Nata e Vitit të Ri për shumë familje shqiptare kaloi në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në disa zona të vendit për shkak të mbingarkesës, e në disa të tjera, veçanërisht në zonat e thella veriore dhe juglindore, për shkak të motit të keq.
 
Operatori i Shpërndarjes  së Energjisë Elektrike në deklaratën e parë të këtij fillim viti, u ka kërkuar ndjesë të gjithë konsumatorve, duke u angazhuar njëherësh se duke nisur nga 2015-a do të kryhen investime për përmirësimin teknik të rrjetit në mënyrë që defekte të tilla të mos përsëriten më. Sipas OSHEE, në të gjithë vendin janë nxjerrë në terren 3 mijë punonjës të Operatorit të cilët po punojnë për të rregulluar të gjitha defektet e shkaktuara në rrjet.
 
OSHEE sqaron se në disa zona energjia elektrike është stakuar për disa orë, si pasojë e mbingarkesës nga rritja e menjëhershme e konsumit të energjisë. Kjo sipas OSHEE është bërë për të shmangur pasoja edhe më të rënda në rrjetin e Shpërndarjes. “Pas kalimit të orarit të pikut dhe shmangies së rrezikut, energjia është rikthyer në të gjitha zonat ku ka pasur ndërprerje për shkak të ngarkesës”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.
 
Ndërkaq, rrjeti tejet i amortizuar ka krijuar probleme në disa zona të thella veriore e juglindore ku vazhdohet të punohet nga grupet e OSHEE-së për të riparuar avaritë teknike. Moti i keq ka dëmtuar rëndë 60 shtylla të tensionit të mesëm dhe rreth 240 kilometra linjë të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Kushtet e përkeqësuara atmosferike, thekson OSHEE, në temperatura që arrijnë deri në minus 15 gradë Celcius e kanë vështirësuar punën e grupeve në terren, të cilët po bashkëpunojnë edhe me  grupet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe me njësitë e Shtabit të Emergjencave Civile
 
Cilat janë zonat ende pa energji elektrike?

Në Qarkun e Kukësit ka mungesë energjie në fshatrat: Geghysen, Degë, Lekbibaj, Grykë Qaje, Kalisë, Topojan dhe Shishtavec.
Në Qarkun e Elbasanit pa energji: Labinoti, Stravaj, Rrajcë, Qukës, Lunik, Hotolisht, Kodovjat, Cerrujë, Pishajt dhe Poroçan.
Në Qarkun e Korçës pa energji:  Cangonj, Lozhan, Lekas dhe Moglicë.
Në zonën e Pogradecit mungon energjia për rreth 200 konsumatorë
Ersekë janë pa energji rreth 100 konsumatorë në fshatin Panarit 

13 Komente

Ah kjo OSHEE-ja... do fillojne njerezit ta shohin edhe ne enderr...

"OSHEE: Ndjesë qytetarëve, jemi në terren........"

.....dhe terreni eshte i thyer, moti i keq, e bie vazhdimisht shi...smiley

po ça lesh ndjese mor qenbirqeni?? n'arrest.. ne burg.. ne burg! ashtu sikurse fusni qytetaret ne burg kur keta nuk jane korrekt me detyrimet per energjine, ashtu edhe keta te OSHEE duhet te futen ne burg kur nuk permbushin detyrimet ndaj qytetareve!!
aaa, kur e ve steken kaq lart, "se ligji.. shteti, de more de, zotrie.., do ta vesh per per te gjitha palet.. ndryshe ska vlere , nuk je i besueshem dhe quhesh langaraq!!

Belul, te pakten kete here po kerkojne ndjese. Le te shpresojme qe do ju mbahen fjaleve e do permiresojne rrjetin.

Per 100 fshatar te ersekes?

v më k ktu iku per lesh avioni me 200 veta kta ankohen se skishin energji kur ju sulen gjelit si te babezit. Me qiri lale, me kandil, sic ke ber ter jeten. 

Ne fakt, me 31 dhjetor, ka nje ngarkese shum te madhe, se te gjithe ndezin sobat me korent, ngrofset, lokalet po ashtu kane ngarkese, prandaj duhen lajmeruar njerzit qe ne X ore do nderpriten dritat dhe do vijne ne X ore. Kjo lagje apo njesi tensioni i caktohet nje orar, lagjes tjeter apo njesis tjeter te linjes se tensionit i caktohet nje orar tjeter, e keshtu me radhe. Dhe pas ores 10 te darkes nuk nderpriten, duke patur parasysh qe rrijne ndezur vetem tv dhe dritat. 

Sa qesharake , sa turp , te fut ne burg per 35 mije leke te vjetra dhe te detyron te varesh veten , kerkon falje se le qytete te tera pa energji elektrike, sa turp.

Me ben pershtypje vetem fakti qe ka nderprerje ne ...Cangonj, Lozhan,smiley ..

Per kujtese ne se mungonte ne Moglice , nja dy nga te kohes i kishe ne Burg me jo me pak se dhjete vjet . Nonje kryetar ose n/kryetar kom Ekz i shkarkuar po e po po edhe i "internuar " ne Kampet e punes me tela dhe GJEMBECE !

Se sic ka konstatuar edhe Gjembi " Kishte shtet or tie " ..qe nuk kerkonte Falje por Pergjegjesi

OSSHE nuk duhet ta nderprese denoncimin ne Polici per VJEDHSIT ..pa piken e Meshires. Po ashtu edhe per abuzuesit me detyren nga punonjesite saj sipas shkalles se Demit .

Ato fshatrat e tjere , tua Lidhe Saliu me kuakkuarakuaket qe u tha " se diktaura zotrie llamPatiste sa per nje dritke ". Le te mbledhe Partine dhe te bejne shurren per te bere HEC - e !

Me bishtuk dhe shume e kane !

Tu vesh dhe caushet e Pyjeve qemoti qe  " i mblidhnin Kajces kembet ne nje kepuce , or tie " po te priste nje dege pishe .

Pse pa drita?

Nuk qe central berthamor ai kompleksi ne Surrel? smiley

Dritat ua moren por endrrat per drita u shtuan smiley. Ti gezoni shpresat e se ardhmes se dritur! 

Hajdeni ta marrim vesh ne te thjeshtet! Telat qe pati shtru enveri ishin per tre llampa, dhe nje radoi.Qeverrite e cerek shekullit, po me ata tela te ndere ( linja) i thon popullit bej vit te ri kur ndizen kater pese furnela, kondicionere e miliona llampa zbukurimi.Gjeli detit imi hyri ne ora 19  bashke me nje byrek me pule.Iken dritat dhjet here deri ora 0.25  dhe ja futem gjumit.Binte automati ne fider ! U " ngopem " me idene se do hanim ..,! 

 Ne ...nuk kemi infrastrukture,per ngarkesat qe kemi Pike ! 

 

Ku eshte ai shumnicksi mer qe ta pergenjeshtroje ket lajm?
Si thoshte, ju dini lajmet e para 10 viteve...sot dritat ikin vec kur behen punime ose stakohen per 5 minuta si kudo ne bote

Pasi i kerkoje ndjese qytetareve per nderprerjen e energjise naten e vitit te ri ,Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë  Elektrike (OSHEE) reagon ndaj deklaratave të Partisë Demokratike për energjinë elektrike.

Përmes një deklarate për media OSHEE thekson se  PD-ja në 8 vjet rresht jo vetëm rriti çmimin e energjisë, por e zhyti sistemin në  borxhe duke e çuar drejt falimentit. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).