Një i pastrehë zgjohet në Parkun Rinia pas një nate nën qiell të hapur.

93 Komente

Edhe...? Qe kur zgjohen te pastrehet ne qiell te mbyllur?

Me kete ritem, shume shpejt do mbarohen dhe emrat smiley

Nuk e ndryshon thelbin e komentit!

dhe cili eshte thelbi?

 

qe nje i pastrehe, fle e zgjohet ne nje vend pa strehe mbi koke. Dmth qe qiell te hapur.

jo gjithmone nen qiell te hapur!  

pasi nje tjeter i pastrehe mund te fle poshte nje ure,stacion, metro, apo nen tenden e nje dyqani..  ose ka sajuar ndonje gje me plastmas/ kompesata... ose fle ne nje godine te abandonuar pa dyer e dritare.  sidoqofte, mbetet e quhet i pastrehe!

OK por c'ka per lajm ne faqe te pare fakti qe nje i pastrehe eshte... pa strehe!

eshte impresion! 

del tjetri ne mengjes nga shtepia per te shkuar ne pune dhe sheh dike qe ka fjetur jashte, ne dimer.. ben pershtypje nje pamje e tille dhe e publikon. 

foto te tilla spontane impresive, me permbajtje pozitive apo negative, gjen plot ne media sot.. aq me teper ne blogje.

Po ku duan tia dijne komunistet e Rilindjes! Po lene ne te ftohte familja te tera pa energji, po i rrjepin me taksa, ka pezulluar kredite e buta, po ben riedukime neper burgje, edhe ti pret qe tju beje pershtypje!

Keta ecin me mentalitetin: "shteti i forte prodhon qytetare te mire", kurse ne mendjen e shume te tjereve, (edhe une), qytetaret e zote krijojne "shtet te forte", e jo anasjelltas.

Seriozisht, e lexon veten? 

" Mos je Andrea Stefani "

smiley

Ke filluar te besh pyetje filozofike shtrigan. smiley Po sikur te zgjoheshin  ne qiell te mbyllur, psh brenda mureve te (shume) shtepive sociale qe akoma nuk jane vene ne dispozicion per te pastrehet?

Prape do te kete te pastrehe

Logjiken shkabiane s'ke nga ta kapesh; prandaj s'do perpiqem. Ama, problemi i te pastrehurve, pavaresisht nderlikimeve te çdo rasti mbetet pikerisht mungesa e strehes. Apo jam ne gabim? Ndonese e painformuar, por ne lidhje me banesat sociale lexoj vetem per nje liste pritjeje qe vjen e shtohet çdo vit. 

 Apo jam ne gabim?

http://www.peshkupauje.com/comment/96209...
 

E para. E dyta, Rama ndertoi 400 apartamente ne Shkoze dhe Basha ka kater vjet qe s'i shperndan. Po prape, te pastrehe do te kete gjithnje per arsyen qe sheh te komenti tjeter, sic ka edhe ne vendet qe e kane zgjidhur problemin e banesave sociale. 

Shpjegoi se perse Qeveria ka pezulluar kredite e buta per te pastrehet!

Nese ua ka nderprere rama keto 16 muaj, pse s'ua dha perpara, per 24 muaj qe kishin Berishen ne qeveri dhe Bashen ne bashki? Rama, mire keq, ua ndergoi 400 shtepi. Ka ndertuar ndonje Basha? Sepse ne Tirane po ndertohet gjithandej. Po ndertohet tek rruga e pallatit te Berishes, po ndertohet tek 24 kat perblle kishes ortodokse, po ndertohet 20 e kusur kat perbri ish kulles se vodafonit, po ndertohet tek rruga e elbasanit, ne cdo rrugice te tiranes. Vetem per te pastrehet nuk nderton dot ai?

Te ngrish kredite, nuk ka me budallallik. Nese duan te bejne ligjin/kerkesat me te forte, kane te drejte ta bejne, por te besh ngririen eshte kulmi.

