Është bukur që disa orë në fundvit të shijosh atë festën brenda festës të qëndrimit në divan para TV, megjithëse tanimë të përzier rëndshëm me FB e Instagram. Pulti mbahet në duar shumë më pak se celulari dhe rrjetet sociale janë çdo ditë pjesë e pashmangshme e jetës sonë. Televizioni duket sikur futet në jetët tona rrallë e më rrallë dhe po bëhet gati për atë shprehjen “me raste festash”.

Por mbrëmja e 31 Dhjetorit ishte moment mëse i përshtatshëm për të parë se çfarë do ofrohej ndryshe nga mrekullia 100-vjeçare, pra çfarë kishin servirur këtë vit televizionet e mëdha duke braktisur disi kartolinat virtuale. Aq më tepër që të jesh shikues dhe të dëgjosh e ndjekësh diçka mjaftueshëm i përqëndruar në këto kohë duket pothuaj lluks që ta krijon vetëm pushimi i zgjatur i festave.

Po ja, ç’të shihje? Humor me okë por që vetëm për të qeshur nuk bënte. Të gjitha stacionet pa asnjë përjashtim kishin sjellë për shqiptarët një përsëritje te batutave që konsumohen më herët në rrjetet sociale dhe në disa vende në vend të shtimit të humorit këtij të fundit i kishin shtuar banalitet me shumicë. Të vjen turp e detyrohesh të gjesh pultin e të ndërrosh kanal për të mos thënë që të shpëton ndonjë psherëtime e tipit: Të keqen e Cekes së Beratit njëherë e njëkohë!

Tv Klan sillej rreth vetes; humori dhe aktorët  e zhvendosur në studion e Opinion dështuan duke na provuar se Fevziu mbetet aktori më i mirë i asaj studioje. TCH dhe Vizion Plus prodhonin humor për t’u transmetuar me piiiiiippp. Këngëtarët e ftuar në ndonjë spektakël maratonë ishin një dejavu e lokaleve të natës në Tiranë. Humoristët në të gjitha ekranet dukeshin sikur u flisnin rivalëve dhe jo shqiptarëve, ndërsa televizionet 24 orë-lajmse kishin nxjerrë nga fundi i dheut “intervista ekskluzive” me njerëz që kanë peshë në politikë aq sa mund të ketë gjyshi im që ka 10 vjet që ka vdekur.

Asgjë për t’u parë e për t’u frymëzuar. Jo se frymëzimin e presim nga kaq larg por media është një fuqi e padiskutueshme në stimulimin e shoqërisë. Më shumë sesa krizë e televizionit kjo është një krizë e njerëzve të televizioneve. Të varfër në ide, duket qartë që kanë nevojë të qërojnë lëkurën që ju ka zënë dhjam. Për të mos bërë nihilisten edhe një prodhim i dështuar kërkon djersë dhe për këtë meritojnë keqardhje ata që më kot u dërrmuan në regjistrime me orë e ditë me shpresën se natën e ndërrimit të viteve do të ishin të preferuarit e shqiptarëve.

Dua të nënvizoj se për mua Televizioni është mallëngjyes dhe personalisht dua shumë që t’i mbijetojë lukunisë së rrjeteve sociale, duke (ri)krijuar prestigj e programacion të drejtuar nga njerëz të talentuar. Për hir të vërtetës rrjetet sociale po kanë shumë më tepër joshje. Përballë kësaj, – nuk e di se çfarë thonë kampionët e audiencës – por mbrëmja televizive e fundvitit ishte groteske. Kushdo që ka zgjedhur një film, skype, whattsap, viber, apo variantin më origjinal e të gëzueshëm, një bisedë me të dashurit e zemrës, ia ka kaluar shumë më mirë se përpara ekranit.

Pyesni veten cila ishte batuta më e bukur që dëgjuat? A kishte një program që ju bëri të qeshni (jo ato qeshjet nga zori) apo të përloteni nga emocionet? Ishte vetëm një dhe erdhi nga Vjena. Drithërima që nuk erdhën nga harqet , flautet, dhe violinat vjeneze të cilat i kemi dëgjuar edhe në kohë izolimesh, por pjesa dërrmuese pak e shijon. Na emocionuan prej matanë, shqiptarët tanë të talentuar të cilët larg skenës shqiptare ia dalin t’i shpëtojnë mediokritetit.

