“Tirana Business Park” një projekt gjigand gjerman i Ballkanit Perëndimor që ofron të nesërmen sot. Ky është projekti më i madh privat gjerman në Shqipëri, investim i kompanisë “Lindner Group” që arrin në vlerën 100 milionë euro. “Tirana Business Park” do të ofrojë 15 ndërtesa të cilat do të jenë zyra për bizneset si dhe 2 ndërtesa shumë katëshe parkimi. Pozicioni gjeografik i “Tirana Business Park” është shumë i përshtatëshëm për të gjitha bisneset pasi ofron mundësi qasje për trasportin rrugor ajror e detar.  “Tirana Business Park” është vizitura nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë  Erjon Veliaj, ambasadori gjerman Helmut Hoffman, Sekretari i Përgjithshëm i Shtetit gjerman Asmussen të cilët jo vetëm vlersuan iniciativën por edhe faktin që ky projekt pritete të punësojë me mijra njerëz. 

Menaxheri i përgjithshëm i “Lindner Grup”, Michael Ulmer është ndalur në disa nga pikat më të rëndësishme që sjell “Tirana Business Park” për shoqërinë shqiptare. “Ky është një model i ri, jo vetëm thjesht ambjente për disa zyra por është një qytet brenda qytetit. Pra bizneset kanë mundësi që të krijojnë sinergji brenda këtyre zyrave. Ajo që e ndryshon “Tirana Business Park” nga të tjerat është fakti që ndodhemi pranë aeroportit, nuk jemi brenda në qytete, rrethinat janë me gjelbërim, ajri nuk është i ndotur. Si zhvillues e ndërtues gjerman sjellim një standart tjetër që është i drejtuar nga perëndimi. Ofrojmë këto zyra ashtu siç i kërkon tregu perëndimor. Hapsiarat standarte për zyrat, ndërtesat kanë një gjeometri të vetën. Është shumë e rëndësishme që kjo që ne ofrojmë pasi për kompanitë që do të vijnë ofrojme një fleksibilitet, kështu këto kompani mund të kërkojnë zyra më të mëdha , më të vogla ose dhe të krijojnë biznesin e tyre në këto zyra. Pra ne ju ofrojmë arë që ju duhet”, deklaroi Michael Ulmer. 

“Jam vërtet krenar z.Ulmer për atë që keni bërë këtu edhe pse e di që është diçka që e keni bërë edhe më parë. Modeli i një biznesi familjarë por që është i mbështetur në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që në faktë janë shtyllat e ekonomisë gjermane. Keni një dedikim të jashtëzakonshëm dhe pavarsisht që merrni përfitimet jeni shumë të mirë për t’ju përshtatur rrethanave të tregut. Por një gjë shumë e rendësishme është që ju mund të veproni në nivel global pra të keni shumë të punësuar në botë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Shtetit gjerman Asmussen. 

Me një eksperiencë më shumë se 50 vjeçare si një ndër aktorët kryesorë të tregut europian në fushën e ndërtimit ka provuar se ky është një model i suksesshëm bisnezi.
“Tirana Business Park” sjell si risi ndërthurjen e projektit me natyrën duke krijuar një qytet të gjelbërt brenda qytetit. Në këtë mënyrë “Tirana Business Park” është zgjidhja e parë dhe më e mirë që ofrohet për të motivuar punonjësit e kompanive duke ndërthurur biznesin& natyrën. Ky projekt është konceptuar në 5 faza dhe faza e parë ka nisur në gusht të vitit 2012 dhe kap vlerën e 20 milionë euro për ndërtimin e tri objekteve.
 
I gjithë projekti i “Tirana Business Park” pritet që të përfundojë në vitin 2022. Në përfundim të fazës së parë klientët e “Tirana Business Park” do të përjetojnë konceptet e zbatuara në projekt të të urbanistikës, arkitekturës, peisazhit dhe infrastrukturës. “Tirana Business Park” do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes në vend. 

51 Komente

Me ne fund. C'kancer paska pas qene ai sala.

dhurata e Mama Merkel per Ramen, cunin e Tironessmiley

Spiritus, te ka vjedh pass-in shkaba smiley

Leja eshte dhene ne 2009.  Punimet per fazen e pare te projektit filluan ne 2012.  Po ashtu nga artikulli:

Ky projekt është konceptuar në 5 faza dhe faza e parë ka nisur në gusht të vitit 2012 dhe kap vlerën e 20 milionë euro për ndërtimin e tri objekteve.

