“Cfarë duhet të thotë njeriu i shkretë përpara fakteve të tillë?” Së pari, Umberto Eco nxiton të sqarojë se nuk e ka lexuar ende “Nënshtrimin”, romanin e ri të Michel Houellebecq, e si pasojë nuk mund të flasë: “Bota është e mbushur me njerëz që flasin për libra të cilët nuk i kanë lexuar, bashkë me ata që thonë se e njohin Kur’anin, ndërkohë që nuk e kanë lexuar asnjëherë”. Por, në lidhje me kushtet prej ku buroi atentati i Parisit ka ç’të thotë që çke me të. “E sigurtë është se kanë ndryshuar modalitetet e luftës”, thotë Eco. “Po zhvillohet një luftë dhe ne jemi brenda saj deri në fyt, ashtu sikurse kur unë isha i vogël dhe i jetoja ditët e mia nën bombardimet që mund të vinin nga një moment në tjetrin, pa e ditur. Me këtë lloj terrorizmi, situata është ekzaktësisht si ajo që kemi përjetuar gjatë luftës”. Romani i ri i Ecos, Numër Zero, që pritet të dalë sot, hyn në kategorinë e fantapolitikës edhe pse përqëndrohet në të kaluarën e afërt (sezoni i Duarve të Pastra) dhe jo në një të ardhme të afër, si romani i Houllebecq. Dhe nuk janë gazetarët kurajozë të revistës satirike Charlie Hebdo, por të tjerë lloje gazetarësh, shumë më pak të nderuar.

Edhe buja që ka shkaktuar një libër, si “Nënshtrimi”, sigurisht që nuk është e paprecedentë: “Në historinë e njerëzimit e kemi parë shumë herë. Edhe dënimi me vdekje i Salman Rushdie, për librin e tij Vargjet Satanikë lidhej me një roman… Dhe nuk ishte risi as atëherë. Njerëzit janë masakruar gjithmonë për një libër: Bibla kundër Kur’anit, Ungjilli kundër Biblës etj. Luftërat e mëdha kanë shpërthyer prej feve monoteiste për një libër. Keni parë ndonjëherë animistë që janë përpjekur të pushtojnë botën me armë? Janë fetë e librit që provokojnë luftëra për të imponuar idenë që përmbajnë tekstet e tyre. Luftërat pagane ishin të gjitha lokale. Ndoshta pak edhe ato romake… Por kartagjenasit luftuan për arsye tregtare, dhe jo për të imponuar kultin e Astartit”.

Umberto Eco ka shkruajtur romane dhe libra, që nga “Emri i Trëndafilit” deri tek më i fundit “Histori e tokave dhe vendeve legjendarë”, që ka në qendër fantazitë perverse (dhe të dhunshme) të shkaktuara nga disa vepra, letrare apo jo, që ndoshta në krye të herës nuk aspironin të paraqiteshin si të vërteta absolute: “Ka dy mijë vjet – thotë – që marrim seriozisht “Eneidën”: Augusti na ka vendosur mbi themele pretendimesh të rëndësishëm. Ka me qindra tekste që janë shndërruar në fantazma të rrezikshme, mbi të gjitha për shkak të atyre që nuk i kanë lexuar”.

A e ndan Eco analogjinë e përshkruar nga Emmanuel Carrere, autor i romanit “Mbretëria” (ngjarjet zhvillohen në dekadat e fillimit të Kristianizmit), një analogji mes kohës që kalojmë dhe epokës që çoi nga qytetërimi greko-romak, tek ai judeo-kristian? “Më duket e pranueshme, ndodh ajo që fatkeqësisht ka ndodhur gjithmonë, vetëm se tani jemi edhe ne brenda… Tridhjetë vjet më parë kam shkruajtur një artikull, ku thoja se ndodheshim përballë jo më një emigrimi si ai i italianëve në Amerikë apo në Zvicër, por një migrimi, dhe migrimet janë globalë, janë shumë të përhapur në hapësirë dhe zgjasin shumë. Që atëherë shkruaja se deri kur të mbërrinim në një ekuilibër të ri, do të derdhej shumë gjak. Qytetërimi perëndimor, e ka apo jo forcën për të qëndruar, por gjendet përballë një procesi kolosal migrimi, ashtu si i ndodhi Romës shumë shekuj më parë”.

