Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbledhur pasditen e së shtunës Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend pas ngjarjeve me sfond terrorist të verifikuara më herët gjatë muajit në vendet evropiane. Të pranishëm në takim ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri,  Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Prokurori i Përgjithshëm  Adriatik Llalla si dhe kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi etj. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka vënë në dukje se, aktivitetet e grupeve terroriste janë tashmë të globalizuara dhe për rrjedhojë çdo vend ndihet i rrezikuar. 

“Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj, ndaj dhe agjencitë ligjzbatuese në vend janë të angazhuara për të garantuar sigurinë në territorin shqiptar”, ka thënë Nishani. 

“Vlerësoj punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet ligjzbatuese deri më tani. Po ndeshemi me praktika që po vënë shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të akteve të ndryshme terroriste. Duke parë se jemi anëtar të NATO-s, duke patur parasysh pozicionin gjeostrategjik si një udhëkryq, mes Europës, si një vend që është target për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh të emigrimi të paligjshëm për të kaluar në vende të tjera, krahas arritjeve që ka Shqipëria, kërkohet një koordinim më i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere. Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen në organizata terroriste në Irak dhe Siri. Janë raste të evidentuara dhe do të doja të bëja një vlerësim të veçantë të një koordinimi të shkëlqyer, mes policisë, prokurorisë dhe shik në rastin e investigimit, shkëmbimit të informacionit.”

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar se Shqipëria është tërësisht e ekspozuar ndaj akteve terroriste.  “Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Disa shqiptarë kanë humbur jetën në luftime në organizatat terroriste. Veprat si sulme me tritol kundër linjave të energjisë, trafikimi i eksplozivëve janë krime të mirëfillta terrori megjithëse janë trajtuar me dënime të lehta nga drejtësia”.

Sipas tij, sulmet e javës së kaluar në Paris e kanë çuar sfidën ndaj terrorizmit në një nivel më të lartë, ndaj dhe qeveria ka marrë masat e nevojshme për të luftuar këtë fenomen. 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e ka cilësuar si të një nevoje absolute koordinimin dhe bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë. 

“Të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare të përfshihen në një program të përbashkët trajnimi. Të testohen të gjitha në një mekanizëm simulimi”, ka thënë ai. 

Një tjetër element i rëndësishëm, ka shtuar Rama, është sensibilizimi i opinionit publik për rrezikun e terrorizmit, si dhe mbrojtja e institucioneve fetare të vendit, që janë dhe “ndër asetet më të çmuara”.

1 Komente

Nga grupe te rendomte halabakesh nuk i dihet kurre .

Por qe te mendosh se ne vertet jemi per t'u shqetesuar , kjo s'eshte e besueshme.

sepse ne jemi aleate edhe me  Kinen dhe  shtetet islamike , por edhe me perendimin dhe Ameriken.

flini rehat . politika terrorrizmit rreh  shume larg . ne jemi nje karamele djegme per ta

kta idiotet ton i rregullun gjith  shkerdhatllikun  qe t la mrapa ai bthq i tropojes, bashk me ket karallo president po bojn mledhjen e rradhe per gjona qe sna interesojn, neser ka plaku mere material   per me tall loqet n fejsbuk

Cfare Personaliteti tegon Rama me kete Rast .

Mendoni per nje cast qe ne shtetin e Mut Burrit te Mut shtetit sali Qenef berisha k/ ministri te ulej ne nje Tavoline ne forme T -je  me R.Mejdanin smiley

Kjo eshte Rilindje dhe Dorodoleci Nishani pa musteke ose ti therrase mendjes e ti lere Hartimet ose te behet Pjese Reale e Shtetit ne Luften Kunder Krimit e Terrorit te pakten me ato qe ka kopetence ...Gjyqsorin . Te lere dhe provokatorin Politik si sume e zgjuar .

Te heqe dore nga mbeshtetjet e Fatmave Terroriste qe hedhin Shqup-istet duke i thirrur ne Takim te vecante per tu terhequr Vemndjen se

" Po shfrytezojne Tolerancen e nje shteti Demokratik duke u Bere jo vetem Streha por edhe Nxitja e Krimit e Terrorizmit "

Tani flini rehat! E mori Jari ne dore kete pune dhe vate, mbaroi! Terrorizem ,me nuk keni per te degjuar ! 

Ra edhe Muri i Butrintit. 

 

meqe ra Fjala per Kshillin, po ai Fazllici kshilltari sales hala aty osht apo na boni glasen?

Ma men kur mburreshin SHQU-pistat .. "Kena kshilltar Tomin prej Amerike smiley

Ai kish ardh me pa se deri ku kishin shku Lidhjet e Berishes dhe Klanit te tij me Xhihadizmin , kta mashtronin  " ekena kshilltar mer jahu " smiley A e dinte Berisha pse kishte ardhe ?..Si kelysh qeni e dinte . Nuk ja mate bytha me e ftu Fazllon kur ishte ai .Dhe po mani men pasi e qiti shtypi Fazllon "kembekryq permbi selishten " e Min se Stratagjemave te Gjeneralissem Imamit ..su pa mo vllai smiley As ne Qipro nuk gjendet !