Ah, po… Në këtë fundvit pati edhe një risi. Dikush që me një lëvizje të vogël, ia doli të befasojë një popull të tërë. Erdhi nga brisku i presidentit Nishani i cili siç më thotë një mike, ishte i vetmi mallëngjim estetik i kësaj feste.

Sa për mendjet e mëdha të televizioneve, është e qartë ju duhet urgjentisht shumë më tepër se një brisk.

52 Komente

Është bukur që disa orë në fundvit të shijosh atë festën brenda festës të qëndrimit në divan para TV...

Ncuq Mira, nuk është...

Me kujtohet nje skeç  i viteve 90' ku emigrantet e pare shqiptar,kendonin Madonen e Majkellin kurse ata qe i prisnin nxirrnin çiftelite te mallengjyer!! Festa e Vitit te ri eshte ne thelb feste familjare ne traditen shqiptare, eshte si natale ketej..tani une e kuptoj manine per te permbysur te vjetren,e manine e copy/paste made in perendim, po nuk di çfare leverdie i sjell kjo medias made in albania?..ç'do vit e me trishtueshme  e pa piken e lidhjes!!

Me duket se kish bo culiqi nje komedi tjeter me ceken te rtsh, por me sa pashe ka fillu me rene ne perseritje.

pse, ty vertet te kane pelqyer komedite e ketij Çuliqit (tip: hyp xhixhi, Zeqo Pilafi etj) me Ceken, Behar Meren etj..?!smiley

ti i di dhe me detaj, o burr i dheut. smiley

Zeqo Pilafi thot Loool

po kshu emra u ve personazheve ky te filmat e tij:  Zeqo Pilafi  apo  shoku Demush etj..smiley   pra  tenton  te ''krijoj humor''  qe te emri medemek. dobet!

relativisht gjithnji, dhe yp xhixhi eshte me dobta per mendimin tim.

Nuk jane dhe aq keq me thone te drejten, kane dhe humor te holle nder te tjerat. Komedite e culiqit kane dale perhera per vit te ri, e ka bo tradite, qe prej dashit pa brire.

po e kam pare cik kete  ''Dashi pa brire'', me kane mbetur ne mendje ca pjese me Vasillaq Vangjelin, te tjerat shtyje..  puna eshte se ka varferi te pergjithshme ne keto filmat e ketij..  qe ne skena,  muzika, aktoret (sidomos te rinjte).. dmth fima shume cheap..

 

mendoj qe Koco Devole  (e ndonje tjeter si Kosta Kamberi deri diku)  ishte i afte te per te krijuar e ndertuar skenare te mira. me humor te pelqyeshem  per mbremjet e fundvitit ne TV.. por e natyrshme  qe Kocos i kane shteruar idete tashme, kohe tjeter...

Dakort me ju ,nese do te vazhdoj te ruaj traditen e krijuar keto 50 vite. Por nuk jam dakort me ju ne baze te praktikes boterore. Sipas kesaj te fundit, duhen te jene vete njerzit/festuesit protagonistet e spektaklit te ndrimit te viteve. Pra cdo kush me kallaballekun e vet duhet te organizojne "shfaqje" ku njekohesisht jane edhe aktore e humoriste e kengetar edhe spektatore. Kohet ndryshojne, ndaj edhe ti duhet te ndryshosh e dashur Mira. 

