Gazetarët e revistës Charlie Hebdo tani janë duke u trajtuar si martirë të lirisë së fjalës, por duhet të pranojmë të vërtetën: nëse ata do të përpiqeshin të publikonin gazetën e tyre satirike në ndonjë prej kampuseve universitare të Amerikës, të paktën në 2 dekadat e fundit, ata nuk do të kishin zgjatur më shumë se 30 sekonda. Studentët dhe grupet në fakultete do t'i kishin akuzuar për përhapje të gjuhës së urrejtjes. Administrata e fakulteteve do t'u kishte ndërprerë financimin dhe do ti kishte mbyllur.

Reagimi i publikut ndaj sulmit në Paris, ka nxjerrë në pah faktin që ka shumë persona që janë shumë të shpejtë në mbrojtjen e të gjithë atyre që ofendojnë këndvështrimet e terroristëve Islamikë në Francë, por që janë shumë pak tolerantë ndaj të gjithë atyre që ofendojnë bindjen dhe besimet e kombit të tyre.

Thjesht hidhni një sy tek të gjithë ata persona që kanë mbi-reaguar ndaj mikro-agresioneve të kampuseve universitare. Universiteti i Ilinois pushoi nga puna një profesor që jepte leksione mbi kërndvështrimin e Kishës Romane Katolike për homoseksualitetin. Universiteti i Kanzas pezulloi nga puna një profesor që shkruajti një “twiter” të ashpër kundër  N.R.A (National Rifle Association-Shoqata kombëtare e Armëve, mbron të drejtën e posedimit të armëve në Shtetet e Bashkuara). Universiteti i Vanderbilt shkëputi lidhjen me një grup Kristian që këmbëngulte se ky universitet duhej të drejtohej nga Kristianët.

Amerikanët ndoshta mbështesin Charlie Hebdo, për guximin që shfaq në përqeshjen e Profetit Muhamet, por, nëse Ayaan Hirsi Ali (kombësi Somaleze, origjina muslimane, por është ateiste dhe kritikuese e fortë e islamit) do të ftohej në kampus, ka shpesh thirrje që asaj ti mohohet e drejta që të dalë në podium.

Pra ky mund të jetë një moment nga i cili mund të nxjerrim një mësim. Ndërkohë që jemi të ngrirë nga vrasja masive e gazetarëve në Paris, është koha që të mbajmë një qëndrim më pak hipokrit ndaj figurave tona të debatueshme; provokatorëve dhe satiristëve.

Gjëja e parë që duhet thënë, besoj, është se cfarëdo që të keni postuar një ditë më parë në faqen tuaj të Facebook, është e pasaktë për shumciën prej nesh që të deklarojmë, Je Suis Charlie Hebdo, apo Unë Jam Charlie Hebdo. Shumcia jonë nuk përfshihen në aktivitet që kanë për qëllim parësor humorin ofendues në të cilën është e specializuar gazeta e mësipërme.

Ndoshta jetën e kemi nisur në atë rrugë. Natyrisht kur je në moshën 13 vjeçare, të duket shumë e guximshme të “épater la bourgeoisie”, ti tregosh gishtin e mesit autoritetit më të lartë, apo të tallesh me besimin fetar të të tjerëve.

Por pas pak kohe kjo gjë na duket shumë foshnjore. Shumcia prej nesh fillojn ë të shkojnë drejt këndvështrimeve më të komplikuara ët realitetit dhe bëhemi shumë më tolerantëe ndaj opinioneve të të tejrëve. (tallja e të tjerëve bëhet gjithmonë e më pak e këndshme ndërkohë që fillon të rritet vetëdija se shpesh je qesharak.) Shumcia prej nesh përpiqen të tregojnë respekt për besimet dhe fenë e të tjerëve. Ne përpiqemi të hapim bisedë më shumë duke dëgjuar sesa duke fyer.