Shkaba, ai pe verteti, po deshi mund edhe te "zoom" foton te linku i dyte smiley

opsss smiley sidoqofte, gjermanet e kane nuhatur rrotacionin smiley

zyra e parkinge.. v.k  dmth!  

jo se sjane mire, por  superparesore  eshte te ngrihen  fabrika te prodhohet. kjo eshte shume e rendesishme  dhe natyrisht  te punesohen njerezit e shtresave dhe kualifikimeve te ndryshme..

o Belulo kjo duket qe osht grope.

Te moresh me qera ambjente ne ate ven i bje te jesh duke qeth lek me gershon.

Ku mi ke keto biznese ne shqiperi? As qender financiare as industriale nuk osht Shqiperia.

Per dajoshin me poshte, veza apo pula dajosh? Fillohet nga veza te shkosh te pula, edhe sikur te jete tip biznes parku per kompani spin-off, duhet qe fillimisht te ekzistoje tregu. Jemi vite drite larg nga kompeticioni per projekte shkencore te kesaj natyre, si inkubatore biznesi e shkence.

e ke degjuar "build and they'll come."?

po Alba, vine ata te basebollit, po kompanite me lek hec se folim thone.

Epo bixhoz eshte biznesi sidomos kur e luan me paret e te tjereve.po kjo qenka model ne komputer se per nje moment po vrisja mendjen ku Jane gjithe keto peme e gjelberim ne shqiperi.

Kjo eshte afer aeroportit, afer universitetit epoka. Qe tani tek kjo rruge kane shkuar disa biznese, qe ku nis megatek, dhe zona afer ketyre quhet rruga industriale. Prane ketyre eshte bere ajo kazinoja gjigante me skulptura rrotull te ciles ku do te dergohen gjithe lojerat e fatit te tiranes, pasi te mos lejohen brenda ne qytet, e ku eshte ne plan per t'u ndertuar nje hotel, s'e mbaj mend c'emer ishte. Te gjitha televizionet, mediat e shkollat private ne ato zona po shtyhen, qe nga Agon, Top Channel e te tjerat me radhe.

Ja fotot, ne kete faze ndertimi jane tani. s'eshte dhe aq bixhoz se ata s'po hapin biznes qe po s'eci do te mbyllet. Po krijojne pasuri te patundshme qe me kohen vetem do t'i rritet vlera, sidomos tani qe vetem po shtohen blloqet me vila jashte tirane e njerezit po shtyhen andej per banim. 

https://scontent-a-lhr.xx.fbcdn.net/hpho...

Po si mo s'paska biznese qe duan zyra? Edhe kompani firmash te medha qe s'kane shume biznes ketej, si Nokia, Samsung, Mercedes, BMW, te gjitha e kane nga nje zyre te vogel ne Tirane sa per kontakt. Cdo kompani sado e vogel, qofte bojereash, skelash, llaci, betonieresh, hekurash, divanesh, rrobash per femije, firma avokatie, faqesh interneti a ku di une, secila ka nevoje per nje zyre perfaqesimi. 

Shumica e apartamenteve ne qender nuk shiten me per banim, por per zyra. Ke ndertesa te larta si Coin, kullat binjake, etc, drini, veve, vesa, e shume te tjera, qe jane ekskluzivisht per zyra e s'kane banore fare. 15 pallatet pese-katesh te gjermaneve s'jane kushedi se sa, sikur vetem keto te mbledhe. Sa kompani ke pastaj qe kane ngritur fabrika e ndertesa nga e para ne autostraden durres-tirane. Te gjitha e kane nga nje apartament-zyre ne tirane per kontakt.

Ne cdo rruge kryesore pastaj larg qendres, apartamentet buze rruge jane nje pjese e mire me zyra, sidomos pallatet e reja, qe nga rruga e stacionit te trenit, blloku, tirana e re, rruga e elbasanit, rruga e kavajes matane unazes se re, etj.  

 

Thuaju shtrigan se shqiperia po mahnit boten dita dites.

po i kane te tyret o hajdar, nuk pagujne qera, ose qarkullojne shpenzimet te njera tjetra.

Pse do shkojne ne gop te arushes tua masi xhermoni koken me spango?

Une spo them qe ata jane qole dhe dun me djege lek kot, mund te kete 1000 arsye pse po e bojne, po qe te kete potencial ekzistues ne shqiperi per nje te tille nuk me mbushet menja.