Paradoksi për të cilin flet Houellebecq është që bota myslimane nga pikëvështrimi social është më pranë të djathtës ekstreme, e cila dëshiron ta shtyjë me të gjithë forcat. “Nuk më duket e drejtë që të flitet me përgjithësi duke thënë “myslimanë”, ashtu si nuk do të ishte korrekte të gjykonim Krishtërimin mbi bazën e metodave të përdorura nga Cesare Borgia. Por sigurisht që mund të thuhet për ISIS-in, që është një formë e re nazizmi, me metodat e veta të shfarosjes dhe vullnetin apokaliptik për të marrë kontrollin e botës”.

Perspektiva që qytetërimi perëndimor në krizë, të bëhet aleat me vende arabë, a është thjeshtë një fantapolitikë romanesh? “Shkrirja në një e qytetërimeve është një gjë që mund të ndodhë falë migrimeve. Kur në Itali të ketë 50 milionë jashtëkomunitarë dhe 10 milionë italianë, do të ndodhë ndoshta ajo që ka ndodhur dy mijë vjet më parë. Në fund të fundit ka ndodhur më parë në Azi dhe gjetkë: mongolët në Kinë etj”.
Nuk mund të mohohet që është një version i cili shkakton frikë, kur e mendon sot: “Eshtë e qartë se të gjithë ndryshimet e mëdha na terrorizojnë. Shikoni, mua pak vite jetë më mbeten, por kam nipër, dhe uroj që të mësojnë të jetojnë me këto perspektiva. Pastaj, a nuk do të ishte po aq terrorizuese të imagjinonim një outlet në vend të Duomos, për shembull?”.

Ky është një vizion që edhe mund të materializohet: “Sigurisht, dhe ka nga ata që me siguri do të kënaqeshin.”

 

Përktheu bota.al

Artikulli origjinal Corriere.it - Umberto Eco: "Siamo in guerra, fino al collo. L’Isis è il nuovo nazismo"

47 Komente

po, ISIS eshte fashizem!

e çuditshme, keta mbajne edhe uniforma te zeza.. madje edhe flamur i tyre eshte i zi. tamam personifikimi i  te keqes!

E pse nuk eshte komunizem? Apo pse nuk vishen me te kuqe? Ti je dhe antikomunist, nuk je komunist si puna Ecos.

Ndoshta moden e te zezes e kane marre prej perendimit, per here te pare ne histori ka ndodh qe burrat te vishen me kostum te zi ne Koncertin e Shtrausit ne Vjene Finis Austriae, dmth kur fillon epoka moderne mer jau.

Ha ha ha, Mesjeta ka qene gjithe ngjyra.

Mire qe hahet per burrat, por mbas viteve 90-te ndodhi e njejta gje per grate, per disa vite me rradhe gjithe dyqani kishte ngjyre te zeze ose gri miu. Moda e te zezes per grate akoma vazhdon ne menyre me te reduktuar.

Moj zezone, moj zezone!

 

po edhe komunizem eshte, pasi diktatura komuniste, gjithashtu,  fashizem ishte!  

por tamam, ngjyra e zeze ben dallimin, se na kujton   te famshmet kemishat e zeza  ne kohen e Italise fashiste...

por ne fakt, qe ne koherat me te lashta, e keqa  qe  ''rastesisht''  ka pas ardhur diku andej nga Lindja;  nga gojedhena, shkrimtare e regjizore na eshte paraqitur me ngjyre e uniforma  te zeza... p.sh kujtojme  Perset qe zbriten ne Evrope e sulmuan   greket e vjeter, Demokracine..smiley

Mir qeke me histori o Belul, po leri filmat me perse te zij dhe gazetat me ISIS te zinj, se ne realitetin e perditshem po na sulmon sinjora Bertini vesh me te zeza sikur me qene Ajkuna perse.

Vesh me te zeza dhe ne mes te dhjetorit me lekure te zeze me rrezatim artificial ne qendra bukurije. 

 

Tiku, se desh harrova... po ate te keqin,Balozin e zi.smiley, qe erdh prej detit, e mban mend mo? po ata te frikshmit, "kapuçonet e zinj"...?smiley

Pse mer belulo, seriozisht e kishe këtë çështjen e uniformave? Po filmin arancia meccanica, me uniforma të bardha  cricket-i, c'mut t'a quajmë

?

