Ka qytete që nuk rinovohen kurrë, që mbeten të ngrira, ku ekziston kot Drejtoria e Urbanistikës, pasi nuk jepen më leje, siç është Firence, që ka ngrirë në kohë para 400-500 vjetësh dhe nuk ndodh më asgjë. Siç janë nga ana tjetër qytetet amerikane që riciklohen vazhdimisht. Tirana është diçka e ndërmjetme, është një qytet me moshë, por që vazhdimisht rinovohet dhe ndryshon. Tirana është qytet i ri në fakt si qytet, pavarësisht se kronikanët e nxjerrin një qytet të vjetër, që në kohën e Romës. Në kuptimin e mirëfilltë, si qytet është i ri, pavarësisht se përmendet dhe në Mesjetë - e përmend edhe Marin Barleti te “Historia e Skënderbeut” 2-3 herë, por e përmend si vend, jo si qytet. Krijimi si qytet, që është fiksuar në histori, është nga Sulejman Pashë Bargjini, në vitin 1614. Ai caktoi një pikë ku bashkohen 2-3 rrugë, ku sot është monumenti i Partizanit të Panjohur. Ajo ishte një pikë ku bëhej tregti. Në vitin 1689, për herë të parë, del një hartë perëndimore për të, ndërsa në vitin 1849, del piktura e parë e Tiranës, nga Eduard Liri, që kaloi nga Elbasani për në Durrës dhe pikturoi Xhaminë e vjetër.

Harta e parë e qytetit është e 1916-ës, gjatë kohës së pushtimit austriak. Pra konstatojmë se është i ri si qytet, por të gjithë udhëtarët, që nga shekulli XVI, e përshkruajnë bukur, si një qytet të këndshëm me hije, me selvi, me pemë, me xhami, me çezma nëpër rrugë që gurgullojnë me ujë. Para se të krijohej shteti shqiptar, i vetmi që i jep një prekje Tiranës, që bën tentativat e para që ta kthejë nga Perëndimi është Esat Pasha. Ai bën një udhëtim në Perëndim dhe impresionohet nga ajo që shikon dhe vjen këtu dhe fillon të ndërtojë rrugët. Vitit 1912 sjell shumë pak gjëra në Tiranë. Princ Vidi ka bërë vetëm një vizitë në Tiranë, në vitin 1914,  e cila shërbeu për të mbushur gropat e rrugës Durrësi-Tiranë. Ndryshimet e para të vërteta në Tiranë filluan me pushtimin austriak në vitin 1916. Ata fillojnë të konceptojnë Sheshin Skënderbej, pastaj ndërtojnë godinën që është sot Teatri i Kukullave, të cilën e nisin për ta bërë kabare, teatër për oficerët e tyre, duke krijuar kështu dhe hapjen e parë të qytetit. Paslufta vjen përsëri e turbullt në Tiranë dhe shpërthimi i parë rinovues është shndërrimi i tij në kryeqytet me vendosjen e Qeverisë së Kongresit të Lushnjës, në janar 1920. Një qytet province, që brenda ditës bëhet kryeqytet dhe ndodh një shpërthim kolosal sepse papritur janë qindra e mijëra njerëz që duan shtëpi, administrata, ambasada që duan godina, hotele, etj.