Sa per prurjen Mira ka te drejte. humori nje zhaner aq i pelqyer, sidomos ne kohe varferie, dale ngadale, po na kthehet ne nje rutine te merziteshme. Sot banaliteti dhe vulgariteti, po perpiqen qe te na kthejne buzeqeshjen por pa dobi. Mbase per ne moshat e mesme ndodh kjo pasi nuk e dime se ç'ndodh me brezin e ri, por sa per ata te rrrethit tim, ndajne po te njejten bezdi. Kuazo, kot i bi m'qafe Mires, se mbase nuk e ke kuptu, por edhe ajo te njejten gje po thote... Tv-te sot, po kopjojne njera tjetren dhe ngaqe nuk kane shume material, e gjejne ate tek rrjetet sociale, ku ka gallate sa te duash. Nuk eshte e lehte te prodhosh humor o Kuazo! Humorii gjendet dhe qemtohet atje ku gelon jeta, atje ku ka gjallleri shoqeria, e nje shoqeri si e jona qe nuk mbush asnje salle koncerti, (edhe kur eshte free), ku nuk mbush asnje stadium, se edhe kombetaren tone gjysma eshte prurje e diaspores, ku nuk mbushet asnje salle teatri, kjo shoqeri nuk prodhon asgje, thjeshhte vetem vegjeton dhe ha vetveten...

Alidemso, tjeter gjo eshte nostalgjia apo adeti me te cilin ne kemi qene mesuar te perjetonim cdo fund viti, dhe ketu perfshihen edhe spetaklet televizive ku ne te gjithe nguleshim perpara televizorit dhe pastaj 2 jave rjesht komentonim cfare shikonim e degjonim, dhe tjeter gjo sesi duhet me u festu per se mbari viti i ri. E pra, duhet te mesohemi qe kur ka festa duhet vete te organizohemi dhe ti festojme - dhe jo si te thuash te rime pasive. Pra kete desha me thone, qe perendimi ku ne duam te shkojme, persa i perket festave, eshte komplet ndryshe nga sa ne konceptojme. Une i hodha nje shikim te shpejt edhe stacioneve televizive italiane ku shumica e tyre nuk kishin asnje gje enkas per fund vitin. 

Akoma kta me humorin tradicional qe shijojet kur i ke bulcinjte e fryre me mish gjeli me yndyre? Zgjohu mi shoqe se eshte viti 2015 mjaft pe prapa, bota ecen kjo vazhdon me babaqemon. Po ca humor leshi do ti nga kllufat e topit qe nje ne dy fjale o e kane te huaj (medemek ne jemi cool jemi para bote) o e kane banalitet. Sta ka fajin mediokriteti topit apo klanit po vetja jote qe plandosesh para tv si gic naten qe duhet ta kalosh vend tjeter. 

Ja ke fut kot o Mira .

 

Tv Klan me HAJT SE FOLIM na kenaqi deri ne 1:30 am , gjate kesaj kohe  me sa mbaj mend  ne   TVSH-ART , dhe TVSH-MUSIC  dha edhe emision me humor per femije edhe kenge dhe humor  nga cdo qytet per te rritur

plus qe dha Fadili Hasen dhe grupin e Duresii me Muharrem Hoxhen............

po mire tha Rrema .......meqe deshe batute ti Mira...........me i llafe goje bo pare ne Shqiperi,  vetem me fjalen PA o bo tjetri milioner ........del ne gazeta si puna jote Mira dhe thote

jemi pa uje

pa drita

pa pune

pa kte

pa ate

kurse njoni vetem me i llafe tek-  DROGE- hudhi katin e trete

Gjalle eshte f hasa? Bo kta rob duhen fut ne burg per ndotje te psiqikes publike. Me mire vej muzik funebre se me pa kta dordoleca. Ca tmire pret nga i rob me emrin muharrem iher. 

koko na le rehat er burr ne ti gjithe miza me mjes ,  ty ste pelqen asigjo

po ha pra na thuj ti kush nuk meriton me hy nburg ??

mos fol kot ime

me ket dialekt q eke ti ska munsi mos tpelqej humori durrsak , vetem po bane kot

Qetsohu mi gru. Se sna pelqente gje ndaj ikem nga ai vend. Se me cdo batute banale te ktij fadit na vdiste nga nje qelize e shendetshme ne tru. Do gjera qe mpelqejne? Po ja, will and grace, modern family, apo dhe levizja feministe, sidomos ajo rachel maddow.