 

po mer, seriozisht e kisha!
ne pergjithsi e keqa personifikohet me te zezen. madje po ta folklorizojme akoma. me shume, faktet vetem shtohen ne disfavor te njgyrez se zeze... p.sh, kur ne familje vjen e keqa, vdes dikush, populli jone thote: jam ne/ do mbaj "zi". grate vishen me rroba te "zeza", etj si keto..
edhe arsyetimi i PF per uniformat e zeza me poshte qendron! une po shtoj edhe luftetaret ninxha.
tashi nuk them se e ka fajin ngjyra e zeza, se une vet kam bluza, pantallona e xhupa te zeza.smiley, por ja qe keshtu eshte.. por ja qe keshtu eshte, ngjyra e zeza, ne shume kultura te botes, lidhet me te keqen.

p.s.. jo, nuk e kam pare kete filmin me ponchot.

Aresyetimet e pifos jane si rolet e demir hyskjes, mer belulo, tip drejtori uzines, babai i artanit, i tipit shoku mali mer belul!

hahaha, babaxhani Demir Hyskja... aka Baki Branica, drejtor i ndermarrjes Butrinti.smiley..smiley. "ja nje vetmburrje origjinale". (e gjen dot kontrabatuten qe paraprin?).smiley

Aha.., na harroi Llanoja

Apo "le te merzitet, dikur ishim ne qe merziteshim"

Shiko Belul se jan pak me te sterholla punet ne epoken globale. Nuk gjykohet ne menyre globale me tru lokal.

Konkretisht, nese ne perendim ngjyra e zeze eshte ngjyra e mortit, ne Kine eshte e kunderta, eshte e bardha ngjyra e mortit, xhenazeja eshte tere  me te bardha, edhe "zija" mbahet me te bardha. Dhe kjo jo pa domethenie, sepse qasjet teologjike (raporti me boten tjeter), reflektuar edhe ne doke popullore, jane te kunderta, me sakte komplementare.

Akoma me konkretisht ne rastin e te nderuarit Eco dhe psikopatit kriminel me damke Helloballuke qe diskutojne per Islamin nga pikpamja e mamase se vet qe i ka pas gatu petlla katolike alla marinara. Biles as petllat e mamase nuk dine mire, merre me mend deri edhe marksisti i nderuar Oidriz i gjeti Eco mediovalistit te shquar mbare boterisht nje gabim qe nuk ka si te kete lufte midis Ungjillit dhe Bibles.

Sa per dituri natyre: nje mediovalist detyrimisht duhet te njohe Islamin po aq sa Krishterimin, sepse ate bote kane dhene e marre si me qene fizarmonike.

Por Eco eshte vetem nje karikaturist, vetem karikatura ka bere.

Edhe nje dituri natyre tjeter, deri sa student Eco ishte sekretar i pergjithshem i rinise se Aksionit Katolik, i konsideruar nga e majta (edhe nga Eco sot) organizate fashiste qe nuk vishet me te zeza, por me te bardha, organizate kineze me nje fjale. Pastaj per shkaqe hormonale humbi besimin, dhe qe ku dul karikaturisti.

Dyshoj se Eco, aq me teper psikopati Helloballuke ka lexuar Kuranin. Ndonje liber per Kuranin, po.

 

"... se karikatura zotrie ...":

Tout écrivain complet aboutit à un humoriste.

                                                                      Mallarmé

 

o Tiku, po ti perplasim gjithmone njeri tjetrit  ne fytyre teorine e relativitetit, (kendveshtrimi  i gjerave ne kohe dhe hapesire), mbaron direkt cdo lloj diskutimi! 

me fjale te tjera: une jam ketu ku jam dhe ora ne kete moment shenon 17:18 e mbremjes.. megjithse e di shume mire qe diku gjetiu, bie llafi  New York, ora ne kete moment eshte  11:18 paradite, prape une do ta mas diten me oren time lokale, i nderuar..smiley.  perndryshe nese e mas  me oren globale i bie te punoj kunder kohes..smiley   

pra, si fillim jam lokal..''i juaji jam.. i shtetit jam''.smiley,  shqiptar jam, evropian jam  dhe detyrimisht qe do te gjykoj me tru tille...  dhe me pas, kur nuk gjej dot rrugzgjidhje duke gjykar si lokal, do behem  global, universal, kinez.smiley,  etj etj..