Kjo solli një shpërthim të jashtëzakonshëm në ndërtime të shpejta. Qeveria u vendos te Hyqymeti i Vjetër, ndërsa ministritë u shpërndanë nëpër shtëpia qytetarësh, ku të mundnin. Shpërthimi i dytë i madh vjen në vitin 1925, kur u shpallet Republika nga Zogu dhe kur ky qytet vendoset të jetë kryeqytet i përhershëm në Kushtetutë. Në këtë moment nisin planet rregulluese. Nevoja e qytetit ishte e tillë, që sapo mbarohej një plan rregullues, dilte nevoja për t’u ribërë, dhe në 10 vjet, ‘25-’35, planet ndryshuan disa herë. Kur u konceptua dhe filloi të çahej Bulevardi, gazetat e kohës shkruanin: “kemi parë qytet pa bulevard, por jo bulevard pa qytet”, sepse Tirana mbaronte tek Lana e sotme, matanë kishte vetëm ferra. Ky shpërthim rinovues mbaroi në vitin 1939, dhe ministritë janë ndërtuar me tenderë. Kur bëhen punët me tenderë, siç ndodh dhe sot, cilësia, për fat të keq, dallon. Ministria e Energjetikës (atëherë Kryeministria) u ndërtua me tulla të forta dhe këto elementë zhduken hap pas hapi saqë godina ku qëndron Bashkia është ndërtuar me copëra tullash, me llaç shumë të dobët, nuk ka porta druri, por porta kompesate të lyera me bojë. Pas këtij shpërthimi të kohës së Zogut, erdhi një shpërthim i katërt i qytetit, që është i periudhës së pushtimit Italian. Ata vijnë me një vizion shumë më të madh, një vizion që e tejkalonte Shqipërinë, sepse ata e konceptonin Ballkanin si Ballkanin e “Romës së Re” dhe do ky Ballkan do të kishte një kryeqytet dhe fati i ra Tiranës. Kjo bëri që ata të konceptonin një qytet shumë herë më të madh se ai që gjetën, me rrugë të gjera, me godina që tejkalonin nevojat e 20-30-vjeçarëve të ardhshëm. Godinat te sheshi Nënë Tereza ishin të panevojshme në atë kohë. Po të lexosh gazetat e asaj kohe ndihet stresi i tiranasve të vjetër dhe i tiranasve të rinj që thoshin: “po na prishin qytetin, po na prishin kujtimet”. Megjithatë italianët bënë mirë, sepse akoma shteti shqiptar qëndron në po ato ndërtime që kanë bërë italianët, duke filluar që nga korpusi i ministrive, vazhdimi në Bulevard me Kryeministrinë, zyrat e Parlamentit, Presidencën etj.

Pushtimi gjerman ishte një periudhë pa ngjyrë dhe vjen shpërthimi i katërt: periudha komuniste. Shumica e njerëzve me shkollë të periudhës së parë komuniste vinin, ose nga Italia ose nga Gjermania dhe Tirana deri në vitet ’60 ishte akoma italiane. Pas viteve ’60 nis të vihet kalku sovjetik sepse vijnë arkitektë të krijuar nga Bashkimi Sovjetik. Periudha e fundit e komunizmit  nga vitet ’70-’80 nuk ka më ndërtime të bukura, ka godina të mëdha, por pa sqimë, pa asnjë lidhje, as me Lindjen, as me Perëndimin. Pas viteve ’90 fillon ajo që unë e quaj dhe shpërthimi i 5-të i këtij qyteti, është më i ashpëri dhe me rezultatet më negative. Tirana në vitin ’91 kthehet në një qytet pa qeverisje, ku një masë e madhe njerëzish, që jetonin në fshat, i drejtohen qytetit. Qyteti hapet në të gjitha fushat e tij, por ndërkohë dhe brenda tij fillon të ndërtohet në mënyrë të egër dhe pa rregulla. Të dyja janë të këqija, pasi fasha që e rrethon qytetin e pengon atë të hapet me plan e me rregull dhe ndërtimi i egër dhe pa plan brenda tij e shkatërron strukturën e brendshme. Tiranasit e vjetër jetojnë në lagje që nuk kanë lidhje me fëmijërinë e tyre, sepse gjithçka është ndryshuar dhe kanë shumë pak gjëra që i lidhin me qytetin. Shpërthimi i fundit, që ka elementë pozitiviteti nga pikpamja urbane, është viti 2000, kur Tirana ndryshon qeverisje. Ardhja e Ramës në Bashkinë e Tiranës nuk është çështje politike, por ka të bëjë me faktin që vetë qyteti kishte nevojë për ndryshim. Qyteti ishte gri, i lënë pas dore, i ashpërsuar dhe Rama diti ta bëjë shumë mirë këtë rinovimin, veçanërisht në dy mandatet e para. Deri më tani ky është rinovimi i fundit i këtij qytetit. Ky qytet ka humbur shumë gjëra të vetat në kohë, sa herë që janë bërë rinovime, janë ndryshuar pjesë që na rrethojnë. Edhe në këtë moment, që ne jetojmë, sa herë shembet apo ndryshon një pjesë, ndjejmë që po ikën një pjesë e kujtesës së qytetit dhe këto vitet e fundit janë disa leje të dhëna nga kryetari aktual që përveçse e rëndojnë situatën, zhdukin disa vila të vjetra, që kanë të bëjnë po me kujtesën e qytetit. Sa më shumë elementë kujtese të ketë qytetin aq më shumë e duam atë. Nga kjo pikëpamje them se janë shumë të dëmshme ndërhyrjet në ato pak kujtime që i kanë mbetur Tiranës.