Ime? Imeeee? O cme knoqe e kisha harruar kte fjale, hihihi e forte fare. 

kto t'elbasonit dhe tirona i thon ime. edhe hahen ka i cik. Po ilaqim Berati nuk hahet fare se i thot imë, me ë. ka dhe i kong me kte:

folmë, të lutemëëëë,

ndryshe hapma varrin që imëëëë  

smiley 

e pra eeee

Fadili tregoi nji tforte fare

po bojshin muhabet 3 burra

dhe po tregojshin se si duhet me ja qit grus sekretin qe a e ka tradhtu ajo ndonjher burrin apo jo

dhane e moren kto me idera , ishte e kote i tha i fundit

jepi ene i kazan me raki grus ta pij ajo ste trego ty , kot  e ke

ngjoni mu

dil ne ballkon kur komshija shkun batanijen ke koka jote ene fillo shaje

moj  eperdalme ktu  e gjete me shkun  batanijen ti te koka ime

Kujt i thu e  perdalme ti more maskara !

E perdalme ash gruja jote qe shkon me  Qazimin e ti sdi gja !!!!!!

Shume gjona me ke sqaru me ket e Elb!!! Falemners...

Ska nevoje me prit vit e ri si ne kohen e qepes, te Enverit desha me thene. Ku njerezit pa pike intimiteti ( lol) uleshin ashtu te gjithe me nga nje pjate para me 1 kokerr veze te zier ( enigme eshte kjo puna e vezeve te ziera) para tv qe ne Ora 6 ciliminjte e deriiii ne mengjez tuj u gdhi! Njerezit ishin te etur atehere, si per cdo gje ashtu dhe per programe televizive qe ishin me pikatore. E ne 31-1 ishin me orare te zgjatura dhe material ndryshe pergjate gjithe vitit. Prandaj dhe njerezit kenaqeshin dhe ndjenin nje kenaqesi tjeter dhe kishin nje shije ndryshe. Kuptonin ndryshimin nga nje dite e zakonshme e vitit. Tani ska nevoje me, njerezit Jane te velur me cdo gje! Nje celebration si ne NYC mjafton! 

s'ka gjo me avdalle se gzimet masive, po ca do bosh, amon, ca e zuni robin e s'e hoqi.

nyc per krismas eshte muabet tjeter, masanej, po duhet me ia qeru me men ket pjesen e avdallikut, si naj molle me lekure te trashe, s'di a je tu m'kuptu.

se s'i thon kot big apple, you know.. 

E kisha qe ka 'dicka' festive, transmetohet ne tv. Se ku e feston ti pastaj eshte pune preference. Meqe kjo shoqja po ankohej dhe teper e zhgenjyme per programet ne tv. p.s. Po te kish qene puna 1-2 ore qendrim ne ate turmen e madhe ne Times Square, do kishte qene gjeja me e bukur per te qene atje. 1 here ne jete pse Jo! Po ska me ndodh ndonjehere. smiley

duhet naj "okazion" personal me iu gzu atij topit qe bi perposht. gjithnji e kom pyt veten si shkojn ne shpi ata rob te times sq? a puno sabueji n'at ore? se ato s'jetojn te gjith ne manhattan, besoj. ja nji enigm plus qe e mora me vete ka nevjorku. po nejse, qytet magjik osht, cerr ta bo zemra, edhe kur e urren, imagjino...

Duhet me qene ca crazy me ndejt aty 12 ore mes t'ftohtit. Po ka shume turista aty. Ma merr mendja shume Kane prenotu dhomat/ hotelet aty afer. 

Une u kenaqa me tv shqiptare! Nuk ka si vendi yt, si njerezit tane, jemi legjendare! I rashe NY cep e terthore, u kenaqa me thene te drejten por nuk u lumturova! smiley

Loooool, legjendare jemi me rop shpije smileysmiley

ta boja me drita

ps. nga "E arriva e ia thashe" e Nolit tek Flori (nuk ishte doktor ky) - ktij, or babam, i themi EvolucJon!

cereku Shqipnise pa drita, a ka humor mo te modh?

Pranej u bon 48 ore qe ska hy ai robi qe ka pasion hapjen e 10 emaileve per minute?