Korbi

Ishte dimr’ i ftoht’ i ngrirë,
Dhe n’ oxhakun shkrump të nxirë
Urët shuheshin në hi.
Desha të gëdhihej dita,
Se më kot nga librat prita
Të më ngushëllonte drita
.................................

Dhe e hapa derën sheshit,
Errësir’ e asgjë më.

Syrin thellë n’ errësirë
Shumë ndenja në drithtirë,
Endërra duke shikuar
Që njeri s’ ka ëndërruar;
Mirpo nat’ e errët heshtte
Edhe tjatër gjë s’ më theshte
.......................................

Brenda hyn një Korb i mvrojtur
.........................................

Më zu gazi, më shkoi tmerri
M’ atë Korb të zi si Ferri,
Që po mbahej aq’ i rëndë
Aq’ i lartë dhe i thom:
"Ndonëse je perce-prerë,
S’ka dyshim, je trim i ndjerë,
Korb i mvrojtur, i vrerosur,

....................

Q’ e mësoj nga i-zot’ i mjerë,
Derë-mbyllur, derë-sterrë,
Që e ndoqi, e dogji zia,
Dhe e shojti lebetia.
Gjer sa vaj’ i shpresës tij
S’ qe vec dëshpërim i zi
Dhe kurrë, kurrë më."

....................................

Dhe me mendjen po kërkonja
Që të gjenja, të zbulonja
C' desh të theshte Korb’ i zi,
Korb’ i mvrojtur, i vrerosur
Arratisur zall më zall
Me dy fjalët "Kurrë më."

.........................................

"Profet, thashë, nëmë-rëndë,
Po profet, qofsh djall a shpëndë!
Qoftë, se të coj shtërgata
A Shejtan’ i Ferrit zi,
............................

Thuaj-m’i zemrës që mban zi
A do shoh n’ Eden të shenjtë
....................................

Pendë mos më shkunt të zezë
Të më rrej’ e të më ndezë,
...........................................

Edhe Korb’ i zi i humbur
Qëndron edhe i patundur
Mi të zbetin bust Pallade
Mun mi derë t’ odës sime.
Edhe syte i shkëndritin
Si prej djajsh që ëndërritin
Edhe llamba që ndrit sipër
Ia heth hien përmi dhe;
Shpirti im nga ajo hie
Që valon atje mi dhe
Do mos ngrihet – kurrë më.

Comme la neige serait monotone si Dieu n'avait créé les corbeaux!

                                                                              Jules Renard, Journal.

 

Nuk eshte fare e cuditshme Belul. E zeza eshte ngjyra e vdekjes dhe ka qene dhe do jete simbol i Brigadave te Vdekjes kudo. Gjithashtu ngaqe vdekja konsiderohet si kundershtari final mbi te cilin askush nuk mund te fitoje me, uniformat e zeza jane te forcave super speciale ne vende te ndryshme te botes. Zakonisht te atyre qe fillimisht gjuajne me bresheri dhe pastaj thone "Ndal! Kush kalon?"

Jo mer jau se Afridhiqi ka thene se Krishti ka fituar mbi vdekjen.

 

Kete sikur e kane mbajte per njeri me mend ? ISIS Fashizem ???  ..sepse pak me poshte sikur shkruan Po ky

Njerëzit janë masakruar gjithmonë për një libër: Bibla kundër Kur’anit, Ungjilli kundër Biblës etj.

Apo ate qe te bejne Interpetuesit e Vezhguesit e Interpetuesve  thuaj , nuk ta ben as ISIS smiley

Pastaj, nuk do të ishte aq terrorizuese të imagjinonim një outlet në vend të Duomos, për shembull”.

Te gjitha i di dhe imagjinon Jehona "... se Libri zotrie ...", te vetmen gje qe nuk imagjinon eshte se ka nja 180 vjet qe eshte ndertu  ngjitur  me Duomon outleti qe eshte bere qendra e Milanos mush tumllas me dyqone firmato, e qe mbledh gjithe milanezet.