Që Tirana do të vazhdojë të rinovohet, kjo është e padiskutueshme, por ajo duhet të rinovohet duke krijuar lidhje me periferitë. Në këtë proces rinovues unë kam një pjesë që e mbuloj aktualisht, që janë legalizimet, por është një proces i dyfishtë, jo thjesht të legalizojmë atë që u bë, por duhet ta integrojmë këtë pjesë me qytetin. Është e vetmja mënyrë që kjo fashë e madhe ndërtimesh që rrethojnë qytetin, jo vetëm Tiranën, ka vetëm një mënyrë që ta bëjmë pjesë të qytetit: t’i integrojmë me qytetet, t’i hapim sa më shumë rrugë që i lidhin me qytetet. Të ndërtojmë sheshe, shkolla, lulishte në këto zona. Nëse duam që Bathorja të bëhet qytet, atëherë duhet të bëjmë vepra social-kulturore. Të ndërtojmë shkolla në Paskuqan dhe në Bathore që t’i zhvillojmë, që t’i lidhim me qytetin.  Sa më shumë t’i margjinalizojmë, ata do të mbeten “fshatarë” në kuptimin psikologjik të fjalës dhe sa më shumë t’i lëmë pa zhvilluar, aq më shumë do të jenë pjesë e lojërave politike. Por ne duhet t’i bëjmë pjesë urbane të qytetit tonë, ndërkohë që ky qytet do të jetë në rinovim të përhershëm.

19 Komente

Aha Tano. Berberi mund te ti qethe floket ca modeli qe te dush ti, po vetem floket e preme nuk ti ve dot me ne koke. Llaftaria e Tiranes eshte qe vazhdon te jete akoma qytet me nje qender, nesoj si atehere kur kishte cerekun e banoreve qe ka sot. I vetmi shpetim i Tiranes do kishte qene qe zona brenda unazes dhe Tirana e Re deri tek Kopshti zoologjik dhe Kurora e Liqenit te ishin shpallur zone e mbrojtur nga ana arkitektonike ku tendenca mos te ishte ndertimi i pallateve te reja, por i lulishteve te reja dhe ndertimet e reja te lejoheshin jashte unazes, ose neper lagje te qelbura ndertimesh socialiste pallatesh pesekateshe me tulla silikate etj.

Po sic e thashe edhe me siper, lesht e qethur nuk kthehen me ne koke. 

E more vesh qe Komuna e Parisit ishte shpall si vendi me i mire per te jetu? jeshil, ajer i paster, siguri, nivel i larte jetese dhe mbi te gjitha, mama seksi. E kishin gjithe lajmet dje dhe sot

Interesante qe ne praktik kjo eshte metoda e zhvillimit te shume qyteteve ne Amerike. Nga vitet 1970-2010, ne shume lagje qendrore dhe te mira eshte ulur popullsia, jo per shkak te problemeve urbane, por sepse qytetaret e pasur kane patur mundesine te "downzone" lagjen e tyre. Kjo vetekuptohet con cmimet ne stratosfere (kudo ne qytet, por sidomos brenda zones se mire). Nejse, per mendimin tim menyra me eficente per te zhvilluar qytetin eshte nga poshte larte. Pa plane dhe rregulla te forta kundra ndertimeve ne lagje te caktuara dhe gjera te ngjashme, por thjesht  duke krijuar disa rregulla e norma te thjeshta, dhe duke lejuar njerezit ta gjejne vete menyren me te mire per te ndertuar qytetin per sa kohe qe respektojne normat. Per shembull, nje rregull i cili thote nuk duhet te ndertosh mbi nje lartesi te caktuar eshte i gabuar per mendimin tim, por nje rregull i cili thote rruga per te ndertesa duhet te jete aq e gjere sa te kalojne zjarfikese eshte ok. 

Lene mo Tano, se ta solla ne zyre  ate qe mund te mesoje gjithcka dhe nuk e vure ujet ne zjarr...." Nuk kam nge te lexoj gjith ci ka ardh atij shokut tat..." - me the 

Dhe tani shkrun mbi sa ke lexu atje.E Pjero, e shef c'behet me "Te drejtat e autorit " ?

Bravo Lame.