Probleme me kerkesat e kredis ka pasur ne shume shtete, por askush nuk ka bere ngrirje, por kane bere tough regulations. Ai mund te jete shume i zoti ne syte e admiruesve te vet, por per ekonomin shqiptare vendimet e tija jane teper marramendese edhe rrenuse.

Marrin masa drastike per te treguar se gjasme po bejne pune te madhe.

Le te vazhdojne se jena ne rrugen e duhur, perdite e me shume po shtohet dashuria e popullit per qeverine e Rilindjes!

Budallik.

Nuk u pergjigje per ato 24 muajt kur Berisha ishte ne qeveri e Basha ne Bashki dhe kur kredite ishin te lira. Faleminderit qe e pranove qe Berisha e Basha paskan dashur te perfitojne nga ato apartamentet qe ndertoi Rama.

Aq gomarllek t'u duken keto justifikime, sa s'u pergjigje dhe i anashkalove me shpresen se nuk do t'i permendja. smiley Hahaha, ca justifikimesh. 4 vjet, domethene, per te vene dy tuba uji? smiley 

Redi mban anen e qytetarit te lire, nuk mban anen e shtetit, pa marre parasysh fare kush e drejton ate shtet. Ti nuk e ke idene se cdo te thote qytetar i lire.

Redi, super-lefti, mban anen e qytetarit te lire me emrin Sali Berisha smiley

Qeveria mund te ndryshoje rregullat, mund te ngreje padi neprokurori per ata qe kane bere shkelje, por nuk ka te drejte tepezulloje totalisht gjithe programin, se me vendime te tilla digjet i drejti dhe mashtruesi, hallexhiu dhe ai qe e ka shtepi te dyte.

Redo, cfar do te thote kredi t'buta per te pastrehet. Se kuptoj,ti japesh pare me kredi te pastreheve?

Kryeministri yne po lufton edhe rrenimin duke u pezulluar gjithe bashkive te vendit dhe gjithe qytetareve ne mbare vendin qe nuk jane ne gjendje te blejne nje shtepi pasi kane te ardhura te pakta dhe banka nuk i kualifikon per kredi. 

Jane shtresa me e varfer e shoqerise qe nuk eshte ne gjendje qe te perballoje koston e blerjes se nje shtepie ne tregun privat apo tekualifikohet per nje kredi nga bankat private.

Behet fjale per kredi te buta te cilat ndihmohen nga buxheti i shtetit.

Jo, jane PD-istet e fushatave qe i marrin ato kredi. Nga nje fshat ne nje mal erdhi ne Tirane njeri qe njoh une. U qep dy vjet pas PDs  dhe ka ndenjur 24 ore ne dite ne dispozicion te fushates se Bashes. Me te hyre Basha ne bashki gjeti menjehere pune ne shtet e brenda muajit mori kredi te bute, ndersa te tjeret ne Tirane qe e meritonin ngelen me gisht ne goje. Beri shume mire Rama qe e ndaloi kete korrupsion te gjalle te bere nga partia e lazaratit,

Nuk po diskutohet nese ka patur abuzime apo jo, por nese duheshin pezulluar gjithe kredit. Mund te hetohen keto abuzime dhe tu anullohen kredite gjithe atyre qe i kane marre pa i merituar. Por pezullimi i te gjitha kredive per te varferit nuk kishte pse behej. Mund te aprovohen kredi te reja dhe nderkohe tehetohen te vjetrat, jane dy procese qe besoj se nuk pengojne njeri tjetrin.

 

Ndoshta po i ruajne per zgjedhjet ?! Kete mendon! Se per ju nuk ka rendesi jetesa se sa fasada!