Pak a shume ky eshte Guri i Milanos, ku sinjora Bertini mbasi blen nje pale tanga firmato Prada ngre syte lart ne qiell per te falenderuar perendite animiste te Kartagjenes:

http://www.juzaphoto.com/shared_files/up...

Ka edhe formen e kryqit, pa le te tjerat:

https://farm4.staticflickr.com/3278/2660...

smiley

 

Me vjen mire qe njerez si Eco, Hollebeku apo Selman Ruzhdie po dalin hapur kundra ketij kanceri terrorist. S'po permend Bill Maherin ketu. Shpresoj qe ndryshimet sasiore te cojne me ne fund ne ndryshime cilesore, sic ka pa thene i madhi Marks.

Shife edhe me Charlie Rose.

ka ardh koha te flitet hapur per shume gjera! jo vetem per keto. balancat e vendosura pas luftes se 2 boterore jane prishur. kjo duhet te reflektoje edhe ne kontributet intelektuale.

ka ardh koha kur intelektualet duht te marrin vendin dhe rolin qe u takon ne kete bote te shkerdhyer prej barazive te imponuara dhe aneve te panjohura me ndikim te keq per progressin shoqeror te demokracise.

intelektualet po bejne shume pak. dhe nuk e di c'duhet bere qe ata te bejne me shume: a duhen paguar shume me shume? shume me pak? se per forma edukimi ata nuk kane nevoje.

Intelektualet para se te marrin rrogen dhe te diskutojne per legjitimitetin e perdorimit te forces nga shteti duhet te lexojne "Teorine e Partizanit" te juristit me te madh te shekullit te kaluar (juristi i Dolfit, por qe e ka me teper qef e majtasmiley):

http://fa.hole.ru/schmittpartisan.pdf

Pastaj duhet te bejne ca gjera te tjera, qe te mund te lexojne edhe "Teorine e Terroristit" te heretikut (komentuesit me te modh te Peshkut), dmth volumin e dyte qe Shmiti nuk ja majti ta shkruante se ashtu ishte nje pune.

 

Shume e drejte Em. Nese e pranojme haptazi konceptin e fashizmit islamik si ideologji dhe praktike,  keto duhet te dalin e te ngrihen me te njejten force dhe guxim qe e majta europiane u ngrit kunder fashizmit ne fillim te shekullit te kaluar. 

Ja Selman Ruzhdia qe i ka vujt vet keto gjona

Religion, a mediaeval form of unreason, when combined with modern weaponry becomes a real threat to our freedoms. This religious totalitarianism has caused a deadly mutation in the heart of Islam and we see the tragic consequences in Paris today. I stand with Charlie Hebdo, as we all must, to defend the art of satire, which has always been a force for liberty and against tyranny, dishonesty and stupidity. ‘Respect for religion’ has become a code phrase meaning ‘fear of religion.’ Religions, like all other ideas, deserve criticism, satire, and, yes, our fearless disrespect.

Me qarte se kaq moooo!

E majta evropiane e shek. te kaluar u ngrit me force kunder nazizmit ne momentin me kritik: kur Dolfi dhe Musteqja nenshkruan Paktin e Mossulmimit.

Prisni se nuk ka ardhe nje moment i ngjashem akoma, pra ne pritje te momentit kritik intelektualet te vazhdojne te shkruajne libra dhe te bejne biseda televizive.

 

Pf shpesh huazimet nga nje fushe ne tjetren nuk jane shume te rekomandueshme .Kanceri

E vertet qe mund ta percaktosh per rrezikshmeri por jo per Trupin qe e ushqeu dhe Mbart smiley

Shume konstatim i vlere Emigrant por do SUME te gjesh e te shohesh te keqen nga Brenda .Te gjith ose Qylsat e shohin tek "tjetri " Koha eshte ashtu si thoni JU .. Me i dobti me lehte per tu akuzuar e ngarkuar pergjegjesine .Por Ju flisni jo per Nje turme me hanxhar ne goje ( bomba  e media ) qe e ben turmen tjeter  me hanxhar te vertete ne Duar  smiley

Ekuilibrat jan Prishur pas Sulmit ne Front te gjere e te Thelle te permbysjes se Diktaturave ose Menyrave Totalitare te menazhimit te shoqerise. Nuk jane thelluar  per pasojat . Kane " sulmuar " pa njohur e vleresuar Traditat dhe psikologjine e Trasheguar ne shekuj sipas parimit "te dale ku te dale "  Le me shuarjen e Historise para 70 vjeteve . Deri atje sa Hale te te gjith Kategorive vleresojne Nazizmin si Turiste dhe Luftrat per Clirim si Civile ! Me pak llaf thenia "rane Malet u Ngriten Halet " eshte Monument per percaktimin e Kohes.