Shkru here pas here gjona të mira . Po kësaj Rradhe tregon që e Njihke dhe e Dashke Tiranën . Po qe se të vlen me nigju , gjëja e parë po fitove është

Ngrije Tiranën . Absolutisht Ngrije deri në një Kohë të mjaftueshme për të qenë i Qartë e Hedhur në popull se çfarë do bësh . Gjëja më e shëmtuar , në se edhe Formalisht do Huazosh nga fjalori këtij papagallit aktual Bashës . Le të lehin !

Ndaje atë sipas shumë modeleve , por me ndërhyrjet pas , '90 më i përshtatshmi formalisht është Modeli NYC , me "qytete " Dikë prej tyre riemërtoje me Lulen e dashurisë Mimoza smiley

Përveç përkrahjes Politike projekti Juaj duhet të fitojë dhe atë Qytetare . Nuk duhet të lëndoni Tiranën ca më tepër e  së pari Qytetarët e saj  . Përvoja e mësymjes barbarëve  me Saliun në krye e kthyen në shurtore Gjigande dhe fjalimet që mbanin si të mallur për " Qerpiçin " e saj , është nga më të dhimshmet .

Shpalle atë projekt dhe Fitoje atë . Kjo që keni shkruar është plotësisht e Përkarahur !

 

nuk di sa vlen historiku qe ze 4/5 e gjithe shkrimit per te dale aty ku do te dale Lamja.
Leter dhe boje e humbur mendoj kur fare mire mund te ish fokusu me shume ne problemet e qytetit, qe i ka permend me 4-5 rreshta ne fund

Është karakteristikë për të kuptuar përse Tirana mund të Lakohet nga shumë gjuhë . Po të shikosh Forumin e rekomanduar tregon që përveç shijes së Baltës që simpathis ndonjëri për kësi bLoqesh , komnetohet nga një InteliDjencë kalamajsh gjimnazi humoristë me stomak të prishur .Të një niveli shume të Lartë janë  edhe komente të tjera që mbështeten mbi "probleme " smiley

Lamja mejtoj se i ka parasysh sidomos vërejtjet për ta kthy Parisin në Komunë smiley

Ça esh ky? Shkrim qi nuk ja kan pranu ke Wikipidja e?

smiley

Erdhi dhe Petër Tër tër tër tër tër tëri pa asnjë kandiafaturë nga partia e tij në Milano smiley Vizioni i tij duket shumë i qartë në se do të fitojnë të tjerët ose kushdo që fiton .Puna mbetet vetëm tek Duart e Xhepat . E mos vdeksh o PPU o Sofër e InteliDjencës handikapatëve të të gjithë shkallëve

Zogu krijoi Tiranen, keto po e pjerdhin..smiley

Shife dhe njëherë Petër tër tër tër tër tër . Mos në vend të Zogut ke dash të thush Zoti smiley .

Pastaj babasqapi e ktheu Tiranën në Hale si gjith Shqipërinë .E çfarë e gjen Halenë nga Pordhët ?

Paska ardhë dhe Grupi Çiftelia smiley

Shkolla, rruge e spitale ne Bathore e Paskuqan? 

Po kush do mbese per te votu PD-ne mer? smiley Bijte e eterve po shpalosin skenarin "Elektrifikimi" II.

Si tha Burdallà Pasha:" ja..zini nanje bythe gorrice te çplodhim çapoqet se na u qi nona hu me hu maleve".

u be qytet. Do ti u be dhe kryeqytet!!

ne testimin per hamall insrtuktori pyet aspirantin:

Si do ta ngresh kete tavoline 200 kg?

-do heq nje vije diagonale

Po i tha instruktori i inkurajuar edhe  ?

-do heq edhe nje vije tjeter aty ku intersektohen do shenoje nje pike.

Bravo i thote instruktori i kenaqur pastaj ?

_pastaj do te beje nje mut te madh .

pse flet keshtu?

ku ngrihen 200 kg.smiley

 

s

Mbas suksesit me menaxhimin urban te bregut golem - mali i robit besoj qe i duhet dhene nje shanc per menaxhimin e Tiranes, sipas motos aq te dashur ketu ne ppu:

Korcen deshe, Korcen te dhane

Te dhjeç dhe Korcen si dhjeve Berane

e vetmja zgjidhje eshte buldozeri apo tritoli e rindertoje nga e para.good luck with that..

miliarda dollare pasuri kombetare e hedhur ne ndertime pa leje e pa pllan se shteti per 25 vjet ishte ne tebdil hava.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).