Nuk po bejne ndonje gje te madhe. Dava 15 pallatesh po bejne. Tirana ka shume me shume se aq qe jane vetem per zyra. Jo, ketu nuk i kane te tyret. Jane me qira dhe jane te haperdara ne Tirane. Nese perqendrohen edhe ata edhe klientet e mundshem ne nje vend te vetem me kushte ideale, eshte me mire. Atje ku jane te perqendruara, tek kullat qe permenda, nuk gjen asnjehere bosh. 

Ju mire qe nga Shqiperia njihni vetem lagjet dhe katundet tuaja kur vini dy jave te qelbura ne kater-pese vjet, po beni dhe sikur dini gjithcka per ketu. Se pse duhet te shkoje robi ne Itali e Greqi kur mund te marre kompania nje apartament 200 metra katror ne TR, nje zot e di. lol

shkabe ti qenke moo?

po pse s'thua derman qe po flisja me vete une!!!

kto kompanite e medha perfaqsite e tyre i kane zakonisht me naj Greqi, Serbi a Maqedoni dhe mbulojne gjithe rajonin.
Treg i modh Shqipria, ke parasysh ti?

Qellimi duket eshte qe te krijojne ate qe quhet "cluster", dicka e ngjashme me Silicon Valley ose dhe Dubai. Ishalla nderkohe ngrihet edhe nej universitet gjerman dhe po fillojme ti themi sikter fukarallekut. Besoj gjermoni nuk e hudh kot lekun. Shyqyr qe po i ngushtohen hapsinat Samirit. 

dajosh, gjermoni nuk i hedh leket kot, kur ben kontrata  monopol te sigurta, tip aeroporti  Rinas, neneshkruar  nga ai qe e kemi bo lanet, ne te PS.smiley, por ne dem te shqiptareve!

pa kshu investime thua ti...  tafti bafti ajo pune. para ca vitesh hapen gjemanet e Praktiker  ose Bauhaus (spo me kujtohet mire)  nje  market  me mjete, materjale  e vegla ndertimi ne Tirane,  por falimentuan.
 

Behu edhe ti me Rilindjen, o Belul, me te ardhmen evropiane dhe teutone e vendit, asnje cilesi s'te mungon, i ke me tepri biles. smiley

po nuk  mund te behem me Rilindjen une  perderisa atje eshte Ilir Meta!   ose me sakte:  nuk mund te mbeshtes asnje konfiguracion te mundshem politik nese pjese e tij eshte Meta.  o ke principe, o ske!!.smiley

Pra ti si Vlonjat ke probleme me Skraparllinjte? smiley

jo, skam probleme me skrapallinjte fare.. as e shoh Meten si te tille..  por me mjafton te shoh llumin qe ka mbledhur rreth vetes ne degen e partise se tij ne Vlore dhe kjo me mjafton si sample per gjithe Shqiperine! 

pa haruar pastaj bemat e ketij vet natyrisht... se ky nuk eshte parti, eshte sipermarrje familjare..  shkurt, ky eshte e keqe e madhe per  ate vend, (qe edhe ashtu si eshte ka plot probleme),  po ky u fucktorizua mire.smiley  dhe po i terheq edhe keta te medhenjte per hunde...

 

p.s  meqe permenda llumin e LSI  ne Vlore... para pak ditesh pushuan drejtoreshen e postes se Vlores nga puna per vjedhje kuptohet,  dhe vjedhje ashiqare... ishte e LSI kjo.

justifikime. edhe po te mos ishte Iliri, do krijohej nje. smiley

tani me rregull treshi ti duhet te jesh hasem numero uno me krahun tjeter, derisa aty eshte saliu, right? smiley

Eshte nje pergjijge e rafinuar e Belulit Emo.. Por tjeterkund fle lepuri:
 

: Beluli si vlonjat qe eshte ( dhe ka shume mundesi te jete nga kuci) nuk mund te marre urdhra nga askush , qofte ky edhe Skrapalli smiley

 

Dakort mer Belul, por Praktiker eshte thjesht nje dyqan qe sot punon , neser falimenton dhe iken ne pune te vet. Shume, shume ka harxhuar paret me qirane dhe shpenzimet e tjera. Te investosh 100 meleon evro ne beton besoj se dine cfare po bejne. Nuk besoj se ka ndonje investim kaq te madh deri sot ne Shqiperi nga nje investitor i vetem. Une kam hall a do jete gjalle berisha t'i prese shiritin?! smiley

e mer Ron, meqe e kishe merak premtimin per Tirana business park. urdhno.

deri ne 2022-shin mandatet jon te qarta, besoj.  