Per nga Egersia , Cfrytezimi , Agresiviteti , Krimet ne fushen shoqerore  , Pabarazite e Cthurjen  e krijuar  me disa gjoja Vlera qe i ngre ne Apogje si Pederastia  , Prostitucioni , Droga , Semundjet ,  etj qeka  shkaku

  qe pjellin "kancer "  ISIS pavaresisht nga Emrat Fetare apo Politike !

 

Idriso, ket kancerin per here te pare, ai lideri juj e perdori. Dhe mu me pelqeu. Kaq dime ne mer jau. smiley Dhe behet fjale per kancerin terrorist, qe po i bie ne qafe jo myslimaneve po qe ne fund te fundit do marre ne qafe vete myslimanet.

Une kisha me u ngrite mbi Liderat .Se nga ata e kemi peshqesh kete InteliDjence Kanceroze .Ti nuk financo gjo smiley

Eh mor emo qe nuk u thu dy llafe te teoris thjeshte ..fare !  Te asaj varsise shkak- pasoje! Jo se nuk do arrinte ACDC 1 ne marrezine perfekte kur thote" Islami eshte kancer i ...Perendimit! " E kupto  ti se ka gjithsoj kavrresh, qe jane te shkare ma keq se keta, qe dhimbjen, padrejtesine, kerkojn ta zgjidhin po me dhimbje, me vrasje, qe jellin efektin e kundert te synimit te tyre.

 Ore kuptoni nje te gje qe bon muuuu! Kjo bote po qeveriset ne menyren me te padrejte sa i perket burimeve materiale, prodhimit dhe shperndarjes, ku per baraspeshe te padrejtesise perdoret forca, bombardimet, ushtrite dhe jo mencuria per drejtesin ne kufinj me minimale .Bota po qeveriset jo nga intelektuale, por nga burokrate mendjemedhenj,qe e bazojne gjithecka tek forca dhe ruatja e statukuose se pabarazise, me ...dhune..E dhuna... vetem dhunen sjell.Ketu e ka bazen, si nje lloj e vecante lufte eshte edhe ngacmimi dhe poshtrimi i kultures se vendeve me burimet energjetike.Ca m....u duhet gazetareve ne france te bejn karikatura duke sha profetin e atyre qe e besojne ? Ca me shume qe ne rangun e figurave me madheshtore te njerzimit, Muhamedi ze vendin e pare !

Zoti te na ruajne ACDC1 se bo vaki e moren vesh ata xhupazonjte si thote islami eshte kancer, vallahi kane me pjek.Shyqyr qe e kexova vec un qe e kom mik e skam me tregu ! 

Grave ti je paleokomunist me keto gjona qe thu. Edhe koqet e robit qe varen nga i njeti ven, njera eshte me e madhe, tjetra me e vogel. 

Sa per Muhamedin pastaj qe ze vendin e pare mes figurave madheshtore te njerezimit ... smiley Nuk e di. Thjesht kisha njicik me shume respekt per ty.

PF nuk jam marre kurre me pune ...koqesh ,Adresoju gjetke !Sa per komunist ruje pake frymen se te nuk vjen ere e mire sepse mu me njohin shum sa komunist kam qene , por po te kisha qene nuk do ta kisha hic per turp, degjove ! nuk tu drejtova ty dhe nuk kuptoj cila mize te pickovi ? 

Mire Grave, qetesohu. Shembullin e koqeve ta solla kur po thoje qe pasuria qenka ndare ne menyre te padrejte dhe kjo padrejtesi u mbaka me dhune. Me komunist se kaq (bile nga ato te vjetrit fare, te para Trockit) , me ose pa tesere, zor se mund te jesh. 

