
shkurt mo, ti je pro apo kunder shqiptarve te kosoves t'u shkojne ne ndihme atyre te maqedonise sic kane bere deri tani sa here ka pas perplasje?
Ne nje linje me kte, ti paske qene kunder shqiptareve qe shkuan dhe luftuan vullnetarisht ne kosove gjate luftes atje.

Cili shtet ka nje ligj kat te gjere? Se i bie qe ushtaret e Natjes, OKBse, etj. te perfundojne ke veni, edhe kur kane pagu korrentin. 

Sidoqofte, duhet me u ndalu me cdo mjet ngaterrimi i shqiptareve me idiotet e Sirise, apo cdo lloj idiotesh te tjere. Po s'ka nevoje me gjujt me sacme.

Cili shtet ka nje ligj kat te gjere?

Arabia Saudite e beri ligjin kaaaaq te gjere.

Ti po thu qe ACDCja po pretendon fronin? S'ka faj, haremi eshte tundues. 

shume mire bejne  qe kerkojne saktesime te ligjit.  fjala ''terrorrist'' eshte si llastik brekesh . dikur edhe uck-ja eshte quajtur organizate terrorriste.

gjithfare speciesh te ''integruara'' qe nuk e pertypin dot faktin qe vv-ja ka bosht kombetarist,mundohen ta njollosin duke i etiketuar si ''islamiste''.

shpjegimi eshte i thjeshte.   ngaqe nuk e bejne dot vete vezen kombetariste ,sepse kane zgjedhur te jene pa identitet,kerkojne te ulin edhe ata qe kane bythe ne nivelin e tyre medioker.

Ne te gjithe boten e majta, marksitet kulturore ne vecanti kane afinitet teper te larte me islamin meqe po e perdorin si arme kunder "imperializmit" amerikan. Vetvendosja dhe intelektualet si Vehbiu, Lubonja, Klosi etj nuk bejne perjashtim.

 

o n'kulo,nuk te del llogaria eesmiley.  lubonja dhe klonet e tij jane komplet e kunderta e vv-se atq!  keta jane edhe ideologet e partise antikombetare te sales.

eshte e vetmja parti me program kombetar ne te gjitha trojet shqiptare.

gjithe te tjeret jane parti hajduto-esatpashiste.,prandaj te kritikosh vv-ne,duhet te paraqesesh dike tjetr me te mire.

...
Me deputetin e Vetëvendosjes polemizoi ish-ministri i Jashtëm, tash deputet, Enver Hoxhaj.

Ai tha se Projektligji ynë është i ngjashëm me ato të rajonit që merren me këtë problematikë. I kërkoi Vetëvendosjes ta miratojë në parim dhe të propozojë ndryshimet. Hoxhaj tha se jemi vonë me miratimin e tij...

Albinit po u merakos kaq shume per shqiptaret me mire te kishte shtruar disa amendamente dhe te gatshem ishin ata tja pranonin.

Por problemin do ta kishte me mbetjet arabe qe ka ne partine e tij, prandaj kapet pas cikerrimave.

Ne fakt, per ata qe shkojne te luftojne ne Azi me grupet terroriste, eshte e mira tu hiqet nenshtetesia, dhe tu mirret nje pjese e tokes, per interesa te komunes dhe komunitetit. 

të kishte pak ndryshime, do ishte ligj per lakmi.

Do kene arsye te forte qe kane votu kunder.

Sot ishte shefi i NATO-s ne Kosove meqe ra fjala. Kush e di pse e kane lene sot per ta votu kete ligjin.

Ku mund ta gjejme teksitin e projektligjit? Shpresoj qe te qartesohet "pjesmarrja ne organizata terroriste".

Mendoj se ligji duhet te jete pergjithsues. Sot ISIS, neser SISI. Do nderrojne ligjin sa here del nje gop i ri organizate terroriste? 

Emrat e banoreve te Tokios.

Tamom. Nuk e kuptoj ket justifikimin se nese do te sulmohej Shqiperia zotrie... Nuk dine as ABC-ne e gjerave. 

Nice, kshu e do ky milet

@Bredharaku,

Titullin nuk e kam vene une por gazeta.

Se dyti,pretekstet  per te mosvotuar ligjin nga serbo-arabo Albin Kurti dhe te vehabinjve te VV,jane qesharake.

Nuk kane faj se gjysmen e anetaresise e kane me mjekerrosha arabe dhe gjysmen tjeter me idealiste naive qe vertet besojne se VV do te bashkojne Shqiperine me Kosoven.

po mire mer, e di qe e ka shkrujt gazeta po mbi ate titull po mbeshtetet akuza jote

Akuzen nuk e bej vetem une,por te gjithe ata qe nuk mashtrohen nga propoganda e VV.

mbi titullin e gabuar qellimisht pra (qe nuk e ke vene ti por gazeta).
Ca do lujm, e ka kush e ka?

Tani na thuaj emrat e te gjithe banoreve te Tokios.

VV-ja, praktikishte ka te drejte. Sipas artikullit, ligji eshte aq i gjere sa behet absurd.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).