Por në të njëjtën kohë shumcia prej nesh e dinë se provokatorët dhe personazhe të çuditshëm kanë role publike të dobishme. Satiristët dhe përqeshësit, nxjerrin në pah dobësinë dhe kotësinë tonë kur ndihemi krenarë. Ata thumbojnë vetëpëlqimin e të suksesshmit. Ata nivelojnë pabarazinë sociale duke sjellë të dobëtin e plotfuqishëm. Në momentet kur janë të efektshëm, ata na ndihmojnë të gjejmë një zgjidhje për pikat e dobëta të karakterit tonë të përbashkët, pasi e qeshura ëhstë një nga eksperiencat që i lidh sëbashku njerëzit.

Për më tepër, provokatorët dhe përqeshësit, ekspozojnë budallallëkun e fondamentalistëve. Fondamentalist janë persona të cilët e marrin çdo gjë gërmë për gërmë. Ata janë të paaftë për të pasur shumë këndvështrime. Ata janë të paaftë të kuptojnë që ashtu siç feja e tyre ka vlerë për respektin më ët thellë, njëkohësisht është i vërtetë fakti se shumcia e besimeve fetare janë disi të çuditshme. Satiristët ekspozojnë të gjithë ata persona të cilët janë të paaftë për të qeshur me veten e tyre kur në të njëjtën kohë yu mësojnë të tjerëve të tallen me veten.

Me pak fajalë, kur mendojmë për provokatorët dhe ofenduesit, duam të ruajmë një standard të qytetarisë dhe të respektit, dhe në të njëjtën kohë të japim hapësirë ët mjaftueshme për të gjithë ata persona që janë kreative dhe sfidues por pa etike dhe shije të kulluar.

Nëse do të përpiqesh që këtë ekulibër ta vendosësh nëpërmjet ligjit, nëpërmjet ligjeve për ligjëratën dhe ndalimin e ligjëruesve, do të përfundosh në një censurues dhe në një bisedë të deformuar. Është pothuajse gjithmonë e gabuar që të përpiqesh të ndalosh fjalën e lirë, të vendosësh ligje për shprehjen e mendimit dhe të ndalosh të shprehurin.

Për fat të mirë, normat sociale janë më të zhdërvjellëta se ligjet. Shumcia e shoqërive kanë ruajtur standartet e qytetarisë dhe të respektit në një kohë që kanë mbajtur të hapura dyert për të gjithë ata që janë argëtues, jo civilë dhe ofensivë.

Në shumciën e shoqërive, ka një tavolinë për të rriturit dhe një tavolinë për fëmijët. Njerëzit që lexojnë gazetën Le Monde apo media të tjera institucionale, gjenden në tavolinën e të rriturve. Karagjozët, klounët dhe persona si Ann Coulter dhe Bill Maher gjenden tek tavolina e fëmijëve. Ata nuk kanë të garantuar respekt me të drejta të plota, por fjala e tyer dëgjohet sepse në sjelljen e tyre të tipit të një rakete jashtë kontrollit, ata nganjëherë thonë gjëra të nevojshme që askush tjetër nuk i thotë.

Pra thënë me fjalë ët tjera, shoqëritë e shëndetëshme, nuk e shtypin të drejtën e shprehjes, por garantojnë pozicione të ndryshme për persona të ndryshëm. Studiuesit dëgjohen me shumë respekt. Ndërsa Satiristët dëgjohen me gjysmë respekt por i zhytur në mendime. Racistët dhe anti-semitistët dëgjohen nëpërmjet nëj filtri përbuzje dhe mosrespekti. Personat që duan të dëgjohen me vëmendje duhet ta fitojnë atë nëpërmejt sjelljes së tyre. Masakra tek Charlie Hebdo duhet të jetë një rast për ti dhënë fund kontrollit mbi të drejtën e shprehjes. Ajo duhet të na rikujtojë se ne duhet që me ligj të jemi tolerantë kundrejt zërave ofendues, edhe që ne jemi duke diskriminuar në terma socialë.

 

Marrë nga “ New York Times” 

516 Komente

Nje e vertete per shalesh, pa dashje. Edhe iher per diferencat, tha. 

Ps: Ua paska dhi atyre 1.5M marokeneve qe jetokan ne France. 

 

Tani e ke thon ti mo, demokracia e mrenshme ne Marok ja kalo Demokracise RRumpalle Konsocionale Indiane.