Po me shume se miza e komunistit me duket se te dogji ajo e Muhametit qe as nuk i hyre fare ta diskutosh. Nejse Grave, e para dhe e fundit se nuk kam ndermend te argumentoj ne te tilla nivele.

Nuk thone kot qe shpirtrat shkojne tek robt e tjere .Mjer ne c'na e gjeti Belulin me te zezen smiley Mos i eshte futur   ndonje shpirt Detari me Flamur Pirat smiley

Mjer Fjamuri Yne thuaj Kuq e Zi none ZI qe te merr e do Gjak .Dhe I.Qemoli ke autoctonus Zi none Zi ishte .Gjak si duket donte !

Ne fhshat  tone nuk i thone Inerci kesaj . Nuk ka faj djali ,shoqja mesuese ... tha karrocieri smiley

Grava ku e ke lexuar ? Per qejf .Nga Faktet Historike del se Otomanizmi ose pjella e Muahametit eshte i Dyti pas Mongoleve ne sip te pushtuara dhe fare po fare i pakonkurusahem ne Kohezgjatjen e Pushtimeve ! Mos nga keto ?

Allahu na rujt !

Marigoja ka qene anarko-sindikalistesmiley:

http://www.crwflags.com/fotw/flags/qt-a_...

Red and black is most commonly used by anarcho-syndicalists, anarcho-communists and libertarian-left unions or labour activists.
 

First used by anarchists during the Spanish Civil War: The red flag of socialism (Confederación Nacional del Trabajo) and the black flag of anarchism (Federación Anarquista Ibérica). The red and black colours are also often used by the syndicalism movement [trade unionism].

 

The red and black flag goes from bottom left to top right, with red on top and black on bottom. The red is the red of the communist flag, and symbolises material equality, or the principle of «from each according to their abilities, to each according to their needs». The black is the black of the anarchist flag, and symbolises social freedom, the freedom of each individual to do as they please so long as their actions don’t cause harm to others. Together red and black symbolise libertarian communism. It goes diagonally as a negation of nationalism and a reaffirmation of internationalism.

shoqe me stendhalin po thua ti...

Po kombinimi manushaqe dhe e zeze cfare eshte? E zeza Manushaqe?

jo jo eshte kombinimi i Gjirokastritit qe sapo hypi te autobuzi urban, i thote shoferit:  o shofer, po per lulet prisni  bileta ne autobuz? 

-jo mo vlla ca thua, tha shoferi i habitur, lulet spresin bileta..  -epo shume mire tha gjirokastriti, dhe ktheu koken nga dera e i thirri gruas:  o Manushaqe, hajde hip moj se do niset autobuzi..smiley

vetem ne kishe i gjen te gjitha ngjyrat o pf smiley 

La plus courante est que le rouge symbolise l'armée et le noir le clergé.

http://fr.wikipedia.org/wiki/Le_Rouge_et...

E nderuar, qeka fjala per Priftin dhe Gjeneralin, pra shko nga shko te i njejti ven dalim, tek sinjora Bertini (edhe tek Moli, i modh mer jau, me i modh se Bajerni i modh, sa i modh qe je).

 

Rinia Myslimane e Kosoves i thoka Frances:ata vllamat e teprune ca,por fajin e kine vete ! smiley

Se njoh kte umberton (po di qe motra ime ka nje pal cizme umberto). Pas nje viti do qeshim me kte isis. Do themi si i kemi marre seriozisht. Se qe do ja hyj me dru amerika ktyre do ja hyje. Po ca faje duhet me i thene qe i ka vet amerika. Cdeshet mer me heq asadin. Pranvera arabe medemek, endrra per demokracine qe perhapet kudo, endrra me sy hap alla kondoleca rajs. Ca pranvere mor vlla kta sqekan gati as per dimër. 

" ....Pastaj, a nuk do të ishte po aq terrorizuese të imagjinonim një outlet në vend të Duomos, për shembull?”..." 

 

Di gjo njeri çfar do me thon keto dy fjale;  outlet dhe Duomos. Ka njeri ti perkthej ne shqip. 

Outleti, pjer, është tip magazine, po jo magazinë me vegla. Tip dyqani ku markat e luksit shesin produktet e tyre pak me lire nga çmimet normalisht te larta. Duomua? ...po duomua, dihet... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).