Dhe ketej, shumica jane te shkaterruar nga alkooli e bixhozi, dhe shpesh ka ndodhur qe i kane shitur shtepite, ose i kane humbur, dhe s'i ndihmon dot me njeri nga te afermit sepse ose nuk u ka mbetur me gje per t'i ndihmuar, ose tashme nuk duan ndihme, nuk duan te lahen e te bejne ndonje gje tjeter. Madje, ate qe bejne cdo dite, ata e quajne pune. Dita u duket e ngarkuar. Nuk po them qe jane te lumtur, por qe eshte e pamundur t'i heqesh nga rruga, cfaredo te beje familja apo dikush tjeter. 

Qe ka arsye te ndryshme qe njeriu te jetoje pa strehe mbi koke, ka, Shtrigan. Sidoqofte, eshte e pandershme t'i pergjithesosh keto arsye meqenese ne te shumten e rasteve eshte varferia faktori kryesor. Perndryshe nuk do jetonin te pastrehuar... 

Meqe Rama ka ndertuar dhe Basha s'shperndan, nuk mendon qe fotografite e sjellura e ngrejne sado pak problemin me ngerçin e banesave sociale? Ngaqe verejta irritim nga ana jote,pyes. 

Une nuk thashe qe varferia nuk shkakton te pastrehe. Thashe thjesht qe dhe po bere banesa, prape do te kete foto me te pastrehe, sic ka pasur gjithnje, ndaj s'ka gje per faqe te pare. Ti u irritove pas ketij komenti dhe kerceve perpjete me krahasime te logjikes. 

Blendo me gjithe ate bagazh qe paska ai ,duke konsideru ,batanije,jorgan, dyshek, jastek etj,( me sa shoh ne foto), me shum se i pastreh me jep pershtypjen e te imigruarit.

thash se do thoje grevist urie

Lol. Elba dy jan muncit; o è ka nxjerr gruja nga shpia,o ka zbrit nga fshatrat, pranej thash imigracjon dhe jo emigracjon.per mu osht e para qe thash. Nji lol tjeter se ato ftyrat nuk dalin ke celulari.

smiley sa i mire je me knaq fare me kto dialekte e perzime

ka munci ka ,  se jarganin smiley e paska ene me carcaf mduket smiley

Eshte per te ardhur keq, teksa shikon te pastrehe rrugeve! Do te thoni qe te pastrehe ka kudo, ok, por ne Shqiperi nuk ka pse te kete! Shteti, bashkite, duhet te bejne me shume ne kete drejtim, jo vetem per ti rrjepur qytetaret e tyre!

 

Edi Rama thoshte (prej tij e kam nigju), se nryshimi mes te djathteve dhe te majteve eshte;ndersa te djathtet per nje si ky thone faji eshte i veti,te majtet thone faji eshte i shoqerise.

Dmth Pjeter ky ta fleji menien. Zgjdhje nuk ka per te. Nejse rendesi ka se si e interpretojn e hallin e tij se qe t'ia zgjidhin car i duhet. Apo te na privoje ne nga kenaqesia e komenteve te shtriganit.

Jo mo Lisander,une pikerisht te kunderten u mundova te them;qe Edi Rama si i majte,i takon me u perkujdes per shtresen ne fjale.

Jo vallahi une e kapa ironine tate ene thjesht e vazhdova nuk po te kundershtojsha.

Sipas Fotos dhe nqs. e marrim kete Foto si te mirqene, ai personi aty ne Park paska edhe nje problem tjeter akoma me te rende se streha, si punon truri! - Rrjedhimisht nuk ka faj as Shoqeria, as Bashkia e as Shteti. Nje i pastreh "profesionist" nuk do shtronte "krevatin" ne park e mbi bar sepse lageshtia eshte e tmerrshme + ekspozimi ne vend te hapur ku fryn era nga te gjitha anet. Kjo foto ose eshte bere ne bashkepunim me ate person duke trukuar nje dukuri ose e pakta tregon se nuk mund ti besosh atij te pastrehut ne hallin qe paraqet. Zakonisht nqs. flasim per fenomenin e te pastreheve, per ato batanije e jorgane te duhet edhe psh. nje biciklete per ti mbajtur gjate dites. Nuk besoj se i ngarkon ne kurriz diten apo i lidh me tel te pema deri ne darke. Kjo Foto ka ngjashmeri ne ideim me Fotot e djeshme te 21 Janarit ku doemos Rama duhet te paraqiteshe si "burre i mire" dhe Berisha e basha si "burr i keq"... Gjithsesi kenaqesia per muhabet koti eshte legjitime ..edhe duke trukuar sadopak.

