Nuk kisha ujë. Ishte vapë. Kisha vetëm një shishe të vogël qelqi, ujin e kisha mbaruar.
Isha ulur anës rrugës, kisha lënë shishen në tokë e po prisja të kalonte ndokush, që t´i kërkoja t´më jepte një pikë ujë.
Matanë rrugës, nja katër - pesëqind metra më tutje, po rrinte një njeri tjetër. Kishte një bidon të madh afër vetes, me ujë mesa dukej. Pas ca kohësh m´u duk sikur e vuri re praninë time dhe lëvizi. Po afrohej drejt meje dhe me vete kishte bidonin. Kur u afrua e më foli, vura re që bidoni ishte plot.
Më pyeti në më duhej gjë dhe unë i kërkova ujë. I hoqi tapën bidonit të tij, edhe shishes time dhe e mbështeti grykën e bidonit mbi atë të shishes, për ta mbushur. Pastaj e ngriti bidonin, që të rridhte uji, mirëpo shishja e vogël prej qelqi nuk e duroi dot peshën e bidonit dhe u thye. Gjithë ai ujë u derdh në tokë!
Njeriu, taposi bidonin e tij dhe iku. Unë mbeta aty dhe po aq i etur sa më parë.

4 Komente

Nje kuriozitet i pashoq per ju...inteligjenca dhe miresia ne ato qe keni publikuar me ngjall kujtimin e dikujt,dikush qe do perdorte te njejtat fjal e do kerkoje gjithmone permes rrjeshtave. Nuk e di pse kaq kureshtje per keto shkrime qe rastesisht mu dha mundesia per ti lexuar,nje kureshtje aq e madhe
sa me solli deri ne kete koment...

Faleminderit qe keni durimin te me lexoni.

nuk jam i sigurt se ke mund t'iu kujtoj, por po te doni me shkruani ne privat emrin tuaj, ndoshta dhe jemi njohur diku smiley

ndoshta akoma njihemi diku smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).