Tomi paska qit koken prap . Mirseerdhe i ka thone Rama ..Thone qe kishte pyt :

Pse Berisha po leshon fatma kunder Qeverise dhe Policise qe Lufton Krimin ? Si e ka hallin ? Mos ka ardhe gjo Fazllici dhe i kerko Dinaret ?  Apo Kolumbianet e Droges ?

Ne pritje te Grandes per ndonje info me shume  ...

Numri i militanteve te ISIS ne Shqiperi nuk eshte sinjifikant krahasuar me ate te Frances, Anglise, Gjermanise. Ironike, se ne gjithmone jemi paragjykuar nga Evropa per shkak te perqindjes se larte popullsise muslimane ne vend.

ne qofte se e perpjeston me numrin e popullsise athere eshte i konsiderueshem . Nqs Franca ka 60 mil banore dhe kan ikur 100 ne Siri dhe ne kemi 3 mil dhe na kane ikur po 100 athere eshte goxha numer i konsiderueshem . Ndryshimi qe mund te thuash ktu eshte fakti se ata qe ikin ne France ikin per shkak te ideologjise ndersa ktu shumicen e rasteve kane ikur se kane qene te varfer dhe u eshte premtuar dicka.

dmth ndryshim jo i vogel

exactement
 

keta te sigurise kombetare, me keto qe paskan thene ne mbledhje, me shume ngjallin panik, pasiguri..smiley

Po ke PD-hin mer jahu qe fitoi Bashkine e Tiranes me Lulzimin me therje Kurbani . Nje nga ritet me Kriminale te Feve ..

Cfare lesh paragjykimi nga Europa ?

Nje nga Partite kryesor me pervoje Politike e mardheniesh Nderkombetare  ish Partia ne Pushtet  cfaqet me simbole xhihadizmi ? Jo vetem qe nuk reagon po zgerdhihet kryetari saj si Fitimtar . Shihi sot . Asnje fjale per Luften kunder Terroizmit qe bejne Shqiptaret pervecse pordhe me rigon "Falenderojme Europen per Operacionet anti -droge "smiley

E kush i ha keto perderisa ne ate Seli te babasqapit as buzequmshti Lulthim nuk ka kurajo te ngreje koke ? Pse nuk i dine ata Lidhjet qe ka babasqapi gjoja ne emer te ceshtjes Kombetare ? Nuk i dne ata se si u DYNDRN  deri ne pushtim gjate viteve 92 -97 , callmat per te ringjallur fene e hapur shkolla mazllemesh ? pse nuk i dine ata levizjet e parave dhe 'fabrikave te qumshtit" qe kishin Mazllemet me hyqem te Berishes ?

Njente Kapo ...Hajde se erdhen belbezaket !

Presidenti, pa ato mustaqet e tija karakteristike, se si mu duk. 

Mos me thuaj qe po mendoje i "Rilindur"?! smiley

E derguara jone ne Lindjen e Mesme, Gaia, do te komentoje ne lidhje me bisedimet Iran-SHBA dhe tregimin e musklit (nepermjet Hezbollah) qe Ajatollah po ben me keto agravimet kunder Izraelit.  

Me pas, rabin Roni gjithashtu do beje nja dy deklarata per Irazelin. 

faleminderit z.Nisha per kontributin qe po jepni ne luften kunder terorizmit perkrah aleateve tane perendimore.

``Vlerësoj punën e bërë deri tani nga të gjitha institucionet ligjzbatuese deri më tani.

Po ndeshemi me praktika që po vënë shoqërinë shqiptare në fokus dhe rrezikshmëri të akteve të ndryshme terroriste.

Duke parë se jemi anëtar të NATO-s, duke patur parasysh pozicionin gjeostrategjik si një udhëkryq, mes Europës, si një vend që është target për të shfrytëzuar territorin në kuadrin e një fluksi të madh të emigrimi të paligjshëm për të kaluar në vende të tjera, krahas arritjeve që ka Shqipëria, kërkohet një koordinim më i avancuar i të gjithë autoriteteve ligjzbatuese, dhe të institucioneve tjera partnere.

Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen në organizata terroriste në Irak dhe Siri. Janë raste të evidentuara dhe do të doja të bëja një vlerësim të veçantë të një koordinimi të shkëlqyer, mes policisë, prokurorisë dhe shik në rastin e investigimit, shkëmbimit të informacionit.

Booboooo.

Po si nuk ka nje fraze te kthjellet, te rrjedhshme, pa gabime gramatikore dhe te kuptueshme 100 % .

Niveli me i ulet i komunikimit eshte ulur kembekryq ne Presidence dhe flet me gojen e Presidentit.

Uroj qe keto gabime te jene bere nga gazetari, so po qe ligjerata e drejte e Presidentit eshte per te qare, jo per te qeshur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).