Nje i pastreh "profesionist" nuk do shtronte "krevatin" ne park e mbi bar

Kesaj te shkretes (me duket si grua) i duhet hequr licensa si profesioniste!

Pse zgjim? Rilindje do kisha thene une. Se si i rilind ndjehet robi pas nje gjumi te mire jashte ne natyre.

Ajo qe me pelqen pastaj eshte sensi u rregullit. Megjithese ne natyre robi, shtron carcaf dopjo mbi bar para se te fleje. Jo si keta te pastrehet ne Toronto e NY qe flejne drejt e ne pllaka ose siper venteve qe leshojne ajrin e ngrohte te kondicionereve ne rruge.

Booo, ku qenkemi katandisur . Per nder, kto gjera nuk ndodhnin 1 vit me pare.

Ku te linte Sala te flije ne qiell te hapur. Te jepte shtepi me detyrim.smiley

E paskan morr ne qafe me kete foto. Ka per t'i kerku qeverria qerane e hotelit dhe korrentin e dritave te rruges. E hongri burgun ky. Apo ate ka synu qe ne fillim. 

Joooo e ke gabim. Ky do bohet vips. Foton e ktij do e veji Rama ne fb me dicituren "Ja si perfundo po s'pagove dritat"

Te jete zbut, thu. Apo u mush burgu?

Sidoqofte, them qeverria te mos tregohet kaq tolerante. Se del pytja, po ne burg e pagujne korrentin kto burgaxhinjt e korrentit? 

Ri-burgim-lindje smiley

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2014 janë arrestuar 2581 persona nga policia rrugore, 758 të tjerë për vjedhje të energjisë elektrike dhe dhjetëra për ndërtimet pa leje nga totali prej 1572 njerëzish të proceduar penalisht.

Sidomos po te kesh parasysh qe vala e fushates qeveritare per arrestimet korrentike eshte bere nga fundi i 2014-es. 

Nga ana tjeter, gazetaret shqiptare duket sikur bejne cmos per t'i komplikuar gjerat e thjeshta. Aleksandra Bogdani eshte gazetare e mire dhe me pervoje, por, POR, ec e kuptoje ti po deshe nga keto shifrat qe ajo ka vene ne artikull se sa eshte perqindja e te burgosurve per arsye Ram-korrentike... 758 te arrestuar per vjedhje korrenti prej nje totali prej 1572 thote ajo, nderkohe qe thote gjithashtu se ka dhe 2581 persona te arrestuar nga policia rrugore. Si dalka totali i gjithe te arrestuarve 1572? 

Plus qe asnje te dhene mujore per te arrestuarit...i ka dhene Sajme pilafi nje shifer toptap per gjithe vitin (per te zbutur keshtu ne shifra intensifikimin e arrestimeve gjate muajve te fundit) dhe Bogani e ka pertypur sic pertypen gazetaret shqiptare rendom cdo gje qe i servir qeveria, pa kerkuar shifra te tjera, apo ndonje sqarim p.sh. se cfare procedurash jane ndjekur per t'i deklaruar hajdute keta te burgosurit per korrentin... p.sh. sa raste jane si puna e atij qe vrau veten pasi kishte disa muaj ne burg sepse paguante korrentin e lokalit me cmimin e baneses, rast ku gjykata "e korruptuar e Berishes" sipas ngjalisteve e kishte bere arrestimin korrent-qeveritar te ligjshem me prapaveprim, dmth dy dite pas arrestit?