Amon, vetem afer fushes se aeroportit te mos jene, se bo vaki (me vone) i mbushet menia aeroportit te zgjeroje e zgjatoje fushen dhe aeroportin, dhe e pengojne keto ndertesa qe shohim ne maket. 

E rendesishme eshte te ndertohen fabrika prodhuese ose linja prodhuese, se biznese sherbimi ka plot ne Shqiperi. 

Ka nevoje ta them?

me ler ta them une nje here, ta ndjej ate gezim edhe une:

edhe NJE i mbajtur!

Falemnderit, QEVERI per popullin!

Ehh, too many chiefs and not enough indians ka qene gjithmone ai ven. 

Pra ne ju ofrojmë arë që ju duhet, deklaroi Michael Ulmer.

Faleminderit zoti Ulmer!

zotni Ulmer e kupton drejt shpirtin praktik te shqiptarit, te misheruar ne Rilindjen. I lumte!

Filloi ne 2012

Mbaron ne 2022

shpresoj ta maj men Sala der atehere ku i ka lone gershonët.

o Fiqo, e pe ket malukatin?

Ska pune per ket ksaj here. Naj pant ritern her mbas here qameti.

Ket here eshte vetem ran & keri, dmth mshtill topin e mallarja.

 

Me shpejt me keto zyrat. Investitoret kolumbiane i hapen rafinerite.

I gjithë projekti i “Tirana Business Park” pritet që të përfundojë në vitin 2022...

Dhe paska fillu me "gur themeli "  fitoni zgjedhjet për Rilindjen smiley 10 Vjet si shumë me këto teknologji që janë sot .Mo mirë të kishin marrë ndonjë Projekt KINEZ nga ata që ndërtojnë një Gratiçel për dhjetë ditë smiley

urime dhe sa më shpejt në çfrytëzim ! Lajmet e mira janë më të mira se të këqijat .. NN

10 objekte x 10 vjete... i bje qe hedhim vetem paret per gropen, te tjerat kur te shitet objekti nr.1, fillojme me objektin nr.2. ...apo jane 100 meleone pe verteti?

me kto lloj "Pak Biznesi" i mbushen dhe rrethinat e Mynihut,30-40% bosh jan sot e ksaj dite. Kto lloj projektesh skan me asnje vler po kta bthq kan gjet ca injorant shqiptar bejn. Vari K... , shkurt muhabetit. Ne fillim mu be qejfi, kujtova se ishte nai qender Logistike si tip "rrethrrotullimi" per mallrat nga Azia ne europe......

me 100 Miljon do kishin bo mir ta "Clirojshin" Aerodromin  e te futen Linjat "Low Kost" sa me shpejt., po kta idiota e fusin popullin 100 Miljon Borxh per kto lesh biznesesh, vin vetem me ngrof rrockat n dill ene falimentojn ose ikin pa pagu qeran. s bom i gjo t hajrit.smiley 

ky projekt ka nisur qe ne 2012, i kane vene tabelat e gardhes prane rinasit me kohe.. megjithese nuk ka rendesi, eshte mire te behet, por cfare biznesesh mund te ngulen ne shqiperi? ndersa sa per projekti me i madh: sikur po presim naften, te bekuaren, nga konsorciumi gjermano-norvegjez-etj.. 

NOTA BENE!! Projekti filloi ne 2012!! 

keshu qe Ju rilindasit kripto-komuniste-trafikante-kokaine me ne krye niperat e dulles dhe dylbereve ylberiste, rektifikoni pellitjet!

jepini cezarit ate qe eshte e cezarit!!

hapni me vende pune gjithandej , pse vetem ne Tirane. Populli eshte pa buke pa pune pa drita pa uje pa ngrohje pa piken e prespektives ne zonat e tjera

T'kishin ba nje qymeztore ma mire, se a shtrenjtu veza qe kur falimentoi ajo pularia e Bamirit te TDK-se.

Thjesht pastrim lekesh te pista .

Kete zone sikur e mulo Komuna Preze, me kryetar ate pedofilin e PiDhit nga Amerika, Ahmet Halili.

No more comments. 

Erion Veliaj eshte bere si koqe kanari qe shkon per-uron per here te 18 nje projekt i cili qe nga konceptimi deri ne zbatim ka ndodhur gjate administrates se kaluar...me pak fjale fajin per te gjithe kete projekt e ka Saliu...nuk ka frike se ja kput veshin Edi??? ....apo eshte ne kuadrin e rilindjes ku vete sbejme gje, por mburremi me fajet e para-ardhesit!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).