Nje gjo me boni pershtypje tek Bolgistet sot ....me kujtun Blogistat Serb gjate bombardimit te Beogradit nga Nato. Edhe ata anatemonin hipokrizine e mungesen e ndjeshmerise ne genocidin qe po ndodhte ne Afrike ate kohe ndersa nga ana tjeter nderhynin ne Kosove mbas nje masakre modeste ne Rehovac.

Mire Serbet mbronin atdheun a kolonite e tyre po Shqiptaret cfare mbrojne sot diten e zise Franceze. Ndoshta dun me thon qe jena Palestineze e Nigerian e jo Charlie Hedbo????

P.S. Cfare bashkon nje Marksist me nje islamik?

Buda smiley

e pashe smiley thanx

naten you too smiley

I kemi pas keto paragrafe neper letra qe fshijme sumen .  Me keto te Peter ter ter terit.. Jane leter e e holle dhe nuk ta gervishin .

  Xhelilin mund ta shpjegosh vete se ai per Handikapatet mendore po flet si puna jote qe na "na prune Lirine "

Nuk ka te numeruar akoma sa mijra ke vare ti me Berishen dhe kete Pampersin e LefTKopese nga SHQU-pi me Red .Nga tmerri per te mos u pare fytyren dhe Krimin qe keni mbajt si qelb per vite me radhe iken si te cmendur Maleve me Bore , e Skerkave e Humnerave pertej kufirit nga vrasesit e Berishes , ku nuk u ka mbetur as nam e nishan .

Pse nuk erdhe te na i tregosh edhe njehere ate tek emri Jonit me Leke nga Lek ne Guralek smiley

Flij dhe paqe ne shpirt i semure  me keq se keta teroristet e Frances . Flij dhe ngrys e gezo ate moshe qe te ka mbetur ne qetsi , se nuk mbeti njeri  ti tregosh ti MULLAH se cfare te vleresojme .

Forco ate Partine e Berishes ne Milano  dhe kur te marresh pushtetin ne Milano na trego se cfare di te besh pervec Lehjeve dhe Parrullave .Vare dhe kete te RED menderit ne kornize e falju per dite .

.. Xhelil Gjoni eshte nga ato funderinat e fundit te komunizmit qe i shpetoj drejtesise pa i hyre nje gjemb ne kembe prandaj shqiptaret ndjejne neveri kur ja degjojne emrin .Keta kriminele  i shpetuan njehere zemerimit te popullit se kishin   Neritanin, por thone qe historia pereseritet dyhere njehere si shaka dhe njehere si e vertete dhe besoj ket rradhe me qe eshte e treta e verteta nuk do gjejne ma vrime ku te fusin koken.

Kapo, Xhelili eshte themeluesi i PeDit. I jepte direktiva Gramozit e Imamit se sa mund ta shtynin para levizjen Demokratike pa u cenuar. Nuk i hyri gjemb ne kembe se e mbronte Cuni i Sheqeres, por u tregua shume burre e qe hapi gojen ndryshe nga Ramizi qe i morri te vertetat me vete. Mos e shani Xhelilin se eshte Profeti juaj. Koha eshte te gjykohet Jo Xhelili por Imami me Cunin e Sheqeres.

Kur qenit i vjen ngordhja shkon e permjerr ne dere te xhamise.

A do i kujtojme ne ne USA viktimat e Nigerise kur xhihadistet te godasin femijet tane????

You may quote me on this as I will be posting this and taking out an ad in a Birmingham paper. I have clearly made a terrible error for which I am deeply sorry. My comments about Birmingham were totally in error. And I am issuing an apology and correction on my website immediately for having made this comment about the beautiful city of Birmingham. I do not intend to justify or mitigate my mistake by stating that I had relied on other sources because I should have been much more careful. There was no excuse for making this mistake and I owe an apology to every resident of Birmingham. I am not going to make any excuses. I made an inexcusable error. And I am obligated to openly acknowledge that mistake.

 

Steve

 

PS. I intend to make a donation to a Birmingham charity.

 

Yes, It sounds very sincere smiley . Straight from the Rupert Murdoch's urinal ! 

Nuk ishte as nanji nga ato bjondet ... if you know what I mean. 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).