Ka qene camping. Qenka fik zjarri. Lol

Cfare ka per te lol-ur me te pastrehet?

Mes te zgerdhimeve ne kete teme gjembi me lupe ne docke I mbetet syri te loli. Nuk prekem dot Gjemb. What can I say?! 

Tabela e pameshirshme e shtriganeve ndalon perpjekjen foto-sensibilizuese te Blendit sepse po parakalonte ne Peshk pertej vijave te panderprera te faktit qe dhe vendet e tjera kane te pastrehe. 

P.S. C'eshte ajo gjeja ne park majtas pemes? 

Xhib, pyete nje here Bashen se pse s'lejon te futet njeri tek pallatet qe jane ndertuar per te pastrehet dhe qe rrine bosh, e qe u ndertuan nga Rama.

Kush eshte pergjegjes per banesat sociale ne Tirane? 

Gjithsesi njeriu duhet tja dali vete ne jete. Mu kujtu ajo plaka ne Korce perpara nja 2 vitesh. Kish 5 vite qe flinte ne gabinen elektrike bashke me te birin me te meta mendore ne mos gaboj. Kur e pyten nese kish kerku ndihme nga shteti, ju pergjigj se nuk ish budallaqe; transformatori i gabines ish aq i vjeter sa nxehtesia qe leshonte i mundesonte jo vetem ngrofje, por edhe gatim falas!!!!

Mirmngjez.

Kokepalare do ti thonte me perkedheli KK .eshte kapitalizem duhet te mesohemi me pabarazine.njeri do kete tre shtepia tjetri do gdhihet ne bythe te fikut.sidomos ne kapitalizmin kaubojs shqiptar ku winner takes it all.

njerez qe flinin jashte mbaj mend qy kur kam qene i vogel. Tek-tuk pas pallatit te kultures. Ideja qe robi fle nen qiellin e hap pa kurrfare prespektive per te ardhmen eshte e frikshme. Parkoj te stacionit i trenit dhe ne kat I, ka nja 2 jave a me shume qe shof nji gru jo me shume se 35 vjec qe fle ngjit me kaloriferin tek shkallet. Mengjesi e gjen t'u u rregullu para nji pasqyre t'vogel, ne darke e shof najhere mendushem me koken mes duarve. Njerzit vrapojne per me kap trenin ose per me dal te paret prej parkingut, vec ajo nuk nxiton. Te ben me reflektu sa te kota duken telashet e tua t'vogla krahasu me ato qe ka ajo

Njerzit vrapojne per me kap trenin ose per me dal te paret prej parkingut, vec ajo nuk nxiton. Te ben me reflektu sa te kota duken telashet e tua t'vogla krahasu me ato qe ka ajo 

Tamam. Plus qe ta mendosh qe dikur ajo/ata ishte si puna jone, tani ka perfunduar si "ata". Ta mendosh ti them jo ata qe as e vejne re fare ate gruan, faktin qe edhe ajo egizton dhe fundja eshte njeri dhe ajo.

Mire t'i behet se jane te gjithe drogaxhinj dhe pike - do thoshte shkaba shtrigani, pa e vrare mendjen qe edhe ata qe ishin drogaxhinj nuk u linden te tille (dmth pse, qysh).

Kjo puna e homelessness mu nuk me njit fare. Nuk jom insensitiv se e llogaris veten me liberal se shume te tjere, por keta jane jashte me shume per choice se necessity . 90% jane addicts qe edhe po i gjete strehe nuk do futen. Dhe fakti osht qe i kane ndertuar vende ku mund te flejne ,por nuk shkojne se nuk durojne dot rregullat. Nuk flas dot per Shqiperi por knej, ata qe bien ne veshtiresi nga humbja punes, semundje etj. e kapin veten dhe ngrihen ne kembe shume shpejt. Ndryshe si shpjegohet qe nuk ka shqiptare homeless ? Ne( emigrantet) erdhem knej me dure ne bythe dhe kush me shume kush me pak e ngrejtem nji strehe. I'm not feeding your addiction. Period. Dhe mos me boni te filloj me ato qe lypin ke kryqezimet. Ishte njoni i here me i tabele : Why lie, need money for beer. Te gjithe u dhine t'u qesh dhe te gjithe i jepnin pare' . E pyta sa ke bo deri tani ? - m'u pergjigj, qe nga ora 8 e mjesit deri tani ( ishte kohe dreke) $680 !!!