Sic do thoshte i madhi Arjan Cani nje BIG UP for Mira Kazhanin nga ana ime per punen qe ka bere me intervisten e Izet Haxhise dhe Hamdi Haklajt. Jam dakort qe te gjitha kanalet shqiptare ishin vertet KANALE me perjashtim te Top Channel me Portokalline e shnderruar ne Autochtonous. Kishte plot per tqesh e per tu gajas me skifterin, tv truthin etj. Mos e humbni skifterin, i papam. Po Mira mduket e merr si shume seriozisht humorin.

 Gzur Vitn e Ri. 

sidofte,programet shqiptare kishin humor,pavaresisht pritshmerise per nivel me te larte.  stacionet greke ishin bloze p.sh.

koncerti i vjenes dhe muzika qe luhet aty nuk eshte ne adn-ne shqiptare,keshtu qe ata qe bejne sikur u mbrekulluan me te shtiren.edhe pjesa shqiptare qe u luajt aty ishte popullore.  prandaj zonje mos shit dengla se keto jane klishe te vjeteruara dhe demode

ketej ka patur koncerte te shumta me kengetare shqiptare per vit te ri.

humori nuk eshte sport per evopen . imagjino te ulesh me nje gjerman e te besh gallatesmiley

 

Mre mër mre ceshte mbrekulluan se na trashe. Meso shqip, ja ta gjeta zotimin per vitin e ri 2015. Jasu pedhja. 

Meso shqip

ok xhonsmiley

Per te qene i sinqerte, mendoj qe kete vit te ri ka patur programacion, qe nga filmat e perzgjedhur, Humori dhe Muzika. 

Problemi ishte nese kishe energji per te ndjekur keto programacione. Psh, une nxorra gjeneratorin qe e kisha futur ne depo qe ne 2006, per te pritur nderrimin e viteve. Shm familje aty rrotull, e priten me qiri, dmth me romanticitet.

Këto zhgënjimet po bëhen të përvitshme, megjithatë, ju, me sa duket, dëshironi të gjeni material për të bërë një artikull (!). A nuk po bëheni dhe ju përsëritës me këta artikuj?!

Unë për vete i pashë, pa patur ndonjë pritshmëri të madhe, thjesht si e vetmja alternativë festimi për mua këtë vit. Ja, ashtu më gjeti viti i ri, duke bërë zapping nga një stacion në tjetrin, duke qeshur e ngërdheshur bashkë. Jo keq! 

PS: Mundohuni t'i shikoni televizonet shqiptare çdo ditë nga pak, që mos të zhgënjeheni në fund të vitit, de. Qysh zhgënjeheni në një kohë që ata ashtu kanë qenë çdo javë, ashtu ishin dhe në fund, ishin vetvetja, nuk e kuptoj si!

you r soo clear !

Sidoqofte djema, autorja mund te kete te drejte, ka nje renie ne humorin dhe skeçet shqiptare, veç per vitin e ri, shume njerez dalin jashte, si kendej ne perendim, ku gati 50% afro e popullates e ke jashte nga ora 21-22-23-24-01, qe eshte dhe orari ku tv japin gjoja dhe programin me te bukur te vitit. 

Pjer e cmende gjembin me keto numrat qe rradhit, por per veren qe i ke taksur mos prit fare se nuk e pi ajo.

Ku e di ti qe ajo nuk pi smiley

E keni gabim, pati humor plot, dhe te nesermen gjithashtu alpazari ishte nam fare

Po ne kemi nostalgji per icik gjel , triska , kupona , rradha , pa dritsa ,  humor, vere bakllava  fukarallik te viteve 70-80-90-ce  ene lodra fiq-fiqe 

smiley E ke thon ket si me qen goca Cekes...

Une pritsha noi gazmore tjeter...

Kombinats ky. S'di sa kile mish merrshin ata te kombinatit. Njisoj sa Tirana kontinentale?

je komplet drejtim kundersmileyLagja 10 ka qen Zona Kinostudios, mas shkolles begsave deri n Babrru. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).