“Above all others I pity the homeless: where can they go to masturbate?” 
― Robert Clark.

Dhe ketej, shumica jane te shkaterruar nga alkooli e bixhozi, dhe shpesh ka ndodhur qe i kane shitur shtepite, ose i kane humbur, dhe s'i ndihmon dot me njeri nga te afermit sepse ose nuk u ka mbetur me gje per t'i ndihmuar, ose tashme nuk duan ndihme, nuk duan te lahen e te bejne ndonje gje tjeter. Madje, ate qe bejne cdo dite, ata e quajne pune. Dita u duket e ngarkuar. Nuk po them qe jane te lumtur, por qe eshte e pamundur t'i heqesh nga rruga, cfaredo te beje familja apo dikush tjeter. 

Sa me keqardhje te ndiesh per ata, e sa me shume t'u afrohesh per t'i ndihmuar, aq me shume ndien se jane ashtu prej deshires, mbase te shtyra nga semundje psiqike, por jo dhe aq prej varferise. Mbase u hyjme ne gjynh te tjereve, por rastet qe kam pare une nga afer s'me ngjallin shume keqardhje. 

Rreth viteve 2003, ne bllok doli papritur nje tip i veshur mire, i paster, i krehur dhe me mjekren me forme. Shtroi ne trotuar nje shtroje te shtrenjte plazhi, nga ato qe shiten me tenda apo me cadra. U shtri dhe qeshte teksa shihte robt qe kalonin dhe e shihnin me habi. Kjo u be e perditshme, dhe cdo dite pamja e tij perkeqesohej. I zgjateshin floket, mjekra, i ndotej fytyra, i griseshin rrobat. Pas nje viti, po te mos ia kishe pare ndryshimet cdo dite, s'do ta njihje me. Edhe sot vazhdon te njejten gje, rremon neper plehra e fle trotuareve. Dikush me tha qe kishte qene me biznese te pista e pasuri te madhe te cilat i kishte humbur te gjitha. 

Nje tjeter qe kam ne lagje, ai ka shtepi, ka familjare, por s'duron te rrije me ata. Do te rrije vetem. Del rrugeve dhe lyp cdo dite per cigare dhe alkool. Fle rrugeve, thua ti eshte per te te keputur shpirtin. 

Nje tjeter qe ma neverit, gjithashtu me shtepi, del me nje cun te vogel nja 6 vjec rrugeve dhe ben sikur femija humb ndjenjat. Heren e pare qe e pashe u afrova dhe une, se u shqetesova. Por e dallova menjehere qe cuni thjesht rrinte kot ashtu, dukej qe ne fytyre qe po shtrengohej. Ky po u tregonte njerezve te shqetesuar qe e ema e kishte braktisur qe 7 muajsh. Njerezit i thoshin qe s'donin t'ia dinin, donin vetem te prisnin ambulancen. Ika, sepse nuk e besova. Dhe ne fakt pas ca muajsh e pashe te beje prape te njejten gje.

sa njef dhe ti nga keta mer zhgabe!!

Jane shtu vallai, jan bo shume. Noshta jo ne kyt gjendje, po nga ata qe bojne monolog tu hec jane shtu shume.

Maj men para nja dy vjetesh ma desh puna te kisha zyren ne kat te dyte prane nje trotuari te mbipopulluar. Jom habit sa kishte nga keta qe tundnin kokat e folshin me vete. Plus qe vuna re dhe i gjo, qe sa keq vishen shqiptaret. Tmerresisht keq, dhe shume kokcepsha jane,si puna e presidentit te parmes, ose qethen te ai qe qeth dhite se nuk ka munci.

Dhe ketej, shumica jane te shkaterruar nga bixhozi

E lashe ate te alkolit se ceshtje e komplikuar, plus qe nuk e di sa e konsiderueshme eshte perqindja e individeve te alkolizuar qe humbasin shtepi e katandi.  

Per bixhozin, cfare u be me operacionin e lojrave te fatit?  Nqs gjithe ai aksion i trumpetuar ishte vetem per aktivitetet e palicensuara, atehere pse ka licensime ne cdo cep pallati?  

Te citova ty, por pyetjet jane ne pergjithesi.  Nqs permendet si faktor per te pastrehet ky fenomen, atehere pse vazhdon te jete sheshit.  Vetem ne muajt e fundit njoh personalisht tre raste familjesh te shkaterruara per borxhe bixhozi.  Po flas vetem per muajt e fundit, se kshu ne vite, lista e gjate. 

Operacioni kunder bixhozit duket se ishte me shume per t'i bere te paguajne taksa ne shtet, sepse po behej evazion fiskal me pare te madhe. Vazhdojne te jene neper qytet, dhe pse pak me pak ne numer. Jam dakord qe duhet t'i heqin fare nga qyteti e t'i cojne larg.

Sa per bixhozin, ishte nje burre qe e kishte cunin te semure me bixhozin dhe nuk arrinte te permblidhej ne asnje pune, as ketej, as jashte, as me punedhenes te njohur e as te panjohur. U martua dhe u be me femije, por u nda nga gruaja. Pasi ky burri vdiq, bashke me pensionin, i biri ka mbetur vetem e ka filluar te shese hekurat e shtepise per skrap. E nisi nje here me hekurat e rrushit, tani ka shkuar tek dritaret. Del rrugeve me pamjen si mos me keq, e qe tani duket si i pastrehe. 

Vazhdojne te jene neper qytet, dhe pse pak me pak ne numer. 

Nuk e di sa perkthehet "pak me pak" por di qe vjet i pashe ne cdo cep.  Se c'ishte dhe nje per sportet qe kishte mbire si kerpudhe pas shiut.   

kohet e fundit nisi nji fare fushate online kunder imazhit qe pershkru ti me lart, Qemol. Nuk di a t'ka rene rasti me pa video te regjistrume fshehtaz ku dikujt i jepet $100 dhe pritet reagimi. Ai robi hyn ne dyqan dhe del me qese me ushqime qe i ndan me te tjeret. Nuk ble alkol!
Raste te tjera jane ato qe vejne ne dukje bujarine e atij fakirit qe ndan $20-en qe sapo ja fal dikush me nji te panjohur qe i kerkon.

Br3dharaku, nuk e di sa te sjellshem i keni bums you anej nga Kanadaja, por une nuk kom pse te shof video se kom shume raste up close. Ke kryqezimi afer ku jetoj osht nji CVS farmacy dhe po u nodhe aty ne ora 6pm i shef dy persona qe kane qene gjithe diten t'u lyp qe marojn "orarin zyrtar" dhe dalin nga CVS me 18 pack Natty Lite dhe nisen per dreqi e di se ku. JO, JO dhe JO. Paret e mija nuk do blejne birre per ty, muti mullar u bofte. Kurse i here tjeter po dilja nga i neshje baseballi downtown, dhe i thashe njones qe m'u duk lypse teper e shnetcme ( pervec mungeses se dhomve) :How 'bout you getting a job. M'u leshu me te bertitme sa desh me thyu xhomin e makines. Qiti IPhone 5 qe t'i therriste boyfriendit ne afersi. Nuk u niva se kisha cunin me vete se e boni hak nji shpulle mrapc syve. Kshu, kshu kjo pune. Po deshe me dhuru pare' dhe kohe per bamiresi e gje vendin e duhur por jo rrugve ku paret e mija shkojne per lesh ...

This is the freedom of capitalism. Live free or die hardsmiley

 

Foton e kam shkrepur dje ne mengjes. Ishte ora rreth 6:40 kur po kaloja mes parkut dhe shtanga kur e pashe se kishte qene nje nate e ftohte, sido qe me e bute se disa nete me pare kur ra nen 0. Dikush qe e pa ne FB foton, tha qe ky zoteria ka qe ne vere qe fle verdalle. Per t'ju afruar kaperceva nga rrugica e parkut, ne bar, dhe me beri pershtypje qe toka ishte shume e lagur, e zbutur si balte nga shiu. Ai me siguri do kete ndonje pastmas nen carcafet se ndryshe do ishte e pamundur te flihej. Per ata qe e kuptojne, nuk e kam postuar foton per mesazhe politike, apo si lajm. Eshte nje cast nga jeta e ketij njeriu, emrin e te cilit nuk e dime, hallin po. Ishte ndonja 50 vjec. Floke te zgjatur, dukej se s'kujdesej (dot) per veten per sa i perket te qethurit e krehurit.

PS. Xhibi, ajo gjeja majtas pemes eshte cungu i nje peme tjeter qe ka qene dikur aty.

Eshte nje cast nga jeta e ketij njeriu, emrin e te cilit nuk e dime, hallin po

Shume tu eshte zhvillu shpirti artistik qe kur ke leviz ne atdhe. smiley

 

My suggestion would be: Take it easy, man. Or, take it easier.

I'm just a bit depressed cuz I wanted do go to the AFC Championship Game at Gillette and couldn't. smiley

never learnt (and never will) two things: american sports and american holidays. smiley

To each his own! smiley For me US sports are a big part of the whole american experience. Watching games andthen talking about 'em 'round the water cooler... I make sure to stock up on Pats and Sox shirts whenever I'm states side. Can still watch them though. Thank you internet! smiley

as a student i've been five years on end about 200 yards from bulldawgs stadium (sanford, athens, ga) - my lab was right there. very annoyed on the weekends with tailgating fans. too coarse. and somewhat rude, well, like everybody when no parking spots' available. yeah.

i wish you success over there!

nuk e di per american holidays, po american sports jane iqin here me mire se futbolli eropjan.

ja efektet imediate dhe konkrete te prezences 1 vjecare te impiantit te droges

Me siguri kte e ka ndjek gruaja nga shtepia per riedukim

Ca ka ketu per keqardhje? Perkundrazi, kjo eshte shenje per entusiazem.Kapitalizmi ka filluar te funksionoje dhe prodhoje viktimat e tij. Liria eshte barre e rende ose do b@th te forta me e mbajt.

Ca ka ketu per keqardhje? Perkundrazi, kjo eshte shenje per entusiazem.Kapitalizmi ka filluar te funksionoje dhe prodhoje viktimat e tij.

Tekstualisht. 

pashe plot ne londer si keta nen strehat e dyqaneve...

ka plot edhe te ju.

me siguri do kete ne qytetet e medha,ku jam une akoma,klasssmileysmiley

yep.

ishte shume e cuditshme, por dhe e zakonshme njikohesisht. poshte streheve te dyqaneve, ne te ftofet, pa tregu piken e merdhifjes.

po pra na beri pershtypje edhe ne ajo gje,si dhe shume kalimtare ne ate ftohte atje me menge te shkrurtra,nuk  e di,edhe ndjesia ndaj te ftohtit qenka personalesmiley

te pastrehet vuajtjet dhe mbijetesa ee tyre. shumica ketu nuk e kuptojne se shum nga ne mund te jemi ne kete situate pa fajin tone. sidomos ata qe kan kredi, dhe borxhe jan vertet shum afer ketij realiteti. 

Prit, se s'keni pare gje akoma, ky eshte vetem fillimi, do thosh Bradi smiley

Zgjohet dhe shkon pi kafene ne bllok.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).